Tag: aktuale

  • Debat në Këshillin Bashkiak të Tiranës/ Teliti: Veliaj u mor i pandehur, të futet në rend dite diskutimi i situatës aktuale! Salianji i PS: E kemi diskutuar, s’bëj debat me ty!

    Debat në Këshillin Bashkiak të Tiranës/ Teliti: Veliaj u mor i pandehur, të futet në rend dite diskutimi i situatës aktuale! Salianji i PS: E kemi diskutuar, s’bëj debat me ty!

    Mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës është shoqëruar nga debate këtë të enjte.

    Dorian Teliti ka kërkuar që të futet në rend dite diskutimi i situatës aktuale, pasi kryebashkiaku Erion Veliaj u mor i pandehur një ditë më parë.
    Dorian Teliti: kemi dy muaj që kemi për të dorëzuar kërkesën për trë trajtuar situatën aktuale të kryearit të bashkisë, i cili sot nuk gjendet në detyrë dhe nisur nga zhvillimet e djeshme, Veliaj nuk është një njeri nën hetim, por i pandehur, Domosdoshmëri që të futet në rend dite diskutimi i situatës aktuale të menaxhimit të bashkisë Tiranë. Po dëgjojmë në intervista, konkurse, thirrje të drejtorëve edhe nga stafe apo të njohur politikë që nuk janë pjesë e bashkisë. Bashkia e Tiranës është ekzekutivi dhe bashkë me Këshillin Bashkiak janë të vetmet autoritete që kanë të drejtën për menaxhimin e punëve.
    Eridian Salianji: Në lidhje me diskutimin e pikës së parë për shkarkimin e zotit Veliaj, këtë pikë e kemi diskutuar në mbledhjen e kaluar, këshilli është shprehur për këtë pikë, zoti Teliti…folët nuk ju ndërpreva, ju lutem…sa i përket diskutimit për shkarkim është bërë një debat dhe është marrë një vendimmarrje, sa i përket komisionit financiar, kemi rënë dakord për ngritjen, është bërë debat se cilët do të jenë anëtarët. Zoti Telti s’bëj debat me ty fare.

    Top Channel

  • Debat në Këshillin Bashkiak të Tiranës/ Teliti: Veliaj u mor i pandehur, të futet në rend dite diskutimi i situatës aktuale!

    Debat në Këshillin Bashkiak të Tiranës/ Teliti: Veliaj u mor i pandehur, të futet në rend dite diskutimi i situatës aktuale!

    Mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës është shoqëruar nga debate këtë të enjte.
    Dorian Teliti ka kërkuar që të futet në rend dite diskutimi i situatës aktuale, pasi kryebashkiaku Erion Veliaj u mor i pandehur një ditë më parë.
    Teliti: kemi dy muaj që kemi për të dorëzuar kërkesën për trë trajtuar situatën aktuale të kryearit të bashkisë, i cili sot nuk gjendet në detyrë dhe nisur nga zhvillimet e djeshme, Veliaj nuk është një njeri nën hetim, por i pandehur, Domosdoshmëri që të futet në rend dite diskutimi i situatës aktuale të menaxhimit të bashkisë Tiranë. Po dëgjojmë në intervista, konkurse, thirrje të drejtorëve edhe nga stafe apo të njohur politikë që nuk janë pjesë e bashkisë. Bashkia e Tiranës është ekzekutivi dhe bashkë me Këshillin Bashkiak janë të vetmet autoritete që kanë të drejtën për menaxhimin e punëve.
    Salianji: Në lidhje me diskutimin e pikës së parë për shkarkimin e zotit Veliaj, këtë pikë e kemi diskutuar në mbledhjen e kaluar, këshilli është shprehur për këtë pikë, zoti Teliti…folët nuk ju ndërpreva, ju lutem…sa i përket diskutimit për shkarkim është bërë një debat dhe është marrë një vendimmarrje, sa i përket komisionit financiar, kemi rënë dakord për ngritjen, është bërë debat se cilët do të jenë anëtarët. Zoti Teliti s’bëj debat me ty fare.

  • Media amerikane: Sulmet e avionëve B2 dëmtuan vetëm një nga 3 zonat bërthamore iraniane

    Media amerikane: Sulmet e avionëve B2 dëmtuan vetëm një nga 3 zonat bërthamore iraniane

    Sulmet amerikane në qershor dëmtuan rëndë një lokacion bërthamor iranian, ndërsa dy të tjerët pësuan dëme të kufizuara dhe mund të rifillojnë pasurimin brenda muajsh, sipas një vlerësimi të kohëve të fundit të SHBA-së për shkatërrimin e shkaktuar nga operacioni ushtarak, thanë për NBC News pesë zyrtarë aktualë dhe ish-zyrtarë amerikanë të njohur me vlerësimin.
    Operacioni, i kryer nën administratën Donald Trump, shënjestroi objektet bërthamore të Iranit – Fordow, Natanz dhe Isfahan, raporton KosovaPress.
    Sulmi ndaj Fordow ishte i suksesshëm në pengimin e aftësive të pasurimit të Iranit atje deri në dy vjet, sipas dy zyrtarëve aktualë.
    Dy vendet e tjera të shënjestruara pësuan më pak dëme dhe mund të jenë degraduar vetëm deri në atë pikë sa pasurimi bërthamor mund të rifillojë brenda disa muajsh nëse Irani zgjedh ta bëjë këtë.
    Vlerësimi iu dorëzua ditëve të fundit disa ligjvënësve amerikanë, zyrtarëve të Departamentit të Mbrojtjes dhe qeverive aleate.
    NBC News mësoi gjithashtu se Komanda Qendrore Amerikane kishte planifikuar një sulm më të madh ndaj Iranit duke synuar tri vende të tjera gjatë disa javësh, jo vetëm një natë, sipas një zyrtari aktual dhe dy ish-zyrtarëve amerikanë.
    Presidenti Trump e refuzoi këtë, duke preferuar të shmangte konflikte më të thella dhe viktima të shumta, tha një nga zyrtarët aktualë dhe një nga ish-zyrtarët.
    “Ne ishim të gatshëm të shkonim deri në fund në opsionet tona, por presidenti nuk donte,” tha një nga burimet me njohuri për planin.

  • KF Vllaznia propozon ndryshim të skemës aktuale të “Final 4”, ja çfarë kërkoi drejtori Vioresin Sinani…

    KF Vllaznia propozon ndryshim të skemës aktuale të “Final 4”, ja çfarë kërkoi drejtori Vioresin Sinani…

    Departamenti i Garave në FSHF zhvilloi sot një takim konsultues me drejtues të klubeve të kampionatit “Abissnet Superiore”. Në fokus të këtij takimi konsultues ishte diskutimi mbi një propozim për përmirësimin e skemës aktuale të “Final 4”, me qëllimin për të rritur më tepër rivalitetin dhe cilësinë në fazën përmbyllëse të kampionatit.
    Në këtë kuadër dhe me propozimin e Federatës për një skemë me “Final 4”, KF Vllaznia përmes drejtorit sportiv Vioresin Sinani ka propozuar këtë opsion:
    “Në fund të kampionatit të rregullt, pikët të zerohen. Në gjysmëfinale të luhet me skemën: Vendi i parë me të katërtin dhe i dyti me të tretin, me sistem vajtje- ardhje, ndërsa finalja të luhet në “Air Albania”. Me këtë formulë vendi i parë është i favorizuar sepse do të luajë me të katërtin. Në këtë mënyrë, ndeshjet gjysmëfinale do të luhen në stadiumet respektive me sistem vajtje – ardhje”.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • FOTO – Diskutimi i sfidave aktuale me të cilat përballet RSTH dhe ndërtimi i një vizioni të qartë për të ardhmen

    FOTO – Diskutimi i sfidave aktuale me të cilat përballet RSTH dhe ndërtimi i një vizioni të qartë për të ardhmen

    Një tryezë diskutimi ka bashkuar drejtuesit e Radio Televizionit Shqiptar (RTSH) me përfaqësues të komisionit parlamentar të medieve dhe AMA-s, ekspertë të medies, përfaqësues të shoqërisë civile, si dhe të organizatave vendase e të huaja.
    Qëllimi kryesor ishte diskutimi i sfidave aktuale me të cilat përballet televizioni publik dhe ndërtimi i një vizioni të qartë për të ardhmen.
    Afro tre muaj nga marrja e detyrës, Drejtoresha e televizionit publik shqiptar, Eni Vasili, u ndal tek gjendja ku ndodhet sot RTSH-ja, duke theksuar nevojën e një ndryshimi që do të mbështetet tek projekti i ri, që në qendër ka vendosjen e identitetit të RTSH-së. Një ndër pikat e vizionit për reformimin, sipas Vasilit, është rritja e pagave për punonjësit e televizionit publik.

    “Stafi i RTSH-së duhet të trajtohet me më shumë dinjitet, kushte pune të përmirësuara dhe trajtim më të mirë financiar. Ndërkohë RTSH-ja duhet të rikthehet në rolin e saj historik si një shkollë mediatike që formon dhe përgatit brezat e rinj,” tha znj. Vasili.
    Ndërsa për aspektin e infrastrukturës teknike dhe programacionin, Drejtoresha e RTSH-së u shpreh se ka një plan për modernizimin teknologjik – i cili duhet të kthehet nga disanvantazh në avantazh për të arritur direkt tek fjala e fundit e teknologjisë – ristrukturim të programacionit me vizion të qartë dhe ndarje tematike të kanaleve.
    “Çdo kanal i RTSH-së duhet të ketë profil tematik të mirëpërcaktuar, për të garantuar qartësi për publikun dhe për të rritur ndikimin në segmentet përkatëse të audiencës. Në përputhje me praktikat më të mira europiane për mediet publike, nevojitet që strukturimi për RTSH-në të ndjekë modelin ‘2 plus 7’: dy kanale bazë të përgjithshme, pra, RTSH 1 dhe RTSH 2, dhe 7 kanale tematike me funksione të qarta, ku çdo kanal të ketë identitet dhe strukturë programore të dedikuar. Një programacion i bazuar në formate që kanë në fokus informacionin e përditshëm dhe temat aktuale, nga e hëna në të premte, do të reflektojë më mirë standardet e kërkuara. RTSH-ja duhet të orientohet drejt formateve që forcojnë ndërveprimin me publikun dhe të përfshijnë në programacion zëra nga të gjitha shtresat sociale, komunitetet etnike dhe fetare, në funksion të një medieje publike për të gjithë, duke mos lënë mënjanë argëtimin dhe zbavitjen nëpërmjet patentave të suksesshme ndërkombëtare,” deklaroi znj. Vasili.

    Nevojën për një reformë të qëndrueshme e nënvizoi edhe kryetari i Këshillit Drejtues të RTSH-së, Fatjon Hoxhalli. Sipas tij, RTSH-ja ka nevojë urgjente për një formulë të re financimi. Në të njëjtën linjë u shpreh edhe nënkryetari i Këshillit Drejtues, Petrit Beci, i cili më parë e ka drejtuar RTSH-në.
    Në një klimë pozitive bashkëpunimi mes mazhorancës dhe opozitës, kryetarja dhe nënkryetarja e komisionit të medies, Ina Zhupa dhe Evis Kushi, shprehën njëzëri dakordësinë në mbështetje të projektit të frymës së re në RTSH.
    Autoriteti i Medias Audiovizive (AMA) dhe shoqëria civile u shprehën të hapur për bashkëpunim me RTSH-në dhe besimplotë për reformimin që do të rrisë besueshmërinë e publikut tek media publike.
    Në tryezë ishin të pranishëm edhe ekspertë dhe figura të njohura gazetarisë televizive, të cilët e kanë nisur karrierën në RTSH dhe mbeten sot thellësisht të ndjeshëm ndaj problematikave të këtij institucioni.
    Kjo konferencë gjithëpërfshirëse, që u shenjua me nota dhe mesazhe konstruktive, është një hap i rëndësishëm drejt një bashkëpunimi më të gjerë dhe pozitiv për të adresuar sfidat e RTSH-së dhe për të ndërtuar një të ardhme më të qëndrueshme për medien publike shqiptare. /RTSH/

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • Parlamenti i ri/ 82 deputetët që do të mungojnë nga shtatori

    Parlamenti i ri/ 82 deputetët që do të mungojnë nga shtatori

    Shumë prej tyre të zëshëm, e të tjerë që nuk folën kurrë në parlament, do të kenë ditët e fundit si deputetë, deri në korrik kur dyert e Kuvendit të mbyllen për t’u hapur në shtator për trupën e re të ligjvënësve.

    Zgjedhjet e 11 majit kanë lënë jashtë, më shumë se gjysmën e sallës, 82 deputetë aktualë.  disa prej të cilëve nuk ri-kandiduan për një mandat të radhës, e të tjerë që u futën në garën parlamentare, por dështuan të rizgjidhen. 

    Pjesa më e madhe prej tyre, nga radhët e socialistëve. Freskimi i listave me një gjeneratë të re nga Edi Rama la jashtë gati 60 përqind të deputetëve aktualë të maxhorancës.

    Disa prej tyre as nuk ishin mes kandidatëve, ndërsa pjesa dërrmuese u hodh në fushë betejë, në listat e hapura. Në një garë të ethshme për pak vende, sallën e parlamentit të ardhshëm nuk do mund ta frekuentojnë me, një sërë emrash, që nga socialisti i Gardës së Vjetër Pandeli Majko i cili nuk arriti të thyente rezultatin e kolegëve të majtë në lista, apo Blerina Gjylameti që luftoi deri në kutitë e fundit për mandatin.

    Vota të mjaftueshme për të marrë mandatin e tyre nuk arritën të merrnin as Toni Gogu, Ermonela Felaj, Etilda Gjonaj, Klotilda Bushka, Florenc Spaho apo Arben Pëllumbi.  

    DEPUTETËT AKTUALË TË PS QË NGELËN JASHTË KUVENDIT:

    1.     Agron Çela

    2.     Alban Xhelili

    3.     Pandeli Majko

    4.     Anduel Tahiraj

    5.     Plarent Ndreca

    6.     Arben Pëllumbi

    7.     Baftjar Zeqaj

    8.     Bardhyl Kollcaku

    9.     Frrok Gjini

    10. Blerina Gjylameti

    11. Bujar Cela

    12. Desantila Tahiraj

    13. Edona Bilali

    14. Eduard Ndreca

    15. Enslemvera Zake

    16. Ermonela Felaj

    17. Etilda Gjoni

    18. Etjen Xhafaj

    19. Florenc Spaho

    20. Gerta Duraku

    21. Mirela Pitushi

    22. Ilir Ndraxhi

    23. Ilir Topi

    24. Ilir Metaj

    25. Ismet Beqiraj

    26. Erjon Merka

    27. Klevis Xhoxhi

    28. Klotilda Bushka

    29. Laert Duraj

    30. Lavdrim Krashi

    31. Denis Deliu

    32. Lindita Buxheli

    33. Luan Duzha

    34. Luljeta Bozo

    35. Mimi Kodheli

    36. Nasip Naço

    37. Niko Kuri

    38. Paulin Stërkaj

    39. Petro Koçi

    40. Pranvera Resulaj

    41. Shpresa Marnoj

    42. Tatiana Pirro

    43. Teuta Ramaj

    44. Toni Gogu

    45. Xhemal Qefalia

    Edhe nga opozita, mbetet po i lartë numri i atyre që nuk do të rikthehen në parlament. 

    DEPUTETËT TË OPOZITËS QË NGELËN JASHTË KUVENDIT:

    1.     Agron Duka

    2.     Petrid Doda

    3.     Andia Ulliri

    4.     Arbi Agalliu

    5.     Dashamir Shehi

    6.     Dashnor Sula

    7.     Dhurata Cupi

    8.     Edmond Spaho

    9.     Emilja Koliqi

    10. Enkelejd Alibeaj

    11. Eralda Bano

    12. Andrea Mano

    13. Gëzim Ademaj

    14. Ferdinand Xhaferaj

    15. Flutura Acka

    16. Ori Nebiaj

    17. Helidon Bushati

    18. Ilda Dhori

    19. Kasëm Mahmutaj

    20. Kreshnik Collaku

    21. Lefter Gështenja

    22. Lindita Metalia

    23. Lulzim Basha

    24. Merita Bakiu

    25. Orjola Pampuri

    26. Seladin Jakupllari

    27. Sorina Koti

    28. Ludovik Hasani

    29. Zheni Gjergji

    30. Qani Xhafa

    31. Shpëtim Idrizi

    32. Nusret Avdulla

    33. Monika Kryemadhi

    34. Petrit Vasili

    Vetëm pak muaj, për të gëzuar privilegjet e të qenurit deputet, kanë mbetur dhe për drejtues apo ish drejtuesë të partive të vogla opozitare. 

    Me nisjen e legjislaturës së re, ndryshojnë edhe përfaqësuesit e PSD në parlament, që në këtë 4 vjeçar kanë qëndruar thuajse pasivë. 

    DEPUTETËT E PSD QË NGELËN JASHTË KUVENDIT  

    1. Gentian Deda

    2. Gledis Celiku

    3. Meri Merkiçi

  • Parlamenti i ri i Shqipërisë me fytyra të reja, 82 deputetë aktualë që do të jenë jashtë Kuvendit

    Parlamenti i ri i Shqipërisë me fytyra të reja, 82 deputetë aktualë që do të jenë jashtë Kuvendit

    Me përfundimin e zgjedhjeve të 11 majit, Kuvendi i Shqipërisë përballet me një riformatim të thellë, ku 82 deputetë aktualë nuk do të jenë pjesë e legjislaturës së ardhshme, që do të nisë punimet në muajin shtator.
    Shumë nga ligjvënësit që nuk arritën të siguronin mandat të ri, janë nga radhët e Partisë Socialiste. Kryeministri Edi Rama zgjodhi të rifreskojë listat duke futur gjenerata të reja, çka solli një largim masiv prej rreth 60% të deputetëve aktualë të mazhorancës.
    Ndër emrat e spikatur që nuk arritën të siguronin mandat janë Pandeli Majko, Blerina Gjylameti, Ermonela Felaj, Etilda Gjonaj, Klotilda Bushka, Florenc Spaho dhe Arben Pëllumbi. Disa prej tyre nuk kandiduan, ndërsa të tjerë dështuan në garën me lista të hapura.
    Deputetët aktualë të PS që nuk do jenë pjesë e Kuvendit të ri:
    Pandeli Majko, Blerina Gjylameti, Ermonela Felaj, Etilda Gjoni, Klotilda Bushka, Arben Pëllumbi, Mimi Kodheli, Luljeta Bozo, Petro Koçi, Toni Gogu, dhe shumë të tjerë – në total 45 emra nga radhët socialiste do të mbeten jashtë.
    Nga opozita, largimet nuk lidhen me rifreskime, por më tepër janë pasojë e përçarjeve të brendshme, kryesisht në Partinë Demokratike. Lulzim Basha, Enkelejd Alibeaj, Orjola Pampuri, Dashamir Shehi, Monika Kryemadhi, Petrit Vasili dhe Shpëtim Idrizi – janë ndër emrat më të njohur që nuk do të jenë më në Parlament.
    Deputetët e opozitës që nuk do jenë pjesë e Kuvendit të ri:
    Lulzim Basha, Enkelejd Alibeaj, Monika Kryemadhi, Dashamir Shehi, Petrit Vasili, Shpëtim Idrizi, Edmond Spaho, Ori Nebiaj, Flutura Açka, Helidon Bushati, dhe më shumë se 30 të tjerë, që nuk fituan dot besimin e votuesve në këtë garë.
    Gjithashtu, edhe PSD-ja humb përfaqësimin në legjislaturën e ardhshme. Gentian Deda, Gledis Celiku dhe Meri Merkiçi, që ishin thuajse të padukshëm në këto katër vite, nuk arritën të sigurojnë mandat.
    Me një trupë të re ligjvënësish, Kuvendi i ri do të nisë punimet në shtator, ndërsa deputetët aktualë do të qëndrojnë në detyrë deri në fund të muajit korrik. Për shumë prej tyre, kjo do të jetë dalja përfundimtare nga politika parlamentare.

  • Horoskopi për ditën e sotme, 20 maj 2025

    Horoskopi për ditën e sotme, 20 maj 2025

    Showbiz E Martë, 20 Maj 2025 08:55
    DashiKeni arritur një ngadalësim në rrugë. Jeni në një pikë pezullimi. Sa më shumë të luftoni, aq më shumë do të jeni të lidhur me një situatë në të cilën nuk jeni rehat. Lëreni kontrollin dhe jini të durueshëm. Do të vijë koha juaj.
    DemiDikush me një vullnet shumë të fortë po merr kontrollin dhe po përpiqet t’i bëjë ballë çdo aspekti të karrierës suaj. Ajo që është e mirë për atë person nuk është domosdoshmërisht e mirë për ju. Bëni gjërat sipas mënyrës tuaj.

    BinjakëtÇdo ditë ju jep një shans të ri për një fillim të ri. Ndryshimet e vogla që bëni nga brenda jush, në fund të fundit ndihmojnë të gjithë rreth jush. Aspekti financiar paraqitet në formë të mirë.
    GaforrjaJu mund të zbuloni se një diskutim veçanërisht i gjallë çon në një veprim vendimtar në lidhje me marrëdhënien tuaj aktuale. Shtrirja aktuale planetare ju inkurajon që të dy të ndani ndjenjat tuaja me ndershmëri dhe të pastroni çdo keqkuptim dhe konfuzion menjëherë. Sot keni potencialin për të kaluar në një nivel të ri dhe nëse ia dilni me këtë, të dy do të jeni shumë të kënaqur.
    LuaniEnergjitë aktuale planetare janë një ogur i madh për marrëdhënien tuaj të fundit, veçanërisht nëse do të dilni në një takim këtë mbrëmje. Biseda juaj do të jetë shumë e gjerë dhe do të jetë veçanërisht stimuluese. Ju të dy do të kuptoni se takimi juaj përmban potencial të madh dhe do të jeni të ngazëllyer për të mësuar së bashku dhe për të provuar një sërë aktivitetesh.
    VirgjereshaMund të zbuloni se marrëdhënia juaj është trazuar nën ndikimin e energjive aktuale planetare. Ju madje mund të pyesni veten nëse në të vërtetë keni një lidhje apo jo. Duket se me partnerin keni pasur disa ankesa për të cilat e keni pasur të vështirë të flisni.
    PeshorjaAspekti aktual sjell pak jetë në një marrëdhënie që ka kërcënuar të zhduket. Mes teje dhe partnerit ka shumë ndjesi, por për një arsye apo një tjetër duket se ka kaluar në ilegalitet dhe ka mbetur aty. Tregohuni më të hapur jo vetëm me njëri tjetrin, por edhe me botën.
    AkrepiJu dhe partneri juaj aktual ose i ardhshëm mund të zbuloni se ekziston një ndjenjë rivaliteti mes jush për ndonjë interes të ndërsjellë ose ndoshta brenda rrethit shoqëror që ndani. Energjia aktuale astrale mund ta sjellë këtë në një mënyrë argëtuese. Do ta njihni më mirë njëri tjetrin.
    ShigjetariKonfigurimi aktual astral mund ta bëjë mjaft të vështirë për të shprehur saktësisht atë që dëshironi të thoni, ose për të bërë propozimin që dëshironi të paraqisni. Problemi me të vërtetë buron nga frika dhe nga një imagjinatë tepër aktive. Për disa arsye jeni të shqetësuar për përgjigjen që do të merrni për kërkesën tuaj.
    BricjapiNëse e keni futur veten në një cep të ngushtë për sa i përket një marrëdhënieje aktuale dhe nuk dini si të dilni prej saj, atëherë merrni një mësim nga shtrirja planetare e sotme. Nuk është mirë ta lejosh veten të paralizohesh nga pavendosmëria ose nga imagjinatat e paqarta. Është më mirë të përballesh me të vërtetën.
    UjoriNëse do të dilni në një takim të parë, atëherë mund ta keni të vështirë të dini se për çfarë të flisni, gjë që është një gjendje e pazakontë për ju. Ju mund të zbuloni se përgjigja më e mirë, përveç konsumimit të sasive të bollshme të alkoolit, është të harroni veten dhe të përqendroheni te partneri juaj.
    PeshqitNëse i dashuri duket se po ju injoron dhe ju nuk mund ta kuptoni pse, atëherë reagimi juaj më i natyrshëm do të jetë të tërhiqeni në heshtje. Megjithatë, nuk duhet të jetë kështu; do të ishte më e dobishme të flisnit edhe pse e keni të vështirë dhe të shprehni sinqerisht se si ndiheni.

  • Bayern po bën gafën e radhës, “fal” 38 mln euro për një firmë që hezitoi ta hedhë në letër

    Bayern po bën gafën e radhës, “fal” 38 mln euro për një firmë që hezitoi ta hedhë në letër

    27 Prill 2025

    12:29

    Telesport

    Ndryshe nga Davies, Kimmich dhe Musiala, Leroy Sane nuk po trajtohet si lojtar i pazëvendësueshëm te Bayern. Sipas Bild, gjermani ende nuk ka marrë një ofertë rinovimi në Mynih.
    Sane nuk ka kërkuar bonus firme (duke qenë se kontrata e tij skadon tani në verë) dhe pranon përgjysmim të pagës aktuale, por Bayern po heziton.
    Ekziston rrisku që marrëveshja të mos arrihet dhe nga kjo do të humbte Bayern, jo lojtari. Vlera e tij aktuale është 38 mln euro. Bayern, në vend që ta shiste ose të rinovonte, rrezikon ta humbasë me parametra zero.

  • “Sot, vetëm urrejtje nga qeveria aktuale”, Meta ‘hap arkivat’: Ne ndërtuam shpresë në Veri, ju mbollët…

    “Sot, vetëm urrejtje nga qeveria aktuale”, Meta ‘hap arkivat’: Ne ndërtuam shpresë në Veri, ju mbollët…

    Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një postim në rrjetin social Facebook, ka ndarë një mesazh politik, duke rikujtuar kontributin e tij në ndërtimin e superstradës Lezhë–Shkodër gjatë kohës që ishte Kryeministër.Meta e cilëson këtë vepër si një nga arritjet më të rëndësishme infrastrukturore, të realizuar tërësisht me fondet e buxhetit të shtetit dhe si simbol të shpresës për Veriun e vendit.
    Ai akuzon qeverinë aktuale për neglizhencë dhe përçmim ndaj kësaj zone, duke e konsideruar periudhën e 12 viteve të fundit si një kohë të humbur për zhvillimin e saj.
    Meta premton rikthimin e investimeve dhe një të ardhme madhështore për Veriun pas zgjedhjeve të 11 majit, duke i bërë thirrje qytetarëve të mbështesin Koalicionin “PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore”.

    Postimi:
    “Sa herë që udhëtoj drejt Shkodrës, ndihem vërtet krenar, që megjithëse në kohë të vështira si Kryeministër, realizova superstradën Lezhë-Shkodër.
    Vepra më e madhe e infrastrukturës rrugore e realizuar tërësisht me buxhetin e shtetit.
    Për Veriun e vendit, jo vetëm po ndërtohej një rrugë e re, por gjithashtu po lindte një shpresë e re. Shqipëria do të lidhej shumë më mirë me Europën dhe turizmi do të merrte një dimension të ri. Dukeshin sfida të pamundura, por ato u bënë realitet dhe provuan se me vizion, përgjegjshmëri të lartë dhe me atdhetarizëm, çdo gjë mund të realizohet.
    Mjerisht, këto 12 vjet janë një kohë e humbur dhe shumë shanse të humbura për shkak të një qeverisje që e urren Veriun e vendit.
    Pas fitores së 11 Majit, Veriu do të bëhet Madhështor dhe eksperienca, vendosmëria e patriotizmi yne tashmë i provuar, do ta bëjë realitet këtë.
    VOTO NR.1 – Koalicioni “PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore”
    VOTO ILIR METAJ – Qarku Tiranë”