Një 49-vjeçar shqiptar është arrestuar në Tiranë, si pjesë e operacionit policor të koduar “Operacionalja 69”, pas një bashkëpunimi mes Policisë së Shtetit dhe autoriteteve të Kosovës.
Oltion Shehu, me origjinë nga Tepelena, ishte shpallur në kërkim nga Gjykata Themelore e Gjakovës, e cila në shkurt 2025 i kishte caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Ndërkohë, Interpol Tirana po vijon procedurat në bashkëpunim me autoritetet kosovare për ekstradimin e 49-vjeçarit drejt Kosovës, ku do të përballet me drejtësinë.
Tag: akuzuar
-

Kapet në Tiranë shqiptari i akuzuar për kultivim kanabisi në Gjakovë
-

I akuzuar për vrasjen e biznesmenit italian, gjykata lë në burg Kamber Sulçen
Burg pa afat ka qenë masa e arrestit e dhënë për Kamber Sulçen nga Gjykata e Shkallës së Parë të Gjirokastrës, i akuzuar për vrasjen e biznesmenit italian Eduardo Sarchi. Fillimisht ka qenë prokurorja e çështjes Blerina Musabelli ajo e cila ka paraqitur aktet me të cilat grupi hetimor pati marrë në vendngjarje e më pas të gjitha rrethanat që e kanë shoqëruar këtë situatë deri në vetëdorëzimin e Kamber Sulçes dy ditë më parë në organin e akuzës.
Më pas avokati i Sulçes i ardhur nga Vlora, Arsenal Zotaj ka paraqitur në seancë ndër të tjera dhe faktin e vetëdorëzimit të klientit të vet, çka përbën një rrethanë lehtësuese, e cila mund të merret në konsideratë nga kryesuesja e seancës.Vetë Kamber Sulçe ka qëndruar i heshtur përgjatë gjithë seancës së vlerësimit të masës së arrestit dhe nuk ka folur asnjë fjalë.
Pas gjithë kësaj, kryesuesja e seancës njëkohësisht dhe kreu i Gjykatës së Shkallës së Parë, Entela Selmanaj ka dhënë vendimin e vlerësimit të masës “Burg pa afat”. Mësohet se pas dhënies së vendimit, avokati i të pandehurit është shprehur se do ta ankimojë në Gjykatën e Apelit në kryeqytet.
-

Morën dy mijë euro për të fshehur aksidentin, SPAK çon në gjyq ish-shefin e Rrugores dhe dy vartësit
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë, procedimin penal, nr.91/1 të vitit 2023, në ngarkim të pesë të pandehurve, të akuzuar për veprat penale të korrupsionit aktiv dhe pasiv të funksionarëve të organeve të drejtësisë, të parashikuara nga nenet 319, 319/ç dhe 25 të Kodit Penal.
Të pandehurit
Roven Zeka, me detyrë Shef Komisariati në Komisariatin e Policisë Rrugore në Drejtorinë Vendore të Policisë, Tiranë, i akuzuar për kryerjen e veprës penale, “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 319/ç dhe 25 i Kodit Penal.
Sokol Novaku, me detyrë Shef Seksioni për Hetimin e Aksidenteve Rrugore në Komisariatin e Policisë Rrugore, Tiranë, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 319/ç dhe 25 i Kodit Penal.
Edison Tabaku, Specialist në Seksionin e Hetimit të Aksidenteve Rrugore, i akuzuar për kryerjen e veprës penale, “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 319/ç dhe 25 i Kodit Penal.
Ergest Vrioni, shtetas i akuzuar për kryerjen e veprës penale,“Korrupsioni aktiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 319 dhe 25 i Kodit Penal.
Bledi Belba, shtetas i akuzuar për kryerjen e veprës penale,“Korrupsioni aktiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 319 dhe 25 i Kodit Penal.
Rrethanat e faktit
Nga hetimet ka rezultuar se më datë 16 prill 2025, pas një aksidenti rrugor që ka ndodhur në në orën 07:30, në Tiranë, janë përfshirë dy mjete, njëri i drejtuar nga shtetasja, Anisa Vrioni dhe tjetri nga shtetasi Andri Koçi. Personat që ndodheshin në mjetin e drejtuar nga ky i fundit janë dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore.
Shtetasja Anisa Vrioni është shoqëruar në orën 10:00 në Komisariatin e Policisë nr. 3, Tiranë, duke u lënë e lirë në orën 13:00. Pas kësaj, ajo është dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore. Veprimet hetimore në lidhje me këtë rast janë kryer nga i pandehuri Edison Tabaku, i cili kishte njohje të hershme me bashkëshortin e Anisës, të pandehurin Ergest Vrioni.
I pandehuri Edison Tabaku, ka kërkuar dhe ka marrë në mënyrë të drejtëpërdrejtë nga i pandehuri, Ergest Vrioni shumën e parave prej dyqind mijë lekësh. I pandehuri Edison Tabaku në kërkimin dhe marrjen e kësaj shumë ka vepruar në bashkëpunim me dy eprorët e tij, të pandehurit Roven Zeka dhe Sokol Novaku, të cilët e kanë kërkuar dhe marrë këtë shumë parash, me qëllim mosarrestimin e shtetases Anisa Vrioni. Bledi Belba ka ndërhyrë tek Roven Zeka dhe e ka ndihmuar Ergestin me shumën prej 1000 eurosh, për t’ia kaluar të pandehurve, me qëllimin për të mos arrestuar bashkëshorten e tij. -

EMRAT/ Akuzohen për korrupsion aktiv dhe pasiv, SPAK dërgon për gjykim tre punonjës të Policisë Rrugore dhe dy shtetas të tjerë
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë, procedimin penal, nr.91/1 të vitit 2022, në ngarkim të pesë të pandehurve, të akuzuar për veprat penale të korrupsionit aktiv dhe pasiv të funksionarëve të organeve të drejtësisë,
Të pandehurit janë:
Roven Zeka, me detyrë Shef Komisariati në Komisariatin e Policisë Rrugore në Drejtorinë Vendore të Policisë, Tiranë, i akuzuar për kryerjen e veprës penale, “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 319/ç dhe 25 i Kodit Penal.
Sokol Novaku, me detyrë Shef Seksioni për Hetimin e Aksidenteve Rrugore në Komisariatin e Policisë Rrugore, Tiranë, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 319/ç dhe 25 i Kodit Penal.
Edison Tabaku, Specialist në Seksionin e Hetimit të Aksidenteve Rrugore, i akuzuar për kryerjen e veprës penale, “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 319/ç dhe 25 i Kodit Penal.
Ergest Vrioni, shtetas i akuzuar për kryerjen e veprës penale,“Korrupsioni aktiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 319 dhe 25 i Kodit Penal.
Bledi Belba, shtetas i akuzuar për kryerjen e veprës penale,“Korrupsioni aktiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 319 dhe 25 i Kodit Penal.
Rrethanat e faktit
Nga hetimet ka rezultuar se më datë 16 prill 2025, pas një aksidenti rrugor që ka ndodhur në në orën 07:30, në Tiranë, janë përfshirë dy mjete, njëri i drejtuar nga shtetasja, Anisa Vrioni dhe tjetri nga shtetasi Andri Koçi. Personat që ndodheshin në mjetin e drejtuar nga ky i fundit janë dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore.
Shtetasja Anisa Vrioni është shoqëruar në orën 10:00 në Komisariatin e Policisë nr. 3, Tiranë, duke u lënë e lirë në orën 13:00. Pas kësaj, ajo është dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore. Veprimet hetimore në lidhje me këtë rast janë kryer nga i pandehuri Edison Tabaku, i cili kishte njohje të hershme me bashkëshortin e Anisës, të pandehurin Ergest Vrioni.
I pandehuri Edison Tabaku, ka kërkuar dhe ka marrë në mënyrë të drejtëpërdrejtë nga i pandehuri, Ergest Vrioni shumën e parave prej dyqind mijë lekësh. I pandehuri Edison Tabaku në kërkimin dhe marrjen e kësaj shumë ka vepruar në bashkëpunim me dy eprorët e tij, të pandehurit Roven Zeka dhe Sokol Novaku, të cilët e kanë kërkuar dhe marrë këtë shumë parash, me qëllim mosarrestimin e shtetases Anisa Vrioni. Bledi Belba ka ndërhyrë tek Roven Zeka dhe e ka ndihmuar Ergestin me shumën prej 1000 eurosh, për t’ia kaluar të pandehurve, me qëllimin për të mos arrestuar bashkëshorten e tij.Top Channel
-

EMRAT/ Morën ryshfet pas aksidentit me pesë të plagosur, dërgohen për gjykim tre punonjësit e Policisë Rrugore
Njoftuar zyrtarisht se ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim ish-drejtorin e Policisë Rrugore, Roven Zeka.
Përveç Zekës, të pandehur janë marrë edhe ish-zyrtarët Sokol Novaku dhe Edison Tabaku. Nën akuzë janë gjithashtu Ergest Vrioni dhe Bledi Belba, ndaj të cilëve rëndojnë akuza për korrupsion.
Çështja do të shqyrtohet në seancën paraprake nga gjyqtarja Irena Gjoka.
Kujtojmë se Roven Zeka u vendos në arrest shtëpie më 14 korrik, pasi kërkoi një masë më të butë sigurie për shkak të një dëmtimi në legen të pësuar gjatë qëndrimit në paraburgim. Kërkesa e tij u pranua nga Gjykata e Posaçme pas përfundimit të ekspertizës mjekësore, e cila konfirmoi gjendjen shëndetësore të ish-zyrtarit të policisë.
Njoftimi:
SPAK dërgon për gjykim tre punonjës të Policisë Rrugore dhe dy shtetas për korrupsion aktiv dhe pasiv
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë, procedimin penal, nr.91/1 të vitit 2023, në ngarkim të pesë të pandehurve, të akuzuar për veprat penale të korrupsionit aktiv dhe pasiv të funksionarëve të organeve të drejtësisë, të parashikuara nga nenet 319, 319/ç dhe 25 të Kodit Penal.
Të pandehurit
Roven Zeka, me detyrë Shef Komisariati në Komisariatin e Policisë Rrugore në Drejtorinë Vendore të Policisë, Tiranë, i akuzuar për kryerjen e veprës penale, “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 319/ç dhe 25 i Kodit Penal.
Sokol Novaku, me detyrë Shef Seksioni për Hetimin e Aksidenteve Rrugore në Komisariatin e Policisë Rrugore, Tiranë, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 319/ç dhe 25 i Kodit Penal.
Edison Tabaku, Specialist në Seksionin e Hetimit të Aksidenteve Rrugore, i akuzuar për kryerjen e veprës penale, “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 319/ç dhe 25 i Kodit Penal.
Ergest Vrioni, shtetas i akuzuar për kryerjen e veprës penale,“Korrupsioni aktiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 319 dhe 25 i Kodit Penal.
Bledi Belba, shtetas i akuzuar për kryerjen e veprës penale,“Korrupsioni aktiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 319 dhe 25 i Kodit Penal.
Rrethanat e faktit
Nga hetimet ka rezultuar se më datë 16 prill 2025, pas një aksidenti rrugor që ka ndodhur në në orën 07:30, në Tiranë, janë përfshirë dy mjete, njëri i drejtuar nga shtetasja, Anisa Vrioni dhe tjetri nga shtetasi Andri Koçi. Personat që ndodheshin në mjetin e drejtuar nga ky i fundit janë dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore.
Shtetasja Anisa Vrioni është shoqëruar në orën 10:00 në Komisariatin e Policisë nr. 3, Tiranë, duke u lënë e lirë në orën 13:00. Pas kësaj, ajo është dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore. Veprimet hetimore në lidhje me këtë rast janë kryer nga i pandehuri Edison Tabaku, i cili kishte njohje të hershme me bashkëshortin e Anisës, të pandehurin Ergest Vrioni.
I pandehuri Edison Tabaku, ka kërkuar dhe ka marrë në mënyrë të drejtëpërdrejtë nga i pandehuri, Ergest Vrioni shumën e parave prej dyqind mijë lekësh. I pandehuri Edison Tabaku në kërkimin dhe marrjen e kësaj shumë ka vepruar në bashkëpunim me dy eprorët e tij, të pandehurit Roven Zeka dhe Sokol Novaku, të cilët e kanë kërkuar dhe marrë këtë shumë parash, me qëllim mosarrestimin e shtetases Anisa Vrioni. Bledi Belba ka ndërhyrë tek Roven Zeka dhe e ka ndihmuar Ergestin me shumën prej 1000 eurosh, për t’ia kaluar të pandehurve, me qëllimin për të mos arrestuar bashkëshorten e tij.
-

SPAK dërgon për gjykim dy persona të akuzuar për korrupsion për një ndërtim pa leje
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK ka dërguar për gjykim dy persona të cilët akuzohen për korrupsion për një ndërtim pa leje. SPAK ka dërguar për gjykim policin bashkiak, Besmir Cani dhe Ahmet Mashollarin të cilët akuzohen për veprën “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
Sipas hetimeve, Cani ka marrë 2.400.000 lekë, për moskryerjen e veprimeve për një ndërtim pa leje. Mashollari është provuar se është personi që i ka dhënë shumën e parave, punonjësit të policisë bashkiake.
“Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë, procedimin penal, nr.62 të vitit 2025 ndaj të pandehurve:
Besmir Cani, me detyrë polic bashkiak, Bashkia Tiranë, i akuzuar për kryerjen e veprës penale, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, e parashikuar nga neni 259/2 i Kodit Penal;
Ahmet Mashollari, i akuzuar për kryerjen e veprës penale, “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, e parashikuar nga neni 244/2 i Kodit Penal.
Pas përfundimit të hetimit paraprak ka rezultuar e provuar se i pandehuri, Besmir Cani, në ushtrim të detyrës së punonjësit të policisë bashkiake, ka marrë një përfitim të parregullt në shumën 2.400.000 lekë, për moskryerjen e veprimeve për një ndërtim pa leje. Këto veprime përfshijnë; mosraportimin, mosvendosjen e gjobës përkatëse si edhe shmangien nga prishja e objektit të ndërtuar pa leje nga i pandehuri, Ahmet Mashollari, i cili është provuar t’i ketë dhënë shumën e parave, punonjësit të policisë bashkiake”, njofton SPAK. -

2.4 milionë lekë ryshfet, SPAK çon në gjyq 2 të akuzuar për korrupsion për një ndërtim pa leje (Emrat)
Pas përfundimit të hetimeve SPAK ka çuar në gjyq 2 të akuzuar për korrupsion për një ndërtim pa leje.
Sipas njoftimit Besmir Cani, me detyrë polic bashkiak në Tiranë ka marrë 2.400.000 lekë ryshfet nga Ahmet Mashollari.
Njoftimi i plotë:
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë, procedimin penal, nr.62 të vitit 2025 ndaj të pandehurve:
Besmir Cani, me detyrë polic bashkiak, Bashkia Tiranë, i akuzuar për kryerjen e veprës penale, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, e parashikuar nga neni 259/2 i Kodit Penal;
Ahmet Mashollari, i akuzuar për kryerjen e veprës penale, “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, e parashikuar nga neni 244/2 i Kodit Penal.
Pas përfundimit të hetimit paraprak ka rezultuar e provuar se i pandehuri, Besmir Cani, në ushtrim të detyrës së punonjësit të policisë bashkiake, ka marrë një përfitim të parregullt në shumën 2.400.000 lekë, për moskryerjen e veprimeve për një ndërtim pa leje. Këto veprime përfshijnë; mosraportimin, mosvendosjen e gjobës përkatëse si edhe shmangien nga prishja e objektit të ndërtuar pa leje nga i pandehuri, Ahmet Mashollari, i cili është provuar t’i ketë dhënë shumën e parave, punonjësit të policisë bashkiake. -

EMRAT/ Të akuzuar për korrupsion për një ndërtim pa leje, SPAK dërgon për gjykim policin bashkiak dhe bashkëpunëtorin
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë, procedimin penal, nr.62 të vitit 2025 ndaj të pandehurve Besmir Cani dhe Ahmet Mashollari.
Besmir Cani, me detyrë polic bashkiak, Bashkia Tiranë, i akuzuar për kryerjen e veprës penale, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, e parashikuar nga neni 259/2 i Kodit Penal;
Ahmet Mashollari, i akuzuar për kryerjen e veprës penale, “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, e parashikuar nga neni 244/2 i Kodit Penal.
Pas përfundimit të hetimit paraprak ka rezultuar e provuar se i pandehuri, Besmir Cani, në ushtrim të detyrës së punonjësit të policisë bashkiake, ka marrë një përfitim të parregullt në shumën 2.400.000 lekë, për moskryerjen e veprimeve për një ndërtim pa leje. Këto veprime përfshijnë; mosraportimin, mosvendosjen e gjobës përkatëse si edhe shmangien nga prishja e objektit të ndërtuar pa leje nga i pandehuri, Ahmet Mashollari, i cili është provuar t’i ketë dhënë shumën e parave, punonjësit të policisë bashkiake.Top Channel
-

Shkeli Kushtetutën: PD nis procedurat për kërkesën e shkarkimit të Begajt
Partia Demokratike ka akuzuar vazhdimisht Presidentin Bajram Begaj se ka shkelur rëndë Kushtetutën me dekretin për zgjedhjet e 11 majit 2025, duke vepruar nën ndikimin e mazhorancës dhe në kundërshtim me parimin e pavarësisë së institucionit të Presidencës.
Në mbledhjen e Grupit Parlamentar, PD vendosi të nisë procedurat për shkarkimin e Presidentit, duke e akuzuar atë për veprim të njëanshëm politik dhe për nënshtrim ndaj qeverisë Rama.
Partia gjithashtu miratoi ngritjen e një Komisioni Hetimor për të hetuar “shkeljet dhe manipulimet e rënda” në zgjedhjet e majit, që sipas saj “nuk përfaqësojnë vullnetin e qytetarëve”.
Kreu i PD-së, Sali Berisha, deklaroi se “ky është një akt për mbrojtjen e demokracisë dhe të Presidencës nga kapja politike që i është bërë nga Edi Rama”.
-

Nuk iu bind policisë dhe përplasi 9 makina/ Zbulohet e shkuara e errët e Imer Krrashit, i akuzuar për dhunë dhe grabitje
Personi në foto është Imer Krrashi, i cili tentoi t’i ikte policisë sot në afërsi të Saukut, por përplasi disa persona.
Teksa ndiqej nga forcat Shqiponja, Krrashi i armatosur ka përplasur 9 makina, përfshirë një motor. Si pasojë e përplasjes, një polic jashtë shërbimit së bashku me bashkëshorten kanë mbetur të lënduar.
Polici ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, si pasojë e përplasjes. Autori është arrestuar nga forcat policore, teksa iu gjet edhe arma.
Imer Krrashi, i cili përdorte edhe emrat Imer Masha dhe Imer Uka, është emër i njohur për drejtësinë. Ai është akuzuar më parë për vjedhje me dhunë, kanosje, mosbindje dhe plagosje e lehtë.Top Channel