Tag: akuza

  • Nën hetim nga SPAK, Balluku: S’do të dëgjoni kurrë akuza për drejtësinë e re, pres që e vërteta të marrë formë

    Nën hetim nga SPAK, Balluku: S’do të dëgjoni kurrë akuza për drejtësinë e re, pres që e vërteta të marrë formë

    Zv.kryeministrja e Shqipërisë, Belinda Balluku, njëkohësisht ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë është zyrtarisht e pandehur me akuzën e “shkeljes së barazisë në tendera”. Akuza iu komunikua nga Prokuroria e Posaçme zyrtarisht më 31 tetor.
    Për herë të parë , Balluku e pranishme në Kuvend ka folur lidhur me hetimet që po kryehen ndaj saj. Ministrja theksoi se nuk do të sulmojë kurrë drejtësinë e re, pasi Reforma në Drejtësi është vullnet i Partisë Socialiste dhe kreut të qeverisë Edi Rama.
    Më tej tha se do të presë deri në përfundim të hetimeve derisa e vërteta, cilado qoftë ajo, të marrë formë të prerë.

    Balluku: Nuk do dëgjoni kurrë nga unë akuza, sharje dhe onfendime për drejtësinë e re edhe kur prekem personalisht. Besoj se kjo drejtësi e re, produkt i vullnetit të PS dhe Edi Ramës është duke kryer misionin për të cilin u reformua, me pikat e saj të dobëta dhe të forta, por si gjithçka e re konsolidohet dita ditës. Nuk do më dëgjoni kurrë të merrem me prokurorë dhe gjyqtarë pasi secili prej tyre bën detyrën ashtu si e gjykon. Nuk do prononcohem kurrë për çështje nën hetim pasi ato kanë rrugën e tyre të cilën do e ndjek me diskrecion të plotë derisa e vërteta të marrë formë të prerë cilado qoftë ajo. Unë mbështes reformën në Drejtësi dhe produket e saj dhe kur prekem personalisht. PS është një formacion politik seriozn, i vetmi në Republikën e Shqipërisë ku fjala e secilit dëgjohet dhe fjala e secilit ka peshë. Ajo reformë ka marrë mbështetjen e  çdo socialisti.

  • Clark përfundon dëshminë në Hagë: Akuza për shitje organesh ishte dezinformim

    Clark përfundon dëshminë në Hagë: Akuza për shitje organesh ishte dezinformim

    Akuzat ndaj ish-presidentit, Hashim Thaçi nuk qëndrojnë, kështu deklaroi ish-komandanti Suprem i Forcave Aleate të NATO-s për Evropën, gjenerali Wesley Clark gjatë dëshmisë së tij pranë Dhomave të Specializuara të Kosovës. 
    Clark tha se në vitin 2020 nuk e dinte saktësisht për çka po akuzohej Thaçi, dhe se në mendjen e tij ishte akuza për shitje organesh, akuzë të cilën e konsideron thjesht dezinformim. 
    “Në fakt kur e kam bërë këtë deklaratë nuk e dija se cila ishin akuza. Akuza për të cilat mendoja unë në mendjen time kisha shitje organesh kam përshtypjen që në periudhën 2007-2008 kishte akuza ndaj UÇK-së për shitje organesh dhe unë personalisht atë e konsideroj të ishte thjesht dezinformim nuk më kujtohet se kur e kam kuptuar plotësisht se për çfarë bënin fjalë akuzat, por jam shumë i sigurt që në momentin kur e kam thënë këtë deklaratë unë se nuk e kisha idenë se cilat ishin akuzat e ngritura”, theksoi ai. 
    Në pyetjen e prokurorit, Matt Halling nëse Clark e dinte që UÇK kishte emëruar ndonjë komandant të saj, dëshmitari mohoi atë. 
    Sipas gjeneralit amerikan, Thaçi ishte person ambicioz e i artikuluar, por nuk kishte kontroll mbi Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. 
    “Kjo është një akuzë që është vetëm pjesërisht relevante për proceset që janë pjesë e kësaj gjykate. Sepse si komandant strategjik asnjëherë nuk kemi pas mundësinë që të bëjmë kërkime dhe që të na vërtetohet ky qëndrim. Thaçi thjesht rezultoi të ishte person ambicioz, i artikuluar, i prezantueshëm, por sa i takon kontrollit padyshim se nuk ka pas kontroll absolutisht nuk e kam parë një gjë të tillë sepse këto elemente nuk kishin atë lloj strukture që do kishte një organizatë normale, bëhej fjalë për persona grupe individuale për thjesht po luftonin për mbijetesën e tyre”, tha ai. 
    Në insistimin e prokurorit nëse akuzat me të cilat ngarkohet Hashim Thaçi a janë të qenësishme apo jo, gjenerali amerikan potencoi se akuzat nuk janë të qenësishme. Gjatë marrjes në pyetje nga ZPS-së, prokurori, Matt Halling paraqiti një pjesë të librit të gjeneralit Mike Jackson nga një takim me Hashim Thaçin dhe komandantët e zonave përpara se të përfundonte demilitarizimi i UÇK-së. Ai madje e lexoi edhe nj pjesë të këtij libri ku thuhej se Hashim Thaçi kishte thënë i inatosur “askush nuk luan lojëra me UÇK-në“. 
    “Negociatat u bënë shumë të tensionuara…Thaçi na tha i inatosur “askush nuk luan lojëra me UÇK-në”. Ai na bërtiti duke e thënë këtë gjë. Në qoftë se ju mendoni se mund të na jepni ju neve udhëzime, atëherë e keni gabim dhe do ju vijë keq për këtë”, lexoi prokurori nga libri i Jackson. 
    Gjenerali i pensionuar amerikan, Wesley Clark ishte dëshmitari i shtatë dhe i fundit i mbrojtjes së Hashim Thaçit.  Procesi i paraqitjes së provave nga mbrojtja ka filluar më 15 shtator, me dëshminë e ish-ndihmësit të sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin. Më pas ka dëshmuar Paul Ëilliams, ish-këshilltar ligjor i delegacionit shqiptar në Rambuje. 
    Më 22 shtator dëshmoi edhe John Steëart Duncan, ish-këshilltar politik i gjeneralit Clark në NATO, i cili e përmbylli dëshminë një ditë më vonë. Ndërkaq, më 30 shtator ka filluar dëshminë James Peter Covey, ish-zëvendës i përfaqësuesit të OKB-së në Kosovë Bernard Kouchner, i cili ka mbyllur paraqitjen më 2 tetor. Dhomat e Specializuara kanë njoftuar se 14 nëntori shënon përfundimin e fazës së mbrojtjes. Parashtresat përfundimtare, si dhe deklarimet për ndikimin e krimeve të pretenduara te viktimat, pritet të dorëzohen deri më 22 dhjetor 2025. Në mbështetje të krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë mbajtur katër protesta në Prishtinë, Hagë, Tiranë dhe e fundit ka qenë në Strasburg.  Ndërsa, më 5 nëntor janë bërë 5 vite prej kur katërshja e UÇK-së ndodhen në paraburgim. Ish-krerët e UÇK-së akuzohen për krime të pretenduara të luftës për çka janë deklaruar të pafajshëm. 
     

  • “Berisha nuk vjen dot në pushtet me protesta, do të shpëtojë nga akuza që ka”

    “Berisha nuk vjen dot në pushtet me protesta, do të shpëtojë nga akuza që ka”

    Partia Demokratike zhvilloi pasditen e djeshme një protestë para Kryeministrisë. Për avokatin Spartak Ngjela, Sali Berisha po organizon protestë për të shpëtuar nga akuza që rëndon ndaj tij. I ftuar në emisionin Studio Live në Report Tv, ai tha se Berisha nuk mund të vijë në pushtet me protesta.
    “Me protesta nuk vjen në pushtet duhen vota. Kanë vota këta? Sondazhet u dalin keq, nuk kanë forcë, s’kanë lider. A mund të vijë në pushtet një që është non grata në Amerikë. Ai le të qëndrojë në PD po i bënë dëm kësaj partie. Berisha nuk rri për pushtet por do të shpëtojë nga akuza që ka. Në gjyq do të shkojë, SPAK se drejtojmë ne por aleatët. Loja që po bëhet është përpjekje e Saluiut për të shpëtuar nga diçka’, tha ai.
    SPAK ka caktuar të mërkurën ditën kur ish-kryeministri duhet të paraqitet përballë prokurorit Alfred Shehu për tu marrë në pyetje si person që ka dijeni për 21 janarin. Për avokatin, paraqitja e Berishës në SPAK është e domosdoshme.
    “Paraqitjen e ka të domosdoshme sepse ligji e urdhëron prokurorin që ta marrë me forcë sepse nëse se marrin me forcë, prokuroria shkel ligjin dhe kam përshtypjen që do të shkojë në një formë ose në një tjetër. Këta e thërrasin që të japin akuzën e dytë për 21 janarin, janë vrarë 4 persona.
    Kanë ardhur filmimet e 21 janarit që është filmuar Saliu me armë në dorë tek zyra e tij dhe ja kanë hequr nga dora siç ma kanë thënë kur të dalin ato do të shohim nëse janë të vërteta ose jo. Kjo e rëndon Saliun. Këto filmime kanë ardhur nga SHBA dhe kanë sjell regjistrimet që janë bërë në zyrën e tij. Ata e kanë parë dhe ata ma kanë thënë mua, ata më thanë që është më armë në dorë’, tha ai.

  • Ahmetaj shpërthen me akuza të forta: Pyesni Ramën për kazinotë e kartelit Sinaloa

    Ahmetaj shpërthen me akuza të forta: Pyesni Ramën për kazinotë e kartelit Sinaloa

    Ahmetaj shpërthen me akuza të forta: Pyesni Ramën për kazinotë e kartelit Sinaloa
    Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka lëshuar akuza të rënda në drejtim të kryeministrit Edi Rama dhe Prokurorisë së Posaçme (SPAK), duke i lidhur me licencimin e kazinove për llogari të kartelit meksikan Sinaloa dhe duke e akuzuar SPAK-un për një “genocid” ndaj familjes së tij.
    Në një lidhje telefonike me Çim Peka Live në SYRI TV, i pyetur me licencën e dhënë për disa shtetas shqiptaro-meksikanë, të shpallur “non grata” nga Departamenti Amerikan i Thesarit për pastrim parash të kartelit Sinaloa, Ahmetaj mohoi kategorikisht të ketë firmosur ndonjë licencë kazinoje gjatë kohës që shërbente si ministër i Financave. “Sa kam qenë unë ministër i Financave nuk ka pasur liçenca kazino. Zero,” deklaroi ai, duke e adresuar përgjegjësinë te kryeministri. “Pyesni Edi Ramën,” shtoi ai, duke kujtuar se kryeministri e ka sulmuar publikisht dhe ka paralajmëruar se do të përfundonte në duart e drejtësisë.
    Në vijim, Ahmetaj drejtoi kritika të ashpra ndaj SPAK, duke pretenduar se ky institucion nuk ka kryer hetime të thelluara për pastrimin e parave nga organizatat kriminale. Sipas tij, në vend që të hetojë krimin e organizuar “nga A-ja te Zh-ja”, SPAK po kryen një “genocid kundër familjes” së tij. “E kanë menduar ndonjëherë këta kur shkojnë në shtëpi, që kanë shkatërruar jetë pa të drejtë?” pyeti ai, duke lënë të kuptohet se është duke u përndjekur padrejtësisht
    Debati mori një tjetër drejtim kur u soll në vëmendje një episod i ndodhur gjatë një ndeshjeje futbolli. U zbulua se kupola drejtuese e SPAK, përfshirë kreun Altin Dumani dhe Arben Kraja, ishin të pranishëm me familjet e tyre në tribunën VIP të stadiumit. Kjo ngriti pyetje mbi mënyrën se si prokurorët siguruan biletat e shtrenjta dhe mbi imazhin publik që përcjellin, duke u shfaqur të relaksuar dhe duke u argëtuar, ndërkohë që supozohet se janë në krye të luftës kundër krimit dhe korrupsionit.
    Në këtë kontekst, u hodh hipoteza se përndjekja ndaj Ahmetajt mund të jetë një reagim ndaj dëshmive të tij, të cilat duket se kanë “prishur rahatllëkun” e zyrtarëve të lartë. Sipas këtij arsyetimi, shfaqja publike e drejtuesve të SPAK-ut në evente luksoze dhe sulmet ndaj familjes së Ahmetajt janë dy anë të së njëjtës medalje: një sistem që godet këdo që i cenon rehatinë.

  • SYRI TV/ Vdes 48 vjeçarja, familja akuza mjekëve

    SYRI TV/ Vdes 48 vjeçarja, familja akuza mjekëve

    Gentiana Nano, 48 vjeçe, ka humbur jetën në rrethana të paqarta këtë të diel në Korçë. Familjarët drejtojnë gishtin e akuzës ndaj bluzave të bardha, të cilët, ndonëse për 48 orë e kishin dërguar dy herë me urgjencë në spital dhe ajo ankohej, sipas tyre, neglizhuan rastin e saj.

    Një 48-vjeçare ka ndërruar jetë në banesë në lagjen 15 të qytetit të Korçës, teksa familjarët hedhin akuza ndaj mjekëve. Gentiana Nano u dërgua dy herë brenda dy ditësh në spital dhe, ndonëse ajo ankohej, mjekët, sipas familjarëve, e nxirrnin nga spitali pasi i bënin disa injeksione ose i jepnin ilaçe. Këtë të diel, Nano u gjet e pajetë në dhomën e saj, ndërsa i biri rrëfen peripecitë e hasura, duke ngritur disa pyetje që shtojnë dyshimet për neglizhencë mjekësore.

    Policia e Korçës po merr deklarimet e familjarëve për rastin, ndërsa pritet që të merren në pyetje edhe stafi mjekësor që ka qenë në shërbim përgjatë këtyre dy ditëve. Nga ana tjetër, trupi i 48-vjeçares do t’i nënshtrohet autopsisë për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

  • Dhjetra kontrolle nga SPAK/ Lala: Mund të ketë akuza të reja ndaj Ballukut

    Dhjetra kontrolle nga SPAK/ Lala: Mund të ketë akuza të reja ndaj Ballukut

    Gazetarja Klodiana Lala foli mbi të rejat më të fundit lidhur hetimet ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku, tashmë e pandehur për tunelin e Llogarasë. Lala theksoi se kemi të bëjmë me një skandal që duhej të trondiste qeverinë.
    “SPAK është duke vijuar hetimet. Është zyrtarisht e pandehur për tenderin e tunelit të Llogarasë. Bëhet fjalë për 50 mln euro dëme në buxhet. Duhej të kishte tronditur qeverinë. Ka patur heshtje nga Rama dhe Balluku. Është një aferë që përtej është denoncuar nga ish zv Arben Ahmetaj. Bëhet fjalë për njeriun më të pushtetshëm pas kryeministrin është numri 2.”
    Sakaq, Lala shton se pas daljes së lajmit për marrjen si të pandehur të Ballukut, SPAK ka ushtruar dhjetëra kontrolle ndaj vartësve të saj dhe mund të kemi akuza të reja për tendera dhe afera miliona euro.
    “Nëse prokurorët do kërkojnë një masë nuk jam ende në gjendje ta them. Gjitha ditët, që kur është raportuar SPAK ka ushtruar dhjetëra kontrolle, në banesa të vartësve, ka marrë celularë dokumente tenderësh me rrugët dhe aferat që shkojnë mln. Është një hetim intensiv gjatë kësaj kohe. Në të ardhmen mund të ketë dhe akuza të reja në raport me të. Hetimi është dinamik, grupi i oficerëve që merret me kontrollet, ekspertët me këqyrjen, ekspertët financiarë. Po pyeten zyrtarë të ministrisë.”
    Më tej, dha dhe një panoramë të hetimeve për tunelin, që përfshin dhe marrjen e telefonave të Evis Berberit, ish kreu i ARRSH, person kyç në hetim.
    “Të gjithë personat e pandehur faktet penale janë të njëjta, ndryshon vetëm personi. Ekstrati kryesor për tatë që akuzohet ka dalë, aktet e ekspertimit ruhen se janë assi në mëngë. Për supervizimin, skandal tjetër si një shtetas tjetër kishte arritur të terrorizohej se konsideronte batërdi faktin që tuneli po bëhej me garanci skandaloze. Janë zbërthyer disa celularë të Evis Berberit. Në momentin që dosja shkon për gjykim, ka debat për provat. Janë pyetur mbi 100 veta. Është një histori që sapo ka nisur. Është pyetur numri 2, qeveria duhej të ishte tronditur. Zonja Balluku, moralisht nuk mund të qendrojë. Duhej të ishte larguar dhe të ishte një qytetare e thjeshtë para drejtësisë.”
    Lala nënvizon se Balluku nuk mund të bënte asnjë veprim pa miratimin e kryeministrit Rama dhe se kjo aferë mund të implikojë dhe të në të ardhmen.
    “Fakti që zonja Balluku ishte duke u hetuar, sigurisht që Rama kishte informacion. Po kryheshin kontrolle ditë pas dite. Gjatë gjithë kësaj kohe 1 vit e gjysëm, gjërat kanë rrjedhur. Historia e tunelit nuk është vetëm një histori e Belinda Ballukut. Nuk mund të vepronte pa aprovim. Është një histori që mund të prek të nesërmen dhe kryeministrin e vendit.”

  • Nga tmerret e serbëve tek ngritja e një procesi të dyshimtë që trajton viktimat si xhelatë

    Nga tmerret e serbëve tek ngritja e një procesi të dyshimtë që trajton viktimat si xhelatë

    Evropa, i kishte harruar me kohë këto skena makabër, qysh kur përfundoi Lufta e Dytë Botërore.

    Masakra e Reçakut, ishte prova që tronditi komunitetin ndërkombëtar dhe kuptoi të vërtetën që po ndodhte në Kosovë. Spastrimet etnike ndaj popullsisë shqiptare nga forcat serbe.

    Tmerri i Reçakut në Shtimë, u bë shkaku kryesor për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë. Bota u njoh me realitetin që po përjetonin shqiptarët e Kosovës.

    “Në Kosovë janë bërë mbi 460 masakra nga forcat paramilitare çetnike serbe”, u shpreh Hysni Gucati nga Organizata e Veteranëve të Luftës, UÇK.

    Një tjetër masakër e përmasava të mëdha ndodhi në Gjakovë. Në prill të vitit 1999 u ekzekutuar 376 burra dhe djem shqiptar. Trupat e tyre u gjetën më vonë në varrezat masive në Serbi, në Batajnicë.

    241 civilë u vranë në Masakrën e Krushës së madhe në Prizren në mars të 1999. Fshati u dogj i tëri dhe gratë u dëbuan me forcë. Në masakrën e Suharekës u vranë mbi 50 anëtarë të familjes Berisha. Ata u pushkatuan në shtëpinë e tyre.

    Në Masakrën e Poklekut, 54 shqiptarë, shumica gra e fëmijë, pa mëshirë, u dogjën të gjallë në një shtëpi. Në masakrën e Izbicës u ekzekutuan 147 civilë të paarmatosur në fshat.

    Më tej në Pejë, u pushkatuan 44 civilë. Në Masakrën e Qyshkut dhe shtëpitë u dogjën. Ky fshat u bë simbol i krimeve ndaj popullsisë civile në Dukagjin. Dhjetëra civilë u vranë edhe në masakrën e Pastorit, fshat i vogël në Gjakovë.

    98 burra u pushkatuan dhe trupat e tyre u hodhën në varre masive në Skenderaj në atë që njohet si Masakra e Rezallës. Në masakrën e Dubravës, forcat Serbe ekzekutuan 160 të burgosur pas bombardimeve të NATO-s.

    Sipas të dhënave të Komisionit të Kombeve të Bashkuara dhe Qeverisë së Kosovës, gjatë luftës: mbi 13.500 shqiptarë u vranë ose u zhdukën. 20 mijë gra u keqtrajtuan dhe u përdhunuan. Mbi 800 mijë shqiptarë u dëbuan nga shtëpitë e tyre. Tortura nga më çnjerëzoret, vrasje, përdhunime të grave dhe vajzave, burgosje, pushkatime masive.

    “Janë mbi 13 mijë e 500 shqiptarë të ekzekutuar, të masakruar, janë 120 mijë banesa dhe prona të shqiptarëve të djegura dhe të shkatërruara janë 20 mijë gra dhe vajza të përdhunuara nga ushtarët dhe policët serbë. ishin 3600 shqiptarë të zhdukur nga të cilët 1660 ende sot janë të zhdukur, janë 1492 fëmijë të masakruar”, u shpreh politologu, Enver Bytyci.

    Jo vetëm që këto krime nuk janë dënuar, por sot, lufta i ka lënë vendin skenarëve të reja të rrezikshme. Këtë herë pa armë, tanke e municione luftarake. Me diplomaci. Atë që nuk e arriti dot në fushën e betejës, Serbia kërkon ta arrijë në Hagë, ndryshimin e historisë duke përdhosur luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Duke trajtuar viktimat, luftëtarët e lirisë si kriminelë. Ish komandantët e UÇK, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri dhe Rexhep Selimi prej 5 nëntorit të vitit 2020 mbahen të izoluar në burgun e Hagës.

    “Gjykata Speciale e Kosovës në Hagë erdhi si rezultat i akuzave të Dick Marty, një anëtar i asamblesë së këshillit të europës nga Zvicra, një deputet i parlamentit zvicerian i cili ngriti akuza skandaloze përgjigja veprimtarinë kriminal të ushtarëve të UÇK”, u shpreh politologu, Enver Bytyci.

    “Nëse ka drejtësi diku nuk është e lehtë me përmbysë gjithë atë që kemi bërë ne por mesa po duket në Evropë nuk ka drejtësi”, u shpreh Hysni Gucati nga Organizata e Veteranëve të Luftës, UÇK.

    Me materiale dhe dëshmitarë të rremë që vijnë nga Serbia në Hagë ata, akuzojnë çlirimtarët e Kosovës. Të vendosur përpara një gjykate ndërkombëtare të themeluar nën presionin e aleatëve të Kosovës për të shuar çdo dyshim mbi luftën e UÇK-së, në fakt bëjnë çdo përpjekje për të bërë të kundërtën. Vetë deputetët e Kosovës votuan themelimin e gjykatës speciale.

    Gjithçka zuri fill tek akuza për ekzistencën e shtëpisë së verdhë që rezultoi një farsë.

    “Akuzat ishin ekstreme deri në akuza për transplantim të organeve të brendshme të viktimave serbe të dhunuara nga komandat dhe UÇK, akuza për një shtëpi të verdhë sikur ishte ngritur në gurin e bardhë, në rrethin e Matit, brenda Shqipërisë apo në Cahan të Hasit, akuza të cilat ishin fabrikuar dhe janë fabrikuar nga shërbimi sekret i Serbisë nga prokurori i përgjithshëm për krime lufte në Serbi dhe i janë dhënë në dorë Dik Martit për ti propaganduar”, u shpreh politologu Enver Bytyci./Inside Story/

  • Nga tmerret e masakrave të serbëve, tek ngritja e një procesi të dyshimtë që trajton viktimat si xhelatë

    Nga tmerret e masakrave të serbëve, tek ngritja e një procesi të dyshimtë që trajton viktimat si xhelatë

    Evropa, i kishte harruar me kohë këto skena makabër, qysh kur përfundoi Lufta e Dytë Botërore.

    Masakra e Reçakut, ishte prova që tronditi komunitetin ndërkombëtar dhe kuptoi të vërtetën që po ndodhte në Kosovë. Spastrimet etnike ndaj popullsisë shqiptare nga forcat serbe. Tmerri i Reçakut në Shtimë, u bë shkaku kryesor për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë. Bota u njoh me realitetin që po përjetonin shqiptarët e Kosovës.
    “Në Kosovë janë bërë mbi 460 masakra nga forcat paramilitare çetnike serbe”, u shpreh Hysni Gucati nga Organizata e Veteranëve të Luftës, UÇK.
    Një tjetër masakër e përmasava të mëdha ndodhi në Gjakovë. Në prill të vitit 1999 u ekzekutuar 376 burra dhe djem shqiptar. Trupat e tyre u gjetën më vonë në varrezat masive në Serbi, në Batajnicë.
    241 civilë u vranë në Masakrën e Krushës së madhe në Prizren në mars të 1999. Fshati u dogj i tëri dhe gratë u dëbuan me forcë. Në masakrën e Suharekës u vranë mbi 50 anëtarë të familjes Berisha. Ata u pushkatuan në shtëpinë e tyre.
    Në Masakrën e Poklekut, 54 shqiptarë, shumica gra e fëmijë, pa mëshirë, u dogjën të gjallë në një shtëpi. Në masakrën e Izbicës u ekzekutuan 147 civilë të paarmatosur në fshat.
    Më tej në Pejë, u pushkatuan 44 civilë. Në Masakrën e Qyshkut dhe shtëpitë u dogjën. Ky fshat u bë simbol i krimeve ndaj popullsisë civile në Dukagjin. Dhjetëra civilë u vranë edhe në masakrën e Pastorit, fshat i vogël në Gjakovë.
    98 burra u pushkatuan dhe trupat e tyre u hodhën në varre masive në Skenderaj në atë që njohet si Masakra e Rezallës. Në masakrën e Dubravës, forcat Serbe ekzekutuan 160 të burgosur pas bombardimeve të NATO-s.
    Sipas të dhënave të Komisionit të Kombeve të Bashkuara dhe Qeverisë së Kosovës, gjatë luftës: mbi 13.500 shqiptarë u vranë ose u zhdukën. 20 mijë gra u keqtrajtuan dhe u përdhunuan. Mbi 800 mijë shqiptarë u dëbuan nga shtëpitë e tyre. Tortura nga më çnjerëzoret, vrasje, përdhunime të grave dhe vajzave, burgosje, pushkatime masive.
    “Janë mbi 13 mijë e 500 shqiptarë të ekzekutuar, të masakruar, janë 120 mijë banesa dhe prona të shqiptarëve të djegura dhe të shkatërruara janë 20 mijë gra dhe vajza të përdhunuara nga ushtarët dhe policët serbë. ishin 3600 shqiptarë të zhdukur nga të cilët 1660 ende sot janë të zhdukur, janë 1492 fëmijë të masakruar”, u shpreh politologu, Enver Bytyci.
    Jo vetëm që këto krime nuk janë dënuar, por sot, lufta i ka lënë vendin skenarëve të reja të rrezikshme. Këtë herë pa armë, tanke e municione luftarake. Me diplomaci. Atë që nuk e arriti dot në fushën e betejës, Serbia kërkon ta arrijë në Hagë, ndryshimin e historisë duke përdhosur luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Duke trajtuar viktimat, luftëtarët e lirisë si kriminelë. Ish komandantët e UÇK, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri dhe Rexhep Selimi prej 5 nëntorit të vitit 2020 mbahen të izoluar në burgun e Hagës.
    “Gjykata Speciale e Kosovës në Hagë erdhi si rezultat i akuzave të Dick Marty, një anëtar i asamblesë së këshillit të europës nga Zvicra, një deputet i parlamentit zvicerian i cili ngriti akuza skandaloze përgjigja veprimtarinë kriminal të ushtarëve të UÇK”, u shpreh politologu, Enver Bytyci.
    “Nëse ka drejtësi diku nuk është e lehtë me përmbysë gjithë atë që kemi bërë ne por mesa po duket në Evropë nuk ka drejtësi”, u shpreh Hysni Gucati nga Organizata e Veteranëve të Luftës, UÇK.
    Me materiale dhe dëshmitarë të rremë që vijnë nga Serbia në Hagë ata, akuzojnë çlirimtarët e Kosovës. Të vendosur përpara një gjykate ndërkombëtare të themeluar nën presionin e aleatëve të Kosovës për të shuar çdo dyshim mbi luftën e UÇK-së, në fakt bëjnë çdo përpjekje për të bërë të kundërtën. Vetë deputetët e Kosovës votuan themelimin e gjykatës speciale.
    Gjithçka zuri fill tek akuza për ekzistencën e shtëpisë së verdhë që rezultoi një farsë.
    “Akuzat ishin ekstreme deri në akuza për transplantim të organeve të brendshme të viktimave serbe të dhunuara nga komandat dhe UÇK, akuza për një shtëpi të verdhë sikur ishte ngritur në gurin e bardhë, në rrethin e Matit, brenda Shqipërisë apo në Cahan të Hasit, akuza të cilat ishin fabrikuar dhe janë fabrikuar nga shërbimi sekret i Serbisë nga prokurori i përgjithshëm për krime lufte në Serbi dhe i janë dhënë në dorë Dik Martit për ti propaganduar”, u shpreh politologu Enver Bytyci./Inside Story/

  • Edituan deklaratat e Trump, BBC përballet me akuza për “fake news”, pritet të kërkojë falje publikisht

    Edituan deklaratat e Trump, BBC përballet me akuza për “fake news”, pritet të kërkojë falje publikisht

    Drejtuesi i BBC-së, Samir Shah, pritet të kërkojë ndjesë zyrtarisht të hënën dhe të pranojë se televizioni publik britanik ka bërë një “gabim të rëndë” pasi transmetoi një pjesë të montuar në mënyrë të gabuar të një fjalimi të presidentit amerikan Donald Trump.

    Sipas burimeve brenda BBC-së, Shah do të përpiqet të zbusë kritikat e shumta, përfshirë ato nga Shtëpia e Bardhë, e cila e akuzoi BBC-në për “100 për qind lajme të rreme”, duke pranuar se dokumentari i “Panorama”-s ka “keqinformuar pa dashje publikun”.
    Në materialin e transmetuar, BBC kishte bashkuar dy pjesë të ndryshme të fjalimit të Trump-it më 6 janar 2021, para sulmit ndaj Kapitolit, duke dhënë përshtypjen se ai kishte nxitur mbështetësit e tij të “luftonin fort” për të marshuar drejt Uashingtonit. Në fakt, në atë pjesë të fjalimit Trump kishte thënë se do t’i shoqëronte “për të protestuar paqësisht dhe patriotikisht”.
    Ky incident, i zbuluar fillimisht nga “The Daily Telegraph”, ka shkaktuar një stuhi reagimesh politike dhe profesionale ndaj BBC-së. Deputetët britanikë kanë kërkuar sqarime urgjente nga drejtuesit e lartë të korporatës, ndërsa Komiteti i Kulturës, Medias dhe Sportit ka paralajmëruar se Samir Shah dhe drejtori i përgjithshëm Tim Davie mund të thirren për dëshmi nëse përgjigjet e tyre nuk konsiderohen të mjaftueshme.
    Ndërkohë, BBC është përballur edhe me akuza të tjera në raportimet e saj, përfshirë mbulimin e konfliktit në Gaza dhe debatet mbi çështjet gjinore. Gazetarë të brendshëm e kanë kritikuar menaxhmentin për “mungesë transparence dhe vonesë në reagim”, duke e quajtur rastin e “Panorama”-s një “shkelje të qartë etike”.
    Edhe pse drejtori Davie ka mbrojtur fillimisht editimin si “praktikë normale televizive”, presioni publik dhe politik e ka detyruar BBC-në të pranojë gabimin.
    Drejtuesja e Komitetit parlamentar, Dame Caroline Dinenage, u shpreh se “publiku po humb besimin se BBC mund të ofrojë informacion të paanshëm”.
    Në industrinë mediatike britanike, incidenti është krahasuar me skandalet e mëparshme që kanë tronditur BBC-në, si “Crowngate” në vitin 2007, kur një video e montuar gabimisht e Mbretëreshës Elizabeth shkaktoi dorëheqjen e një drejtuesi të lartë.
    Kjo krizë vjen në një periudhë të ndjeshme për BBC-në, ndërsa korporata përgatitet për procesin e rinovimit të Kartës Mbretërore dhe përballet me kritika për standardet editoriale, besueshmërinë dhe pavarësinë e saj.
    “Nuk mjafton të thuash se e pranojmë gabimin. BBC duhet të tregojë pse publiku duhet t’i besojë ende”, shprehet një gazetar.

    Top Channel

  • Sali Berisha trondit vendin: Ja kush është deputeti që ka porositur vrasje

    Sali Berisha trondit vendin: Ja kush është deputeti që ka porositur vrasje

    Debati në Kuvendin e Shqipërisë është ndezur ashpër, pasi Kryedemokrati Sali Berisha ka drejtuar akuza të rënda dhe të drejtpërdrejta ndaj Kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla (i referuar nga Berisha si “Tao”).
    Berisha akuzon Ballën si bashkëpunëtor me bandat kriminale dhe si person të implikuar direkt në porositjen e vrasjeve, duke pretenduar se posedon prova të marra nga biseda të transkriptuara.
    Përgjimet Që Implikojnë Në Pazare Politike- Kriminale
    Berisha citoi në Kuvend pjesë të një bisede, të cilën ai e prezantoi si dëshmi të pazarit mes Ballës dhe bashkëpunëtorëve të krimit:
    Berisha Citoi: “Me datën 20.02.2020 target informon pinim ‘AM5P80’ se kishin rënë dakord mes tyre që të mos i kërkonin Taos [Ballës], bashkëpunëtorit në krim asnjë tender publik, asnjë favor tjetër përveç atyre që kishin rënë dakord të kërkonin. Ky mesazh ju përcoll Taos, dhe i dhanë afat gjer në dhjetor.”
    Më pas, Berisha pretendon se Balla ofroi garanci politike në shkëmbim të mbështetjes elektorale, duke përdorur presionin e drejtësisë:
    Pazari Për Vota: “Tao ju përgjigj kësaj; A garantoni që të gjithë ata njerëz do të votojnë për ne, nëse vendosim në listë ata që doni në burg… Përgjigja ishte; po ne e garantojmë këtë. Më pas Tao tha; Ata shkojnë në burg këtë vit.”
    Këto transkripte, sipas Berishës, provojnë se Balla shfrytëzonte pushtetin e tij për të kontrolluar fatin e elementëve kriminalë, duke i përdorur ata si garanci elektorale.
    Akuza Për Porositje Vrasjesh Dhe Mbulim Nga Prokurori
    Akuza më e rëndë e Berishës ishte pretendimi se Taulant Balla ka porositur vrasje dhe se kjo çështje është fshehur nga organet e drejtësisë:
    Berisha: “Ky është vetëm njëri regjistrim, sepse tjetri është Tao që porosit vrasje dhe që ajo e di vetë ai, bashkë me një prokuror vendosin të djegin denoncimin se, kishte porositur vrasje.”
    Berisha këmbëngul se ky fakt u njohur nga një prokuror, i cili më pas, në bashkëpunim me Ballën, vendosi të shkatërronte provat e këtij denoncimi serioz.
    Përmendja E Emrave Të Tjerë Dhe Misteri I “Letrave”
    Në fund të fjalës, Berisha përmendi emra dhe situata të tjera të paqarta, duke synuar të ngrejë më tej dyshimet për lidhjet e Ballës me botën e krimit:
    Çështja “Erjona Daupaj”: Berisha përmendi një çështje që ai e quajti “më e bukur” se ajo e vrasjeve, duke thënë se publiku nuk duhet ta harrojë.
    Radovan Çela Dhe “Letrat”: Ai citoi një pjesë rreth Radovan Çelës dhe “Taos” ku thuhej se duhej të “djegin letrat me benzinë”, duke insinuar sërish fshehje provash.
    Akuzat e Berishës, nëse vërtetohen nga institucionet e drejtësisë, mund të kenë pasoja të rënda politike dhe ligjore për Taulant Ballën dhe Prokurorin e përfshirë në fshehjen e supozuar të denoncimit.