Tag: aktualisht

  • Vihen nën kontroll zjarret në fshatin Shalës, aktualisht vetëm një vatër aktive në Konispol

    Vihen nën kontroll zjarret në fshatin Shalës, aktualisht vetëm një vatër aktive në Konispol

    Zjarri që ra mbrëmjen e së dielës në lagjen “Barç” të fshatit Shalës, është vënë nën kontroll pas ndërhyrjes intensive të forcave zjarrfikëse gjatë gjithë natës.
    Shërbimi zjarrfikës i Konispolit ka qenë në terren pa ndërprerje, duke punuar për izolimin dhe shuarjen e flakëve, ndërsa në ndihmë ka ardhur edhe zjarrfikësja e bashkisë Finiq, me një ekip prej 8 efektivësh.

    Sipas informacioneve të fundit, situata është përmirësuar ndjeshëm dhe aktualisht në zonë është aktive vetëm një vatër e vogël në vendin e quajtur Kokotraf, në njësinë administrative Markat, bashkia Konispol.
    Ndërkohë nga zjarrë në zonën e bregut është kjo situatë: aktualisht është 1 vatër zjarri në Shënvasil, tre vatra zjarri në Lukovë dhe 1 vatër në Sasaj, por pa rrezik për momentin, ndërsa mbahen në monitorim.
    Sipas administratorit të Lukovës, Adi Boçi, janë në pritje të helikopterit.
    Gjatë gjithë natës, kanë qenë në ndihmë të shuarjes së zjarrit sherbimet zjarrfikëse të Himarës dhe të Sarandës si edhe sherbimet e ushtrisë.
    Në zonën e Kalasës, Njësia Administrative Vergo, bashkia Delvinë situata sot është më e qetë nga një ditë më parë.
    Aktualisht, ka zjarr vetëm në majë të malit mbi Kalasë. Nga zjarri i ditës së djeshme është djegur vetëm një shtëpi e braktisur.
    Në terren për shuarjen e zjarrit kanë qenë gjatë gjithë natës banorët e zonës, sherbimi zjarrfikës i Delvinës, punonjës të MZSH dhe administrata e bashkisë.

  • Një tjetër largim “big” nga Tottenham, edhe kapiteni Son pranë transferimit në MLS

    Një tjetër largim “big” nga Tottenham, edhe kapiteni Son pranë transferimit në MLS

    25 Korrik 2025

    9:04

    Telesport

    Skuadra amerikane e Los Angeles FC po synon transferimin në MLS të sulmuesit koreano-jugor, Heung-min Son, aktualisht lojtar i Tottenham. Koreano-jugori ka qenë një nga lojtarët më të mirë të Premier League të dekadës së fundit dhe sezonin e kaluar më në fund arriti të fitojë një trofe me Spurs, atë të Europa League.
    Megjithatë, e ardhmja e 33-vjeçarit është aktualisht e pasigurt. Sipas disa burimeve, një transferim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk është jashtë diskutimit. Ky skenar është konfirmuar edhe nga trajneri i ri i Tottenham, Thomas Frank, i cili e quajti situatën e Son “të komplikuar”.
    Spurs janë në Azi për një turne parasezonal këtë fundjavë. Ata do të luajnë kundër Arsenal në Hong Kong më 31 korrik dhe Newcastle në Seul, më 3 gusht. “Telegraph” pretendon se prania e Son në kryeqytetin e Koresë së Jugut është thelbësore për bisedime.

  • City hedh milionat, por UEFA rendit Bayern si skuadrën nr. 2 në Europë

    City hedh milionat, por UEFA rendit Bayern si skuadrën nr. 2 në Europë

    22 Korrik 2025

    16:01

    Telesport

    Edhe pse Bayern po kalon ditë të vështirë, sidomos në merkato, mbetet ende klub prestigjioz dhe me peshë në arenën ndërkombëtare.
    Bavarezët aktualisht renditen si skuadra e dytë më e mirë në Europë sipas renditjes së UEFA-s. Në sezonin 2020-2021, Bayern e kryesonte renditjen, por më vonë mori vendin e dytë. Në fillimin e sezonit të kaluar, City e parakaloi, por tani Bayern sërish gjendet i dyti, pas Real Madridit.
    Në dy vitet e ardhshme, Bayern mund të ruajë vendin e dytë nëse arrin të paktën deri në cerekfinalet e Champions League. Rivali poshtë bavarezëve është Interi, aktualisht i treti.

  • 115 milionë euro, vjen lajmi që shuan shpresat e Milan-it

    115 milionë euro, vjen lajmi që shuan shpresat e Milan-it

    12 Korrik 2025

    11:26

    Telesport

    Milan po bën lëvizje në merkato: midis emrave që monitorohen për sulmin është Nicolas Jackson, i lindur në vitin 2001 dhe aktualisht luan për Chelsea-n.
    Transferimet e reja Liam Delap dhe Joao Pedro e kanë tejkaluar Jackson-in në hierarkinë e trajnerit italian Enzo Maresca, kështu që lojtari mund të jetë i prirur të largohet gjatë merkatos së verës.
    Megjithatë, një paralajmërim për kuqezinjtë  vjen nga Anglia. Sipas Daily Mail, Chelsea pretendon se nuk janë me nxitim për të shitur sulmuesin e tyre dhe e vlerëson atë me 100 milionë sterlina (rreth 115 milionë euro).
    Jackson shpesh ka bindur me paraqitjet e tij në fushë që kur mbërriti në Premier League.
    Ai ka shënuar 30 gola në dy vjet për Blues, por aktualisht nuk konsiderohet nga tifozët britanikë si një lojtar që mund të bëjë diferencën në kampionatin anglez.

  • PAMJET/ Kthyen dollapin e rrobave në hyrje për në dhomën ku krijonin pasaportat

    PAMJET/ Kthyen dollapin e rrobave në hyrje për në dhomën ku krijonin pasaportat

    Publikohen pamjet nga operacioni ku u vunë në pranga babë e bir në Tiranë, për falsifikim dokumentesh për kalim të paligjshëm të kufirit.
    Siç shihet edhe në video, të arrestuarit Y. B., 65 vjeç, aktualisht me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, dhënë nga SPAK, dhe P. B., 45 vjeç kishin përshtatur një ambient të fshehtë ku kryenin aktivitetin e tyre, në bashkëpunim me shtetasin me iniciale Sh. L., 62 vjeç, i cili u procedua penalisht. Hyrja për në dhomën e fshehtë ku krijoheshin pasaporta të huaja për shuma të mëdha parash, deri në 20 mijë euro, ishte pas një dollapi rrobash.
    Këto pasaporta dyshohet se përdoreshin për kalimin e paligjshëm drejt vendeve të Bashkimit Evropian ose SHBA.
    Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
    Finalizohet nga Seksioni i Hetimit të Trafiqeve të Paligjshme, nën drejtimin e Prokurorisë, operacioni policor i koduar “Identiteti”.
    Zbulohet një ambient i përshtatur si laborator për falsifikimin e dokumenteve të ndryshm me qëllim dhënien e ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit. Sekuestrohen dokumente të dyshuara të falsifikuara dhe sende të tjera të kundërligjshme që shërbenin për ushtrimin e kësaj veprimtarie kriminale.
    Vihen në pranga 2 shtetas (babë e bir), njëri prej tyre aktualisht me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, dhënë nga SPAK, si pjesëtar i një grupi kriminal për të njëjtën veprimtari. Procedohet penalisht bashkëpunëtori i tyre.
    Seksioni i Hetimit të Trafiqeve të Paligjshme, nën drejtimin e Prokurorisë, si rezultat i një hetimi 7-mujor të ndjekur me metoda speciale, finalizoi me sukses operacionin policor të koduar “Identiteti”.
    Si rezultat i tij u arrestuan shtetasit Y. B., 65 vjeç, aktualisht me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, dhënë nga SPAK, dhe P. B., 45 vjeç (babë e bir), si dhe u procedua penalisht shtetasi Sh. L., 62 vjeç, i cili dyshohet si bashkëpunëtor i dy të arrestuarve.
    Gjatë kontrollit të banesës, shërbimet e Policisë zbuluan një ambient të fshehtë, të kthyer në laborator për prodhimin dhe falsifikimin e dokumenteve të ndryshme dhe pasaportave.
    Nga hetimet ka rezultuar se prodhimi i një pasaporte të falsifikuar me shtetësi të huaj arrinte në vlerat nga 15 000 deri në 20 000 euro. Këto pasaporta dyshohet se përdoreshin për kalimin e paligjshëm drejt vendeve të Bashkimit Evropian ose SHBA.
    Po punohet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
     
     

  • Inter Majemi dhe Mesi ngrenë pikëpyetje bashkëpunimi…

    Pavarësisht thashethemeve për një transferim të mundshëm në Arabinë Saudite, ku interesi për Mesin nuk është zbehur kurrë, aktualisht nuk ka negociata zyrtare. Megjithatë pikëpyetjet për largim mbetën…

    Me eleminimin nga Kupa e Botës për Klube ndërsa Inter majemi u mund në duelin për 1/8-at 4-0, karriera e Lionel Mesit mund të jetë duke iu afruar epilogut të saj. Kampioni argjentinas, aktualisht te Inter Majemi, ka një kontratë që skadon në fund të vitit 2025, që përkon me fundin e sezonit të Major League Soccer. Por e ardhmja e tij mbetet për t’u shkruar.

    Mahonry Mendoza, drejtor i komunikimit në MLS, hodhi dritë mbi situatën në një intervistë me median saudite Al-Riyadiyah. “Kontrata e Mesit skadon në fund të sezonit, por e ardhmja e tij do të vendoset së bashku me menaxhmentin e Inter Majemi. Horge Mas, bashkëpronar i klubit, tha se është optimist për qëndrueshmërinë e tij në vitin 2026”, tha Mendoza.

    Në fakt në një vit kyç, duke pasur parasysh se stadiumi i ri i klubit, ‘Miami Freedom Park’, do të përurohet në mars, ndoshta do të ndikojë që 8 herë fituesi i Topit të Artë të qëndrojë, thjesht dhe për të mbetur imazh specifikpër futbollin e Interit amerikan.

    Vazhdo leximin

  • “Po shesim nën kosto”/ Fermerët e Divjakës: 15 lekë për shalqi, duhej që çmimi të ishte 20 lekë

    “Po shesim nën kosto”/ Fermerët e Divjakës: 15 lekë për shalqi, duhej që çmimi të ishte 20 lekë

    Në Divjakë është periudha ku produktet bujqësore kanë pikun e tyre.

    Me qindra hektar toka janë të mbjellë me shalqi dhe kanë dalë në treg. Për fermerët ky vit nuk është një vit aq i mbarë.
    Sipas tyre çmimi i shitjes së shalqirit në këtë periudhë është çmimi më i ulët se vitin e kaluar. Aktualisht një kg shalqi po shitet në 15 lek te reja, çmim i cili nuk e justifikon aspak shpenzimet.
    Fermerët shprehen se për të justifikuar shpenzimet çmimi minimal duhet të filloj nga 20 lek te reja.
    Për këtë situate fermerët thonë se janë tregtarët dhe pikat e grumbullimit që vendosin në çmim pasi kërkesa ka për shalqirin e Divjakës.
    Aktualisht në pikat e eksporteve po grumbullohet shalqi ku shkojnë në vendet ballkanike dhe në ato europiane. Situata pritet të përkeqësohet në ditët në vijim pasi prodhimi do jetë më I lartë dhe nëse nuk do të rritet kërkesa ky prodhim rrezikon të mbetet në arë.

    Top Channel

  • “Po shesim nën kosto”/ Fermerët e Divjakës: 15 lekë për shalqiri, duhej që çmimi të ishte 20 lekë

    “Po shesim nën kosto”/ Fermerët e Divjakës: 15 lekë për shalqiri, duhej që çmimi të ishte 20 lekë

    Në Divjakë është periudha ku produktet bujqësore kanë pikun e tyre.

    Me qindra hektar toka janë të mbjellë me shalqi dhe kanë dalë në treg. Për fermerët ky vit nuk është një vit aq i mbarë.
    Sipas tyre çmimi i shitjes së shalqirit në këtë periudhë është çmimi më i ulët se vitin e kaluar. Aktualisht një kg shalqi po shitet në 15 lek te reja, çmim i cili nuk e justifikon aspak shpenzimet.
    Fermerët shprehen se për të justifikuar shpenzimet çmimi minimal duhet të filloj nga 20 lek te reja.
    Për këtë situate fermerët thonë se janë tregtarët dhe pikat e grumbullimit që vendosin në çmim pasi kërkesa ka për shalqirin e Divjakës.
    Aktualisht në pikat e eksporteve po grumbullohet shalqi ku shkojnë në vendet ballkanike dhe në ato europiane. Situata pritet të përkeqësohet në ditët në vijim pasi prodhimi do jetë më I lartë dhe nëse nuk do të rritet kërkesa ky prodhim rrezikon të mbetet në arë.

    Top Channel

  • Bie ChatGPT, interneti “vërshohet” me ankesa

    Bie ChatGPT, interneti “vërshohet” me ankesa

    Roboti virtual me inteligjencë artificiale, ChatGPT, aktualisht është jashtë sistemit. Që nga orët e para të së martës janë regjistruar probleme në qasje, por gjithashtu ky program po japë edhe informacione të rreme dhe të pakuptimta.
    Kjo u bë e ditur edhe përmes platformës “Downdetector” që tregon kur një aplikacion është jashtë sistemit.Në sistemin e vet, kompania OpenAI i konfirmoi problemet që i ka aktualisht.

    “Aktualisht kemi probleme. Disa përdorues po përballen me shkallë të mëdha gabimesh dhe vonesa në të gjitha shërbimet. Po vazhdojmë ta përcjellim gjendjen”, ka shkruar ChatGPT.
    Roboti virtual është përballur herë pas here me probleme të tilla.

  • Kukës/ Bagëtitë preken nga murtaja, në treg nuk shiten më dele e dhi

    Kukës/ Bagëtitë preken nga murtaja, në treg nuk shiten më dele e dhi

    Blegtoria në qarkun e Kukësit deri më tani nuk është prekur nga sëmundja e murtajës, pavarësisht rasteve të shfaqura në zonat kufitare si Shkodra dhe Peshkopia.

    Si zonë kufitare, Kukësi është në monitorim të shtuar.

    Në tregun e gjësë së gjallë në Kukës, aktualisht tregtohen vetëm lopët, ndërsa të imtat janë ndaluar prej javësh. Kjo ka sjellë rënie të ndjeshme të aktivitetit ekonomik për blegtorët dhe banorët.

    Sektori i blegtorisë në Kukës po përballet edhe me një tkurrje të vazhdueshme, për shkak të largimit të të rinjve nga ky profesion.

    Aktualisht, në qarkun e Kukësit ruhen rreth 45 mijë krerë dhi dhe dhenë.