Tag: akuzuar

  • Gjyqi për aferën “Partizani”, më 30 qershor seanca e parë në GJKKO për Sali Berishën dhe katër të pandehurit e tjerë

    Gjyqi për aferën “Partizani”, më 30 qershor seanca e parë në GJKKO për Sali Berishën dhe katër të pandehurit e tjerë

    Sali Berisha dhe dhëndri Jamarbër Malltezi do të ulen në bankën e të akuzuarve për aferën e dosjes Partizani. GJKKO ka caktuar datën 30 qershor, ora 10:00, për zhvillimin e seancës së parë në themel për aferën korruptive të privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani”.
    Bashkë me Berishën dhe Malltezin, gjykimi do të nisë edhe për bashkëpuntorët e tyre biznesmeni Fatmir Bektashi, i akuzuar “korrupsion aktiv” dhe “pastrim parash”, Xhimi Begeja, trashëgimtar i tokës dhe bashkëpronar i ‘Homeplan’, si dhe Andia Pustina, financieres që kryente të gjitha operacionet financiare dhe ligjore të Homeplan. Në gjyq janë çuar edhe kompanitë “Kontakt”, “Homeplan” dhe “Studio Pustina”, të tria për pastrim parash.
    Elsa Ulliri, kryesuese dhe Bib Ndreca e Rudina Palloj janë treshja e gjyqtarëve që do të gjykojnë dosjen Partizani.
    Sali Berisha do të bëhet i ish zyrtari më i lartë në historinë politike të vendit që do të dalë para një trupe gjykues në përballjen e parë të vërtetë me drejtësisë. Pritet një gjyq i gjatë, me dëshmitarë dhe paraqitje provash, pasi asnjë prej të pandehurve nuk ka kërkuar gjykim të shkurtuar.
    Nën akuzë për korrupsion, Sali Berisha do të përgjigjet për aferën e privatizimit të klubit Partizani, për të cilën SPAK thotë se ai shfrytëzoi pushtetin që i jepte pozicioni i Kryeministrit për të pasuruar familjen e tij, përmes dhëndrit Jamarbër Malltezi. Ky i fundit do të përballet me drejtësinë për korrupsion pasiv dhe pastrim parash.
    Paralelisht me procesin hetimor SPAK ka vënë në sekuestro preventive pasuri të shumta që i përkasin Jamarbër dhe Argita Malltezit, sekuestro e konfirmuar deri në Gjykatë Kushtetuese, ku përfshihen dhjetëra apartamente, vila, troje dhe llogari bankare, të cilat do të qëndrojnë të sekuestruara deri në përfundim të gjykimit. Ndërkohë një tjetër hetim vazhdon me fraksion të kësaj dosjeje për pasurinë e ish-kryeministrit dhe verifikime nëse familjarët e tij kanë përfituar nga vendimet e tij si me rastin marrjes së truallit të Kompleksit Partizani dhe ndërtimin e 19 kullave nga dhëndri, përmes të cilave Malltezi përfitoi të paktën 5.4 milionë euro.
    Dosja ‘Partizani’, të pandehurit:
    1-Sali Berisha, ish kryeministër – akuzohet për “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, me Jamarbër Malltezin
    2-Jamarbër Malltezi – dhëndri i ish-kryeministrit – akuzohet për  “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim me Sali Berishën dhe “Pastrimit të Produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” kryer në bashkëpunim.
    3- Fatmir Bektashi – , akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimit të Produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
    4- Xhimi Begeja– Ortaku i Malltezit, trashëgimtar i tokës dhe bashkëpronar i ‘Homeplan’  akuzuar për veprën penale të “Pastrimit të Produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” kryer në bashkëpunim
    5- Andia Pustina – Financierja që kryente të gjitha operacionet financiare dhe ligjore të Homeplan sh.p.k –  Akuzohet për ‘Pastrim Parash’.
    6-Studio Pustina sh.p.k., akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Pastrimit të Produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”
    7-Shoqëria Homeplan sh.p.k., akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Pastrimit të Produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”
    8-Shoqëria Kontakt sh.p.k., akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Pastrimit të Produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”

  • Ekstradohen nga Dubai vëllai i Nuredin Dumanit dhe një tjetër

    Ekstradohen nga Dubai vëllai i Nuredin Dumanit dhe një tjetër

    Dy të kërkuar nga drejtësia shqiptare, të akuzuar si pjesëtarë të organizatave kriminale, pritet të ekstradohen nga Dubai ditën e sotme.
    Raportohet se dy personat që do ekstradohen janë Dashnor Dumani (vëllai i vrasësit me pagesë të kthyer në të penduar të drejtësisë, N.D) dhe A.S.

    Dashnor Dumani është i dënuar për armëmbajtje pa leje dhe akuzohet nga GjKKO për vrasje e vjedhje me armë.
    Ndërkohë A.S akuzohet nga GjKKO-ja, se ka pastruar paratë e një grupi kriminal në Elbasan.
    Njoftimi i policisë:
    Si rezultat i bashkëpunimit shumë të ngushtë me partnerët në Emiratet e Bashkuara Arabe, pritet që gjatë ditës së sotme, të finalizohen procedurat për ekstradimin nga Dubai, në Shqipëri, të shtetasve të shumëkërkuar, pjesëtarë të organizatave kriminale:
    -D. D., i dënuar për armëmbajtje pa leje dhe i akuzuar nga GjKKO-ja, për vrasje dhe për vjedhje me armë;
    -A. S., i akuzuar nga GjKKO-ja, se ka pastruar paratë e një grupi kriminal në Elbasan.

     

  • EMRAT – Ekstradohen nga Dubai dy persona të rrezikshëm, ishin në kërkim për vepra të rënda penale…

    EMRAT – Ekstradohen nga Dubai dy persona të rrezikshëm, ishin në kërkim për vepra të rënda penale…

    Dy të kërkuar nga drejtësia shqiptare, të akuzuar si pjesëtarë të organizatave kriminale, pritet të ekstradohen nga Dubai ditën e sotme.
    Raportohet se dy personat që do ekstradohen janë Dashnor Dumani (vëllai i vrasësit me pagesë të kthyer në të penduar të drejtësisë, Nuredin Dumani) dhe Artemis Stafa.
    Dashnor Dumani është i dënuar për armëmbajtje pa leje dhe akuzohet nga GjKKO për vrasje e vjedhje me armë. Ndërkohë Artemis Stafa akuzohet nga GjKKO-ja, se ka pastruar paratë e një grupi kriminal në Elbasan.

    “Si rezultat i bashkëpunimit shumë të ngushtë me partnerët në Emiratet e Bashkuara Arabe, pritet që gjatë ditës së sotme, të finalizohen procedurat për ekstradimin nga Dubai, në Shqipëri, të shtetasve të shumëkërkuar, pjesëtarë të organizatave kriminale:
    -D. D., i dënuar për armëmbajtje pa leje dhe i akuzuar nga GjKKO-ja, për vrasje dhe për vjedhje me armë;
    -A. S., i akuzuar nga GjKKO-ja, se ka pastruar paratë e një grupi kriminal në Elbasan”, njoftuan blutë.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • Në kërkim për vrasje e pastrim parash, ekstradohen nga Dubai vëllai i Nuredin Dumanit dhe Artemis Stafa

    Në kërkim për vrasje e pastrim parash, ekstradohen nga Dubai vëllai i Nuredin Dumanit dhe Artemis Stafa

    “Si rezultat i bashkëpunimit shumë të ngushtë me partnerët në Emiratet e Bashkuara Arabe, pritet që gjatë ditës së sotme, të finalizohen procedurat për ekstradimin nga Dubai, në Shqipëri, të shtetasve të shumëkërkuar, pjesëtarë të organizatave kriminale:
    -D. D., i dënuar për armëmbajtje pa leje dhe i akuzuar nga GjKKO-ja, për vrasje dhe për vjedhje me armë;
    -A. S., i akuzuar nga GjKKO-ja, se ka pastruar paratë e një grupi kriminal në Elbasan.”njofton policia.
     

  • Priten 2 ekstradime nga Dubai

    Priten 2 ekstradime nga Dubai

    NJOFTIMI I POLICISË:
    Policia e Shtetit
    Si rezultat i bashkëpunimit shumë të ngushtë me partnerët në Emiratet e Bashkuara Arabe, pritet që gjatë ditës së sotme, të finalizohen procedurat për ekstradimin nga Dubai, në Shqipëri, të shtetasve të shumëkërkuar, pjesëtarë të organizatave kriminale: -D. D., i dënuar për armëmbajtje pa leje dhe i akuzuar nga GjKKO-ja, për vrasje dhe për vjedhje me armë; -A. S., i akuzuar nga GjKKO-ja, se ka pastruar paratë e një grupi kriminal në Elbasan. Në lidhje me orën e mbërritjes, do të ketë një njoftim tjetër.

  • Nuk vendosnin gjoba edhe pse shikonin shkelje, zbardhen emrat e policëve

    Nuk vendosnin gjoba edhe pse shikonin shkelje, zbardhen emrat e policëve

    Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Elbasan ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim gjashtë punonjës policie, të akuzuar për korrupsion pasiv, shpërdorim detyre dhe falsifikim kompjuterik.
    Bëhet fjalë për shtetasit Endri Hazizi, Aurel Tahiri dhe Xhevahir Stërmugu, të cilët kanë qenë në arrest shtëpie, si të dyshuar për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shpërdorim detyre” dhe “Falsifikim kompjuterik”.
    Ndërsa Eraldi Koprencka dhe Nertil Xhemalaj janë aktualisht të pezulluar nga detyra, të akuzuar për veprën penale “Shpërdorim detyre” në bashkëpunim.
    Sipas Prokurorisë, efektivët e Policisë Rrugore të Elbasanit kanë bashkëpunuar për të toleruar drejtues mjetesh që kryenin kundërvajtje administrative, duke mos vendosur masat ndëshkuese përkatëse dhe duke dëmtuar kështu interesat financiare të shtetit dhe besimin e publikut tek institucionet ligjzbatuese.

  • I akuzuar për korrupsion ndaj funksionarëve të drejtësisë, Gjykata e Posaçme merr vendimin për Nikolin Nikën

    I akuzuar për korrupsion ndaj funksionarëve të drejtësisë, Gjykata e Posaçme merr vendimin për Nikolin Nikën

    Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka miratuar sot marrëveshjen e fajësisë mes Prokurorisë dhe të pandehurit Nikolin Nika, i akuzuar për korrupsion aktiv ndaj funksionarëve të drejtësisë, sipas nenit 319 të Kodit Penal.

    Në vendimin Nr. 39, trupi gjykues i përbërë nga gjyqtaret Flojera Davidhi, Elsa Ulliri dhe Rudina Palloj, shpalli fajtor Nikolin Nika dhe e dënoi me 1 vit burgim. Megjithatë, ekzekutimi i dënimit u pezullua për dy vite, me kusht që i pandehuri të mos kryejë vepra të tjera penale dhe të mbajë kontakte me Drejtorinë e Shërbimit të Provës në Lezhë.
    Gjykata urdhëroi gjithashtu që Nikolin Nika të mos shoqërohet me persona të dënuar dhe e detyroi atë të mbulojë shpenzimet procedurale në hetimin paraprak dhe fazën gjyqësore.

    Top Channel

  • SPAK e mori të pandehur për CEZ-DIA, Romeo Kara tregon çfarë e pret Ilir Metën

    SPAK e mori të pandehur për CEZ-DIA, Romeo Kara tregon çfarë e pret Ilir Metën

    Kreu i PL Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi janë marr sot zyrtarisht të pandehur për aferën CEZ-DIA dhe lobimin e LSI në SHBA.
    Lidhur me këtë juristi Romeo Kara, i ftuar ditën e sotme në emision ‘Studio Live’ në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj, tha se me akuzat që rëndojnë ndaj Metës, ai rrezikon deri në 15 vite burg.
    ‘Prokuroria ka bindjen dhe ka mbledhur prova që ai i ka kryer këto vepra penale dhe do ta përcjell në një proces të rregullt ku do të ketë ballafaqim me palën tjetër të akuzuar, sot ai është i akuzuar, ka të njëjtin status si Berisha janë të akuzuar për korrupsion dhe vepra të tjera penale. Meta akuzohet për korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie. Po ti marrësh veç e veç këto akuza dhe po ti bashkosh rrezikon nga 12 deri në 15 vite burg. Gjykata duhet të shprehet shpejt për këtë rast, jo si për Berishën që u tejzgjatë’, tha ai.
    Juristi komentoi edhe seancën e sotme në GJKKO me Monika Kryemadhin, pasi ngriti ndaj saj një padi për shpifje. Kryemadhi e ka akuzuar se ai është paguar për të bërë një kallëzim ndaj Ilir Metës.
    ‘Kryemadhi ka thënë në një intervistë në media që kallëzimi për Cez- Dia është bërë nga unë që paguhem nga socialistët. Unë e kam bërë kallëzimi kur inceneratorët s’ishin një skenë dhe unë e kam paditur për shpifje dhe fyerje sepse nuk është e vërtetë. Monika la të kuptojë se mund të jetë një informacion i gabuar. Unë dua të rivendos dinjitenin në vend. Nuk ka gjë më të shtrenjtë se dinjiteti’, tha ai.
    Një koment ai e pati edhe për humbjen e PD në zgjedhjet e 11 majit, ku tha se Berisha nuk pranon humbjen pasi kjo do të bëntë që ai të largohej nga partia.
    ‘Unë e shoh edhe nga ligjore, ai nuk është se nuk pranon humbjen se ka sedër, por ai e di që nëse pranon humbjen ai duhet që të largohet nga PD. Berisha nuk do që të jap dorëheqjen dhe nëse partitë nuk zbatojnë statutin a duhet që të ketë një ndërhyrje të institucioneve ku janë regjistruar këto parti. Ai nuk e pranon humbjen ai. Veprimet që bënë Berisha është zëri i familjes së tij. Rama po luan vetëm, sepse s’ka alternativë’, tha ai.

  • Reagon edhe bashkëshortja e Elvis Pupës, Belina: Të nderuar gazetarë, nëse zgjidhni të punoni për klikime, të paktën mos dëmtoni të vërtetën!

    Reagon edhe bashkëshortja e Elvis Pupës, Belina: Të nderuar gazetarë, nëse zgjidhni të punoni për klikime, të paktën mos dëmtoni të vërtetën!

    Pas aktorit Elvis Pupa ka reaguar edhe bashkëshortja e tij Belina Pupa në lidhje me akuzat për kultivim droge.
    Ajo është shprehur së është plotësisht e lirë dhe po vazhdon aktivitetin profesional si zakonisht.

    Në fund të reagimit, Pupa shprehet se duhet lënë kohës dhe drejtësisë të flasë e fundit.
    “Të dashur miq, ndjekës dhe bashkëpunëtorë, dua t’ju falënderoj me zemër për të gjithë mesazhet, mbështetjen dhe dashamirësine që me keni treguar këto ditë. E ndjej të nevojshme të ndaj me ju disa sqarime në lidhje me lajmet që kanë qarkulluar në media.
    Aktualisht jam plotësisht e lirë dhe po vazhdoj aktivitetin tim profesional si zakonisht. Kërkesa që është bërë nga avokatët e mi lidhet vetëm me udhëtimet ndërkombëtare për arsye pune – një nevoje legjitime për të vijuar angazhimet e mia në Shqipëri, SHBA dhe Australi.
    Për respekt të procesit ligjor që është ende në zhvillim, nuk mund të jap detaje të mëtejshme. Por jam e bindur se gjithçka do të sqarohet në mënyrë të drejtë dhe transparente.
    Një apel për mediat: ju ftoj të ruani profesionalizmin dhe të mos i dorëzoheni spekulimeve. Raportimi korrekt dhe etik është më i nevojshëm se kurrë, veçanërisht kur bëhet fjalë për figura publike dhe çështje të ndjeshme. Nëse vendosni të citoni media të huaja, bëjeni saktë. Dhe nëse zgjidhni të punoni për klikime, të paktën mos dëmtoni të vërtetën. Sa për çështjen, ja lëmë kohës dhe drejtësisë të flasë e fundit“, ka shkruar ajo.
    “Një influencuese në rrjetet sociale dhe terapiste e njohur në Adelaide është akuzuar për një perandori kanabisi, ndërsa partneri i saj, i bashkë-akuzuar, është larguar nga vendi”, kështu shkruajnë mediat australiane duke iu referuar Belina Pupës dhe aktorit të njohur të humorit Elvis Pupa.
    Referuar mediave në Australi, bëhet me dije se çiftit i është zbuluar një ‘shtëpi bari’ në Adelaide ku ata jetojnë prej shumë vitesh.
    Belina Pupa përballet me akuza për kultivim të një sasie të madhe kanabisi dhe ndërhyrje të paligjshme në rrjetin e energjisë elektrike, ndërsa po ashtu i bashkë-akuzuar është edhe aktori.
    Psikologia është paraqitur në gjykatë dhe aktualisht është në liri me kusht, ndërsa Elvis Pupa thuhet se është larguar nga Australia dhe është shpallur në kërkim nga autoritetet atje.

  • Elvis Pupa dhe bashkëshortja e tij të akuzuar për drogë në Australi! Aktori në kërkim nga drejtësia, e shoqja në liri me kusht

    Elvis Pupa dhe bashkëshortja e tij të akuzuar për drogë në Australi! Aktori në kërkim nga drejtësia, e shoqja në liri me kusht

    “Një influencuese në rrjetet sociale dhe terapiste e njohur në Adelaide është akuzuar për një perandori kanabisi, ndërsa partneri i saj, i bashkë-akuzuar, është larguar nga vendi”, kështu shkruajnë mediat australiane duke iu referuar Belina Pupës dhe aktorit të njohur të humorit Elvis Pupa.

    Referuar mediave në Australi, bëhet me dije se çiftit i është zbuluar një ‘shtëpi bari’ në Adelaide ku ata jetojnë prej shumë vitesh.
    Belina Pupa përballet me akuza për kultivim të një sasie të madhe kanabisi dhe ndërhyrje të paligjshme në rrjetin e energjisë elektrike, ndërsa po ashtu i bashkë-akuzuar është edhe aktori.
    Pupa është paraqitur në gjykatë dhe aktualisht është në liri me kusht, ndërsa Elvis Pupa thuhet se është larguar nga Australia dhe është shpallur në kërkim nga autoritetet atje.

    Top Channel