Tag: akuzën

  • “Akuzën ia kam njoftuar vetë”, Braho: Problem kemi pasur komunikimin publik, ja çfarë do merrja nga Dumani dhe Kraja

    “Akuzën ia kam njoftuar vetë”, Braho: Problem kemi pasur komunikimin publik, ja çfarë do merrja nga Dumani dhe Kraja

    Kandidati për kreun e SPAK, Klodian Braho, tha se pika e tij e fortë është përvoja e gjatë në hetimet kundër korrupsionit. “Kam pasur qetësinë dhe maturinë e duhur njerëzore dhe procedurale. Si pikë të dobët, prokuroria nuk ka qenë më herët si është sot. Edhe ne nuk kemi qenë gati apo të mësuar për komunikimin publik. Këtu ka vend për përmirësim”, tha Braho teksa i përgjigjej pyetjeve të anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
    I pyetur se çfarë do të merrte apo nuk do të merrte nga drejtuesit e mëparshëm të SPAK, Braho tha: “Nga Dumani proaktivitetin dhe devotshmërinë. Nga Kraja do të merrja qetësinë në kryerjen e detyrës. Kanë qenë në periudha të ndryshme. Nga Kraja do doja të ishte me aktiv, edhe pse koha ishte e shkurtër. Nga Dumani nuk di të them ndonjë gjë të tij, që nuk doja ta kisha”.
    Sa i përket ndërhyrjeve të mundshme që mund të ketë, Braho tha se asnjëherë nuk është tërhequr përballë pretendimeve të palës së akuzuar, madje në shumë çështje ia ka komunikuar vet akuzën.
    “Unë nuk e kam problem të përballem me ankesa dhe pretendime, madje në çështjet që kam, akuzën ia kam njoftuar vetë, me qëllim që edhe ti dëgjoj pretendimet e tyre. Mund të dëgjoj dhe mund të pres zyrtarë, por zgjidhja është ajo që parashikon ligji. E ndjej veten të plotësuar si prokuror dhe mendoj se është normale një sfidë tjetër”.

  • Zv/kryeministrja e vetmuar në ceremoni/ Belinda Balluku në homazhet për Nanon si e pandehur

    Zv/kryeministrja e vetmuar në ceremoni/ Belinda Balluku në homazhet për Nanon si e pandehur

    Zv/kryeministrja dhe ministre e Infrastrukturës Belinda Balluku ka qenë e pranishme në ceremoninë e organizuar në Pallatin e Kongreseve ku u bënë homazhe në nderim të ish-kryeministrit Fatos Nano, por ajo çfarë ka rënë në sy, Balluku e cila është marrë e pandehur nga SPAK, është shfaqur e pashoqëruar nga kolegët e saj.
    Teksa ka nderuar arkëmortin e ish-kryetarit të PS, Balluku nuk u pa në shoqërinë e kolegëve të saj deputetë, të cilët u ulën në pritje të fjalimeve gjatë homazheve shtetërore.
    Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, njëkohësisht Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë u mor zyrtarisht e pandehur nga Prokuroria e Posaçme. Numri dy i qeverisë mbërriti të premten në SPAK, ku prokurori Dritan Prençi i komunikoi akuzën ‘Shkelje e Barazisë së pjesëmarrësve në tenderë apo ankande publike”.
    Balluku kishte zgjedhur si mbrojtëse ligjore motrën e saj Pamela Qirko, ish-anëtare e Vettingut.
    SPAK doli me njoftim zyrtar ku sqaroi, se ka ngritur akuzë ndaj ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë. Sipas njoftimit zyrtar, Balluku akuzohet për veprën penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, që në gjuhë të thjeshtë do të thotë dyshim për favorizim apo trajtim të pabarabartë të kompanive që marrin pjesë në një tender publik.
    Hetimi lidhet me projektin e madh për ndërtimin e tunelit të Llogarasë, pjesë e rrugës Orikum Himarë, që është një seksion i autostradës Vlorë -Sarandë. Ky tender është hapur fillimisht më 11 dhjetor 2020, por më pas është anuluar dhe rihapur më 22 qershor 2021, me një fond limit prej afro 190 mln euro pa TVSH.
    SPAK thotë se, në cilësinë e ministres, Belinda Balluku ka kryer veprime që mund të kenë ndikuar në mënyrë të padrejtë në këtë proces prokurimi. Për këtë arsye, më 21 tetor 2025, SPAK i ka dërguar asaj njoftimin zyrtar për akuzën. Ministrja ka kërkuar shtyrje të paraqitjes, ndërsa prokuroria e ftoi të paraqitej të premten, më 31 tetor, në orën 15:00, për t’u njohur me akuzën dhe për të dhënë shpjegimet e saj.
    Në njoftimin e tij SPAK saktëson se “deri në këtë fazë të hetimeve paraprake, faktet penale, objekt akuze në ngarkim të të pandehurës Belinda Balluku, kanë të bëjnë me veprimet e saj, në cilësinë e Ministrit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, për njërën nga procedurat e prokurimit, objekt i këtij hetimi, “Ndërtimi i tunelit të Llogarasë”. Një formulim që qartazi lë të kuptojë se Prokuroria e Posaçme po heton dhe tenderë të tjera që përfshijnë Ministrinë e Drejtuar nga Balluku.
    Gatë deklarimit në Parlament, kreu I SPAK, Altin Dumani pohoi se nën hetim është dhe Aeroporti i Vlorës, ndërsa kanë nisur verifikimet paraprake dhe për ndërtimin e autostradës Thumanë-Kashar.
    Tuneli i Llogarasë është një nga projektet më të mëdha infrastrukturore në vend, dhe hetimi i SPAK lidhet me mënyrën se si është zhvilluar dhe menaxhuar procedura e tenderit për ndërtimin e tij. Të hënën po për ketë tender janë thirrur për tu komunikuar akuzën edhe zyrtarë të tjerë të Ministrisë së Infrastrukturës mes tyre edhe kreut aktual të ARRSH, Gentian Gjyli.
    Hetimet e SPAK nisen pas arrestimit e ish-kreut te ARRSH Ervis Berberi në telefonin e të cilit u gjetën komunikime me vlerë për hetimet.

  • Zv/kryeministrja Belinda Balluku e pranishme në homazhet për Fatos Nanon

    Zv/kryeministrja Belinda Balluku e pranishme në homazhet për Fatos Nanon

    Zv/kryeministrja dhe ministre e Infrastrukturës Belinda Balluku ka qenë e pranishme në ceremoninë e organizuar në Pallatin e Kongreseve ku u bënë homazhe në nderim të ish-kryeministrit Fatos Nano.
    Teksa ka nderuar arkëmortin e ish-kryetarit të PS, Balluku nuk u pa në shoqërinë e kolegëve të saj deputetë, të cilët u ulën në pritje të fjalimeve gjatë homazheve shtetërore.
    Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, njëkohësisht Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë u mor zyrtarisht e pandehur nga Prokuroria e Posaçme. Numri dy i qeverisë mbërriti të premten në SPAK, ku prokurori Dritan Prençi  i komunikoi akuzën ‘Shkelje e Barazisë së pjesëmarrësve në tenderë apo ankande publike”.
     
     
    Balluku kishte zgjedhur si mbrojtëse ligjore motrën e saj Pamela Qirko, ish-anëtare e Vettingut.
    SPAK doli me njoftim zyrtar ku sqaroi, se ka ngritur akuzë ndaj ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë. Sipas njoftimit zyrtar, Balluku akuzohet për veprën penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, që në gjuhë të thjeshtë do të thotë dyshim për favorizim apo trajtim të pabarabartë të kompanive që marrin pjesë në një tender publik.
    Hetimi lidhet me projektin e madh për ndërtimin e tunelit të Llogarasë, pjesë e rrugës Orikum Himarë, që është një seksion i autostradës Vlorë -Sarandë. Ky tender është hapur fillimisht më 11 dhjetor 2020, por më pas është anuluar dhe rihapur më 22 qershor 2021, me një fond limit prej afro 190 mln euro pa TVSH.
    SPAK thotë se, në cilësinë e ministres, Belinda Balluku ka kryer veprime që mund të kenë ndikuar në mënyrë të padrejtë në këtë proces prokurimi. Për këtë arsye, më 21 tetor 2025, SPAK i ka dërguar asaj njoftimin zyrtar për akuzën. Ministrja ka kërkuar shtyrje të paraqitjes, ndërsa prokuroria e ftoi të paraqitej të premten, më 31 tetor, në orën 15:00, për t’u njohur me akuzën dhe për të dhënë shpjegimet e saj.
    Në njoftimin e tij SPAK saktëson se “deri në këtë fazë të hetimeve paraprake, faktet penale, objekt akuze në ngarkim të të pandehurës Belinda Balluku, kanë të bëjnë me veprimet e saj, në cilësinë e Ministrit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, për njërën nga procedurat e prokurimit, objekt i këtij hetimi, “Ndërtimi i tunelit të Llogarasë”. Një formulim që qartazi lë të kuptojë se Prokuroria e Posaçme po heton dhe tenderë të tjera që përfshijnë Ministrinë e Drejtuar nga Balluku.
    Gatë deklarimit në Parlament, kreu I SPAK, Altin Dumani pohoi se nën hetim është dhe Aeroporti i Vlorës, ndërsa kanë nisur verifikimet paraprake dhe për ndërtimin e autostradës Thumanë-Kashar.
    Tuneli i Llogarasë është një nga projektet më të mëdha infrastrukturore në vend, dhe hetimi i SPAK lidhet me mënyrën se si është zhvilluar dhe menaxhuar procedura e tenderit për ndërtimin e tij. Të hënën po për ketë tender janë thirrur për tu komunikuar akuzën edhe zyrtarë të tjerë të Ministrisë së Infrastrukturës mes tyre edhe kreut aktual të ARRSH, Gentian Gjyli.
    Hetimet e SPAK nisen pas arrestimit e ish-kreut te ARRSH Ervis Berberi në telefonin e të cilit u gjetën komunikime me vlerë për hetimet.

  • Alimehmeti: Veliaj është në burg për akuza shumë të vogla

    Alimehmeti: Veliaj është në burg për akuza shumë të vogla

    Kryetari i Këshilltarëve të PD, Ilir Alimehmeti thotë se Erion Veliaj është në burg për akuza shumë të vogla dhe nuk është në burg për akuzat e rënda si inceneratori apo ”5D”.
    ”Erion Veliaj qëndron i akuzuar për disa akuzash të ndryshme. Por në fakt ka akuzën e madhe nga njerëzit. Ka akuzën për shpërdorime me fondet e qytetit. Ka akuzën e një inceneratori që nuk ekziston. Ka akzuën e një impianti të përpunimit të ujërave të zeza që nuk ekziston.

    Ka akuzën e qindra objekteve të ndryshme shkollore që duhej të ishin ndërtuar dhe vazhdojnë të mos ekzistojnë. Ka shumë akuza të tilla ndërkohë që nga krahu tjetër ai po vuan një dënim, nuk ka një dënim por është në masën e arrestit me burg për akuza shumë më të vogla.

    Të gjitha këto akuzat e tjera, inceneratori, 5D, e me radhë e çojë topin për lartë këto. Ai është për një diçka të vogël, për një diçka personale familjare apo të një rrethi shumë të ngushtë që ta mbylli lojën”.

  • Dyshimet/ SPAK merr si të pandehur kryebashkiakun e Kolonjës, Erion Isain

    Dyshimet/ SPAK merr si të pandehur kryebashkiakun e Kolonjës, Erion Isain

    Në prag të parashkrimit të hetimeve të riregjistruara  në 7 tetor 2020, Prokuroria e Posaçme i ka komunikuar një ditë më parë akuzën si një i dyshuar  për ‘shkelje të barazisë në tendera’ kryebashkiakut të Ersekës Erion Isai.

    Së bashku me Isain, u është komunikuar e njëjta vepër edhe 6 punonjësve të njësisë së prokurimeve në këtë bashki. Burimet thanë se procedimi  penal lidhet me një tender me vlerë gati 3 milionë lekë, punimet e kryera dhe mbikëqyrjen  në ujësjellësin e Kozelit.
    Erion Isai siç bëjnë me dije burime ishte në SPAK të martën ku dhe i është njoftuat mbyllja e hetimeve dhe akuza nga një hetuese e BKH. Siç rezulton në shkresa procedimi u hap pas denoncimit të dorëzuar në SPAK nga inxhinieri Romeo Nazarko, e më pas po ashtu nga një avokat i cili pretendon se në këtë tender është favorizuar nga bashkia Entela Cano, që kishte rolin e subjektit mbikëqyrës.
    Isai i thirrur me herët dhe i pyetur nga kjo prokurori e ka hedhur poshtë akuzën duke insistuar se nuk ka kryer vepër as ai dhe as vartësit e prokurimeve dhe se investimi është kryer me vlerë favorizuese për shtetin.
    SPAK ende nuk ka një njoftim zyrtar, ndërsa të dhënat paraprake janë siguruar nga gazetarja e Top Channel Anila Hoxha, siguruar nga grupi i hetimit që thotë se i ka lënë kohë kryebashkiakut të kryejë prapësimet me shkrim përpara se ta çojë dosjen tek gjyqtari paraprak. Karta e prokurorisë është këqyrja e telefonit të Canos tek e cila janë konstatuar komunikime në aplikacionin WhatsApp që sipas avokatëve provojnë njohjen mes zyrtarëve të bashkisë dhe mbikëqyrëses.

    Top Channel

  • Dosja ‘Sterilizimi’/ Ish-ministrin Ilir Beqaj shpërthen në gjyq: Akuza e re nga SPAK nuk më është komunikuar asnjëherë

    Dosja ‘Sterilizimi’/ Ish-ministrin Ilir Beqaj shpërthen në gjyq: Akuza e re nga SPAK nuk më është komunikuar asnjëherë

    Seanca gjyqësore në GJKKO për dosjen ‘Sterilizimi’ ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj për akuzën e “vjedhjes duke shpërdoruar detyrën” në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal është shtyrë përsëri.
    Beqaj dhe avokatët e tij kërkuan të bëhet verifikimi i fashikujve hetimor të SPAK me ato që kanë mbërritur në gjykatë.
    Në gjyqin e sotëm Beqaj pretendoi se prokuroria nuk e ka njoftuar kurrë për akuzën e vjedhjes, por vetëm për shpërdorim detyrë.
    Ai deklaroi se për këtë arsye, çdo lloj trupe gjyqësore në këtë seancë është e paligjshme.
    “Për mua çdo lloj trupe gjyqësore në këtë seancë është e paligjshme, nuk e kam me ju personalisht. Është një situatë paligjshmërie, pasi nuk kam asnjë njoftim akuze nga prokuroria për vjedhje, jam njoftuar vetëm për shpërdorim detyre. Edhe për njoftimin e akuzës duhet të paguajmë, s’është puna tek vlera se është qesharake, por them si logjikë, tha ai.
    Seanca e radhës do të mbahet më 2 tetor, ora 10:00
    Beqaj do të gjykohet i veçuar nga të bashkëpandehurit, në një proces të zakonshëm në Gjykatën e Posaçme, nga trupa gjykuese Rudina Palloj, Irena Gjoka dhe Erjon Çela.
    Ndërkohë, në të njëjtën gjykatë vijon shqyrtimi paraprak i dosjes “SASPAC”, ku Beqaj është gjithashtu i pandehur.

  • Nis gjyqi në GJKKO për Ilir Beqajn, ish-ministri: Nuk jam njoftuar për akuzën e re

    Nis gjyqi në GJKKO për Ilir Beqajn, ish-ministri: Nuk jam njoftuar për akuzën e re

    Në Gjykatën e Posaçme po vijon procesi ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj, i akuzuar fillimisht për shpërdorim detyre, për dosjen e “Sterilizimit”.
    Beqaj ka deklaruar në seancë se akuza e rikualifikuar nga gjykata nuk i është komunikuar asnjëherë zyrtarisht.
    Sipas tij, ai është vënë në dijeni vetëm për akuzën fillestare dhe jo për ndryshimet e reja të cilësimit ligjor.
    Avokatët kërkuan kohë shtesë për t’u njohur me aktet e reja të dosjes. Gjykata pritet të shprehet për vijimin e seancës në ditët në vijim.

  • Sterilizimi/ Nis gjyqi në themel për ish-ministrin, çfarë tha Beqaj para gjykatës

    Sterilizimi/ Nis gjyqi në themel për ish-ministrin, çfarë tha Beqaj para gjykatës

    Ka nisur këtë të enjte në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) seanca e parë në themel ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, në kuadër të hetimeve për procedurën e koncesionit të sterilizimit. Beqaj do të përballet me një proces gjykimi të zakonshëm për akuzën e vjedhjes duke shpërdoruar detyrën, në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.
    Gjatë nisjes së seancës, ish-ministri Beqaj ka kundërshtuar legjitimitetin e trupës gjykuese, duke deklaruar:
    “Për mua çdo lloj trupe gjyqësore në këtë seancë është e paligjshme. Nuk e kam me ju personalisht.”
    Në seancë, Beqaj u përball me trupën e përbërë nga gjyqtarët Rudina Palloj, Irena Gjoka dhe Erjon Çela. Ai ka ngritur gjithashtu shqetësimin se nuk është njoftuar për akuzën e re ndaj tij, duke theksuar:
    “Akuza e re ndaj meje nuk më është komunikuar kurrë. Është një situatë paligjshmërie, pasi nuk kam asnjë njoftim nga Prokuroria për akuzën e vjedhjes. Jam njoftuar vetëm për shpërdorim detyre.”

  • Ilir Beqaj nuk pranon akuzën për vjedhje: Prokuroria nuk ma ka komunikuar, seanca e paligjshme, s’e kam personale…

    Ilir Beqaj nuk pranon akuzën për vjedhje: Prokuroria nuk ma ka komunikuar, seanca e paligjshme, s’e kam personale…

    ilir beqaj

    TIRANË- Është mbajtur në ambientet e Gjykatës së Posaçme seanca e parë në themel në ngarkim të ish-ministrit Ilir Beqaj, i cili është marrë i pandehur për dosjen e sterilizimit. Beqaj është shprehur se çdo trupë gjykuese është e paligjshme, sa kohë që ka pranuar dosjen e prokurorisë për një akuzë, e cila atij nuk i është komunikuar kurrë. Në seancën e sotme, Beqaj është shprehur se Prokuroria e ka njoftuar vetëm për akuzën e shpërdorimit të detyrës, dhe jo atë të vjedhjes.
    “Çdo lloj trupe gjyqësore është e paligjshme, s’e kam personale. Nga prokuroria jam njoftuar vetëm për akuzën ‘Shpërdorim detyre’, akuza e re e vjedhjes nuk më është komunikuar kurrë”, është shprehur Beqaj në nisje të seancës.
    Beqaj do të gjykohet nga gjyqtarët e posaçëm, Rudina Palloj, Irena Gjoka dhe Erjon Çela. Seanca e radhës do të mbahet në datën 2 Tetor. 
    Beqaj ndodhet në burg që prej 4 korrikut të 2024 për abuzimin me fondet e Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC). Por po ashtu, po hetohet edhe lidhur me dy koncensionet në Shëndetësi, Sterilizminin dhe Chech-up. Ai u mor zyrtarisht i pandehur nga SPAK për koncesionin 100 milionë euro të sterilizimit./ZËRI

  • SPAK i komunikon akuzën Ajola Xoxës

    SPAK i komunikon akuzën Ajola Xoxës

    SPAK i ka komunikuar sot akuzat bashkëshortes së kryebashkiakut të Tiranës, Ajola Xoxa.
    Prokuroria e Posaçme e akuzon Xoxën për “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë), “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”. Fillimisht ndaj saj u vendos masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”, ndërsa pas seancës së vlerësimit të masës, GJKKO vendosi “detyrim paraqitje”.