Tag: aktorja

  • Masë tumorale në gjoks, aktorja e njohur turke operohet urgjentisht

    Masë tumorale në gjoks, aktorja e njohur turke operohet urgjentisht

    Aktorja e suksesshme Cemre Baysel ka qenë në qendër të vëmendjes jo për jetën e saj personale, por për problemet e saj shëndetësore. Baysel, e cila së fundmi luajti në serialin televiziv “Leyla” dhe është përfolur prej kohësh për lidhjen e saj me Aytaç Şaşmaz, iu nënshtrua një operacioni për të hequr nje tumor që po rritej me shpejtësi në gjoks gjatë vitit të kaluar.
    Aktorja e famshme ndau një postim nga dhoma e saj e spitalit, duke i informuar dhe qetësuar ndjekësit e saj. Baysel shkroi në mbishkrimin e postimit: “Një tjetër operacion. Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Le të mbetet kjo një kujtim këtu.” Ajo gjithashtu ndau foto para dhe pas operacionit me fansat e saj.
    Cemre Baysel thuhet se kishte një tumor në gjoks për rreth tetë vjet dhe vendimi për t’iu nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale u mor pasi masa ishte rritur së fundmi.
    Cemre tani është në gjendje të mirë shëndetësore.

  • Aktorja e njohur u nda nga jeta pas 10 vjetësh në koma, mikesha kujton netët në spital: E gdhiva pranë shtratit tënd, ike padrejtësisht

    Aktorja e njohur u nda nga jeta pas 10 vjetësh në koma, mikesha kujton netët në spital: E gdhiva pranë shtratit tënd, ike padrejtësisht

    Aktorja e njohur e dhjetëra filmave shqiptarë, Violeta Deda u nda nga jeta në mënyrë misterioze në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 2008.

    Pak ditë më parë, një foto e saj e publikuar në rrjetet sociale, bëri që të reagojnë edhe miqtë e aktores.Një prej tyre, Teuta Mulaj, shkruan se ka qenë në spital në një prej netët e gjata, kur aktorja ndodhej në koma.“E paharrueshme për mua sa të jem gjallë. E gdhiva pranë shtratit tënd në spital me shpresë se po dilje nga koma ku të futën, por kjo nuk ndodhi as atë natë, as për 10 vjet, gjersa ike padrejtësisht nga kjo botë”, shkruan mikesha e saj.
    Një prej rolet më të spikatura të saj ishte ai në filmin “Kur xhirohej një film”.Violeta Deda ra në koma në vitin 1998 në moshën 45 vjeçare dhe nuk u përmend për më për 10 vjet, derisa u nda nga jeta.Ndonëse informacionet për atë që ndodhi para 27 vjetësh janë të pakta, në atë kohë u tha se aktorja u harrua në narkozë derisa i pushoi zemra.
    Megjithë përpjekjet e mjekëve për ta sjellë në jetë, zemra u rikthye të pulsojë, por truri ishte dëmtuar, çka solli edhe komën 10 vjeçare, derisa ajo u nda nga jeta.

    Top Channel

  • Winona Ryder rrëfen dashurinë e fshehtë për Al Pacinon

    Winona Ryder rrëfen dashurinë e fshehtë për Al Pacinon

    Aktorja e njohur Winona Ryder ka treguar një histori të pazakontë dhe personale nga e kaluara e saj, duke zbuluar se ka qenë e dashuruar me legjendën e kinemasë, Al Pacino. Në një intervistë për revistën Elle UK, 52-vjeçarja kujtoi momentin kur i shpalli ndjenjat aktorit gjatë xhirimeve të filmit “Simone”.
    “Isha 22 vjeçe ose diku aty. Ai më la në vendin ku po qëndroja dhe i thashë: ‘E di, të dua. Jam vërtet e dashuruar me ty’. Ai më pa dhe tha: ‘Oh, zemër, jo’”, rrëfeu Winona me sinqeritet.
    Ajo shtoi me ironi se vite më vonë, takoi të dashurën e tij, e cila ishte më e re se vetë ajo në atë kohë. “Unë ende luaj poker me të ndonjëherë,” tha aktorja me një buzëqeshje.
    Al Pacino, i cili sot është 85 vjeç, është njohur gjithmonë për lidhjet me gra më të reja. Marrëdhënia e tij e fundit publike ishte me 31-vjeçaren Noor Alfallah, me të cilën solli në jetë një djalë në vitin 2023.

  • Ndahet nga jeta në moshën 31-vjeçare aktorja e njohur koreane

    Ndahet nga jeta në moshën 31-vjeçare aktorja e njohur koreane

    Aktorja e Koresë së Jugut Kang Seo-ha nderroi jete pas një beteje të gjatë me kancerin në stomak. Ajo ishte 31 vjeç. Lajmi për vdekjen e saj u konfirmua nga media lokale.
    Sipas një raporti nga Kbizoom, funerali i saj po mbahet në Dhomën 8 të sallës së funeraleve në Spitalin e Shën Marisë së Seulit në Banpo-dong. Zapzee raportoi se procesioni i funeralit do të fillojë në orën 7:40 të mëngjesit KST (Ora Standarde Koreane).
    E lindur në vitin 1994, Kang Seo Ha e nisi rrugëtimin artistik me videoklipin muzikor të Brave Guys, “Getting Farther Away”, duke tërhequr shpejt vëmendjen e publikut. Ajo u bë e njohur për rolet e saj në disa drama të njohura koreane si “Schoolgirl Detectives”, “Assembly”, “First Love Again”, “The Flower in Prison” dhe “Heart Surgeons”.

  • Aktorja e njohur është favorite për të marrë pjesë në filmin e James Bond

    Aktorja e njohur është favorite për të marrë pjesë në filmin e James Bond

    Sydney Sweeney ka vendosur të ketë një nga karrierat më të suksesshme në Hollywood. Kjo varet, në veçanti, nga cilësia e filmave në të cilët luan, por edhe nga sasia.
    Thashethemet e fundit kanë të bëjnë me përfshirjen e saj të mundshme në filmin e ri të James Bond. Me largimin e fundit të Daniel Craig, ende po kërkohet një aktor për të mishëruar këtë figurë mitike të kinemasë britanike. Ka shumë kandidatë, por për momentin duket se ata kanë qenë më të shpejtë në gjetjen e vajzës së re të Bond.
    Regjisori i ri i serialit, Denis Villeneuve, thuhet se është i interesuar të punësojë Sydney Sweeney si vajzën e re të Bondit. Aktorja e re dhe Villeneuve kanë një marrëdhënie të mirë. Përveç kësaj, ky film ka mbështetjen e Jeff Bezos, kreut të Amazon dhe një miku të aktores, siç dëshmohet nga ftesa e tij për në dasmë.
    “Sydney është emri kryesor në listën e aktorëve për Bondin”, tha një burim për median britanike The Sun. “Ajo ka cilësinë e të qenit atletike dhe e aftë të bëjë skena fizike, si dhe të jetë femërore dhe të ndjekë trashëgiminë e vajzave të Bondit.”

  • Aktorja Pfeiffer sulmon Bill Gates-in: Po na kontaminon ushqimin

    Aktorja Pfeiffer sulmon Bill Gates-in: Po na kontaminon ushqimin

    Aktorja hollivudiane Michelle Pfeiffer ka sulmuar miliarderin Bill Gates dhe duke shprehur shqetësimin e saj për një produkt të ri të miratuar nga FDA, të quajtur Apeel. Sipas Pfeiffer, ky mbrojtës i padukshëm për frutat dhe perimet, i cili zgjat jetën e tyre në dyqane, po aplikohet tashmë edhe në prodhimet “organike”, duke rrezikuar kështu sigurinë ushqimore, shkruan A2 CNN.
    “Apeel është miratuar dhe tani edhe prodhimet organike janë të mbuluara me diçka që nuk mund ta shohim apo ta lajmë”, shkroi aktorja 67-vjeçare në një postim në Instagram, të shoqëruar me një video alarmuese që sugjeron se produktet organike nuk janë më të sigurta.
    Apeel u themelua në vitin 2012 nga James Rogers, me mbështetje të hershme nga një grant 100 000 dollarësh i Fondacionit Bill & Melinda Gates. Megjithatë, kompania thekson se Gates nuk ka qenë asnjëherë aksioner dhe nuk është më i përfshirë në Apeel.
    Zyrtarët e kompanisë reaguan ndaj deklaratave të Pfeiffer duke i cilësuar ato si “të rrezikshme dhe dezinformuese”. Sipas tyre, përbërja e Apeel-it është e ngrënshme dhe përbëhet nga lipide bimore që gjenden natyrshëm në fruta dhe perime. Ata po ashtu pretendojnë se mbulesa mund të hiqet me larje dhe fërkim.
    Pavarësisht debatit, qëllimi i deklaruar i Apeel është të reduktojë mbetjet ushqimore dhe të ndihmojë në luftën kundër urisë në botë.

  • Ana de Armas ‘i bën presion’ Tom Cruise në lidhjen e tyre, ja cfarë i kërkon

    Ana de Armas ‘i bën presion’ Tom Cruise në lidhjen e tyre, ja cfarë i kërkon

    Aktorja 37-vjeçare, Ana de Armas, ka ndezur kambanat e alarmit në Hollywood me një deklaratë të kohëve të fundit në lidhje me dëshirën e saj për t’u bërë nënë së shpejti, një ambicie që mund t’i shtojë një dinamikë të re marrëdhënies së saj me legjendën e filmit Tom Cruise, 63 vjeç. Kjo dëshirë nuk është e re për aktoren, pasi thuhet se ishte një faktor kyç në ndarjen e saj të kaluar me Ben Affleck.
    Në një intervistë zbuluese me revistën italiane F Magazine, Ana de Armas nuk hezitoi të fliste për dëshirën e saj për të krijuar familje. “Po, do të doja të kisha fëmijë dhe një familje, së shpejti nëse është e mundur“, tha ylli. Megjithatë, me një pjekuri që bie ndesh me menjëhershmërinë e dëshirës së saj, aktorja shtoi një paralajmërim të rëndësishëm: “Por kjo nuk varet vetëm nga unë. Siç e dimë, dashuria është e paparashikueshme, nuk e di kurrë se kur do të vijë dashuria e vërtetë. Marrëdhëniet nuk mund të kontrollohen: jeta nuk është film.”
    Aktorja e njohur komentoi gjithashtu se ka një “instinkt të jashtëzakonshëm për të mbrojtur fëmijët, sepse ata janë qenie të pambrojtura dhe të pafajshme që kanë nevojë për të rritur që të ndihen të sigurt”.
    “Presioni” për Tom Cruise
    Ana de Armas është aktualisht në një lidhje me Tom Cruise. Edhe pse aktorja thekson se kontrolli i një lidhjeje është jashtë duarve të saj, shprehja e saj e hapur për dëshirën për t’u bërë nënë “së shpejti” mund të interpretohet si presion i nënkuptuar në romancën e saj, duke pasur parasysh moshat e të dyve dhe urgjencën biologjike që shoqëron natyrshëm moshën e Anës.

  • Aktorja shqiptare ka një videomesazh për Farage: Dil rrugëve të Anglisë dhe shiko si degjenerohen vajzat e djemtë anglezë…

    Aktorja shqiptare ka një videomesazh për Farage: Dil rrugëve të Anglisë dhe shiko si degjenerohen vajzat e djemtë anglezë…

    Deklaratat e fundit të politikanit britanik Nigel Farage, i cili ka pretenduar se “1 në 50 shqiptarë në Angli ndodhet në burg”, kanë shkaktuar reagime të shumta në Shqipëri, përfshirë edhe një përplasje të drejtpërdrejtë me kryeministrin Edi Rama.
    Ky i fundit e ka kundërshtuar me forcë këtë deklaratë, duke i cilësuar pretendimet e Farage si të pavërteta dhe të motivuara politikisht.
    Ndonëse, vetë kreu i qeverisë u përkujdes që t’i tregonte deputetit britanik se e ka gabim dhe se është duke insistuar në një gabim me vetëdije, Farage nuk është sprapsur nga “statistikat” e tij të cilat vijon t’i referohet se të sakta dhe që japin një pasqyrim të shqiptarëve të cilët jetojnë dhe punojnë në Britaninë e Madhe.
    Së fundmi, lidhur me këtë çështje e cila po diskutohet gjerë e gjatë, ka reaguar edhe aktorja e humorit Delinda Disha e cila përmes një videomesazh dhe disa pamje të shkëputura nga rrugët e Londrës i ka rikujtuar Farages jetën e “shthurur” të rinisë angleze.
    Aktorja shton se në një kohë kur vajzat dhe djemtë britanikë dehen rrugëve, shqiptarët kontribuojnë për atë vend dhe punojnë në mënyrë të ndershme dhe paguajnë taksa ashtu sikurse dhe ligji e parashikon.
    “Doja të përshëndesja pak atë deputetin anglez, Nigel Farage. I dashur deputet para se të vish dhe të vizitosh vendin tonë të mrekullueshëm, Shqipërinë, se sapo ndoqa lajmet dhe pashë që e kishe pranuar ftesën që të ka bërë kryeministri Edi Rama.
    Të ftoj që në fundjavë të dalësh në këmbë dhe të shohësh se si dehen dhe pshuren dhe degjenerohen djemtë edhe vajzat e reja aty në Londër në Angli. Marr spuntën dhe jam shumë e sigurt te kjo që po them se pjesa dërmuese e shqiptarëve që kanë shkaur atje janë njerë të ndershëm dhe punëtorë. Ata kontribuojnë dhe paguajnë taksat për atë vend.
    Ndërsa tani po mendoj, sa pak që jemi dhe sa shumë që na lakojnë. I bie që ne e bëjëm vezën me dy të kuqe. Por, jemi pak edhe saktë edhe ato punë që i bëjmë i bëjmë me besë dhe krenari. Aty në Angli ti ke lloj lloj popujsh, lloj lloj racash, indianët, polakët, mund të merresh me ata”, thotë Disha, teksa më tej reagimin e saj përmbyll duke thënë se në momentin që Farage do të vijë në Shqipëri, duke qenë se pranoi dhe ftesën e kryeministrin Rama për të vizituar vendin tonë, ai do të ndihet si “Zoti”, pasi tradita e shqiptarit nuk e lë mikun të “bjerë poshtë” dhe është i gatshëm që ta vendosë atë mbi veten.
    “Por unë jam e bindur deputeto që ti sa të shkelësh në Shqipëri do të ndihesh Zot sepse shqiptari kështu e ka, kur miku i vjen në shtëpi, shtëpia është e Zotit dhe e mikut”, e përmbyll aktorja këtë videomesazh për politikanin britanik.

  • Heshtje në rrjet: Ndërron jetë aktorja e njohur Kylie Page, vetëm 28 vjeç

    Heshtje në rrjet: Ndërron jetë aktorja e njohur Kylie Page, vetëm 28 vjeç

    Kylie Page, aktorja amerikane e filmave për të rritur, është ndarë nga jeta në moshën 28-vjeçare. Lajmi është konfirmuar nga Zyra e Mjekut Ligjor të Qarkut Los Angeles, ndërsa shkaku i vdekjes mbetet ende i paqartë dhe nën hetim.
    E pranishme në këtë industri prej vitit 2016, Kylie u bë një nga figurat më të spikatura të brezit të saj. Me bashkëpunime të shumta me kompani të njohura si Vixen Media Group dhe Brazzers, ajo krijoi jo vetëm një karrierë, por edhe një komunitet që sot ndjen mungesën e saj.
    Pas lajmit të trishtë, profili i saj në Instagram është kthyer në një vend lamtumire. Komentet e ndjekësve janë mbushur me dhimbje, kujtime dhe falënderime për një vajzë që “kishte një shpirt të butë dhe një zemër të madhe”.

  • Arian Çuliqi dokumentar për 65 vite karrierë të divës shkodrane Zyliha Miloti

    Arian Çuliqi dokumentar për 65 vite karrierë të divës shkodrane Zyliha Miloti

    Mbi 65 vite në skenë dhe ekran me filma të ndryshëm, me 1 mijë role dhe me një jetë të tërë të përkushtuar artit dhe humorit për spektatorin.Kështu mund të përkufizohet aktorja legjendë e gjallë e humorit shkodran dhe atij shqiptar, Zyliha Miloti.Për nder të karrierës, kontributit të saj skenik dhe jo vetëm, në një nga kinematë e Shkodrës u shfaq dokumentari “Zyliha Miloti, aktorja e 1 mijë roleve”, me regji të Arjan Çuliqit.Mes lotësh dhe emocionesh, aktorja Miloti e dekoruar me titullin “Mjeshtër i madh”, si gjatë gjithë karrierës së saj edhe këtë moment të veçantë ia ka dedikuar pubikut që e ka motivuar për dekada të tëra në artin e saj.Ndërsa për regjisorin dhe kolegët e Zylihasë, është e vështirë të gjenden fjalët për ta përshkruar.“Të bësh dokumentar për Zyliha Milotin, aktore me përmasa të mëdha, është nder i madh për mua, por edhe detyrim e përgjegjësi e madhe. Janë aktorë që vijnë një herë në 100 vjet”, tha Çuliqi.Zyliha Miloti është pjesë e një plejade arstistësh shkodranë që jo vetëm kanë identifikuar qytetin e tyre, por kanë fituar zemrat dhe respektin e mbarë artdashësve të vendit.Dokumentari “Zyliha Miloti, aktorja e 1000 roleve” vjen si një dëshmi e gjallë e kontributit prej një jete të artistes në shërbim të humorit, teatrit dhe kulturës shqiptare.Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Mbi 65 vite në skenë dhe ekran me filma të ndryshëm, me 1 mijë role dhe me një jetë të tërë të përkushtuar artit dhe humorit për spektatorin.Kështu mund të përkufizohet aktorja legjendë e gjallë e humorit shkodran dhe atij shqiptar, Zyliha Miloti.Për nder të karrierës, kontributit të saj skenik dhe jo vetëm, në një nga kinematë e Shkodrës u shfaq dokumentari “Zyliha Miloti, aktorja e 1 mijë roleve”, me regji të Arjan Çuliqit.Mes lotësh dhe emocionesh, aktorja Miloti e dekoruar me titullin “Mjeshtër i madh”, si gjatë gjithë karrierës së saj edhe këtë moment të veçantë ia ka dedikuar pubikut që e ka motivuar për dekada të tëra në artin e saj.Ndërsa për regjisorin dhe kolegët e Zylihasë, është e vështirë të gjenden fjalët për ta përshkruar.“Të bësh dokumentar për Zyliha Milotin, aktore me përmasa të mëdha, është nder i madh për mua, por edhe detyrim e përgjegjësi e madhe. Janë aktorë që vijnë një herë në 100 vjet”, tha Çuliqi.Zyliha Miloti është pjesë e një plejade arstistësh shkodranë që jo vetëm kanë identifikuar qytetin e tyre, por kanë fituar zemrat dhe respektin e mbarë artdashësve të vendit.Dokumentari “Zyliha Miloti, aktorja e 1000 roleve” vjen si një dëshmi e gjallë e kontributit prej një jete të artistes në shërbim të humorit, teatrit dhe kulturës shqiptare.