Tag: akuza

  • Zbardhen dokumentat e Gjykatës/ Andrew Tate i drejtoi armën në fytyrën një gruaje: Jam shefi yt, do bësh si të them unë

    Zbardhen dokumentat e Gjykatës/ Andrew Tate i drejtoi armën në fytyrën një gruaje: Jam shefi yt, do bësh si të them unë

    Andrew Tate i drejtoi një armë në fytyrë një gruaje dhe i tha asaj të bënte siç tha ai, sipas dokumenteve të gjykatës së shkallës së parë nga Sky News.Influencuesi i diskutueshëm i mediave sociale dyshohet se i tha asaj: “Unë jam një shef, ju do të bëni siç them unë ose do ta paguani duke shkuar në ferr”.
    Gruaja, e cila punonte për Tate në biznesin e tij të videove në internet, pretendon se ai e kërcënonte atë çdo ditë.Ajo është një nga katër gratë që kanë ngritur një padi civile kundër Tate në MB, me akuza që përfshijnë përdhunim, sulm dhe kontroll me forcë.
    Një zëdhënës i Tate tha se ai “i mohon kategorikisht” akuza. Në një deklaratë, zëdhënësi tha: “Z. Tate mohon kategorikisht këto akuza të paprovuara”.
    “Konkretisht, ai mohon të ketë kërcënuar ndonjëherë dikë me armë zjarri, të përfshihet në veprime jo konsensuale ose të ketë lënduar ndonjë individ në dëm fizik ose psikologjik”, tha ai më tej.
    “Këto janë pretendime civile, të ngritura vite pas ngjarjeve të supozuara dhe pas një vendimi të CPS (Prokuroria e Kurorës) për të mos ndjekur kallëzime penale”, vijoi më tej zëdhënësi.

  • Akuza e Berishës: Agron Shehaj vodhi database-t e anëtarëve të PD dhe iku

    Akuza e Berishës: Agron Shehaj vodhi database-t e anëtarëve të PD dhe iku

    Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona

  • Berisha akuza ndaj Ballukut: Tender për larjen e makinave të saj, për një muaj kushton 10 mijë euro lavazhi

    Berisha akuza ndaj Ballukut: Tender për larjen e makinave të saj, për një muaj kushton 10 mijë euro lavazhi

    Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona

  • Berisha akuza Ballukut: Tender për larjen e makinave të saj, për një muaj kushton 10 mijë euro lavazhi

    Berisha akuza Ballukut: Tender për larjen e makinave të saj, për një muaj kushton 10 mijë euro lavazhi

    Kreu i PD-së, Sali Berisha është ndalur edhe te lista e Partisë Socialiste për zgjedhjet e 11 majit.

    I ftuar në ‘Opinion’, Berisha u shpreh se kjo forcë politike ka në listën e saj zyrtarë dhe ministra me barrë krimi dhe akuza të rënda.

    Kryedemokrati nuk la pa përmendur ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ndaj së cilës hodhi akuza se ka bërë tender për larjen e makinave të saj, me vlerën 10 mijë euro.

    Berisha: A t’i marrim kandidaturat e PS? Çfarë kemi aty, kemi një seri zyrtarësh dhe ministrash me barrë të rëndë krimi dhe akuza ndër më të rëndat. Belinda Balluku ka bërë tender për të larë njëherë çdo javë makinat e saj me 10 mijë euro. 10 mijë euro lavazhi, ai i kishte vënë tituj të bukur “sauna e makinave të Ballukut”. Thoshte që ky lavazh duhet të jetë jo më larg se dy km nga ministria, duhet të ketë këto furçe, duhet të ketë këto lloj solucionesh. Kur e lexova mendova mos ishte ndonjë humor i gazetarit. Por gazetari kishte publikuar të gjitha dokumentet e tenderit. Në muaj 10 mijë euro lavazh. Këta janë kandiddatët e PS. Të tjerët janë fasadë për të bërë makijazhin e Edi Ramës.

  • Seanca në GJKKO, Spahia: Akuza nuk qëndron, është e ngritur mbi baza e porosi politike!

    Seanca në GJKKO, Spahia: Akuza nuk qëndron, është e ngritur mbi baza e porosi politike!

    Ish-kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia, është paraqitur në Gjykatën e Posaçme mëngjesin e kësaj të mërkure.

    Pas daljes nga GJKKO, dha një prononcim për gazetarët ku u shpreh se akuza ndaj tij nuk qëndron, raportoi Anila Hoxha, gazetare e Top Channel.
    Demokrati tha se akuza është ngritur mbi baza e porosi politike, teksa theksoi se këto do të marrin përgjigjen e duhur më 11 maj, ditën e zgjedhjeve parlamentare.
    “Ishte formalitet i gjykatës për ta dërguar çështjen time për gjykim. Sigurisht unë nuk pranova gjykimin e shkurtuar, kërkova gjykimin normal duke qene i bindur se është padi e përgatitur në zyrat e PS, të cilët përdorin një person të dënuar për vjedhje dhe korrupsion, për të ngritur padi ndaj meje për ta përdorur politikisht në kohë elektorale.
    Akuza nuk qëndron. Në gjithë veprimtarinë time kam patur udhërrëfyes zbatimin e ligjit dhe mbrojtjen e interesave të qytetarëve të mi.
    Kam zbatuar vetëm ligjin. Akuza dhe padia është e ngritur mbi baza dhe porosi politike që do marrin përgjigjen e duhur më 11 maj. Nuk do të na ndalojnë, frenojnë apo ngadalësojnë në rrugën e fitores më 11 maj.
    Akuza është qesharake, absurde. Bëhet fjalë për një padi për shkarkimin e një ish-drejtori që kam qenë kryetar i bashkisë, dhe në funksionin e kryetarit të asamblesë së SHA Ujësjellësi Shkodër”, tha ai.

    Top Channel

  • Spahia nga GJKKO: Qesharake! Akuzohem pse hoqa nga puna një të korruptuar dhe hajdut

    Spahia nga GJKKO: Qesharake! Akuzohem pse hoqa nga puna një të korruptuar dhe hajdut

    Gjykata e Posaçme ka pranuar ditën e sotme kërkesën e SPAK dhe ka kaluar për gjykim dosjen e ish-kryetarit të Bashkisë së Shkodrës, Bardh Spahia.
    Ai është marrë i pandehur nga Prokuroria e Posaçme për kryerjen e veprës penale “Pengime për ekzekutimin e vendimeve të gjykatës”.
    Sipas SPAK, Bardh Spahia, kur ushtronte detyrën e kryebashkiaku  në cilësinë e kryetarit të Asamblesë së Përgjithshme të Ujësjellës Kanalizimeve Shkodër, ka marrë dy vendime në korrik të vitit 2022, për të liruar nga detyra administratorin e Ujësjellës Kanalizimeve, shtetasin Marko Molla dhe ka emëruar në këtë detyrë shtetasin Arvit Bushati.
    I larguari nga detyra ka ushtruar padi në gjykatë, që e ka pranuar kërkesën e tij dhe po ashtu ka vendosur pezullimin e dy akteve të nxjerra nga Spahia për emërimin e administratorit të ri, deri në marrjen e vendimit të formës së prerë nga gjykata lidhur me këtë çështje.
    Sipas SPAK, ish-kryebashkiaku Spahia, megjithëse ka qenë në dijeni të vendimit të gjykatës që ishte i qartë dhe i ekzekutueshëm në mënyrë të menjëhershme, e ka anashkaluar këtë urdhërim gjyqësor. Spahia ka nxjerrë disa ditë më vonë tre vendime të tjera, përmes të cilave sërish ka shkarkuar nga detyra shtetasin Marko Molla, dhe ka emëruar të njëjtin person si administrator. Këto veprime vlerësohet se janë kryer me qëllim pengimin e ekzekutimit të vendimit gjyqësor të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër.
    Në një prononcim për mediat pas daljes nga GJKKO, Bardh Spahia bëri me dije se nuk ka pranuar gjykimin e shkurtuar, por ka kërkuar gjykim normal. Ai tha se përdoret një person i dënuar për vjedhje dhe korrupsion, për të ngritur padi, që sipas tij, është përgatitur në zyrat e PS-së. Sipas Spahisë, akuza nuk qëndron, duke e konsideruar atë si qesharake.
    Bardh Spahia: Ishte formalitet i gjykatës për ta dërguar çështjen time për gjykim. Nuk pranova gjykimin e shkurtuar, kërkova gjykimin normal duke qene i bindur se është padi e përgatitur në zyrat e PS, të cilët përdorin një person të dënuar për vjedhje dhe korrupsion, për të ngritur padi ndaj meje për ta përdorur politikisht në kohë elektorale.
    Akuza nuk qëndron. Në gjithë veprimtarinë time kam patur udhërrëfyes zbatimin e ligjit dhe mbrojtjen e interesave të qytetarëve të mi. Kam zbatuar vetëm ligjin. Akuza dhe padia është e ngritur mbi baza dhe porosi politike që do marrin përgjigjen e duhur më 11 maj. Nuk do të na ndalojë apo ngadalësojnë në rrugën e fitores më 11 maj. Unë besoj te domosdoshmëria e zbatimit të ligjit dhe respektimit të tij nga çdo qytetar dhe strukturë shtetërore. Akuza është qesharake, absurde. Bëhet fjalë për një padi për shkarkimin e një ish drejtori kur kam qenë kryetar i bashkisë, dhe në funksionin e kryetarit të asamblesë së Ujësjellësi Shkodër.

  • Bardh Spahia në GJKKO: Akuza qesharake, porosi politike! Kam zbatuar vetëm ligjin

    Bardh Spahia në GJKKO: Akuza qesharake, porosi politike! Kam zbatuar vetëm ligjin

    Bardh Spahia

    TIRANË-Ish-kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia është paraqitur mëngjesin e kësaj të mërkure në GJKKO. Pas përfundimit të seancës paraprake në Gjykatën e Posaçme, ish-kryebashkiaku ka mohuar akuzat, duke deklaruar se ka zbatuar vetëm ligjin. Spahia ka hedhur akuza se padia kundër tij është përgatitur në zyrat e Partisë Socialiste, për ta përdorur politikisht në kohë elektorale. Ai deklaron se gjatë seancës ka kërkuar gjykim normal.
    Bardh Spahia: Ishte formalitet i gjykatës për ta dërguar çështjen time për gjykim. Nuk pranova gjykimin e shkurtuar, kërkova gjykimin normal duke qene i bindur se është padi e përgatitur në zyrat e PS, të cilët përdorin një person të dënuar për vjedhje dhe korrupsion, për të ngritur padi ndaj meje për ta përdorur politikisht në kohë elektorale. Akuza nuk qëndron. Në gjithë veprimtarinë time kam patur udhërrëfyes zbatimin e ligjit dhe mbrojtjen e interesave të qytetarëve të mi. Kam zbatuar vetëm ligjin. Akuza dhe padia është e ngritur mbi baza dhe porosi politike që do marrin përgjigjen e duhur më 11 maj. Nuk do të na ndalojë apo ngadalësojnë në rrugën e fitores më 11 maj. Unë besoj te domosdoshmëria e zbatimit të ligjit dhe respektimit të tij nga çdo qytetar dhe strukturë shtetërore. Akuza është qesharake, absurde. Bëhet fjalë për një padi për shkarkimin e një ish-drejtori që kam qenë kryetar i bashkisë, dhe në funksionin e kryetrarit të asamblesë së sha Ujësjellësi Shkodër.
    Ish-kryebashkiaku i Shkodrës është marrë zyrtarisht i pandehur nga SPAK. Ai u kallëzua në SPAK në vitin 2022 nga Mark Molla, ish-drejtues i Ujësjellës-Kanalizimeve në Shkodër. Spahia akuzohet për kryerjen e veprës penale “Pengime për ekzekutimin e vendimeve të gjykatës”. SPAK njofton se Spahia ka pushuar nga puna administratorin e Ujësjellës Kanalizimeve, Mark Mollën dhe vendosi drejtor një anëtar të FRPD-së. Ish-drejtori e denoncoi për shkarkim në shkelje të ligjit dhe gjykata e riktheu në detyrë, vendim të cilin Bardh Spahia nuk e zbatoi.
    Gjatë paraqitjes së tij në SPAK, Spahia ka pretenduar se ka zbatuar vetëm ligjin duke shtuar se tashmë kjo është një çështje që mund të ndiqet administrativisht./ZËRI

  • “Akuza është qesharake”/ Seanca në GJKKO, Bardh Spahia: Kam kërkuar gjykim normal sepse…

    “Akuza është qesharake”/ Seanca në GJKKO, Bardh Spahia: Kam kërkuar gjykim normal sepse…

    Ish-kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahi, ka folur për mediat, pas përfundimit të seancës paraprake në Gjykatën e Posaçme.
    Bardh Spahia: Ishte formalitet i gjykatës për ta dërguar çështjen time për gjykim. Nuk pranova gjykimin e shkurtuar, kërkova gjykimin normal duke qene i bindur se është padi e përgatitur në zyrat e PS, të cilët përdorin një person të dënuar për vjedhje dhe korrupsion, për të ngritur padi ndaj meje për ta përdorur politikisht në kohë elektorale.
    Akuza nuk qëndron. Në gjithë veprimtarinë time kam patur udhërrëfyes zbatimin e ligjit dhe mbrojtjen e interesave të qytetarëve të mi. Kam zbatuar vetëm ligjin. Akuza dhe padia është e ngritur mbi baza dhe porosi politike që do marrin përgjigjen e duhur më 11 maj. Nuk do të na ndalojë apo ngadalësojnë në rrugën e fitores më 11 maj. Unë besoj te domosdoshmëria e zbatimit të ligjit dhe respektimit të tij nga çdo qytetar dhe strukturë shtetërore. Akuza është qesharake, absurde. Bëhet fjalë për një padi për shkarkimin e një ish drejtori që kam qenë kryetar i bashkisë, dhe në funksionin e kryetrarit të asamblesë së sha Ujësjellësi Shkodër.