Tag: akuzohen

  • Sollën makinën e përdorur në vrasjen e Ermir Dedjas, lihen në burg 2 të akuzuarit

    Sollën makinën e përdorur në vrasjen e Ermir Dedjas, lihen në burg 2 të akuzuarit

    Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” ndaj Klodian Berishës dhe Erion Ndonit, të cilët akuzohen për kontrabandë me mallra të tjera.
    Që të dy akuzohen se janë të përfshirë në vrasjen e Ermir Dedjas në Durrës, ngjarje e ndodhur 20 Maj, pasi kanë futur në Shqipëri automjetin që u përdor gjatë vrasjes së Ermir Dedjas.
    Automjeti tip Seat u fut në Shqipëri dhe më pas u shit, e u përdor në vrasjen e 20 Majit.
    Për këtë arsye ata akuzohen për kontrabandë me mallra të tjera.
    Në fakt, Klodian Berisha dhe Erion Ndoni futën dy automjete Seat në Shqipëri. Edhe mjeti tjetër është gjetur, dhe sipas hetuesve, do përdorej në një tjetër ngjarje kriminale.
    Për zbardhjen e vrasjes së 29-vjeçarit Ermir Dedja, janë duke u ndjekur disa pista.
    Hetuesit janë duke verifikuar tek e shkuara e të riut, për të gjetur të dhëna që mund ti ndihmojnë.
    Ermir Dedja rezulton personazh i njohur për policinë.

  • Trafik droge në Milano, të përfshirë edhe shqiptarë, sekuestrohen mbi 600 mijë euro

    Trafik droge në Milano, të përfshirë edhe shqiptarë, sekuestrohen mbi 600 mijë euro

    Katër personat, të moshës midis 32 dhe 67 vjeç, me kombësi italiane, marokene dhe shqiptare, akuzohen për posedim dhe trafikim të narkotikëve në gara.
    Ata akuzohen se kanë menaxhuar një trafik droge midis Milanos dhe zonave të thella. Për këtë arsye, katër persona u arrestuan në provincat e Milanos, Vareses, Lecco-s dhe Cagliarit nga Karabinierët e Stacioneve Settimo Milanese dhe Cornaredo, me mbështetjen e kompanive të Cagliarit dhe Merate-s, në ekzekutim të një urdhri paraprak të arrestit të lëshuar nga gjyqtari hetues i Gjykatës së Milanos, me kërkesë të prokurorit vendas.
    Të katër personat, të moshës midis 32 dhe 67 vjeç, me kombësi italiane, marokene dhe shqiptare, akuzohen për posedim dhe trafikim të narkotikëve në konkurrencë me njëri-tjetrin. Gjatë hetimeve, të cilat filluan në mars 2024, u kryen pesë arrestime në flagrancë dhe në fazën e parë, nëntorin e kaluar, u lëshua një urdhër paraprak arresti kundër tre personave.
    Përveç masave paraprake, karabinierët ekzekutuan gjithashtu një sekuestrim parandalues ​​prej 615,265 eurosh në para të gatshme, llogari rrjedhëse që u atribuohen të dyshuarve dhe apartamente e prona luksoze në posedim të tyre. Të arrestuarit u dërguan në burgun San Vittore dhe atë të Cagliarit. Karabinierët e komandës provinciale të Milanos e njoftuan këtë në një shënim.

  • Kukës/ Akuzohen për korrupsion në zgjedhje, shpallen në kërkim dy persona

    Kukës/ Akuzohen për korrupsion në zgjedhje, shpallen në kërkim dy persona

    Policia e Kukësit ka shpallur në kërkim dy persona të cilët akuzohen për krime zgjedhore.
    Përmes një njoftimi, blutë bëjnë me dije se janë shpallur në kërkim shtetasit me iniciale G.P., dhe K.P., ndërsa është kryer kontroll në banesat e tyre.

    “Strukturat e posaçme për hetimin e krimeve zgjedhore në Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka ushtruar kontrolle në banesat e shtetasve G.P dhe K.P në kuadër të hetimeve për veprën penale ”Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 328 e 25 te K.Penal. Policia e Kukësit ka shpallur në kërkim shtetasit G.P dhe K.P, dhe vijon puna intensive për kapjen e tyre”, tha policia.
    Strukturat hetimore të DVP Kukës nën drejtimin e SPAK po punojnë intesivisht me qëllim identifikimin e shtetasve të tjerë ndaj të cilëve ka dyshime se janë dhënë vlera monetare për orientimin e votës së tyre ndaj një subjekti politik.

  • Akuzohen për korrupsion aktiv në zgjedhje, shpallen në kërkim 2 persona në Kukës

    Akuzohen për korrupsion aktiv në zgjedhje, shpallen në kërkim 2 persona në Kukës

    Gazmend dhe Kalosh Peposhi janë shpallur në kërkim nga policia e Kukësit. Ata akuzohen për korrupsion aktiv në zgjedhje.
    Sipas njoftimit zyrtar, po vijon puna intensive për kapjen e tyre.
    “Strukturat e posaçme për hetimin e krimeve zgjedhore në Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka ushtruar kontrolle në banesat e shtetasve G.P dhe K.P në kuadër të hetimeve për veprën penale ”Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 328 e 25 te K.Penal.

    Policia e Kukësit ka shpallur në kërkim shtetasit G.P dhe K.P, dhe vijon puna intensive për kapjen e tyre.
    Strukturat hetimore të DVP Kukës nën drejtimin e SPAK po punojnë intesivisht me qëllim identifikimin e shtetasve të tjerë ndaj të cilëve ka dyshime se janë dhënë vlera monetare për orientimin e votës së tyre ndaj një subjekti politik”, thuhet në njoftim.
    /vizionplus.tv

  • Hakerimi në SPAK, burg për dy të akuzuarit

    Hakerimi në SPAK, burg për dy të akuzuarit

    Apeli i Gjykatës së Posaçme ka lënë në burg të dy personat që akuzohen për sulmin kibernetik ndaj SPAK. Ish-drejtori i burgut të Vlorës, Zambak Gjoni dhe ish-punonjësi i IMT-së, Arnold Rrokaj, akuzohen se kanë ndërhyrë në email-et e 3 prokurorëve më datë 12 mars.
    SPAK në njoftim për shtyp pranoi se ata kanë marrë nga email-et, disa skedarë që kishin dosje dhe materiale hetimore për procedime të ndryshme të krimit të organizuar dhe korrupsionit. Kjo prokurori bëri të ditur se ka kryer një hetim administrativ dhe shtoi se nuk ka indicie për bashkëpunim nga brenda strukturës në këtë rast hakerimi.

    Po ashtu SPAK sqaroi se sistemi i përgjithshëm IT-së nuk është cenuar. Nga hetimi i deritanishëm, është arritur të sekuestroj pajisjen e përdorur për të kryer hakerimin dhe të gjithë skedarët e aksesuar nga email-et e prokurorëve. Arrestimi është bërë brenda 24 orësh nga ndërhyrja për hakerimin e email-eve të prokurorëve.

  • Trafikonin vepra arti, gjykata deklaron fajtorë dy autorët në Fier

    Trafikonin vepra arti, gjykata deklaron fajtorë dy autorët në Fier

    Dy persona, që akuzohen për trafikim të veprave të artit, janë deklaruar fajtorë nga Gjykata e Fierit.

    Shtetasit me iniciale Sh.K. dhe P.P. akuzohen për kryerjen e veprës penale të ‘Trafikimi i veprave të artit dhe kulturës’. Ata kanë tregtuar objekte të ndryshme që përbëjnë pasuri kulturore materiale.
    Ndërkohë, janë sekuestruar:
    Pushkë/revole – objekti i përket shekullit XVIII-XIX, paraqet një pushkë/revole të zbukuruar me motive floreale;
    Ikonë “Lindja e Krishtit” – për nga karakteristikat e paraqitura ikona i përket fazës përmbyllëse të pikturës pasbizantine;
    Portret “Eros” – portreti paraqet kokën e një fëmije; skulptura është realizuar me material mermeri të bardhë. Detajet më të theksuara janë flokët në pjesën e kokës;
    Epitaf “Vajtimi i mbivorrshëm” – është realizuar me material tekstili dhe qëndisje, ndërsa figurat e shenjtorëve janë të realizuara me metal.

    Top Channel

  • Dy shqiptarë nga Kosova ekstradohen në SHBA, akuzohen për mashtrim dhe vjedhje identiteti të amerikanëve

    Dy shqiptarë nga Kosova ekstradohen në SHBA, akuzohen për mashtrim dhe vjedhje identiteti të amerikanëve

    FOTO ILUSTRUESE

    PRISHTINË- Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka bërë të ditur se dy shtetas të Kosovës janë ekstraduar në SHBA, ku do të përballen me një aktakuzë për dëmtim të qytetarëve amerikanë. Bëhet fjalë për dy të rinj – Ardit Kutleshin, 26 vjeç, dhe Jetmir Kutleshin, 28 vjeç – të cilët ishin arrestuar më 12 dhjetor të vitit të kaluar, në bazë të kërkesës së SHBA-së për ekstradim.
    Ata akuzohen se administronin faqen e internetit Rydox, ku bëhej shitja e të dhënave personale të vjedhura “për kryerjen e krimeve kibernetike dhe mashtrimeve”.
    “Ne e vlerësojmë shumë bashkëpunimin e vazhdueshëm të autoriteteve kosovare në ndihmën ndaj qeverisë amerikane për këtë çështje, duke forcuar përpjekjet tona të përbashkëta për të mbajtur të sigurta si Kosovën ashtu edhe Shtetet e Bashkuara”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së SHBA-së.
    Sipas aktakuzës, Rydox kishte gjeneruar të paktën 230 mijë dollarë të ardhura që prej kur kishte filluar në shkurt të vitit 2016. Ardit Kutleshi dhe Jetmir Kutleshi përballen me disa akuza për vjedhje identiteti dhe mashtrimi, të gjitha të lidhura me rolin e tyre si administratorë të faqes Rydox. Ata akuzohen se, ndër tjerash, kishin shitur të dhënat e kredit kartelave të mijëra “viktimave që jetojnë në SHBA”.
    Sipas Departamentit të Drejtësisë, nëse shpallen fajtorë, ata mund të përballen me 20 vjet burg për akuzën e pastrimit të parave, dhjetë vjet burg për mashtrimin me kredit kartela, pesë vjet burg për secilën nga akuzat e vjedhjes së identitetit, si dhe një minimum të detyrueshëm prej 2 vjetësh burg për akuzën e vjedhjes së rëndë të identitetit, që duhet të ekzekutohet pas çdo dënimi tjetër.
    Përveç mbylljes së faqes Rydox, SHBA-ja gjithashtu u autorizua për të konfiskuar rreth 225 mijë dollarë në kriptovaluta nga llogaritë e kontrolluara nga të pandehurit. Në aktakuzën e ngritur nga Distrikti Perëndimor i Pensilvanisë, edhe një shtetas tjetër kosovar, Shpend Sokoli, ishte arrestuar në Shqipëri nga Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për të njëjtin rast.
    “Sokoli pritet të akuzohet dhe të ndiqet penalisht në Shqipëri”, thuhet në njoftimin e publikuar më parë në uebfaqen e Departamentit amerikan të Drejtësisë./REL

  • Dy kosovarë ekstradohen në SHBA, akuzohen për mashtrim dhe vjedhje identiteti të amerikanëve

    Dy kosovarë ekstradohen në SHBA, akuzohen për mashtrim dhe vjedhje identiteti të amerikanëve

    Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka bërë të ditur se dy shtetas të Kosovës janë ekstraduar në SHBA, ku do të përballen me një aktakuzë për dëmtim të qytetarëve amerikanë.
    Bëhet fjalë për dy të rinj – Ardit Kutleshin, 26 vjeç, dhe Jetmir Kutleshin, 28 vjeç – të cilët ishin arrestuar më 12 dhjetor të vitit të kaluar, në bazë të kërkesës së SHBA-së për ekstradim.
    Ata akuzohen se mbikëqyrnin faqen e internetit Rydox, ku bëhej shitja e të dhënave personale të vjedhura “për kryerjen e krimeve kibernetike dhe mashtrimeve”.
    “Ne e vlerësojmë shumë bashkëpunimin e vazhdueshëm të autoriteteve kosovare në ndihmën ndaj qeverisë amerikane për këtë çështje, duke forcuar përpjekjet tona të përbashkëta për të mbajtur të sigurta si Kosovën ashtu edhe Shtetet e Bashkuara”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së SHBA-së.
    Sipas aktakuzës, Rydox kishte gjeneruar të paktën 230 mijë dollarë të ardhura që prej kur kishte filluar në shkurt të vitit 2016.
    Ardit Kutleshi dhe Jetmir Kutleshi përballen me disa akuza për vjedhje identiteti dhe mashtrimi, të gjitha të lidhura me rolin e tyre si administratorë të faqes Rydox. Ata akuzohen se, ndër tjerash, kishin shitur të dhënat e kredit kartelave të mijëra “viktimave që jetojnë në SHBA”.
    Sipas Departamentit të Drejtësisë, nëse shpallen fajtorë, ata mund të përballen me 20 vjet burg për akuzën e pastrimit të parave, dhjetë vjet burg për mashtrimin me kredit kartela, pesë vjet burg për secilën nga akuzat e vjedhjes së identitetit, si dhe një minimum të detyrueshëm prej 2 vjetësh burg për akuzën e vjedhjes së rëndë të identitetit, që duhet të ekzekutohet pas çdo dënimi tjetër.
    Përveç mbylljes së faqes Rydox, SHBA-ja gjithashtu u autorizua për të konfiskuar rreth 225 mijë dollarë në kriptovaluta nga llogaritë e kontrolluara nga të pandehurit.
    Në aktakuzën e ngritur nga Distrikti Perëndimor i Pensilvanisë, edhe një shtetas tjetër kosovar, Shpend Sokoli, ishte arrestuar në Shqipëri nga Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për të njëjtin rast.
    “Sokoli pritet të akuzohet dhe të ndiqet penalisht në Shqipëri”, thuhet në njoftimin e publikuar më parë në uebfaqen e Departamentit amerikan të Drejtësisë./REL

  • Dy shtetas të Kosovës ekstradohen në SHBA, akuzohen për mashtrim dhe vjedhje identiteti të amerikanëve

    Dy shtetas të Kosovës ekstradohen në SHBA, akuzohen për mashtrim dhe vjedhje identiteti të amerikanëve

    Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka bërë të ditur se dy shtetas të Kosovës janë ekstraduar në SHBA, ku do të përballen me një aktakuzë për dëmtim të qytetarëve amerikane.
    “Ne e vlerësojmë shumë bashkëpunimin e vazhdueshëm të autoriteteve kosovare në ndihmën ndaj qeverisë amerikane për këtë çështje, duke forcuar përpjekjet tona të përbashkëta për të mbajtur të sigurta si Kosovën ashtu edhe Shtetet e Bashkuara”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së SHBA-së.
    Bëhet fjalë për dy të rinj – Ardit Kutleshin, 26 vjeç, dhe Jetmir Kutleshin, 28 vjeç – të cilët ishin arrestuar më 12 dhjetor të vitit të kaluar, në bazë të kërkesës së SHBA-së për ekstradim.
    Ata akuzohen se mbikëqyrnin faqen e internetit Rydox, ku bëhej shitja e të dhënave personale të vjedhura “për kryerjen e krimeve kibernetike dhe mashtrimeve”.
    Sipas aktakuzës, Rydox kishte gjeneruar të paktën 230 mijë dollarë të ardhura që prej kur kishte filluar në shkurt të vitit 2016.
    Ardit Kutleshi dhe Jetmir Kutleshi përballen me disa akuza për vjedhje identiteti dhe mashtrimi, të gjitha të lidhura me rolin e tyre si administratorë të faqes Rydox. Ata akuzohen se, ndër tjerash, kishin shitur të dhënat e kredit kartelave të mijëra “viktimave që jetojnë në SHBA”.
    Sipas Departamentit të Drejtësisë, nëse shpallen fajtorë, ata mund të përballen me 20 vjet burg për akuzën e pastrimit të parave, dhjetë vjet burg për mashtrimin me kredit kartela, pesë vjet burg për secilën nga akuzat e vjedhjes së identitetit, si dhe një minimum të detyrueshëm prej 2 vjetësh burg për akuzën e vjedhjes së rënduar të identitetit, që duhet të ekzekutohet pas çdo dënimi tjetër.
    Përveç mbylljes së faqes Rydox, SHBA-ja gjithashtu u autorgizua për të konfiskuar rreth 225 mijë dollarë në kriptovaluta nga llogaritë e kontrolluara nga të pandehurit.
    Në aktakuzën e ngritur nga Distrikti Perëndimor i Pensilvanisë, edhe një shtetas tjetër kosovar, Shpend Sokoli, ishte arrestuar në Shqipëri nga Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për të njëjtin rast.
    “Sokoli pritet të akuzohet dhe të ndiqet penalisht në Shqipëri”, thuhet në njoftimin e publikuar më parë në uebfaqen e Departamentit amerikan të Drejtësisë./ REL