Tag: akuzuar

  • George Soros në qendër të akuzave globale për ndikim politik dhe financiar

    George Soros në qendër të akuzave globale për ndikim politik dhe financiar

    Financieri dhe filantropi, George Soros prej vitesh është akuzuar nga kritikë në mbarë botën, për ndërhyrje në procese politike dhe ekonomike. Pretendimet përfshijnë financimin e lëvizjeve opozitare, ndikimin në zgjedhje dhe mbështetjen e revolucioneve të njohura si “revolucionet me ngjyra”, në vende si Ukraina dhe Kirgistani.

    Sipas deklaratave të tij të mëhershme, pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik ai tha se “hyri dhe mblodhi copëzat”, duke ngritur fondacione në disa vende të Europës Lindore dhe Azisë për të përgatitur terrenin, për atë që e quante tranzicion “demokratik”.

    Në fushën financiare, Soros u bë i njohur në vitin 1992 pasi fitoi rreth 1 miliard dollarë nga spekulimi me paundin britanik, çka solli humbje të mëdha për ekonominë e Mbretërisë së Bashkuar. Megjithatë, ai nuk është ndjekur penalisht për këtë veprim.

    Në Francë, në vitin 2002, Soros u dënua për tregtim të brendshëm informacioni, lidhur me privatizimet e viteve 1980 dhe u gjobit me 2.2 milionë euro. Apelimet e tij u refuzuan në disa nivele gjyqësore, përfshirë edhe në nivel europian.

    Në Azi, ish-kryeministri i Malajzisë, Mahathir Mohamad, e ka akuzuar Sorosin se ka luajtur rol në përkeqësimin e Krizës Financiare Aziatike të vitit 1997, duke ndikuar në rënien e monedhave të rajonit. Megjithatë, pavarësisht ligjeve të rrepta të Malajzisë për manipulimin e tregut, ai nuk është ndjekur penalisht.

    Kritikat ndaj tij shtrihen edhe në politikën amerikane, ku Soros ka financuar fushata të ndryshme dhe ka mbështetur kandidatë e prokurorë, që kundërshtarët e lidhin me çështjet ndaj ish-presidentit Donald Trump. Ndërsa qindra aleatë të Trump-it janë ndjekur penalisht për akuza të lidhura me zgjedhjet, Soros vetë nuk është përballur me akuza.

  • Dyshohet si bashkëpunëtor në vrasjen e Mondi Mëhallës, lihet në burg Nevzat Spaho

    Dyshohet si bashkëpunëtor në vrasjen e Mondi Mëhallës, lihet në burg Nevzat Spaho

    Gjykata e Elbasanit la në burg edhe 29 vjeçarin nga Përrenjasi, Nevzat Spaho, i akuzuar si bashkëpunëtor në vrasjen e biznesmenit Mondi Mëhalla në Elbasan mbrëmjen e 30 Nëntorit.

    Elis Dine ra dakord me prokurorin Gjergji Ceka i cili kërkoi “Arrest me burg” për 29 vjeçarin i njohur për policinë si person me precedentë të theksuar kriminalë.
    Ende janë të paqarta lidhjet e Spahos me biznesmenin nga Elbasani, por në gjurmët e tij çoi makina e cila u përdor në momentin e ngjarjes dhe më pas u dogj pranë fshatit Morakë të Librazhdit.
    Më herët gjykata vendosi gjithashtu të lerë në burg Xhino Agon ortak i biznesmenit Mëhalla, gjithashtu i akuzuar si bashkëpunëtor në krim.
    Dëshmitë e familjarëve të Mëhallës për marrëdhëniet shumë të mira familjare mes dy ortakëve duket se nuk e kanë bindur gjyqtarin Elis Dine.
    Në masë sigurie “arrest me burg” gjykata la edhe 52 vjeçarin Kujtim Pisha, baba i dy fëmijëve, roje në objektin, pranë të cilit ndodhi ngjarja, i akuzuar për moskallëzim të krimit.
    Nga ana tjetër policia vazhdon punën për arrestimin e dy personave të shpallur në kërkim po ashtu të dyshuar si bashkëpunëtorë në vrasje.
    Mondi Mëhalla i njohur edhe si Edmond Hyka u qëllua me tre plumba pistolete në kokë mbrëmjen e 30 dhjetorit ku mbeti i vdekur më vend. Kamerat e sigurisë treguar në atentati u krye nga një person u vetëm i cili më pas u largua me një mjet tip ‘Audi’ në drejtim të Librazhdit.

    Top Channel

  • Balluku e akuzuar për skandale korruptive, Berisha: Hajduti pezullohet dhe arrestohet, shkoi në Ankara për pazarin…

    Balluku e akuzuar për skandale korruptive, Berisha: Hajduti pezullohet dhe arrestohet, shkoi në Ankara për pazarin…

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar te pandehurën Belinda Balluku, e cila është e pezulluar si zëvendëskryeministre dhe ministres së Infrastrukturës, për afera korruptive.
    Gjatë një takimi me Federaten e Opozites se Bashkuar, Berisha pretendoi se Balluku është “kapur në flagrancë” me vjedhje te shumta në Tunelin e Llogarase.
    Sipas Berishës, kudo në botë qoftë ministri apo kryeministri nëse është “hajdutet duhet pezulluar dhe arrestuar”.
    “Është kapur në flagrancë, hajdut me tunelin e Llogarasë. E Ka marrë zv kryeministren e ka çuar në Ankara, kanë bërë pazarin me 50 mln euro si fillim dhe tani mashtron sic është paturpësisht se nuk ka ndodhur në botë që të pezullohet ministri. Hajduti pezullohet dhe arrestohet kudo në botë.  Qoftë ministër, qoftë kryeministër. Ky do të na mbushë mendjen se cënohet kushtetuta. Ato 50 mln janë 1/50 e atyre që ka vjedhur. Po të mos ishte zonjë do ta thoja që ka qenë “këmisha” e Edi Ramës. Ai e ka thënë vetë, vetëm kjo më kryen punë dhe tani ushtron terror ndaj gjykatë”, tha nder te tjera Berisha.

  • GJKKO çon për gjykim ish-kryetaren e komanduar të bashkisë Tropojë dhe ndërtuesin Rrok Gega

    GJKKO çon për gjykim ish-kryetaren e komanduar të bashkisë Tropojë dhe ndërtuesin Rrok Gega

    Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka vendosur të dërgojë për gjykim ish‑kryetaren e komanduar të Bashkisë Tropojë, Zyra Islamaj, e akuzuar për korrupsion pasiv në ushtrimin e funksioneve publike.
    Bashkë me të, në të njëjtën dosje penale, do të gjykohet edhe Rrok Gega, i akuzuar për korrupsion aktiv.
    SPAK më datë 29 shtator 2025, paraqiti pranë Gjykatës kërkesën për dërgimin në gjyq të çështjes penale nr. 15/2026. Sipas akuzës, Gega dyshohet se ka ofruar përfitime të paligjshme, ndërsa Zyra Islamaj i ka pranuar ato, duke abuzuar me fondet e bashkisë.
    Në seancën paraprake të datës 25 nëntor 2025, trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtarja Irena Gjoka pranoi kërkesën e SPAK dhe vendosi që dosja të kalojë për gjykim me një trup tjetër gjykues.
    Gjykata theksoi se kundër këtij vendimi nuk lejohet ankim, duke hapur rrugën për gjykimin e plotë të çështjes.
    Hetimet
    Hetimi nisi pas ndërtimit të një ure në fshatin Luzhë. Sipas SPAK, Zyra Islamaj përdori fondet e bashkisë për interesa personale, duke favorizuar familjarët e saj që jetojnë në këtë fshat. Tenderi u hap nga Bashkia e Tropojës dhe u fitua nga Rrok Gega, i cili është nën hetim bashkë me ish-kryetaren.
    Rasti u denoncua në dhjetor 2024 nga Partia Demokratike përmes zëdhënëses së saj për Antikorrupsionin, Genta Vangjeli. PD raportoi se Islamaj kishte kërkuar që ndërtuesi të ndërtonte një urë të personalizuar mbi përroin pranë banesës së motrës së saj.
    Zyra Islamaj u komandua në krye të Bashkisë së Tropojës në shtator 2024, pas arrestimit të kryebashkiakut Rexhë Byberi, i akuzuar për ‘shpërdorim detyre’ dhe dëm ekonomik prej 2.7 miliardë lekësh të vjetra për buxhetin e shtetit.
     

  • “Flakë në det”, GJKKO dënon me 161 vite burg 13 personat e akuzuar për trafik droge dhe grup të strukturuar kriminal

    “Flakë në det”, GJKKO dënon me 161 vite burg 13 personat e akuzuar për trafik droge dhe grup të strukturuar kriminal

    Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka dënuar me 161 vite e 6 muaj burg 13 persona të akuzuar për trafik të lëndëve narkotike dhe grup të strukturuar kriminal.
    Të dënuarit janë Arlind Ismajlukaj, Gezim Çelaj, Nerim Çela, Armando Mema, Dritan Metaj, Ben Dalipaj, Besnik Brokeri, Alket Deda (alias Dritan Deda), Selami Lushkaj, Ksenofon Bodo, Kyrylo Ponomarenko, Kostiantyn Biellon dhe Armando Papa.
    Të gjithë të pandehurit kanë përfituar gjykim të shkurtuar ku në total janë dënuar me 109 vite e 1 muaj burg.

    vijon…

  • Blenë vota për PS-në në Kurbin, SPAK dërgon për gjykim 3 persona (EMRAT)

    Blenë vota për PS-në në Kurbin, SPAK dërgon për gjykim 3 persona (EMRAT)

    spak

    TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme, 3 persona për korrupsion në zgjedhjet e zhvilluara në Qarkun Lezhë. Tre të pandehurit janë Gersi Kaçorri, i akuzuar për korrupsion aktiv në zgjedhje; Besnik Uka dhe Artur Jahja, të akuzuar për korrupsion pasiv në zgjedhje. Nga hetimet, rezulton se 3 të pandehurit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë ndikuar votuesit në bashkinë Kurbin gjatë fushatës zgjedhore të 11 majit 2025. Sipas njoftimit të SPAK, 3 të pandehur dhanë shuma monetare zgjedhësve të Bashkisë Kurbin, në këmbim të votimit në mbështetje të subjektit politik, Partia Socialiste.
    Njoftimi: 
    Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe më datë 7.11.2025, ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme, procedimin penal nr. 55 të vitit 2025, për korrupsion në zgjedhjet e zhvilluara në Qarkun Lezhë.
    Të pandehurit e dërguar për gjykim janë:
    Gersi Kaçorri, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion aktiv në zgjedhje”, kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga nenet 328 dhe 25 të Kodit Penal;Besnik Uka, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv në zgjedhje”, kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga nenet 328/b dhe 25 të Kodit Penal;Artur Jahja, i akuzuar për kryerjen e veprës penale, “Korrupsion pasiv në zgjedhje”, kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga nenet 328/b dhe 25 të Kodit Penal.
    Rrethanat e çështjes
    Procedimi penal është regjistruar mbi bazën e materialit të referuar nga hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), në ngarkim të shtetasve të mësipërm, të dyshuar për veprën penale, “Korrupsion aktiv në zgjedhje” dhe “Korrupsion pasiv në zgjedhje”, të kryera në bashkëpunim, gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të datës 11 maj 2025.
    Aktet e administruara gjatë hetimit proaktiv dhe ndjekjes me metoda speciale të hetimit (përgjime të komunikimeve telefonike, vëzhgime dhe veprime të tjera hetimore treguan se të pandehurit; Gersi Kaçorri, Besnik Uka dhe Artur Jahja janë përfshirë në veprimtari të kundërligjshme në Qarkun e Lezhës, gjatë zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë.
    Gjatë fushatës zgjedhore, të pandehurit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, premtuan, ofruan dhe dhanë shuma monetare zgjedhësve të Bashkisë Kurbin, në këmbim të votimit në një mënyrë të caktuar, në mbështetje të subjektit politik, Partia Socialiste.
    Hetimi evidentoi se të pandehurit kanë qenë aktivë në fushatën zgjedhore në mbështetje të këtij subjekti politik, duke ofruar dhe shpërndarë mjete monetare tek zgjedhësit për të ndikuar në mënyrën e votimit të tyre.

  • Ofruan para për të blerë vota, SPAK dërgon për gjykim tre persona për korrupsion zgjedhor në Lezhë

    Ofruan para për të blerë vota, SPAK dërgon për gjykim tre persona për korrupsion zgjedhor në Lezhë

    Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim tre persona të akuzuar për korrupsion aktiv dhe pasiv në zgjedhje, të ndodhur gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025 në Qarkun e Lezhës.
    Sipas njoftimit zyrtar të SPAK, më datë 7 nëntor 2025, është dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme procedimi penal nr. 55/2025, që lidhet me veprimtari të paligjshme të ndodhura në Bashkinë Kurbin, ku personat e përfshirë dyshohet se kanë ofruar dhe shpërndarë para në këmbim të votës.
    Të pandehurit e dërguar për gjykim janë:
    -Gersi Kaçorri, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion aktiv në zgjedhje”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 328 dhe 25 të Kodit Penal;
     
     
    -Besnik Uka, i akuzuar për “Korrupsion pasiv në zgjedhje”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 328/b dhe 25 të Kodit Penal;
    -Artur Jahja, i akuzuar për “Korrupsion pasiv në zgjedhje”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 328/b dhe 25 të Kodit Penal.
    Sipas SPAK, procedimi penal është regjistruar mbi bazën e materialeve të referuara nga Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH), e cila ka zhvilluar një hetim proaktiv me përdorimin e metodave speciale të hetimit, përfshirë përgjime telefonike dhe vëzhgime të drejtpërdrejta.
    Nga provat e mbledhura, ka rezultuar se gjatë fushatës elektorale, të pandehurit në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë premtuar, ofruar dhe shpërndarë shuma monetare për zgjedhës në zonën e Bashkisë Kurbin, me qëllim që ata të votonin në një mënyrë të caktuar në mbështetje të subjektit politik Partia Socialiste.
    Hetimet kanë treguar se tre të pandehurit kanë qenë aktivë në fushatën zgjedhore, duke ndërmarrë veprime konkrete për të ndikuar në vullnetin e zgjedhësve dhe për të ndihmuar rezultatin elektoral të subjektit në fjalë.
    SPAK thekson se dosja tashmë i është kaluar Gjykatës së Posaçme, e cila do të shqyrtojë akuzat ndaj tre personave të përfshirë në këtë rast.

  • SPAK përfundon hetimet, çon në gjykatë tre persona për korrupsion zgjedhor në Kurbin

    SPAK përfundon hetimet, çon në gjykatë tre persona për korrupsion zgjedhor në Kurbin

    SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme çështjen penale që lidhet me korrupsionin gjatë zgjedhjeve parlamentare në qarkun e Lezhës.
    Tre të pandehurit janë Gersi Kaçorri, i akuzuar për korrupsion aktiv në zgjedhje; Besnik Uka dhe Artur Jahja, të akuzuar për korrupsion pasiv në zgjedhje.
    Sipas hetimeve të kryera nga SPAK dhe Byroja Kombëtare e Hetimit BKH, gjatë fushatës zgjedhore të 11 majit 2025, të pandehurit kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin për të ndikuar votuesit në bashkinë Kurbin. Ata dyshohet se kanë premtuar dhe shpërndarë para në këmbim të votave në favor të Partisë Socialiste.
    Hetimet përfshinë përgjime telefonike, vëzhgime dhe metoda të tjera speciale, të cilat treguan se tre personat janë përfshirë në veprimtari të paligjshme për të ndikuar rezultatin e zgjedhjeve.
    Njoftimi: 
    Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe më datë 7.11.2025, ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme, procedimin penal nr. 55 të vitit 2025, për korrupsion në zgjedhjet e zhvilluara në Qarkun Lezhë.
    Të pandehurit e dërguar për gjykim janë:

    Gersi Kaçorri, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion aktiv në zgjedhje”, kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga nenet 328 dhe 25 të Kodit Penal;
    Besnik Uka, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv në zgjedhje”, kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga nenet 328/b dhe 25 të Kodit Penal;
    Artur Jahja, i akuzuar për kryerjen e veprës penale, “Korrupsion pasiv në zgjedhje”, kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga nenet 328/b dhe 25 të Kodit Penal.

    Rrethanat e çështjes

    Aktet e administruara gjatë hetimit proaktiv dhe ndjekjes me metoda speciale të hetimit (përgjime të komunikimeve telefonike, vëzhgime dhe veprime të tjera hetimore treguan se të pandehurit; Gersi Kaçorri, Besnik Uka dhe Artur Jahja janë përfshirë në veprimtari të kundërligjshme në Qarkun e Lezhës, gjatë zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë.
    Gjatë fushatës zgjedhore, të pandehurit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, premtuan, ofruan dhe dhanë shuma monetare zgjedhësve të Bashkisë Kurbin, në këmbim të votimit në një mënyrë të caktuar, në mbështetje të subjektit politik, Partia Socialiste.
    Hetimi evidentoi se të pandehurit kanë qenë aktivë në fushatën zgjedhore në mbështetje të këtij subjekti politik, duke ofruar dhe shpërndarë mjete monetare tek zgjedhësit për të ndikuar në mënyrën e votimit të tyre.

  • Arrest me burg për Bertil Alliaj, i akuzuar për vrasjen e Dalan Alliajt në Gjorm

    Arrest me burg për Bertil Alliaj, i akuzuar për vrasjen e Dalan Alliajt në Gjorm

    Gjykata e Shkallës së Parë në Vlorë ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për Bertil Ismail Alliaj, 32 vjeç, i akuzuar për vrasjen e Dalan Alliajt në fshatin Gjorm disa ditë më parë. Gjatë seancës, e cila u drejtua nga gjyqtari Etien Isak, i riu u shfaq i heshtur dhe deklaroi se nuk ishte në gjendje të fliste, duke u pajtuar me përfaqësimin e avokatit të tij.

    Bertil Alliaj akuzohet për veprat penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare” dhe “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit”, sipas nenve 79/c dhe 278/1 të Kodit Penal.

    Gjykata ka vlerësuar si të ligjshëm arrestimin në flagrancë dhe ka dhënë vendimin në datën 5 nëntor 2025, ora 12:23.

    LEXO EDHE: Vlorë/ Akuzohet se vrau kushëririn, mbërrin në Gjykatë nën masa të rrepta sigurie, Bertil Alliaj

    Kundër këtij vendimi lejohet ankim brenda 5 ditëve në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë.

    DOKUMENTI: 

  • Hajdutë amatorë pas vjedhjes së bujshme në Louvre, prokuroria: Një çift me fëmijë mes të arrestuarve

    Hajdutë amatorë pas vjedhjes së bujshme në Louvre, prokuroria: Një çift me fëmijë mes të arrestuarve

    Një vjedhje e guximshme ditën në mes të Parisit, në të cilën u vodhën bizhuteri të pallogaritshme nga Louvre, duket se është kryer nga kriminelë të vegjël e jo nga radhët e organizatave të mëdha kriminale, konfirmoi prokuroria e Parisit. Ndër të paktët të akuzuar është një çift me fëmijë, sipas deklaratës së prokurores Laure Beccuau.

    Rreth dy javë më parë, grabitësit parkuan një kamion të vjedhur pranë muzeut më të vizituar në botë, përdorën një ashensor mobil të mobilieve për të arritur në katin e parë dhe thyen derën e një prej sallave më të zbukuruara. Më pak se shtatë minuta më vonë, ata u larguan me scooter duke marrë me vete stoli të kurorës të vlerësuar rreth €88 milionë — midis tyre një varëse perlash dhe diamantesh të Napolonit I dhe një diademë e Empress Eugénie me 212 perla dhe afërsisht 2,000 diamante.
    Prokuroria njoftoi se katër persona janë akuzuar deri tani, por gurët e çmuar ende nuk janë gjetur. Së paku një tjetër person dyshohet se është ende në arrati. Mediat franceze raportuan se hajdutët mund të kenë qenë amatorë, pas zbulimit se gjatë ikjes ata hodhën poshtë një prej copave më të vlefshme — kurorën e Eugénie — dhe lënë mjetet dhe sende që mund të mbajnë gjurmë ADN-je.
    “Kjo nuk është delikvencë e përditshme… por është një lloj delikvencë që zakonisht nuk e lidhim me tiranat e krimit të organizuar,” tha Beccuau për Franceinfo, duke theksuar se të ndaluarit janë njerëz lokalë nga Seine-Saint-Denis, një département veriore e Parisit i njohur për shkallën e lartë të varfërisë.
    Autoritetet thanë se një grua 38-vjeçare dhe një burrë 37-vjeçar janë ndaluar dhe janë vënë në paraburgim, pasi ADN-ja e tyre dyshohet se u gjet në ashensorin e përdorur gjatë grabitjes. Burri është akuzuar për vjedhje të organizuar dhe komplot kriminal, ndërsa partnerja e tij për përfshirje në vjedhje të organizuar dhe komplot. Ata kanë mohuar përfshirjen, ndërsa gruaja u shfaq e përlotur në gjykatë, duke thënë se frikësohet për fëmijët e saj.
    Disa ditë më parë u arrestuan edhe dy burra të tjerë: një 34-vjeçar nga Algjeria, i cili jeton në Francë që nga 2010, dhe një 39-vjeçar që ishte nën mbikëqyrje gjyqësore për vjedhje të rënda. Të dy kanë pranuar pjesërisht përfshirjen e tyre. Të tre burrat e akuzuar më parë njiheshin nga policia për rekorde vjedhjesh; dy prej tyre kishin një dënim bashkë rreth 10 vjet më parë.
    Tre persona të ndaluar së bashku me çiftin më 29 tetor janë liruar pa akuza, sipas zyrës së prokurorisë.
    Për hetuesit, një sfidë e madhe mbetet gjetja e bizhuterive dhe parandalimi i mundësive për t’i shitur ato në tregun paralel — një mundësi që prokuroria po e shqyrton me seriozitet. “Po hetojmë të gjitha pistat mbi tregun paralel të këtyre bizhuterive, që shpresoj të mos ndodhë së shpejti,” tha Beccuau, pa dhënë detaje të tjera për shkak të sekretit hetimor.

    Top Channel