Tag: akuzohet

  • Bardh Spahia paraqitet në GJKKO, ja për çfarë akuzohet

    Bardh Spahia paraqitet në GJKKO, ja për çfarë akuzohet

    Ish-kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia është paraqitur në GJKKO mëngjesin e sotëm, rreth orës 09:00.
    Bardh Spahia është marrë i pandehur nga SPAK dhe akuzohet për “Pengime për ekzekutimin e vendimeve të gjykatës”, parashikuar nga neni 320 i Kodit Penal.
    Ai është kallëzuar nga shtetasi Mark Molla që pretendon se ish-kryebashkiaku e ka shkarkuar nga detyra si drejtor i ujësjellësit, pa të drejtë.
    Vetë ish-kryebashkiaku nuk ka dhënë asnjë shpjegim për mediat mbi këto akuza.

  • Akuzohet se vrau 65-vjeçarin, arrestohet pas një viti shqiptari në Itali

    Akuzohet se vrau 65-vjeçarin, arrestohet pas një viti shqiptari në Itali

    Roberto Basso, 65 vjeç, një shitës duhani, u vra më 5 mars të vitit 2024 në Itali.
    Ngjarja ndodhi në shtëpinë e tij, ku ai jetonte i vetëm ndërsa një vit më pas policia italiane ka arrestuar si autor të dyshuar, 36-vjeçarin shqiptar L.SH, i cili akuzohet për vrasje.
    Shqiptari, 36-vjeçar jeton prej vitesh në Jesolo me familjen e tij ndërsa u ndalua nga Karabinierët e Venecias më 24 mars 2025, pas 11 muajsh hetimesh.
    Në shtëpinë e viktimës, në rrugën Via Antiche Mura, nuk u gjetën shenja thyerje dhe mendohet se 65-vjeçari Basso ta ketë njohur autorin, dhe mund të ketë lejuar që ai të hynte në shtëpi.
    Një vjedhje që degradoi në vrasje
    Motivi i krimit, sipas hetimeve, dyshohet të ketë qenë një vjedhje në shtëpi që ka degraduar në një sulm të dhunshëm.
    Duket se shqiptari hyri në shtëpinë e viktimës për të vjedhur paratë nga shitja e cigareve, por, pasi u kap, ai reagoi duke goditur Roberto Basson në kokë me një objekt të fortë.
    Kundër tij flasin pamjet e kamerave të sigurisë që tregojnë praninë e tij në zonë, si dhe disa gjurmë ADN të gjetura në vendin e krimit.
    Për më tepër, thuhet se shqiptari i ka kërkuar gruas së tij konfirmimin e një alibie të rremë për natën e krimit.
    Në seancën e konfirmimit, prokurori Giovanni Zorzi i ka komunikuar shqiptarit akuzën e vrasjes me dashje. Gjykatësi ka urdhëruar që ai të mbahet në burg.

  • SPAK shtyn me 3 muaj hetimet për Arben Ahmetajn

    SPAK shtyn me 3 muaj hetimet për Arben Ahmetajn

    Prokuroria e Posaçme ka shytrë ne 3 muaj hetimet për ish-zv.kryeministrin Arben Ahmetaj. Mësohet se Ahmetaj akuzohet nga SPAK për veprat penale “Pastrim parash”, “Fshehje të pasurisë” dhe “Korrupsion pasiv”.
    Kjo është hera e tretë që SPAK kërkon shtyrjen e hetimeve ndaj Arben Ahmetajt. Ndërkohë që tashmë SPAK ka kohë deri në datën 23 qershor për të plotësuar hetimet e munguara në dosjen ndaj Ahmetaj.
    Ahmetaj ndodhet në arrati që prej muajit korrik të vitit 2023. Ai akuzohet për kryerjen e tre veprave penale: “Pastrim parash”, “fshehje të pasurisë” dhe “korrupsion pasiv”. Ahmetaj dyshohet se gjatë funksionit të tij si ministër, mori disa akte për t’i mundësuar sipërmarrësve lidhjen e kontratave koncesionare. Ndaj tij, ka edhe hetim pasuror dhe janë vënë në sekuestro dy vila, disa apartamente dhe llogari bankare. Në muajin korrik të vitit 2023, organi i akuzës lëshoi urdhër arresti ndaj tij dhe e shpalli atë në kërkim ndërkombëtar, ndërsa në mars të 2024-s i komunikoi akuzat përmes avokatit të tij ligjor.

  • Akuzohet për pastrim parash dhe fshehje të pasurisë, SPAK shtyn për të tretën herë hetimet për Arben Ahmetajn

    Akuzohet për pastrim parash dhe fshehje të pasurisë, SPAK shtyn për të tretën herë hetimet për Arben Ahmetajn

    SPAK shtyn sërish me tre muaj hetimet për ish zv.Kryeministrin Arben Ahmetaj, që akuzohet se ka kryer veprat penale “Pastrim parash”, “Fshehje të pasurisë” dhe “Korrupsion pasiv”.
    Prokuroria e Posaçme ka tashmë afat deri në datën 23 qershor për të plotësuar hetimet e munguara në dosjen ndaj Ahmetaj, teksa kjo është hera e tretë që organi akuzës zgjat hetimet.
    Arben Ahmetaj ndodhet në arrati që prej muajit korrik të vitit 2023. Ky i fundit u shpall në kërkim nga Prokuroria e Posaçme lidhur me përfshirjen e tij në çështjen e inceneratorëve.
    Ahmetaj dyshohet se gjatë funksionit të tij si ministër, mori disa akte për t’i mundësuar sipërmarsve lidhjen e kontratave koncensionare. Ndaj tij, ka edhe hetim pasuror dhe janë vënë në sekuestro dy vila, disa apartamente dhe llogari bankare.