Tag: aktorja

  • Aktorja Delinda Disha kandidon për kryetare në Bashkinë e Tepelenës

    Aktorja Delinda Disha kandidon për kryetare në Bashkinë e Tepelenës

    Aktorja e njohur Delinda Disha, ka njoftuar se do të kandidojë për kryetare të Bashkisë së Tepelenës në zgjedhjet e 9 nëntorit.
    “Mirëmëngjes miq! Nga sot jam e lumtur të ndaj me ju lajmin si kandidate e pavarur për kryetare në Bashkinë Tepelenë! Me respekt, Delinda Zhupa Disha”, shkroi Disha në një postim në Instagram Story.

    Ajo bëhet kështu kandidatja e dytë nga fusha e aktrimit që merr pjesë në zgjedhjet pjesshme vendore, pas Florian Binajt që kandidon për Bashkinë e Tiranës.

  • Para 5 muajsh shtinte fall për Ramën, aktorja e humorit bëhet e ‘pavarur’: Kandidoj në Tepelenë

    Para 5 muajsh shtinte fall për Ramën, aktorja e humorit bëhet e ‘pavarur’: Kandidoj në Tepelenë

    Aktorja e njohur Delinda Disha, e cila gjatë zgjedhjeve parlamentare të 11 majit kishte dhënë fall për Partinë Socialiste dhe kryeministrin Edi Rama në një tubim elektoral në Fier, ka konfirmuar pjesëmarrjen e saj në zgjedhjet e pjesshme vendore në Bashkinë Tepelenë.
    Përmes një postimi në Instagram Story, Disha shkroi:
    “Mirëmëngjes miq! Nga sot jam e lumtur të ndaj me ju lajmin si kandidate e pavarur për kryetare në Bashkinë Tepelenë! Me respekt, Delinda Zhupa Disha.”
    Me këtë njoftim, aktorja bëhet kandidatja e dytë nga bota e aktrimit që merr pjesë në zgjedhjet vendore, pas Florian Binajt, i cili garon si i pavarur për Bashkinë Tiranë.
    Zgjedhjet e pjesshme për Bashkinë Tepelenë do të zhvillohen më 9 nëntor 2025, dhe Disha pritet të sfidojë kandidatët e partive kryesore në garën për kryetar bashkie.

  • Aktorja Delinda Disha kandidon për kryetare bashkie në Tepelenë

    Aktorja Delinda Disha kandidon për kryetare bashkie në Tepelenë

    Aktorja Delinda Disha ka zyrtarizuar kandidaturën e saj për postin e kryetares së Bashkisë Tepelenë. Duket se aktorët e estradës shqiptare po synojnë politikën pasi kanë braktisur rolet e humorit, kujtojmë këtu Florian Binajn që po kandidon për bashkinë Tiranë. Më herë Erion Isai, ish-aktor e tashmë kryebashkiak i Ersekës i përfunduar në SPAK.
    Lajmin e ka shpërndarë vetë aktorja në rrjetet sociale, duke shprehur entuziazëm për këtë kapitull të ri në jetën e saj profesionale dhe personale.
    “Jam e lumtur të ndaj me ju lajmin si kandidate e pavarur për kryetare në Bashkinë Tepelenë,” shkroi ajo në njoftimin e saj publik.
    Vendimi i Zhupës për të hyrë në politikë vjen pas një periudhe të tensionuar në marrëdhënien e saj me televizionin MCN, ku ka qenë e angazhuar si moderatore. Ajo denoncoi publikisht në JOQ drejtuesit e emisionit si gjobëvënës e po ashtu publikisht mosdhënien e pagave për një periudhë të gjatë, çka solli debate të ashpra dhe përfundimisht largimin e saj nga televizioni.
    Për publikun shqiptar, Delinda Zhupa Disha është një figurë e njohur në televizion me disa role personazhesh humoristike.

  • “Më ka ngacmuar seksualisht”, Egla Ceno dënohet për shpifje ndaj Saimir Kodrës për deklaratën në ‘Big Brother’

    “Më ka ngacmuar seksualisht”, Egla Ceno dënohet për shpifje ndaj Saimir Kodrës për deklaratën në ‘Big Brother’

    Aktorja dhe tashmë moderatore, Egla Ceno është dënuar me 1 milionë lekë të vjetra gjobë nga Gjykata e Tiranës, pasi është gjetur fajtore për veprën penale të shpifjes, në dëm të gazetarit dhe drejtuesit të emisionit investigativ, Saimir Kodra.
    Vendimi është marrë këtë të martë dhe siç është lexuar në sallën e gjyqit, Elga Celo është shpallur fajtor dhe Saimir Kodra palë e dëmtuar.
    Gjatë një deklarate televizive, aktorja deklaroi se ishte ngacmuar seksualisht nga gazetari Saimir Kodra, kur kishte shkuar për punë. Rasti bëri bujë të madhe dhe gazetari njoftoi se do i drejtohej gjykatës.
    Rasti përfundoi para togave të zeza dhe Egla Ceno është pyetur sërish për deklaratën e saj publike në dëm të Saimir Kodrës, ku raportohet se ka dhënë disa versione kontradiktore, çka ka bërë që Gjykata e Tiranës t’i gjejë ato të pabaza dhe ta shpallë aktore, fajtore.
    Fillimisht, ajo deklaroi se kishte frikë të paraqitej në gjykatë. Më pas, në një tjetër deklarim, tha se nuk e kishte përmendur Saimir Kodrën, duke u justifikuar se kishte thënë vetëm mbiemrin “Kodra”, pa përmendur emër.
    Në një seancë të mëvonshme, ajo ndryshoi sërish qëndrim, duke pohuar se deklaratat e saj nuk kishin të bënin me Saimir Kodrën personalisht, por me një kauzë simbolike për gratë e abuzuara seksualisht.
    Me vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, aktorja Egla Ceno është shpallur fajtore për akuzën e shpifjes dhe është dënuar me 1 milionë lekë të vjetra gjobë, pasi deklaratat e saj publike kanë cënuar reputacionin e gazetarit Saimir Kodra dhe i kanë shkaktuar këtij të fundit dëm të padrejtë.

  • “Më ka ngacmuar seksualisht”/ Egla Ceno dënohet për shpifje ndaj Saimir Kodrës për deklaratën në ‘Big Brother’

    “Më ka ngacmuar seksualisht”/ Egla Ceno dënohet për shpifje ndaj Saimir Kodrës për deklaratën në ‘Big Brother’

    Aktorja Egla Ceno është dënuar me 1 milionë lekë të vjetra gjobë nga Gjykata e Tiranës, pasi është gjetur fajtore për veprën penale të shpifjes, në dëm të gazetarit dhe drejtuesit të emisionit investigativ, Saimir Kodra.
    Vendimi është marrë këtë të martë dhe siç është lexuar në sallën e gjyqit, Elga Celo është shpallur fajtor dhe Saimir Kodra palë e dëmtuar.
    Gjatë një deklarate televizive, aktorja deklaroi se ishte ngacmuar seksualisht nga gazetari Saimir Kodra, kur kishte shkuar për punë. Rasti bëri bujë të madhe dhe gazetari njoftoi se do i drejtohej gjykatës.
    Rasti përfundoi para togave të zeza dhe Egla Ceno është pyetur sërish për deklaratën e saj publike në dëm të Saimir Kodrës, ku raportohet se ka dhënë disa versione kontradiktore, çka ka bërë që Gjykata e Tiranës t’i gjejë ato të pabaza dhe ta shpallë aktore, fajtore.
    Fillimisht, ajo deklaroi se kishte frikë të paraqitej në gjykatë. Më pas, në një tjetër deklarim, tha se nuk e kishte përmendur Saimir Kodrën, duke u justifikuar se kishte thënë vetëm mbiemrin “Kodra”, pa përmendur emër. Në një seancë të mëvonshme, ajo ndryshoi sërish qëndrim, duke pohuar se deklaratat e saj nuk kishin të bënin me Saimir Kodrën personalisht, por me një kauzë simbolike për gratë e abuzuara seksualisht.
    Me vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, aktorja Egla Ceno është shpallur fajtore për akuzën e shpifjes dhe është dënuar me 1 milionë lekë të vjetra gjobë, pasi deklaratat e saj publike kanë cënuar reputacionin e gazetarit Saimir Kodra dhe i kanë shkaktuar këtij të fundit dëm të padrejtë.

  • Pas 19 vitesh martesë dhe divorcit nga Urban, si po shkon jeta e Nicole Kidman?

    Pas 19 vitesh martesë dhe divorcit nga Urban, si po shkon jeta e Nicole Kidman?

    Nicole Kidman po vazhdon përpara me pozitivitet pas divorcit nga Keith Urban.
    Aktorja 57-vjeçare është “rrethuar nga dy gjërat që janë më të rëndësishme për të,” thotë një burim për PEOPLE: “Familja e saj dhe puna e saj.” Tani që është kthyer në shtëpi në Nashville pas një udhëtimi në Evropë, fituesja e çmimit Oscar po “mbahet pozitive,” thotë burimi. “Ajo nuk është një person që ngel në pendime, beson se çdo gjë ndodh për një arsye.”
    Më 29 shtator, u bë i ditur lajmi për ndarjen e Kidman nga muzikanti country Keith Urban, 57 vjeç, pas 19 vitesh martesë. Kur aktorja paditi për divorc më 30 shtator, ajo shpalli dallime të pa kapërcyeshme dhe e listoi datën e ndarjes si kohën e padisë. Kidman dhe Urban janë martuar në vitin 2006 dhe kanë dy vajza, Sunday Rose dhe Faith Margaret, të cilat tani janë 17 dhe 14 vjeçe. Kidman kërkoi të jetë prindja kryesore në marrëveshjen e kujdesit për fëmijët si pjesë e padisë.
    “Ajo ka një qëndrim të shkëlqyer dhe është shumë mirënjohëse për jetën e saj,” thotë burimi, duke shtuar se aktorja ka “shumë projekte të ardhshme dhe është shumë e ngazëllyer për to.” Disa nga projektet e saj të ardhshme përfshijnë adaptime televizive si Margo’s Got Money Troubles dhe Scarpetta, një sezon të tretë të Big Little Lies, dhe një vazhdim të filmit Practical Magic me Sandra Bullock. Kidman njoftoi më 13 shtator në Instagram se ky i fundit ka përfunduar xhirimet.
    Në një intervistë për Harper’s Bazaar, Kidman i aludoi sfidat e ndarjes së saj: “Ka diçka në faktin se, pavarësisht sa e dhimbshme dhe e vështirë mund të jetë, gjithmonë ka një rrugë përpara.” Ajo shtoi se ndonjëherë mund të ndihesh i thyer, por kalon me kalimin e kohës.
    Një burim tjetër pranë familjes tregoi se Kidman ishte e stresuar sepse e dinte që ndarja do të bëhej publike dhe e kishte frikë nga kjo, por tani që lajmi ka dalë, ajo është e qetë dhe e fokusuar tek e ardhmja dhe vajzat e saj.
    Kidman ka luftuar për të shpëtuar martesën, por tani, siç thonë burimet, ajo është e përqendruar te ardhmja dhe e mbështetur nga familja e saj.

  • ‘Nuk është ende momenti për t’i…’/ Olta Gixhari zbulon projektet e reja

    ‘Nuk është ende momenti për t’i…’/ Olta Gixhari zbulon projektet e reja

    Aktorja dhe ish banorja e ‘Big Brother VIP Albania’, Olta Gixhari ka zbuluar përmes një sesioni pyetje-përgjigje në Instagram se po përgatitet për rikthimin në ekran, por pa dhënë shumë detaje. Një ndjekës e pyeti nëse ka ndonjë projekt në televizion, film apo teatër, dhe përgjigjja e saj la të kuptohet se surprizat janë afër.
    “Jam duke punuar për dy projekte, mezi pres t’i ndaj me ju, por nuk është ende momenti”, shkroi Olta Gixhari, duke ngjallur kureshtje te ndjekësit për atë që pritet të vijë. Pyetjet e tjera kishin lidhje me memesine, dy djemte, xhelozite mes tyre si dhe ne lidhje me peshen e saj, e cila pas lindjes, duhet pranuar se duket ne top forme.
    Kjo deklaratë vjen pas një periudhe në të cilën Olta ka qenë më e rezervuar për angazhimet e saj, ndërkohë që ndjekësit presin rikthimin e saj në ndonjë projekt televiziv apo filmik.
    Megjithëse aktorja nuk ka dhënë më shumë detaje, energjia dhe entuziazmi me të cilin e bëri postimin lënë të kuptohet se bëhet fjalë për projekte të rëndësishme që do ta rikthejnë fuqishëm në qendër të vëmendjes.
    Kujtojme se Olta ka qene opinioniste ne ‘Big Brother vip Kosova’, mbase nuk i dihet, mund ta shohim ne kolltukun e opinionistes ne Big-un e Shqipërisë.

  • Pse aktorja legjendare Diane Keaton vendosi të ketë fëmijë në moshën 50 vjeç dhe të mos martohet kurrë

    Pse aktorja legjendare Diane Keaton vendosi të ketë fëmijë në moshën 50 vjeç dhe të mos martohet kurrë

    Aktorja e njohur Diane Keaton, e cila u nda nga jeta të shtunën më 11 tetor, zgjodhi të bëhet nënë në moshën 50-vjeçare, duke birësuar dy fëmijë, Dexter dhe Duke. Ajo i rriti e vetme dhe ishte thellësisht e përkushtuar në rolin e saj si nënë. Sot, Dexter është 29 vjeç dhe Duke 25.
    Keaton nuk u martua kurrë dhe kishte folur shpesh për vendimin e saj të ndërgjegjshëm për të mos lidhur jetën me askënd. Në një intervistë të vitit 2008, ajo kishte rrëfyer se mëmësia nuk ishte një dëshirë e menjëhershme, por një vendim i menduar gjatë. “Nuk do të isha kurrë ‘gati’ për t’u bërë nënë. Prandaj, thjesht u hodha në të,” kishte thënë.
    Edhe pse në karrierën e saj interpretoi shpesh gra të martuara dhe nëna në filmat si Father of the Bride apo The First Wives Club, në jetën reale ajo zgjodhi një rrugë të ndryshme. Kishte pasur marrëdhënie me figura të njohura si Al Pacino, Warren Beatty dhe Woody Allen, por nuk dëshironte të bëhej bashkëshorte. “Nuk do të ishte ide e mirë të martohesha”, kishte thënë ajo, duke shtuar se ishte shumë e lumtur që kishte qëndruar beqare.
    Diane Keaton me fëmijët e saj

    Fëmijët e saj mbetën larg vëmendjes publike dhe nuk shfaqën interes për botën e filmit. Keaton shpesh theksonte se kjo ishte një shenjë e shëndetshme dhe se jetonin një jetë relativisht normale. Në ceremoninë e vitit 2022, kur aktorja la gjurmët e saj në TCL Chinese Theatre në Hollywood, të dy fëmijët ishin aty për ta mbështetur, gjë që e preku thellësisht.
    Pas ndarjes së saj nga jeta, asnjë nga fëmijët nuk ka bërë ndonjë reagim publik, megjithatë vajza e saj Dexter ishte ajo që konfirmoi lajmin për vdekjen. Për Keaton, lidhja me fëmijët ishte gjithçka. “Ata janë gjithçka për mua. I dua me gjithë zemër,” kishte thënë në një intervistë të mëparshme.
    /vizionplus.tv
    Në ditën e dasmës së vajzës së saj

  • Angelina Jolie: E dua vendin tim, por nuk po e njoh më Amerikën

    Angelina Jolie: E dua vendin tim, por nuk po e njoh më Amerikën

    Aktorja e njohur Angelina Jolie ka dhënë një koment të sinqertë mbi gjendjen aktuale të lirisë së shprehjes në Shtetet e Bashkuara, duke theksuar shqetësimin e saj për situatën e tanishme, shkruan HuffPost.
    Gjatë një konference për media në Festivalin e Filmit në San Sebastian, gazetarja Maria Guerra e pyeti Jolie se çfarë e shqetëson më shumë si artiste dhe amerikane në raport me SHBA-në, pas peripecive që lidhen me pezullimin e prezantuesit Jimmy Kimmel nga televizioni ABC për komentet e tij mbi atentatin ndaj Charlie Kirk. Ky pezullim erdhi pas kërcënimeve për sanksione nga kreu i Komisionit Federal të Komunikimeve, Brendan Carr.
    Angelina Jolie, e cila po promovon filmin e saj të ri Couture, u ndal për një moment para se të përgjigjej. Ajo e quajti pyetjen “shumë të vështirë” dhe u shpreh:
    “E dua vendin tim… por, në këtë moment, nuk e njoh.”
    Aktorja shtoi se gjithmonë ka pasur një këndvështrim ndërkombëtar për botën. “Gjithmonë kam jetuar ndërkombëtarisht. Familja dhe miqtë e mi janë ndërkombëtarë, dhe këndvështrimi im për botën është i hapur. Çdo gjë që kufizon shprehjen personale dhe liritë e individit është shumë e rrezikshme,” tha ajo.
    Jolie gjithashtu theksoi se klima aktuale shoqërore kërkon kujdes në të shprehur dhe vetëdije për pasojat e fjalëve. “Po jetojmë në kohë shumë serioze dhe duhet të jemi të kujdesshëm, por do të them atë që ju të gjithë e dini,” përfundoi ajo.
    Deklarata e aktorës nënvizon shqetësimet për kufizimin e lirisë së shprehjes dhe reflekton ndikimin e situatës aktuale sociale në SHBA mbi individët dhe artistët.