Tag: aktorja

  • Pamela Anderson: Pse dëshiron të ndryshojë mbiemrin e saj

    Pamela Anderson: Pse dëshiron të ndryshojë mbiemrin e saj

    Ylli i njohur i “Baywatch” dhe “The Last Showgirl”, Pamela Anderson, ka shpërndarë planet e saj për të ndryshuar mbiemrin dhe për t’i dhënë vëmendje rrënjëve të saj finlandeze. Në një intervistë për Vogue Scandinavia, aktorja 58-vjeçare deklaroi se do të dëshironte të quhej Pamela Hyytiäinen, mbiemri i gjyshit të saj, të cilin e ndryshoi kur emigroi në Kanada për t’u integruar më lehtë në shoqëri.
    “Ndonjëherë nuk dua të jem Pamela Anderson, por Pamela Hyytiäinen. Do të doja ta ndryshoja mbiemrin tim, por nuk më lejojnë,” tha aktorja, duke theksuar lidhjen e veçantë që kishte me gjyshin e saj Herman Hyytiäinen. Ai jo vetëm që i mësoi finlandishten, por mbeti një figurë e rëndësishme në jetën e saj, edhe pas vdekjes së tij, kur Pamela ishte vetëm 11 vjeç.
    Aktorja ka qenë gjithmonë e hapur ndaj eksplorimit të identitetit të saj, si në karrierë ashtu edhe në pamjen personale. Nga rolet si simbol seksi në “Baywatch”, te performanca e saj më e vonshme në “The Last Showgirl”, Anderson ka kaluar përmes transformimeve të shumta. Në një intervistë me Marie Claire Greece, ajo shprehu se roli në filmin “The Last Showgirl” i dha mundësinë të rishikonte vendime të kaluara dhe të shprehte kreativitetin e saj në mënyrë të thellë, duke treguar pasion për artin dhe teatrot e autorëve të mëdhenj si Tennessee Williams dhe Eugene O’Neill.
    Pamela Anderson vazhdon të sfidojë pritshmëritë, duke eksploruar identitetin, rrënjët dhe mundësitë e reja artistike, ndërsa mendon seriozisht për një hap simbolik që lidh të kaluarën e saj familjare me të tashmen.

  • “Po bëhemi prindër sërish!”/ Aktorja e njohur pret fëmijën nr. 2

    “Po bëhemi prindër sërish!”/ Aktorja e njohur pret fëmijën nr. 2

    Aktorja e njohur Rebel Wilson dhe gruaja e saj, Ramona Agruma janë në pritje të fëmijës së tyre të dytë.
    Stilistja ndau një postim në rrjetet sociale ku tregoi se është shtatzënë me një vajzë. Në postim ajo përfshiu foto të tyre së bashku ku putheshin e përqafoheshin, më pas një foto të vajzës së parë, Royce Lillian, kur ishte e sapolindur.
    Në serinë e fotove shihet edhe testi i shtatzënisë i Agruma dhe barku i saj i rrumbullakosur.
    “Nga kjo te… bebi nr. 2 është rrugës”, shkruhet krah postimit. “Lajmi më i lumtur në familjen tonë, së shpejti do të jemi katër!”
    Në nëntor të vitit 2022, Wilson dha lajmin ne rrjetin social Instagram se vajza e tyre e madhe kishte ardhur në jetë.
    “Më se krenare të njoftoj lindjen e fëmijës tim të parë, Royce Lillian, që lindi këtë javë përmes një nëne zëvendësuese. Nuk mundem as ta përshkruaj dashurinë që kam për të, ajo është një mrekulli e bukur!”, shkroi aktorja krah fotos së vajzës. Kujtojme se ajo vuan nga problemet me fertilitetin.
    Më tej, aktorja shprehu mirënjohjen ndaj kujtdo që ishte pjesë e këtij rrugëtimi dhe falënderoi nënën zëvendësuese “që e mbajti dhe lindi me mirësi e kujdes.”

  • “Nuk e shoh veten në skenë…”/ Rrëfimi pas shumë vitesh i Ervina Kotolloshit pas largimit nga Shqipëria

    “Nuk e shoh veten në skenë…”/ Rrëfimi pas shumë vitesh i Ervina Kotolloshit pas largimit nga Shqipëria

    Aktorja e njohur e humorit, Ervina Kotolloshi, e cila u bë e dashur për publikun si “Ponjat e Portokallisë”, ka dhënë një deklaratë të ndjerë mbrëmjen e sotme gjatë një lidhjeje Skype në emisionin “Goca dhe Gra”. E emocionuar, aktorja tregoi se i mungon publiku dhe aktrimi, por se nuk e sheh më veten në skenë si dikur.
    “Mua më ka marrë malli shumë për ju. Nuk e shoh më veten fare në skenë, para publikut. I falenderoj për të gjitha, por nuk e shoh veten në skenë,” u shpreh Ervina tejet e prekur.
    Aktorja shtoi se vendimi i saj erdhi pas një eksperience jo të mirë në daljen e fundit skenike:
    “Herën e fundit që kam qenë në skenë nuk jam ndjerë mirë dhe kam thënë që nëse nuk ndihesh mirë, më mirë mos ta bësh më sesa ta vazhdosh.”
    Deklarata e saj ka krijuar reagime të fortesuara në rrjet, ku shumë ndjekës i kanë shprehur mbështetjen dhe respektin për sinqeritetin dhe rrugëtimin e saj artistik. Për shumë njerëz, Ervina mbetet një nga figurat më të dashura të humorit shqiptar, pavarësisht distancimit të saj aktual nga skena. Tashme ajo prej vitesh jeton ne France, aty ku ka dhe familjen, madje dhe nje fjale te vogel.

  • Projektligjin për menopauzën, aktorja e famshme kritikon ashpër guvernatorin e Kalifornisë: Injoron gratë

    Projektligjin për menopauzën, aktorja e famshme kritikon ashpër guvernatorin e Kalifornisë: Injoron gratë

    Aktorja fituese e Oscar-it, Halle Berry, ka bërë thirrje që gratë dhe burrat të mbrojnë të drejtat e grave në shëndet, veçanërisht në lidhje me menopauzën, duke kritikuar njëkohësisht guvernatorin e Kalifornisë, Gavin Newsom, për veton që ai vendosi mbi ligjin për këtë çështje.
    Berry, e cila është bërë një avokate e njohur për kujdesin ndaj grave gjatë menopauzës dhe ka krijuar edhe kompaninë e saj në këtë fushë, foli në konferencën New York Times DealBook Summit në Nju Jork. Ajo kritikoi guvernatorin demokrat, duke thënë se ai “injoron gratë” dhe se nuk duhet të synojë të jetë president në të ardhmen.
    Aktorja përgëzoi shtetin e Illinois-it që u bë së fundmi “shteti i parë që e bën të detyrueshme mbulimin e trajtimit hormonal të zëvendësimit”. Megjithatë, ajo kritikoi Newsom, i cili është guvernator i Kalifornisë që nga viti 2019 dhe ka lënë të hapur mundësinë për të kandiduar për zgjedhjet presidenciale të 2028-ës.

    “Në shtetin tim të madh, Kaliforninë, guvernatori im, Gavin Newsom, vendosi veto mbi ligjin për menopauzën, jo një, por dy vite radhazi. Por nuk ka problem, ai nuk do të jetë gjithmonë guvernator”, tha Berry. “Dhe mënyra se si injoroi gratë, gjysmën e popullsisë, duke na nënvlerësuar në moshën e mesme, ndoshta nuk duhet të jetë as presidenti ynë i ardhshëm, thjesht e them“.
    Ligji AB 432, i cili u rrëzua nga Newsom në tetor, synonte zgjerimin e mbulimit të sigurimeve për kujdesin e menopauzës dhe ofrimin e stimujve për mjekët që do të përfundonin programe trajnimi për peri-menopauzën, menopauzën dhe post-menopauzën.

     
    Reagimi i guvernatoritNjë zëdhënës i Newsom për ABC News tha se guvernatori vendosi veto sepse ligji “do të rritej pa dashje kostoja e kujdesit shëndetësor për miliona gra punonjëse dhe familjet e tyre”. Shtoi gjithashtu se guvernatori “vlerëson thellësisht angazhimin e Berry dhe dëshiron të punojë me të” për të zgjeruar qasjen në kujdesin për menopauzën.
    Halle Berry kishte mbështetur publikisht AB 432. Vitin e kaluar, ajo ishte gjithashtu për ligj federal për kërkimin dhe informimin mbi menopauzën, duke marrë pjesë në një protestë jashtë Kapitolit të SHBA-së, ku kishte thënë: “Jam në menopauzë, ok?”
    Si nënë e dy fëmijëve, Berry theksoi se gratë “meritojnë kujdes më të mirë”. Ajo bëri thirrje që gratë, burrat dhe liderët të “kujdesen” për shëndetin e grave dhe i inkurajoi gratë të jenë “të guximshme dhe të forta në kërkesën për të drejtat e tyre”.
    /vizionplus.tv

  • “Ç’të them unë për këta?”/ Egla Ceno pyetet për komentin e Zhakut dhe Zhaklinës

    “Ç’të them unë për këta?”/ Egla Ceno pyetet për komentin e Zhakut dhe Zhaklinës

    Aktorja dhe fituesja e “BBVA”, Egla Ceno ka reaguar së fundmi pas komenteve te bera nga Zhaku, Zhaklina dhe Arian Konomi ne emisionin “Mirembrema Yje”, te cilat u interpretuan si një thumbim në adresë të aktores se njohur. E pyetur gjatë emisionit “Shqiperia Live”, lidhur me deklaratat e tyre, Ceno u përgjigj me qetësi, duke shmangur konfliktin dhe duke nënvizuar se nuk e sheh veten të përfshirë në asnjë lloj polemike.
    “Ç’të them unë për këta,” u shpreh Egla me një ton të prerë, duke lënë të kuptohet se nuk dëshiron të komentojë më tej për personat që, sipas saj, mund të reagojnë në emrin e saj pa asnjë arsye të vërtetë.
    Aktorja shtoi: “Ndoshta u bëjnë punë të reagojnë ashtu në emrin tim.”
    Me këtë deklaratë, Ceno la të nënkuptohet se këta reagime mund të jenë më shumë pjesë e nevojës për vëmendje se sa të një konflikti real.
    Reagimi i saj vjen pas një periudhe ku emri i Egla Cenos ka qenë shpesh në qendër të mediave për shkak të debateve televizive dhe proceseve ligjore, por aktorja duket e vendosur të qëndrojë larg zhurmës, duke preferuar të mos i japë rëndësi komenteve që, sipas saj, nuk kanë bazë.

  • Aktorja Egla Ceno dorëhiqet nga Teatri Skampa: S’më japin rrogën

    Aktorja Egla Ceno dorëhiqet nga Teatri Skampa: S’më japin rrogën

    Aktorja Egla Ceno ka njoftuar dorëheqjen si aktore në Teatrin Skampa të Elbasanit.
    Në një reagim në rrjetet sociale, Egla Ceno shkruan se i është ndërprerë rroga, për shkak se ka marrë pjesë në shfaqjen “Babai” te Teatri Kombëtar Eksperimental. “Keni dy muaj që më hiqni bebelinat e mamit, 550 lek te vjetra rrogë”-thotë Egla.
    “Falenderim publik për Teatrin “Skampa” për “bashkëpunimin” që kam patur deri sot. Ka qenë një eksperiencë e paharrueshme; sidomos momenti kur u vendos të hiqej paga ime vetëm se mora pjesë në shfaqjen “Babai” te Teatri Kombëtar Eksperimental (të paktën ky ishte preteksti që mu komunikua) Një veprim “artistik” me plot finesë, që flet shumë për mënyrën se si vlerësohet puna, artisti dhe njeriu.
    Sa për dirigjencën? Bravo. E goditët me stil të vërtetë të lartë “vendimmarrjen kreative”. Kaq kam për dirigjencën! Zoti qoftë me ju, keni dy muaj që më hiqni bebelinat e mamit (550 lek te vjetra rrogë)
    Vijoj përpara, më e fortë dhe më e qartë se kurrë për çfarë meritoj dhe çfarë nuk pranoj.E dua pafundësisht Skampën dhe Elbasanin dhe jam vetëm mirënjohëse për dashurinë e publikut.Kjo është një histori drejtorllëku por unë “luftën” e kam me skenën jo me drejtorllëkun, prandaj i mrekullueshmi Elbasan, të lutem prano dorëheqjen time. Ju kam në zemër“-shkruan Egla.

  • Egla Ceno largohet nga Teatri “Skampa”: Keni dy muaj që më hiqni bebelinat e mamit!

    Egla Ceno largohet nga Teatri “Skampa”: Keni dy muaj që më hiqni bebelinat e mamit!

    Aktorja Egla Ceno ka njoftuar dorëheqjen e saj nga Teatri “Skampa” në Elbasan, pas një përplasjeje me drejtorin e institucionit, Kliton Kapaj. Lajmin e bëri të ditur vetë aktorja përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shpjegon se shkak për vendimin e saj ka qenë mospagesa e rrogës për dy muaj, një shumë prej 55 mijë lekësh të reja.
    Sipas Cenos, problemi ka lindur pas pjesëmarrjes së saj në shfaqjen “Babai” në Teatrin Eksperimental të Tiranës. Ajo e cilëson vendimin e drejtorit për të pezulluar pagën e saj si një veprim “artistik” me shumë finesë, që tregon sesi vlerësohet puna dhe artisti. Në postimin e saj, Ceno shprehet: “Vijoj përpara, më e fortë dhe më e qartë se kurrë për çfarë meritoj dhe çfarë nuk pranoj.”
    Aktorja, e cila ka qenë pjesë e skenës elbasanase për vite me radhë, thekson se largimi i saj nuk lidhet me teatër, por me menaxhimin e institucionit.
    Reagimi i plotë:
    Tiranë.
    “Falenderim publik për Teatrin “Skampa” për “bashkëpunimin” që kam patur deri sot. Ka qenë një eksperiencë e paharrueshme; sidomos momenti kur u vendos të hiqej paga ime vetëm se mora pjesë në shfaqjen “Babai” te Teatri Kombëtar Eksperimental (të paktën ky ishte preteksti që mu komunikua) Një veprim “artistik” me plot finesë, që flet shumë për mënyrën se si vlerësohet puna, artisti dhe njeriu.
    Sa për dirigjencën? Bravo. E goditët me stil të vërtetë të lartë “vendimmarrjen kreative”. Kaq kam për dirigjencën! Zoti qoftë me ju, keni dy muaj që më hiqni bebelinat e mamit (550 lek te vjetra rrogë) Vijoj përpara, më e fortë dhe më e qartë se kurrë për çfarë meritoj dhe çfarë nuk pranoj.E dua pafundësisht Skampën dhe Elbasanin dhe jam vetëm mirënjohëse për dashurinë e publikut. Kjo është një histori drejtorllëku por unë “luftën” e kam me skenën jo me drejtorllëkun, prandaj i mrekullueshmi Elbasan, të lutem prano dorëheqjen time. Ju kam në zemer”, shkruan Ceno në postimin e saj.
     

     

  • “Më keni hequr pampersat e mamit”/ Aktorja Egla Ceno dorëhiqet nga Teatri Skampa: S’më japin rrogën

    “Më keni hequr pampersat e mamit”/ Aktorja Egla Ceno dorëhiqet nga Teatri Skampa: S’më japin rrogën

    Aktorja Egla Ceno ka njoftuar dorëheqjen si aktore në Teatrin Skampa të Elbasanit.

    Në një reagim në rrjetet sociale, Egla Ceno shkruan se i është ndërprerë rroga, për shkak se ka marrë pjesë në shfaqjen “Babai” te Teatri Kombëtar Eksperimental. “Keni dy muaj që më hiqni bebelinat e mamit, 550 lek te vjetra rrogë”-thotë Egla.
    “Falenderim publik për Teatrin “Skampa” për “bashkëpunimin” që kam patur deri sot. Ka qenë një eksperiencë e paharrueshme; sidomos momenti kur u vendos të hiqej paga ime vetëm se mora pjesë në shfaqjen “Babai” te Teatri Kombëtar Eksperimental (të paktën ky ishte preteksti që mu komunikua) Një veprim “artistik” me plot finesë, që flet shumë për mënyrën se si vlerësohet puna, artisti dhe njeriu.
    Sa për dirigjencën? Bravo. E goditët me stil të vërtetë të lartë “vendimmarrjen kreative”. Kaq kam për dirigjencën! Zoti qoftë me ju, keni dy muaj që më hiqni bebelinat e mamit (550 lek te vjetra rrogë)
    Vijoj përpara, më e fortë dhe më e qartë se kurrë për çfarë meritoj dhe çfarë nuk pranoj.E dua pafundësisht Skampën dhe Elbasanin dhe jam vetëm mirënjohëse për dashurinë e publikut.Kjo është një histori drejtorllëku por unë “luftën” e kam me skenën jo me drejtorllëkun, prandaj i mrekullueshmi Elbasan, të lutem prano dorëheqjen time. Ju kam në zemër“-shkruan Egla.

    Top Channel

  • “Më keni hequr bebelinat e mamit”, Egla Ceno dorëhiqet nga Teatri Skampa: Histori drejtorllëku, kanë dy muaj që s’më japin rrogën

    “Më keni hequr bebelinat e mamit”, Egla Ceno dorëhiqet nga Teatri Skampa: Histori drejtorllëku, kanë dy muaj që s’më japin rrogën

    egla ceno dhe kliton kapaj

    TIRANË- Aktorja Egla Ceno ka njoftuar dorëheqjen e saj nga puna si aktore në Teatrin Skampa në Elbasan. Shkak për këtë është bërë përplasja me drejtorin e institucionit, i cili sipas gazetares prej dy muajsh nuk i ka dhënë pagën e saj, prej 55 mijë lekësh të reja. Shkak për këtë është bërë fakti që aktorja ka marrë pjesë në një shfaqje në Teatrin Eksperimental në Tiranë.
    “Falenderim publik për Teatrin “Skampa” për “bashkëpunimin” që kam patur deri sot. Ka qenë një eksperiencë e paharrueshme; sidomos momenti kur u vendos të hiqej paga ime vetëm se mora pjesë në shfaqjen “Babai” te Teatri Kombëtar Eksperimental (të paktën ky ishte preteksti që mu komunikua) Një veprim “artistik” me plot finesë, që flet shumë për mënyrën se si vlerësohet puna, artisti dhe njeriu.
    Sa për dirigjencën? Bravo. E goditët me stil të vërtetë të lartë “vendimmarrjen kreative”. Kaq kam për dirigjencën! Zoti qoftë me ju, keni dy muaj që më hiqni bebelinat e mamit (550 lek te vjetra rrogë) Vijoj përpara, më e fortë dhe më e qartë se kurrë për çfarë meritoj dhe çfarë nuk pranoj.
    E dua pafundësisht Skampën dhe Elbasanin dhe jam vetëm mirënjohëse për dashurinë e publikut. Kjo është një histori drejtorllëku por unë “luftën” e kam me skenën jo me drejtorllëkun, prandaj i mrekullueshmi Elbasan, të lutem prano dorëheqjen time. Ju kam në zemer”, shkruan Ceno në postimin e saj.
    Aktorja prej vitesh ka qenë pjesë e skens së Teatrit të Elbasanit, ndërkohë që përplasja me drejtorin Kliton Kapaj duket se është bërë shkak për largimin e saj nga ky institucion./ZËRI 

  • Surprizë! Aktorja e njohur në pritje të fëmijës së tretë!

    Surprizë! Aktorja e njohur në pritje të fëmijës së tretë!

    Sienna Miller është shtatzënë! Aktorja, 43 vjeçe, surprizoi publikun teksa debutoi barkun e saj të rrumbullakosur në Fashion Awards 2025 në Londër, në Royal Albert Hall, ku parakalon në tapetin e kuq. Miller shkëlqeu me një fustan të bardhë transparent të kombinuar me pantallona të shkurtra të bardha, ndërsa flokët i mbante të lëshuara me onde dhe i kishte shoqëruar me vathë të mëdhenj, duke tërhequr menjëherë vëmendjen e fotografëve.

    Ky është fëmija i saj i tretë. Miller mirëpriti një vajzë me partnerin Oli Green në fund të vitit 2023 dhe është gjithashtu nënë e Marlowe, 13 vjeçe, që e ka me ish-partnerin Tom Sturridge. Përfaqësuesi i aktores nuk ka komentuar ende për lajmin.
    Miller, e cila është në lidhje me aktorin 28-vjeçar që nga viti 2022, ka folur më parë për “presionin” që ka ndjerë për zgjerimin e familjes pas moshës 40 vjeç. Në një intervistë për Elle UK në vitin 2022, ajo u shpreh se kishte ngrirë disa nga vezët e saj, duke shtuar se ndjente presion të madh biologjik për të pasur një tjetër fëmijë. “Biologjia është jashtëzakonisht e ashpër me gratë në atë dekadë të jetës,” pati thënë ajo.
    Në intervistën për Vogue në dhjetor 2023, Miller foli hapur për pasiguritë që ka lidhur me të qenit nënë në një moshë më të madhe, duke pranuar se ende po mëson të ndihet e sigurt me këtë realitet.
    Në prill të këtij viti, ajo u shfaq rrallë në publik së bashku me vajzën Marlowe në një event familjar në Londër, ku u fotografuan të buzëqeshura përkrah Oli Green, i cili shihej duke e përqafuar aktoren.