Tag: akuzuar

  • Të akuzuar për vrasje, tre pjesëtarët e grupit të Çelës ekstradohen sot nga Dubai

    Të akuzuar për vrasje, tre pjesëtarët e grupit të Çelës ekstradohen sot nga Dubai

    3 pjesëtarë të grupeve kriminale që rezultonin të shumëkërkuar nga drejtësia shqiptare, pritet të ekstradohen ditën e sotme nga Dubai. Ado Xhika alias Ado Cërriku alias Elkier Cërriku, Ervis Daka, Maksim Koçi të cilët rezultojnë të jenë pjesëtarë të grupit kriminal të Talo Çelës. Akuzat që rëndojnë mbi ta janë përkrahje të shtetasve të shumëkërkuar, planifikues dhe sigurim i mjeteve për vrasje të kryera në kuadër të veprimtarisë së një organizate kriminale.
    Njoftimi i Policisë

    Si rezultat i bashkëpunimit të pandërprerë me partnerët në Emiratet e Bashkuara Arabe, pritet që gjatë ditës së sotme, të finalizohen procedurat për ekstradimin nga Dubai, në Shqipëri, të shtetasve të shumëkërkuar, pjesëtarë të organizatave kriminale:
    A.Xh. alias A. C. alias E. C., i akuzuar nga GjKKO-ja, se në kuadër të organizatës kriminale, ka përkrahur një shtetas të shumëkërkuar;
    E.D., i akuzuar nga GjKKO-ja, si pjesëtar i një organizate kriminale që ka planifikuar vrasje dhe si përkrahës i një shtetasi të shumëkërkuar;
    M.K., i akuzuar nga GjKKO-ja, për vrasje dhe sigurim të mjeteve për të kryer vrasje, të kryera në kuadër të organizatës kriminale, si dhe si përkrahës i një shtetasi të shumëkërkuar. Në lidhje me orën e mbërritjes, do të ketë një njoftim tjetër.

  • Të akuzuar për vrasje, ekstradohen sot nga Dubai tre pjesëtarët e grupit e Talo Çelës 

    Të akuzuar për vrasje, ekstradohen sot nga Dubai tre pjesëtarët e grupit e Talo Çelës 

    Tre pjesëtarë të grupeve kriminale që rezultonin të shumëkërkuar nga drejtësia shqiptare pritet të ekstradohen ditën e sotme nga Dubai.
    Të ekstraduarit janë Ado Xhika alias Ado Cërriku alias Elkier Cërriku, Ervis Daka, Maksim Koçi të cilët rezultojnë të jenë pjesëtarë të grupit kriminal të Talo Çelës.
    Akuzat që rëndojnë mbi ta janë ‘përkrahje të shtetasve të shumëkërkuar’, ‘planifikues  dhe sigurim i mjeteve për vrasje të kryera në kuadër të veprimtarisë së një organizate kriminale.
    Njoftimi policisë:
    Si rezultat i bashkëpunimit të pandërprerë me partnerët në Emiratet e Bashkuara Arabe, pritet që gjatë ditës së sotme, të finalizohen procedurat për ekstradimin nga Dubai, në Shqipëri, të shtetasve të shumëkërkuar, pjesëtarë të organizatave kriminale:
    A. Xh. alias A. C. alias E. C., i akuzuar nga GjKKO-ja, se në kuadër të organizatës kriminale, ka përkrahur një shtetas të shumëkërkuar;
    E. D., i akuzuar nga GjKKO-ja, si pjesëtar i një organizate kriminale që ka planifikuar vrasje dhe si përkrahës i një shtetasi të shumëkërkuar;
    M. K., i akuzuar nga GjKKO-ja, për vrasje dhe sigurim të mjeteve për të kryer vrasje, të kryera në kuadër të organizatës kriminale, si dhe si përkrahës i një shtetasi të shumëkërkuar.
    Në lidhje me orën e mbërritjes, do të ketë një njoftim tjetër.

  • Ekstradohen sot nga Dubai 3 të shumëkërkuar nga autoritetet shqiptare

    Ekstradohen sot nga Dubai 3 të shumëkërkuar nga autoritetet shqiptare

    Tre të shumëkërkuar nga autoritetet shqiptare do të ekstradohen sot drejt Shqipërisë nga Dubai.
    Ata akuzohen nga Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar si pjesëtarë të organizatave kriminale, planifikim vrasjesh, sigurim kushtesh për diçka të tillë dhe përkrahje të personave të shumëkërkuar.
    Bëhet fjalë për emra si:
    Ado Xhika alias A. C. alias E. C., i akuzuar nga GjKKO-ja, se në kuadër të organizatës kriminale, ka përkrahur një shtetas të shumëkërkuar;
    Ervis Daka, i akuzuar nga GjKKO-ja, si pjesëtar i një organizate kriminale që ka planifikuar vrasje dhe si përkrahës i një shtetasi të shumëkërkuar;
    Maksim Koci, i akuzuar nga GjKKO-ja, për vrasje dhe sigurim të mjeteve për të kryer vrasje, të kryera në kuadër të organizatës kriminale, si dhe si përkrahës i një shtetasi të shumëkërkuar.
    “Në lidhje me orën e mbërritjes, do të ketë një njoftim tjetër”, njoftoi policia.
    Emiratet e Bashkuara Arabe nuk janë më strehë për personat që kryejnë krime dhe i shmangen drejtësisë. Prej rreth një viti, Dubai, që është konsideruar si parajsë për këta persona, po i dëbon, për t’i përballur me akuzat e ngritura ndaj tyre. Drejt vendit tonë janë ekstraduar emra si Julian Meçaj, Plaurent Dervishaj, Bruno Çobo, Florenc Çapja, Dashnor Dumani dhe Armis Stafa./tvklan.al

  • EMRAT/ Pjesë e bandës kriminale dhe të akuzuar për vrasje, Dubai jep “OK” për ekstradimin e 3 shqiptarëve të shumëkërkuar

    EMRAT/ Pjesë e bandës kriminale dhe të akuzuar për vrasje, Dubai jep “OK” për ekstradimin e 3 shqiptarëve të shumëkërkuar

    Si rezultat i bashkëpunimit të pandërprerë me partnerët në Emiratet e Bashkuara Arabe, pritet që gjatë ditës së sotme, të finalizohen procedurat për ekstradimin nga Dubai, në Shqipëri, të shtetasve të shumëkërkuar, pjesëtarë të organizatave kriminale:

    Ado Xhika alias Ado Cërriku alias Elkier Cërriku, i akuzuar nga GjKKO-ja, se në kuadër të organizatës kriminale, ka përkrahur një shtetas të shumëkërkuar;
    Ervis Daka, i akuzuar nga GjKKO-ja, si pjesëtar i një organizate kriminale që ka planifikuar vrasje dhe si përkrahës i një shtetasi të shumëkërkuar;
    Maksim Koçi, i akuzuar nga GjKKO-ja, për vrasje dhe sigurim të mjeteve për të kryer vrasje, të kryera në kuadër të organizatës kriminale, si dhe si përkrahës i një shtetasi të shumëkërkuar.
    Në lidhje me orën e mbërritjes, do të ketë një njoftim tjetër.

    Top Channel

  • Të tjera ekstradime nga Dubai/ Kthehen në Shqipëri Ado Xhika, Ervis Daka dhe Maksim Koçit

    Të tjera ekstradime nga Dubai/ Kthehen në Shqipëri Ado Xhika, Ervis Daka dhe Maksim Koçit

    FOTO ILUSTRUESE

    TIRANË- Ekstradohen Ado Xhika alias Ado Cërriku alias Elkier Cërriku, Ervis Daka dhe Maksim Koçi.
    Njoftimi i policisë;
    Si rezultat i bashkëpunimit të pandërprerë me partnerët në Emiratet e Bashkuara Arabe, pritet që gjatë ditës së sotme, të finalizohen procedurat për ekstradimin nga Dubai, në Shqipëri, të shtetasve të shumëkërkuar, pjesëtarë të organizatave kriminale:
    A. Xh. alias A. C. alias E. C., i akuzuar nga GjKKO-ja, se në kuadër të organizatës kriminale, ka përkrahur një shtetas të shumëkërkuar;
    E. D., i akuzuar nga GjKKO-ja, si pjesëtar i një organizate kriminale që ka planifikuar vrasje dhe si përkrahës i një shtetasi të shumëkërkuar;
    M. K., i akuzuar nga GjKKO-ja, për vrasje dhe sigurim të mjeteve për të kryer vrasje, të kryera në kuadër të organizatës kriminale, si dhe si përkrahës i një shtetasi të shumëkërkuar. Në lidhje me orën e mbërritjes, do të ketë një njoftim tjetër.

  • Abuzim me tenderin 22 mln euro/ SPAK dërgon për gjykim 6 zyrtarë të ARRSH

    Abuzim me tenderin 22 mln euro/ SPAK dërgon për gjykim 6 zyrtarë të ARRSH

    FOTO ILUSTRUESE

    TIRANË-Prokuroria e Posaçme ka çuar për gjykim 6 zyrtarë të ARRSH, duke i akuzuar për shkelje të barazisë në tenderë. 
    NJOFTIMI I SPAK:
    Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet paraprake dhe ka paraqitur para Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë kërkesën për gjykim të procedimit penal nr.175/1/4 të vitit 2025, në ngarkim të të pandehurve:
    Arbër Troka, i akuzuar për kryerjen e veprës penale,“Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 258 e 25 i Kodit Penal (sipas parashikimit para ndryshimeve të bëra me ligjin Nr.43/2021).
    Miranda Shkurti, i akuzuar për kryerjen e veprës penale, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258 e 25 i Kodit Penal (sipas parashikimit para ndryshimeve të bëra me ligjin Nr.43/2021).
    Nikollaq Mihali, i akuzuar, për kryerjen e veprës penale, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258 e 25 i Kodit Penal (sipas parashikimit para ndryshimeve të bëra me ligjin Nr.43/2021).
    Almir Hoxhaj, i akuzuar, për kryerjen e veprës penale, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258 e 25 i Kodit Penal (sipas parashikimit para ndryshimeve të bëra me ligjin Nr.43/2021).
    Erjon Zemanaj, i akuzuar, për kryerjen e veprës penale, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258 e 25, i Kodit Penal (sipas parashikimit para ndryshimeve të bëra me ligjin Nr.43/2021).
    Admir Pahumi, i akuzuar, për kryerjen e veprës penale, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258 e 25 i Kodit Penal (sipas parashikimit para ndryshimeve të bëra me ligjin Nr.43/2021).
    Procedimi penal 175/1/4 i vitit 2025, është veçuar nga procedimi penal 175/1 i vitit 2022 – regjistruar nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për veprat penale;”Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “Shpërdorim i detyrës”, parashikuar nga nenet 258 dhe 248 të Kodit Penal. 
    Në procedimin 175/1 janë administruar dhe analizuar, dokumente tenderuese dhe teknike, informacione administrative, oferta të dorëzuara, procedura ankimimi, vendime te Komisionit të Prokurimit Publik. Gjithashtu janë pyetur në cilësinë e personave që sqarojnë rrethana te hetimit shumë perfaqësuesë të subjekteve konkurues dhe ankimues, si dhe janë sekuestruar akte, janë këqyrur dhe administruar prova shkresore nga sistemet shtetërore për disa procedura tenderuese të zhvilluara nga ARRSH, gjatë viteve 2019-2020-2021, për të cilat hetimet vijojnë.
    Procedimi penal 175/1/4-2025 bën fjalë për procedurën e prokurimit me objekt: “Rehabilitim i segmentit rrugor “Mbikalimi pallati me shigjeta – Rrethrrotullimi Shqiponja”, Loti 1 me fond limit 2,250,950,653.25 Lekë pa (tvsh) me nr. REF-26436-06-13-2019.
    Nga analizat e provave dhe të dhënave të grumbulluara, rezulton e provuar se gjatë kryerjes së procedurës së mësipërme të prokurimit, e zhvilluar nga ARRSH, të pandehurit në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë kryer një sërë veprimesh në shkelje të procedurës, duke dëmtuar interesat ligjore të shtetit.

  • Abuzim me tenderin 22 mln euro për Unazën e Re, SPAK çon për gjykim 6 zyrtarë të ARRSH (Emrat)

    Abuzim me tenderin 22 mln euro për Unazën e Re, SPAK çon për gjykim 6 zyrtarë të ARRSH (Emrat)

    SPAK ka çuar për gjykim 6 zyrtarë të ARRSH, duke i akuzuar për shkelje të barazisë në tenderë.
    Bëhet fjalë për një abuzim me tenderin rreth 22 mln euro për Rehabilitimin e segmentit rrugor “Mbikalimi pallati me shigjeta – Rrethrrotullimi Shqiponja”, Loti 1.
    Nga hetimet e SPAK-ut, rezulton e provuar se gjatë kryerjes së procedurës së prokurimit, e zhvilluar nga ARRSH, të pandehurit në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kryer një sërë veprimesh në shkelje të procedurës, duke dëmtuar interesat ligjore të shtetit.
    “Janë administruar dhe analizuar, dokumente tenderuese dhe teknike, informacione administrative, oferta të dorëzuara, procedura ankimimi, vendime te Komisionit të Prokurimit Publik. Gjithashtu janë pyetur në cilësinë e personave që sqarojnë rrethana te hetimit shumë perfaqësuesë të subjekteve konkurues dhe ankimues, si dhe janë sekuestruar akte, janë këqyrur dhe administruar prova shkresore nga sistemet shtetërore për disa procedura tenderuese të zhvilluara nga ARRSH, gjatë viteve 2019-2020-2021, për të cilat hetimet vijojnë”, njofton SPAK-u.

    Kush janë 6 zyrtarët e ARRSH-së të marrë si të pandehur:

    Arbër Troka, i akuzuar për kryerjen e veprës penale,“Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 258 e 25 i Kodit Penal (sipas parashikimit para ndryshimeve të bëra me ligjin Nr.43/2021).
    Miranda Shkurti, i akuzuar për kryerjen e veprës penale, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258 e 25 i Kodit Penal (sipas parashikimit para ndryshimeve të bëra me ligjin Nr.43/2021).
    Nikollaq Mihali, i akuzuar, për kryerjen e veprës penale, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258 e 25 i Kodit Penal (sipas parashikimit para ndryshimeve të bëra me ligjin Nr.43/2021).
    Almir Hoxhaj, i akuzuar, për kryerjen e veprës penale, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258 e 25 i Kodit Penal (sipas parashikimit para ndryshimeve të bëra me ligjin Nr.43/2021).
    Erjon Zemanaj, i akuzuar, për kryerjen e veprës penale, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258 e 25, i Kodit Penal (sipas parashikimit para ndryshimeve të bëra me ligjin Nr.43/2021).
    Admir Pahumi, i akuzuar, për kryerjen e veprës penale, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258 e 25 i Kodit Penal (sipas parashikimit para ndryshimeve të bëra me ligjin Nr.43/2021).

  • Plarent Ndreca paraqitet në SPAK/ I pandehur për abuzim me tenderat, deputeti i PS pjesë e seancës së parë gjyqësore

    Plarent Ndreca paraqitet në SPAK/ I pandehur për abuzim me tenderat, deputeti i PS pjesë e seancës së parë gjyqësore

    Ligjvënësi socialist, i cili nuk fitoi mandat në zgjedhjet e 11 Majit, është marrë i pandehur për abuzim me tenderat, gjatë kohës që ka qenë Sekretar i përgjithshëm të Ministrinë e Brendshme.
    Deputeti i PS-së, Plarent Ndreca është paraqitur në GJKKO në seancën e parë gjyqësore ndaj tij pasi u mor i pandehur nga SPAK. Plarent Ndreca, në bashkëpunim me zyrtarë të tjerë të Ministrisë kanë favorizuar Gjon Radovanin si përfitues i tenderit për rikonstruksionin e 4 komisariateve.
    Sipas SPAK, Plarent Ndreca dhe zyrtarët e Ministrisë e kanë privilegjuar Radovanin në të gjitha fazat e procedures së prokurimit dhe në përfundim e kanë shpallur fitues dhe lidhur kontratë me me bashkmin e Operatorëve ekonomikë, Derbi-E shpk,ndërkohë që nuk përmbushte kriteret ligjore.
    Radovani sikurse rezulton në dosjen e SPAK del të jetë mik me ish-ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj, me të cilin ka shkëmbyer dhe mesazhe. E duket se për shkak të njohjeve dhe lidhjeve me titullarin e institcionit, kompania e tij ka fituar dhe tendera pranë Ministrisë së Brendshme.
    Nga hetimet rezulton se mes Radovanit i cili ka qenë konsulent në Ministrinë e Brendshme për këtë tender dhe të pandehurit Plarent Ndreca janë shkëmbyer emaile, që përmbajnë të dhëna lidhur me ambientet e komisariateve Vlorë, Pogradec dhe Mirditë, të cilët do të rikonstruktoheshin.
    VENDIMI I GJKKO-SË PËR DËRGIMIN PËR GJYKIM TË PLARENT NDRECËS:
    1. Prokuroria e Posacme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me datë 25.11.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Dërgimin në gjyq të çështjes penale që i përket procedimit penal Nr. 240 të vitit 2021 në ngarkim të tëpandehurve Plarent Ndreca, Denisa Skënderaj, Blendi Kovi, Lira Kolasi, Ferdinant Tarazhi, Grida Isufi, Jonarda Qurku, Lindita Mukaj, Silva Dauti, Denisa Klosi, Julia Hysa, Elora Kokalari, Klejdi Meço, Emiliano Mehmeti dhe Erand Rroboçi”.
    2. Në seancën e datës 20.03.2025 (seanca paraprake), Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtare Elsa Ulliri, pasi shqyrtoi pretendimet e palëve, me vendimin Nr. 41, datë 20.03.2025, vendosi:
    1. Pranimin e kërkesës.
    2. Dërgimin në gjyq të çështjes penale që i përket procedimit penal Nr. 240 të vitit 2021 në ngarkim të të pandehurve:
    i. Plarent Pjetër Ndreca i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 258-25 i K.Penal (sipas parashikimit para ndryshimeve të bëra me ligjin Nr.43/2021);
    ii. Denisa Flamur Skënderaj e akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja ebarazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 258-25 i K.Penal (sipas parashikimit paramndryshimeve të bëra me ligjin Nr.43/2021);
    iii. Blendi Zoji Kovi i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 258-25 i K.Penal (sipas parashikimit para ndryshimeve të bëra me ligjin Nr.43/2021);
    iv. Lira Viktor Kolasi e akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 258-25 i K.Penal (sipas parashikimit para ndryshimeve të bëra me ligjin Nr.43/2021);
    v. Ferdinant Jak Tarazhi i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 258-25 i K.Penal (sipas parashikimit para ndryshimeve të bëra me ligjin Nr.43/2021);
    vi. Grida Alfred Isufi e akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 258-25 i K.Penal (sipas parashikimit para ndryshimeve të bëra me ligjin Nr.43/2021);
    vii. Jonarda Kristo Qurku e akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja ebarazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 258-25 i K.Penal (sipas parashikimit para ndryshimeve të bëra me ligjin Nr.43/2021);
    viii. Lindita Izet Mukaj e akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 258-25 i K.Penal (sipas parashikimit para ndryshimeve të bëra me ligjin Nr.43/2021);
    ix. Silva Marigo Dauti e akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 258-25 i K.Penal (sipas parashikimit para ndryshimeve të bëra me ligjin Nr.43/2021);
    x. Deni Ismail Klosi i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 258-25 i K.Penal (sipas parashikimit para ndryshimeve të bëra me ligjin Nr.43/2021);
    xi. Julia Arqile Hysa (Done) e akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer nëm bashkëpunim parashikuar nga neni 258-25 i K.Penal (sipas parashikimit para ndryshimeve të bëra me ligjin Nr.43/2021);
    xii. Elora Arian Kokalari e akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 258-25 i K.Penal (sipas parashikimit para ndryshimeve të bëra me ligjin Nr.43/2021);
    xiv. Klejdi Kujtim Meço i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve”, kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 186 paragrafi i tretë dhe neni 25 i K.Penal;
    xv. Emiliano Flamur Mehmeti i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve”, kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 186 paragrafi i tretë dhe neni 25 i K.Penal;
    xvi. Erand Majko Rroboçi i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve”, kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 186 paragrafi i tretë dhe neni 25 i K.Penal.
    3. Dërgimin e çështjes për gjykim pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me tjetër trup gjykues, të përbërë nga tre gjyqtarë Rruga “Jordan Misja” Nr.1, 1057 Tiranë; tel/fax 0035542231527; gjykata.gov.al
    4. Fashikulli i gjykimit në bazë të nenit 332/ë/4 të K.Pr.Penale do të përmbajë të gjitha aktet që janë kryer gjatë hetimeve paraprake dhe që ndodhen në dosjen penale të procedimit penal Nr. 240/2021 të Prokurorisë së Posaçme kundërKorrupsionit dhe Krimit të Organizuar si dhe aktet e kryera gjatë seancës paraprake.
    5. Pjesë e fashikullit të gjykimit bëhen edhe kërkesat për gjykim të shkurtuar të paraqitura nga të gjithë të pandehurit, me përjashtim të të pandehurit Plarent Ndreca.
    6. Kundër këtij vendimi nuk lejohet ankim.

  • Irani ekzekuton një burrë të akuzuar për spiunazh ndaj Mossadit

    Irani ekzekuton një burrë të akuzuar për spiunazh ndaj Mossadit

    Autoritetet iraniane kanë bërë të ditur se kanë ekzekutuar një burrë të akuzuar për spiunazh në favor të shërbimit izraelit të inteligjencës, Mossad. Sipas njoftimit zyrtar, Esmail Fekri, i arrestuar në vitin 2023, u shpall fajtor për përpjekjen për të transmetuar informacion të klasifikuar në këmbim të kompensimit financiar.

    Ekzekutimi i Fekrit është i treti i këtij lloji që kryhet në muajt e fundit, ndërkohë që tensionet mes Iranit dhe Izraelit janë përshkallëzuar ndjeshëm. Mediat shtetërore iraniane raportojnë se që nga e premtja, disa persona të tjerë janë arrestuar me dyshimin se kanë spiunuar për Izraelin.

    Kreu i sistemit gjyqësor iranian, Gholamhossein Mohseni Ejei, ka deklaruar se, për shkak të konfliktit aktual në rajon, proceset gjyqësore ndaj të dyshuarve për bashkëpunim me Izraelin duhet të përshpejtohen.

    Ndërkohë, në një zhvillim paralel, autoritetet izraelite arrestuan të dielën dy shtetas të dyshuar për spiunazh në favor të Iranit. Po ashtu, një djalë 13-vjeçar u ndalua javën e kaluar në Tel Aviv, gjithashtu për dyshime lidhur me aktivitete spiunazhi.

    Tensionet mes dy vendeve vazhdojnë të rriten në një kohë kur akuzat për spiunazh dhe kundërzbulim janë bërë të zakonshme në deklaratat zyrtare të të dyja palëve.

  • I akuzuar për tentativë vrasje në Kukës, ekstradohet nga Spanja 25-vjeçari (EMRI)

    I akuzuar për tentativë vrasje në Kukës, ekstradohet nga Spanja 25-vjeçari (EMRI)

    PAMJE NGA EKSTRADIMI

    TIRANË-Sorel Cenaj, 25 vjeç i akuzuar për tentativë vrasjeje është ekstraduar nga Spanja. Cenaj dyshohet se në vitin 2023, në një lokal në lagjen nr. 5, Kukës, ka tentuar të vrasë, duke e goditur me mjet prerës shtetasin A. E.
    25-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pas lëshimit të urdhrit të arrestit nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, e cila i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.
    Njoftimi i policisë:
    Vijon operacioni policor ndërkombëtar, i koduar “The Wanted”.
    Si rezultat i bashkëpunimit me partnerët spanjollë, ekstradohet nga Spanja, një 25-vjeçar i akuzuar për tentativë për vrasje, në vitin 2023, në Kukës.
    Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Madridin, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve në kërkim ndërkombëtar, në vijim të operacionit policor ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, u ekstradua nga Spanja në Shqipëri, shtetasi:
    S. C., 25 vjeç.
    Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja e kryer me kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme”, mbetur në tentativë dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
    Ky shtetas dyshohet se në një lokal në lagjen nr. 5, Kukës, ka tentuar ta vrasë, duke e goditur me mjet prerës, shtetasin A. E./ZËRI