Tag: akuzuar

  • Berisha-Ballës: Je akuzuar me dokumente zyrtare në sallë gjyqi se ke porositur vrasje

    Berisha-Ballës: Je akuzuar me dokumente zyrtare në sallë gjyqi se ke porositur vrasje

    Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka replikuar me Ministrin e  Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin, Taulant Balla, teksa nuk i ka kursyer akuzat e forta.
    Berisha iu drejtua Ballës duke i thënë se është i akuzuar me dokumente zyrtare në sallë gjyqi se ka porositur vrasje.
    Ai shtoi se Balla është i faktuar se është njeriu që ka porositur bandën e Elbasanit për të burgosur një familje të tërë, kundërshtare të bandës së Elbasanit dhe merret më vonë në mbrojtje nga Nuredin Dumani.

    Pjesë nga fjala e Berishës:

    Natyrisht një përfaqësuesi të shpifur dhe të neveritshëm të krimit në parlament nuk ia vlen t’i përgjigjesh, por detyrimi ndaj qytetarëve më detyron të rikujtoj këtu se personi që foli këtu është një person i akuzuar për trafiqe të të gjitha llojeve, filluar me trafiqet e prostitucionit e përfunduar tek droga. Është një njeri i akuzuar me dokumente zyrtare në sallë gjyqi se ka porositur vrasje.
    Është një person, i cili segmentet e drejtësisë, kriminale, kanë djegur me vendim regjistrimet që faktonin personin si një porositës së vrasjeve. Është i faktuar, është njeriu që ka porositur bandën e Elbasanit për të burgosur një familje të tërë, kundërshtare të bandës së Elbasanit dhe merret më vonë në mbrojtje nga Nuredin Dumani.
    Ky person rezulton se me datën 10.12.2020 ka rënë dakord, Targeti informon PIN-in aq e kaq, se kishin rënë dakord mes tyre që të mos i kërkonin Taos, këtij krimineli që është këtu, asnjë tender publik apo favore të tjera përveç atyre që kishin rënë dakord. Ky mesazh iu përcoll kriminelit këtu…

  • Akuzoheshin për spiunazh në favor të Izraelit, Irani ekzekuton tre persona

    Akuzoheshin për spiunazh në favor të Izraelit, Irani ekzekuton tre persona

    FOTO ILUSTRUESE

    IRAN-Irani ka ekzekutuar tre shtetas të tij të akuzuar për spiunazh në favor të Izraelit. Sipas autoriteteve iraniane, të dënuarit, Idris Aliu, Azad Shojai dhe Rasoul Ahmad Rasoul, ishin shpallur fajtorë për bashkëpunim me shërbimet izraelite të inteligjencës dhe për përpjekje për të futur kontrabandë pajisje në vend me qëllim kryerjen e vrasjeve.
    Varjet ndodhën në burgun e Urmisë në provincën e Azerbajxhanit Perëndimor të Iranit, e cila është provinca më veriperëndimore e vendit. Ekzekutimi e çon në gjashtë numrin e përgjithshëm të dënimeve me varje për spiunazh rreth luftës.
    Autoritetet iraniane e kanë akuzuar prej kohësh Izraelin për përfshirje në operacione të fshehta brenda territorit të vendit, përfshirë atentate ndaj shkencëtarëve bërthamorë dhe operacione sabotazhi./ZËRI

  • Irani ekzekuton tre burra të akuzuar për spiunazh! Në Gaza vriten 6 ushtarë izraelitë

    Irani ekzekuton tre burra të akuzuar për spiunazh! Në Gaza vriten 6 ushtarë izraelitë

    Agjencia e lajmeve iraniane thotë se autoritetet kanë ekzekutuar tre burra të akuzuar për spiunazh në favor të Izraelit.
    Agjencia Mizan thotë se ata u dënuan gjithashtu për përpjekje për të futur pajisje në vend në mënyrë të paligjshme për të “kryer vrasje”.
    Mizan përmend Idris Aliun, Azad Shojai-n dhe Rasoul Ahmad Rasoul-in si burrat që u arrestuan dhe u gjykuan për “bashkëpunimin e tyre në favor” të Izraelit.
    Irani ka arrestuar gjithashtu 700 persona të akuzuar për lidhje me Izraelin gjatë konfliktit 12-ditor, sipas Nour Neës, e lidhur me shtetin.
    Ndërkohë, në Rripin jugor të Gazës, të paktën gjashtë ushtarë izraelitë u vranë në një incident të vetëm.
    Ushtarët ishin të moshës midis 19 dhe 21 vjeç dhe i përkisnin Batalionit të 605-të të Xhenios së Luftimit.
    Ky batalion është përgjegjës për shkatërrimin e infrastrukturës së lëvizjes islamiste palestineze Hamas në Rrip, thanë Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) në një deklaratë.
    Ende është e paqartë nëse ushtarëve izraelitë iu ishte bërë pritë apo humbën jetën nga ndonjë raketë.

  • U akuzuan për spiunazh për Izraelin, Irani ekzekuton tre burra

    U akuzuan për spiunazh për Izraelin, Irani ekzekuton tre burra

    Mediat iraniane thonë se Irani ka varur tre burra, të akuzuar për spiunazh për Izraelin.

    Agjencia Mizan raporton se ata u dënuan gjithashtu për “përpjekje për të futur kontrabandë pajisje për të kryer vrasje”.
    Mizan përmend Idris Aliun, Azad Shojai-n dhe Rasoul Ahmad Rasoul-in si burrat që u arrestuan dhe u gjykuan për “bashkëpunimin e tyre në favor” të Izraelit.
    Irani ka arrestuar gjithashtu 700 persona të akuzuar për lidhje me Izraelin gjatë konfliktit 12-ditor, sipas Nour News, e lidhur me shtetin.

    Top Channel

  • Ekzekutimi i Elton Javorit në Fier, Prokuroria çon për gjykim vëllezërit Gashi dhe 3 të tjerë për moskallëzim krimi…

    Ekzekutimi i Elton Javorit në Fier, Prokuroria çon për gjykim vëllezërit Gashi dhe 3 të tjerë për moskallëzim krimi…

    Prokuroria e Fierit ka çuar për gjykim dy vëllezërit Gashi, të dyshuar si autor të vrasjes së Erjon Javorit para tre vitesh. Sipas njoftimit të Prokurorisë, ata akuzohen për kryerjen e veprave penale “Vrasja me paramendim” kryer në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Tre personat e tjerë janë: R. Puka i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Përkrahja e autorit të krimit”, shtetasi me iniciale A.L. i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Moskallëzimi i krimit” dhe shtetasja me iniciale E.Xh. e akuzuar për kryerjen e veprës penale “Deklarimi i rremë përpara oficerit të policisë gjyqësore”.
    Elton Javori u ekzekutua më 7 dhjetor të 2023-it  në makinën e tij Porsche Cayenne, e cila u identifikua nga familjarët e tij pak metra larg banesës së tij në lagjen ‘16 prilli’ në Fier, ku autori A.Gashi i cili njihet edhe me emrin Agli, qëlloi me pistoletë Javorin. Ky i fundit ishte kundërpërgjigjur me armë zjarri ndaj vëllezërve, por njëri prej plumbave të pistoletës së A.Gashit ka rezultuar fatal për Javorin pasi e kapi në kokë. Pista e konflikteve banale ishte shkaku që çoi në ekzekutimin e Javorit, pasi të dy, viktima dhe autori, më parë kishin pasur një përplasje mes tyre, që me sa duket kishte mbetur e pasqaruar. Viktima në Fier, është nipi i Medi dhe Demir Backës. I pari Medi Backa, i njohur si anëtar i bandës së Fierit u vra në 1997, në Masakrën e Levanit, me 23 viktima. Kurse Demir Backa u eliminua me kallshnikov mbrëmjen e 23 tetorit 2021 në qendër të Fierit.
     Njoftimi i plotë:
    “Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasit K.G. dhe A.G. të akuzuar për kryerjen e veprave penale “Vrasja me paramendim” kryer në bashkëpuim, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga nenet 78/1 e 25, dhe 278/1 të Kodit Penal, si dhe shtetasin R.P. i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Përkrahja e autorit të krimit” e parashikuar nga neni 302/1 i Kodit Penal; shtetasin A.L. i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Moskallëzimi i krimit” parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal; dhe shtetasen E.Xh. e akuzuar për kryerjen e veprës penale “Deklarimi i rremë përpara oficerit të policisë gjyqësore” e parashikuar nga neni 305/b i Kodit Penal. Në përfundim të hetimeve të plota dhe dinamike, përfshirë edhe përdorimin e metodave proaktive mbi procedimin penal nr.1727 të vitit 2023, rezultoi e provuar se, në datë 07.12.2023, rreth orës 11:00, në lagjen “16 Prilli”, Rruga “Kujtim Majaci” të qytetit të Fierit, të pandehurit K.G. e A.G., vëllezër, në bashkëpunim mes tyre, kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit tip “Porsche Cayenne”, i drejtuar nga shtetasit E.J., i moshës 41 (dyzet e një) vjeç, i cili ndërroi jetë. Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier shpreh angazhimin e plotë për hetimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave që kryejnë vepra penale kundër jetës dhe shëndetit.”

  • Cila është rëndësia e burgut Evan që Izraeli pretendon se sulmoi sot?

    Cila është rëndësia e burgut Evan që Izraeli pretendon se sulmoi sot?

    Burgu Evin

    IRAN- Izraeli ka deklaruar se ka shënjestruar burgun Evin të Teheranit në valën e re të sulmeve të sotme. Irani po përpiqet t’i minimizojë sulmet, pasi përmes deklaratave të bëra nga agjencia e lajmeve Mizan, thotë se “janë marrë të gjitha masat e nevojshme” për të “mbrojtur sigurinë e të burgosurve”.
    Pra, cila është rëndësia e këtij burgu famëkeq?
    Evin mban shumë të burgosur politikë dhe është burgu kryesor politik në Iran.
    Ndërsa nuk ka një shifër zyrtare se sa njerëz mbahen aktualisht atje, vlerësimet sugjerojnë se mund të ketë mijëra të burgosur, me kapacitetin e burgut që mendohet të jetë rreth 15,000.
    Është gjithashtu vendi ku shtetasja britaniko-iraniane Nazanin Zaghari-Ratcliffe, e cila u lejua të kthehej në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2022, gjashtë vjet pasi u arrestua për akuza spiunazhi kaloi gati katër vjet të dënimit të saj.
    Një gamë e gjerë të burgosurish mbahen aktualisht atje, përfshirë aktivistë të akuzuar për protesta kundër establishmentit, persona me shtetësi të dyfishtë dhe të huaj të akuzuar për spiunazh, si dhe anëtarë të pakicave fetare dhe etnike.
    BBC nuk mund të verifikojë në mënyrë të pavarur akuzat që Irani ka bërë kundër këtyre individëve.
    Burgu është kritikuar prej kohësh nga grupet perëndimore të të drejtave të njeriut. Human Rights Watch ka akuzuar autoritetet në burg për përdorimin e kërcënimeve me torturë dhe burgim të pacaktuar, si dhe për marrje në pyetje të gjata dhe mohim të kujdesit mjekësor për të ndaluarit.
    Irani i ka mohuar kategorikisht këto akuza.

  • Vrasja e Elton Javorit/ Prokuroria Fier përfundon hetimet, dërgon në gjyq 5 persona

    Vrasja e Elton Javorit/ Prokuroria Fier përfundon hetimet, dërgon në gjyq 5 persona

    Prokuroria Fier përfundon hetimet dhe dërgon në gjyq dy vëllezër për vrasjen e shtetasit Elton Javori, dhe tre persona të tjerë për moskallëzim krimi e përkrahje të autorit.

    Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasit K.G. dhe A.G. të akuzuar për kryerjen e veprave penale “Vrasja me paramendim” kryer në bashkëpuim, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga nenet 78/1 e 25, dhe 278/1 të Kodit Penal, si dhe shtetasin R.P. i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Përkrahja e autorit të krimit” e parashikuar nga neni 302/1 i Kodit Penal; shtetasin A.L. i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Moskallëzimi i krimit” parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal; dhe shtetasen E.Xh. e akuzuar për kryerjen e veprës penale “Deklarimi i rremë përpara oficerit të policisë gjyqësore” e parashikuar nga neni 305/b i Kodit Penal.
    Në përfundim të hetimeve të plota dhe dinamike, përfshirë edhe përdorimin e metodave proaktive mbi procedimin penal nr.1727 të vitit 2023, rezultoi e provuar se, në datë 07.12.2023, rreth orës 11:00, në lagjen “16 Prilli”, Rruga “Kujtim Majaci” të qytetit të Fierit, të pandehurit K.G. e A.G., vëllezër, në bashkëpunim mes tyre, kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit tip “Porsche Cayenne”, i drejtuar nga shtetasit E.J., i moshës 41 (dyzet e një) vjeç, i cili ndërroi jetë.
    Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier shpreh angazhimin e plotë për hetimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave që kryejnë vepra penale kundër jetës dhe shëndetit.
     
    Top Channel

  • Vrasja e Elton Javorit në Fier, Prokuroria çon për gjykim dy vëllezërit Gashi

    Vrasja e Elton Javorit në Fier, Prokuroria çon për gjykim dy vëllezërit Gashi

    Prokuroria e Fierit ka çuar për gjykim dy vëllezërit Kreshnik dhe Agim Gashi, të dyshuar ai autor të vrasjes së Erjon Javorit më 7 Dhjetor 2023.
    Kreshnik dhe Agim Gashi akuzohen për kryerjen e veprave penale “Vrasja me paramendim” kryer në bashkëpuim, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
    Ndërkohë, tre personat e tjerë të cilët janë çuar për gjykim janë shtetasit me iniciale R.P. i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Përkrahja e autorit të krimit”, A.L. i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Moskallëzimi i krimit” dhe E.Xh. e akuzuar për kryerjen e veprës penale “Deklarimi i rremë përpara oficerit të policisë gjyqësore”.
    Në përfundim të hetimeve, rezultoi e provuar se, në datë 07.12.2023, rreth orës 11:00, në lagjen “16 Prilli”, Rruga “Kujtim Majaci” të qytetit të Fierit, Kreshnik dhe Agim Gashi kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit tip “Porsche Cayenne”, i drejtuar nga Erjon Javori i moshës 41 vjeç, i cili ndërroi jetë.
    Njoftimi i Prokurorisë Fier
    Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasit K.G. dhe A.G. të akuzuar për kryerjen e veprave penale “Vrasja me paramendim” kryer në bashkëpuim, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga nenet 78/1 e 25, dhe 278/1 të Kodit Penal, si dhe shtetasin R.P. i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Përkrahja e autorit të krimit” e parashikuar nga neni 302/1 i Kodit Penal; shtetasin A.L. i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Moskallëzimi i krimit” parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal; dhe shtetasen E.Xh. e akuzuar për kryerjen e veprës penale “Deklarimi i rremë përpara oficerit të policisë gjyqësore” e parashikuar nga neni 305/b i Kodit Penal.
    Në përfundim të hetimeve të plota dhe dinamike, përfshirë edhe përdorimin e metodave proaktive mbi procedimin penal nr.1727 të vitit 2023, rezultoi e provuar se, në datë 07.12.2023, rreth orës 11:00, në lagjen “16 Prilli”, Rruga “Kujtim Majaci” të qytetit të Fierit, të pandehurit K.G. e A.G., vëllezër, në bashkëpunim mes tyre, kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit tip “Porsche Cayenne”, i drejtuar nga shtetasit E.J., i moshës 41 (dyzet e një) vjeç, i cili ndërroi jetë.
    Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier shpreh angazhimin e plotë për hetimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave që kryejnë vepra penale kundër jetës dhe shëndetit.
    Si ndodhi krimi
    Elton Javori u ekzekutua më 7 Dhjetor 2023 në afërsi të banesës së tij, rreth dy javë pasi ishte kthyer nga Gjermania, shtet ku kishte emigruar. Krimi dyshohet se ndodhi për shkak të disa konflikteve që ai kishte padur me Agim Gashin.
    Mes tyre kishte ndodhur një disa dite para vrasjes, konflikt gjate te cilit ka patur ofendime midis palëve.
    Agim Gashi dhe i vëllai, Kreshniku, dyshohet se kanë pritur Erjon Javorin pranë banesës se tij dhe sapo viktima është nisur me automjetin tip “ Porche” e kanë ndjekur me automjetin tip “ Benz” duke i dalë paralel.
    Dyshohet se në momentin kur viktima ka ulur xhamin e makinës është qëlluar me pistoletë teksa plumbi e ka goditur në qafë duke i shkaktuar plagë të rëndë.
    Pasi autori ka qëlluar është larguar menjëherë pa ndaluar fare, ndërsa 41-vjecari i plagosur ka ecur disa metra me makinë. Edhe pse është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Fierit, nuk ka mundur të mbijetojë.
     
  • Ekzekutimi i Elton Javorit në Fier, Prokuroria çon për gjykim vëllezërit Gashi dhe 3 të tjerë

    Ekzekutimi i Elton Javorit në Fier, Prokuroria çon për gjykim vëllezërit Gashi dhe 3 të tjerë