Tag: alaba

  • Xabi Alonso merr vendimin drastik: Ky lojtar nuk do të luajë më për Real Madridin

    Xabi Alonso merr vendimin drastik: Ky lojtar nuk do të luajë më për Real Madridin

    24 Nëntor 2025

    18:48

    Telesport

    Sipas asaj që raporton “El Nacional”, Xabi Alonso ka vendosur të mos i besojë më David Alaba, derisa austriaku të largohet. Kontrata e tij me klubin madrilen skadon në qershor, por në këtë situatë nuk përjashtohet largimi që në merkaton e janarit.
    Këtë sezon në drejtimin e Xabi Alonso-s, David Alaba është aktivizuar vetëm në 3 ndeshje dhe ka luajtur rreth 150 minuta, duke treguar besimin e paktë që Alonso ka tek ai.
    Trajneri bask mendon se Alaba nuk është në nivelin e duhur për të luajtur te Real Madrid dhe për të konkurruar për një vend titullari në mbrojtje. Në rast se nuk largohet në janar, për Alaba mund të ketë minuta në dispozicion gjatë ndeshjeve për Kupën e Mbretit, pasi në kampionat dhe Champions, Xabi Alosni ia ka bërë përfundimisht dalje.

  • Shumë dëmtime në dy sezonet e fundit, Real Madrid vendos të largojë mbrojtësin në fund të sezonit

    Shumë dëmtime në dy sezonet e fundit, Real Madrid vendos të largojë mbrojtësin në fund të sezonit

    24 Tetor 2025

    8:32

    Telesport

    David Alaba dhe Real Madrid do të ndahen në fund të sezonit. Siç raportohet nga eksperti i merkatos Fabrizio Romano, “los blancos” nuk do ta rinovojnë kontratën e austriakut, e cila skadon në qershor 2026.
    Pasi mbërriti në Spanjë në vitin 2021, mbrojtësi ka pasur një sërë problemesh fizike vitet e fundit: Fillimisht një këputje të ligamentit të kryqëzuar në vitin 2023 dhe një këputje të meniskut sezonin e kaluar që e la jashtë fushave për tre muaj.
    Së fundmi, vetëm pak ditë më parë, ai pësoi një problem në pulpë. Janë pikërisht dëmtimet e shumta dhe paga e tij e lartë (22.5 milionë euro në sezon) që e kanë shtyrë Real Madrid të vendosë të mos ia zgjasë kontratën Alaba.

  • Tjetër “pit stop” për Alaba, humbet ndeshjet kundër Juventusit dhe Barcelonës

    Tjetër “pit stop” për Alaba, humbet ndeshjet kundër Juventusit dhe Barcelonës

    21 Tetor 2025

    14:30

    Alfred Lleshi

    Tjetër “pit stop” për David Alaba. Mbrojtësi austriak, i cili doli nga loja në pushimin e ndeshjes së La Liga-s kundër Getafe, vuan mbingarkesë muskulore në këmbën e djathtë. Ai do të mungojë në dy sfidat vendimtare të Real Madridit; të mërkurën kundër Juventusit në Champions dhe të dielën në “El Clásico” ndaj Barcelonës.
    Është një tjetër goditje për ish-lojtarin e Bayern Munich, i cili që nga ardhja në Madrid, verën 2021, nuk ka pasur vazhdimësi për shkak të dëmtimeve të shpeshta. Pavarësisht përvojës dhe lidershipit të tij, forma sportive e Alaba ka rënë ndjeshëm.
    Me kontratë deri në qershor 2026, ai mund të jetë në muajt e fundit si madrilen, pasi klubi po kërkon zëvendësues më të qëndrueshëm fizikisht. Rikthimi i tij në fushë mbetet pa datë, ndërsa Reali do të veprojë me kujdes për të shmangur një tjetër rikthim të parakohshëm.

  • E VENDOSUR: Ky lojtar do të largohet falas nga Real Madrid në verën e ardhshme

    E VENDOSUR: Ky lojtar do të largohet falas nga Real Madrid në verën e ardhshme

    10 Shtator 2025

    17:47

    Telesport

    Tashmë është vendosur dhe e konfirmuar që David Alaba do të largohet në fund të këtij sezoni nga Real Madrid. Austriaku u përfol për një largim që merkaton e kësaj vere, por ai nuk pranoi asnjë ofertë dhe ishte i vendosur për respektimin e kontratës që në fund.
    Duke qenë se kontrata i mbaron në qershor të vitit 2026, klubi madrilen nuk do t’i ofrojë mundësinë e rinovimit, ndaj Alaba do të largohet si lojtar i lirë.
    Largimi i austriakut do të jetë një çlirim për arkën e Real Madrid, duke ditur se Alaba paguhet 22.5 milionë euro në sezon dhe pse pjesën më të madhe të vitit e kalon në “infermieri”. e Ardhmja e Alaba pritet të jetë në MLS ose në Arabinë Saudite.

  • Deri më 12 shtator mundet! Real Madrid bën gati largimin e radhës

    Deri më 12 shtator mundet! Real Madrid bën gati largimin e radhës

    5 Shtator 2025

    17:43

    Telesport

    David Alaba mund të largohet nga Real Madrid. Mbrojtësi austriak ka tërhequr interes në Turqi në ditët e fundit të merkatos, aty ku kanë mbetur edhe 7 ditë kohë për transferime.
    Besiktas ka bërë një ofertë zyrtare për ish-lojtarin e Bayern dhe Florentino Perez po e shqyrton.
    Alaba mbetet një figurë kyçe në mbrojtjen e Los Blancos, por konkurrenca është shtuar me emra si Huijsen dhe Carreras, dy pozicionet ku Alaba mund të luajë.
    Besiktas i ka premtuar vend titullari dhe rol lideri, plus pagë të majme.

  • Mourinho kërkon t’i heq barrën e madhe Real Madridit, por lojtari madrilen refuzon për të disatën herë

    Mourinho kërkon t’i heq barrën e madhe Real Madridit, por lojtari madrilen refuzon për të disatën herë

    4 Gusht 2025

    20:20

    Telesport

    David Alaba është kthyer në një barrë më vete te Real Madrid. Austriaku refuzon të largohet nga Madridi dhe është i bindur se do qëndrojë aty deri në fund të kontratës, pra deri vitin e ardhshëm.
    Më shumë i dëmtuar sesa në fushë, Alaba është kthyer në shqetësim për drejtuesit e Real Madridit, të cilët duan largimin e tij për të shpëtuar nga paga e majme që merr austriaku.
    Së fundmi, ka qenë Jose Mourinho, i cili ka tentuar të bindë Alaba të bashkohet me të te Fenerbahce, duke i ofruar atij një rrogë të majme dhe mbi të gjitha një rol të rëndësishëm në projektin e tij.
    ” Fotomac.com” raporton se austriaku i ka kthyer përgjigje negative Mourinho-s, duke qenë i bindur në vendimin e tij për të vazhduar deri në fund të kontratës me “Los Blancos”.
    Alaba, aktualisht është i dëmtuar dhe pritet të mungojë deri në fund të muajit shtator, duke humbur kështu ndeshjet e para me Real Madridin. Gjithsesi, edhe kur të rikthehet, aktivizimi pritet të jetë me pikatore, pasi austriaku nuk bën pjesë në planet e Xabi Alonso-s.

  • “Operacioni fshesa”, në Madrid bëjnë gati 3 ose 4 largime në gusht

    “Operacioni fshesa”, në Madrid bëjnë gati 3 ose 4 largime në gusht

    27 Korrik 2025

    13:57

    Telesport

    Real Madrid pritet të largojë tre ose katër lojtarë në merkaton e verës. Blerjet janë kryer, koha për të “spastruar” disa emra.
    I pari në listë është Rodrygo, i cili kërkohet nga Liverpool dhe Paris Saint-Germain. Perez pranon ta shesë sulmuesin 24-vjeçar, por duhen 100 mln euro.
    Lista e zezë vijon me Ferland Mendy dhe David Alaba. Mendy është zëvendësuar nga Carrera, kurse Alaba nuk ka më vend, sepse në Madrid tashmë luajnë Huijsen, Antonio Rudiger, Eder Militao dhe Raul Asencio.
    Dani Ceballos pritet të rikthehet Real Betis, por Xabi Alonso e pëlqen si lojtar dhe nuk i dihet a do lëvizë.

  • I skadon kontrata pas një viti, Perez e nxjerr në shitje për 15 milionë euro

    I skadon kontrata pas një viti, Perez e nxjerr në shitje për 15 milionë euro

    14 Korrik 2025

    9:46

    Telesport

    Edhe pse kontrata e David Alaba te Real Madrid skadon pas një viti, Florentino Perez po negocion për largimin e austriakut që këtë verë me qëllim uljen e barrës së pagave dhe lejimin e nënshkrimeve të reja që do t’i sjellin freski dhe rendiment të menjëhershëm ekipit.
    Perez është i gatshëm të lërë të lirë Alaba vetëm për 15 milionë euro, një shifër dukshëm më e ulët se sa mund të vlente një lojtar i nivelit të tij nëse do të ishte në formën e tij më të mirë, por dëmtimet e njëpasnjëshme kanë ndryshuar situatën.
    Edhe vetë lojtari është i vetëdijshëm që nuk ka më vend për të në Madrid dhe se ka ardhur koha për një aventurë të re, te një ekip ku të ketë mundësinë të jetë titullar dhe pse jo të rifitojë formën e tij më të mirë.
    Ky largim i mundshëm i Alaba-s do të ishte një nga marrëveshjet më të rëndësishme të verës për klubin madrilen, jo vetëm si një perspektivë sportive për të ruajtur nivelin konkurrues, por edhe për shkak të nevojës për të menaxhuar në mënyrë të duhur financat dhe kufirin e pagave të kërkuar sipas rregulloreve të La Ligës.

  • Realit i del problemi i papritur, mbrojtësi nuk pranon të largohet në verë

    Realit i del problemi i papritur, mbrojtësi nuk pranon të largohet në verë

    23 Maj 2025

    21:28

    Telesport

    Një nga problemet e mëdha që ka pasur Real Madrid gjatë këtij sezoni ka qenë padyshim vështirësitë e shumta në mbrojtje. Jo më kot klubi madrilen ka vendosur të bëjë disa ndërhyrje në këtë repart, ku deri tani është zyrtarizuar transferimi i Dean Hujisen për 60 milionë euro, ndërkohë javënq ë vjen pritet zyrtarizimi i Alexander Arnold si lojtar i lirë dhe me shumë gjasa transferimi i alvaro Carreras për krahun e majtë.
    Ardhja e lojtarëve të rink bën të domosdoshme alrgimin e lojtarëve që nuk janë më në planet e Realit për sezonin e ri dhe një nga këta lojtar është edhe David Alaba. Austriaku nuk është më në planet e klubit madrilen, ndaj të gjithë prisnin largimin e tij këtë verë, por ish-mbrojtësi i Bayern mendon ndryshe. Alaba ka kërkuar të respektojë kontratën me Realin deri në fudnin e saj, që është qershori i vitit të ardhshëm.
    Në fakt, arsyeja e vërtetë pse Alaba nuk pranon largimin nga Real Madrid është rroga 22 milionë euro bruto, një rrogë që vështirë se mund ta marrë diku tjetër duke parë moshën e tij dhe mbi të gjitha problemet e shumta me dëmtimet që ka pasur në sezonin e fundit.

  • Nuk gjen vend titullari, ylli i Real Madrid drejt Bayern? Sot kushton 10 mln

    Nuk gjen vend titullari, ylli i Real Madrid drejt Bayern? Sot kushton 10 mln

    6 Maj 2025

    17:44

    Telesport

    David Alaba raportohet se mund të rikthehet te Bayern. Mbrojtësi austriak luan që prej vitit 2021 te Real Madrid, por nuk arriti kurrë të bëhej lojtar kyç i Los Blancos.
    Anësori i majtë, i cili luan edhe si qendëmbrojtës dhe si mesfushor, ka edhe një vit kontratë në Madrid. Vlera e tij aktuale llogaritet 10 mln euro.
    “Bild” shkruan se Bayern nuk ka ndonjë plan konkret për rikthimin e Alabës, edhe pse ka disa ditë që përflitet se të dyja palët kanë interes.
    Alaba ka qenë një nga titullarët absolutë të bavarezëve dhe një nga yjet më të dashur të tifozëve.