Personat që kanë një dobësi për ëmbëlsirat, sipas studimeve, shfaqin një aktivitet më të lartë në zonat e trurit që lidhen me ndjesinë e kënaqësisë dhe shpërblimit, si sistemi i dopaminës.
Kur konsumojnë sheqer, këto zona stimulojnë prodhimin e kimikateve që nxisin humorin e mirë dhe ndjesinë e lumturisë. Kjo përgjigje e shtuar e trurit shpjegon edhe pse shpesh lind dëshira për të konsumuar sërish ëmbëlsira. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se ata kanë aktivitet më të lartë të përgjithshëm të trurit thjesht janë më të ndjeshëm ndaj stimujve të sheqerit.
Në thelb, sheqeri nuk është thjesht një kënaqësi për shijen – është një përjetim që aktivizon trurin dhe nxit ndjesi pozitive, sidomos tek ata që kanë një “sweet tooth”.
Tag: aktivitet
-

Një lidhje që sjell kënaqësi/ Ndjesi lumturie dhe humor i mirë, ja kush është kombinimi perfekt
-

Edicioni i katërt i Javëve Kulturore Ndërkombëtare, Rama: E domosdoshme të investojmë në këtë drejtim
Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja ishin sot në eventin HangArt.
Në këtë aktivitet u prezantua dhe nisja e edicionit të katërt të Javëve Kulturore Ndërkombëtare CulturAlb, rrjeti i qendrave për promovimin e kulturës shqiptare në botë, programi Kombëtar i Granteve për Kulturën dhe Krijimtarinë si mbështetje për skenën e pavarur artistike.
Kjo hapësirë e re kulturore bashkon skenën e pavarur, institucionet kulturore dhe partnerët e tyre.
“Ndjejmë që ka një hendek që te ne është i mangët. Është e domosdoshme që të investojmë në këtë drejtim, sepse do të krijojmë hapësira të reja dhe më ambicioze, por pastaj pyetja e madhe që mbetet është si do të arrijmë që këto hapësira t’i kthejmë në hapësira pjellorie dhe begatie sa i përket produkteve që mund të sjellin këto hapësira. Këtu nuk është çështje as e talenteve, as e parave që duhen investuar për këto hapësira, por dhe për mënyrën se si këto hapësira menaxhohen”, tha Rama.
“Për muzeun kombëtar, që do t’i nënshtrohet një transformimi dhe do strehohen objekte dhe copëza historie, por dhe të krijohet në të përditshmen një aktivitet kërkimesh, ekspozimesh apo debati”, shtoi ai.
“Ka filluar një aktivitet shumë frymëzues me shkollën e re të filmit, një aktivbitet bashkimi vullnetar mes atyre që kanë hapur derën e shkollës, ne që i kemi vënë në dispozicion hapësirën, por është pjesë e dëshirës për të frymëzuar sa më shumë hapësira të tilla, për vajza dhe djem të rinj që mbarojnë shkollën dhe aspirojnë të bëhen pjesë”, tha kreu i qeverisë. -

Prezantimi i edicionit të katërt të Javëve Kulturore Ndërkombëtare CulturAlb, Rama: Domosdoshme që të investojmë në këtë drejtim
Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja ishin sot në eventin HangArt.
Në këtë aktivitet u prezantua dhe nisja e edicionit të katërt të Javëve Kulturore Ndërkombëtare CulturAlb, rrjeti i qendrave për promovimin e kulturës shqiptare në botë, programi Kombëtar i Granteve për Kulturën dhe Krijimtarinë si mbështetje për skenën e pavarur artistike.
Kjo hapësirë e re kulturore bashkon skenën e pavarur, institucionet kulturore dhe partnerët e tyre.
“Ndjejmë që ka një hendek që te ne është i mangët. Është e domosdoshme që të investojmë në këtë drejtim, sepse do të krijojmë hapësira të reja dhe më ambicioze, por pastaj pyetja e madhe që mbetet është si do të arrijmë që këto hapësira t’i kthejmë në hapësira pjellorie dhe begatie sa i përket produkteve që mund të sjellin këto hapësira. Këtu nuk është çështje as e talenteve, as e parave që duhen investuar për këto hapësira, por dhe për mënyrën se si këto hapësira menaxhohen”, tha Rama.
“Për muzeun kombëtar, që do t’i nënshtrohet një transformimi dhe do strehohen objekte dhe copëza historie, por dhe të krijohet në të përditshmen një aktivitet kërkimesh, ekspozimesh apo debati”, shtoi ai.
“Ka filluar një aktivitet shumë frymëzues me shkollën e re të filmit, një aktivbitet bashkimi vullnetar mes atyre që kanë hapur derën e shkollës, ne që i kemi vënë në dispozicion hapësirën, por është pjesë e dëshirës për të frymëzuar sa më shumë hapësira të tilla, për vajza dhe djem të rinj që mbarojnë shkollën dhe aspirojnë të bëhen pjesë”, tha kreu i qeverisë.Top Channel
-

Prostitucioni me “qira” në Airbnb, eksperti i ashpër: Pronarëve t’u sekuestrohen shtëpitë
Në muajin mars të vitit të kaluar, Ministria e Financave u tërhoq nga detyrimi që pronarët e banesave që jepen me qira nëpërmjet AirBnB apo Booking të regjistroheshin në QKB.
Gjatë muajve të fundit, në Tiranë janë rritur ndjeshëm aktivitet e paligjshme që zhvillohen pikërisht në këto ambiente, të cilat kryesisht ndodhen në bllok pallatesh e në zona të tej populluara. Rasti më i fundit ishte shfrytëzimi i 44 vajzave kolumbiane për prostitucion në banesa të marra me qira në platformën Airbnb, si dhe më herët i një vajze të mbajtur peng në zonën e Astirit ku me një grup vajzash e djemsh kishin konsumuar lëndë narkotike.
Eksperti Fation Softa thotë se për personat që japin banesat me qira dhe në to ushtrohet aktivitet kriminal, duhet të ketë ndjekje penale, deri në sekuestrim të ambientit.
“Këto struktura duhet të jenë të regjistruara. E dyta duhet të ngarkohen me përgjegjësi administratorët e pallateve të cilët duhet të informojnë. Duhet të ngarkohet me përgjegjësi ligjore ai që e përdor këtë strukturë, pra pronari i asaj strukture që e jep këtë gjë dhe si duhet të ketë një regjistër. Duhet të ketë detyrimin ligjor të informojnë për aktivitetin që bëjnë dhe në rastet kur aktiviteti i tyre është i paligjshëm do të thotë që është i padeklaruar vendi, nipti ose përgjegjësitë që kanë, atëherë duhet të merren masa ndoshta ligjore, duke filluar që nga bllokimi i aktivitetit, që nga procedimi penal ndaj tyre dhe pse jo nëse këta përdorin si qendër prostitucioni, të shikohet mundësia deri në sekuestrimin e banesës së tyre. Pra duhet të shtohet presioni ligjor”, tha për A2 CNN eksperti Fation Softa.
Por a duhet të legalizohet prostitucioni në vendin tonë? Eksperti Fation Softa nuk është i sigurt nëse kjo e zgjidh problemin por thotë se ka nevojë të ketë më shumë kontroll, jo vetëm mbi territorin, por që në Pikat Kufitare.
“Sot vijnë prostitutat, nesër mund të vijnë grupet terroriste. Pra në mënyrën e kontrollit të sistemit hyrje-daljet në Pikat Kufitare, patjetër duhet të jetë më e kontrolluar. Pastaj nëse ky fenomen duhet të disiplinohet apo duhet të legalizohet unë nuk jam në gjendje të shprehem sepse menjëherë duhet të marr krahun e dikujt apo krahun e dikujt tjetër pa dëshiruar, them se duhet të jetë referendum”, shtoi eksperti.
Pak ditë më parë, policia goditi në Tiranë një bazë prostitucioni me vajza kolumbiane, të cilat pasi dolën në gjykatë deklaruan se nuk kishin dijeni që në Shqipëri ky aktivitet ishte vepër penale. -

Rey Manaj synon rekordin i cili mbahet prej 22 vitesh dhe mosha i vjen në ndihmë por duhet vazhdimësia!
Nuk ka qenë një periudhë e lehtë për Manaj këto kohët e fundit por shpërblimi mbërriti në një natë e cila jo vetëm i dhuroi dy gola në fitoren 3-0 ndaj Andorrës në “Arenën Kombëtare”, por gjithashtu edhe kënaqësinë e shiritit të kapitenit pas daljes nga fusha të Berat Gjimshitit.
Sulmuesi që aktivizohet në Turqi të Sivasspor ishte duke e humbur grumbullimin pasi rrezikoi jo pak shëndetin në një ndeshje kampionati duke u shtruar në spital pas një përplasje që mori në duel me kundërshtarin, teksa megjithatë ishte i vendosur të zbriste në fushë dhe e bëri direkt pas një jave dhe më pas u grumbullua edhe nga Shqipëria.
Në “Wembley” nuk është se pati mundësi ndërsa në Tiranë ishte nata e tij, sigurisht me dy asist nga Asllani dhe Broja në 20 minutat e para. Manaj festoi me shokët e ekipit dhe i falënderoi ata teksa ndjek një rekord që është ende larg: 18 gola të Bogdanit me fanelën kuqezi, golashënuesi më i mirë në historinë kuqezi.
Manaj ka tashmë 9 gola dhe renditet në vendin e 10-të, vetëm 1 gol larg Igli Tares dhe Altin Rrakllit, teksa dje ka kaluar Aliaj dhe Bekim Balaj. E nga të gjithë që janë në listë, është i vetmi në aktivitet që mund ta bëjë te kombëtarja pasi sipër ka Rraklli, Salihi, Kushta, Sadiku (ende në aktivitet por jashtë kombëtares prej kohësh tashmë), Cikalleshi, Skela, Bushi dhe pikërisht Bogdani.
Rekordi Bogdani duket ende larg, pasi do të duhen edhe 9 gola për ta barazuar dhe 10 për ta kaluar, por sulmuesi i Sivasspor është ende 28 vjeç dhe i ka të gjitha shanset që edhe të paktën 4 vite të jetë në këtë formë, që do të thotë të paktën edhe 24-26 ndeshje të tjera për të luajtur.
Renditja e golashënuesve historikë kuqezi
Erjon Bogdani 18 gola
Alban Bushi 14 gola
Ervin Skela 14 gola
Sokol Cikalleshi 13 gola
*Armando Sadiku 12 gola
Sokol Kushta 11 gola
Hamdi Salihi 11 gola
Altin Rraklli 10 gola
Igli Tare 10 gola
*Rey Manaj 9 gola
(* ende ne aktivitet)