Tag: akuzuar

  • U dërgua në spital, ja si është gjendja e ish-ministrit Ilir Beqaj

    U dërgua në spital, ja si është gjendja e ish-ministrit Ilir Beqaj

    Prej ditës së shtunë ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj është shtruar me urgjencë në QSUT.
    Sipas asaj që mediat kane mësuar, ai po trajtohet në shërbimin e Alergologjisë në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza, pas një alergjie akute të shfaqur në lëkurë. Burimet bëjnë me dije se ndodhet nën kujdesin e mjekeve në gjendje të stabilizuar.
    Ish-ministri, i cili qëndron në një masë sigurie “arrest në burg”, u dërgua në spital pasi shfaqi temperaturë të lartë dhe një infeksion të rëndë në lëkurë.
    Beqaj qëndron prej 1 viti në paraburgimin e Durrësit për llogari të dosjes SASPAC. Njëkohësisht ai është i pandehur në fazë gjykimi për çështjen penale të “Sterilizimit”. Në qershor, SPAK i kërkoi Gjykatës së Posaçme të deklarojë fajtorë të tetë të bashkëpandehurit e ish-ministrit, Ilir Beqaj, të akuzuar në dosjen “Sterilizimi”, që po gjykohen te një proces të veçuar prej tij.
    Dënimi më i rëndë i kërkuar, me nga 10 vite burg, ishte ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj dhe biznesmenit Ilir Rrapaj, të akuzuar si anëtarë të një grupi të strukturuar kriminal pjesë e të cilit ishte edhe Beqaj.
    Sipas prokurorëve Edvin Kondili dhe Ened Nakuci, Rjepaj duhet të fajësohet për “vjedhje duke shpërdoruar detyrën”, “grup të strukturuar kriminal” dhe “falsifikim të dokumenteve”, ndërsa Rrapaj për “vjedhje” me pasojë të rëndë dhe “grup të strukturuar kriminal”.
    Për shkak të gjykimit të shkurtuar, Rrapaj e Rrjepaj rrezikojnë përfundimisht të dënohen me nga 6 vjet e 8 muaj burg. Dënime me nga 3 vjet e 6 muaj burg u kërkuan për të pandehurit Marsela Serjani, ish-shefe juridike në Ministrinë e Shëndetësisë, Saimir Kadiu, ish-shef ekonomik në ministri dhe Petref Mersini, ish-anëtar i Komisionit të Dhënies së Koncesionit, të akuzuar për “shpërdorim të detyrës” dhe “falsifikim të dokumenteve”.
    Ndryshe nga të pandehurit Serjani e Kadiu, të cilët gjykimi i shkurtuar ua uli në 2 vjet e 4 muaj kërkesën përfundimtare të SPAK, për të pandehurin Mersini u kërkua përfundimisht pezullimi i dënimit me burg dhe lënia e tij në Shërbim Prove për një periudhë 4-vjeçare. Për tre anëtarët e tjerë të komisionit, të pandehurit Arben Gjata, Genc Byrazeri dhe Naile Ajazi, të akuzuar po për “shpërdorim detyre” dhe “falsifikim dokumentesh”, SPAK kërkoi dënime me nga dy vjet burg dhe përfundimisht pas uljes së një të tretës vendosi pezullim dhe lënien e të treve në Shërbim Prove në periudha 2 dhe 3-vjeçare.
    Në seancën e radhës, të caktuar më 9 korrik, të pandehurit do të paraqesin diskutimet e tyre përfundimtare mbi akuzat. Nga ana tjetër, ish-ministri Ilir Beqaj do të gjykohet në një proces të veçuar, për shkak se ai nuk kërkoi gjykim të shkurtuar. Sipas SPAK, të pandehurit e dosjes “Sterilizimi” i kanë konsumuar veprat penale gjatë lidhjes së kontratës 100 milionë euro të Sterilizimit.
    Ish-ministri Beqaj dyshohet të ketë nënshkruar kontratë në kundërshtim me ligjin, bazuar në të dhëna të pavërteta në studimin e fizibilitetit dhe pa shmangur konfliktin e interesit me biznesmenin Ilir Rrapaj, fitues i koncesionit.

  • Tronditet Gjermania! I akuzuar për vrasjen e 15 pacientëve dhe djegien e banesave të tyre, nis gjyqi për mjekun 40-vjeçar në Berlin

    Tronditet Gjermania! I akuzuar për vrasjen e 15 pacientëve dhe djegien e banesave të tyre, nis gjyqi për mjekun 40-vjeçar në Berlin

    Një proces gjyqësor i përmasave të rralla ka nisur në Berlin, ku një mjek paliativ 40-vjeçar akuzohet për vrasjen e 15 pacientëve në kujdesin e tij, përmes një koktej vdekjeprurës medikamentesh dhe djegien e banesave të tyre, me qëllim fshehjen e krimeve.

    Prokuroria gjermane e ka akuzuar të dyshuarin, i identifikuar vetëm si Johannes M., për 15 vepra penale të vrasjes me paramendim dhe motive të ulëta, dhe po kërkon dënimin maksimal të parashikuar nga ligji gjerman – burgim të përjetshëm, që zakonisht nënkupton 15 vjet heqje lirie. Megjithatë, prokurorët synojnë të bindin gjykatën se rasti përmban rrethana “veçanërisht të rënda faji”, që do të mundësonte ndalimin e përhershëm të lirimit të tij dhe ndalim të përjetshëm të ushtrimit të profesionit të mjekut.
    Në seancën e parë të së hënës, prokurori Philipp Meyhoefer tha se mjeku kishte organizuar vizitat në shtëpitë e pacientëve me qëllim për t’i vrarë “pa dijeninë apo pëlqimin e tyre”, duke përdorur një përzierje vdekjeprurëse ilaçesh, duke përfshirë një anestezik dhe një relaksues muskulor, të cilat paralizonin frymëmarrjen dhe shkaktonin asfiksi brenda pak minutash, shkruan Guardian.
    “Ai veproi me përbuzje ndaj jetës… dhe u soll si zot i jetës dhe i vdekjes,” deklaroi Meyhoefer në gjykatë.
    Dy nga vrasjet dyshohet të kenë ndodhur në të njëjtën ditë në vitin 2024.
    Johannes M. punonte për një shërbim mjekësor mobil, që ofronte kujdes paliativ në shtëpi për pacientë në faza të fundit të sëmundjes. Viktimat e tij, 12 gra dhe 3 burra, ishin nga mosha 25 deri në 94 vjeç, dhe humbën jetën midis shtatorit 2021 dhe korrikut 2024. Edhe pse ishin rëndë të sëmurë, asnjëri prej tyre nuk pritej të vdiste në atë moment.
    Hetimet nisën pasi një kolege e dyshuar raportoi se të paktën pesë nga pacientët e tij kishin ndërruar jetë në rrethana të dyshimta, përfshirë edhe në zjarre në banesat e tyre.
    Prokuroria ka konfirmuar se po shqyrton edhe rreth 70 raste të tjera, që mund të jenë të lidhura me mjekun, përfshirë vdekjen e vjehrrës së tij në Poloni, e cila vuante nga kanceri dhe vdiq në fillim të vitit 2024.
    I akuzuari ka refuzuar të flasë përpara trupit gjykues dhe nuk ka pranuar t’i nënshtrohet një vlerësimi psikologjik. Motivet e tij të mundshme mbeten të paqarta.
    Procesi gjyqësor pritet të zgjasë deri në fund të janarit 2026, sipas agjencisë DPA, dhe do të përfshijë rreth 150 dëshmitarë. Trembëdhjetë familjarë të viktimave janë bashkuar në proces si palë civile.
    Ky rast ka rikthyer kujtimet e një prej kapitujve më të errët të mjekësisë gjermane, kur infermierja Niels Högel u dënua me burgim të përjetshëm në vitin 2019 për vrasjen e 85 pacientëve, duke u cilësuar si vrasësi serial më i madh në historinë e Gjermanisë pas Luftës së Dytë Botërore.

    Top Channel

  • Zvicër/ Akuzë për terrorizëm ndaj një të dyshuari të ISIS me origjinë nga Kosova

    Zvicër/ Akuzë për terrorizëm ndaj një të dyshuari të ISIS me origjinë nga Kosova

    Prokuroria Federale e Zvicrës (BA) ka ngritur aktakuzë ndaj një shtetasi të dyshuar për përfshirje në veprimtari terroriste. Sipas raportimit të transmetuesit publik zviceran SRF, i pandehuri akuzohet se ka qenë përgjegjës për njësinë zvicerane të një organizate islamike radikale me origjinë nga Kosova.Sipas Prokurorisë, i dyshuari, së bashku me një person tjetër të akuzuar, ka mbështetur organizatën terroriste të njohur si “Shteti Islamik” (ISIS), duke përhapur ideologjinë e saj dhe rekrutuar besimtarë për kauzën salafiste-xhihadiste.Në aktakuzën e bërë publike, theksohet se organizata me bazë kosovare synon të shfrytëzojë çdo destabilizim të mundshëm në shtetin e Kosovës për të marrë kontrollin e një territori të caktuar përmes dhunës së armatosur, me qëllim krijimin e një shteti islamik të bazuar në Sheriat dhe në emër të ISIS-it.SRF nuk ka publikuar detaje të mëtejshme për identitetin e personit të akuzuar, as për periudhën konkrete të aktivitetit të tij të dyshuar.Rasti pritet të tërheqë vëmendje të madhe publike, sidomos në kontekstin e sigurisë kombëtare dhe të rrezikut që paraqesin grupet ekstremiste për vendet e Evropës Qendrore dhe për stabilitetin në Ballkan.Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Prokuroria Federale e Zvicrës (BA) ka ngritur aktakuzë ndaj një shtetasi të dyshuar për përfshirje në veprimtari terroriste. Sipas raportimit të transmetuesit publik zviceran SRF, i pandehuri akuzohet se ka qenë përgjegjës për njësinë zvicerane të një organizate islamike radikale me origjinë nga Kosova.Sipas Prokurorisë, i dyshuari, së bashku me një person tjetër të akuzuar, ka mbështetur organizatën terroriste të njohur si “Shteti Islamik” (ISIS), duke përhapur ideologjinë e saj dhe rekrutuar besimtarë për kauzën salafiste-xhihadiste.Në aktakuzën e bërë publike, theksohet se organizata me bazë kosovare synon të shfrytëzojë çdo destabilizim të mundshëm në shtetin e Kosovës për të marrë kontrollin e një territori të caktuar përmes dhunës së armatosur, me qëllim krijimin e një shteti islamik të bazuar në Sheriat dhe në emër të ISIS-it.SRF nuk ka publikuar detaje të mëtejshme për identitetin e personit të akuzuar, as për periudhën konkrete të aktivitetit të tij të dyshuar.Rasti pritet të tërheqë vëmendje të madhe publike, sidomos në kontekstin e sigurisë kombëtare dhe të rrezikut që paraqesin grupet ekstremiste për vendet e Evropës Qendrore dhe për stabilitetin në Ballkan.

  • Pranë Presidencës së Serbisë: Kush janë të akuzuarit për sulmin në Banjskë?

    Pranë Presidencës së Serbisë: Kush janë të akuzuarit për sulmin në Banjskë?

    Disa nga personat që Prokuroria Speciale e Kosovës i akuzoi për sulmin në Banjskë të Zveçanit – ose së paku një prej tyre – dhe që kërkohen nga autoritetet kosovare, u panë në një protestë të rrethuar nga policia në qendër të Beogradit.Prishtina zyrtare thotë se personat e akuzuar për sulmin e 24 shtatorit, 2023, u panë më 28 qershor në Parkun e Pionierëve në Beograd, përballë zyrës së presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.Por, nga autoritetet shtetërore të Serbisë nuk ka ende ndonjë reagim.Duke përdorur mjete për njohjen e fytyrës, Radio Evropa e Lirë arriti të përcaktonte se grupi përfshinte Vlladimir Vuçetiqin nga Mitrovica e Veriut, i cili është një prej 45 personave të akuzuar nga Zyra e Prokurorit të Kosovës.Megjithatë, bazuar në informacionet publike në Serbi, ai nuk është i akuzuar për këtë vepër penale.Radio Evropa e Lirë, bazuar në pamjet nga rrjetet sociale, arriti t’i identifikonte së paku 11 persona të mbledhur në disa grupe, anëtarët e të cilëve ishin të veshur me këmisha të njëjta ngjyrë jeshile.Sipas fotografive dhe videove të disponueshme, këto grupe qëndronin pranë ndërtesës së Presidencës së Serbisë dhe afër njësive të policisë.Dy protesta me qëllime të kundërtaMë 28 qershor, në Beograd u mbajt një protestë e organizuar nga studentët në bllokadë.Sipas vlerësimeve të Arkivit të Tubimeve Publike, rreth 140.000 njerëz u mblodhën në Sheshin Sllavija, duke kërkuar shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme dhe largimin e të ashtuquajturit “Qacillend”.Fjala është për një kamp me tenda, që u ngrit para tre muajsh në Parkun e Pionierëve, rreth një kilometër larg Sheshit Sllavija.Në anën tjetër të këtij parku gjendet Presidenca e Serbisë.Në kamp janë vendosur disa studentë që “duan të mësojnë” dhe që kërkojnë rihapjen e fakulteteve, të bllokuara tash e shtatë muaj nga studentët protestues.Bllokada e tyre nisi pas shembjes së një strehe në Stacionin Hekurudhor në Novi Sad, ku për pasojë 16 persona humbën jetën.Grupit në Parkun e Pionierëve iu bashkuan edhe disa ish-anëtarë të “Beretave të Kuqe” – një formacion i shpërbërë për shkak të lidhjeve me vrasjen e kryeministrit serb, Zoran Gjingjiq, në vitin 2003.Me kalimin e kohës, zona u rrethua me gardhe metalike dhe u vendos nën mbrojtjen e policisë.Ndërsa turma bllokonte Sheshin Sllavija dhe rrugët që çonin atje, mbështetësit e pushtetit në Parkun e Pionierëve organizuan një “mbrëmje letrare”.Atyre iu bashkuan edhe udhëheqësit kryesorë të Partisë Përparimtare Serbe (SNS) të Vuçiqit, përfshirë edhe vetë Vuçiqin në një moment.Mes tyre ishte edhe Dragosllav Bokan, ish-udhëheqës i grupit paramilitar “Beli orlovi”, dhe Goran Radosavleviq Guri, ish-gjeneral i policisë, i cili është i lidhur me vrasjen e vëllezërve Bytyçi – dy shtetas amerikanë, me prejardhje nga Kosova – në vitin 1999.Por, ata nuk ishin të vetmit.Të rinjtë me këmisha jeshileNdërsa politikani opozitar serb, Gjorgje Miketiq, ndau në rrjetin social X një fotografi me tre burra dhe pyeti nëse ishin persona nga Banjska, disa media në gjuhën shqipe raportuan se në grupet në Parkun e Pionierëve ishin edhe katër persona të akuzuar nga Prokuroria Speciale e Kosovës për terrorizëm dhe krime të rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës.Aktakuza u ngrit për sulmin ndaj Policisë së Kosovës, më 24 shtator të vitit 2023, në Banjskë – pjesa veriore e Kosovës – ku u vra oficeri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.Në përleshjet e armatosura që pasuan, u vranë edhe tre sulmues serbë.Grupin, sipas vetë pranimit të tij, e udhëhoqi Millan Radoiçiq, i cili më parë njihej si biznesmen nga Kosova.Radoiçiq dhe disa anëtarë të grupit që kreu sulmin, pas përleshjeve të armatosura, u tërhoqën në territorin e Serbisë.Duke përdorur mjetet e njohjes së fytyrës, Radio Evropa e Lirë arriti të përcaktonte se grupi përfshinte Vlladimir Vuçetiqin, nga Mitrovica e Veriut, i cili është një nga 45 personat e akuzuar nga Zyra e Prokurorit të Kosovës.Ai është në fotografitë e publikuara në rrjetet sociale, për të cilat Radio Evropa e Lirë konstatoi se janë bërë më 28 qershor pranë Parkut të Pionierëve.Vuçetiq, përndryshe, ka një profil të hapur në Facebook, ku shpesh poston fotografi me familjen, nga palestra apo kafeneja.Në rrjetet e tij sociale, ai shihet me të njëjtën këmishë jeshile. Por në vitin 2010, për shembull, ai dukej edhe me një xhaketë me simbole të Obraz-it – një organizatë ultra-djathtiste që Gjykata Kushtetuese e Serbisë e ndaloi në vitin 2012, për shkak të, siç u tha, diskriminimit ndaj pakicave dhe përhapjes së gjuhës së urrejtjes.Shtatë vjet më herët, Ministria e Brendshme e Serbisë e etiketoi Obraz-in si organizatë klero-fashiste.Nga 45 të akuzuarit prej autoriteteve kosovare, vetëm tre anëtarë të grupit janë aktualisht në gjyq në Kosovë.Vuçetiq dhe numri më i madh i të akuzuarve të tjerë janë në arrati dhe për ta është lëshuar një urdhër arrestimi nga ana e Interpol-it.Heshtje në Serbi, ndërsa Kurti akuzonPër pretendimet se në grup gjendeshin edhe tre persona të tjerë të kërkuar, Millorad Jevtiq Miqko, Zharko Cvetkoviq dhe Vukashin Jarediq, Radio Evropa e Lirë nuk arriti të gjente dëshmi të pavarura bazuar në mjetet forenzike.REL-i pyeti Ministrinë e Brendshme të Serbisë nëse i ka identifikuar personat që gjendeshin pranë brigadës së policisë, si dhe çfarë masash ka marrë lidhur me urdhrin ndërkombëtar të arrestimit për Vuçetiqin dhe të tjerët – të lëshuar nga Interpol-i në dhjetor të vitit 2023, me kërkesë të Kosovës. Por, deri në publikimin e këtij artikulli, nuk mori përgjigje.Kryeministri në largim i Kosovës, Albin Kurti, përsëriti më 30 qershor se personat e akuzuar për sulmin në Banjskë, duhet të ekstradohen në Kosovë.“Tani, të njëjtët njerëz janë më afër presidentit të Serbisë [Aleksandar Vuçiq] sesa sigurimi i tij. Kjo tregon se kishim të drejtë kur thamë se ky grup kriminal dhe terrorist udhëhiqet dhe financohet nga Beogradi dhe se nuk është një grup huliganësh. Këta janë njerëz që janë trajnuar në Serbi, kanë marrë urdhra nga atje dhe kanë kryer agresion ndaj Kosovës”, u tha Kurti gazetarëve.Çfarë thotë aktakuza?Nga 45 të akuzuarit, Vlladimir Tolliq, Bllagoje Spasojeviq dhe Dushan Maksimoviq janë në paraburgim në Kosovë dhe gjykimi i tyre është duke vazhduar.Aktakuza e Prokurorisë Speciale të Kosovës për sulmin e armatosur në Banjkë i ngarkon shumicën e tyre me terrorizëm dhe krime të rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës.Radoiçiq akuzohet, gjithashtu, për lehtësimin dhe financimin e kryerjes së terrorizmit dhe pastrimit të parave, ndërsa i gjithë grupi akuzohet se me përdorim të dhunës dhe armëve të rënda, ka tentuar të ndajë pjesën veriore të Kosovës – ku gjenden komunat me shumicë serbe – dhe ta bashkojë atë me Serbinë.Aktakuza e përshkruan Radoiçiqin si “udhëheqës të grupit terrorist”.Thuhet se më 24 shtator të vitit 2023, pasi bllokoi rrugën për në urën e fshatit me dy kamionë, ai dhe pjesëmarrësit e tjerë u fshehën dhe sulmuan oficerët e Policisë së Kosovës që shkuan për t’i larguar kamionët dhe për të liruar rrugën.Në sulm mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku, ndërsa u plagosën policët: Alban Rashiti, Çlirim Shaqiri, Mirsad Kryeziu dhe Sedat Dushi.Sipas aktakuzës, sulmi zgjati deri në orën 15:00, “kur shumica dërrmuese e grupit iku përmes rrugëve malore drejt Republikës së Serbisë”.Në aktakuzë thuhet se ata ishin “trajnuar profesionalisht” dhe se kishin hyrë në Kosovë në mënyrë të paligjshme nga Serbia, përmes rrugëve malore, me dhjetëra makina, disa prej të cilave të blinduara dhe të ngarkuara me armë të rënda, municione, raketahedhës, eksplozivë, uniforma ushtarake kamufluese dhe pajisje të tjera ushtarake logjistike.Sipas aktakuzës, nga 1 janari i vitit 2017 deri më 24 shtator, 2023, kur ndodhi sulmi në Banjskë, Radoiçiq siguroi të ardhura në mënyrë indirekte, shumica e të cilave u përdorën për armë të rënda, uniforma ushtarake, mbështetje logjistike dhe pagesë të pjesëmarrësve në grup.

  • Kush janë të akuzuarit për sulmin në Banjskë që u panë pranë Presidencës së Serbisë?

    Kush janë të akuzuarit për sulmin në Banjskë që u panë pranë Presidencës së Serbisë?

    Disa nga personat që Prokuroria Speciale e Kosovës i akuzoi për sulmin në Banjskë të Zveçanit – ose së paku një prej tyre – dhe që kërkohen nga autoritetet kosovare, u panë në një protestë të rrethuar nga policia në qendër të Beogradit.

    Prishtina zyrtare thotë se personat e akuzuar për sulmin e 24 shtatorit, 2023, u panë më 28 qershor në Parkun e Pionierëve në Beograd, përballë zyrës së presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

    Por, nga autoritetet shtetërore të Serbisë nuk ka ende ndonjë reagim.

    Duke përdorur mjete për njohjen e fytyrës, Radio Evropa e Lirë arriti të përcaktonte se grupi përfshinte Vlladimir Vuçetiqin nga Mitrovica e Veriut, i cili është një prej 45 personave të akuzuar nga Zyra e Prokurorit të Kosovës.

    Megjithatë, bazuar në informacionet publike në Serbi, ai nuk është i akuzuar për këtë vepër penale.

    Radio Evropa e Lirë, bazuar në pamjet nga rrjetet sociale, arriti t’i identifikonte së paku 11 persona të mbledhur në disa grupe, anëtarët e të cilëve ishin të veshur me këmisha të njëjta ngjyrë jeshile.

    Sipas fotografive dhe videove të disponueshme, këto grupe qëndronin pranë ndërtesës së Presidencës së Serbisë dhe afër njësive të policisë.

    Dy protesta me qëllime të kundërta

    Më 28 qershor, në Beograd u mbajt një protestë e organizuar nga studentët në bllokadë.

    Sipas vlerësimeve të Arkivit të Tubimeve Publike, rreth 140.000 njerëz u mblodhën në Sheshin Sllavija, duke kërkuar shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme dhe largimin e të ashtuquajturit “Qacillend”.

    Fjala është për një kamp me tenda, që u ngrit para tre muajsh në Parkun e Pionierëve, rreth një kilometër larg Sheshit Sllavija.

    Në anën tjetër të këtij parku gjendet Presidenca e Serbisë.

    Në kamp janë vendosur disa studentë që “duan të mësojnë” dhe që kërkojnë rihapjen e fakulteteve, të bllokuara tash e shtatë muaj nga studentët protestues.

    Bllokada e tyre nisi pas shembjes së një strehe në Stacionin Hekurudhor në Novi Sad, ku për pasojë 16 persona humbën jetën.

    Grupit në Parkun e Pionierëve iu bashkuan edhe disa ish-anëtarë të “Beretave të Kuqe” – një formacion i shpërbërë për shkak të lidhjeve me vrasjen e kryeministrit serb, Zoran Gjingjiq, në vitin 2003.

    Me kalimin e kohës, zona u rrethua me gardhe metalike dhe u vendos nën mbrojtjen e policisë.

    Ndërsa turma bllokonte Sheshin Sllavija dhe rrugët që çonin atje, mbështetësit e pushtetit në Parkun e Pionierëve organizuan një “mbrëmje letrare”.

    Atyre iu bashkuan edhe udhëheqësit kryesorë të Partisë Përparimtare Serbe (SNS) të Vuçiqit, përfshirë edhe vetë Vuçiqin në një moment.

    Mes tyre ishte edhe Dragosllav Bokan, ish-udhëheqës i grupit paramilitar “Beli orlovi”, dhe Goran Radosavleviq Guri, ish-gjeneral i policisë, i cili është i lidhur me vrasjen e vëllezërve Bytyçi – dy shtetas amerikanë, me prejardhje nga Kosova – në vitin 1999.

    Por, ata nuk ishin të vetmit.

    Të rinjtë me këmisha jeshile

    Ndërsa politikani opozitar serb, Gjorgje Miketiq, ndau në rrjetin social X një fotografi me tre burra dhe pyeti nëse ishin persona nga Banjska, disa media në gjuhën shqipe raportuan se në grupet në Parkun e Pionierëve ishin edhe katër persona të akuzuar nga Prokuroria Speciale e Kosovës për terrorizëm dhe krime të rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës.

    Aktakuza u ngrit për sulmin ndaj Policisë së Kosovës, më 24 shtator të vitit 2023, në Banjskë – pjesa veriore e Kosovës – ku u vra oficeri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

    Në përleshjet e armatosura që pasuan, u vranë edhe tre sulmues serbë.

    Grupin, sipas vetë pranimit të tij, e udhëhoqi Millan Radoiçiq, i cili më parë njihej si biznesmen nga Kosova.

    Radoiçiq dhe disa anëtarë të grupit që kreu sulmin, pas përleshjeve të armatosura, u tërhoqën në territorin e Serbisë.

    Duke përdorur mjetet e njohjes së fytyrës, Radio Evropa e Lirë arriti të përcaktonte se grupi përfshinte Vlladimir Vuçetiqin, nga Mitrovica e Veriut, i cili është një nga 45 personat e akuzuar nga Zyra e Prokurorit të Kosovës.

    Ai është në fotografitë e publikuara në rrjetet sociale, për të cilat Radio Evropa e Lirë konstatoi se janë bërë më 28 qershor pranë Parkut të Pionierëve.

    Vuçetiq, përndryshe, ka një profil të hapur në Facebook, ku shpesh poston fotografi me familjen, nga palestra apo kafeneja.

    Në rrjetet e tij sociale, ai shihet me të njëjtën këmishë jeshile. Por në vitin 2010, për shembull, ai dukej edhe me një xhaketë me simbole të Obraz-it – një organizatë ultra-djathtiste që Gjykata Kushtetuese e Serbisë e ndaloi në vitin 2012, për shkak të, siç u tha, diskriminimit ndaj pakicave dhe përhapjes së gjuhës së urrejtjes.

    Shtatë vjet më herët, Ministria e Brendshme e Serbisë e etiketoi Obraz-in si organizatë klero-fashiste.

    Nga 45 të akuzuarit prej autoriteteve kosovare, vetëm tre anëtarë të grupit janë aktualisht në gjyq në Kosovë.

    Vuçetiq dhe numri më i madh i të akuzuarve të tjerë janë në arrati dhe për ta është lëshuar një urdhër arrestimi nga ana e Interpol-it.

    Heshtje në Serbi, ndërsa Kurti akuzon

    Për pretendimet se në grup gjendeshin edhe tre persona të tjerë të kërkuar, Millorad Jevtiq Miqko, Zharko Cvetkoviq dhe Vukashin Jarediq, Radio Evropa e Lirë nuk arriti të gjente dëshmi të pavarura bazuar në mjetet forenzike.

    REL-i pyeti Ministrinë e Brendshme të Serbisë nëse i ka identifikuar personat që gjendeshin pranë brigadës së policisë, si dhe çfarë masash ka marrë lidhur me urdhrin ndërkombëtar të arrestimit për Vuçetiqin dhe të tjerët – të lëshuar nga Interpol-i në dhjetor të vitit 2023, me kërkesë të Kosovës. Por, deri në publikimin e këtij artikulli, nuk mori përgjigje.

    Kryeministri në largim i Kosovës, Albin Kurti, përsëriti më 30 qershor se personat e akuzuar për sulmin në Banjskë, duhet të ekstradohen në Kosovë.

    “Tani, të njëjtët njerëz janë më afër presidentit të Serbisë [Aleksandar Vuçiq] sesa sigurimi i tij. Kjo tregon se kishim të drejtë kur thamë se ky grup kriminal dhe terrorist udhëhiqet dhe financohet nga Beogradi dhe se nuk është një grup huliganësh. Këta janë njerëz që janë trajnuar në Serbi, kanë marrë urdhra nga atje dhe kanë kryer agresion ndaj Kosovës”, u tha Kurti gazetarëve.

    Çfarë thotë aktakuza?

    Nga 45 të akuzuarit, Vlladimir Tolliq, Bllagoje Spasojeviq dhe Dushan Maksimoviq janë në paraburgim në Kosovë dhe gjykimi i tyre është duke vazhduar.

    Aktakuza e Prokurorisë Speciale të Kosovës për sulmin e armatosur në Banjkë i ngarkon shumicën e tyre me terrorizëm dhe krime të rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës.

    Radoiçiq akuzohet, gjithashtu, për lehtësimin dhe financimin e kryerjes së terrorizmit dhe pastrimit të parave, ndërsa i gjithë grupi akuzohet se me përdorim të dhunës dhe armëve të rënda, ka tentuar të ndajë pjesën veriore të Kosovës – ku gjenden komunat me shumicë serbe – dhe ta bashkojë atë me Serbinë.

    Aktakuza e përshkruan Radoiçiqin si “udhëheqës të grupit terrorist”.

    Thuhet se më 24 shtator të vitit 2023, pasi bllokoi rrugën për në urën e fshatit me dy kamionë, ai dhe pjesëmarrësit e tjerë u fshehën dhe sulmuan oficerët e Policisë së Kosovës që shkuan për t’i larguar kamionët dhe për të liruar rrugën.

    Në sulm mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku, ndërsa u plagosën policët: Alban Rashiti, Çlirim Shaqiri, Mirsad Kryeziu dhe Sedat Dushi.

    Sipas aktakuzës, sulmi zgjati deri në orën 15:00, “kur shumica dërrmuese e grupit iku përmes rrugëve malore drejt Republikës së Serbisë”.

    Në aktakuzë thuhet se ata ishin “trajnuar profesionalisht” dhe se kishin hyrë në Kosovë në mënyrë të paligjshme nga Serbia, përmes rrugëve malore, me dhjetëra makina, disa prej të cilave të blinduara dhe të ngarkuara me armë të rënda, municione, raketahedhës, eksplozivë, uniforma ushtarake kamufluese dhe pajisje të tjera ushtarake logjistike.

    Sipas aktakuzës, nga 1 janari i vitit 2017 deri më 24 shtator, 2023, kur ndodhi sulmi në Banjskë, Radoiçiq siguroi të ardhura në mënyrë indirekte, shumica e të cilave u përdorën për armë të rënda, uniforma ushtarake, mbështetje logjistike dhe pagesë të pjesëmarrësve në grup./REL

  • Të akuzuar për zhvatje me metoda mafioze, gjykata cakton masën me arrest për vajzën dhe dhëndrin e Toto Riinës

    Të akuzuar për zhvatje me metoda mafioze, gjykata cakton masën me arrest për vajzën dhe dhëndrin e Toto Riinës

    Maria Concetta Riina dhe bashkëshorti i saj, Antonino Ciavarello, janë vendosur nën masën paraprake të arrestit me burg, me vendim të Gjykatës së Rishikimeve në Itali.

    Të dy janë të akuzuar për zhvatje të rënduar dhe tentativë zhvatjeje, të kryera me metoda mafioze ndaj dy sipërmarrësve nga rajoni i Toskanës.
    Vajza dhe dhëndri i ish-bosit famëkeq të Cosa Nostra-s, Salvatore “Totò” Riina, janë në hetim nga Prokuroria e Firences dhe Karabinierët e Njësisë Speciale ROS. Edhe pse masa e arrestit nuk është ende e ekzekutueshme për shkak se vendimi nuk është përfundimtar, Gjykata e Apelit ka pranuar ankimimin e prokurorisë duke vlerësuar se ekziston rreziku real për manipulim të provave dhe përsëritje të krimit.
    Ngjarjet në fjalë datojnë në gusht të vitit 2024. Sipas hetimeve, Riina dhe Ciavarello i kanë dërguar dy sipërmarrësve kërkesa kërcënuese dhe urgjente për para, që sipas prokurorisë, kanë dhënë efekt, duke detyruar njërin prej tyre të dorëzonte një shumë parash.
    Megjithëse i ndaluar në burg gjatë asaj kohe, Antonino Ciavarello kishte arritur të komunikonte përmes një telefoni celular me bashkëshorten dhe me viktimat e dyshuara. Sipas aktakuzës, një nga sipërmarrësit nga Siena është detyruar t’u dorëzojë 1,000 euro dhe një shportë ushqimore me vlerë rreth 150 euro. Ndërkohë, një tjetër përpjekje për zhvatje ndaj një sipërmarrësi nga Piza nuk ka pasur sukses.
    Një nga mesazhet më domethënëse që dyshohet se është dërguar nga Riina thuhet se përmbante frazën: “Ne jemi gjithmonë të njëjtët si më parë, njerëzit nuk ndryshojnë” – një deklaratë që, sipas hetuesve, dëshmon qartë përdorimin e presionit tipik të mafies për të mbjellë frikë dhe për të imponuar ndikim.
    Rasti pritet të vazhdojë në instancat më të larta, ndërsa hetimet përfshijnë elementë që mund të çojnë edhe në akuza të tjera në lidhje me komunikimet dhe përdorimin e mjeteve të paligjshme nga brenda burgut.

    Top Channel

  • “Përfaqësues i krimit në Parlament”/ Berisha i përgjigjet Ballës në Kuvend: Je akuzuar me dokumente zyrtare për…

    “Përfaqësues i krimit në Parlament”/ Berisha i përgjigjet Ballës në Kuvend: Je akuzuar me dokumente zyrtare për…

    Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka replikuar me Ministrin e Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin Taulant Balla teksa nuk i ka kursyer akuzat e forta. Berisha iu drejtua Ballës duke i thënë se është i akuzuar me dokumente zyrtare në sallë gjyqi se ka porositur vrasje. Ai shtoi se Balla është i faktuar se është njeriu që ka porositur bandën e Elbasanit për të burgosur një familje të tërë, kundërshtare të bandës së Elbasanit dhe merret më vonë në mbrojtje nga Nuredin Dumani.
    Pjesë nga fjala e Berishës:
    Natyrisht një përfaqësuesi të shpifur dhe të neveritshëm të krimit në parlament nuk ia vlen t’i përgjigjesh, por detyrimi ndaj qytetarëve më detyron të rikujtoj këtu se personi që foli këtu është një person i akuzuar për trafiqe të të gjitha llojeve, filluar me trafiqet e prostitucionit e përfunduar tek droga. Është një njeri i akuzuar me dokumente zyrtare në sallë gjyqi se ka porositur vrasje.
    Është një person, i cili segmentet e drejtësisë, kriminale, kanë djegur me vendim regjistrimet që faktonin personin si një porositës së vrasjeve. Është i faktuar, është njeriu që ka porositur bandën e Elbasanit për të burgosur një familje të tërë, kundërshtare të bandës së Elbasanit dhe merret më vonë në mbrojtje nga Nuredin Dumani.
    Ky person rezulton se me datën 10.12.2020 ka rënë dakord, Targeti informon PIN-in aq e kaq, se kishin rënë dakord mes tyre që të mos i kërkonin Taos, këtij krimineli që është këtu, asnjë tender publik apo favore të tjera përveç atyre që kishin rënë dakord. Ky mesazh iu përcoll kriminelit këtu…

  • E shkuara kryefjalë e Kuvendit, Koçi e Balla i kujtojnë Berishës vitin ’96: Rrahe kreun e PS! Noka mbron kryedemokratin

    E shkuara kryefjalë e Kuvendit, Koçi e Balla i kujtojnë Berishës vitin ’96: Rrahe kreun e PS! Noka mbron kryedemokratin

    Sali Berisha dhe Taulant Balla

    TIRANË- E shkuara është kthyer në një objekt përplasjesh për debatin e radhës në sallën e Kuvendit të Shqipërisë. E gjitha nisi nga akuzat e përhershme të kryedemokratit Sali Berisha ndaj maxhorancës dhe pretendimet e tij për krijimin e një “narkoshteti” nga Partia Socialiste. E gjitha nisi nga fjala e Berishës nga Foltorja e Kuvendit. Berisha tha se bandat e Fierit kishin nxjerrë nga Kuvendi, Petro Koçin, i cili nga shtatori nuk do të jetë më deputet. Përgjigjen e mori nga Koçi, i cili i kujtoi disa episode gjatë kohës kur Berisha ishte në pushtet. Të njëjtat episode i kujtoi dhe ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla. Por “dëshmia” e tij u rrëzua nga Flamur Noka, i cili i kujtoi se ngjarja për të cilën Balla pretendonte se kishte dëshmuar, kishte ndodhur në kohën kur socialisti ishte në shkollë, në Rumani. Si replikë, Berisha iu rikthye akuzave të tij, se Taulant Balla ka porositur vrasje, por për shkak të kohës nuk e përfundoi replikën e tij në sallë.
    DEBATI I PLOTË NË SALLË:
    Berisha: Të dashur qytetarë dhe qytetare, sot kreu i partisë së krimit mori… duhet të ruash vendin dhe mos më bëj të të jap një përgjigje që nuk duhet ta jap. Kreu i partisë së krimit mori epitetin më në fund më të merituar si Ramaduro i Europës dhe gazetari i mirënjohur Njuman shtjelloi pyetjen e tij: Zoti Berisha, na fol pak për situatën në Shqipëri dhe Ramaduron. Pra, është bërë famoz për dy aspekte kryesore, për narkoshtetin dhe farsën elektorale. Ju nuk festuat dot fitoren kallp me farsë sepse këtë verë në Bruksel, në Strasburg dhe në të gjitha forumet ndërkombëtare u damkosët si një grup i shkrirë në një me kartelet e drogës. Petro, kush të nxori ty nga parlamenti? Kartelet të nxorën. Unë e di se do dalësh këtu të thuash jo e jo, por ato të nxorën, se po të kishe qenë i tyre, nuk do dilje ti. Je një automat, nuk ke se çfarë jep ti se ti thua vetëm atë që të kanë programuar. Kështu që në qoftë se në Shqipëri, ku është ajo Sara, as Zeqineja nuk kanë ardhur këtu, pra në qoftë se në Shqipëri u zhvillua farsa më e shëmtuar elektorale, ajo pati pasqyrimin më damkosës në botë. Ky që është këtu, është marrë vesh se Troplinët e paguan 10 milionë euro emërimin e tij. Por ajo që ishte më e veçanta, ishte se e ndërruan më atë tjetrin, me Arkendin. Po, po, e morët vesh ju Arkend milionerin, se edhe ai nga Pojat e Vlorës i kishte milionat. Këndej ishte me një rrogë pedagogu ai, ishte me dy e ca milionë, apo nuk u bëjnë përshtypje këto. Pra, narkoshteti i parë dhe i vetëm po kundërmon sot çdo ditë e më shumë në rajon, në Europë dhe në botë. Autopsia që po i bëhet procesit të farsës elektorale tregon kriminalizimin nga kreu i piramidës tek punonjësi patronazhist i piramidës suaj.
    Koçi: Sali ti je i fundit në Republikë që mund të flasësh për zgjedhje të lira, je kampioni i vjedhjes dhe grushtit të shtetit të ‘96, e mban mend ca i bëre kreut të PS në Librazhd, i masakruar, një rrahje barbare. Ti burgose Fatos Nanon për politikë. Mos fol më për zgjedhjet, je në të njëjtën frekuencë valë me Maduron, turp të kesh.
    Taulant Balla: 26 maji i 1996, unë kam qenë në selinë e PS të Librazhdit, kur horrat e tu Sali erdhën e morën kreun e PS, e zbritën nëpër shkallë dhe e rrahën pothuajse për vdekje në qendër të qytetit.
    Noka: O mashtrues! Ke qenë student në Rumani deri në ’98. O mashtrues!
    Balla: Kam qenë gjimnazist në ’96. Kam mbaruar gjimnazin pas atyre zgjedhjeve, po ti turpin nuk e njeh. Sa i përket të gjithë të zezave që thua për vendin ti këtë gjë e kë bërë gjithmonë. E mban mend çfarë i ke thënë Ilir Metës këtu? Ngrije kokën! I ke thënë kriminel, e ke akuzuar për vjedhjen e floririt, e ke akuzuar për vrasje. E kandidove për deputet në 2025. Hoqe Dash Sulën dhe vure Ilir Metën. U turre këtu kundër drejtësisë. E njëjta gjë.
    Berisha: Natyrisht një përfaqësuesi të shpifur dhe të neveritshëm të krimit në parlament nuk ia vlen t’i përgjigjesh, por detyrimi ndaj qytetarëve më detyron të rikujtoj këtu se personi që foli këtu është një person i akuzuar për trafiqe të të gjitha llojeve, filluar me trafiqet e prostitucionit e përfunduar tek droga. Është një njeri i akuzuar me dokumente zyrtare në sallë gjyqi se ka porositur vrasje. Është një person, i cili segmentet e drejtësisë, kriminale, kanë djegur me vendim regjistrimet që faktonin personin si një porositës së vrasjeve. Është i faktuar, është njeriu që ka porositur bandën e Elbasanit për të burgosur një familje të tërë, kundërshtare të bandës së Elbasanit dhe merret më vonë në mbrojtje nga Nuredin Dumani. Ky person rezulton se me datën 10.12.2020 ka rënë dakord, Targeti informon PIN-in aq e kaq, se kishin rënë dakord mes tyre që të mos i kërkonin Taos, këtij krimineli që është këtu, asnjë tender publik apo favore të tjera përveç atyre që kishin rënë dakord. Ky mesazh iu përcoll kriminelit këtu…
    Spiropali: Koha mbaroi! Koha nuk rrjedh prej meje, rrjedh vetë!/ZËRI

  • Vijojnë replikat në Kuvend/ Berisha i përgjigjet Ballës: Je ministri i Suel Çelës, të mbron Altin Troplini

    Vijojnë replikat në Kuvend/ Berisha i përgjigjet Ballës: Je ministri i Suel Çelës, të mbron Altin Troplini

    Kreu i PD-së Sali Berisha i është përgjigjur akuzave të Ballës, ku ministri i tha se prej vitesh në politikë ai ka pasur qasje djallëzore ndaj shqiptarëve dhe pikërisht ata që i ka akuzuar i ka bërë më pas kandidat për deputet.
    Berisha tha se ministri Balla ka porositur vrasje dhe se e mbron Altin Dumani, kreu i SPAK.
    Berisha: Personi që foli këtu është i akuzuar për trafiqe të të gjitha llojeve, për trafiqet e prostitucionit përfunduar tek droga, është njëri i akuzuar me dokumenta zyrtare në sallë gjyqe se ka porositur vrasje. Kanë ndjekur me regjistrim ato që faktonin se personin si një porositës për vrasje. Është një person, i cili segmentet e drejtësisë, kriminale, kanë djegur me vendim regjistrimet që faktonin personin si një porositës të vrasjeve. Është i faktuar, është njeriu që ka porositur bandën e Elbasanit për të burgosur një familje të tërë, kundërshtare të bandës së Elbasanit dhe merret më vonë në mbrojtje nga Nuredin Dumani.Ky person rezulton se me datën 10.12.2020 ka rënë dakord, Targeti informon PIN-in aq e kaq, se kishin rënë dakord mes tyre që të mos i kërkonin Taos, këtij krimineli që është këtu, asnjë tender publik apo favore të tjera përveç atyre që kishin rënë dakord. Ky mesazh iu përcoll kriminelit këtu. Ministër i bandës së Suel Çelës dhe të mbron Altin Troplini.

  • “Ke porositur vrasje…”/Berisha-Ballës: Je i akuzuar për trafiqe të të gjitha llojeve

    “Ke porositur vrasje…”/Berisha-Ballës: Je i akuzuar për trafiqe të të gjitha llojeve

    Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka debatuar me ministrin Taulant Balla në Kuvend, teksa ka hedhur akuza ndaj këtij të fundit.
    Gjatë fjalës së tij, Berisha e ka quajtur Ballën “një përfaqësues të shpifur dhe të neveritshëm”, që sipas tij është i akuzuar për trafiqe të të gjitha llojeve.
    Ai tha më tej se Balla është një njeri i akuzuar me dokumente zyrtare në sallë gjyqi, që ka porositur vrasje.
    “Një përfaqësuesi të shpifur dhe të neveritshëm nuk ia vlen të përgjigjesh, por detyrimi ndaj qytetarëve dhe rrezikshmëria që paraqet ky për qytetarët, më detyruan të rikujtoj këtu që personi që foli këtu, është i akuzuar për trafiqe të të gjitha llojeve, filluar nga trafiqet e prostitucionit, përfunduar te droga.
    Është një njeri i akuzuar me dokumente zyrtare në sallë qyqi që ka porositur vrasje, person që segmente të drejtësisë kane djegur me vendim regjistrimet që faktonin personin si një porositës të vrasjeve. Është njeriu që ka porositur bandën e Elbasanit të vendos revolet për të burgosur një familje të tërë kundërshtare të bandës së Elbasanit dhe merret me vonë në mbrojte nga Nuredin Dumani.
    Ky person, ka rezulton se me datë 10.12.2020, (Berisha lexon në tablet): ka rënë dakord, trageti me pinin… informon se kishin rënë dakord mes tyre që të mos i kërkonin Taos, këtij kriminali që është këtu, asnjë tender publik përveç atyre që kishin rënë dakord të kërkonin”, tha Berisha.