Tag: aktualisht

  • Murtaja tek bagëtitë nuk kursen as Kukësin, tregjet nuk shesin më bagëti të imta

    Murtaja tek bagëtitë nuk kursen as Kukësin, tregjet nuk shesin më bagëti të imta

    Blegtoria në qarkun e Kukësit deri më tani nuk është prekur nga sëmundja e murtajës, pavarësisht rasteve të shfaqura në zonat kufitare si Shkodra dhe Peshkopia.

    Si zonë kufitare, Kukësi është në monitorim të shtuar.
    Në tregun e gjësë së gjallë në Kukës, aktualisht tregtohen vetëm lopët, ndërsa të imtat janë ndaluar prej javësh. Kjo ka sjellë rënie të ndjeshme të aktivitetit ekonomik për blegtorët dhe banorët.
    Sektori i blegtorisë në Kukës po përballet edhe me një tkurrje të vazhdueshme, për shkak të largimit të të rinjve nga ky profesion.
    Aktualisht, në qarkun e Kukësit ruhen rreth 45 mijë krerë dhi dhe dhenë.

    Top Channel

  • Instagram teston përsëri funksionin e ripostimit

    Instagram teston përsëri funksionin e ripostimit

    Instagram është duke testuar një veçori të re ripostimi. TechCrunch raportoi se rrjet social aktualisht po kryen disa testime që ju jep përdorzesve opsionin për të ripostuar përmbajtjet.

    Aktualisht testimet po bëhen me ripëshpërndarjen e një postimi e cila shfaqet në kohështrirjen e përdoruesit si një postimi i ri. Platforma ofron mundësinë që përdoruesit të ripostojnë historinë e dikujt tjetër por ripostimi i postimeve është i pamundur.
    Një përfaqësues i kompanisë tha se testimet po bëhen por refuzoi të komentonte. Instagram bërë një testim të ngjashëm në 2022 dhe 2017.

    Duke qenë se kompania vazhdimisht ka bërë përpjekje për implementimin e kësaj ideje, është e mundur që ofrimi i këtij funksionaliteti të bëhet realitet më në fund.
    Kujtojmë se platforma ka disa kategori përmbajtjesh si postime, historitë, reels dhe mesazhet direkte. /PCWorld Albanian

  • “Listat e primareve, për nevojat e brendshme të partisë…”/ Flet analisti: PD duhet të jetë një instrument i shoqërisë

    “Listat e primareve, për nevojat e brendshme të partisë…”/ Flet analisti: PD duhet të jetë një instrument i shoqërisë

    I ftuar në një intervistë televizive analisti Fitim Zekthi komentoi situatën politike në vend pas zgjedhjeve të 11 majit. Sipas Zekthit Partia Demokratike për të ndryshuar qeverinë, duhet ta shikojnë veten si “instrument” i shoqërisë. Ai tha se aktualisht Partia Demokratike është duke ndjekur një vijë logjike dhe po merret me përmirësimin e gjendjes së brendshme.
    “Unë mendoj se Partia Demokratike po ndjek një vijë logjike dhe po bën atë që është më mirë për të. Aktualisht Partia Demokratike po merret me përmirësimin e gjendjes së brendshme. Partia Demorkatike për të ndryshuar qeverinë duhet ta shikoj veten si instrument i shoqërisë”, tha ai.
    Më tej shtoi se listat e primareve në Partinë Demokratike janë nevojitur për nevojat e brendshme të Partisë dhe se shoqërisë i duhet një opozitë që duhet të mendojë gjërat që do të realizojë. Gjithashtu ai tha se largimi i kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berisha nuk do të ndryshonte asgjë tek partia pasi është e nevojshme që fryma e krijuar në ambientet e brendshme të largohet.
    “Shoqërisë i duhet një opozitë e cila mendon se cilat gjëra do të realizojë pas 4 viteve. Listat e primareve të PD, kanë qënë për nevojat e brendshme të partisë.Largimi i Berishës nuk do të zgjidhte asgjë në Partinë Demokratike pasi duhet të largohet fryma e krijuar në parti aktualisht duke i hedhur fajin tek një person tjetër”, theksoi Zekthi.
    Gjatë fjalës së tij, ai u ndal edhe tek urimi i ambasadës së SHBA-së për zgjedhjet e 11 majit. Ai tha se e priste një reagim të tyre, por e konsideroi si një urim i “thatë” nga ana e ambasadës. Sipas tij aktualisht Shqipëria ndodhet në një stad që zgjedhjet edhe mund të mos njiheshin.
    “Edhe para mesazhit të ambasadës, unë e prisja reagimin e tyre. Zgjedhjet do të njiheshin edhe nga bota demokratike. Mund të them se qëndrimi i tyre ishte i thatë. Aktualisht Shqipëria ndodhet në një stad që zgjedhjet edhe mund të mos njiheshin”, përfundoi Zekthi.

  • Puse të reja për ujësjellësin e Vorës, lidhet kontrata 8.9 mln euro

    Puse të reja për ujësjellësin e Vorës, lidhet kontrata 8.9 mln euro

    Agjencia Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizimeve njoftoi së fundmi se tashmë është lidhur kontrata që ka në objekt të saj optimizimin e Ujësjellësit të Qytetit të Vorës dhe rrethinat e saj me një vlerë 890 milionë lekë apo 8.9 milionë euro. Kompania zbatuese e projektit do të jetë ALKO Impex Construction.
    Bashkia Vorë ka në përbërje të saj vetë qytetin e Vorës dhe fshatrat Gjokaj, Mucaj, Sharkë, Marqinet, Gërdec, Marikaj, dhe, Kuç të cilët do të ndikohen nga ky projekt. Në dokumente sqarohet se ka lindur nevoja për shpimin e dy puseve të reja teksa ata ekzistues janë dëmtuar më herët.
    “Me ndërtimin e autostradës Thumanë – Kashar ku aksi i autostradës ka dëmtuar rëndë dy puse që aktualisht kanë qenë në shfrytëzim, doli detyrë emergjente që dy puset të spostohen por njëkohësisht i gjithë projekti i furnizimit me ujë të rishikohej. Nga punimet e bëra për ndërtimin e këmbës së urës me pilota shumë të thella, njëri nga puset është dëmtuar, duke përkeqësuar parametrat sasiorë e cilësorë të ujit të pusit. Aktualisht, nga ujësjellësi deri më sot janë përdorur për furnizimin me ujë 3 puse të cilët kanë prurje nga 22 – 50 l/sek”, thuhet në dokument.
    I njëjti nënvizon se pusi 1 i shfrytëzimit duhet të projektohet i ri pasi tek ky pus ka rënë gjurma e rrugës, dhe janë pezulluar punimet për vazhdimin e saj deri sa të zhvendoset stacioni (pusi 1). Po kështu pusi 2 është dëmtuar kolona e pusit nga punimet për pilotat. Aktualisht është në shfrytëzim por pusit i janë prishur parametrat cilësorë edhe sasiorë të ujit. Në gjendje pune është vetëm pusi 3 i cili është në shfrytëzim.
    “Për zgjidhjen e situatës emergjente në të cilën ndodhet Bashkia Vorë, për furnizimin me ujë të popullsisë, kërkohet projektimi i ujësjellësit të ri, duke hapur 6 puse, ku dy prej tyre do të jenë rezervë. Nga të gjithë puset që projektohen të shfrytëzohen parashikohet të merret sasia prej 100 – 130 l/sek (periudhë verë – dimër). Këto te dhëna janë marre nga studimi hidrogjeologjik ne bazë të të cilit ka vijuar puna me modelimin e rrjetit” thuhet në relacionin teknik.
    Sipas dokumenteve zona e furnizimit me ujë të Bashkisë Vorë bashkë me Njësitë Administrative Prezë e Bërxullë administrohet nga Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizime Vorë Sh.a në varësi të Bashkisë Vorë. Ujësjellësi i Vorës është i përbërë nga sistemi i furnizimit me ujë të pijshëm me dy ngritje mekanike dhe vetëm furnizimi i Domjes dhe një pjesë e komunitetit dhe bizneseve Vorë dhe Prezë bëhet me të tretë. Uji i pijshëm për furnizimin e Domjes blihet nga UK Tiranë, ndërsa një pjesë e komunitetit dhe bizneseve Vorë dhe Prezë blihet nga UK Durrës./ Monitor

  • Dimër në pranverë! Zbardhet Thethi, rikthehen reshjet e borës në veri

    Dimër në pranverë! Zbardhet Thethi, rikthehen reshjet e borës në veri

    Rikthehen reshjet e borës në aksin Bogë-Theth në Shkodër.
    Aktualisht nga moti i përkeqësuar në 24 orët e fundit ka një shtresë të hollë bore dhe për momentin rruga është e kalueshme për automjetet.
    Aktualisht rruga e Thethit vijon që të jetë pa mirëmbajtje për shkak të ankimimit që kanë bërë firmat ndaj njëra-tjetrës.
    Në orët në vazhdim në rast se bora ngrin duke u kthyer në akull, mund të sjellë vështirësi për automjetet që lëvizin në atë aks.
    Përveç borës, në disa pjesë rruga e Thethit ka edhe rënie gurësh.

  • Kush është kandidati për deputet më i votuar deri më tani

    Kush është kandidati për deputet më i votuar deri më tani

    Aktualisht pothuajse në të gjitha bashkitë e vendit, përveç Elbasanit, ka vijuar numërimi i votave për kandidatët për deputetë.
    Siç e dini, në votimet e së dielës, shqiptarët patën mundësinë të votonin për partinë dhe për emrin e kandidatit për deputet në pjesën e listës së hapur.
    Aktualisht në rang kombëtar, numrin më të lartë të votave e ka ish-kryebashkiaku i Matit, Agron Malaj. Kandidati socialist ka siguruar deri më tani 10,410 vota.
    Ai ndiqet nga një tjetër ish-kryebashkiak socialist që la detyrën për të garuar për deputet. Bëhet fjalë për Tërmet Peçin e Tepelenës i cili ka grumbulluar 8,335 vota.
    Treshja e parë mbyllet me Hysni Buzalin, kandidatin e PS-së në Berat, që ka mbi 6,225 vota.
    Këto të dhëna janë paraprake dhe numërimi vijon, prandaj renditja mund të ndryshojë.

  • Basha dhe Alibeaj jashtë Kuvendit! Lapaj, Qori dhe Shehaj marrin nga 1 mandat

    Basha dhe Alibeaj jashtë Kuvendit! Lapaj, Qori dhe Shehaj marrin nga 1 mandat

    Janë numëruar 4977 kuti votimi nga 5225 në total.
    Aktualisht sipas rezultateve nga KQZ, Partia Socialiste ka të konsoliduara 82 mandate  në rang vendi, e ndjekur nga PD dhe aletatët e  saj si forcë e dytë politike por me një numër prej 52 mandatesh.
    Për sa i përket partive të tjera, PSD e Tom Doshit ka arritur të sigurojë 3 mandate me më shumë se 46 mijë vota.

    REZULTATE LIVE 
    Por surpriza është Shqipëria Bëhet e Adritik Lapaj me gati 2 mijë vota më shumë se PSD, duke e rendtur atë aktualisht si forcë e tretë.
    Ndërkohë  Partia Mundësia e Agron Shehaj ka arritur të sigurojë vetëm mandatin e këtij të fundit por po lufton për të marrë të dytin me më shumë se 39 mijë vota të siguruara deri më tani.
    Lëvizja Bashkë e Arlind Qorit gjithashtu ka siguruar një mandat me më shumë se 19 mijë vota deri më tani.
    Ndërkohë Lulzim Basha me Kolalicionin Euroatlantik nuk ka mundur të sigurojë asnjë mandat duke mbledhur vetëm pas më shumë se 18 mijë vota.
    As Partia Djathtas për Zhvillim e Enkelejd Alibeajt nuk ka arritur të sigurojë mandat.
    Aktualisht vijon numërimi në 5 qarqë të vendit, Durrës, Fier, Gjirokastër, Shkodër dhe Tiranë.
    Paralelisht vijon ë Parkun Olimpik numërimi i votës së diasporës. Nga 44394 zarfe të hapura nga 194889 në total, PS ka marrë 24029 vota, PD 12607 vota, Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet 3702 vota dhe Partia Mundësia 1411 vota./vizionplus.tv

  • Real Madridi mbulon Viniciusin në ar: rinovimi me shifra si Mbappe

    Real Madridi mbulon Viniciusin në ar: rinovimi me shifra si Mbappe

    11 Maj 2025

    11:44

    Telesport

    Real Madridi do të përballet me Barcelona-n në El Clasico-n e planifikuar për sot në orën 16:15, në atë që është shkëndija e fundit e shpresës për Los Blancos për të kërcënuar rivalët e tyre në krye të La Ligas.
    Pak orë para ndeshjes së madhe, kanë mbërritur lajme që do t’i qetësojnë tifozët. Gazeta AS në fakt shpjegon se klubi ka arritur një marrëveshje për rinovimin e kontratës së Vinicius Junior, i cili aktualisht është e lidhur me ekipin deri më 30 qershor 2027.
    Flitet për një zgjatje deri në vitin 2030, pra edhe tre vjet të tjera, me shifrat si të Kylian Mbappet, ose afërsisht 20 milionë euro neto në sezon. Në total, pra, 100 milionë do të hyjnë në xhepat e lojtarit gjatë pesë viteve.
    Braziliani aktualisht merr rreth 15 milionë euro në vit. Përveç 20 milionëve, do të përfshihen bonuse të ndryshme, të lidhura me qëllimet dhe objektivat personale dhe të ekipit.

  • Sot klasikja e Spanjës, Reali i zgjat kontratën Vinit

    Sot klasikja e Spanjës, Reali i zgjat kontratën Vinit

    Real Madrid po përgatitet të përballet me Barcelonën në El Clasicon e planifikuar për sot në orën 16:15, në atë që është shpresa e fundit e për Los Blancos për të kërcënuar rivalët e tyre në krye të La Ligës.

    Pak orë para ndeshjes së madhe, kanë mbërritur lajme që do t’i bëjnë tifozët të ndihen më të qetë. Gazeta AS, shpjegon se klubi ka arritur një marrëveshje për rinovimin e kontratës së Vinicius e cila aktualisht është e lidhur me ekipin deri më 30 qershor 2027.

    Flitet për një zgjatje deri në vitin 2030, pra për tre vjet të tjera, me shifrat që Kilian Mbape merr aktualisht, ose afërsisht 20 milionë euro neto në sezon. Në total, pra, 100 milionë do të hyjnë në xhepat e lojtarit gjatë pesë viteve.

    Aktualisht, braziliani merr afërsisht 15 milionë euro në vit. Përveç 20 milionëve, do të përfshihen bonuse të ndryshme, të lidhura me golat dhe objektivat personale dhe të ekipit.

    Vazhdo leximin

  • “Rojet bregdetare dëbojnë brutalisht emigrantët!” Frontex heton akuzat kundër Greqisë

    “Rojet bregdetare dëbojnë brutalisht emigrantët!” Frontex heton akuzat kundër Greqisë

    Në fillim të prillit u mbytën të paktën shtatë emigrantë, ndër ta dy fëmijë, për shkak se varka e tyre – sikurse dyshohet – u përplas nga një anije e rojes bregdetare greke. Agjencia Evropiane e Mbrojtjes Kufitare dhe Bregdetare (Frontex) e klasifikon këtë incident si tepër serioz. Aktualisht Frontex-i po kryen një numër hetimesh lidhur me shkelje të mundshme të të drejtave të njeriut në kufirin grek.
    Megjithatë shpesh nuk ka prova të qarta se forcat greke të sigurisë po i dëbojnë me forcë refugjatët që ata të rikthehen në Turqi ose në ujërat turke. Shpesh nuk është më e mundur të përcaktohet nëse një anije kishte arritur vërtetë të hynte në ujërat territoriale greke. Athina e mohon me forcë se ka dëbime sistematike dhe se refugjatët  deportohen përtej kufirit pa pasur mundësinë që kërkesa e tyre për azil dhe mbrojtje të gjykohet individualisht.
    “Një shkelje e tillë e ligjeve evropiane sigurisht që do të kishte pasoja për punën tonë”, thotë Lars Gerdes, zëvendësdrejtor ekzekutiv i Agjencisë Kufitare të BE-së, Frontex. Ai nuk e përjashtom as mundësinë që Frontex-i qëllimisht mbyll sytë ndaj shkeljeve të të drejtave të njeriut. “I ngarkuari ynë për të drejtat e njeriut, i cili punon në mënyrë të pavarur nga agjencia, po heton aktualisht të dhënat për shkelje të mundshme”, tha Gerdes. “Shkeljet, sigurisht, mund të kenë pasoja, dhe kjo është arsyeja pse drejtori ynë ekzekutiv, Hans Leijtens, i shqyrton ato me kujdes dhe personalisht.”
    Greqisë mund t’i ndërpriten ndihmat financiare
    Si rezultat drejtori ekzekutiv i Agjencisë Kufitare të BE-së, Frontex, mund t’i kërkojë Komisionit të BE-së t’i ngrijë ndihmat financiare ose të fillojë kundër Greqisë procedurat për shkelje të rregulloreve. Vetë Frontex mund ta zvogëlojë mbështetjen e tij, për shembull, të tërheqë disa nga pajisjet.
    Aktualisht agjencia kufitare e BE-së i ofron Greqisë burime të konsiderueshme. Siç shpjegon Zëvendësdrejtori Gerdes “Për shkak të ishujve të shumtë dhe kufijve të gjatë detarë, Greqia luan një rol të rëndësishëm në kontekstin e migrimit të paligjshëm në Evropë.” Prandaj Frontex-i aktualisht e mbështet Greqinë me pothuajse 700 kufitarë, automjete patrullimi, nëntë anije dhe një avion.
    Sigurimi i kufijve të jashtëm të BE-së, dhe mbikëqyrja e njëkohëshme e respektimit të të drejtave të njeriut, është shpesh një akt balance për zyrtarët e Frontex-it, sidomos për faktin se komanda operative është deri tani gjithmonë përgjegjësi e shtetit anëtar  të BE-së që është përgjegjës për kufirin përkatës./ DW