Tag: akuza

  • Adriana Kalaja akuza Berishës: Po mbështet për Avokat të Popullit atë që paguhet nga Soros

    Adriana Kalaja akuza Berishës: Po mbështet për Avokat të Popullit atë që paguhet nga Soros

    Adriana Kalaja ka reaguar ashpër përmes një komenti publik, duke ngritur akuza të forta ndaj Partisë Demokratike dhe Sali Berishës.
    Sipas Kalasë, Partia Demokratike ka ndërmarrë një diskurs publik kundër ndikimit të George Soros, por në praktikë po vepron në kundërshtim me atë që predikon. Ajo thekson se, ndërkohë që PD pretendon se ka “ngritur kauzën e luftës ndaj Sorosit”, po mbëstet Aranita Barahajn si kandidate për Avokat të Popullit
    “Mund të më thotë dikush çfarë lidhje ka Aranita Brahaj me PD që përfshihet në listën që mbështetet nga PD? Pse mbështetet nga PD dhe Berisha, duke qenë se paguhet nga Soros? Cili është kontributi i sorosistes Brahaj në PD?”, shkruan Kalaja në reagimin e saj.
    Ajo shton se, për sa kohë që është sulmuar publikisht për qëndrimet e saj, figura të tilla kanë detyrimin, sipas saj, të dalin dhe të sqarojnë rolin dhe mbështetjen që gëzojnë.

  • Kalaja akuza Berishës: Po mbështet për Avokat të Popullit atë që paguhet nga Soros

    Kalaja akuza Berishës: Po mbështet për Avokat të Popullit atë që paguhet nga Soros

    Adriana Kalaja ka reaguar ashpër përmes një komenti publik, duke ngritur akuza të forta ndaj Partisë Demokratike dhe Sali Berishës.
    Sipas Kalasë, Partia Demokratike ka ndërmarrë një diskurs publik kundër ndikimit të George Soros, por në praktikë po vepron në kundërshtim me atë që predikon. Ajo thekson se, ndërkohë që PD pretendon se ka “ngritur kauzën e luftës ndaj Sorosit”, po mbëstet Aranita Barahajn si kandidate për Avokat të Popullit
    “Mund të më thotë dikush çfarë lidhje ka Aranita Brahaj me PD që përfshihet në listën që mbështetet nga PD? Pse mbështetet nga PD dhe Berisha, duke qenë se paguhet nga Soros? Cili është kontributi i sorosistes Brahaj në PD?”, shkruan Kalaja në reagimin e saj.
    Ajo shton se, për sa kohë që është sulmuar publikisht për qëndrimet e saj, figura të tilla kanë detyrimin, sipas saj, të dalin dhe të sqarojnë rolin dhe mbështetjen që gëzojnë.

  • Akuza ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve? Berisha: Po i bëj një shërbim shqiptarëve, po u tregoj se…

    Akuza ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve? Berisha: Po i bëj një shërbim shqiptarëve, po u tregoj se…

    Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar akuzat dhe kritikat ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve, duke thënë se qëllimi i tij nuk është të paraqesë akuza personale, por të bëjë një shërbim për shqiptarët.
    “”Një ministër në Rumani dha dorëheqje sepse nuk kishte dorëzuar një dokument vetëdeklarimi. Këtu kemi të bëjmë me një kriminel që fshihet pas krimit dhe mbrohet nga një person që paguhet për të mbrojtur qytetarët nga krimi.. Unë nuk kam paraqitur akuza, por vula apostile.
    Po u tregoj shqiptarëve çfarë llumi ekziston në këto organe të drejtësisë”, deklaroi Berisha, duke nënvizuar nevojën për transparencë dhe informim mbi funksionimin e institucioneve gjyqësore.

  • Shkurta shpërthen në lot dhe akuza ndaj Labit: Mos më prek vëllanë, do t’ia bëj 8 me 2

    Shkurta shpërthen në lot dhe akuza ndaj Labit: Mos më prek vëllanë, do t’ia bëj 8 me 2

    Tensionet mes Shkurtës dhe Labit në Big Brother VIP Kosova janë thelluar edhe më shumë, duke u kthyer në një nga përplasjet më të forta të këtij edicioni. Dyshja u përballën ashpër, si në shtëpi ashtu edhe gjatë Prime-it të katërt, ku u rikthyen çështje të vjetra, akuza personale dhe momente emocionale që e lanë Shkurtën në lot.
    Gjithçka kulmoi kur Shkurta akuzoi Labin se i kishte përmendur historinë e ndjeshme të vëllait të saj, gjë që ajo e cilësoi si tejkalim të çdo limiti brenda lojës.
    E tronditur, ajo shpërtheu në lot teksa deklaroi:
    “Le të ketë kujdes kur flet për vëllanë tim. Do t’ia bëj 8 me 2 nëse prek këtë temë.”
    Ajo theksoi se kjo situatë e ka lënduar thellë dhe ka qenë arsyeja pse ka reaguar me kaq ashpër.
    Akuzat e Shkurtës: “Labi ka nisur sulmet që para se të hyja brenda”
    Në Prime, Shkurta tregoi se sipas saj, Labi ka nisur ta godasë moralisht që para se ajo të hynte në shtëpi, duke krijuar perceptime të gabuara tek publiku.
    Ajo e akuzoi këngëtarin se: e ka quajtur të degjeneruar, ka prekur temën e nënës së saj, dhe po përdor situata nga jashtë për ta ulur imazhin e saj brenda lojës.
    “Më ka quajtur edhe të degjeneruar, ndërkohë që unë kam qenë duke folur për nënën time. Këtë e shoh shumë ofenduese,” u shpreh ajo.

  • “Kjo është e papranueshme”/ Gjekmarkaj lëshon akuza të forta ndaj qeverisë: Shqipëria digjet në verë, mbytet në dimër

    “Kjo është e papranueshme”/ Gjekmarkaj lëshon akuza të forta ndaj qeverisë: Shqipëria digjet në verë, mbytet në dimër

    Deputeti i PD-së, Agron Gjekmarkaj ka lëshuar akuza të forta gjatë mbledhjes së Komisionit të të Drejtave të Njeriut, ku ka kritikuar gjendjen sociale dhe ekonomike të vendit, si dhe reagimin e qeverisë ndaj situatave emergjente. Gjekmarkaj tha se sot bashkëjetojnë disa “Shqipëri”: ajo e propagandës, ajo e ëndrrave dhe ajo reale. “Kemi Shqipërinë e varfërisë, Shqipërinë që digjet verës dhe përmbytet dimrit. Asnjëherë fajin nuk e ka qeveria, e ka natyra,” theksoi ai.
    Duke ndalur tek pensionistët, deputeti deklaroi se realiteti i të moshuarve është i vështirë dhe krejt i largët nga çfarë deklarohet zyrtarisht.
    “Kam dy pensionistë në shtëpi dhe e di më mirë se kushdo çfarë do të thotë të jetohet me pension. Po të mos kishte inceneratorë dhe abuzime me tunelin e Llogarasë, sot pensionet do të ishin më të mira,” u shpreh Gjekmarkaj. Deputeti denoncoi edhe situatën e rënduar nga përmbytjet në Lezhë, duke thënë se dita e djeshme ka shënuar dëme të mëdha në zonë.
    “Deti ka dalë deri tek banesat, duke shkaktuar jo vetëm përmbytje e dëme, por edhe shkatërrim të tokave, pasi uji me kripë i kthen ato në tokë të papjellore. Ndërkohë, asnjë masë nuk është marrë,” deklaroi ai.
    Gjekmarkaj ngriti shqetësim edhe për protestën e minatorëve të Spaçit në Mirditë, duke akuzuar një kompani private për shkelje të dinjitetit të tyre dhe mungesë reagimi nga institucionet.
    “Kjo është e papranueshme. Kur qeveria e pranon këtë, ajo kthehet në fajtore. Sot në orën 12 ka protestë dhe nga ky komision ne shprehim mbështetjen dhe solidaritetin tonë,” përfundoi ai.

  • “Kryebashkiaku i Lezhës arrogant, nuk bie…”/ Deputeti Gjoni, akuza të ashpra: Shteti është narko-diktaturë

    “Kryebashkiaku i Lezhës arrogant, nuk bie…”/ Deputeti Gjoni, akuza të ashpra: Shteti është narko-diktaturë

    Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, ka lëshuar akuza të forta ndaj kryetarit të Bashkisë së Lezhës, duke e cilësuar mënyrën e tij të komunikimit si një “batak” dhe “llum kënete”, në të cilin refuzon të përfshihet.
    Gjatë intervistës televizive, Gjoni deklaroi se nuk ka asgjë të përbashkët intelektualisht me kryebashkiakun dhe se misioni i tij nuk është të krijojë debate me drejtuesit e institucioneve, por të jetë pranë qytetarëve që e kanë zgjedhur.
    Sipas deputetit, sjellja e pretenduar arrogante dhe prepotente e kryetarit të bashkisë nuk shfaqet vetëm ndaj kundërshtarëve politikë, por është një model i qëndrueshëm komunikimi edhe me qytetarët, sipërmarrësit dhe vetë punonjësit e administratës së tij. “Ka një dozë të shtuar të arrogancës dhe prepotencës në raport me njerëzit,” theksoi Gjoni, duke shtuar se ai nuk do të bjerë pre e provokimeve.
    Ai listoi një sërë problematikash me të cilat përballen banorët e Lezhës dhe për të cilat ai do të jetë zëri i tyre, duke përfshirë çështjen e përmbytjeve, problemet me energjinë elektrike, infrastrukturën, diskriminimin, procesin e legalizimeve, pastrimin e parave në bregdet përmes ndërtimeve, si dhe ndërhyrjet me ndërtime pa leje apo me leje false.
    Nga përplasja lokale, deputeti Gjoni kaloi në një akuzë edhe më të rëndë në nivel kombëtar, duke komentuar një rezolutë të fundit të Internacionales Demokrate Centriste (CDI-IDC). Ai e cilësoi këtë rezolutë si “më të fortën që është dhënë ndonjëherë”, pasi, sipas tij, ajo vjen nga partitë e djathta dhe konservatore evropiane dhe e etiketon Shqipërinë si një “narko-diktaturë”.
    “Nuk ka ndodhur në asnjë raport të mëparshëm,” pohoi Gjoni, duke e lidhur këtë vlerësim të ashpër ndërkombëtar me gjetjet e raporteve të mëparshme të OSBE/ODIHR-it. Kjo deklaratë e tij e vendos konfliktin politik në një dimension ndërkombëtar, duke pretenduar se qeverisja aktuale po e dëmton imazhin e vendit në arenën botërore.

  • Balluku e pezulluar nga detyra, Rama: Sa të jem unë s’do ketë luftëra me drejtësinë apo akuza ndaj saj!

    Balluku e pezulluar nga detyra, Rama: Sa të jem unë s’do ketë luftëra me drejtësinë apo akuza ndaj saj!

    Pas konferencës së përbashkët me komisioneren e BE për Zgjerimin, Marta Kos, kryeministri Edi Rama u ndal para pyetjeve të gazetarëve për të folur mbi rastin e Belinda Ballukut. 
    Rama theksoi se qeveria është e përkushtuar të mbrojë pavarësinë e gjyqësorit, edhe kur kjo mund të duket si një padrejtësi: “Ta mbrojmë pavarësinë e drejtësisë edhe kur rëndon mbi ne në formën e një padrejtësie sipas nesh, që nuk ka të ngjashme në Europë, dhe të respektojmë kufirin tonë pa hyrë në territorin e një pushteti tjetër të pavarur. Nga ana tjetër, të gjithë duhet të bëjnë detyrën e tyre.” 
    Rama nënvizoi se qëndrimi i tij është garantimi i drejtësisë së pavarur dhe respektimi i kufijve të pushteteve: “Është një pushtet i ri, i ndërtuar mbi një të kaluar që nuk e ndihmon drejtësinë e pavarur. Aftësitë e prokurorëve dhe gjykatësve janë pjesë e rëndësishme që duhen forcuar, dhe kjo kërkon durim dhe vendosmëri. Sa të jem unë këtu, nuk do të shihni luftëra me drejtësinë apo akuza. Por ka një kufi, kufirin kushtetues mes pushteteve të pavarura, dhe nëse lejojmë shkeljen e tij, kemi humbur diçka themelore për rendin kushtetues të republikës.” 
     

  • “Safari i Sarajevës”, akuza Vuçiçit që iu bashkua vrasjeve me snajper

    “Safari i Sarajevës”, akuza Vuçiçit që iu bashkua vrasjeve me snajper

    Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, është akuzuar për përfshirje në “safarin njerëzor” gjatë Luftës në Bosnje, ku thuhet se të huaj të pasur paguanin shuma të mëdha për të qëlluar civilë në Sarajevë. Sipas gazetarit kroat investigativ, Domagoj Margetic, Vuçiç ishte i pranishëm në një prej pozicioneve ushtarake mbi qytet nga ku të huajt paguan për të qëlluar banorët gjatë rrethimit të Sarajevës nga 1992 deri në 1996. Sipas asaj që shkruan The Telegraph, ai ka dorëzuar një kallëzim pranë prokurorëve italianë, duke përfshirë dëshmi video dhe fotografike që, sipas tij, tregojnë presidentin serb në aktivitete të tilla.
    Margetic pretendon se Vuçiç ishte pjesë e një njësie paramilitare nën kontrollin e Partisë Radikale Serbe dhe se një pozicion snajperi u vendoste mbi varrezat hebraike të Sarajevës. Gjatë rrethimit të qytetit, mbi 10 mijë njerëz u vranë nga sulmet me artileri dhe snajper.
    Mbështetësit e Vuçiçit i kanë mohuar këto akuza, duke thënë se objekti që shfaqet në videon e vitit 1993 ishte një çadër, dhe jo armë. Zëdhënësja e presidentit tha se këto pretendime janë “informacion i rremë dhe i motivuar politikisht” dhe kanë për qëllim të dëmtojnë reputacionin ndërkombëtar të Serbisë.

    Në Itali, prokurorët kanë nisur hetime pas informacionit se të huajt e pasur, përfshirë italianë, rusë dhe amerikanë, morën pjesë në “safarët” kundër civilëve boshnjakë, ku kishte një çmim të shtuar për gra, fëmijë dhe burra në uniformë. Milicia serbe e Bosnjës, nën komandën e Radovan Karaxhiç, i lejonte këto aktivitete.
    Një dokumentar i vitit 2022, “Sarajevo Safari”, ka ngritur të njëjtat akuza për të huajt që vizitonin qytetin si “turistë lufte”. Ekspertët dhe ish-diplomatët ballkanikë thonë se pretendimet mund të jenë të sakta, por duhet të trajtohen me kujdes dhe të hetohen nga autoritetet ndërkombëtare.
    Prof. Jasmin Mujanovic, ekspert për Ballkanin, ka postuar një video që duket të tregojë Vuçiçin me një automjet të dekoruar me kafkë, duke shtuar se ka dëshmi të shumta nga Tribunali Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë që konfirmojnë ekzistencën e “safarëve njerëzorë” nga forcat nacionaliste serbe për të huajt e pasur. Ai nënvizon se këto akuza janë të besueshme, por kërkojnë prova të jashtëzakonshme dhe hetime të plota nga policitë italiane dhe ndërkombëtare.

  • “Ndaj saj mund të ketë akuza të tjera”/ Vendimi për Ballukun, reagon analisti:Pas pezullimit, duhet të jepte dorëheqjen

    “Ndaj saj mund të ketë akuza të tjera”/ Vendimi për Ballukun, reagon analisti:Pas pezullimit, duhet të jepte dorëheqjen

    Analisti Ben Andoni thotë se Belinda Balluku, pas masave të dhëna nga GJKKO, duhet të jepte dorëheqjen. Në një intervistë për “Sot Live në Shqipëri”, ai theksoi se edhe Rama duhet ta shkarkojë nga detyra qoftë për pjesën morale, por gjithashtu edhe për faktin se qeveria duhet të funksionojë.
    “Patjetër. E para për pjesën morale dhe e dyta që qeveria të funksionojë. Më e mira nga të gjitha do të ishte, që një individ që i ka marrë shtetit pafund, privilegje, ndere pozicione e rroga, duhet të kishte mirësinë, por kjo fjalë është e papërshtatshme për zonjën Balluku, që duhet të jepte dorëheqjen vetë. Pas pezullimit, duhet ta jepte vetë dorëheqjen.”, u shpreh Andoni.
    Pyetur edhe për hetimet që kanë nisur ndaj saj për lotin 4 të Unazës së Madhe, ai tha se ndaj saj mund të ketë akuza të tjera.
    “Mjafton që të themi se subjekti të jetë e tyre, patjetër që do të përcillen akuza të tjera ndaj zonjës Balluku. Balluku duhet të mendojë për mbrojtjen e saj dhe duhet të ketë zyrë juridike dhe jo individ për t’u mbrojtur. Përgjimet e prokurorisë tregojnë se përballja e saj do të jetë më e shpejtë se e Veliajt dhe e ish-presidentit Meta me drejtësinë.”, tha Andoni.

  • Akuza e SPAK, Balluku: Nuk flas kurrë për çështjen nën hetim, mbështes drejtësinë e reformuar

    Akuza e SPAK, Balluku: Nuk flas kurrë për çështjen nën hetim, mbështes drejtësinë e reformuar

    Zv.kryeministrja, njëherësh Ministrja për Infrastrukturën dhe Energjinë, Belinda Balluku ka komentuar nga Kuvendi hetimin e nisur për të nga SPAK në lidhje me Tunelin e Llogarasë.
    Balluku deklaroi se nuk do të prononcohet asnjëherë për çështje të cilat janë në hetim, ndërsa shtoi se drejtësia e re e dalë nga reforma, po kryen misionin e saj. Ajo kundërshtoi kategorikisht të ndalej në sulmet e opozitës kundrejt saj.
    Balluku theksoi se Partia Socialiste mbështet plotësisht reformën në drejtësi.
    “Dua të them disa fjalë që ia kam borxh mijëra qytetarëve. Jo për të kompensuar baltën, aludimet, gjysmë të vërtetat apo gënjeshtrat e thëna me bollëk. Por për detyrimin që kam ndaj kujtdo. Nuk do dëgjoni kurrë nga unë, akuza sharje e as kërcënime për drejtësinë e re, edhe kur prekem personalisht.
    As lëvdata e himne pasi besoj thellësisht se kjo drejtësi e re e dalë nga reforma, produkt i vullnetit të PS dhe Ramës është duke kryer misionin për të cilën u reformua, me pikat e saj të dobëta e të forta. Por si gjithçka e re konsolidohet dita-ditës. Nuk do më dëgjoni kurrë të merrem me prokurorë e gjyqtarë, pasi secili prej bën detyrën ashtu si e gjykon., Nuk do prononcohem kurrë për çështjen nën hetim sepse ato kanë rrugën e tyre të cilën do e ndjek me diskrecion të plotë, derisa e vërteta të marrë formë të prerë cilado qoftë ajo. Por, unë si gjithë kolegët e mi të PS mbështesim reformën në drejtësi. Dhe po të prekemi personalisht, pasi ndryshe nga sa thoni e mendohet, PS është një formacion politik serioz, i vetmi në Republikë, ku fjala e secilit dëgjohet e ka peshë. Ajo reformë ka marrë mbështetjen e çdo socialisti. Ndaj nuk kam asnjë koment”, tha Balluku.
    Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) njoftoi më 31 tetor 2025, ngritjen e akuzës penale ndaj Ministres në detyrë të Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.
    Akuza specifike është për veprën penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal, në bashkëpunim (nenet 258/2 dhe 25 i KP).