Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, taulant Balla, replikoi me kolegun e tij të opozitës, Gazment Bardhi, që akuzoi qeverinë dhe mazhorancën për abuzime me buxhetin dhe shpërdorime, duke kërkuar nga kryeparlamentari Niko Peleshi që të kalohej direkt në votimin e kalendarit mujor dhe programit të punimeve, pasi ata nuk kishin kohë për të humbur.
Balla akuzoi opozitën se ata gjithnjë janë kundër rritjes së pensioneve dhe rrogave, duke kujtuar se në këtë buxhet do votohej rritja e pensioneve, rrogave të administratës dhe pagës minimale për sektorin privat.
“Nuk kemi asnjë minutë për të humbur më për të shkuar te rendi i ditës, përgjigjes së pyetjes se kush përfitojnë nga buxheti janë 670 mijë pensionistë, punonjësit e administratës së shtetit që marrin rritjen dhe sektorit privat që marrin rritjen në rrogën minimale. Ne jemi këtu për të votuar ju ndaj jeni kundër të gjitha këtyre ndaj bëni kështu dhe kërkoj kryetar të kalojmë në votim”, replikoi Balla nga vendi.
Kuvendi kaloi direkt në votim dhe me shumicë votash miratoi programin dhe kalendarin e punimeve nga data 1-19 dhjetor 2025.
Tag: akuzoi
-

Berisha: Altin Troplini mori 5 milionë euro për të liruar Kreshnik Farrukun
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë konferencës me gazetarët të mbajtur ditën e sotme, akuzoi me tone të ashpra drejtuesin e SPAK-ut, Altin Dumani për korrupsion, shkelje të Kushtetutës dhe lidhje të drejtpërdrejta me kryeministrin Edi Rama. Berisha tha Dumani është “armik i egër i pluralizmit” dhe “avokat privat i familjes Rama”, duke u bërë mburojë e qeverisë ndaj hetimeve për krimet zgjedhore dhe korrupsionin në nivelet më të larta të pushtetit.
Lideri demokrat e akuzoi Dumanin për mosveprim ndaj abuzimeve të shumta financiare dhe për mbrojtje të individëve të përfshirë në skandale të mëdha, duke përfshirë rastin e Kreshnik Farrukut, i cili ka procedime penale në Itali për trafik kokaine. Berisha tha Dumani ka marrë 5 milionë euro ryshfet për të mos lejuar ekstradimin e tij dhe për të manipuluar dosjen hetimore, ndërkohë që paratë do të konvertohen në diamante dhe investohen nga persona të lidhur me familjen e tij. Ai akuzoi gjithashtu Dumanin për lidhje me gjykatës dhe prokurorë që nuk i lejojnë asnjë hetim të pavarur mbi veprimet e tij.
Kryetari i PD akuzoi edhe zv.kryeministren nën hetim nga SPAK, Belinda Balluku, duke thënë se ka shpërdoruar dhe vjedhur të paktën 10 miliardë euro nga 12 miliardët e portofolit të ministrisë, duke e cilësuar si “hajduten më të madhe të shtetit shqiptar pas Ramës” dhe duke e akuzuar se ka bashkëpunuar me kryeministrin për abuzime të mëdha financiare.
Në vijim të fjalës së tij në konferencën me gazetarët, Berisha denoncoi për shkelje të drejtpërdrejta të parimeve të pluralizmit dhe zgjedhjeve të lira, duke theksuar se Dumani nuk ka përgjegjësi ligjore dhe është mbi ligjin dhe Kushtetutën, duke i shërbyer vetëm Ramës. Ai kritikoi gjithashtu rolin e prokurorit të përgjithshëm dhe të KLP-së, duke thënë se nuk ekziston institucion që e kontrollon këtë nivel pushteti brenda drejtësisë.
Në pjesën institucionale, Berisha shprehu kundërshtimin e PD-së ndaj zvogëlimit të numrit të bashkive, duke propozuar që ato të jenë edhe më të shumta. Ai gjithashtu vuri në dukje dy kushtet e opozitës që janë pranuar nga mazhoranca: pjesëmarrjen e OSBE/ODIHR në Komisionin për Reformën Zgjedhore dhe përfshirjen e ekspertëve të Kongresit të Autoriteteve Rajonale dhe Lokale të Europës në Komisionin për Reformën Territoriale, për të siguruar ekspertizën më të mirë në ndërtimin e pushtetit vendor.
Lideri opozitar, Sali Berisha propozoi gjithashtu krijimin e një Senati si dhomë e dytë të Parlamentit, me funksion “frenues dhe jo bllokues”, duke theksuar se, nëse kjo realizohet, duhet të reduktohet numri i deputetëve për të mos rënduar buxhetin publik. Ai deklaroi se takimi me Edi Ramën mund të ndodhë vetëm për të përcaktuar themelimin e Senatit në Kushtetutë, ndërsa për reformën territoriale nuk ka nevojë për ndryshime kushtetuese. -

Lamine Yamal i akuzoi për vjedhje, kundërpërgjigjet Xabi Alonso
25 Tetor 2025
15:41
Telesport
Real Madrid dhe Barcelona do të përballen nesër në “Santiago Bernabeu” në “El Clasico-n” e parë të këtij sezoni. Një deklaratë e fundit e Lamine Yamal e ka “nxehur” shumë supersfidën ende pa zbritur në fushë.
Ylli i Barcelonës akuzoi Real Madridin për vjedhje dhe se vetëm ankohen. Deklarata e Yamal ka sjellë pakënaqësi të mëdha te kampi madrilen.
Në konferencën e fundit për shtyp ditën e sotme, Xabi Alonso ka vendosur t’i mos kushtojë rëndësi deklaratës së Yamal dhe të fokusohet te ndeshja.
“A janë ofenduese deklaratat e Lamine Yamal? Nuk dua të flas fare për këtë temë. Për mua ka rëndësi fusha dhe mënyra si do të luajmë. Nuk dua të komentoj deklaratat e të tjerëve” tha Alonso. -

E akuzoi se është arratisur i frikësuar, pas fotos së publikuar nga Tom Doshi, Berisha fshin postimin
Kreu i PD Sali Berisha akuzoi sot kreun e PSD-së Tomë Doshi se ishte arratisur në përpjekje për t’i shpëtuar një urdhër arresti të SPAK.
Pak minuta më pas Doshi reagoi duke publikuar një foto nga Tirana, ku krahas shkruante: O Sali mashtruesi! Për 20 vjet ke shpif kundër meje. Nuk jam largu, jam këtu, në mes te Tiranes duke e pi kafen mes miqsh e jo mes paranojash. Nuk frikësohem se nuk e kam vjedhur popullin si ti!
Menjëherë më pas, Berisha ka fshirë nga rrjetet sociale postimin e parë. -

“Më për*hunoi në hotel”, lirohet i riu shqiptar, dyshohet se vajza greke e akuzoi në shenjë hakmarrje pasi…
26-vjeçari shqiptar, i cili u akuzua për sulm seksual ndaj të një 20-vjeçareje në Selanik, me të cilën duket se ka pasur një lidhje të rastit, u lirua me kusht pas kërkimfaljes së tij para hetuesve. Sipas asaj që vajza i raportoi policisë, në orët e para të së dielës së kaluar, ndërsa ishte me 26-vjeçarin në një hotel, gjatë marrëdhënies seksuale, ai u bë i dhunshëm kundër vullnetit të saj. Ajo gjithashtu e akuzoi atë se kishte përdorur më parë drogë, konkretisht kokainë.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”
Prokurori ngriti kallëzim penal ndaj 26-vjeçarit për përdhunim dhe shkelje të ligjit për drogën, ndërsa pas shpjegimeve që ai i dha hetuesit sot, u vendos që ai të lirohej me kushtin kufizues të ndalimit të afrimit dhe komunikimit me 20-vjeçaren. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”
Sipas informacioneve, 26-vjeçari, i mohoi akuzat dhe pretendoi se 20-vjeçarja e akuzoi rrejshëm për t’u hakmarrë ndaj tij, ndër të tjera sepse ajo ishte informuar se ai kishte një lidhje tjetër.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”
Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”
Reklama në FieriWeb – “REKLAMO KËTU”
-

“Më përdhunoi në hotel”, dyshohet se vajza greke e akuzoi në shenjë hakmarrje../ Lirohet i riu shqiptar
26-vjeçari shqiptar, i cili u akuzua për sulm seksual ndaj të një 20-vjeçareje në Selanik, me të cilën duket se ka pasur një lidhje të rastit, u lirua me kusht pas kërkimfaljes së tij para hetuesve.
Sipas asaj që vajza i raportoi policisë, në orët e para të së dielës së kaluar, ndërsa ishte me 26-vjeçarin në një hotel, gjatë marrëdhënies seksuale, ai u bë i dhunshëm kundër vullnetit të saj. Ajo gjithashtu e akuzoi atë se kishte përdorur më parë drogë, konkretisht kokainë.
Prokurori ngriti kallëzim penal ndaj 26-vjeçarit për përdhunim dhe shkelje të ligjit për drogën, ndërsa pas shpjegimeve që ai i dha hetuesit sot, u vendos që ai të lirohej me kushtin kufizues të ndalimit të afrimit dhe komunikimit me 20-vjeçaren.
Sipas informacioneve, 26-vjeçari, i mohoi akuzat dhe pretendoi se 20-vjeçarja e akuzoi rrejshëm për t’u hakmarrë ndaj tij, ndër të tjera sepse ajo ishte informuar se ai kishte një lidhje tjetër. -

Berisha denoncon “terrorin shtetëror” në Theth dhe akuzon Ramën për manipulim të votës së diasporës
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbajtur sot një konferencë për shtyp ku ka dënuar ashpër aksionin e qeverisë ndaj banorëve të Thethit, duke e cilësuar atë si një “akt shtetëror terrori” dhe një nga veprimet më të rënda në historinë e vendit.
Berisha akuzoi drejtpërdrejt Kryeministrin Edi Rama për shkatërrimin e ekonomive të banorëve përmes prishjes së banesave të ndërtuara në pronat e tyre. Ai i cilësoi këto veprime si të pabesa, mafioze dhe hakmarrëse, duke theksuar se Rama fillimisht kishte premtuar legalizimin e ndërtimeve dhe inkurajuar investimet e emigrantëve në Theth, por më pas i ka shkatërruar ato në mënyrë të qëllimshme. Berisha e krahasoi qëndrimin e Ramës ndaj veriut me atë të pushtuesve historikë dhe e akuzoi për urrejtje të hapur ndaj zonës së Shkodrës. Ai kërkoi ndalimin e menjëhershëm të aksionit dhe dëmshpërblimin e banesave të prishura, duke e lidhur gjithë situatën me atë që e quajti “farsën elektorale të 11 Majit 2025”.
Në vijim, Berisha akuzoi Kryeministrin Rama për manipulim të votës së diasporës në zgjedhjet e 11 majit 2025. Ai pretendoi se kontrata me kompaninë DHL për transportin e zarfeve të votimit është ndryshuar në mënyrë të dyshimtë dhe se janë përdorur nënkontraktorë për të manipuluar votat. Sipas Berishës, pas thirrjes së Ramës më 3 maj për të marrë zarfe në Greqi, numri i tyre u rrit në mënyrë të dyshimtë dhe zarfet janë mbushur në zyrat e PS-së. Ai kërkoi transparencë nga DHL, duke pretenduar se kompania ka refuzuar të japë informacion mbi procesin e kthimit të zarfeve.
Berisha publikoi gjithashtu fatura të DHL që sipas tij tregojnë se zarfe me vota janë dorëzuar më 10 maj, me firma të dyshimta që ai i cilësoi si “fjongo” apo “viza qesharake”, duke argumentuar se kjo është provë e manipulimit të procesit nga qeveria. Ai kërkoi krijimin e një qeverie teknike dhe përsëritjen e zgjedhjeve.
Lideri i opozitës tha se Rama po tenton të kontrollojë edhe pushtetin vendor, duke u sjellë si “kryebashkiaku i Shqipërisë”. Berisha përgëzoi kryebashkiakët e djathtë që kanë refuzuar urdhrat për shkarkime politike dhe theksoi se ata duhet të udhëhiqen nga Kushtetuta dhe ligji, jo nga direktivat e PS-së, duke e cilësuar ndërhyrjen e Ramës si antikushtetuese dhe autoritare.
Së fundi, Berisha akuzoi Ilirjan Celibashin se po bashkëpunon me DHL për të fshehur manipulimin e votës së diasporës, duke theksuar se mungojnë dokumentet e dorëzimit të zarfeve nga qytetarët, çka sipas tij tregon se votat janë mbushur në zyrat e PS-së. Berisha paralajmëroi se çështja do të ndiqet më tej me rrugë ligjore dhe institucionale. -

Kryemadhi e akuzoi se përçau partinë, reagon Tedi Blushi: Prioriteti im është mbrojtja e Metës, ish-burri i Monës
Monika Kryemadhi akuzoi përsëri sot Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi për qëndrimet përçarëse të tij dhe për sjellje të dyshimta brenda partisë. Teksa i mori me një të qeshur deklaratat e Kryemadhit, Blushi thotë se nuk i ka dëgjuar akuzat që janë bërë në drejtim të tij, por nuk beson se ato janë të vërteta.
“Kam dëgjuar disa deklarata publike, disa aludime, por sinqerisht nuk dua t’i besoj. Nuk besoj se janë të vërteta, as në përmbajtje dhe as në qëllim”, tha Blushi duke qeshur, për “Fax News”.Ai shtoi se Partia e Lirisë ndodhet në një moment të vështirë për shkak të përndjekjes politike ndaj liderit Ilir Meta dhe se çdo përçarje e brendshme i shërben vetëm kundërshtarëve politikë. “Unë nuk jam këtu për të hyrë në përplasje personale. Qëndrimi im është i qartë: prioriteti ynë është mbrojtja e zotit Meta dhe denoncimi i padrejtësive. Nuk do të harxhoj energji për të nxitur përçarje në këtë moment kaq kritik”, theksoi ai.
-

Kryemadhi e akuzoi se përçau partinë, Blushi: S’do harxhoj energji, prioriteti im është mbrojtja e Ilir Metës!
Monika Kryemadhi akuzoi përsëri sot Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, për qëndrimet përçarëse të tij dhe për sjellje të dyshimta brenda partisë, në një kohë kur kreu i saj Ilir Meta, ndodhet nën masën e sigurisë “arrest me burg”.
Teksa i mori me një të qeshur deklaratat e Kryemadhit, Blushi u pëpoq të mos i ‘hidhte benzinë zjarrit’, duke e ruajtur qetësinë.Ai tha se nuk i ka dëgjuar akuzat që janë bërë në drejtim të tij, por nuk beson se ato janë të vërteta.
“Kam dëgjuar disa deklarata publike, disa aludime, por sinqerisht nuk dua t’i besoj. Nuk besoj se janë të vërteta, as në përmbajtje dhe as në qëllim”, tha Blushi duke qeshur, për “Fax News”.
Ai shtoi se Partia e Lirisë ndodhet në një moment të vështirë për shkak të përndjekjes politike ndaj liderit Ilir Meta dhe se çdo përçarje e brendshme i shërben vetëm kundërshtarëve politikë.
“Unë nuk jam këtu për të hyrë në përplasje personale. Qëndrimi im është i qartë: prioriteti ynë është mbrojtja e zotit Meta dhe denoncimi i padrejtësive. Nuk do të harxhoj energji për të nxitur përçarje në këtë moment kaq kritik”, theksoi ai.
Kryemadhi i kujtoi sot përfitimet e Blushit si ato personale, duke u bërë deputet, ashtu edhe familjare me punësimet në shtet të gruas dhe vjehrrit. Gjithashtu e ka akuzuar se ka futur përçarjet në parti dhe mes saj e ish-bashkëshortit. Ilir Meta qëndron i paraburgosur që prej 21 tetorit 2024 me akuzat për lobimin e LSI në SHBA, pasurinë dhe CEZ-DIA. -

Kryemadhi e akuzoi se përçau partinë, Blushi: S’do harxhoj energji, prioriteti im është mbrojtja e Metës
Monika Kryemadhi akuzoi përsëri sot Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi për qëndrimet përçarëse të tij dhe për sjellje të dyshimta brenda partisë. Teksa i mori me një të qeshur deklaratat e Kryemadhit, Blushi thotë se nuk i ka dëgjuar akuzat që janë bërë në drejtim të tij, por nuk beson se ato janë të vërteta.
“Kam dëgjuar disa deklarata publike, disa aludime, por sinqerisht nuk dua t’i besoj. Nuk besoj se janë të vërteta, as në përmbajtje dhe as në qëllim”, tha Blushi duke qeshur, për “Fax News”.Ai shtoi se Partia e Lirisë ndodhet në një moment të vështirë për shkak të përndjekjes politike ndaj liderit Ilir Meta dhe se çdo përçarje e brendshme i shërben vetëm kundërshtarëve politikë. “Unë nuk jam këtu për të hyrë në përplasje personale. Qëndrimi im është i qartë: prioriteti ynë është mbrojtja e zotit Meta dhe denoncimi i padrejtësive. Nuk do të harxhoj energji për të nxitur përçarje në këtë moment kaq kritik”, theksoi ai.
