Tag: akuzuar

  • SPAK përfundon hetimet për Ilir Metën, Monika Kryemadhin dhe të hetuarit e tjerë, dosja dërgohet në Gjykatën e Posaçme

    SPAK përfundon hetimet për Ilir Metën, Monika Kryemadhin dhe të hetuarit e tjerë, dosja dërgohet në Gjykatën e Posaçme

    Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar pas përfundimit të hetimeve, më 29.08.2025 ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë dosjen e Ilir Metës, Monika Kryemadhit, Pirro Xhixho, Ema Çoku dhe Fatime Kryemadhi.

    Ilir Meta, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose i të zgjedhurve vendorë” në 3 raste, dy prej të cilave të kryera në bashkëpunim, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në bashkëpunim,“Refuzimi për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë, ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, parashikuar nga nenet 260 dhe 25, 287/2 dhe 257/a/2 të Kodit Penal.
    Monika Kryemadhi, e akuzuar për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose i të zgjedhurve vendorë” në dy raste të kryera në bashkëpunim,“Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në bashkëpunim , “Refuzimi për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë, ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, parashikuar nga nenet 260 dhe 25, 287/2 dhe 257/a/2 të Kodit Penal.
    Pirro Xhixho, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose i të zgjedhurve vendorë” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 260 dhe 25 të Kodit Penal.
    Ema Çoku, e akuzuar për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287/2 i Kodit Penal.
    Fatime Kryemadhi, e akuzuar për kryerjen e veprës penale “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287/2 i Kodit Penal.
    Ky procedim penal është rezultat i një hetimi intensiv, i cili ka nisur në vitin 2019 dhe është zgjeruar në vitet pasardhëse në bazë të kallëzimeve të ndryshme. Në vitin 2024, të gjitha procedimet e veçuara u bashkuan në një të vetëm.
    Hetimet zbuluan një sërë skemash korruptive, përdorimin e influencës dhe pushtetit politik me qëllim favorizimin e bizneseve të caktuara kundrejt shpërblimit të marrë apo të premtuar, pastrim të produkteve të veprës penale, dhe fshehje të pasurive apo mosdeklarimi i shpenzimeve të konsiderueshme në deklaratat periodike të pasurive.
    Për hetimet e kryera, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka bashkëpunuar me autoritetet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Austrisë, Italisë, San Marinos dhe Qipros.

    Top Channel

  • Hetimet që zbuluan një sërë skemash korruptive/ SPAK përfundon hetimet për Ilir Metën, Monika Kryemadhin dhe të tjerët

    Hetimet që zbuluan një sërë skemash korruptive/ SPAK përfundon hetimet për Ilir Metën, Monika Kryemadhin dhe të tjerët

    Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar pas përfundimit të hetimeve, më 29.08.2025 ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë dosjen e Ilir Metës, Monika Kryemadhit, Pirro Xhixho, Ema Çoku dhe Fatime Kryemadhi.

    Ilir Meta, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose i të zgjedhurve vendorë” në 3 raste, dy prej të cilave të kryera në bashkëpunim, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në bashkëpunim,“Refuzimi për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë, ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, parashikuar nga nenet 260 dhe 25, 287/2 dhe 257/a/2 të Kodit Penal.
    Monika Kryemadhi, e akuzuar për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose i të zgjedhurve vendorë” në dy raste të kryera në bashkëpunim,“Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në bashkëpunim , “Refuzimi për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë, ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, parashikuar nga nenet 260 dhe 25, 287/2 dhe 257/a/2 të Kodit Penal.
    Pirro Xhixho, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose i të zgjedhurve vendorë” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 260 dhe 25 të Kodit Penal.
    Ema Çoku, e akuzuar për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287/2 i Kodit Penal.
    Fatime Kryemadhi, e akuzuar për kryerjen e veprës penale “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287/2 i Kodit Penal.
    Ky procedim penal është rezultat i një hetimi intensiv, i cili ka nisur në vitin 2019 dhe është zgjeruar në vitet pasardhëse në bazë të kallëzimeve të ndryshme. Në vitin 2024, të gjitha procedimet e veçuara u bashkuan në një të vetëm.
    Hetimet zbuluan një sërë skemash korruptive, përdorimin e influencës dhe pushtetit politik me qëllim favorizimin e bizneseve të caktuara kundrejt shpërblimit të marrë apo të premtuar, pastrim të produkteve të veprës penale, dhe fshehje të pasurive apo mosdeklarimi i shpenzimeve të konsiderueshme në deklaratat periodike të pasurive.
    Për hetimet e kryera, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka bashkëpunuar me autoritetet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Austrisë, Italisë, San Marinos dhe Qipros.

  • “The Economist”: SPAK po rrëzon “figurat” e mëdha!

    “The Economist”: SPAK po rrëzon “figurat” e mëdha!

    Foto ilustruese

    TIRANË- Në Tiranën e viteve 1930, siç shkruan Lea Ypi, një akademike shqiptare, në një libër që do të botohet së shpejti, banditë debatonin nëse korrupsioni ishte “shkaku i mjerimit shqiptar apo pasoja më e natyrshme e tij”. Mund ta dëgjoni të njëjtin argument sot në kryeqytetin e Shqipërisë. Një gjë, megjithatë, ka ndryshuar: për herë të parë në shekullin e shtetësisë së Shqipërisë, një njësi e pavarur antikorrupsion po arreston politikanë, zyrtarë dhe kontrabandistë droge. Pa asnjë frikë apo favorizim.
    Struktura Speciale kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) filloi punën në vitin 2019. Sondazhet e opinionit tregojnë se 76% e shqiptarëve i besojnë, duke e bërë atë institucionin më të “popullor” në vend. Gjithnjë e më shumë elita e Shqipërisë, përfshirë zyrtarë të lartë të Partisë Socialiste në pushtet, po kapen në rrjetën e SPAK. Edi Rama, kryeministri, nuk është më aq entuziast sa ishte kur ajo arrestonte kryesisht armiqtë e tij.
    Në vitin 2023, SPAK e vendosi Sali Berishën, ish-presidentin e vendit që drejton partinë kryesore të opozitës në vend, në arrest shtëpiak. Vitin e kaluar arrestoi Ilir Metën, një tjetër ish-president dhe tani udhëheqës i opozitës. Edhe ai është akuzuar për korrupsion. Ish-ministra në qeveritë e zotit Rama janë arrestuar gjithashtu, dhe në shkurt ishte radha e Erion Veliajt, kryetarit socialist të bashkisë së Tiranës, i konsideruar si një pasardhës i mundshëm i zotit Rama. Të tre i mohojnë akuzat.
    Arrestimet e politikanëve janë më të diskutueshme sesa ato të bosseve të krimit.
    Berisha pretendon se Rama po e persekuton dhe e quan SPAK-un “kamzhikun e tij”. Por numri në rritje i bashkëpunëtorëve të ngushtë të kryeministrit Rama të akuzuar për korrupsion ka dëmtuar edhe imazhin e tij. Kur u arrestua Veliaj, ishte radha e kryeministrit për të akuzuar SPAK-un për abuzim me të drejtat e njeriut. Kjo sjellje i solli qortime nga Bashkimi Evropian; ndaj Rama hoqi dorë nga sulmet e tij.
    Rama ka premtuar se Shqipëria do të anëtarësohet në BE deri në vitin 2030. Një rekord në luftën kundër korrupsionit është një kriter jetësor dhe disa shtete anëtare e vlerësojnë shumë bashkëpunimin e SPAK-ut në luftën kundër bandave të drogës. Edhe pse Rama mund të ketë dashur të mbrojë Veliajn, ai gjithashtu e kuptoi se sulmi ndaj tij do të ishte një humbje votash.
    Veliaj e filloi karrierën e tij si aktivist kundër korrupsionit. Si kryetar bashkie i Tiranës që nga viti 2015, ai e ka ndihmuar atë të transformohet nga një qytet i rrënuar në një qytet tërheqës. Por SPAK thotë se Veliaj dhe gruaja e tij kanë pastruar para nga zhvilluesit nëpërmjet një sistemi që përfshinte donacione për OJQ-të. 6 muaj pas arrestimit të tij, Veliaj mbetet ende pas hekurave; ai u padit zyrtarisht vetëm më 23 korrik. Kjo është normale në Shqipëri, ku 62% e të burgosurve janë në fakt në paraburgim, një numër shumë më i lartë se kudo tjetër në Evropë.
    I paditur së bashku me Veliaj është një deputete e Partisë Socialiste (Klotilda Bushka) e akuzuar për manipulim të dëshmitarëve. 
    Arbi Veliaj, vëllai i kryetarit të bashkisë, thotë se SPAK është “bërë mashtrues” dhe se po e mban në burg të vëllanë mbi baza të rreme.
    Arrestimi i tij ka përçarë klasat e llafazanëve të Tiranës. Disa murmurisin me zymtësi se SPAK është një rimishërim i Sigurimit të Shtetit, policisë sekrete të epokës komuniste. Të tjerë janë të kënaqur nga rrëzimi i të fuqishmëve, të cilët mendojnë se kanë vjedhur prej kohësh nga njerëzit e zakonshëm. Burimi gjyqësor thotë se qëllimi i krijimit të SPAK ishte t’i jepej fund “kulturës së pandëshkueshmërisë” së vendit. Në Shqipëri, kjo do të ishte historia e shekullit./ZËRI
    Marrë nga “TheEconomist”

  • Aktivistët kritikojnë planet e Britanisë për të zbuluar etninë dhe statusin e migracionit të të dyshuarve

    Aktivistët kritikojnë planet e Britanisë për të zbuluar etninë dhe statusin e migracionit të të dyshuarve

    Aktivistët kundër racizmit kanë kritikuar propozimet për t’i lejuar policisë të zbulojë etninë dhe statusin e migracionit të të dyshuarve, pas një debati të shkaktuar nga pretendimet se policia “fshehu” të kaluarën e dy burrave, të akuzuar në lidhje me përdhunimin e dyshuar të një fëmije.

    Sekretarja e Brendshme, Yvette Cooper, i tha këtë javë BBC-së se shpresonte që Komisioni i Ligjeve të “përshpejtonte” një shqyrtim të mosrespektimit të gjykatës, dhe se “udhëzimet duhet të ndryshojnë” në lidhje me informacionin e lëshuar kur një gjyq është në pritje.

    Por grupi antiracizëm, Runnymede Trust – i cili këtë muaj pretendoi se ‘gjuhë armiqësore’ nga politikanët dhe media ndaj imigracionit po nxiste “politikë reaksionare” – thotë se propozimet rrezikojnë ta paraqesin dhunën ndaj grave dhe vajzave, si një çështje etnie në vend të mizogjinisë.

    Këshilli i Përbashkët për Mirëqenien e Imigrantëve (JCWI) tha se propozimet do të “minonin” drejtësinë.

    Debati u rindez pasi George Finch, kreu i Reform UK i këshillit të qarkut Warwickshire, akuzoi policinë për një “fshehje” të statusit të migracionit të dy të dyshuarve të akuzuar pas përdhunimit të dyshuar të fëmijës, duke pretenduar se ata ishin azilkërkues. Policia mohon fuqimisht një mbulim, duke thënë se thjesht veproi në përputhje me udhëzimet kombëtare.

    Detajet e të dyshuarve para gjyqeve kufizohen rregullisht për të siguruar drejtësinë dhe sigurinë ligjore të procedurave. Por Downing Street ka bërë thirrje për “transparencë” për të rindërtuar besimin e publikut pas përhapjes së thashethemeve të rreme, pas vrasjeve në Southport të vitit 2024.

    Megjithatë, aktivistët paralajmërojnë se politikanët dhe media po e inkurajojnë të djathtën ekstreme, duke e lidhur migrimin me krimin.

    Këtë muaj, Runnymede Trust publikoi një raport që – pasi analizoi më shumë se 63 milionë fjalë nga 52,990 artikuj lajmesh dhe 317 debate në Dhomën e Komunave mbi imigracionin midis viteve 2019 dhe korrik 2024 – zbuloi se fjala që shoqërohej më fort me migrantët ishte “i paligjshëm”.

    Pas vërejtjeve të Cooper se “duhet të ofrohen më shumë informacion… përfshirë disa nga këto çështje të azilit”, Dr. Shabna Begum, drejtoresha ekzekutive e Runnymede Trust, tha: “Këto propozime nuk bëjnë asgjë për të adresuar çështjet urgjente të dhunës seksuale mashkullore, largojnë vëmendjen nga gratë dhe vajzat dhe fiksohen te kombësia dhe statusi i azilit – si pjesë e një axhende gjithnjë e më agresive të ekstremit të djathtë.”

    “Në vend që të riciklojmë klishe të vjetra rreth burrave me ngjyrë si kërcënim të natyrshëm për gratë e bardha britanike, ne duhet të përqendrojmë viktimat dhe të mbijetuarit e të gjitha prejardhjeve.

    “Ne të gjithë meritojmë më mirë se kjo politikë pantomime që na ofron keqbërës të lehtë, por nuk merret me asnjë nga kushtet më të gjera ku mizogjinia është rritur.”

    Raporti i fundit i Runnymede tha se kishte “shumë” shembuj të “historive mediatike rreth krimeve shqetësuese që theksojnë statusin e emigracionit të autorit”, duke pretenduar se ato u përdorën për t’i paraqitur azilkërkuesit si një kërcënim potencial për gratë dhe “mënyrën britanike të jetesës”.

    Raporti citoi gjithashtu komentet e bëra nga ish-sekretarja e brendshme Suella Braverman, në kontekstin e projektligjit të vitit 2023 për migracionin e paligjshëm, i cili i lidhte njerëzit që mbërrinin me anije me ‘nivele të larta kriminaliteti’ dhe postimin X të Robert Jenrick këtë vit, që fliste për “importimin e qindra mijëra njerëzve nga kultura të huaja, të cilët kanë qëndrime mesjetare ndaj grave”.

    Raporti i Runnymede tha se “efektet afatgjata” të pretendimeve të tilla do të ishin “normalizimi” i dhunës ndaj grave dhe vajzave duke e bërë të duket sikur ajo “përcaktohet nga etnia dhe jo nga vazhdimi i praktikave mizogjine në shoqëri”.

    Cooper e përshkroi publikimin e informacionit rreth të dyshuarve si “një vendim operativ për policinë dhe Shërbimin e Prokurorisë së Kurorës për një rast individual” për BBC-në, duke theksuar se ministrat duhej të kujdeseshin për të shmangur paragjykimet ligjore.

    Por Griff Ferris, drejtori i përkohshëm i komunikimit në JCWI, tha se publikimi paraprak i statusit të etnisë dhe migracionit do të “minonte atë që ka mbetur nga drejtësia në këtë vend” dhe do t’i bënte të gjitha komunitetet “më pak të sigurta”.

    Ai shtoi: “Ky propozim thellësisht i papërgjegjshëm dhe i rrezikshëm garanton se do të nxisë narrativat raciste dhe do të trimërojë më tej të djathtën ekstreme.”

    “Politika të tilla dërgojnë një mesazh të frikshëm: se disa njerëz janë në thelb më ‘të dyshimtë’.”

    Një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme tha: “Sekretari i Brendshëm e ka bërë të qartë se ekziston një interes i fortë publik për transparencë maksimale sa herë që kjo është e mundur.”

    “Kjo është arsyeja pse Ministria e Brendshme dhe Kolegji i Policisë po punojnë së bashku për të forcuar dhe sqaruar udhëzimet se si dhe kur publikohen informacionet.”

    Ahmad Mulakhil është akuzuar për përdhunim dhe Mohammad Kabir është akuzuar për rrëmbim dhe mbytje pas një sulmi të dyshuar ndaj një vajze 12-vjeçare në Nuneaton në korrik./ The Guardian.

  • Icardi e akuzoi se përdor dro*ë, reagon ashpër Wanda: Duhet të jesh vërtet bir ku*e që ia bën këtë nënës së vajzave të tua

    Icardi e akuzoi se përdor dro*ë, reagon ashpër Wanda: Duhet të jesh vërtet bir ku*e që ia bën këtë nënës së vajzave të tua

    Një kapitull i ri dramatik në sagën pa fund mes Mauro Icardit dhe ish-bashkëshortes së tij Wanda Nara ka shpërthyer në Argjentinë, me akuza të rënda që tashmë kanë përfunduar në gjykatë. Sulmuesi i Galatasaray ka depozituar një padi zyrtare ndaj Wandës, duke e akuzuar për “braktisje materiale dhe emocionale të vajzave të tyre, Francesca dhe Isabella”, si dhe për “pengim dhe bllokim të kontakteve”.
    Sipas dokumentit të lexuar nga gazetarja Angie Balbiani në emisionin “Puro Show”, Wanda ka kaluar dy javë në Europë në shoqërinë e reperit L-Gante, ndërsa vajzat i ka lënë nën kujdesin e babait të saj, Andrés Nara. Një figurë që sipas padisë është e panjohur për fëmijët dhe me të kaluar të dyshimtë për dhunë. Kujdesi ndaj fëmijëve është alternuar edhe me miq të ndryshëm, çka e ka përkeqësuar marrëdhënien mes fëmijëve dhe babait të tyre.
    Pjesa më e rëndë e padisë përfshin akuza për përdorim droge nga Wanda. Sipas Icardit, ajo “shfaq gjendje të dyshimta kognitive në rrjetet sociale” dhe manipulon qasjen e fëmijëve në telefonat celularë për të bllokuar çdo kontakt me të atin. Ai e akuzon se iu ka krijuar vajzave “ndjesinë e fajit dhe frikës për të takuar të atin”, duke u mbjellë idenë se ai i ka braktisur.
    Wanda Nara është përgjigjur menjëherë në rrjetet sociale me tone të ashpra: “Duhet të jesh vërtet një bir ku*e… për ta akuzuar nënën e vajzave të tua se përdor substance të ndaluara, kur ajo vuan nga leuçemia dhe trajtohet çdo ditë. Nuk kam përdorur kurrë asgjë, as më parë, jo më tani”.
    Ajo shton se Icardi synon ta ndalojë të qëndrojë me vajzat, duke pretenduar se “të gjithë ia kanë shprehur neverinë për të jetuar me të”. Në fund, ajo e ka akuzuar për mospagesë të alimentacionit dhe kontributeve për 10 muaj radhazi, si dhe ka publikuar “chat” me specialistët mjekësorë të qendrës “Fundaleu” për të vërtetuar diagnozën e saj me leuçemi, të zbuluar në vitin 2023.

  • I akuzuar për vrasjen e Bejtjas, lihet në burg i arrestuari, çfarë tha para gjykatës

    I akuzuar për vrasjen e Bejtjas, lihet në burg i arrestuari, çfarë tha para gjykatës

    Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë arrest me burg për Flodian Plakun i njohur dhe me mbiemrin Mamo dhe Serjani i akuzuar për vrasjen e Gentian Bejtjas.
    42-vjeçari u arrestua pak dite me pare nga forcat operacionale në Orikum.
    “Nuk kam lidhje me ngjarjen, kam përdorur një Golf para 10 ditësh, prandaj erdhi policia tek unë”, mësohet të jetë shprehur Plaku para gjykatës.
    Flodian Plaku u përfaqësua në gjykatë nga avokati i caktuar nga gjykata, Edvis Gorishti i cili kërkoi një masë më të butë sigurie por që u refuzua.

  • Berisha: Meta dhe Veliaj po dhunohen në burg!

    Berisha: Meta dhe Veliaj po dhunohen në burg!

    Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka akuzuar pushtetin se janë duke ushtruar dhunë ç’njerëzore ndaj të burgosurit politik, Ilir Meta. Po ashtu, sipas kryedemokratit duhet të kryhet një hetim edhe ndaj rastit të Erion Veliajt.
    “I kërkoj Avokatit të Popullit me urgjencë të marrë takim me të burgosurin politik Ilir Meta dhe të bëjë publike të gjitha qëndrimet çnjerëzore të urdhëruara nga Edi Rama dhe Ulsi Manja nga banditë me uniformë brenda institucionit të vuajtjes së dënimit ndaj ish-presidentit dhe ish-kryeministrit të vendit”, tha Berisha, shkruan A2 CNN.
    “Por sot më duhet gjithashtu të denoncoj të dhëna që kam se ka sjellje çnjerëzore edhe ndaj të burgosurit Erion Veliaj. Partia Demokratike ka bërë me dhjetëra e dhjetëra protesta për arrestimin e këtij delinkuenti, i cili është akuzuar as për 20 për qind të krimeve që ka kryer. Por, cilido qoftë i burgosuri, trajtimi i tij në përputhje me rregullat dhe kodin e trajtimit të të burgosurve, është standardi i domosdoshëm për çdo vend anëtar të Këshillit të Europës”, shtoi Berisha.

  • Të akuzuar për atentatin ndaj Arjan Ndojës, GJKKO shtyn procesin ndaj Dervishajt dhe Meçes

    Të akuzuar për atentatin ndaj Arjan Ndojës, GJKKO shtyn procesin ndaj Dervishajt dhe Meçes

    Gjykata e Posaçme u detyrua të shtyjë për më 19 shtator procesin ndaj Plarent Dervishajt dhe Julian Meçes, të akuzuar për atentatin ndaj ish-prokurorit, Arjan Ndoja.
    Burime bëjnë me dije se shkak i shtyrjes u bë mungesa e avokatëve të të pandehurit Meçe.
    Dështimi i seancës bëri të pamundur edhe marrjen e dëshmive të 4 dëshmitarëve, që u paraqitën në gjykatë.
    Kujtojmë se gjatë seancave të fundit gjyqësore, ish-prokurori Arjan Ndoja u përball me Plarent Dervishajn në sallën e gjyqit, ku pati edhe diskutime e përplasje të forta mes palëve.

  • Çfarë po hetohet?/ I akuzuar nga opozita, biznesmeni Ergys Agasi paraqitet në SPAK

    Çfarë po hetohet?/ I akuzuar nga opozita, biznesmeni Ergys Agasi paraqitet në SPAK

    Paraditen e sotme është paraqitur në SPAK për t’u pyetur biznesmeni Ergys Agasi.
    I shumë akuzuar nga opozita, ende nuk dihet se në cfarë cilësie do të pyetet dhe për cfarë dosje konkrete Agasi.
    Në javët e fundit ka pasur disa kontrolle në bizneset e tij.

  • 7-vjeçarja humbi jetën pasi u përplas nga skafi, shpallen të pafajshëm 5 efektivët e akuzuar për shpërdorim detyre

    7-vjeçarja humbi jetën pasi u përplas nga skafi, shpallen të pafajshëm 5 efektivët e akuzuar për shpërdorim detyre

    Gjykata e Vlorës ka shpallur të pafajshëm pesë efektivët e policisë të akuzuar për shpërdorim detyre në lidhje me ngjarjen tragjike ku humbi jetën 7-vjeçarja Jonada Avdiaj.
    Sot u mbajt seanca e fundit e një procesi trevjeçar gjyqësor ndaj grupit të pesë efektivëve, të cilët u përballën me akuzën e shpërdorimit të detyrës. Në seancën përfundimtare, prokurorja kërkoi dënimin e secilit prej tyre me nga 1 vit e 6 muaj burg, por Gjykata e Shkallës së Parë në Vlorë i shpalli të gjithë të pafajshëm.
    Gjykata e Vlorës e dënoi Arjan Tasen me 18 vite burg për “vrasje me dashje”, në bazë të nenit 76 të Kodit Penal. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, ai përfitoi ulje të një të tretës së dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 12 vite burgim.
    Ndërkohë, veçmas u gjykua edhe çështja ndaj tetë efektivëve të tjerë, të akuzuar për shpërdorim detyre. Prokuroria e Vlorës i cilësoi ata përgjegjës për mungesën e masave të sigurisë në plazhe gjatë sezonit turistik, çka sipas saj, kontribuoi në ngjarjen tragjike. Por më 16 korrik 2025, pas tri viteve proces gjyqësor, Gjykata e Vlorës vendosi t’i shpallë të gjithë të pafajshëm.