Tag: akuzave

  • Ka vënë në përgjim anëtarët e KLP? SPAK zbulon të vërtetën, i kthen përgjigje akuzave

    Ka vënë në përgjim anëtarët e KLP? SPAK zbulon të vërtetën, i kthen përgjigje akuzave

    Pas disa akuzave të bëra publike se SPAK po përgjon anëtarët e KLP-së, vjen një reagim nga Prokuroria e Posaçme. Në një reagim pas interesit të mediave, SPAK mohon akuzat.
    REAGIMI:
    Në përgjigje të disa kërkesave tuaja, ju bëjmë me dije se:
    1.Asnjë anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë nuk është objekt hetimi, vëzhgimi apo përgjimi nga Prokuroria e Posaçme.
     
    2.SPAK nuk kryen dhe nuk ka kryer asnjë veprim hetimor që synon drejtpërdrejtë apo tërthorazi, të ndikojë apo të intimidojë vendimmarrjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe aq më pak të ndërhyjë në procese të caktuara zgjedhore.
    Deklarimet e bëra në media përbëjnë spekulim të pastër, të pambështetur në realitetin ligjor apo në praktikën hetimore të Prokurorisë së Posaçme.
    Çdo deklaratë e pabazuar në fakte dhe e mbështetur në spekulime mbetet në kuadrin e retorikës së pakonfirmuar, në përpjekje për të keqinformuar publikun dhe për të dëmtuar Strukturën së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

  • Pas akuzave për mashtrim dhe korrupsion, lirohet Federica Mogherini

    Pas akuzave për mashtrim dhe korrupsion, lirohet Federica Mogherini

    Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona

  • GJKKO jep dënimin për grupin prej 22 personash/ Kultivuan kanabis në Shkodër

    GJKKO jep dënimin për grupin prej 22 personash/ Kultivuan kanabis në Shkodër

    Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka mbyllur hetimet dhe ka shpallur vendimet për 22 të pandehurit që u kapën me 23 mijë rrënjë kanabis dhe 246 kilogramë lëndë narkotike.
    Hetimet zbuluan se të pandehurit ishin pjesë e një rrjeti që kultivonte dhe trafikonte kanabis në Malësinë e Madhe dhe zonat përreth.
    Gjykata ka caktuar dënime të ndryshme: disa prej të pandehurve do të kryejnë burg, ndërsa të tjerët do të kryejnë shërbim prove.
    Dënimet:
    Arian Popa – 8 vite burgim
    Arben Uruçi – 6 vite e 8 muaj burgim
    Ardjan Tahiri – 6 vite e 8 muaj burgim
    Samet Dahati – 6 vite burgim
    Izmir Dahati – 6 vite burgim
    Ermis Sela – 6 vite burgim
    Afrim Dahati – 6 vite burgim
    Danjela Hasani – 6 vite e 8 muaj burgim
    Ndërsa një grup prej 10 të pandehurash, përfshirë: Valbona Haka, Mimoza Hoti, Elida Doku, Hurme Baftaj, Frange Gjini, Fatime Baftaj, Drita Çuni, Dorontina Hoxha, Blerina Meta, Liljana Çopani dhe Vajdie Allamani, u dënuan me nga 4 vite e 8 muaj burgim, por dënimi iu pezullua dhe u vendos shërbim prove për 3 vite.
    Përveç Roland Gjonit, gjykata shpalli të pafajshëm edhe: Besar Lejthiza, Izmir Dahati (për një prej akuzave), Ermis Sela (për një prej akuzave), Afrim Dahati (për një prej akuzave) dhe Samet Dahati (për një prej akuzave). Besar Lejthiza u urdhërua të lirohet menjëherë nga ambientet e paraburgimit, nëse nuk mbahet për ndonjë çështje tjetër.

  • Reuters: Aleatja e ngushtë e Ramës pezullohet pas akuzave për korrupsion

    Reuters: Aleatja e ngushtë e Ramës pezullohet pas akuzave për korrupsion

    Reuters: Aleatja e ngushtë e Ramës pezullohet pas akuzave për korrupsion
    Agjencia ndërkombëtare e lajmeve Reuters raporton se Gjykata e Posaçme në Shqipëri ka pezulluar nga detyra zëvendëskryeministren Belinda Balluku, pasi SPAK e paditi për ndikim të paligjshëm në përzgjedhjen e kompanisë fituese të një projekti tuneli me vlerë rreth 190 milionë euro.
    Në artikull thuhet se Balluku nuk ka dhënë ende një reagim pas vendimit, ndërsa një ditë më parë në Kuvend i cilësoi akuzat ndaj saj si “shpifje, insinuata dhe gjysmë të vërteta”.
    Reuters e përshkruan Ballukun si një aleate të ngushtë të kryeministrit Edi Rama, teksa nënvizon se masat e gjykatës janë mbajtur konfidenciale dhe se rasti përbën një provë për përpjekjet e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE.
    Shkrimi:
    Një gjykatë në Shqipëri shkarkoi zëvendëskryeministren Belinda Balluku nga detyra të enjten, pasi ajo u padit nga prokurorët për rolin e saj të dyshuar në përzgjedhjen e një kompanie për të ndërtuar një tunel të financuar nga qeveria, tha gjykata në një deklaratëNuk pati reagim të menjëhershëm nga Balluku. Megjithatë, gjatë një seance parlamentare të mërkurën, ajo iu referua akuzave si “shpifje, insinuata, gjysmë të vërteta dhe gënjeshtra”, dhe tha se do të bashkëpunonte plotësisht me gjyqësorin.
    Balluku, e cila shërbeu gjithashtu si Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, është një aleate e ngushtë e Kryeministrit të vendit, Edi Rama, i cili më parë këtë vit siguroi mandatin e tij të katërt radhazi.
    Gjykata Speciale e ngarkuar me luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar nuk dha më shumë informacion në vendimin e saj, “duke pasur parasysh se masa të tilla janë të një natyre konfidenciale”.
    Më 31 tetor, Zyra e Prokurorit Special, SPAK, tha se kishte paditur Ballukun për veprën penale të shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në një tender ose ankand publik.
    Akuzat lidhen me ndërtimin e një tuneli 5.9 kilometrash (3.7 milje) në pjesën jugore të Shqipërisë me një kosto prej afërsisht 190 milionë eurosh.
    Akuza, e parë nga Reuters, deklaroi se Balluku, në cilësinë e saj si ministre e infrastrukturës, ndikoi në mënyrë të papërshtatshme në vendimin në favor të kompanisë fituese.
    Aktakuza pretendonte më tej se ajo e bëri këtë në bashkëpunim me pesë anëtarë të tjerë të komisionit vendimmarrës.
    Shqipëria synon të bashkohet me Bashkimin Evropian deri në vitin 2030, por blloku i pasur po kërkon që vendi të bëjë më shumë për të luftuar krimin dhe korrupsionin.

  • Trump paralajmëron rritje të taksave ndaj Kolumbisë mes akuzave për trafik droge

    Trump paralajmëron rritje të taksave ndaj Kolumbisë mes akuzave për trafik droge

    Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, deklaroi se do të vendosë tarifa më të larta ndaj importeve nga Kolumbia dhe do të ndalojë çdo pagesë financiare ndaj këtij vendi, duke përshkallëzuar krizën mes dy vendeve lidhur me trafikun e drogës.

    Duke folur nga bordi i avionit presidencial “Air Force One”, Trump akuzoi presidentin kolumbian Gustavo Petro se është i përfshirë në trafik droge, duke e cilësuar madje si një “lider i drogës ilegale”.

    Kolumbia ka reaguar ashpër ndaj akuzave, duke paralajmëruar se do të kërkojë mbështetje ndërkombëtare për të mbrojtur sovranitetin dhe dinjitetin e presidentit të saj. Ministria e Jashtme e Kolumbisë i cilësoi deklaratat e Trump si “akte serioze që cenojnë dinjitetin kombëtar”.

    Marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Kolumbisë janë përkeqësuar ndjeshëm muajt e fundit. Trump i anuloi vizën presidentit Petro në shtator, pasi ky i fundit mori pjesë në një protestë pro-palestineze në New York dhe i bëri thirrje ushtarëve amerikanë të mos ndjekin urdhrat presidencialë.

    Petro ka kritikuar gjithashtu goditjet ushtarake amerikane në Karaibe, që kanë shkaktuar dhjetëra viktima, ndërkohë që organizatat e të drejtave të njeriut i kanë quajtur këto veprime “të jashtëzakonshme dhe të paligjshme”.

    Në shtator, administrata Trump e përfshiu zyrtarisht Kolumbinë në listën e vendeve që “kanë dështuar në mënyrë të dukshme” në përmbushjen e angazhimeve për luftën kundër narkotikëve.

  • Akuzat e Berishës ndaj kundërshtarëve, sondazhi: 67.1% e shqiptarëve nuk e besojnë kreun e PD

    Akuzat e Berishës ndaj kundërshtarëve, sondazhi: 67.1% e shqiptarëve nuk e besojnë kreun e PD

    Në ABC News ka vijuar emisioni i përjavshëm i sondazheve me çështjet që shqetësojnë më shumë shqiptarët, duke u kthyer kështu në zërin e tyre.
    Janë 1187 banorë që i janë nënshtruar anketës, përmes një linku dërguar atyre me SMS në mënyrë proporcionale në territorin e të gjitha bashkive, me një marzh të gabimit statistikor: plus/minus 2.9%.
    Pyetjes se sa u besojnë akuzave të PD, 67.1% e shqiptarëve janë përgjigjur se nuk u besojnë asnjëherë, praktikisht 2/3 e popullsisë, 15.1% u besojnë përherë dhe 17.6% u besojnë akuzave të opozitës me raste.

  • ”Analfabete, ti je në arrati”, Fero i përgjigjet 35 akuzave dhe deklaratave nga Arbenita

    ”Analfabete, ti je në arrati”, Fero i përgjigjet 35 akuzave dhe deklaratave nga Arbenita

    Showbiz E Premte, 5 Shtator 2025 17:05
    Pas 35 akuzave dhe deklaratave të forta nga Arbenita Ismajlit, ku modelja hodhi akuza të rënda ndaj ish-partnerit të saj Fero, nuk ka vonuar përgjigjja e reperit. Në një postim në Instagram, ai i ka cilësuar pretendimet e saj si “të rreme” dhe “shpifje”.
    ”3 vite më vonë tani zgjohesh me akuza të rreme? Kush të ka mësuar të shkruash? As të shkruash s’din, je analfabete”,-shkruan Fero, duke ironizuar Arbenitën. Ai shton se fama e saj e vogël erdhi vetëm nga fakti se ishte pranë tij, duke i mohuar gjithë akuzat që ajo kishte bërë.

    Reperi pretendon se Arbenita ka folur vetëm pas shpalljes së urdhërarrestit ndaj tij, duke e akuzuar se po përpiqet ta njollosë publikisht. ”Gjykata do të merret me shpifjet e tua”, shkruan ai, duke e mbyllur me fjalët: “Ti je ajo që je në arrati, jo unë”.
    35 deklarata nga Arbentia: Fero më keqtrajtoi gjatë shtatzënisë, fle ende me nënën. Shet dr*gë dhe më ka 50 mijë euro borxh

  • Meta pas komunikimit të akuzave nga SPAK: Asgjë e re nga takimi i 27 majit me prokurorët

    Meta pas komunikimit të akuzave nga SPAK: Asgjë e re nga takimi i 27 majit me prokurorët

    Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar pas komunikimit zyrtar të akuzave nga ana e Prokurorisë së Posaccme (SPAK).

    Përmes një postimi në Facebook, Meta thekson se nuk kishte asnjë të re nga takimi i fundit që zhvilloi me prokurorët më 27 maj, ndërsa përshëndeti mbylljen formale të hetimeve.
    “Asgjë e re nga takimi i fundit më 27 maj me prokurorët e SPAK-ut. Përshëndes mbylljen zyrtare të hetim-fabrikimeve të nisura që në dhjetor 2019,” shkruan Meta.

    Ai thekson se gjatë takimit me prokurorët ka kërkuar sërish që të hetohet me përgjegjësi se kush ka kryer pagesat e paligjshme në emër të Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI) për lobimin në SHBA dhe se kujt i dërgoheshin faturat për miratim nga kompania lobuese GSIS.
    “Ngritëm me forcë dhe zyrtarisht kërkesën për të hetuar me përgjegjshmëri se kush ka bërë pagesa të paligjshme për llogari të LSI-së për kompanitë në SHBA dhe së dyti se kujt i dërgonin faturat për t’u aprovuar në Partinë e Lirisë, kompania GSIS,” vijon Meta.
    Sipas tij, moskryerja e hetimeve në këto dy drejtime nuk është çështje profesionale apo ligjore, por pasojë e drejtpërdrejtë e një diktati politik.
    “Mos-hetimi në këto dy drejtime është vetëm pasojë e një diktati politik, pasi nga ana ligjore dhe profesionale kjo është gjëja më e thjeshtë që mund të bëhet dhe që duhet të ishte bërë prej dy vitesh,” përfundon Meta.

  • Tensione gjatë komunikimit të akuzave? Avokati jep detaje nga seanca e Metës në SPAK: Do të shkojmë…

    Tensione gjatë komunikimit të akuzave? Avokati jep detaje nga seanca e Metës në SPAK: Do të shkojmë…

    Ish-kreu i Shtetit, Ilir Meta është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme për njohjen e akuzave të ngritura ndaj tij pas marrjes si i pandehur nga organi i akuzës.
    Avokati i tij deklaroi se Ilir Meta ka kërkuar nga SPAK të bëhen hetimet të thelluara se kush i bëri kërkesat për lobim, ndërsa shtoi se gjatë komunikimit të akuzave nuk ka pasur tensione.
    Gjithashtu theksoi përfaqësuesi ligjor i presidentit të PL-së, se “ai nuk ka pasuri të vendosur nga korrupsioni”
    “Meta ka dhënë shpjegimet e tij dhe i ka kërkuar organit të akuzës se përse nuk kanë bërë hetime të thelluara se kush ka bërë kërkesat për lobimin.
    Meta ka shpjeguar me detaje për të 3 akuzat për të cilat ai akuzohet”, tha avokati.
    I pyetur nëse “Ka pasur momente tensioni nga ana e Metës?”, avokati u përgjigj: “Seanca ishte e qetë, mund të themi që ishte një seancë deri miqësore”.
    Sipas avokatit të Metës: “Ne duam të dimë kush i bëri pagesat dhe kush i mori faturat. Sa i përket CEZ-DIA është një akuzë e rënë sepse nuk vërtetohet në asnjë moment që Meta të ketë të ardhura dhe këto pasuri t’i ketë mundur ti fshehë dhe ti pastrojë me veprime të paligjshme.
    Ish-Presidenti nuk ka pasuri të vendosur nga korrupsioni. Mali i madh i akuzave të ngritura ndaj Ilir Metës, sot ka rezultuar zero”, tha ai.

  • “Kush i bëri kërkesat për lobim”/ SPAK i komunikoi Ilir Metës mbylljen e hetimeve, avokati: Nuk kishte asgjë të re

    “Kush i bëri kërkesat për lobim”/ SPAK i komunikoi Ilir Metës mbylljen e hetimeve, avokati: Nuk kishte asgjë të re

    Ish-kreu i Shtetit, Ilir Meta është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme për njohjen e akuzave të ngritura ndaj tij pas marrjes si i pandehur nga organi i akuzës
    Avokati i tij deklaroi se Ilir Meta ka kërkuar nga SPAK të bëhen hetimet të thelluara se kush i bëri kërkesat për lobim, ndërsa shtoi se gjatë komunikimit të akuzave nuk ka pasur tensione.
    Gjithashtu theksoi përfaqësuesi ligjor i presidentit të PL-së, se “ai nuk ka pasuri të vendosur nga korrupsioni”
    “Meta ka dhënë shpjegimet e tij dhe i ka kërkuar organit të akuzës se përse nuk kanë bërë hetime të thelluara se kush ka bërë kërkesat për lobimin.
    Seanca ishte e qetë.
    Ish-Presidenti nuk ka pasuri të vendosur nga korrupsioni. Mali i madh i akuzave të ngritura ndaj Ilir Metës, sot ka rezultuar zero”, tha ai.