Tag: aktorja

  • PROFIL: Kush ishte Margarita Xhepa, aktorja që u bë ikonë e kinemasë

    PROFIL: Kush ishte Margarita Xhepa, aktorja që u bë ikonë e kinemasë

    Një nga ikonat shqiptare të filmit dhe teatrit, artistja Margarita Xhepa, është ndarë nga jeta në moshën 93-vjeçare ditën e sotme.
    Aktorja u lind më 2 prill të vitit 1933, në qytetin e Lushnjës, prej ku nisi edhe hapat e parë drejt karrierës së saj. Gjatë karrierës së saj, aktorja e madhe Margarita Xhepa ka krijuar mbi 150 role në teatër.
    Veç suksesit me veprat e shumta të dramaturgëve shqiptarë, Margarita Xhepa ka korrur sukses edhe në rolet e dramaturgjisë botërore si, Ofelia tek “Hamleti”, vajza e dytë tek “Mbreti Lir”, dadoja tek “Romeo e Zhuljeta”, mbretëresha Margaret tek “Rikardi III”, etj.
    Në vitin 1997, interpretoi në filmin grek “Mirupafshim” (regjisor J. Koras, K. Vupuras). Filmi u laureua me Çmimin e Madh në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit Mesdhetar në Selanik, ndërsa Margarita Xhepa, Çmimin e Nderit.
    Në vitin 2007 iu dha “Çmimi i Karrierës” për rolin e Nadjezhnës në monodramën “Kënga e mjellmës” së Çehovit, shkruan A2 CNN.
    Veç roleve në teatër, ka realizuar edhe 32 role në kinematografi, duke punuar me shumicën e regjisorëve shqiptarë. Me K. Dhamon xhiron “Vitet e para” dhe “Gjurmët”, me I. Muçajn e K. Mitron “Dimri i fundit”, “Tokë e përgjakur”, “Një djalë edhe një vajzë” dhe “Apasionata”, me Viktor Gjikën, “Gjeneral gramafoni”, me E. Musliun, “Rrethi i kujtesës” dhe “Vitet e pritjes” (E. Musliu), me Kujtim Çashkun, “Dora e ngrohtë”, me Dhimitër Anagnostin, “Gurët e shtëpisë sime”, me P. Milkanin, “Pranvera s’erdhi vetëm”, me S. Kumbaron, “Koncert në vitin 1936”, me Gj. Xhuvanian “E diela e fundit” dhe “I dashur armik”.
    Në maj 2004 u rikthye në skenën e Teatrit Kombëtar, për të shkëlqyer në dramën “Streha e të harruarve”, një tjetër sukses në karrierën e saj 50-vjeçare. Krahas teatrit, Xhepa është shfaqur në ekranin e filmit me një galeri të larmishme prej 31 rolesh.
    Xhepës i janë akorduar gjithashtu edhe titujt “Artiste e Popullit”, “Nderi i Kombit”, dhe Urdhri i Lartë “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”.

  • Arti shqiptar në zi/ Margarita Xhepa u shua një ditë pasi festoi ditëlindjen

    Arti shqiptar në zi/ Margarita Xhepa u shua një ditë pasi festoi ditëlindjen

    Ylli i kinematografisë shqiptare, Margarita Xhepa ka ndërruar jetë në moshën 91-vjeçare.

    Djali i saj, aktori Ndriçim Xhepa ka konfirmuar lajmin.

    Sipas informacioneve, së fundmi ajo ka qenë e rënduar nga mushkëritë. Aktorja ndërroi jetë në një spital privat.

    Ditën e djeshme, më 2 prill, Margarita Xhepa festonte ditëlindjen.

    Aktorja është një nga figurat më të dashura të teatrit dhe filmit shqiptar. 

    Zonja e madhe e skenës numëron mbi 150 role në teatër dhe 32 në kinematografi.

    Margarita Xhepa mbetet në memorien e shqiptarëve në shumë filma si “Dimri i fundit”, “Koncert në vitin ‘36”, “Apasionata”, “Gjeneral Gramafoni”, etj.

    Krahas titullit të lartë si “Nderi i Kombit”, gjerdani i kinemasë ka marrë vlerësim edhe në rolet e dramaturgjisë botërore.

    Në vitin 2007 asaj iu dha “Çmimi i Karrierës” për rolin e Nadjezhnës në monodramën “Kënga e mjellmës” së Çehovit. Margarita Xhepës i është akorduar gjithashtu edhe titulli “Artiste e Popullit”.

  • E TRISHTË – Ndërron jetë aktorja Margarita Xhepa, një nga yjet e skenës dhe ekranit shqiptar…

    E TRISHTË – Ndërron jetë aktorja Margarita Xhepa, një nga yjet e skenës dhe ekranit shqiptar…

    Është ndarë nga jeta aktorja e madhe shqiptare, Margarita Xhepa. Ylli i kinematografisë shqiptare ka ndërruar jetë në moshën 91-vjeçare. Lajmi është konfirmuar edhe nga i biri, aktori Ndriçim Xhepa, pak orë pasi e ndjera festoi ditëlindjen.
    Aktorja u lind më 2 prill të vitit 1934, në qytetin e Lushnjës, prej ku ka filluar hapat e parë drejt karrierës së saj.
    Gjatë karrierës së saj, aktorja e madhe Margarita Xhepa ka krijuar mbi 150 role në teatër dhe 32 role në kinematografi.
    Veç suksesit me veprat e shumta të dramaturgëve shqiptarë, Margarita Xhepa ka korrur sukses edhe në rolet e dramaturgjisë botërore si, Ofelia tek “Hamleti”, vajza e dytë tek “Mbreti Lir”, dadoja tek “Romeo e Zhuljeta”, mbretëresha Margaret tek “Rikardi III”, etj.
    Në vitin 1997, interpretoi në filmin grek “Mirupafshim” (regjisor J. Koras, K. Vupuras). Filmi u laureua me Çmimin e Madh në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit Mesdhetar në Selanik, ndërsa Margarita Xhepa, Çmimin e Nderit.

  • Ndahet nga jeta aktorja Margarita Xhepa

    Ndahet nga jeta aktorja Margarita Xhepa

    Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P
    Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

  • Humbi vëllain nga kanceri në moshë të re, aktorja bën postimin emcionues: Shenjat që më dërgon ai

    Humbi vëllain nga kanceri në moshë të re, aktorja bën postimin emcionues: Shenjat që më dërgon ai

    Eva Mendes ka bërë një postim pranveror, në natyrë, por me një mesazh të trishtë. Aktorja nderon vëllain e saj, Carlos Mendez, i cili u nda nga jeta më 17 prill 2016, në moshën 53-vjeçare, pas një beteje me kancerin.
    “Më 2 prill, vëllai im do të kishte ditëlindjen.
    “Ai vdiq pothuajse nëntë vjet më parë. Më pak se dy javë më vonë, linda fëmijën tim të dytë.Sa herë që i afrohet ditëlindja, unë filloj të kërkoj shenja se është ai”. Sigurisht, e gjithë kjo mund të jetë vetëm në kokën time, por preferoj të mos e besoj. Kjo nuk është një ide e mirë.

    Kështu që ja ku jam, kam filluar të shoh zemra kudo dhe ta ndjej atë pak më afër meje. Dhe më shumë do të pasojnë. Jam e sigurt .
    Vëllai i saj i vogël, komenton nën postimin e saj: ” Më mungon shumë “.
    Në një intervistë të mëparshme për vdekjen e vëllait të saj, ajo kishte thënë: “Është shumë e vështirë. Falë Zotit, unë pata fëmijën tim . Kështu që kishte diçka për të ecur përpara me jetën time.”

    Një nga kujtimet e saj të preferuara me vëllain e saj ishin pushimet e tyre : ” Në Ditën e Falënderimeve, Krishtlindjet, apo ndonjë darkë tjetër të madhe , ishte ai që gatuante gjithçka”. Sigurisht që më mungon tepër, çfarëdo që të them është pak, por e mbaj këtë traditë . Më vjen mirë që e mora prej tij. Nuk mendoj se mund ta vazhdoj në të njëjtën mënyrë, por vjen me disa kujtime vërtet argëtuese .”
    /vizionplus.tv
     

  • Pak muaj pasi u nda nga partneri, aktorja e njohur sjell në jetë fëmijën

    Pak muaj pasi u nda nga partneri, aktorja e njohur sjell në jetë fëmijën

    Në familjen e Megan Fox është shtuar një anëtar i ri.
    38-vjeçarja mirëpriti fëmijën e saj të katërt, i pari me ish partnerin e saj, Machine Gun Kelly. Ka qenë ky i fundit që ka ndarë lajmin emocionues në Instagram teksa ka postuar një video me vajzën e tij të porsalindur.
    Fox dhe Kelly, të cilët u fejuan në janar të vitit 2022, u ndanë në fund të nëntorit të vizit që kaloi, jo shumë kohë pasi njoftuan se do bëheshin prindër. Meghan është nënë e djemve Noah, 12 vjeç, Bodhi, 11 vjeç dhe Journey, 8 vjeç të cilët i ka me ish-bashkëshortin Brian Austin Green.

  • Një yll filmik që shuhet 43 vjeçe

    Një yll filmik që shuhet 43 vjeçe

    Aktorja Emilie Decen ndërroi jetë dje, të dielën, në moshën 43-vjeçare, në spitalin “Gustave Roussy”, në një periferi të Parisit, për shkak të komplikimeve nga një kancer i rrallë, njoftuan për Agence France-Presse familja e saj dhe agjentja e saj artistike Danielle Gen.
    Ai kishte treguar në tetor 2023 se vuante nga kanceri endokrin, i cili ishte diagnostikuar dy muaj më parë, dhe që atëherë ishte detyruar të qëndronte larg xhirimeve dhe skenës së teatrit.
    “Çfarë lufte e ashpër!” Dhe nuk e zgjedhim ne…”, shkroi aktorja belge përmes Instagramit në 4 shkurt, Ditën Botërore të Kancerit.

    Në dhjetor, ajo i tha TF1 se po luftonte me një sëmundje gjithnjë e më agresive, që do të thoshte se “nuk do të jetonte aq gjatë sa ishte parashikuar”.
    Kanceri i saj ishte një tumor malinj në gjëndrën mbiveshkore – prognoza është më e keqe sa më i madh të jetë tumori.
    E lindur më 29 gusht 1981, Emilie Decen u zbulua për publikun vetëm në moshën 18-vjeçare, duke luajtur në filmin e vëllezërve Dardenne “Rosetta”, i cili i dha asaj çmimin për aktoren më të mirë në Festivalin e Filmit në Kanë në 1999.
    Ajo luajti role në pothuajse 50 filma të tjerë, duke përfshirë “La Fille Du Rer” (2009), “à Perdre La Raison” (2012), e cila i fitoi asaj një çmim të dytë në Kanë, për “PAS Son Genre” (2014), dhe “Les Chosen Qu’on Dit, Les Choses Qu’on Fait”. /tesheshi.com/