Tag: aktorja

  • Nuk ka qenë kurrë në Met Gala, Jennifer Aniston shpjegon arsyen

    Nuk ka qenë kurrë në Met Gala, Jennifer Aniston shpjegon arsyen

    Met Gala mund të konsiderohet ngjarja e vitit dhe pritet nga të gjitha personalitetet e famshme, por Jennifer Aniston nuk është ngjitur kurrë në shkallët e Muzeut Metropolitan të Artit dhe nuk ka ndërmend ta bëjë këtë. Aktorja zbuloi në një intervistë për Glamour se ka marrë ftesa për mbrëmjen speciale, por ideja e të veshurit një krijim të modës së lartë dhe të qëndruarit para kamerave është shumë stresuese për të. “Po, më kanë ftuar, por nuk do të shkoj”, tha aktorja 56-vjeçare në një intervistë për “Glamour” dhe shtoi: “Më mbingarkon”. Më pas, Jennifer Aniston shpjegoi se procesi i përgatitjes është ai që e bën më të vështirë për të: “Gjithçka ka të bëjë me përgatitjen, veshjen e fustanit”.
    Ajo shpjegoi gjithashtu se preferon të vishet më thjesht. “Unë jam një vajzë që vesh xhinse, shapka dhe bluzë pa mëngë. Më pëlqen të vishem bukur, por për mua është një lojë psikologjike… ‘Le të veshim një fustan të veçantë, të grimohemi, të rregullojmë flokët dhe të shkojmë të ulemi në një dhomë të madhe me kolegët tanë’. Dhe po, të gjithë janë aty për të festuar njëri-tjetrin dhe për t’u argëtuar, por unë stresohem”, tha ajo.
    Marrëdhënia e aktores me tapetet e kuq nuk ka qenë kurrë e lehtë. Në të njëjtën intervistë, ajo foli për mizorinë e disa kritikëve ndaj saj: “Disa njerëz e trajtojnë si sport, të të ngrenë dhe pastaj të kënaqen duke të rrëzuar. Pse e bëjnë njerëzit këtë? Kush e di? Unë përpiqem sa më shumë ta injoroj, sepse nuk është mirë për mua.”
    Në një intervistë të mëparshme me InStyle në vitin 2021, ajo pranoi se edhe “si të pozosh” para kamerave nuk është diçka që i vjen natyrshëm: “Si pozoni varet nga stilisti juaj, sepse ata ju thonë: ‘Mos e bëj kurrë këtë! Bëje gjithmonë atë’. Dhe mendoj, ‘Hej, kjo duket e çuditshme.’ Nuk di si të qëndroj në tapetin e kuq, por bëj më të mirën që mundem.
    Por ajo nuk është e vetmja që nuk i pëlqen këto lloj ngjarjesh. Meryl Streep, Angelina Jolie dhe Brad Pitt janë gjithashtu në listën e personazheve të famshëm që nuk kanë marrë pjesë kurrë në Met Gala.

  • “Të pandarë”, marrëdhënia e veçantë e Roza dhe Dhimitër Anagnostit/ Çfarë thoshte aktorja për njohjen me të

    “Të pandarë”, marrëdhënia e veçantë e Roza dhe Dhimitër Anagnostit/ Çfarë thoshte aktorja për njohjen me të

    Gjatë së martës, janë mbajtur homazhet në nder të regjisorit Dhimitër Anagnosti, i cili u nda nga jeta një ditë më parë duke lënë pas vepra të pavdekshme. 2 shtatori u shpall ditë zie kombëtare, ndërsa të mërkurën, ai do të përcillet në banesën e fundit, në vendlindjen e tij në Vuno.
    Në homazhet që u mbajtën të martën nuk munguan figurat e njohura, ndërsa një pamje e trishtë ishte Roza Anagnosti duke i dhënë lamtumirën shokut të saj të jetës. Aktorja ishte muza e regjisorit dhe siç e përshkruan kineasti Agron Domi marrëdhënien e tyre në “Rudina” në Tv Klan, ata ishin të pandarë.
    Agron Domi: Çift i pandarë, të ardhurueshëm. Roza ishte grua, bashkëshorte, asistente, i bënte të gjitha që të kujdesej. Për librin e tij që bëri, kujdesej ta linte te “Corner” te Akademia e Arteve, “e ke atje në këtë orë, më thuaj kur ta marrësh”, një merak i paparë. Një grua inteligjente, përveç talentit teatral dhe kinematografik. Një muzë pranë Taqos. Më ka ndihmuar shumë në 2016, koincidoi 80-vjetori i Taqos dhe 40-vjetori i Lulëkuqe mbi mure dhe menduam atëherë në kuadër të tij që t’i jepnim një çmim nderi, bufin e TIFF-it, meritë e madhe dhe për gjithë organizimin kjo duhet të ishte si surprizë dhe që Taqo të ishte pjesë e kësaj dhe të kishte emocionin…
    Rudina Magjistari: Ia dolët?
    Agron Domi: Ia dolëm sigurisht, me garancinë që jepte Roza.
    Në vitin 2018, Roza Anagnosti ka dhënë një intervistë për “Rudinën” duke ndarë edhe historinë e njohjes me regjisorin e saj.
    “Takimi i parë me Dhimitrin ka qenë në kinoprova, ku ai ishte në kamera, por syri i kameras e fiksoi mesa duket. Regjisor në filmin ‘Toka jonë’ ka qenë Hysen Hakani, i cili krijonte situata shumë komike në xhirime. Aty shkëmbyem shikime. Ne kishim një autobus të sajuar, sepse nuk kishte atëherë. Unë isha ulur në rreshtin e dytë dhe ai më rrinte karshi. Dhimitri mbante gjithmonë syze të zeza dhe mua më dukej sikur shikimi i tij ishte drejt meje dhe ktheja kokën. Unë isha vetëm 19 vjeçe në atë kohë. Ai më shikonte përmes kameras dhe më bënte me shenjë, kur nuk isha duke luajtur mirë. Pas këtij filmi ne u fejuam. Dhe tek filmi  “Komisari i dritës” ne ishim të sapomartuar dhe Dhimitri ishte regjisor i filmit. Anagnosti për mua është një idhull, jo vetëm si bashkëshort, por edhe si koleg. Ai është një mbështetje e jashtëzakonshme dhe nuk gjej fjalë për të. Edhe tani ai më nxit të vazhdoj karrierën, ka vlera të jashtëzakonshme dhe është shumë modest. Unë kam pasur në krah një mbështetje shumë të madhe”, shprehej aktorja.
     
     

  • Kim Novak merr “Luanin e Artë” për Karrierën në Festivalin e Venecias

    Kim Novak merr “Luanin e Artë” për Karrierën në Festivalin e Venecias

    Aktorja amerikane, Kim Novak mori ”Luanin e Artë” për Karrierën në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Venecia nga presidenti i festivalit,  Pietrangelo Buttafuoco.

    E pritur me duartrokitje të nxehta, që zgjatën mbi tetë minuta, aktorja e lindur në vitin 1933, e emocionuar dhe e buzëqeshur, e veshur me një fustan elegant të zi dhe e mbështjellë me një shall mëndafshi të zi dhe të gjelbër, shprehu mirënjohje para së gjithash për prindërit e saj.

    “Babai im më dha sistemin e vlerave në të cilin besoj, dhe nëna ime, që kur isha një vajzë e vogël dhe e turpshme, më mësoi të jem kapiteni i anijes sime. Fjalët e tyre më formësuan”, tha Novak.

    Pas falënderimeve për agjenten e saj prej shumë vitesh, Sue Cameron, dhe Alexandre O. Philippe, regjisorin e dokumentarit “Kim Novak’s Vertigo”, i cili u shfaq premierë jashtë konkurrimit pas ceremonisë së çmimeve, aktorja u ndal edhe tek realiteti i sotëm.

    “Një nga arsyet që jam këtu është për t’u shprehur dhe për të frymëzuar sa më shumë njerëz që të jetë e mundur. Jetët, të drejtat dhe e vërteta kanë rëndësi. Ne të gjithë jemi bashkë në këtë botë dhe duhet të bashkohemi, të punojmë së bashku, të kuptojmë çfarë po ndodh dhe të bëjmë gjithçka që mundemi për të shpëtuar demokracitë tona. Shumë njerëz tashmë kanë sakrifikuar jetën e tyre”, tha ajo.

    “Ne po nderojmë një nga aktoret më të dashura të epokës së artë të kinemasë së Hollivudit. Një ikonë e pashlyeshme, një yll që nuk ka pushuar kurrë së shkëlqyeri. Ta kemi këtu është një privilegj”, tha Alberto Barbera, drejtori i Festivalit./KultPlus.com

  • Ndërhyri vjehrra? Aktorja e njohur turke ndahet nga i dashuri pas 3 vitesh lidhje

    Ndërhyri vjehrra? Aktorja e njohur turke ndahet nga i dashuri pas 3 vitesh lidhje

    Lidhja trevjeçare e Hande Erçel dhe i dashuri i saj Hakan Sabancı ka mbaruar. Aktorja e famshme u pa së bashku për herë të parë që nga ndarja e tyre. Erçel, dukej mjaft e dëshpëruar, duke injoruar pyetjet e gazetarëve.Duke folur me përfaqësuesit e shtypit në aeroport, pasi u kthye nga Parisi disa javë më parë, aktorja e bukur komentoi mungesën e të dashurit të saj Hakan Sabancı, duke thënë: “Hakan nuk ishte me mua sepse shkova për punë. Ai zakonisht nuk vjen me mua në udhëtimet e mia të biznesit; ne jemi kryesisht bashkë gjatë pushimeve.”
    Hakan Sabancı ndau në rrjetet sociale foto të tij dhe të dashurës së tij Hande Erçel në trenin Romë-Paris. Këto foto surprizë mohuan përfundimisht raportet për ndarjen e tyre.
    Pikërisht kur gjithçka po shkonte mirë, Hande Erçel hoqi fotot e saj me Hakan Sabancın nga llogaria e saj në Instagram. Edhe pse çifti nuk bëri një deklaratë zyrtare në lidhje me lajmin e ndarjes së tyre, ata u panë duke vazhduar të ndiqnin njëri-tjetrin në rrjetet sociale.
    Pas aktores, edhe Hakan Sabancı hoqi të gjitha fotot e tyre së bashku nga llogaria e tij në Instagram. Ky zhvillim i habitshëm konfirmoi ndarjen e çiftit.
    DEKLARATA E PARË PAS NDARJES
    Hande Erçel, i shmangu pyetjes së tradhtisë.
    Kur një gazetar e pyeti nëse do të bënte ndonjëherë një deklaratë në lidhje me ndarjen e saj nga Hakan Bey, Erçel u përgjigj: “Nuk do të flas për këtë, faleminderit. Gëzuar Ditën e Fitores. Nuk dua të flas për këtë, dhe e përsëris, nuk do të flas.”
    Erçel e la pa përgjigje pyetjen, “A është kjo ndarje një tradhti?”.
    Burime të shumta nga mediat turke pohojnë se ndërhyrja e nënës së Hakan-it, Arzu Sabancı, ka qenë arsyeja kryesore që çoi çiftin drejt fundit. Thuhet se Arzu Sabancı kurrë nuk e ka shikuar me sy të mirë lidhjen e djalit të saj me aktoren e njohur. Ajo nuk e ka miratuar idenë e martesës mes tyre dhe në prapaskenë ka ushtruar vazhdimisht presion, duke krijuar tensione të padurueshme.

  • Homazhet për Artur Zhejin/ Aktorja Bulku: Të deshëm dhe të duam shumë! Timo Flloko i prekur: Ike shumë shpejt!

    Homazhet për Artur Zhejin/ Aktorja Bulku: Të deshëm dhe të duam shumë! Timo Flloko i prekur: Ike shumë shpejt!

    Sot i jepet lamtumira e fundit gazetarit, publicistit Artur Zhejit.

    Personazhe publike, të media por edhe të kinemasë kanë marrë pjesë në homazhe.
    Aktorja e mirënjohur, Rajmonda Bulku, e prekur nga ndarja e mikut të saj, Artur Zheji, ose ashtu siç ajo e thërriste ”Tur”, ka mbajtur një deklaratë të shkurtër për media.
    “Lindi nga dy prindër me shpirt të lirë, nga atdhetarë, nga një artiste të mrekullueshme Besa Imami dhe Petro Zheji, mendje ndritur, i njerëzve të shquar shqiptarë. Lindi i lirë nga këta të dy, lindi i mençur, i kulturuar. Luftoi tërë jetën e tij për të thënë fjalën e drejtë, të mençur. Elokuenca e tij ishte e jashtëzakonshme dhe e pa krahasuar.
    Do na mungojë shumë, shumë… jo vetëm ne që e kishim afër, që e donim dhe e vlerësonim, por të gjithë atyre që donin ta dëgjonin zërin e Turit. Zë të lirë, fjalë të drejtë, mençur, pa thyerje, dhe besoj se do ta kërkojë gjithmonë e do ta mbaj në mendje ashtu siç ishte gjithmonë, i drejtë, i mençur. Unë Turin e njoh, gjyshërit tanë janë kushërinj dhe kanë gjak Gjakove. Ne e donim shumë Kosovën të trashëguar nga dashuria e gjyshërve tanë”,  tha Bulku.
    “Turi, u prehsh në paqe, të deshëm shumë, dhe do të duam shumë”, përmbylli aktorja e prekur.
    Pjesë e homazheve ishte dhe aktori i madh shqiptar, Timo Flloko, i cili përshkroi Zhejin si një personalitet të jashtëzakonshëm dhe një erudit të rrallë.
    “Ishte personalitet i dimensioneve të jashtëzakonshme. Nuk flas në prerjen politike të çështjes, apo si një analist i jashtëzakonshëm në televizione e në media. Arturi ishte një artist i madh në shpirt, me një sensibilitet të padallueshëm, të dukshëm, por të thellë e të brendshëm. Një erudit i përmasave të mëdha. Unë i kam dhënë mësim, leksionet i përgatisja për të më shumë, sepse dijet e tij ishin të tilla sa dinte gjithçka. Ishte djali i Petro Zhejit, por Arturi ishte një bir i tij, kishte edhe një nënë të nderuar, një artiste të madhe. Kam pasur miqësi të afërt. Iku shumë shpejt”, tha Flloko.

    Top Channel

  • Jennifer Aniston drejt altarit? – iconstyle.al

    Jennifer Aniston drejt altarit? – iconstyle.al

    Sipas mediave të huaja, Jennifer Aniston duket se po merr një vendim të rëndësishëm në jetën e saj personale. Aktorja, e cila ka disa muaj që është në një lidhje diskrete me Jim Curtis, raportohet se është gati të bëjë një hap serioz dhe të martohet. Burimet pranë çiftit thonë se marrëdhënia e tyre po zhvillohet me shpejtësi, pasi ata njihen prej vitesh dhe Aniston ndihet e sigurt për vendimin e saj këtë herë.
    “Jen dhe Jim janë të çmendur pas njëri-tjetrit. Ajo është në një fazë të jetës së saj ku nuk ka më durim për lojëra. Ka investuar gjithçka në këtë romancë dhe është e lehtë të kuptohet pse. Jim ka një empati të jashtëzakonshme dhe e mbështet plotësisht,” tha një burim pranë çiftit. Sipas tij, ata kanë diskutuar për të ardhmen e tyre që në takimin e parë, ndërsa Curtis ka treguar qartë përkushtimin e tij ndaj marrëdhënies që nga fillimi.
    Thuhet se kjo do të jetë martesa e tretë e Aniston. Aktorja po planifikon një ceremoni intime dhe të thjeshtë, me shkëmbimin e betimeve në një plazh në Cabo, përpara një grupi të vogël miqsh të ngushtë. Burimet theksojnë se çifti është jashtëzakonisht i emocionuar për këtë kapitull të ri të jetës së tyre.

  • Margot Robbie: Të jesh nënë është “më e mira”! Aktorja flet për herë të parë pas lindjes së djalit

    Margot Robbie: Të jesh nënë është “më e mira”! Aktorja flet për herë të parë pas lindjes së djalit

    Margot Robbie po përjeton një nga momentet më të veçanta të jetës së saj: amësinë. Aktorja australiane, e njohur për rolet e saj në “Barbie” dhe “The Wolf of Wall Street”, është bërë nënë për herë të parë në tetor të vitit 2024, kur ajo dhe bashkëshorti Tom Ackerley mirëpritën një djalë. Në një intervistë të fundit për Entertainment Tonight, Margot e cilësoi mëmësinë si “më të mirën” dhe tha se po e shijon çdo moment.
    Aktorja 35-vjeçare tha se është e vështirë ta përshkruash ndjesinë e të qenit prind tek dikush që nuk ka fëmijë, por për ata që e kanë përjetuar, është e kuptueshme dhe e ndjeshme. “Është më e mira”, theksoi ajo me entuziazëm, duke lënë të kuptohet se kjo përvojë e ka ndryshuar shumë.
    Sipas burimeve pranë çiftit, Margot dhe Tom kanë kaluar shumë kohë në Los Angeles me fëmijën e tyre, duke u përqendruar tek familja dhe duke shmangur angazhimet profesionale përkohësisht. Edhe nëna e Tomit ka ardhur nga Anglia për të qëndruar me ta dhe për të ndihmuar me kujdesin për beben.
    Çifti ka preferuar të mbajë privatësinë rreth emrit të djalit dhe detajeve të tjera, por burime pranë tyre konfirmojnë se të dy janë shumë të përkushtuar ndaj prindërimit dhe më në fund po jetojnë një kapitull të ri që e kanë pritur prej kohësh me padurim.

  • Taylor Swift nuk shkëlqen vetëm në skenë, Zoë Kravitz zbulon “dhuntinë e fshehtë” të këngëtares!

    Taylor Swift nuk shkëlqen vetëm në skenë, Zoë Kravitz zbulon “dhuntinë e fshehtë” të këngëtares!

    Aktorja amerikane Zoë Kravitz zbuloi së fundmi se ylli i popit Taylor Swift, është një pjekëse e shkëlqyer buke dhe jo thjesht bukë të zakonshme. Gjatë një interviste në BBC Radio 2 me Austin Butler, bashkë-yllin e saj në filmin Caught Stealing, Kravitz tha se Swift bën “bukë të mrekullueshme me maja natyrale”.
    “Ma solli para një jave. Është shumë e mirë në këtë punë,” tha Kravitz.
    Edhe Austin Butler, i intriguar nga përshkrimi, tha se “do të donte ta provonte” këtë bukë artizanale. Kravitz siguroi se Taylor do të ishte e lumtur ta ndante me të, siç bën gjithmonë me miqtë e saj.
    “Ajo është një shoqe shumë e mirë. E bën me zemër dhe e ndan gjithmonë me të tjerët,” shtoi aktorja.
    Swift, e cila është shprehur më herët për pasionin e saj për “hobet e gjysheve”, si qepja, piktura dhe gatimi, ka fituar zemrat e miqve edhe me anën e saj të thjeshtë dhe bujare.

  • Patricia Arquette thotë se nuk do të na duhet të presim ‘shumë gjatë’ për sezonin e ardhshëm të ‘Severance’

    Patricia Arquette thotë se nuk do të na duhet të presim ‘shumë gjatë’ për sezonin e ardhshëm të ‘Severance’

    Aktorja fituese e çmimit Oscar dhe dy herë e çmimit Emmy, Patricia Arquette, e cila është sërish e nominuar këtë vit për rolin e saj si drejtuesja manipuluese Harmony Cobel në “Severance”, tha në një intervistë se fansat nuk do të presin “shumë gjatë” për rikthimin e serialit.

    “E di që njerëzit kanë qenë shumë të duruar dhe mendova, ‘Oh, ata nuk do të presin aq gjatë sa për sezonin e dytë,’” tha ajo. “Por nuk mendoj se do të zgjasë aq shumë.”

    Megjithatë, ajo shtoi me rezervë: “Por kurrë nuk i dihet. Sezoni i parë u pengua nga Covid, i dyti nga një grevë e madhe, kështu që nuk dimë çfarë na pret në këtë botë.”

    Sezoni i dytë i “Severance” filloi në janar, pothuajse tre vjet pas sezonit të parë. Arquette tha se nuk ka parë ende një skenar për sezonin e tretë, por është në komunikim me shkrimtarët. Ajo theksoi se prodhuesit janë shumë të kujdesshëm për cilësinë dhe duan që gjithçka të jetë në nivel të lartë.

    Sa i përket asaj se çfarë mund të ndodhë në sezonin e ardhshëm, Arquette qëndroi diskrete, duke thënë: “Kam disa informacione të brendshme, por kurrë nuk do t’jua tregoj.”

    “Madje as miqve të mi më të ngushtë nuk u them asgjë,” shtoi ajo.

    Ajo është e vetëdijshme për dëshirën e zjarrtë të fansave për më shumë rreth botës enigmatike të “Severance”. Lidhur me teoritë e shumta të fansave në internet, ajo tha se ka lexuar disa dhe i pëlqen shumë që njerëzit përpiqen të kuptojnë më tepër.

    “Njerëzit janë të zgjuar, janë interesantë,” tha ajo. Por theksoi se disa teori janë “qesharake” dhe tërësisht të pamundura. “Kam lexuar disa që janë aq të pabesueshme, saqë pyes veten: nga e keni nxjerrë këtë?”

    “Severance” kryeson këtë vit me 27 nominime për çmimet Emmy, përfshirë: seriali më i mirë dramatik, aktori më i mirë (Adam Scott), aktorja më e mirë (Britt Lower), aktori më i mirë në rol dytësor (John Turturro dhe Tramell Tillman), dhe aktorja më e mirë në rol dytësor (Arquette, e cila është gjithashtu producente e serialit)./CNN/KultPlus.com