Vlerësimi për artistët, buxheti për kinematografinë apo dhe restaurimi i filmave shqiptarë janë disa nga problemet, që shpreh aktori i njohur Nikolla Llambro. Në intervistën për gazetën “SOT” aktori Nikolla Llambro thotë se restaurimi i filmave është një proces i rëndësishëm, duke sjellë në vëmendje dhe premierën e restauruar të filmit “Liri a vdekje” disa kohë më parë në Tiranë. Në këtë film aktori luan rolin e Zenan Mahskullorës dhe thotë se “Liri a vdekje ”, si nga pikëpamja historike edhe nga pikëpamja artistike ka rëndësi të veçantë. Aktori thotë se buxheti për instucionet e artit në vend duhet rritur nga Ministria e Kulturës dhe shprehet edhe për vështirësitë, që ka sot xhirimi i filmave. Sipas tij regjisorë të talentuar për shkak se nuk kanë buxhet mbajnë skenarët në sirtarë. Aktor i njohur i shumë roleve në teatër dhe filma në Shqipëri para ’90-tës, Nikolla Llambro arriti edhe në Greqi të bëjë emër si aktor. Sot është imazh edhe i shumë reklamave atje. Por sa i takon vlerësimit për artistët në Shqipëri, aktori shpreh kritika. Ai thotë se nga shteti shqiptar mungon vlerësimi për artistët që e meritojnë.
– Në aktivitetin artistik ju keni realizuar dhjetëra role në teatër dhe kinematografi. Ju ishit i pranishëm edhe në premierën e restauruar të filmit “Liri a vdekje” pak kohë më parë në Tiranë. Filmi është me skenar të shkrimtarit Vath Koreshi dhe regji të dy regjisorëve Ibrahim Muçaj dhe Kristaq Mitro. Si një nga aktorët me rol në këtë film xhiruar në vitin 1978, çfarë i kishte sjellë restaurimi filmi?
Filmi “Liri a vdekje ” si nga pikëpamja historike edhe nga pikëpamja artistike ka rëndësi të veçantë. Në premierën e filmit të restauruar në Tiranë në sallë takova edhe regjisorin e shquar Mevlan Shanaj dhe m’u duk se ishte i emocionuar. Dukej qartë që filmi i kishte lënë mbresa shumë. Procesi i restaurimit në filma është jo vetëm i domosdoshëm, por edhe një detyrë e rëndësishme patriotike për ne krijuesit, për arkivin, për të gjithë ata që merren me filmat, që prodhime kinematografike të asaj kohe duhen shpëtuar nga shkatërrimi. Filmat para vitit 1990 janë xhiruar me film orvo që nuk ishte në mundësinë e kodakut, sepse kaq mundësi kishte shteti atë kohë dhe prodhoheshin shumë filma artistikë e dokumentarë. Duke u xhiruar me film orvo me kohën filluan të humbasin jo vetëm freskia e cilësia, por dhe ngjyrat e filmave të asaj kohe kur i shikonim ishin bastarduar. Ndaj restaurimi është jashtëzakonisht i domosdoshëm për të gjithë filmat me probleme, sepse filmat shqiptarë janë një pasuri kombëtare.
-Restaurimet e filmave siç është bërë me dije dhe më parë janë edhe në bashkëpunime. Kur flasim për pjesën e buxhetit, ju si e shikoni rolin e shtetit?
Shteti jonë akoma me sa di nuk ishte në gjendje që të ketë atë teknikë, atë eksperiencë që duhet për të restauruar një film sa më shpejt dhe me kosto sa më të ulët. Arkivi i Filmit në këtë drejtim ka bërë një punë të mrekullueshme. Mua nuk më intereson nëse filmat i restaurojnë jashtë, por rëndësi ka që shteti në ato ndarjet e buxheteve që bën sidomos për kulturën, Ministria e Kulturës duhet patjetër të llogarisë një buxhet që është i konsiderueshëm, madje i madh për të restauruar filmin. Brezi që do të vijë do na lavdërojë, jo të na kritikojë. Mjaft janë shkatërruar filmat.
– Shfaqja e filmave të realizuar para viteve 1990 në vend ka sjell herë pas here dhe një debat mbi mënyrën se si duhen shfaqur ata, kjo ka vijuar edhe në komision parlamentar. Ju i konsideroni filmat pasuri kombëtare, çfarë mund të na thoni?
Kjo është një censurë, një absurditet. Populli është në gjendje që të zgjedhë dhe të gjykojë. Filmat para viteve 1990 nuk do të vijnë më. Atëherë pse duhen bërë këto që thuhen herë pas here sot për filmat e asaj kohe. Po të pyesësh një 20 vjeçar sot e ka të qartë. Ajo ishte histori e popullit shqiptar. Nëse ndërron një sistem, duhet të vijë dhe të bëjë po atë që ka bërë më përpara ish qeveria para ‘90? Çfarë janë këto që thuhen sot për filmat, të shfaqen a jo, të shfaqen në mënyrë të kontrolluar, etj. Filmat që prodhoheshin dikur në Kinostudio kalonin në një filtër deri në komitetin qëndror, deri në byronë politike. Një byro tjetër po na lind për censura. Jemi në demokraci, kushdo do të jetë i lirë të gjykojë ashtu si e shikon, si e mendon. Nuk e prano, mos e prano mbyll televizorin, por nuk ke të drejtë të vësh censurë. Jemi në demokraci, jemi në gjykim të lirë.
-U bë një takim që pati të pranishëm dhe artistë, drejtues të institucioneve, etj, mbi strategjinë kombëtare për kulturën 2026-2030. Për ju kjo strategji, çfarë duhet të synojë?
Ajo që është e dhimbshme për ne aktorët është se buxhetet për xhirimin e filmave janë për të qarë hallin. Nuk jepen para. Filmi nuk bëhet pa para. Që të fitosh një cilësi të mirë të një filmi të bukur që të konkurrojë në arenën ndërkombëtare të festivaleve duhen para. Iu është lënë e drejta dhe mundësia dhe nevoja që regjisorët të krijojnë skenarë vetë. Kjo është mangësi edhe e punës së Ministrisë së Kulturës, që nuk ka një studio, të gjejnë njerëzit që kanë prirje për skenaristë. Kinostudio në atë periudhë kishte të emëruar skenaristë që ishin shkrimtarë. Të njëjtën gjë mund të bëjë Ministria e Kulturës, të ketë disa skenaristë, të cilët të paguhen dhe të jenë të lirë dhe të krijojnë skenarë. Tani regjisori bën skenarin, bëhet producent, i bën të gjitha. Nuk ka mundësi. Vetëm në raste të rralla mund të arrihet një kulm cilësor kur të gjitha punët i bën një njeri ose një grup i vogël njerëzish. Këtu duhet shteti, jo për kontroll, por për ndihmesë, financim. Mua më vjen keq që regjisorë shumë të mirë kanë në sirtarë skenarë dhe nuk iu jepet buxhet për ti xhiruar. Kristaq Mitro një regjisor i talentuar që ka bërë filma me Ibrahim Muçajn, para se të ndahej nga jeta kishte një skenar të Roland Gjozës, që ishte një mrekulli, një trajtim modern i filmit shqiptar. Ai u përjashtua nga bordi, nuk iu dha buxheti për xhirimin. Shteti të ndihmojë regjisorët e talentuar të bëjnë filma shumë të mirë. Kanë bërë një propozim para Covid, për “Mjeshtër i Madh” nga Ambasada e Shqipërisë këtu në Athinë. Ministria e Jashtme e përcolli në Presidencë dhe aty humbi, pa dhënë një përgjigje pse s’u aprovua.
– Aktor i njohur i shumë roleve para 1990 në teatër dhe filma në Shqipëri, ju arritët edhe në Greqi të bëni emër si aktor. Aktiviteti juaj artistik në vend me dhjetra role në filma dhe teatër. Sa jeni vlerësuar nga shteti shqiptar?
Kur një aktor që ka aktivitet dhe që i ka dhënë edhe Shqipërisë, por që nuk vlerësohet ashtu si duhet atëherë ai fillon edhe pezmatohet, i humb shpirti kur shikon kolegë, që kanë më pak veprim artistik dhe janë vlerësuar maksimalisht. Unë kam rreth 70 role nga të cilët 35 role janë teatër, sidomos në teatrin e Gjirokastrës, ku shumë nga ato kanë hyrë në fondin e artë të teatrit. Dhe me rolin Mato Gruda te filmi “Njeriu me top” në festival në 1978 kam marrë vlerësimin si “Aktori më i mirë i festivalit”. Ndër këtë deri sa ika në 1990, nga Ministria e Kulturës nga Shqipëria kam vetëm një distiktiv që jepej atëherë si stimul për 40 vjetorin e Çlirimit, që ma ka dhënë kryetari i bashkive profesionale të institucionit. Më në fund kur u bë 50 vjetori i teatrit në Gjirokastër në pesë aktorët që ishin caktuar për t’u bërë “Mjeshtër i Madh” mua dhe Viktor Caros na u hoq emri dhe nuk e morëm titullin. Kohët e fundit më nderuan me titullin “Qytetar nderi i Gjirokastrës”. Pas 50 vitesh më vlerësuan si qytetar nderi. Kanë bërë një propozim para Covidit, për “Mjeshtër i Madh” nga Ambasada e Shqipërisë këtu në Athinë. Ministria e Jashtme e përcolli në Presidencë dhe aty humbi, pa dhënë një përgjigje pse nuk u aprovua. Në Greqi unë kam role, kam punuar me Qipron, me Poloninë, me Gjermaninë, kam rreth 25 reklama të suksesshme dhe akoma luhej njëra deri vjet, plus 22 role në filma, në televizion dhe në teatër, si dhe mora çmimin e parë si aktori më i mirë në festivalin ballkanik me filmin grek “Maria”. Nga Shqipëria unë nuk kam asgjë dhe jam shumë i pezmatuar. Në Greqi unë jetoj që nga nëntori 1991. Në periudhën para 90-tës kam kritikuar e kundërshtuar fenomenet, që dëmtonin ecurinë e cilësinë e teatrit. Pas 90-tës kam kritikuar e kritikoj fenomenet negative të shoqërisë, që fërkojnë artin dhe cilësinë e demokracisë. Pra unë Nikolla Llambro, para 90-tës për instancat drejtuese isha i thartë, ndërsa pas 90-tës me sa duket nga trajtimi jam i hidhur. Veç kur studiova jetën e Çerçiz Topullit para xhirimeve të filmit “Liri a vdekje”,Çerçizi thoshte: “-Që ditën që kam lerë, as jam shitur, as jam blerë!”. Kjo thënie perlë e Heroit tonë Kombëtar u bë lajtmotivi i jetës sime! Nikolla Llambro as është shitur, as është blerë dhe as do shitet, as do blihet deri sa të kem frymë! Deri sa të rroj do luftoj për lirinë, artin, atdheun dhe popullin tim!
-Gjatë këtyre viteve, çfarë mund të na thoni në vijim të aktivitetit artistik?
Pas krizë në vitin 2005 këtu pothuajse pati vështirësi në të gjitha aspektet e jetës, por më shumë ekonomike, ra edhe aktiviteti artistik. Në atë periudhë ishte e vështirë, por unë nuk harroj që jam emigrant pavarësisht se në tregun artistik isha i konsiderueshëm dhe i vlerësuar, por kur vjen puna e di që radha ime nuk është e para, por jo nga ata që teprojnë. Që atëherë u krijua një boshllëk në aktivitetin tim. Pas Covid kam ca vështirësi shëndeti, që nuk janë optimale që të aktivizohem dhe ndaj kam refuzuar punë cilësore, që më kanë pëlqyer dhe në teatër edhe në televizion. Ndërsa në Shqipëri kam xhiruar filma me regjisorë si Edmond Budina dhe Robert Budina.
Intervistoi: Julia Vrapi
Tag: aktori
-

Nikolla Llambro: Nga shteti shqiptar mungon vlerësimi për artistët që e meritojnë
-

Flor Binaj: Nuk e shoh më Portokallinë, më vjen keq kur e shoh
Aktori i njohur Flor Binaj, i cili për 18 vite ka qenë pjesë e “Portokallisë”, ka folur me sinqeritet për raportin e tij aktual me programin humoristik që dikur i dha famë.
I ftuar në podcastin “Mirëmbrëma Yje” të Arbana Osmanit, Binaj u shpreh se nuk e ndjek më emisionin dhe se ndihet keq sa herë e sheh.
“Nuk e shoh Portokallinë, ndihem keq kur e shoh. E kam provuar ta shoh 5 minuta dhe më vjen keq. Nuk dua të shoh diçka ku kam kaluar 18 vite të jetës sime në atë gjendje. Ka rënë entuziazmi,” – tha ai.
Aktori shtoi se, sipas tij, mungon fryma krijuese që e karakterizonte dikur programin.
“Po t’u shohësh sytë aktorëve, janë të gjithë të trishtuar. Kanë ngelur po te ato personazhe, nuk kanë entuziazëm për të bërë personazhe të reja. Tani ke 5-6 vite që ke po të njëjtat personazhe,” – theksoi aktori i njohur Florjan Binaj i cili tani drejton programin Piranjat.
Deklarata e tij ka ngjallur reagime në rrjete sociale, pasi për shumë vite “Portokallia” ka qenë një ndër programet më të ndjekura të humorit në vend, e madje i dha famë Florit me personazhet e spikatura që kishte.
Tani emri i Florit perflitet si kandidat për Bashkinë e Tiranës. -

Binaj kandidat i Berishës? Si aktori i ‘Portokallisë’ sulmonte vetëm Ramën e Bashën
Florjan Binaj, ish-aktori i Portokallisë dhe aktualisht moderator i emisionit Piranjat në syri.tv nuk është emër i panjohur për angazhimet e tij të mëparshme.
Ndonëse një ndër bashkëthemeluesit e lëvizjes “Shqipëria Bëhet” të Adriatik Lapajt, ai u largua prej tij për shkak të kontradiktave, arsyet e të cilave nuk u bënë asnjëherë të ditura.
Përveç kësaj, Binaj ka qenë aktiv në disa prej protestave të zhvilluara në Tiranë.
Gjithmonë në pankartat e tij emrat kundër të cilëve protestonte, ka qenë Basha dhe Rama.
Të protestuarit kundër qeverisë është i kuptueshëm, por emri i Bashës në pankartat e tij e nxjerr atë zbuluar që prej kohësh ka qenë ‘xholi’ i familjes Berisha në shantazhin që i bënin Bashës, duke përdorur figura nga shoqëria civile, të cilët do bënin ‘opozitën’ ndaj pushtetit, por asnjëherë duke përmendur Berishën.
Dhe ja, me kandidimi e Flrojan Binajt, familja Berisha, duket se e ka ‘shlyer’ detyrimin e saj./TemA -

“Shpëtoje Tiranën duke votuar Florin”/ Aktori i njohur mbështet Binajn për kryebashkiak (Video)
Aktori i njohur Rezart Veleshnja ka dalë hapur në mbështetje të kandidatit për kryebashkiak të Tiranës, Florjan Binaj.
Në një mesazh drejtuar qytetarëve të Tiranës, aktori i njohur u ka bërë thirrje që të mos e shesin votën dhe të bëjnë zgjedhjen e duhur për të ardhmen e kryeqytetit.
“Shpëtoje Tiranën duke votuar Florin!”, ky është apeli i Veleshnjës.
Kujtojmë se aktori i njohur i humorit, Florjan Binaj, ka marrë mbështetje ndaj kandidaturës së tij, partitë opozitare si Partia Demokratike, Shqipëria Bëhet, Nisma Thurje dhe Partia Mundësia. -

“Shpëtoje Tiranën duke votuar Florin”, Rezart Veleshnja në krah të Florjan Binajt (VIDEO)
Aktori i njohur Rezart Veleshnja ka dalë hapur në mbështetje të kandidatit për kryebashkiak të Tiranës, Florjan Binaj.
Në një mesazh drejtuar qytetarëve të Tiranës, aktori i njohur u ka bërë thirrje që të mos e shesin votën dhe të bëjnë zgjedhjen e duhur për të ardhmen e kryeqytetit.
“Shpëtoje Tiranën duke votuar Florin!”, ky është apeli i Veleshnjës.
Kujtojmë se aktori i njohur i humorit, Florjan Binaj, ka marrë mbështetje ndaj kandidaturës së tij, partitë opozitare si Partia Demokratike, Shqipëria Bëhet, Nisma Thurje dhe Partia Mundësia.
-

Pse George dhe Amal Clooney zgjodhën një fshat në Francë për të rritur fëmijët?
Aktori i njohur George Clooney, 64 vjeç, ka zbuluar arsyen pse ai dhe bashkëshortja e tij, avokatja e të drejtave të njeriut Amal Clooney, 47 vjeçe, kanë lënë pas jetën glamuroze të Los Angeles për të jetuar në një fermë të qetë në Francë.
Çifti, që janë prindër të binjakëve 8-vjeçarë, Alexander dhe Ella, dëshironte t’i rrisë fëmijët larg presionit të famës dhe ndikimit të kulturës së Hollywood-it. Në një intervistë për revistën Esquire, Clooney tregoi se ishte i shqetësuar për mënyrën sesi fama ndikon te fëmijët, sidomos në një mjedis ku ata krahasohen vazhdimisht me të tjerët.
“Kultura franceze i jep prioritet jetës reale. Atje, askush nuk të ndjek sepse je i famshëm. Fëmijët mund të rriten normalisht,” u shpreh aktori.
Ai theksoi gjithashtu se përpiqet t’i mbajë larg rrjeteve sociale dhe botës së internetit, duke i mbrojtur nga ndikimet toksike dhe ekspozimi i panevojshëm.
Pavarësisht pasurisë së madhe, që vlerësohet mbi 550 milionë dollarë, George dhe Amal ndjekin një stil jetese modest. Aktori zbuloi se çdo mëngjes i çon vetë fëmijët në shkollë dhe nuk i përfshin në jetën e sheshit të xhirimeve.
“Jam i privilegjuar, por normaliteti për fëmijët është më i rëndësishëm se çdo gjë,” përfundoi ai. -

Jul Deda revoltohet me PD, pas zyrtarizimit të Florian Binajt: Kur kandidova unë më thanë “nuk shkojmë në bashki për gallatë”
Aktori Julian Deda ka reaguar pas vendimit të Partisë Demokratike për të mbështetur kandidaturën e aktorit tjetër të humorit, Florjan Binaj, në garën për Bashkinë e Tiranës. Dy vite më parë, edhe Juli ka qenë kandidat në Primaret e PD, por nuk u zgjodh nga lidershipi.
“Thyerje tabush ne PD, e cila ka vendosur te mbeshtese nje aktor humori ne garen per bashkine e Tiranes. Sot po behet fakt, diçka qe para dy vitesh (ne primaret e 2023) ishte e tmerrshme te ndodhte, pikerisht kandidimi i nje aktori humori per kryetar bashkie.
Mbaj mend, kur kandidova ne primare, nje funksionar i larte, adult dhe injorant aty, me tha: “nuk do shkojme ne bashki per gallate”. Ndersa sot, ky mentalitet ka ndryshuar, progres i madh, komplimente PD-se”, shkruan Jul Deda.
Aktori ka qenë një ndër mbështetësit dhe aktivistët e fortë të Partisë Demokratike, por për shkak të vendimeve të lidershipit dhe humbjeve të njëpasnjëshme në zgjedhje, edhe Jul Deda duket se është distancuar nga kjo forcë politike.
Ai shpreh mbështetjen për Flor Binaj dhe kërkon që edhe mbështetja e opozitës të jetë e vërtetë, jo sa për t’u dukur në publik e për t’a djegur atë si figurë.
“Florit i uroj me gjithe zemer suksese ne kete gare, shpresoj qe mbeshtetja nga PD dhe opozites te jete e vertete dhe jo “m’ka çu halla me la gojen”, qe te mos perfundoje e djegur edhe nje figure tjeter e mire, si shume te tjera”, përmbyll Jul Deda. -

“Nuk shkohet në Bashki për gallatë”, Deda revoltohet për kandidaturën e Binajt: Kur doja të garoja unë, më thanë se…
Aktori Julian Deda ka reaguar pas vendimit të Partisë Demokratike për të mbështetur kandidaturën e aktorit tjetër të humorit, Florjan Binaj, në garën për Bashkinë e Tiranës. Dy vite më parë, edhe Juli ka qenë kandidat në Primaret e PD, por nuk u zgjodh nga lidershipi.
“Thyerje tabush ne PD, e cila ka vendosur te mbeshtese nje aktor humori ne garen per bashkine e Tiranes. Sot po behet fakt, diçka qe para dy vitesh (ne primaret e 2023) ishte e tmerrshme te ndodhte, pikerisht kandidimi i nje aktori humori per kryetar bashkie.
Mbaj mend, kur kandidova ne primare, nje funksionar i larte, adult dhe injorant aty, me tha: “nuk do shkojme ne bashki per gallate”. Ndersa sot, ky mentalitet ka ndryshuar, progres i madh, komplimente PD-se”, shkruan Jul Deda.
Aktori ka qenë një ndër mbështetësit dhe aktivistët e fortë të Partisë Demokratike, por për shkak të vendimeve të lidershipit dhe humbjeve të njëpasnjëshme në zgjedhje, edhe Jul Deda duket se është distancuar nga kjo forcë politike.
Ai shpreh mbështetjen për Flor Binaj dhe kërkon që edhe mbështetja e opozitës të jetë e vërtetë, jo sa për t’u dukur në publik e për t’a djegur atë si figurë.
“Florit i uroj me gjithe zemer suksese ne kete gare, shpresoj qe mbeshtetja nga PD dhe opozites te jete e vertete dhe jo “m’ka çu halla me la gojen”, qe te mos perfundoje e djegur edhe nje figure tjeter e mire, si shume te tjera”, përmbyll Jul Deda. -

Bujar Lako, aktori që shkëlqente në çdo rol- sa shumë i mungon skenës…
Bujar Lako lindi në Tiranë në maj të vitit 1947 dhe u nda nga jeta më 26 dhjetor 2016.
Ai ishte një ndër aktorët më të vlerësuar në Shqipëri për aftësitë e tij në aktrim. Cilësohej si një aktor shumëdimensional.
Ai vlerësohej prej kolegëve të tij dhe prej kritikës si një aktor që arrinte të realizonte më së miri personazhet. Duke interpretuar ai futej thellë në psikoanalizën dhe lëkurën e tyre.
Kjo ishte edhe arsyeja se përse Bujar Lako arrinte të fitonte simpatinë e publikut dhe çmime të shumta.
Në teatër Bujar Lako ka interpretuar rreth 70 role.
Veçohen intepretimet e tij te “Vdekja e një Komisioneri” A, Miller, “Ariu” A.P.Çehov, “Vizita e Inspektorit” Xh,Pristli etj, ndërsa në kinematografi, aty ku edhe publiku e vlerësoi edhe më shumë veçohen filmat “Përballimi”, “Gjeneral Gramafoni” ,”Udha e Shkronjave” si dhe në një nga produksionet më të vlerësuar edhe në Festivalin e Venecias, atë me titull “Muajt e Mjaltit”.
Bujar Lako gjatë karrierës së tij u vlerësua edhe me shumë çmime. Disa herë ka fituar çmimin si aktori më i mirë në festivalet e filmave në Shqipëri, “Palmën e Artë” si aktori më i mirë në festivalin ndërkombëtar të filmit në “Cairo”, një festival i kategorisë “A” për kinematografinë botërore.
Bujar Lako është nderuar gjithashtu edhe me urdhrin “Naim Frashëri” i klasit të parë, me titullin “Artist i Merituar” në vitin 1985 dhe në vitin 2013 iu dha edhe titulli “Nderi i Kombit” nga presidenti i Republikës.
ObserverKult
Lexo edhe:
“DONIN TË NDANIN BUJAR LAKON NGA E DASHURA E TIJ”, HISTORIA FANTASTIKE E DASHURISË
ObserverKult
-

Ndërron jetë aktori i njohur italian, ikona e serialit “La Piovra”
Aktori i njohur italian Remo Girone ka ndërruar jetë më 3 tetor 2025, në moshën 76-vjeçare, në shtëpinë e tij në Monako. Lajmi i ndarjes nga jeta ka tronditur botën e artit dhe miliona fansa në mbarë botën, përfshirë publikun shqiptar, që e identifikon prej dekadash me rolin e paharrueshëm të Tano Cariddi në serialin legjendar La Piovra.
I lindur më 1 dhjetor 1948 në Asmara, Eritre, dhe rritur në një familje italiane, Girone e nisi karrierën artistike që në moshë të re. Në moshën 13-vjeçare, ai u transferua në Romë dhe ndoqi studimet në Akademinë Kombëtare të Arteve Dramatike “Silvio D’Amico”, ku u diplomua si aktor profesionist.
Karriera e tij spikati jo vetëm në Itali, por edhe në skenën ndërkombëtare, në teatër, kinema dhe televizion. Përveç suksesit në La Piovra, ai interpretoi role të njohura në filma si Ford v Ferrari (2019), ku portretizoi Enzo Ferrarin, dhe Live by Night (2016), si dhe në seriale si Killing Eve dhe The Equalizer 3 (2023). Talentin e tij e njohën edhe festivalet prestigjioze: në 2021, Girone u nderua me Çmimin për arritje në karrierë në Festivalin e Filmit të Venecias dhe me Çmimin e jetës në Festivalin Flaiano.
Girone ishte i martuar me aktoren Victoria Zinny që nga viti 1982 dhe kishin një vajzë, Veronica. Përmes dhuratës së tij artistike dhe rolet e paharrueshme, Remo Girone mbetet një figurë e jashtëzakonshme e artit dramatik italian dhe një ikonë për publikun global.