Tag: aktualisht

  • Dyshimet se rojet bregdetare dëbojnë me dhunë emigrantët! Frontex nis hetimet ndaj Greqisë

    Dyshimet se rojet bregdetare dëbojnë me dhunë emigrantët! Frontex nis hetimet ndaj Greqisë

    Në fillim të prillit u mbytën të paktën shtatë emigrantë, ndër ta dy fëmijë, për shkak se varka e tyre, sikurse dyshohet, u përplas nga një anije e rojes bregdetare greke.

    Agjencia Evropiane e Mbrojtjes Kufitare dhe Bregdetare (Frontex) e klasifikon këtë incident si tepër serioz. Aktualisht Frontex-i po kryen një numër hetimesh lidhur me shkelje të mundshme të të drejtave të njeriut në kufirin grek.
    Megjithatë shpesh nuk ka prova të qarta se forcat greke të sigurisë po i dëbojnë me forcë refugjatët që ata të rikthehen në Turqi ose në ujërat turke. Shpesh nuk është më e mundur të përcaktohet nëse një anije kishte arritur vërtetë të hynte në ujërat territoriale greke. Athina e mohon me forcë se ka dëbime sistematike dhe se refugjatët deportohen përtej kufirit pa pasur mundësinë që kërkesa e tyre për azil dhe mbrojtje të gjykohet individualisht.
    “Një shkelje e tillë e ligjeve evropiane sigurisht që do të kishte pasoja për punën tonë“, thotë Lars Gerdes, zëvendësdrejtor ekzekutiv i Agjencisë Kufitare të BE-së, Frontex. Ai nuk e përjashton as mundësinë që Frontex-i qëllimisht mbyll sytë ndaj shkeljeve të të drejtave të njeriut. “I ngarkuari ynë për të drejtat e njeriut, i cili punon në mënyrë të pavarur nga agjencia, po heton aktualisht të dhënat për shkelje të mundshme“, tha Gerdes. “Shkeljet, sigurisht, mund të kenë pasoja, dhe kjo është arsyeja pse drejtori ynë ekzekutiv, Hans Leijtens, i shqyrton ato me kujdes dhe personalisht”.
    Greqisë mund t’i ndërpriten ndihmat financiare
    Si rezultat drejtori ekzekutiv i Agjencisë Kufitare të BE-së, Frontex, mund t’i kërkojë Komisionit të BE-së t’i ngrijë ndihmat financiare ose të fillojë kundër Greqisë procedurat për shkelje të rregulloreve. Vetë Frontex mund ta zvogëlojë mbështetjen e tij, për shembull, të tërheqë disa nga pajisjet.
    Aktualisht agjencia kufitare e BE-së i ofron Greqisë burime të konsiderueshme. Siç shpjegon Zëvendësdrejtori Gerdes “Për shkak të ishujve të shumtë dhe kufijve të gjatë detarë, Greqia luan një rol të rëndësishëm në kontekstin e migrimit të paligjshëm në Evropë.” Prandaj Frontex-i aktualisht e mbështet Greqinë me pothuajse 700 kufitarë, automjete patrullimi, nëntë anije dhe një avion.
    Sigurimi i kufijve të jashtëm të BE-së, dhe mbikëqyrja e njëkohëshme e respektimit të të drejtave të njeriut, është shpesh një akt balance për zyrtarët e Frontex-it, sidomos për faktin se komanda operative është deri tani gjithmonë përgjegjësi e shtetit anëtar të BE-së që është përgjegjës për kufirin përkatës./ DW

    Top Channel

  • BIRN: Politika “sfidon” drejtësinë me kandidatët nën hetim për çështje korrupsioni

    BIRN: Politika “sfidon” drejtësinë me kandidatët nën hetim për çështje korrupsioni

    Një dekadë pas votimit unanim në Kuvend të ligjit për dekriminalizimin e politikës, dy forcat kryesore në zgjedhjet e 11 majit, Partia Socialiste dhe Partia Demokratike, kandidojnë në lista të mbyllura dhe të hapura një duzinë personash që po hetohet aktualisht nga Prokuroria e Posaçme, SPAK.
    Pavarësisht se korrupsioni është një nga problemet madhore të Shqipërisë dhe politika po shkon drejt zgjedhjeve me premtime për luftë kundër fenomenit, në listat e kandidatëve për deputetë gjen persona që po hetohen apo gjykohen për vepra penale të korrupsionit, shpërdorimit të detyrës, pastrimit të parave apo dyshime të tjera të ngjashme. Në listën e Tiranës, Partia Socialiste kandidon ish-ministren e Jashtme, Olta Xhaçka, aktualisht nën hetim për “shpërdorim detyre”, kryetaren e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka, e cila po hetohet për pengim të drejtësisë si dhe deputetin Plarent Ndreca, aktualisht në gjykim për veprën e “shkeljes së barazisë në tendera”.
    SPAK po kryen gjithashtu hetime ndaj kandidatit të PS në Fier, ish-drejtorit të Tatimeve, Ceno Klosi si dhe ministrit aktual të Mbrojtjes, kandidat në listën e Vlorës, Pirro Vëngu, pas kallëzimeve të depozituara nga Partia Demokratike. Në krahun e opozitës, përveç kryetarit Sali Berisha, aktualisht në gjykim për atë që njihet si afera e kompleksit “Partizani”, kandidojnë edhe lideri i arrestuar i Partisë së Lirisë, Ilir Meta për akuza të korrupsionit dhe pastrimit të parave si dhe kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, aktualisht në gjykim për rolin e tij në tragjedinë me 26 të vrarë të Gërdecit.
    Madje, Partia Demokratike ka përfshirë në listë edhe ish-gjyqtarë që u larguan me dorëheqje apo u shkarkuan nga procesi i vetingut si Gjin Gjoni në Lezhë dhe Arian Ndoja në Durrës. Edhe pse kandidimet e mësipërme nuk bien ndesh me ligjin, për analistët dhe studiuesit e politikës tregojnë qartazi sfidën që dy forcat e mëdha politike po i bëjnë drejtësisë si dhe i krizën e vlerave dhe standardeve të demokracisë shqiptare.
    “Kjo na çon te problemi i madh klasik i demokracisë shqiptare, tek fakti që kemi një elektorat që nuk funksionon me standarde morale politike të larta dhe që nuk e ka problem t’i votojë këta njerëz, pavarësisht se e di që mund të jenë të hetuar nga SPAK-u apo me probleme me drejtësinë,” thotë Ermal Hasimja, analist dhe studiues i Shkencave Politike.
    “Dhe ky është problemi themelor i demokracisë në Shqipëri,” shtoi ai./ Reporter.al

  • Shqipëria drejt plakjes, OKB: Lindjet do të ulen më 4 herë deri në 2055

    Shqipëria drejt plakjes, OKB: Lindjet do të ulen më 4 herë deri në 2055

    Deri në 2055 lindjet në Shqipëri pritet të jenë gati 4 herë më të ulëta se aktualisht. Në raportin e fundit të OKB për fertilitetin, Shqipëria përcaktohet si një nga vendet me rënien më të madhe të lindjeve në popullatë.“Në projeksionet e OKB parashikohet që lindjet të zbresin në 6 mijë të tilla nga 23 mijë lindje të tilla që janë aktualisht”.
    Ulja e lindjeve pritet të jetë drastike në 10-vjeçarin e parë deri në vitin 2035 ku lindjet do të zbresin në 15 mijë, për të arritur në vitin 2045 në 10 mijë lindje gjatë një viti.Sipas OKB-së dy janë faktorët kryesorë të uljes së numrit të lindjeve, emigracioni dhe plakja e popullsisë.
    “Migrimi ndërkombëtar gjithashtu ndikon në mënyrë indirekte numrin e lindjeve në vendet e destinacionit dhe në vendet e origjinës Në vende dhe zona të tilla si Shqipëria, Armenia, Guadelupa ose Xhamajka, emigrimi i një numri të madh grash në moshën riprodhuese mund të zvogëlojë numrin e lindjeve që ndodhin në ato vende”.
    Shqipëria nuk është e vetmja që pritet të përballet me këtë fenomen, pasi projeksionet për uljen e lindjeve prekin ë gjithë rajonin e Ballkanit. Ulje drastike parashikohen dhe në Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi. Për shkak të numrit të lartë të lindjeve gjatë një viti, Serbia do të jetë shteti që do ndjeje më pak rënien e fertilitetit në popullatë, ku aktualisht në të regjistrohen 53 mijë lindje në vit. Tv Klan

  • Shqipëria, drejt plakjes, OKB: Lindjet do të ulen më 4 herë deri në 2055

    Shqipëria, drejt plakjes, OKB: Lindjet do të ulen më 4 herë deri në 2055

    Deri në 2055 lindjet në Shqipëri pritet të jenë gati 4 herë më të ulëta se aktualisht. Në raportin e fundit të OKB për fertilitetin, Shqipëria përcaktohet si një nga vendet me rënien më të madhe të lindjeve në popullatë.“Në projeksionet e OKB parashikohet që lindjet të zbresin në 6 mijë të tilla nga 23 mijë lindje të tilla që janë aktualisht”.
    Ulja e lindjeve pritet të jetë drastike në 10-vjeçarin e parë deri në vitin 2035 ku lindjet do të zbresin në 15 mijë, për të arritur në vitin 2045 në 10 mijë lindje gjatë një viti.Sipas OKB-së dy janë faktorët kryesorë të uljes së numrit të lindjeve, emigracioni dhe plakja e popullsisë.
    “Migrimi ndërkombëtar gjithashtu ndikon në mënyrë indirekte numrin e lindjeve në vendet e destinacionit dhe në vendet e origjinës Në vende dhe zona të tilla si Shqipëria, Armenia, Guadelupa ose Xhamajka, emigrimi i një numri të madh grash në moshën riprodhuese mund të zvogëlojë numrin e lindjeve që ndodhin në ato vende”.
    Shqipëria nuk është e vetmja që pritet të përballet me këtë fenomen, pasi projeksionet për uljen e lindjeve prekin ë gjithë rajonin e Ballkanit. Ulje drastike parashikohen dhe në Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi. Për shkak të numrit të lartë të lindjeve gjatë një viti, Serbia do të jetë shteti që do ndjeje më pak rënien e fertilitetit në popullatë, ku aktualisht në të regjistrohen 53 mijë lindje në vit. Tv Klan

  • Mosvaksinimi solli shpërthimin e fruthit! Kontrolle në çerdhe e kopshte private për kartelat

    Mosvaksinimi solli shpërthimin e fruthit! Kontrolle në çerdhe e kopshte private për kartelat

    Shpërthimi i një vatre infektimi me sëmundjen e fruthit në Fier dhe disa raste të tjera jashtë kësaj bashkie, tregoi në mënyrë të përsëritur faktin se mosvaksinimi i fëmijëve në kohën e duhur bëhet gjithmonë shkak për këtë situatë. Aktualisht kemi 14 fëmijë të infektuar.
    “Rastet janë nga 0-14 vjeç me mbizotërim të moshës 2-4 vjeç. 10 raste i përkasin një kopshti jo publik në Fier, 1 rast po në Fier por pa lidhje epidemiologjike me këtë kopsht, një rast në Vaun e Dejës, një rast në Tiranë dhe një në Lezhë. 9 nga 14 rastet e konfirmuara u gjetën të pa vaksinuar”, tha epidemiologu Artan Simaku.
    Aktualisht në Rumani, Serbi, dhe Mal të Zi fruthi po qarkullon në nivele shqetësuese ndaj për shkak të lëvizjeve. ISHP paralajmëron shtimin e infektimeve. Aktualisht mbulesa vaksinale me një dozë është 81% prag ky që nuk parandalon dot infektimet.
    “Kemi me mijëra raste në Rumani, shumë raste në Mal të Zi e po kështu edhe në Serbi. Me lëvizjet e popullatës mundësia e infektimit mbetet e lartë dhe kjo sëmundje mund të jetë vdekjeprurëse për të pa vaksinuarit. Vaksinimi duhet të bëhet në kohën e duhur siç edhe rekomandon kalendari, në moshën 12 muajsh dhe 5 vjeç. Aktualisht mbulesa vaksinale e një dozë është 81%, ndërsa ajo me dy doza 92%. Pragu i mbulesës vaksinale që mundëson parandalimin e shpërthimeve duhet të jetë mbi 95%”, tha epidemiologu.
    Inspektorati Shëndetësor po intensifikon kontrollet në institucionet parashkollore jo publike për verifikimin e kartelave të vaksinimit të fëmijëve me qëllim identifikimin e kopshteve dhe çerdheve që kanë pranuar fëmijë të pa vaksinuar në kundërshtimin më rregullat.

  • KESCO i bën thirrje qytetarëve të kursejnë rrymën: Çmimi për megavat ka shkuar mbi 100 euro

    KESCO i bën thirrje qytetarëve të kursejnë rrymën: Çmimi për megavat ka shkuar mbi 100 euro

    Në prag të hyrjes në fuqi të vendimit për rritjen e çmimit rrymës, KESCO qysh sot ka bërë një apel drejt qytetarëve për kursim të energjisë elektrike.
    Siç thuhet në njoftim, kapacitetet vendore të prodhimit aktualisht janë të kufizuara dhe arrijnë deri në 500 megavatë orë për orë, kurse rritje e ndjeshme e kërkesës për energji elektrike ditëve të fundit sipas tyre, po arrin nivele mbi 1000 megavatë në orë.
    ”Ditëve të fundit, Kosova po përballet me një rritje të ndjeshme dhe të paparashikueshme të kërkesës për energji elektrike, duke arritur nivele deri në mbi 1000 megavat në orë.
    Për shkak të rënies së temperaturave, kjo kërkesë është dukshëm më e lartë krahasuar me periudhat tipike të pranverës, kur konsumi zakonisht është më i ulët për shkak të kushteve më të favorshme klimatike.
    Kapacitetet vendore të prodhimit aktualisht janë të kufizuara dhe arrijnë deri në 500 megavatë orë për orë. Për rrjedhojë, një pjesë e konsiderueshme e konsumit duhet të sigurohen përmes importit nga tregjet ndërkombëtare të energjisë elektrike. Çmimet e tregut janë aktualisht të larta, duke kapur shifrat mbi 100 euro për MËh. Kjo ka bërë që kostoja shtesë për të siguruar energjinë e munguar të shkojë në miliona euro – një barrë e rëndë për sistemin energjetik.
    Duke pasur parasysh këto zhvillime, i bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që të tregojnë kujdes maksimal në përdorimin e energjisë elektrike dhe të kontribuojnë në mënyrë aktive në kursimin e saj.
    Përdorimi racional i energjisë është jo vetëm një akt përgjegjësie qytetare, por edhe një nevojë emergjente për të ruajtur stabilitetin energjetik dhe për të ulur kostot për vendin.
    Rekomandojmë shmangien e përdorimit të pajisjeve që shpenzojnë shumë energji elektrike, veçanërisht atyre të ngrohjes gjatë orëve të pikut, në mënyrë që kjo situatë të tejkalohet sa më lehtë.
    Kjo është një kohë kur solidariteti dhe përgjegjësia kolektive janë kyçe për ta kaluar situatën me sa më pak ndikim në ekonomi dhe në jetën e përditshme të qytetarëve”.

    Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
    raportoni këtu.

    JOQ Sondazh

  • Reshjet e dëborës mbulojnë Korçën, si paraqitet situata në akset kryesore rrugore

    Reshjet e dëborës mbulojnë Korçën, si paraqitet situata në akset kryesore rrugore

    Reshjet e dëborës kanë pushtuar tërë qarkun Korçë. Aktualisht kalimi është i lirshëm dhe lëvizja e mjeteve kryhet rregullisht në të gjitha akset e juglindjes dhe akset Korçë-Pogradec, Pogradec-Qafë Thanë.

    Në këto akse po punojnë 6 borëpastruese, ndërsa në segmente të ndryshme ka edhe patrulla të policisë. Edhe aksi rrugor Qafë Thanë-Dogana në pjesën shqiptare është i pastruar dhe kriposur dhe kalohet pa problematika.
    Në Qafë-Pllocë aktualisht kalimi kryhet pa probleme me mjete me goma dimërore. Ndërsa problematika të lehta janë regjistruar për mjetet të cilat kanë qarkulluar me goma verore, por aktualisht nuk raportohet asnjë incident.
    Sipas informacioneve, për momentin raportohet që furnizimi me energji elektrike është normal. Ndërsa aktualisht temperatura tregon -1 gradë Celsius.

    Top Channel

  • Milan piketon 4 trajnerë italianë, Konte, De Zerbi, Italiano dhe Alegri…

    Milan piketon 4 trajnerë italianë, Konte, De Zerbi, Italiano dhe Alegri…

    Trajnerët e njour italianë të futbollit Maksimiliano Alegri, Robert De Zerbi, Antonio Konte dhe Vinçenco Italiano përmenden si kandidatët kryesorë për stolin e Milanit sezonin e ardhshëm.

    Mediat italiane raportojnë se në fund të këtij sezoni, drejtuesit e klubit do të falënderojnë portugezin Serxhio Konseiçao, i cili pasoi në janar bashkatdhetarin Paulo Fonseka.

    Drejtuesit e kuqezinjëve duan një italian në pankinë për të cilin kandidatët kryesorë janë De Zerbi, Alegri, Konte dhe Italiano. Tre janë me kontratë, ndërsa vetëm Maks Alegri është i lirë.

    De Zerbi aktualisht është në krye të Marsejës, Konte në stolin e Napolit, ndërsa Italiano në krye të Bolonjës. Alegri aktualisht është pa punë që kur u shkarkua nga Juventus.

    Milan aktualisht është në vendin e nëntë me 47 pikë, nëntë më pak se vendi e katërt, e fundit që të çon në Champions League.

    Vazhdo leximin

  • Akuza: Pa Verstappen, aktualisht Red Bull do të ishte një makinë anonime në Formula 1

    Akuza: Pa Verstappen, aktualisht Red Bull do të ishte një makinë anonime në Formula 1

    1 Prill 2025

    10:11

    Telesport

    Cili është Red Bull i vërtetë i këtij sezoni? A është makina e drejtuar në dy garat e para të këtij sezoni nga Liam Lawson (i la vendin Yuki Tsunoda) apo ajo e pilotuar nga Max Verstappen, që e ngjiti një herë në podium dhe e ka mbajtur mes katërshes së më të mirëve deri më tani?
    Ai që përpiqet t’i përgjigjet kësaj dileme është ish-piloti gjerman Ralf Schumacher, i cili nuk i kursen kritikat: “Red Bull duhet t’i jepte më shumë kohë Lawson, pasi dy gara së bashku me Verstappen nuk janë të mjaftueshme. Makina është mjaft e vështirë për t’u drejtuar dhe nuk u bën asnjë favor pilotëve të rinj”.
    “Red Bull është aktualisht si një bandë muzikore pa dirigjent, ku qetësimi i polemikave është urdhri i ditës. Makina Red Bull do të ishte anonime dhe me rezultate mediokre nëse nuk do të ishte Max Verstappen, i cili vazhdimisht arrin të nxjerrë “gështenjat nga zjarri” me pilotimin e tij”, shtoi Ralf Schumacher.
    “Po i ndërrojnë pilotët si karamele. Më vjen keq që braktisën Perez, më pas Lawson dhe tani është Tsunoda. Kjo nuk i bën mirë as Verstappen, që nuk ka një ndihmë në pistë dhe i duhet të përballojë i vetëm gjithë trysninë e Red Bull”, deklaroi Ralf Schumacher.