Tag: aktorja

  • Aktorja që shkundi kinemanë, historia e pathënë e Claudia Cardinale

    Aktorja që shkundi kinemanë, historia e pathënë e Claudia Cardinale

    Claudia Cardinale ndoshta nuk e arriti kurrë statusin e “divës” së kombit si bashkëkombëset e saj Sophia Loren apo Gina Lollobrigida, që për shumë shikues të kinemasë ajo ishte të paktën e barabartë me ta në mishërimin e një sensualiteti mesdhetar magjepsës në vitet 1960.

    “Pas spagetit, Claudia është shpikja më e lumtur e Italisë”, është shprehur aktori David Niven me humorin e tij karakteristik.
    E lindur në Tunis në vitin 1938, në një komunitet të madh italianësh, Claudia ishte vajza e madhe e një familjeje me katër fëmijë. Me emrin e saj të pagëzimit Claude Joséphine Rose, ajo rritej duke folur frëngjisht dhe arabisht, përpara se të mësonte dialektin siciliançen në kuzhinën e gjyshërve.
    Fillimisht ëndërronte të bëhej mësuese, por bukuria e saj e rrallë e hodhi në qendër të vëmendjes kur, rastësisht, u shpall “vajza më e bukur italiane në Tunizi”, një konkurs që i dha biletën për në Festivalin e Filmit në Venecia. Me një foto me bikini që bëri bujë në Lido, Claudia i mahniti të gjithë, edhe pse akoma nuk fliste italishten standarde.Në fillimet e karrierës së saj, ajo u dallua në komeditë italiane, përkrah Marcello Mastroianni-t, Alain Delon-it dhe Totò-s. Por ajo shpejt provoi se ishte shumë më tepër sesa një fytyrë e bukur. Performanca në La ragazza con la valigia dhe më vonë në Il giorno della civetta e shpërthyen imazhin e saj si thjesht “seks-simbol”.
    Viti 1963 ishte kthesa e saj e madhe ku njëkohësisht luajti në tre prej filmave më të rëndësishëm të dekadës, The Pink Panther, The Leopard të Luchino Visconti-t dhe 8½ të Federico Fellini-t.Gjithashtu Cardinale shkëlqeu edhe në Amerikë, por e kuptoi shpejt se nuk ishte vendi i saj. Sistemi i yjeve në Hollywood nuk i përshtatej shpirtit të saj të lirë. “Kinemaja është si burrat sa më pak t’i duash, aq më shumë të ndjekin”, ishte shprehur aktorja.
    Përjashtim bënte filmi Once Upon a Time in the West i Sergio Leone-s, ku ajo realizoi një nga rolet më të paharrueshme të kinemasë botërore si Jill McBain, një grua me të kaluar të errët që bëhet simbol i mbijetesës dhe rinisjes.
    Në vitet e mëvonshme ajo u përkushtua teatrit dhe mbrojti me pasion të drejtat e grave si Ambasadore e UNESCO-s. Në filmat e fundit ajo portretizoi figura të thella, si një nënë tuniziane në filmin The String dhe një grua misterioze në Signora Enrica.
    Claudia Cardinale është shumë më tepër se një ikonë e bukurisë. Ajo është një simbol i guximit, i rezistencës ndaj sistemit, i një jete të jetuar sipas rregullave të veta.

    Top Channel

  • Kinematografia botërore në zi, ndërron jetë aktorja e famshme Claudia Cardinale

    Kinematografia botërore në zi, ndërron jetë aktorja e famshme Claudia Cardinale

    Aktorja Claudia Cardinale ka ndërruar jetë në moshën 87-vjeçare. 
    Cardinale, një ikonë e kinemasë së viteve 1960, vdiq të martën në mbrëmje “e rrethuar nga fëmijët e saj” në Nemours, pranë Parisit, ku jetonte, njoftoi agjenti i saj këtë mbrëmje. 
    E lindur në Tunis, Claudia Cardinale ka punuar me më të mëdhenjtë, përfshirë Luchino Visconti, Federico Fellini, Richard Brooks, Henri Verneuil dhe Sergio Leone. 
    Një simbol bukurie dhe mbi të gjitha një aktore e jashtëzakonshme që bëri histori në kinema, Claudia Cardinale ishte diva që nuk e merrte veten seriozisht, aq e talentuar dhe e fortë saqë ia lejonte vetes shakatë në televizion, në epokën bardh e zi, në skeçin në të cilin pretendonte se ishte në gjendje të luante të gjitha instrumentet në orkestër, ose të pranonte propozimin e Alberto Moravias për ta intervistuar “sikur të ishte një objekt” për revistën Esquire. 

  • Ndërron jetë aktorja Claudia Cardinale, ikona e kinematografisë shuhet në moshën 87-vjeçare

    Ndërron jetë aktorja Claudia Cardinale, ikona e kinematografisë shuhet në moshën 87-vjeçare

    Aktorja Claudia Cardinale ka ndërruar jetë në moshën 87-vjeçare.

    Cardinale, një ikonë e kinemasë së viteve 1960, vdiq të martën në mbrëmje “e rrethuar nga fëmijët e saj” në Nemours, pranë Parisit, ku jetonte, njoftoi agjenti i saj këtë mbrëmje.
    E lindur në Tunis, Claudia Cardinale ka punuar me më të mëdhenjtë, përfshirë Luchino Visconti, Federico Fellini, Richard Brooks, Henri Verneuil dhe Sergio Leone.
    Një simbol bukurie dhe mbi të gjitha një aktore e jashtëzakonshme që bëri histori në kinema, Claudia Cardinale ishte diva që nuk e merrte veten seriozisht, aq e talentuar dhe e fortë saqë ia lejonte vetes shakatë në televizion, në epokën bardh e zi, në skeçin në të cilin pretendonte se ishte në gjendje të luante të gjitha instrumentet në orkestër, ose të pranonte propozimin e Alberto Moravias për ta intervistuar “sikur të ishte një objekt” për revistën Esquire.
     

    Top Channel

  • Angelina Jolie po planifikon të largohet nga Hollywood-i?!

    Angelina Jolie po planifikon të largohet nga Hollywood-i?!

    Angelina Jolie ka tërhequr sërish vëmendjen e mediave dhe fansave me paraqitjen e saj elegante në Festivalin e Filmit në San Sebastian, Spanjë. Aktorja 50-vjeçare u shfaq në një fustan të zi prej kadifeje gjatë një eventi couture, duke treguar elegancën dhe stilin e saj të pakrahasueshëm. Jolie ndaloi përkohësisht xhirimet e dramës së re “Anxious People” për të marrë pjesë në festival.
    Paralelisht, aktorja është në përgatitjet e fundit për projektin e saj më të ri me regjisorin Doug Liman, thrillerin me spiunazh “The Initiative”, ku do të luajë rolin e një spiuneje të quajtur Bright. Sipas raportimeve nga “People”, Jolie po konsideron të shesë rezidencën e saj historike në Los Angeles dhe të shpërngulet jashtë SHBA-ve, sapo fëmijët e saj më të vegjël të mbushin 18 vjeç. Aktorja, e cila ka gjashtë fëmijë me Brad Pitt, nuk ka dashur kurrë të jetojë në Los Angeles me kohë të plotë, por ishte e detyruar për shkak të marrëveshjes së kujdestarisë. Burime pranë saj theksojnë se Jolie pret me padurim një jetë të re jashtë Hollywood-it, pas një beteje të gjatë ligjore që përfundoi vitin e kaluar.
    Ndërkohë, thashethemet për një lidhje të mundshme me Johnny Depp kanë rikthyer vëmendjen e publikut. Sipas mediave të huaja, Depp dhe Jolie kanë qenë në kontakt prej vitesh dhe mund të kenë nisur takime private në Londër dhe Los Angeles, larg syrit të publikut. Burimet thonë se marrëdhënia është në fazën e takimeve, por Depp, i cili e mbështeti Jolie gjatë divorcit nga Brad Pitt, ka shfaqur gjithmonë interes për aktoren dhe dëshiron një lidhje më serioze.

  • Reese Witherspoon pranon se ishte viktimë e abuzimit në marrëdhënie kur ishte e re

    Reese Witherspoon pranon se ishte viktimë e abuzimit në marrëdhënie kur ishte e re

    Aktorja e njohur Reese Witherspoon ka ndarë hapur përvojat e vështira të rinisë së saj, duke përfshirë një lidhje abuzive që e shokoi emocionalisht dhe ndikoi në imazhin e saj. Në podcast-in “The Interview” të organizuar nga The New York Times, Witherspoon foli për mënyrën se si këto përvoja e detyruan të rindërtonte vetëbesimin dhe të rifitojë kontrollin mbi jetën e saj.
    “Më është dashur ta ripërpunoj trurin tim,” tha ajo, duke theksuar se procesi i rikuperimit zgjati vite. Përvojat e vështira i përshkruan si pika kthese që e formuan në personin që është sot, duke theksuar rëndësinë e forcës së brendshme dhe vetëdijes për veten.
    Aktorja gjithashtu ndau sfidat e balancimit të një karriere të ngjeshur me rolin e nënës. Si nënë e tre fëmijëve, ajo përjetoi vitet e shtrënguara të punës në shesh xhirimi, ku ndonjëherë punonte deri në 17 orë në ditë, për të vazhduar pastaj në shtëpi, duke kaluar kohë cilësore me fëmijët. “Isha e rraskapitur, por u përpoqa t’u tregoja fëmijëve të mi se puna ime kishte kuptim dhe mund të ishte krijuese dhe përmbushëse,” shtoi Witherspoon.
    Ajo theksoi gjithashtu se fëmijët e saj ishin burimi kryesor i forcës dhe i ndihmuan të ruante fokusin mbi gjërat më të rëndësishme në jetë. Historia e saj është një kujtesë e fuqisë së rikuperimit dhe vlerës së ekuilibrit midis jetës profesionale dhe personale.

  • Aktorja tha ‘lironi Palestinën’, ja çfarë i bëri Hamasi veshjes së saj

    Aktorja tha ‘lironi Palestinën’, ja çfarë i bëri Hamasi veshjes së saj

    Aktorja amerikane Hannah Einbinder, e njohur për rolin e saj në serialin “Hacks”, ka tërhequr vëmendjen ndërkombëtare pas fjalimit të saj të pranimit të çmimit Emmy për kategorinë “Aktore më e Mirë Mbështetëse”. Në skenë, e veshur me një fustan pa rripa ngjyrë argjendi dhe të zi, ajo mbylli fjalimin me një mesazh mbështetjeje për klubin e saj të preferuar të futbollit, por më pas shtoi dy deklarata politike që kanë shkaktuar reagime të shumta.
    Në fund, Einbinder tha: “Shko Zogj, d*** ICE dhe liro Palestinën”. Kjo e fundit i referohet situatës së tensionuar në Gaza dhe luftës midis Izraelit dhe Hamasit. Mesazhi i saj u lavdërua nga një media palestineze, e cila e përshkroi vendimin e aktores si një veprim të guximshëm dhe si reflektim të bindjes së saj personale. Einbinder, që është hebreje, tha se ndihet e obliguar të dallojë kulturën hebraike dhe judaizmin nga projekti etno-nacionalist i shtetit izraelit.
    Deklarata ka shkaktuar diskutime edhe për veshjen e saj. Në kulturën islame, ekspozimi i shpatullave konsiderohet i pahijshëm, ndërkohë që në Gaza gratë përballen me kufizime të rrepta të vendosura nga Hamasi që nga 2007, lidhur me të drejtat dhe lirinë e tyre personale.
    Fjala e fundit e fjalimit të Einbinder ka ndezur debat mbi kombinimin e politikës dhe artit në ngjarje prestigjioze ndërkombëtare, duke rihapur diskutimin për rolin e artistëve në shprehjen e bindjeve të tyre personale dhe ndikimin që kjo ka në publikun global.

  • “Ndodhi në oborrin e pallatit tim”, aktorja Rita Gjeka flet për atentatin në Shkodër

    “Ndodhi në oborrin e pallatit tim”, aktorja Rita Gjeka flet për atentatin në Shkodër

    Shkodra u trondit nga atentati që ndodhi më 8 shtator në zemër të qytetit, ndërsa në emisionin “Review” foli në një intervistë ekskluzive aktorja Rita Gjeka.
    Aktorja shpjegoi përballë gazetares Greta Topjana ngjarjen e rëndë, pasi pallati i saj ndodhet ngjitur me vendin ku u vranë dy perona dhe mbetën të plagosur dy të tjerë.
    “Ngjarja ka ndodhur poshtë pallatit tim, ose më mirë me thënë, aty ku unë dikur kam pasur pusin. M’u duk si një qepen që mbyllet. Vetëm britmat e disa grave më zgjuan nga gjumi. Mendimi i parë ishte me shku me pa te dhoma tjetër si e kam vajzën. Dy ditë jam dridhur. Jetoj fiks në atë pallat, te vendi i ngjarjes. Një prej personave e njoh, jeton në pallat me mua. Nuk di ta shpjegoj se sa pak vlen jeta e njeriut. Unë jam e trishtuar dhe nuk po arrin që të më ikë ky trishtim. I bëj thirrje shtetit me qenë në këmbë por me thënë të drejtën, atë ditë kur ndodhi atentati, unë dola në dritare pa syze, u ktheva t’i merrja se nuk shihja, dhe kur dola sërish, policia ishte aty.” thotë Rita Gjeka.
    Ajo e mbyll me një apel ku i bën thirrje qytetarëve në lidhje me rëndësinë e jetës
    “Jetojeni jetën, se ta ka dhënë Zoti – jetojeni sa më bukur”.

  • Zbulohet kush është ‘Diella’, ministrja virtuale mban imazhin e aktores së dashur shqiptare

    Zbulohet kush është ‘Diella’, ministrja virtuale mban imazhin e aktores së dashur shqiptare

    Anila Bisha dhe Diella

    TIRANË- Një ministre ‘robot’! Teknologjia ka përparuar dhe Inteligjenca Artificiale është adoptuar edhe në Shqipëri. ‘Diella’-asistentja virtuale zadrimore e platformës e-Albania, e cila ofron ndihmën e saj përmes komandave zanore, tashmë do të drejtojë Prokurimet Publike. Asistentja virtuale 2.0, jep përgjigje me zë dhe figurë, me një gjuhë të thjeshtë dhe natyrale, për pyetjet që do adresohen në platformë. Trajnimi i Diellës është bërë përmes modeleve të inteligjencës artificiale, por përpos figurës robotike dhe anës politike, çfarë fsheh imazhi i Diellës?
    Duke e nisur nga emri, ‘Diella’ në shqip do të thotë rreze dielli. Asistentja virtuale shfaqet me një nga kostumet tradicionale më të veçanta shqiptare, atë të zonës së Zadrimës, duke qëndruar kështu brenda kuadrit të patriotizmit. Pamja e saj ka dhe peshë artistike.
    Imazhi i parë që të krijohet kur shikon Diellën është ai i aktores Anila Bisha. Diella, nuk është krijuar nga zero por është aktorja 57-vjeçare, me një imazh të rregulluar. Ky ka qenë rezultati i dhjetra syve të vëmendshëm të rrjeteve sociale që e kanë parë ngjashmëri të dukshme mes Diellës dhe aktores. Enio Kaso, drejtor i Inteligjencës Artificiale dhe Licencimit të Kriptomonedhës, i ftuar te “Aldo Morning Shoë” disa javë më parë, u pyet për këtë çështje dhe e la evazive.
    Dialogu mes tyre:
    Aldo: Shumë vetëve iu duk si Anila Bisha, ajo aktorja. I ngjan ë?
    Enio Kaso: Nuk po them që nuk është ajo, nuk po them që është ajo.
    Aldo: E kuptova, lëre e mora vesh, paskeni marrë imazhin e saj dhe e keni rregulluar.
    Kush është Anila Bisha?
    Aktorja e dashur për shqiptarët është një nga ikonat e kinemasë dhe teatrit. Nga viti 1991 deri në vitin 2016 ka patur role të rëndësishme. Në kinematografi ka luajtur në filmat: “Fundi i një gjakmarrjeje” (1983); “Gurët e shtepisë sime” (1985); “Kur hapen dyert e jetës” (1986); “Eja” (1987); “Familja ime” (1987); “Sinjali i dashurisë” (1988); “Pesha e kohës” (1988); “Nata” (1996); “Bolero” (1997); “Dhimbja e dashurisë” (2008); “Vera pa kthim” (2017). Në vitin 2000 është vlerësuar si Aktorja më e mirë, në festivalin e 11 të filmit Shqiptar në Tiranë për rolin e Inës në filmin “Bolero”.
    Traditë, kulturë dhe një personazh i njohur në artin shqiptar, ‘Diella’ edhe pse jo fizikisht, tashmë mban peshën e tenderave publikë./ZËRI

  • Tokyo e ‘Casa de Papel’ shtatzënë për herë të parë, mesazhi i saj i ëmbël

    Tokyo e ‘Casa de Papel’ shtatzënë për herë të parë, mesazhi i saj i ëmbël

    Aktorja katalanase Úrsula Corberó i emocionoi ndjekësit e saj duke njoftuar në rrjetet sociale se është në pritje të fëmijës së saj të parë me partnerin e saj, aktorin dhe producentin argjentinas Chino Darín.
    “Kjo nuk është inteligjencë artificiale”, shkroi aktorja spanjolle në postimin e saj të shtatzënisë, duke shtuar ikona të emocioneve dhe gëzimit. Postimi ka grumbulluar qindra mijëra pëlqime vetëm në pak minuta.

    Úrsula Corberó dhe Chino Darín janë bashkë që nga viti 2015–2016, pasi u takuan në sheshxhirimin e serialit ‘La Embajada’. Shkëndija mes tyre lindi kur ata luanin rolin e çiftit dhe, sipas saj, pas një përshtatjeje kostumesh, ajo  u prezantua duke i thene: “Përshëndetje, unë jam e dashura jote”. Puthja e tyre e parë erdhi pas xhirimit të një skene intensive dhe një ftese për darkë pas xhirimeve. Pavarësisht se jetonin midis Spanjës dhe Argjentinës, ata kurrë nuk e lanë distancën të ndikonte në lidhjen e tyre; gjatë pandemisë, ata u zhvendosën së bashku në Argjentinë dhe sot jetojnë në Barcelonë.
    Lidhur me karrierën e saj , Úrsula u bë e famshme ndërkombëtare për rolin e saj si Tokio në ‘Money Heist’ (2017–2021) pas pjesëmarrjes në seriale dhe filma, si ‘Snake Eyes’ (2021). Chino Darín, nga ana e tij, është spikatur në seriale të ndryshme argjentinase dhe spanjolle dhe ka aktruar e prodhuar gjerësisht në filma dhe televizion.