Tag: akuzohen

  • Akuzohen për trafik droge, arrestohen dy shqiptarë në Greqi

    Akuzohen për trafik droge, arrestohen dy shqiptarë në Greqi

    Greqi – Dy shqiptarë, 41 dhe 52 vjeç janë arrestuar nga policia në Kretë.

    Ata akuzohen për trafik lëndësh narkotike.
    Gjatë kontrollit në shtëpinë e tyre policia gjeti dhe sekuestroi 1 kilogram e 92 gramë kokainë, 910 euro Cash, të fituara nga trafikimi i drogës dhe 3 telefona celularë.

    Vijojnë hetimet për të identifikuar nëse ka persona të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari./vizionplus.tv

  • Akuzohen për trafikim droge/ Arrestohen dy shqiptarë në Greqi, sekuestrohet lënda narkotike dhe paratë cash

    Akuzohen për trafikim droge/ Arrestohen dy shqiptarë në Greqi, sekuestrohet lënda narkotike dhe paratë cash

    Dy shqiptarë, 41 dhe 52 vjeç janë arrestuar nga policia greke, pasi akuzohen për posedim dhe trafikim droge. Siç raportojnë mediat greke operacioni u krye në kuadër të planit të posaçëm të Drejtorisë së Policisë së Heraklionit.
    Oficerët e policisë i gjetën shqiptarët dhe vazhduan t’i kontrollonin, ndërsa më pas kryen një kontroll në vendin ku ata po qëndronin. Gjatë hetimit u gjetën dhe u sekuestruan, 1 kilogram e 92 gramë kokainë, 910 euro para të gatshme, të fituara nga trafikimi i drogës dhe 3 telefona celularë.

  • Trump: George dhe Alex Soros duhet të akuzohen për organizatë kriminale!

    Trump: George dhe Alex Soros duhet të akuzohen për organizatë kriminale!

    Donald Trump nisi një sulm ndaj George Soros dhe djalit të tij, Alexander Soros në një postim në platformën “Truth Social”, duke i bërë thirrje sistemit të drejtësisë amerikane të ngrejë akuza kundër tyre për mbështetjen e tyre për protesta të dhunshme dhe aktivitete të tjera.
    “George Soros dhe djali i tij i mrekullueshëm i ekstremit të majtë duhet të akuzohen sipas Aktit RICO për mbështetjen e tyre për protesta të dhunshme dhe shumë më tepër në të gjithë vendin”, shkroi Trump, duke iu referuar ligjit që lejon ndjekjen penale të organizatave kriminale.
    Presidenti amerikan akuzoi gjithashtu Sorosin dhe ekipin e tij për dëmtimin e vendit, duke i quajtur ata “psikopatë“. Teksa i referohej miqve të Sorosit në Bregun Perëndimor të SHBA-së, Trump tha: “Kujdes, ne po ju vëzhgojmë!“.

    “Ne nuk do t’i lejojmë këta të çmendur ta shkatërrojnë Amerikën, pa i dhënë kurrë asaj një shans për të ‘marrë frymë’ dhe për të qenë e LIRË“, shtoi ai në postimin e tij.
    I mbijetuari i Holokaustit, 95-vjeçari George Soros, përdori pasurinë që grumbulloi në vitet 1970 dhe 1980 për të krijuar Fondacionet e Shoqërisë së Hapur, të cilat mbështesin një gamë të gjerë kauzash dhe OJQ-sh në të gjithë botën, nga qeverisja e mirë dhe programet e ndërtimit të demokracisë deri te iniciativat liberale të politikave publike.
    Djali i tij, Alexander Soros, ka menaxhuar aktivitetet filantropike të babait të tij që nga viti 2023.

  • Akuzohen nga Italia si pjesëtarë të grupeve kriminale, arrestohen tre persona në Fier

    Akuzohen nga Italia si pjesëtarë të grupeve kriminale, arrestohen tre persona në Fier

    Finalizohen 3 operacione të tjera nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në DPPSh, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
    Finalizohen operacionet policore të koduara “Operacionalja 61”, “Operacionalja 62” dhe “Operacionalja 63”. Vihen në pranga 3 shtetas të cilët akuzohen nga autoritetet italiane, si pjesëtarë të një organizate kriminale që trafikonte lëndë narkotike.
    Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, strukturat e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në DPPSh, bazuar në informacionet e siguruara, kapën gjatë 3 operacioneve të zhvilluara në qarkun e Fierit, 3 shtetas të kërkuar nga autoritetet italiane, konkretisht:
    -Në kuadër të operacionit “Operacionalja 61”, u kap dhe u vu në pranga shtetasi K. Sh., 24 vjeç, banues në Fier;-Në kuadër të operacionit “Operacionalja 62” u kap dhe u vu në pranga A. M., 29 vjeç, banues në Fier;-Në kuadër të operacionit “Operacionalja 63” u kap dhe u vu në pranga shtetasi E. F., 22 vjeç, banues në Fier.
    Këta shtetas ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Riminit, Itali, iu ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i narkotikëve”. Maksimumi i dënimit: 10 vjet burgim.Ata akuzohen se gjatë periudhës qershor-dhjetor 2024, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me shtetas të tjerë, kanë blerë sasi të mëdhaja droge, me qëllim shitjen në qytetin e Riminit.
    Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtyre shtetasve në Itali.

    Top Channel

  • Vrasja e Santiago Malkos, SPAK kërkon dënime të rënda për të pandehurit

    Vrasja e Santiago Malkos, SPAK kërkon dënime të rënda për të pandehurit

    Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka shpallur sot konkluzionet përfundimtare në gjyqin për vrasjen e ish-policit Santiago Malko, ngjarje e ndodhur në gusht të vitit 2019 në Tiranë. Organi i akuzës ka kërkuar dënime të rënda për gjashtë të pandehur, të cilët akuzohen për pjesëmarrje në një grup të strukturuar kriminal dhe për një sërë veprash të rënda penale.
    Sipas pretencës së SPAK:
    Leonard Duka rrezikon 32 vite burg, me kërkesën që dënimi të vuhet në një burg të sigurisë së lartë;
    Fatmir Hyseni gjithashtu 32 vite burg;
    Erlis Duka 25 vite burg;
    Aleksandër Manxhaku 22 vite burg;
    Oltjon Loga dhe Dritan Agai, nga 23 vite burg secili.
    Të pandehurit akuzohen për “Vrasje me paramendim”, “Armëmbajtje pa leje” dhe “Trafik narkotikësh”, vepra të kryera në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.

  • Akuzohen për djegien me benzinë të Menduh Kurtdedjan/ Gjykata e apelit prish vendimin për Karajn e Ngotën

    Akuzohen për djegien me benzinë të Menduh Kurtdedjan/ Gjykata e apelit prish vendimin për Karajn e Ngotën

    Gjykata e Apelit të Përgjithshëm ka prishur vendimin e shkallës së parë për Marjeta Karajn, e cila ishte dënuar me 22 vite burg.
    I biri i saj, i cili është në kërkim, ishte dënuar me 25 vite, ndërsa Gazmir Ngota me 22 vite heqje lirie. Ata akuzohen për kryerjen e masakrës së vitit 2017, ku viktima Menduh Kurtdedja u dhunua dhe u vra duke u djegur me benzinë.
    Vendimi u prish pasi gjykata e shkallës së parë kishte rrëzuar akuzat ndaj të dyshuarve në mënyrë të gabuar. Çështja do të rigjykohet në shkallën e parë me një trupë të re gjykuese. Ky zhvillim hap mundësinë për një rishikim të plotë të ngjarjes.

  • Akuzohen se dogjën me benzinë Menduh Kurtdedjan, Gjykata e Apelit prish vendimin për Marjeta Karajn dhe Gazmir Ngotën

    Akuzohen se dogjën me benzinë Menduh Kurtdedjan, Gjykata e Apelit prish vendimin për Marjeta Karajn dhe Gazmir Ngotën

    Gjykata e Apelit të Përgjithshëm ka prishur vendimin e shkallës së parë për Marjeta Karajn, e cila ishte dënuar me 22 vite burg.

    I biri i saj, i cili është në kërkim, ishte dënuar me 25 vite, ndërsa Gazmir Ngota me 22 vite heqje lirie. Ata akuzohen për kryerjen e masakrës së vitit 2017, ku viktima Menduh Kurtdedja u dhunua dhe u vra duke u djegur me benzinë.

    Vendimi u prish pasi gjykata e shkallës së parë kishte rrëzuar akuzat ndaj të dyshuarve në mënyrë të gabuar. Çështja do të rigjykohet në shkallën e parë me një trupë të re gjykuese. Ky zhvillim hap mundësinë për një rishikim të plotë të ngjarjes.

  • Favorizuan ndërtuesit/ Prokuroria dërgon për gjykim dy zyrtarët e Bashkisë Korçë

    Favorizuan ndërtuesit/ Prokuroria dërgon për gjykim dy zyrtarët e Bashkisë Korçë

    Prokuroria e Korçës ka dërguar për gjykim dosjen ndaj dy zyrtarëve të Bashkisë të cilët akuzohen për veprën penale “shpërdorim detyre” pasi akuzohen se kanë favorizuar ndёrtuesit.
    Sipas Prokurorisë, Zhaneta Lubonja, Drejtore e  Planifikimit, Kontrollit dhe të Zhvillimit të Territorit në Bashkia Korçe, po ashtu Ermal Gjermeni, përgjegjës i sektorit pranë të njëjtës drejtori kanë favorizuar 18 herë disa firma ndërtimi, duke shmangur taksën e ndikimit në infrastrukturë.
    Prokuroria nisi hetimet që prej vitit 2022 dhe nga këto procedura rezultoi se pёr shumё vite, të dyshuarit kanё ushtruar detyrën si inxhinierё pranё Zyrёs sё Urbanistikёs nё Bashkinё Korçё dhe kanё pasur detyrё tё kontrollojnë aplikimet e bёra nga qytetaret apo bizneset pёr pajisjen me leje pёr kryerjen e ndërtimeve tё reja apo punimeve tё tjera ndёrtimore, vlerësimin e dokumentacionit, miratimin e lejes, etj., por duke shkelur detyrën ata “kanё aplikuar taksë në shkallë me të ulët në 18 raste nga 8%, në 3% dhe 2 raste nga 4% në 3%”.
    Në përllogaritjen e prokurorisë vetëm në një rast në ndërtimin e një kompleksi banimi, Bashkisë së Korçës i është bërë një dëm prej 36 mijë euro, pasi subjekti ka paguar 3 për qnd të taksës dhe jo 8 % siç e parashikonte detyrimi ligjor.
    Në fillim hetimet kishin nisur për 4 zyrtarë të institucionit dhe në përfundim të procesit u dërguan për gjykim vetëm 2 prej tyre, që u morën edhe të pandehur.

  • Akuzohen për vrasjen e Fatbardh Licit/ Astmer Bilali dhe Safet e Behar Bajri bëjnë rekurs në Gjykatën e Lartë

    Akuzohen për vrasjen e Fatbardh Licit/ Astmer Bilali dhe Safet e Behar Bajri bëjnë rekurs në Gjykatën e Lartë

    Safet Bajri, Behar Bajri dhe Astmer Bilali kanë paraqitur rekurs në Gjykatën e Lartë, pas vendimit të Apelit të GJKKO-së, që i la në burg.
    Të akuzuarit e SPAK për një nga ngjarjet e bujshme kriminale në vend, vrasjen e Fatbardh Licit, i kanë bërë rekurs vendimeve që i kanë lënë në paraburgim përmes avokatit të tyre, Sokol Tahiraj.
    Ngjarja për të cilën ata akuzohen ka ndodhur vite më parë në Shkodër dhe është konsideruar si një nga krimet me sfond të fortë hakmarrjeje dhe përplasje mes grupeve kriminale.
    Të pandehurit kërkojnë rrëzimin e vendimit të Apelit, duke pretenduar për shkelje procedurale dhe mungesë provash të mjaftueshme në procesin ndaj tyre.
    Gjykata e Lartë pritet të shqyrtojë kërkesën e tyre në seancat e ardhshme dhe të marrë një vendim lidhur me këtë çështje.

  • Akuzohen për vrasjen e Fatbardh Licit! Safet Bajri, Astmer Bilali dhe Behar Bajri bëjnë rekurs në Gjykatën e Lartë

    Akuzohen për vrasjen e Fatbardh Licit! Safet Bajri, Astmer Bilali dhe Behar Bajri bëjnë rekurs në Gjykatën e Lartë

    Safet Bajri, Astmer Bilali dhe Behar Bajri, të akuzuar për një ndër krimet më të rënda me sfond hakmarrjeje në Shkodër, kanë paraqitur rekurs në Gjykatën e Lartë, duke kundërshtuar vendimin e Apelit që i la në burg.
    Ngjarja për të cilën ata akuzohen ka ndodhur disa vite më parë dhe ka tronditur opinionin publik për shkak të përplasjes së dhunshme mes grupeve kriminale rivale.
    Përmes avokatëve të tyre, të pandehurit pretendojnë se janë bërë shkelje të rënda procedurale gjatë procesit gjyqësor dhe se nuk ekzistojnë prova të mjaftueshme për t’i mbajtur pas hekurave. Ata kërkojnë rrëzimin e vendimit të Apelit dhe shqyrtimin e çështjes në themel.
    Gjykata e Lartë pritet të marrë në shqyrtim kërkesën në seancat e ardhshme, ndërsa avokatët mbrojtës paralajmërojnë vijimin e betejës ligjore për të provuar pafajësinë e klientëve të tyre.