Tag: aktores

  • Gjykata i jep të drejtë Blake Lively-t: Producenti i It Ends With Us detyrohet të dorëzojë videon e lindjes së bashkëshortes

    Gjykata i jep të drejtë Blake Lively-t: Producenti i It Ends With Us detyrohet të dorëzojë videon e lindjes së bashkëshortes

    Një gjykatës federal në SHBA ka vendosur në favor të aktores Blake Lively, duke urdhëruar producentin e It Ends With Us, Jamey Heath, të dorëzojë të gjithë materialin filmik që tregon bashkëshorten e tij, Natasha, gjatë lindjes. Sipas dokumenteve të depozituara më 17 nëntor, gjykatësi Lewis J. Liman deklaroi se ky material “duhej të ishte dorëzuar” në kuadër të një urdhri të mëparshëm të zbulimit të provave, duke theksuar se çdo pamje që tregon momentin e lindjes “mund të mbështesë pretendimin e Lively-t”. Për shkak të natyrës së ndjeshme, pamjet do të mbeten të vulosura dhe të mbrojtura nga urdhri gjyqësor.
    Lively, 38 vjeç, kishte kërkuar më herët sanksione ndaj Heath për mosdorëzimin e plotë të videove dhe për ta ndaluar atë të dëshmojë lidhur me pamjet që pretendon se i ka treguar aktores. Megjithatë, gjykatësi Liman refuzoi vendosjen e sanksioneve, duke argumentuar se keqinterpretimi i urdhrit nga Heath nuk përbën shkelje të qëllimshme. Ai urdhëroi që të gjithë materialet shtesë të dorëzohen deri më 20 nëntor.
    Sipas dokumenteve të paraqitura nga ekipi ligjor i aktores, Heath kishte dorëzuar vetëm një pjesë tre-minutëshe të videos, ndërsa Lively ka “kundërshtuar vazhdimisht” se ky fragment përputhet me atë që u shfaq asaj dhe asistentes së saj në set. Ajo pretendon se për javë të tëra pala e Heath këmbëngulte se nuk ekzistonte material tjetër, derisa ai pranoi në një depozitë se ka më shumë video.
    Videoja e lindjes është në qendër të padisë së Lively-t, ku ajo akuzon regjisorin Justin Baldoni dhe Heath për sjellje “të shqetësuese” dhe “joprofesionale”. Ndërkohë, pala e Baldoni dhe Wayfarer e mohon rrëfimin e aktores, duke e cilësuar videon një moment “të bukur” familjar të ndarë me pëlqimin e Natasha-s.

  • Skandal në Francë! Gérard Depardieu akuzohet për përdhunim të aktores franceze

    Skandal në Francë! Gérard Depardieu akuzohet për përdhunim të aktores franceze

    Aktori i njohur francez Gérard Depardieu është vënë sërish në qendër të vëmendjes pas akuzave të rënda për përdhunim ndaj aktores Charlotte Arnould. Lajmi u bë i ditur nga Gjykata Penale e Departamentit të Parisit dhe u raportua nga transmetuesi francez BFM TV. Nëse shpallet fajtor, 75-vjeçari rrezikon një dënim deri në 20 vjet burg.
    Kjo nuk është hera e parë që Depardieu përballet me drejtësinë. Në një proces të mëparshëm, ai u shpall fajtor për sulm seksual dhe u dënua me 18 muaj burg, vendim që aktori e ka apeluar. Rasti i ri lidhet me pretendimet e Arnould, e cila e akuzon aktorin se e ka përdhunuar dy herë në gusht të vitit 2018, në banesën e tij në Paris.
    Fillimisht, pas një hetimi që zgjati nëntë muaj, padia e aktores u hodh poshtë. Por Arnould riktheu akuzat, këtë herë si paditëse civile. Në dhjetor 2020, një gjyqtar hetimor vlerësoi se ekzistojnë prova serioze dhe të qëndrueshme, duke çuar në ngritjen e akuzave për përdhunim dhe sulm seksual. Prokuroria e Parisit kërkoi një aktakuzë formale në gusht 2024.
    Depardieu është akuzuar edhe nga mbi 20 gra të tjera për sjellje të papërshtatshme. Megjithatë, shumica e këtyre rasteve janë pushuar për mungesë provash ose për shkak të parashkrimit.
    Në maj të këtij viti, aktori u dënua për një tjetër rast sulmi seksual gjatë xhirimeve të filmit Les Volets Verts (2021). Ai mori një dënim me kusht prej 18 muajsh, duke u regjistruar njëkohësisht në dosjen penale për shkelje të rregullave të sjelljes.
    Ky proces i ri pritet të jetë një nga betejat më të vështira ligjore të Depardieu, ndërsa media ndërkombëtare e ndjek me vëmendje çdo zhvillim të çështjes.

  • Ndarja nga jeta e aktores së njohur Margarita Xhepa/ Tinka Kurti: Kam dhimbje të madhe shumë

    Ndarja nga jeta e aktores së njohur Margarita Xhepa/ Tinka Kurti: Kam dhimbje të madhe shumë

    Aktorja e mirënjohur Tinka Kurti ka marrë pjesë në homazhet në ndër të aktores, Margerita Xhepa e cila u nda nga jeta një ditë më parë. E emocionuar me zërin që i dridhej, Tinka Kurti i dha sot lamtumirën, koleges së saj Margarita Xhepa.
    “Unë e kisha vajzë e kisha shoqe dhe e kisha mikeshë. Nuk kemi c’të bëjmë, unë jam më e madhe se ajo, duhet të hesht se kam dhimbje të madhe shumë, shumë,” u shprejh Tinka Kurti.

  • Ndarja nga jeta e aktores Margarita Xhepa, reagon Rama: Lamtumirë yll!

    Ndarja nga jeta e aktores Margarita Xhepa, reagon Rama: Lamtumirë yll!

    Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas ndarjes nga jeta të aktores së shquar Margarita Xhepa.
    Në një postim në rrjetin social Facebook, kreu i qeverisë ka ndarë disa foto të saj, ndërsa shkruan “Lamtumirë yll!”.Për dekada me radhë, ‘artistja e popullit’ portretizoi karaktere të panumërta dramatike duke mbetur përjetësisht në kujdesën e artdashësve.

    Karrierën e nisi që në bankat e shkollës, kur studionte në Lice dhe regjisorët e Teatrit Popullor të asaj kohe spikatën talentin e saj.
    Në skenën e Teatrit interpretoi role të mëdha të dramaturgjisë botërore, si Ofelia tek “Hamleti”, vajza te “Mbreti Lir”, dadoja tek “Romeo e Zhuljeta”, mbretëresha Margaret tek “Rikardi III”, apo rolin e nënës nga romanit i Kadaresë, “Kush e solli Doruntinën”.

  • Ndarja nga jeta e aktores Margarita Xhepa, homazhet mbahen te Teatri Kombëtar të Operas dhe Baletit, ja data dhe ora

    Ndarja nga jeta e aktores Margarita Xhepa, homazhet mbahen te Teatri Kombëtar të Operas dhe Baletit, ja data dhe ora

    Homazhet për aktoren e madhe Margarita Xhepa, e cila u nda sot (3 prill) nga jeta, në moshën 91-vjeçare, do të mbahen në hollin e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit.
    Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit pas komunikimeve me familjen e aktores, njofton se homazhet do të mbahen nesër më datë 4 prill në orën 10:00-13:00.

  • Ndarja nga jeta të aktores Margarita Xhepa/ Basha shpreh ngushëllime: Ishte dhe do të mbetet një ikonë e skenës

    Ndarja nga jeta të aktores Margarita Xhepa/ Basha shpreh ngushëllime: Ishte dhe do të mbetet një ikonë e skenës

    Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të ikonës së teatrit dhe kinematografisë shqiptare, Margarita Xhepa.
    “Me hidhërim të thellë mora lajmin e ndarjes nga jeta të aktores sonë të madhe, Margarita Xhepa. Ajo ishte dhe do të mbetet një ikonë e skenës dhe kinematografisë shqiptare, me një karrierë të jashtëzakonshme që la gjurmë të pashlyeshme në çdo rol që interpretoi,” shkroi Basha.
    Ai vlerësoi kontributin e pazëvendësueshëm të artistes dhe shprehu ngushëllimet e tij të sinqerta për familjen, miqtë dhe komunitetin artistik.
    Postimi i plotë i Bashës:
    Me hidhërim të thellë mora lajmin e ndarjes nga jeta të aktores sonë të madhe, Margarita Xhepa. Ajo ishte dhe do të mbetet një ikonë e skenës dhe kinematografisë shqiptare, me një karrierë të jashtëzakonshme që la gjurmë të pashlyeshme në çdo rol që interpretoi.
    Kontributi i saj i pazëvendësueshëm do të kujtohet gjithmonë me respekt dhe mirënjohje. Ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes, miqve dhe gjithë komunitetit artistik për këtë humbje të madhe .
    U prehtë në paqe!

  • Ndarja nga jeta e aktores Margarita Xhepa, presidenti Begaj mesazh ngushëllimi: Ngushëllimet e mia për yllin e skenës

    Ndarja nga jeta e aktores Margarita Xhepa, presidenti Begaj mesazh ngushëllimi: Ngushëllimet e mia për yllin e skenës

    Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, shprehu ngushëllime në rrjetin e tij social për ndarjen nga jeta të aktores Margarita Xhepa.
    Presidenti vlerësoi figurën e Margarita Xhepës si artiste, si grua, si nënë, por dhe rolin e saj në shoqëri.
    “Me trishtim mësova se Margarita Xhepa, ylli i skenës dhe ekranit shqiptar, u shua sot. Me interpretimet e saj, ku spikati në mishërimin e figurës së gruas dhe veçanërisht të nënës, Margarita Xhepa çoi dritë dhe u bë pjesë e dashur e familjeve shqiptare. Artistja e madhe, një figurë publike e respektuar, grua dhe nënë e nderuar, deri në vitet e fundit të jetës së saj iu kushtua artit dhe artin e saj e përdori për kauza të rëndësishme në mbrojtje të grave dhe fëmijëve.
    Ngushëllimet e mia më të ndjera shkojnë për familjen, që sot iu nda nga jeta njeriu i tyre i shtrenjtë, për komunitetin e artistëve shqiptarë dhe për mbarë shqiptarët që e kanë ndjekur dhe duartrokitur artin që Margarita Xhepa dhuroi ndër vite”, , shkruan Presidenti i Republikës në profilin e tij zyrtar në Facebook.