Tag: akuza

  • SPAK mbyll hetimet dhe çon për gjykim kryebashkiakun e PS në Vaun e Dejës, Kristian Shkreli

    SPAK mbyll hetimet dhe çon për gjykim kryebashkiakun e PS në Vaun e Dejës, Kristian Shkreli

    Pak ditë pasi iu komunikua akuza për korrupsion në zgjedhje, SPAK ka mbyllur hetimet për kryebashkiakun e PS-së në Vaun e Dejës, Kristian Shkreli dhe ka bërë kërkesë në GJKKO për kalimin e dosjes për gjykim.Shkreli u mor zyrtarisht i pandehur nga SPAK pak ditë më parë me akuzën se bleu vota për Partinë Socialdemokrate në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Atij iu komunikua akuza “ korrupsion në zgjedhje”. Kërkesa e SPAK lidhur me kalimin apo jo të dosjes në proces gjyqësor do shqyrtohet nga gjyqtarja Flora Hajredinaj.Akuza e korrupsionit në zgjedhje Shkrelit iu komunikua më 3 tetor. Bashkë me Shkrelin, Report mësoi se edhe 3 persona të tjerë janë të dyshuar. Në Maj, atij iu sekuestrua celulari me vendim të GJKKO-së, ndërsa iu ushtrua edhe kontroll. Në kuadër të hetimit, SPAK ka sekuestruar edhe celularët e eksponentëve të tjerë të PSD-së që dyshohet se janë përfshirë në veprimtarinë kriminale të shitblerjes së votës në qarkun e Shkodrës. Kryebashkiaku socialist ishte në shënjestër të kritikave të Kryeministrit Rama, i cili një javë para votimeve iu drejtua me fjalët: “Kristian, mos luaj më dy porta Kristian”.

  • AfD spiunon për Rusinë? Akuza e fortë e ministrit gjerman: Në 12 muaj…

    AfD spiunon për Rusinë? Akuza e fortë e ministrit gjerman: Në 12 muaj…

    Nëse akuza është e rëndë, dyshimi nuk është i lehtë. Partia e ekstremit të djathtë Alternative für Deutschland (AfD) mund të jetë duke kryer veprimtari spiunazhi në Gjermani për llogari të Rusisë. Këtë e ka deklaruar ministri i Brendshëm i landit të Turingjisë, Georg Maier, në një intervistë për gazetën ekonomike Handelsblatt këtë të mërkurë, 22 tetor.
    “Prej disa kohësh po vëzhgojmë me shqetësim në rritje se AfD po abuzon me të drejtën e interpelancës parlamentare për të hetuar sistematikisht mbi infrastrukturat tona kritike”, tha Maier.
    Sipas tij, gjatë 12 muajve të fundit, partia e ekstremit të djathtë ka paraqitur 47 interpelanca, me një intensitet gjithnjë e më të madh dhe duke kërkuar gjithnjë e më shumë detaje.
    “Edhe në nivel federal ekzistojnë shumë interpelanca të këtij lloji”, shtoi ministri, duke iu referuar infrastrukturave në sektorin e transportit, ujësjellësve dhe energjisë.
    Sipas Marc Henrichmann, president i organit parlamentar për mbikëqyrjen e shërbimeve sekrete dhe anëtar i CDU-së, “Rusia ushtron hapur ndikimin e saj brenda Parlamentit, veçanërisht përmes AfD-së, për të spiunuar dhe për të marrë informacione të ndjeshme”.
    Përfaqësuesi i qeverisë së Turingjisë theksoi se AfD tregon interes të veçantë për sistemet informatike dhe pajisjet e policisë, për shembull në fushën e mbrojtjes kundër dronëve. Ish-presidenti i këtij organi, Konstantin von Notz nga partia e të Gjelbërve, ndan të njëjtin mendim me kolegët e tij. “AfD dëmton vendin tonë, bëhet me vetëdije zëdhënëse e diktatorëve të botës dhe përhap narrativat e tyre në debatin publik dhe në parlamentet tona”.
    Lidhjet mes AfD-së dhe qeverisë ruse janë të njohura dhe të hershme. Deputetët e ekstremit të djathtë kanë kryer shumë udhëtime në Rusi, dhe shumë nga këto lidhje janë dokumentuar publikisht. Shqetësimi i tanishëm lidhet me një udhëtim të ri të planifikuar në Moskë nga Markus Frohnmaier, nënkryetar i grupit parlamentar të AfD-së në Bundestag.
    Sekretari i përgjithshëm i CSU-së (partia simotër e CDU-së në Bavari) ka kërkuar nga drejtuesit e AfD-së që të heqin dorë nga ky udhëtim. Frohnmaier ka hedhur poshtë akuzat për tradhti, duke siguruar se është “i lidhur ekskluzivisht me interesat e Gjermanisë”.

  • Beqiri akuza Berishës: Çoi dy deputetë për të blerë shkrimin për të shpifur për Irena Gjokën

    Beqiri akuza Berishës: Çoi dy deputetë për të blerë shkrimin për të shpifur për Irena Gjokën

    Avokati Idajet Beqiri, i ftuar në emisionin “Ora e Fundit”, ka hedhur akuza të forta ndaj kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke e cilësuar atë si një “qenie e gënjeshtërt” dhe “mjeshtër të shpifjeve të orkestruara”.
     Ai shtoi se Berisha e ka përdorur gënjeshtrën si një mjet për të “skllavëruar dhe manipuluar publikun”.
    Beqiri vijoi me akuza të ashpra, duke thënë se Berisha ka qenë përgjegjës për tradhti kombëtare dhe krime të rënda, për të cilat më pas ka fajësuar të tjerët.
    Avokati iu referua gjithashtu rastit të gjyqtares Irena Gjoka, për të cilën Berisha ka pretenduar se është dënuar në Greqi.
    Sipas Beqirit, këto janë shpifje të fabrikuara nga Berisha, i cili madje ka paguar një gazetë greke për të botuar informacione të pavërteta.
    “Berisha në qenien e vet, është një qenie e gënjeshtërt. Ai ka edhe ditëlindjen e gënjeshtërt. Ka lindur në korrik dhe e ka çuar në tetor. Ai e përdor gënjeshtrën si mjet skllavërimi për ata që ka përpara, për ata që ka sunduar dhe do t’i sundojë. Është një qenie që nuk i vjen ndot nga ajo që kundërshton veten.
    Ka bërë gjithçka në këtë vend. S’ka lënë tradhti kombëtare pa bërë, s’ka lënë krime monstruoze pa bërë dhe të nesërmen ua hedh fajin të tjerëve. Shpifje ordinere, që shpifjet e veta i beson i bën të besueshme.
    Në këtë studio ne kemi paraqitur dokumente, të cilat janë në duart e SPAK dhe të Ministrisë së Shëndetësisë, kur del që është një shpifje ordinere, s’ka patur asnjë nga këto insinuata nga këto që thotë Berisha. Gjyqtarja Irena Gjoka rezulton e padënuar në Greqi.
    Berisha pagoi gazetën greke. Çoi dy deputetë për të blerë një shkrim për të shpifur për Irena Gjokën. Gjoka çmontoi pandëshkueshmërinë e Berishës. Nuk është dënuar për krimet e tij. Gjyqtarja Irena Gjoka është një zonjë e hekurt”, tha avokati Idajet Beqiri.

  • “Mungojnë statistikat”/ Dosja SASPAK, Beqaj përballet me akuza për korrupsion pasiv, seanca zhvillohet me dyer të…

    “Mungojnë statistikat”/ Dosja SASPAK, Beqaj përballet me akuza për korrupsion pasiv, seanca zhvillohet me dyer të…

    Në GJKKO po zhvillohet seanca paraprake për dosjen SASPAK, ku ish-ministri Ilir Beqaj është përballur me akuza për korrupsion pasiv në cilësinë e Drejtorit të Përgjithshëm të SASPAC. Seanca po mbahet me dyer të mbyllura.
    Në fjalën e tij para gjykatës, Beqaj mohoi kategorikisht akuzat, duke theksuar se në vendimet e Gjykatës është vënë në dukje se ai nuk është funksionar i lartë, çka sipas tij hedh poshtë akuzën për korrupsion pasiv në këtë cilësi.
    “Edhe pse kjo seancë zhvillohet me dyer të mbyllura, dua të bëj të qartë se akuza është e pabazuar. Kam pritur ballafaqimin gjyqësor, por nga dje e kuptova arsyet e këtij ndjekjeje, pas raportimit të kreut të SPAK në Komisionin e Ligjeve. Mungojnë statistikat për funksionarët e lartë që shpërdorojnë fonde të BE-së dhe masa e sigurisë është joproporcionale.”
    Ish-ministri shtoi se ka vendime të Gjykatës që e çojnë poshtë këtë cilësim dhe kritikoi mungesën e veprimit nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë.

  • EMRAT/ Akuza për armëmbajtje pa leje, disa të arrestuar në Elbasan

    EMRAT/ Akuza për armëmbajtje pa leje, disa të arrestuar në Elbasan

    Të pakten 11 persona janë arrestuar nga policia në qytetin e Elbasanit gjatë një operacioni të nisur që ditën e djeshme.

    Sipas burimeve policore janë sekuestruar 3 armë.

    Bëhet e ditur se ka qenë një telefonatë në sallën operative që ka sinjalizuar se në një lokal kishte persona të armatosur.

    11 personat e arrestuar akuzohen për armbajtje pa leje, kundërshtim tëpunonjësve të policisë, moskallëzim krimi e veprime që pengojne zbulimin e sëvertetës.

    Mes tyre dhe një ish deputeti B.M.

    Personat e arrestuar janë identifikuar si shtetasit:

    Endri Doda
    E.C.
    Akil Kërtusha
    Blerim Heta
    B.M.
    Maksim Suci alias Lika
    Stefan Mehmeti
    Ergys Tusha
    J. M.
    Hanson Mullahi

  • Sean “Diddy” Combs dënohet me mbi 4 vite burg në SHBA

    Sean “Diddy” Combs dënohet me mbi 4 vite burg në SHBA

    Reperi dhe producenti i njohur amerikan Sean “Diddy” Combs është dënuar me katër vjet e dy muaj burg pas një procesi gjyqësor të gjatë mbi akuza që lidhen me prostitucion dhe dhunë. Vendimi u shpall të premten, më 3 tetor, duke i dhënë fund një prej çështjeve më të bujshme të viteve të fundit në industrinë muzikore amerikane.
    Sipas vendimit të gjykatës, Combs, 55 vjeç, u shpall fajtor për dy akuza të transportit me qëllim për t’u përfshirë në prostitucion. Çdo akuzë mbante një maksimum prej 10 vitesh burg, por gjykata vendosi një dënim total prej 50 muajsh. Kjo do të thotë se artisti do të qëndrojë pas hekurave për më shumë se katër vite.
    Megjithatë, juria e shpalli të pafajshëm për akuzat më të rënda, përfshirë komplotin për zhvatje dhe dy akuza për trafikim seksual. Combs u arrestua në shtator 2024 në Nju Jork dhe deklaroi pafajësi për të gjitha akuzat.
    Avokati i tij, Marc Agnifilo, u shpreh se klienti i tij “është një person jo i përsosur, por jo kriminel”, duke kërkuar që opinioni publik “të mos gjykojë para se të ketë të gjitha faktet”. Ai shtoi se Diddy ka qenë “gjithmonë i hapur” dhe mezi pret të pastrojë emrin e tij.
    Ky vendim ka shkaktuar reagime të shumta në media dhe në rrjete sociale, duke rihapur debatin mbi jetën private dhe përgjegjësinë e figurave publike në industrinë e muzikës.

  • Akuza për korrupsion në zgjedhje/ Merret i pandehur kreu i bashkisë së Vaut të Dejës, Kristjan Shkreli

    Akuza për korrupsion në zgjedhje/ Merret i pandehur kreu i bashkisë së Vaut të Dejës, Kristjan Shkreli

    Kryetari i bashkisë të Vaut të Dejës, Kristjan Shkreli është paraqitur sot në SPAK, ku i është komunikuar akuza për korrupsion zgjedhor dhe është marrë i pandehur.
    Shkrelit i ka mbërritur fletëthirrja nga SPAK dhe sot u paraqit në Prokurorinë e Posaçme, ndërsa shoqërohej nga avokati i tij.
    Prokuroria e Posaçme kishte marrë më herët autorizim në Gjykatë për kontrollin personal të kryetarit të bashkisë, vendim që u zbatua nga Byroja Kombëtare e Hetimit në bashkëpunim me Policinë e Shtetit.
    Për të njëjtën çështje janë sekuestruar edhe celularët e disa personave të tjera, që konsiderohen si mbështetës të PSD-së dhe që SPAK ka dyshime se janë përfshirë në veprimtarinë kriminale të shitblerjes së votës në qarkun e Shkodrës.
     

  • Shqipe Hysenaj reagon pas paralajmërimeve të Elton Ilirjanit: Jo vorbulla me mua!

    Shqipe Hysenaj reagon pas paralajmërimeve të Elton Ilirjanit: Jo vorbulla me mua!

    Pas paralajmërimeve për ndjekje penale nga Elton Ilirjani në lidhje me deklaratën e saj për Parashqevi Simakun, Shqipe Hysenaj ka reaguar publikisht përmes një videoje në Instagram. Ajo e ka konsideruar reagimin e Ilirjanit si të pabazuar, duke theksuar se deklaratat e saj ishin thjesht thashetheme dhe jo akuza të drejtpërdrejta.
    “Hap Instagramin dhe shoh disa video nga persona që flasin pa baza,” shprehet ajo. “Nuk dini të dalloni thashethemin nga akuza. Nëse thashethemet do ndaloheshin me ligj, do ishim kthyer pas në kohë.”
    Shqipja thekson se nuk ka synuar të përhapë dezinformim dhe se gjithçka është thënë në një kontekst të lirë, në një rubrikë rozë. Ajo përmendi edhe kolegun e saj, Ronaldo Sharkën, si bashkëpunëtor gjatë momentit të diskutueshëm: “Ai kishte kufjen dhe mikrofonin. Unë e lash si thashethem që të mos kishte keqkuptime.”
    Në fund, Hysenaj thekson se nuk do të japë më intervista: “Jo pse nuk më kuptoni, por sepse më keqkuptoni. Jo voruballa me mua.”
    Deklarata e plotë:
    “Hap Instagramin dhe shoh disa video nga persona që flasin pa baza. Këta njerëz nuk dine të ndajnë thashethemin nga akuza. Nëse thashethemi dhe mungesa e lirisë së fjalës sipas protokoleve do ishin të ndaluara me ligj, atëherë vendi ynë do të ishte shumë vite pas sistemit tonë politik. E shikoj që nuk ia keni fare idenë e mediave globale, rubrikave rozë. Jam shumë e hapur për luftën virtuale dhe administrative por e keni të humbur me mua. Jo sepse unë fitoj por sepse ju jeni gjithmonë gabim kundrejt meje. Dosja do na shkoj në Hagë por unë kam bashkëpunëtorin, Ronaldo Sharkën, sepse ai e kishte armën, pra ai kishte kufjen, mikrofonin dhe pyetjen. Gjithsesi merreni me sportivitet, sepse në fund fare unë thash diçka që e lash si thashethem dhe e theksuam që mos të kishte keqkuptime. Ju lutem cdo gjë që thuhet në rrjete sociale mundohuni ta merrni siç e themi dhe jo si iu leverdis. Jo vorbulla me mua. Shpërndani pozitivitet sepse është gjëja që na duhet më së shumti.

  • Dëshmitarëve të Ilir Metës “iu është vënë pistoleta në kokë” nga Altin Dumani, Monika Kryemadhi shpërthen në akuza…

    Dëshmitarëve të Ilir Metës “iu është vënë pistoleta në kokë” nga Altin Dumani, Monika Kryemadhi shpërthen në akuza…

    Ish-presidenti Ilir Meta duket se ka nisur manovrat për të shtyrë gjyqin  për të fituar kohë për të shmangur burgun. Seanca e djeshme paraprake për dosjen “Meta” u shty për më datë 9 tetor. Shkak për shtyrjen e seancës u bë mungesa e avokatit mbrojtës të Ilir Metës, Kujtim Cakrani. Ky i fundit kishte dërguar në sekretarinë e Gjykatës një kërkesë për shtyrje, për shkak të problemeve shëndetësore. Në sallën e GJKKO ishte e pranishme vetëm ish-deputetja e PL-së, Monika Kryemadhi, e cila pas shtyrjes së seancës hodhi akuza ndaj Altin Dumanit dhe SPAK. Teksa foli për mediat, ajo tha se ka shumë gjëra për të thënë dhe se do të jetë në të gjithë ekranet e TV-ve. Sipas saj, dosja është shumë voluminoze dhe ka vënë re shumë gjëra. “Nuk ishte i pranishëm zoti Meta, ishin të tjerët. Edhe mamaja ime nuk ishte. Por nuk është se është shkak kjo gjë. Ndërkohë që edhe materialet voluminoze që janë të mëdha iu lë mundësi edhe më shumë avokatëve për t’u njohur me materiale që janë pjesë e dosjes. Me aq sa kam vënë re ka shumë gjëra dhe shumë shpejt do të jem në ekranet e TV dhe emisionet për të ndjekur hap pas hapi dosjen dhe mënyrën e të vepruarit. Do ta filloj me televizionin e opozitës Syri, besoj se do ma hapë ekranin Syri. Do shkoj te të gjithë TV, po e them aty se e mban veten si të opozitës dhe do më japë shansin që të shprehem. Do të jem e hapur për të gjithë, për të vazhduar më pas te Neës 24.”, tha Kryemadhi. Sipas Kryemadhit, ajo dhe Meta akuzohen për korrupsion pasiv ndërkohë që nuk ka asnjë të akuzuar për korrupsion aktiv. Kryemadhi akuzoi SPAK për shpërdorim pasi hetimi, sipas saj, nuk është bërë si duhet. “Kryemadhi, Meta akuzohen për korrupsion pasiv ndërkohë që s’ka asnjë të akuzuar për korrupsion aktiv. Kur nuk ka korrupsion aktiv si mund të ketë pasiv. Pavarësisht, dhe nëse është parashikuar, a janë pyetur biznesmenët për atë që akuzohem. E dyta, mosbërja e hetimit në thelb e plotësuar lë shumë shpërdorim nga ana e SPAK në marrëdhënie për të gjithë procesin e hetimit për të shkuar më tutje. Do të ballafaqohemi me dokumentet, duke filluar nga letër porositë me dezinformimin që bëhet qoftë me aktin financiar që është bërë në mënyrë të njëanshme nga SPAK në marrëdhënie me mamanë time, sepse sipas Altin Dumanit, Fatimes i fillon jeta në 2001 në Tiranë. Kjo nuk do të se të gjithë tironsit para 2001, iu fillon jeta kur ka ardhur Dumani apo SPAK në Tiranë”, tha Kryemadhi.
    Kryemadhi: Ku ndryshon një kriminel nga SPAK?
    Kryemadhi akuzoi SPAK për intimidim e shantazhim të dëshmitarëve. Ku ndryshon SPAK nga një kriminel që i vendos një pistoletë në kokë një biznesmeni apo një politikani, pyeti Kryemadhi jashtë ambienteve të GJKKO. “Procesi lë shumë për të dëshiruar, për mënyrën dhe metodologjinë që është përdorur. SPAK dhe i gjithë procesi ka qenë shumë i zënë me intimidimin apo kërcënimin e dëshmitarëve, që për hir të së vërtetës në dëshmitë që kam lexuar të gjithë dëshmitaret veçse kanë përballur presionin dhe intimidimin, kanë thënë të vërtetën, por s’kanë çfarë thonë ndryshe. Ku ndryshon një kriminel i vendos një pistoletë në kokë një biznesmeni, një prokurori, një politikani, nga një institucion si ky këtu që kërcënon, intimidon, shantazhon, linçon një qytetar që nuk pranon të thotë atë që ka dëshirë të thotë prokurori në dosje”, tha Kryemadhi. Procesin gjyqësor të nisur ndaj saj dhe ish-bashkëshortit Meta, Monika Kryemadhi e sheh si një gjyq politik. Në dalje të GJKKO, pasi u vendos shtyrja e seancës paraprake, Kryemadhi tha se në sistemin e drejtësisë janë përfshirë njerëz me frustrime që profesionin e kanë kthyer në hakmarrje profesionale. “Sigurisht që politik është gjyqi im, ditën që kam denoncuar inceneratorin e Tiranës, dherat e famshme. Me paratë e inceneratorëve pastaj kapen gjyqtarët që mbajnë në burg njerëz të pafajshëm dhe lirojnë grupet e struktura kriminale, kjo është drejtësia për të cilën flasim, i bëj thirrje opozitës, medias por edhe qytetarëve, kur në sistemin e drejtësisë përfshihen njerëz që kanë frustrime nga e kaluara dhe që profesionin e kthejnë në hakmarrje personale, sigurisht që këto janë pikat e dobëta të drejtësisë”, tha Kryemadhi.
    Kryemadhi akuza SPAK: Gënjyen autoritetet e SHBA-së dhe Britanisë
    Kryemadhi gjithashtu ka hedhur akuza ndaj SPAK se ka gënjyer SHBA dhe Britaninë e Madhe në letërprositë që u kanë kërkuar për dosjen ‘Meta’. Ajo tha se SHBA e ka pyetur SPAK nëse kanë vendim gjykate për sekuestron e celularit të saj, por SPAK i ka dërguar vendimin për sekuestron e celularit të nënës së saj. “Janë dy letër porosi, njëra që është çuar në Angli dhe një tjetër në Amerikë, por do t’iu bëj me dije më vonë, jam skandalizuar nga mënyra se si këto dy shtete i janë përgjigjur SPAK. SHBA i thotë a keni vendim gjykate për sekuestron dhe SPAK ka gënjyer dhe thotë po kemi dhe i çon vendimin për sekuestron e celularit të mamasë sime. I thotë që mamaja ka të ardhura vetëm si pensioniste, ndërkohë mamaja ime ka ardhur në Tiranë që në 1962 dhe ka punuar dhe justifikon blerjen e shtëpisë, pavarësisht se këta nuk e pranojnë. Nga ana tjetër, Britania ju thotë se na keni shpjeguar telefonin e kësaj zonjës dhe CV e Metës, a mund të na thoni cili është krimi që ka bërë Meta dhe Kryemadhi se nuk e shohim. Dhe tjetra, mos u tallni me ne se ne nuk ndjekim njerëz e u përgjojmë telefonat”, tha Kryemadhi.
    Kryemadhi: Dumani mbajti në sirtar dosjen për bandën e Durrësit
    Kryemadhi hodhi akuza ndaj kreut të SPAK se ka mbajtur në “sirtar” dosjen për bandën e Durrësit, duke e goditur pas zgjedhjeve. Shënjestroi gjithashtu edhe deputetët e opozitës, teksa tha se nuk duhet të merren me ministren virtuale Diella por të denoncojnë kryeprokurorin. “Zoti Dumani kur u bë kryeprokuror, për të gjithë gazetarët dhe parlamentarët opozitarë që harxhojnë kohën dhe merren me Diellën dhe bëjnë lojën e Edi Ramës, pse nuk bëjnë ditën që është shënuar ky kryeprokuror. Sa kilogramë drogë është hapur në Portin e Durrësit? Zero! Domethënë se kur erdhi vendimi i Gjykatës së Antimafias për bandën e fortë të Durrësit për t’u arrestuar që në shkurt, u mbajt tre muaj në zyrat e SPAK, më pas u vënë zgjedhjet, u përdorën për të nxjerrë rezultatet e zgjedhjeve dhe më pas i përdorën të gjithë grupet kriminale me Task Forcën e famshme të SPAK. Pasi edhe i njoftuam ditën që dilte urdhri për arrest, hanin e pinin bandat nëpër restorante. Po deshe iu them edhe emrin e restorantit, dhe më pas i hipën avionët dhe u larguan të lumtur në drejtime të paditura. Kjo është ajo që duhet të bëjë opozita. Mos do të thoni se jam këtu për personale, politik është gjyqi im”, tha Kryemadhi.