Detaje të reja mësohen në lidhje me vrasjen e ndodhur në Babrru, ku një sherr mes dy shokëve përfundoi tragjikisht.
Autori, i cili kishte qëndruar për 10 ditë në banesën e viktimës, ka dhënë versionin e tij për ngjarjen e rëndë.
Sipas tij, konfliktet nisën, pasi viktima e akuzonte se i kishte ofenduar bashkëshorten, raporton për Klan News, gazetari Besar Bajraktaraj.
Të enjten, pas një debati telefonik, autorit i është dashur të shkonte në banesën e viktimës, për të marrë rrobat e tij.
Para hyrjes në shtëpi, mes tyre shpërtheu një zënkë me duar, gjatë së cilës autori e goditi viktimën me thikë, duke i shkaktuar plagë fatale.
Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Tag: akuzonte
-

“Më akuzonte se i kisha ofenduar bashkëshorten”, detaje nga vrasja në Babrru
-

Konflikti për portofolin çoi në vrasje! Autori: Prronin e vrava se më akuzonte për vjedhje, më sulmoi me kosë
Piro Prroni
SHKODËR-Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Abat të Shalës, në Shkodër, ku 61-vjeçari Piro Prroni, u vra me armë zjarri nga i afërmi i tij Ndoc Maçaj. Sipas asaj që autori ka rrëfyer në Polici pas vetëdorëzimit, mësohet se vrasja ka ndodhur pas akuzave të vazhdueshme të viktimës ndaj, Ndoc Maçajt për vjedhjen e portofolit.
“Iu betova që nuk e kisha vjedhur unë,”- ka qenë kjo fjalia që Maçaj ka deklaruar përpara hetuesve e se pavarësisht insistimit të tij, viktima vijonte e akuzonte.
Mbrëmjen e 28 gushtit, teksa qëndronin bashkë, ai ka treguar se 61-vjeçari e kishte akuzuar sërish dhe e kishte ofenduar, madje tentoi ta qëllonte me kosë. Për këtë arsye, Maçaj nxori armën dhe e qëlloi, duke dëshmuar se këtë veprim e bëri për vetëmbrojtje. -

Vrasje për një portofol/ Dukagjin, rrëfehet autori: E vrava se më akuzonte për vjedhjen
Akuzat e vazhdueshme të viktimës ndaj autorit në Shkodër për vjedhjen e portofolit dyshohet të jetë shkaku I vrasjes në fshatin Abat të Dukagjinit.
Pasi u vetëdorëzua tek autoritetet policore të Shkodrës në orët e para të së premtes, Ndoc Maçaj ka dhënë dëshminë e tij përpara grupit hetimor.
Autori deklaroi se e kreu krimin pas një konflikti të vazhdueshëm me Piro Prronin, pasi ky i fundit e akuzonte se prej një muaji I kishte vjedhur portofolin, veprim të cilin 58-vjeçari Ndoc Maçaj e mohon.
Iu betova që nuk e kisha vjedhur unë. Ka qenë kjo fjalia që Maçaj ka deklaruar përpara hetuesve e se pavarësisht insistimit të tij, viktima vijonte e akuzonte.
Mbrëmjen e së enjtes, teksa qëndronin bashkë, ai ka treguar se 61-vjeçari e kishte akuzuar sërish dhe e kishte ofenduar, e për këtë arsye, autori nxori armën dhe e qëlloi.
Krimi ndodhi në fshatin Abat të Dukagjinit, ndërsa pas vrasjes, Ndoc Maçaj u largua nga vendngjarja për t’u dorëzuar vetëm pak orë më vonë, së bashku me armën e krimit tek uniformat blu.
Megjithatë, hetimet vijojnë në disa pista, me qëllim zbardhjen e plotë të krimit.
-

Vrau kushëririn, flet Ndoc Meçaj: Iu betova në kishë, por ai më akuzonte për vjedhjen e portofolit
Ndoc Maçaj, autori që ekzekutoi një natë më parë Piro Prronin ka dhënë dëshminë e tij para grupit hetimor. Maçaj, i cili ashtu sikurse u bë me dije edhe më herët rezulton të jetë kushëriri i 61-vjeçarit, ka deklaruar se e kreu krimin pas një konflikti të vazhdueshëm me Prronin.
Sipas tij, ky i fundit prej një muaji e akuzonte se i kishte vjedhur portofolin, një akt të cilin Maçaj thekson se nuk e ka kryer.
“I bëra be në kishë që nuk e kisha vjedhur unë,” ka deklaruar ai përpara hetuesve. Por, pavarësisht insistimit të tij se nuk e kishte vjedhur portofolin, kushëriri i tij vijonte ta akuzonte.
Mbrëmjen e kaluar, natën kur dhe ndodhi ngjarja, ai ka treguar se 61-vjeçari e kishte akuzuar sërish dhe e kishte fyer dhe për këtë arsye Maçaj nxori armën e zjarrit dhe e qëlloi për vdekje.Piro Prroni
Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së mërkurës në fshatin Abat të Shalës në Shkodër. Pas vrasjes, Ndoc Maçaj u largua nga vendi i ngjarjes, por arratisja e tij zgjati për vetëm pak orë pasi paraditen e kësaj të enjte ai vendosi që të dorëzohej në Komisariat.
Sakaq theksojmë se fillimisht u tha se kjo ngjarje erdhi si rrjedhojë e konflikteve të dy kushërinjve për pronat. Mirëpo, kjo dëshmi e dhënë së fundmi nga Maçaj ka ngritur një tjetër pistë. Grupi hetimor është duke hetuar të gjitha pistat me qëllim për të zbardhur këtë ngjarje dhe zbulimin e shkakut shtyu Ndoc Maçajn t’i merrte jetën kushëririt të tij, Piro Prronit.
“Shkodër/Vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave dhe shkakut të vrasjes së 61-vjeçarit, mbrëmjen e djeshme, në fshatin Abat.
Dyshohet se vrau me armë zjarri pistoletë, 61-vjeçarin, për motive të dobëta, arrestohet 58-vjeçari, i cili u vetëdorëzua disa orë pas ngjarjes, bashkë me armën e krimit.
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit vunë në pranga shtetasin N. M., 58 vjeç, për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Ky dyshohet se dje, në fshatin Abat, Shalë, ka vrarë me armë zjarri pistoletë, për motive të dobëta, shtetasin P. P., 61 vjeç, banues në fshatin Abat.
Shërbimet e Policisë kanë gjetur në vendin e ngjarjes dhe kanë sekuestruar dy gëzhoja pistolete dhe 2 mjete prerëse (thikë dhe kmesë). Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njoftoi Policia më herët.