Tag: akuzohet

  • Akuzohet për pë*dhunim, Hakimi thyen heshtjen: Gënjeshtra më e madhe që është thënë për mua

    Akuzohet për pë*dhunim, Hakimi thyen heshtjen: Gënjeshtra më e madhe që është thënë për mua

    25 Shtator 2025

    12:10

    Alfred Lleshi

    Për herë të parë që nga hapja e hetimeve për një rast të pretenduar dhune seksuale, Achraf Hakimi ka folur publikisht: “Gjëja më e rreme që është thënë për mua? Dhuna ndaj asaj vajzës. Ishte goditja më e fortë që kam marrë, njollosje për mua dhe familjen time. Fëmijët e mi janë të vegjël dhe një ditë do të lexojnë atë që është shkruar. Të mendoj që ata mund të gjejnë akuza të tilla për babanë e tyre, duke ditur se janë gënjeshtra, më dhemb shumë”.
    Hakimi tregon si e mori vesh akuzën ndaj tij: “Avokatja ime më tregoi, e prisnim që mund të ndodhte. Jam i qetë, e di kush jam, nuk kam bërë asgjë dhe nuk do ta bëja kurrë. Vetë kërkova të flisja me policinë dhe të jepja ADN-në time. Ndërkohë, personi që më akuzon nuk ka bashkëpunuar. Falë punës së policisë dolën elemente të rëndësishme”.
    Mbështetja e tij ka ndryshuar pas kësaj ngjarjeje: “Në futboll jemi të ekspozuar ndaj shumë rreziqeve, përfshirë shantazhet. Pas kësaj, e kam kufizuar shumë rrethin e besimit”. Hakimi gjithashtu kritikon median: “Kanë njollosur emrin dhe dinjitetin tim duke folur pa dijeni. Nuk i dëshiroj askujt të akuzohet padrejtësisht”.

  • Akuzohet se ushtroi dhunë ndaj gruas dhe fëmijëve të mitur, arrestohet 45-vjeçari në Kurbin

    Akuzohet se ushtroi dhunë ndaj gruas dhe fëmijëve të mitur, arrestohet 45-vjeçari në Kurbin

    Një 45-vjeçar është arrestuar nga policia pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj gruas dhe fëmijëve të tyre të mitur. Ngjarja ndodhi në Kurbin.
    “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kurbin arrestuan në flagrancë shtetasin V. Gj., 45 vjeç, banues në Kurbin, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe fëmijëve të tyre të mitur.”, sqaron policia.

  • “Nuk e kam parë gjyshen që nga janari 2021”/ E ëma akuzohet për vrasjen e të moshuarës, zbardhet dëshmia e të riut

    “Nuk e kam parë gjyshen që nga janari 2021”/ E ëma akuzohet për vrasjen e të moshuarës, zbardhet dëshmia e të riut

    Të tjera detaje dalin në dritë nga ngjarja e rëndë në Beoti të Greqisë, ku një 62-vjeçare akuzohet se ka varrosur nënën e saj në oborr për të përfituar pensionin.

    Djali i saj 28-vjeçar ka dhënë dëshminë para autoriteteve, duke deklaruar se nuk e kishte parë gjyshen që nga janari i vitit 2021 dhe nuk kishte dijeni për vdekjen e saj.
    “Isha i fundit që e pashë gjyshen në janar 2021. Nuk e di kur vdiq, as nga çfarë”, u shpreh ai, duke theksuar se lajmin për vdekjen e saj e mori në momentin kur policia arrestoi nënën e tij.
    Sipas dëshmisë së tij, e ëma e kishte telefonuar më 20 shtator, duke i thënë se policia kishte mbërritur dhe se kishte frikë se do të fajësohej për vdekjen e nënës së saj.
    I riu tregon se gjyshja vuante nga probleme me zemrën, ishte mbipeshë, kishte vështirësi në frymëmarrje, probleme me shikimin dhe lëvizjen, ndërsa përdorte ilaçe, shkaqe që mund ta çonin edhe drejt demencës.
    Ndërkohë, autoritetet po përpiqen të përcaktojnë rrethanat dhe kohën e vdekjes së 92-vjeçares, ndërsa e bija ndodhet në paraburgim dhe do të përballet me akuzat për fshehje të trupit dhe mashtrim në dëm të shtetit.

    Top Channel

  • Akuzohet për marrëdhënie s*eksuale me vajzën e mitur të bashkëjetueses, Gjykata merr vendimin për 37-vjecarin

    Akuzohet për marrëdhënie s*eksuale me vajzën e mitur të bashkëjetueses, Gjykata merr vendimin për 37-vjecarin

    Gjykata e Elbasanit ka lënë sot në qeli 37-vjeçarin që akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e mitur të bashkëjetueses së tij. Pas një seance me dyer të mbyllura, ku Prokuroria dhe pala mbrojtëse prezantuan pretendimet e tyre për rastin, gjykata pranoi kërkesën e organit të akuzës dhe dha masën “arrest me burg” për 37-vjeçarin B.B.
    Seanca u zhvillua në prani të të dyshuarit B.B., përfaqësuesit të tij ligjor të caktuar kryesisht, si dhe përfaqësuesit të Prokurorisë. Gjatë seancës u shqyrtuan rrethanat dhe provat e paraqitura nga organi i akuzës, i cili kërkoi vlerësimin si të ligjshëm të ndalimit të shtetasit B.B., si dhe caktimin ndaj tij të një mase sigurie me karakter shtrëngues.
    Pas vlerësimit të materialeve dhe pretendimeve të palëve, Gjykata vendosi të pranojë kërkesën e Prokurorisë dhe të vlerësojë si të ligjshëm ndalimin e B.B., duke caktuar ndaj tij masën e sigurimit personal “arrest me burg”.
    Vendimi i sotëm i Gjykatës vjen si pjesë e hetimeve të vazhdueshme për çështjen penale në ngarkim të B.B., dhe ka për qëllim garantimin e zhvillimit normal të procesit penal, shmangien e çdo rreziku për pengimin e hetimeve apo largimin e personit nën hetim nga drejtësia.
    37-vjeçari u arrestua fundjavën e kaluar i denoncuar për veprën penale “marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitura të moshës 14-18 vjeç”, pasi dyshohet se ka abuzuar seksualisht me vajzën e bashkëjetueses së tij, 15-vjeçare.

  • Akuzohet se abuzoi me vajzën e bashkëjetueses, lihet në burg 38-vjeçari në Elbasan: Ajo donte vetë

    Akuzohet se abuzoi me vajzën e bashkëjetueses, lihet në burg 38-vjeçari në Elbasan: Ajo donte vetë

    Gjykata e Elbasanit ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për 38-vjeçarin, i cili akuzohet se ka abuzuar seksualisht për disa muaj me radhë vajzën 15-vjeçare të bashkëjetueses së tij.
    Sipas burimeve hetimore, e mitura ka deklaruar në prani të psikologes dhe oficerëve të policisë se prej katër muajsh ishte viktimë e abuzimeve. Aktualisht, ajo ndodhet në një qendër të specializuar për mbrojtjen e viktimave të trafikimit.
    I dyshuari ka pranuar aktin, por ka pretenduar se marrëdhëniet kanë ndodhur me “pëlqimin” e vajzës. Ndërkohë, nëna e saj ka dalë në mbrojtje të tij, duke hedhur akuza ndaj të bijës.
    Policia e Elbasanit bëri me dije se: “Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaluan shtetasin B. B., 37 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale ‘Marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitura të moshës 14-18 vjeç’.” Hetimet për ngjarjen vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë së Elbasanit.

  • Akuzohet për korrupsion, GJKKO lë në masën e sigurisë ‘arrest në shtëpi’  shefin e regjimit në burgun e Lushnjes

    Akuzohet për korrupsion, GJKKO lë në masën e sigurisë ‘arrest në shtëpi’ shefin e regjimit në burgun e Lushnjes

    GJKKO ka lënë në masën e sigurisë “arrest në shtëpi” shefin e regjimit në burgun e Lushnjes, Irakli Leka, i cili ishte arrestuar nga SPAK-u nën akuzën e “Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”.

    Leka dyshohet se ka marrë para në këmbim të dhënies së lejes së përkohshme për të burgosurit. Ky veprim është parashikuar nga neni 259, paragrafi 2 i Kodit Penal. Vendimi u dha nga gjyqtari Bib Ndreca.

    LEXO EDHE: ‘700 euro për 5 ditë leje’/ Arrestohet shefi i regjimit në burgun e Lushnjes

    Polici akuzohet se ka përdorur funksionin e tij për të përfituar në mënyrë të paligjshme.

     

  • Akuzohet për korrupsion, GJKKO lë në masën e sigurisë ‘arrest në shtëpi’ policin e burgut Lushnje

    Akuzohet për korrupsion, GJKKO lë në masën e sigurisë ‘arrest në shtëpi’ policin e burgut Lushnje

    GJKKO ka lënë në masën e sigurisë “arrest në shtëpi” punonjësin e burgut të Lushnjes, Irakli Leka, i cili ishte arrestuar nga SPAK-u nën akuzën e “Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”.

    Leka dyshohet se ka marrë para në këmbim të dhënies së lejes së përkohshme për të burgosurit. Ky veprim është parashikuar nga neni 259, paragrafi 2 i Kodit Penal. Vendimi u dha nga gjyqtari Bib Ndreca.

    Polici akuzohet se ka përdorur funksionin e tij për të përfituar në mënyrë të paligjshme.

     

  • Akuzohet për vdekjen e turistes angleze: Gjykata e Sarandës kalon për gjykim dosjen e Saimir Kushovës

    Akuzohet për vdekjen e turistes angleze: Gjykata e Sarandës kalon për gjykim dosjen e Saimir Kushovës

    Gjykata e Sarandës ka vendosur ta kalojë për gjykim dosjen penale ndaj Saimir Kushovës, i cili akuzohet për vdekjen e turistes britanike Rebbeca Gannon, e cila humbi jetën tragjikisht tre vite më parë teksa bënte zhytje me ekspeditë në bregdetin shqiptar.
    Konkretisht Kushova akuzohet për “shkelje e rregullave të mbrojtjes në punë”. Vendimi për dërgimin e çështjes për gjykim u mor më datë 11 shtator, ndërsa më herët dosja ishte kthyer për plotësim të hetimeve, pasi ishin konstatuar mangësi.
    Si ndodhi ngjarja?
    Në 19 shtator 2022 në Gjirin e Sarandës 8 të huaj bashkë me 3 shqiptarë ishin në anije. 29-vjeçarja, Rebecca Ganon kreu zhytje dhe arriti të dalë në sipërfaqe të detit dhe ka bërë thirrje për ndihmë. Grupi me të cilin ishte i kanë bërë thirrje që të shtypë butonin e emergjencës, i cili hap jelekun e shpëtimit dhe lëshon bombulën e oksigjenit. Por 29-vjeçarja nuk ka arritur që ta shtypë dot.
    Në kohën kur ndodhi aksidenti fatkeq, Kushova, drejtonte në Sarandë ekspeditën “Saranda Diving Center”, një ekspeditë private zhytësish, e angazhuar edhe në nisma sociale në qytet, kryesisht për pastrimin e detit. Fatkeqësisht Ganon ndërroi jetë teksa zhytej me ekspeditën e Kushovës.
    Për ngjarjen Saimir Kushova u arrestua por u la i lirë gjatë seancës për caktimin e masës së sigurisë.
    Ndaj tij u caktua masa e sigurisë “garancia pasurore në vlerën 1.5 milionë lekë të reja” dhe “detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore, çdo javë, ditën e hënë ora 13:00”. Por disa kohë më pas, 47-vjeçari filloi mos ta zbatonte masën e sigurisë çka detyroi Prokuroren Alba Dhima të kërkonte konfiskimin e shumës 1.5 milionë lekë të reja dhe kalimin e saj në favor të shtetit ndërsa ditën e djeshme gjyqtari Fatmir Ndreu e deklaroi të ikur Saimir Kushovën në një seancë të posaçme.

  • Akuzohet për korrupsion, arrestohet kryebashkiaku. Opozita turke nën presion

    Akuzohet për korrupsion, arrestohet kryebashkiaku. Opozita turke nën presion

    Autoritetet turke kanë arrestuar të shtunën Hasan Mutlu, kryetar i bashkisë së rrethit Bayrampasas në Stamboll, së bashku me 47 zyrtarë të tjerë lokalë, si pjesë e një hetimi për korrupsion, raporton The Guardian.
    Ky zhvillim shihet si pjesë e një fushate më të gjerë ndaj Partisë Republikane të Popullit (CHP), forcës kryesore opozitare në vend.
    Sipas transmetuesit shtetëror TRT Haber, policia e Stambollit kreu bastisje në 72 lokacione, duke sekuestruar dokumente dhe duke ndaluar Mutlun dhe disa prej zëvendësve të tij. Ai akuzohet për rryshfet, përvetësim, mashtrim dhe manipulim të tenderëve të bashkisë.
    Në një reagim në rrjetin X, Mutlu mohoi akuzat, duke i quajtur “operacione politike dhe shpifje pa bazë”. Ai tha se kishte shërbyer vetëm për qytetarët e Bayrampasas dhe se nuk kishte kryer asnjë shkelje.
    Mutlu është figura më e fundit nga një listë prej më shumë se një duzine kryebashkiakësh të CHP-së, përfshirë edhe kryetarin e Stambollit dhe liderin e partisë, Ekrem Imamoglu.
    Imamohlu, i konsideruar si rivali kryesor politik i presidentit Recep Tayyip Erdogan, u arrestua në mars, duke nxitur protesta masive në të gjithë Turqinë. Të premten ai u paraqit në gjykatë për akuzën e falsifikimit të diplomës universitare. Seanca tjetër është caktuar për tetor, ndërsa prokuroria kërkon një dënim deri në 8 vjet e 9 muaj burg dhe ndalim nga aktivitetet politike.
    CHP-ja pretendon se këto arrestime janë pjesë e një strategjie të qeverisë për të dobësuar opozitën dhe për t’i hapur rrugë Erdoganit për një tjetër mandat pesëvjeçar në zgjedhjet e vitit 2028, ose më herët, nëse thirren zgjedhje të parakohshme. Qeveria mohon këto pretendime, duke këmbëngulur se gjykatat në Turqi janë të pavarura.
    Opozita shënoi fitore të rëndësishme në zgjedhjet vendore të vitit të kaluar, duke ruajtur Stambollin dhe Ankaranë, si dhe duke fituar terren në bastione tradicionale të Partisë së Drejtësisë dhe Zhvillimit (AK) të Erdoğanit.
    Ndërkohë, të hënën në Ankara pritet që një gjykatë civile do të shqyrtojë vlefshmërinë e kongresit të vitit 2023 të CHP-së, çështje që mund të ndikojë në drejtimin e partisë dhe të thellojë tensionet e brendshme në prag të zgjedhjeve të ardhshme.

  • Rusi: një shkrimtar, “terrorist dhe ekstremist”

    Rusi: një shkrimtar, “terrorist dhe ekstremist”

    Shërbimi Federal për Monitorimin Financiar (Rosfinmonitoring) e ka përfshirë shkrimtarin e famshëm rus Dmitry Bykov në regjistrin e “terroristëve dhe ekstremistëve”, raporton gazeta Novaya Gazeta Europe e botuar jashtë vendit.
    Mungesa e një ylli pranë emrit të shkrimtarit në listën e regjistrit do të thotë se Bykov akuzohet për një artikull ekstremist, vëren gazeta.
    Në Rusi, shkrimtari akuzohet për përhapjen e “lajmeve të rreme” në lidhje me ushtrinë ruse dhe shmangien e detyrave të tij si “agjent i huaj”.
    Në gusht, Dmitry Bykov u vu në një listë të kërkuar ndërkombëtarisht dhe para kësaj, në një listë të kërkuar federale. Gjykata e Qarkut Cheryomushkinsky të Moskës lëshoi ​​një urdhër arresti për të në mungesë.
    Dmitry Bykov iku nga Rusia në vjeshtën e vitit 2021. Autori e ka dënuar publikisht pushtimin rus të Ukrainës. Shtëpitë botuese dhe libraritë ruse më pas ndaluan shitjen e librave të tij. /tesheshi.com/