Tag: aktivitet

  • Ekspozita 4 mln euro, automjetet e rralla të koleksionistëve italianë në Gjirokastër

    Ekspozita 4 mln euro, automjetet e rralla të koleksionistëve italianë në Gjirokastër

    20 automjete prodhim i fillimit dhe mesit të shekullit të kaluar, në pronësinë e koleksionistëve italianë, u ekspozuan në zonën historike.

    Mjetet e rralla me vlerë gati 4 milionë euro tërhoqën qindra vizitorë dhe turistë që kishin udhëtuar enkas për ti parë. Me pjesëmarrjen e pilotëve nga Shqipëria dhe Italia, ky aktivitet shënoi një event ndryshe në kalendarin e vjeshtës.
    “Ndodhemi këtu në Shqipëri për një tur 10-ditor për të njohur vendin tuaj. Unë personalisht disponoj një makinë të tillë të vitit 1954 dhe ishte kënaqësi e veçantë që e prezantova në këtë aktivitet”, tha një vizitore italiane.
    “Disponoj një automobil tip ‘Fiat Topolino’ të vitit 1950, e kemi trashëgimi në familje nga babai, kjo makinë ka qenë pjesë e jetës sime dhe ishte një kënaqësi e veçantë që e prezantova në këtë ekspozitë retro këtu në Gjirokastër, emocion i veçantë edhe vizita në këtë qytet të mrekullueshëm dhe me njerëz mikpritës”, u shpreh një tjetër vizitor.
    “Automjetin që kam sjellë në këtë ekspozitë e kam blerë para 10 vitesh dhe është një ‘Fiat Topolino’ prodhim i 1954, tashmë është pjesë e familjes sime, dëshiroj të vlerësoj edhe çeljen e kësaj ekspozite në Gjirokastër, me të vërtetë një aktivitet shumë i bukur”, tregoi një nga të pranishmit.
    Vetë anëtarët e klubit të koleksionistëve thanë se tashmë pjesëmarrja në aktivitete të tilla është bërë një rutinë e rregullt për ta, sepse vizitorët dhe kureshtarët janë të shumtë. Në qytetin e Gjirokastrës kjo është ekspozita e gjashtë e automjeteve retro, dhe vetë qyteti është një stacion dinjitoz për historikun dhe vlerat e tyre.
    Aktiviteti gjithashtu ka rezultuar në të gjitha edicionet si një mundësi e shkëlqyer për vizitorët që të njihen me historinë e automobilizmit krahas eksplorimit të trashëgimisë kulturore të qytetit.

    Top Channel

  • “Një aktivitet çdo ditë”/ Qendra e Artit në Elbasan kishte një program të ngjeshur gjatë verës

    “Një aktivitet çdo ditë”/ Qendra e Artit në Elbasan kishte një program të ngjeshur gjatë verës

    Me synimin për të shtuar atraksionet gjatë stinës së verës, por edhe për t’u dhënë mundësi artistëve të rinj të promovohen, pranë Muzeut Etnografik në Elbasan është hapur ekspozita me piktura, skulptura dhe instalacione të cilat kanë tërhequr vëmendjen e qytetarëve.

    Me moton “Një aktivitet çdo ditë” Qendra e Artit në Elbasan gjatë gjithë verës është përpjekur të sjellë një larmi programesh duke përfshirë të gjitha moshat.
    Ekspozita, koncerte, lojëra për fëmijë e lexime në natyrë i ka dhënë gjallëri qytetit duke argëtuar jo vetëm qytetarë por edhe turistë.

    Top Channel

  • Nga biznesmenë te policë/ Në pranga grupi i fuqishëm i trafikut të drogës, arrestime të ‘hekurta’

    Nga biznesmenë te policë/ Në pranga grupi i fuqishëm i trafikut të drogës, arrestime të ‘hekurta’

    Që nga orët e para të së dielës, një operacion i madh nga Policia Greke në Kretë ka qenë në kulmin e tij , me qëllim shpërbërjen e një organizate kriminale që, sipas autoriteteve, kishte zhvilluar aktivitet shumëdimensional vitet e fundit. Anëtarët e saj dyshohet se janë të përfshirë në trafik droge, zhvatje dhe pastrim parash.
    Hetimi dhe arrestimet po koordinohen nga Nëndrejtoria e Sigurisë së Hanias, e cila deri më tani ka arrestuar më shumë se 15 persona.
    Midis të arrestuarve janë figura të njohura në komunitetin vendas, biznesmenë me një aktivitet të fortë dhe prani publike në ngjarjet e ishullit, të cilat kanë shkaktuar shqetësime të mëdha. Sipas të njëjtave burime, pritet të konfiskohen kompjuterë dhe telefona celularë, ndërsa do të kryhen kontrolle të vazhdueshme në banesat e tyre.
    Fakti që, edhe një herë, personel me uniformë është i përfshirë në këtë rast është veçanërisht tronditës. Konkretisht, katër oficerë ushtarakë dhe policorë akuzohen si anëtarë të organizatës: një oficer policie, për të cilin po shqyrtohet mundësia e shtimit të një të dyti, dy oficerë të Ushtrisë dhe një oficer i Forcave Ajrore.
    Çështja është në kulmin e saj dhe zhvillimet priten të jenë shpërthyese. Lajmi për arrestimet ka tronditur tashmë komunitetin lokal të Kretës, ndërsa autoritetet policore vazhdojnë të hetojnë fushëveprimin dhe lidhjet e aktivitetit kriminal.
     

  • Prag-tragjedi/ Britaniku i dehur hyn me makinë në bulevardin ku po zhvillohej një aktivitet, bie në prangat e policisë

    Prag-tragjedi/ Britaniku i dehur hyn me makinë në bulevardin ku po zhvillohej një aktivitet, bie në prangat e policisë

    Një 52-vjeçar nga Britania e Madhe për pak sa nuk ka shkaktuar tragjedi rrugore, teksa hyri i dehur me mjetin e tij në bulevardin “Epidamn” të qytetit bregdetar të Durrësit, pikërisht në momentin kur aty po zhvillohej edhe një aktivitet.
    Policia vendore bëri me dije se pas ngjarjes së mbrëmjes së djeshme, specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë V. D., 52 vjeç, banues në Britani.
    “I dyshuari ka qarkulluar me automjet në bulevardin “Epidamn”, ku po zhvillohej një aktivitet. Pasi u ndalua nga shërbimet e Policisë, iu bë testi i alkoolit dhe rezultoi në gjendje të dehur”, thanë burime zyrtare.
    Ky rast është publikuar edhe në rrjetet sociale, ndërsa pas sinjalizimit u bë identifikimi dhe ndalimi i të dyshuarit.

  • “Iso mbi kalldrëm”, aktiviteti i fundit të gushtit sjell polifoninë në rrugët e Gjirokastrës

    “Iso mbi kalldrëm”, aktiviteti i fundit të gushtit sjell polifoninë në rrugët e Gjirokastrës

    Në qytetin e Gjirokastrës ka nisur edicioni i dytë i ciklit kulturor “Iso mbi kalldrëm”, një aktivitet që do të zhvillohet gjatë çdo fundjave të muajit gusht.

    Ky event synon prezantimin e vlerave të isopolifonisë shqiptare, e shpallur nga UNESCO më 25 nëntor 2005 pjesë e trashëgimisë gojore të njerëzimit.
    Performancat mbahen në sheshet dhe rrugicat me kalldrëm të pazarit karakteristik, si dhe në hapësirën muzeale. Grupet polifonike nga Gjirokastra dhe Jugu interpretojnë këngë të trashëguara ndër breza por dhe krijime të reja. Artistët shpesh përfshijnë në interpretim edhe vizitorët dhe turistët, duke i udhëzuar ti shoqërojnë me ison ,pjesën karakteristike shumëzërëshe të polifonisë. Eventi po tërheq vëmendjen edhe për kostumet tradicionale të risjella dhe të plotësuara me elementë pothuajse të zhdukur, duke i dhënë një dimension të veçantë vizual performancave.
    “Është kënaqësi që marrim pjesë dhe me këngë dhe me trashëgimi; është i veçantë ky aktivitet. Uroj, falënderoj të gjithë që e duan këtë këngë dhe po e përcjellin në Gjirokastër”, shprehet  Arjan Shehu.
    “Kjo përcjell traditën; është një kënaqësi për ne dhe për turistët që na ndjekin me vëmendje. Ne përpiqemi të japim maksimumin tonë, që të ngelen të kënaqur jo vetëm qytetarët e Gjirokastrës por edhe turistët”, thotë Xhevahir Sinani.
    Sipas bartësve të traditës, ruajtja e isopolifonisë kërkon më shumë vëmendje dhe mbështetje. Ata theksojnë rëndësinë e përfshirjes së të rinjve dhe të ruajtjes së autenticitetit të kostumeve, në mënyrë që kjo trashëgimi shpirtërore të mbetet gjallë për brezat e ardhshëm. “Iso mbi kalldrëm” është kthyer në një festë kulturore që lidh turizmin me trashëgiminë muzikore shqiptare.

    Top Channel

  • Nuk lëshonte fatura tatimore, tatimet mbyllin kampingun në Karpen të Kavajës

    Nuk lëshonte fatura tatimore, tatimet mbyllin kampingun në Karpen të Kavajës

    Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve nëpërmjet Administratës Tatimore vijon aksionin e saj kombëtar kundër bizneseve që kryejnë aktivitet të paligjshëm në evazion fiskal apo veprimtari pa fatura tatimore.
    Pas denoncimit në mediat sociale, AT njoftoi se ka zbuluar një tjetër subjekt që ushtron aktivitet në shkelje të ligjit. Bëhet fjalë për një kamping në Karpen të Kavajës, që u vu në lupën e Task-Forcës së Terrenit, e cila konfirmoi në vend ushtrimin e aktivitetit se subjekti.
    “Ky subjekt u zbulua se nuk lëshon fatura tatimore dhe ka mall pa faturë. Ndaj tij u veprua me zero tolerancë, sipas parashikimit ligjor”, njoftoi institucioni, duke e shoqëruar njoftimin edhe me operacionin e kryer te biznesi në fjalë.
    Administrata Tatimore konfirmoi se “është e angazhuar të trajtojë me seriozitet dhe kompetencë çdo denoncim të ardhur nga qytetarët për të garantuar zbatimin e ligjit ne mënyrë të barabartë për të gjithë”.

  • Lirimi i hapësirave publike, Rama poston pamjet: Aktivitet ekonomik i formalizuar dhe qytete më europiane

    Lirimi i hapësirave publike, Rama poston pamjet: Aktivitet ekonomik i formalizuar dhe qytete më europiane

    Vijon aksioni i lirimit të hapësirave publike nga subjektet që kanë zaptuar trotuaret dhe ambientet e dedikuara për komunitetin dhe qytetarët. Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga lirimi i hapësirave publike nga një subjekt me aktivitet gomisterie që kishte zaptuar pa leje hapësirën publike. Rama thotë se ky aksion do të sigurojë më shumë aktivitet ekonomik të formalizuar dhe qytete më europiane dhe më të pastra.
    ”Më shumë hapësira të lira e më pak ndotje në çdo komunitet si fillim dhe pastaj më tej, më shumë gjelbërim, më shumë kënde komunitare për të gjithë, më shumë aktivitet ekonomik i formalizuar dhe qytete më europiane, më të pastra, më të bukura, më të gatshme për Shqipërinë 2030 në BE”,-shkruan Rama.

    Lirimi i hapësirave publike është i domosdoshëm për rritjen e cilësisë së shërbimeve, por edhe funksionalitetit të çdo biznesi dhe sipërmarrjeje në përputhje me standardet kombëtare të mikpritjes dhe shërbimit jo vetëm në zonat turistike, por në çdo cep të Shqipërisë. Lirimi ka nisur në fillim të muajit korrik dhe do të vijojë të jetë në fokus të angazhimit të pushtetit vendor dhe qendror në mbrojtje të cilësisë së jetës në komunitet.

  • Rama: Më shumë hapësira të lira, më shumë aktivitet ekonomik i formalizuar

    Rama: Më shumë hapësira të lira, më shumë aktivitet ekonomik i formalizuar

    Kryeministri Edi Rama ka reaguar përsëri në lidhje me nismën e lirimit të hapësirave publike nga bizneset dhe subjekte të tjera.
    Në një postim në rrjetet sociale, kreu i qeverisë postuar pamje nga aksioni, ndërsa shkruan; “Më shumë hapësira të lira e më pak ndotje në çdo komunitet si fillim dhe pastaj më tej, më shumë gjelbërim, më shumë kënde komunitare për të gjithë, më shumë aktivitet ekonomik i formalizuar dhe qytete më europiane, më të pastra, më të bukura, më të gatshme për Shqipërinë 2030 në BE. Ecim”./ Opinion.al

  • Kayak Fest Kosova rikthehet me edicionin e dytë

    Kayak Fest Kosova rikthehet me edicionin e dytë

    Kayak Fest Kosova mbahet këtë vit nga data 8 deri më 10 gusht 2025 në Liqenin e Batllavës. Festivali u zhvillua për herë të parë në vitin 2024, dhe mbajti gara, trajnim fillestarësh, aktivitet për fëmijë dhe ambient festiv pranë ujërave të qeta të liqenit.

    Programi përfshin gara kajaku për konkurrentë të shkallëve të ndryshme, muzikë live, kamping në natyrë, ekspozita pajisjesh, demonstrime të teknika dhe sigurisë dhe zona argëtuese për fëmijë. I gjithë organizimi është realizuar nga Federata e Kajakimit të Kosovës, përcjellë KultPlus.

    Festivali ka për qëllim promovimin e kajakimit dhe sporteve ujore si relaks dhe aktivitet rekreative për të gjitha grupmoshat, forcimin e komunitetit dhe rritjen e ndërgjegjësimit për konservimin e natyrës. Vizitorëve u ofrohen hapësira për kamping, infrastruktura e duhur dhe një mjedis i sigurt me ndihmën e vullnetarëve dhe instruktorëve të licencuar.

    Liqeni i Batllavës është ndër liqenet më të mëdha të Kosovës, me sipërfaqe rreth 3.29 km² dhe thellësi deri në 48 metra. Ai ndodhet rreth 13 km larg Podujevës dhe 30 km nga Prishtina, dhe njihet për peizazhet e bukura dhe ujërat e qeta që e bëjnë vendin ideal për sporte ujore./KultPlus.com

  • Shqipëria në fokus: Promovohet në Londër udhërrëfyesi “DK Albania”

    Shqipëria në fokus: Promovohet në Londër udhërrëfyesi “DK Albania”

    Në ambientet e Ambasadës së Shqipërisë në Londër u mbajt ceremonia promovuese e librit dhe udhërrëfyesit më të ri turistik “DK Albania Travel Guide”, shkruar nga autorët britanikë Tristan Rutherford dhe Suzy Pope. Të pranishëm në këtë aktivitet ishin miq të shumtë nga Shqipëria dhe Mbretëria e Bashkuar, të apasionuar pas udhëtimeve, kulturës dhe historisë shqiptare.Pas fjalimeve të autorëve, të cilët ndanë me publikun rrugëtimin e tyre personal drejt dashurisë për Shqipërinë, Ambasadori Uran Ferizi theksoi rëndësinë e një udhërrëfyesi që shkon përtej informacioneve turistike, duke sjellë një përvojë të thelluar kulturore. Ai vuri në dukje se: “Shqipëria është shpesh e keqkuptuar, ndonjëherë kontradiktore, por gjithmonë magjepsëse. Ky libër është një dritare e re që nxit jo vetëm turizëm të përgjegjshëm, por edhe një përpjekje për ta kuptuar më mirë vendin tonë.”Në promovim morën pjesë edhe përfaqësues të rëndësishëm nga fusha e udhëtimeve dhe medias, përfshirë emra si The Telegraph, The Times, National Geographic Food dhe Wanderlust Magazine, si dhe ekspertë ndërkombëtarë të marketingut turistik, të cilët tashmë e kanë kthyer vëmendjen drejt Shqipërisë.Ky aktivitet i suksesshëm është një tjetër hap përpara në promovimin e imazhit të Shqipërisë si një destinacion i veçantë dhe i pashkelur për udhëtarët nga e gjithë bota. Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Në ambientet e Ambasadës së Shqipërisë në Londër u mbajt ceremonia promovuese e librit dhe udhërrëfyesit më të ri turistik “DK Albania Travel Guide”, shkruar nga autorët britanikë Tristan Rutherford dhe Suzy Pope. Të pranishëm në këtë aktivitet ishin miq të shumtë nga Shqipëria dhe Mbretëria e Bashkuar, të apasionuar pas udhëtimeve, kulturës dhe historisë shqiptare.Pas fjalimeve të autorëve, të cilët ndanë me publikun rrugëtimin e tyre personal drejt dashurisë për Shqipërinë, Ambasadori Uran Ferizi theksoi rëndësinë e një udhërrëfyesi që shkon përtej informacioneve turistike, duke sjellë një përvojë të thelluar kulturore. Ai vuri në dukje se: “Shqipëria është shpesh e keqkuptuar, ndonjëherë kontradiktore, por gjithmonë magjepsëse. Ky libër është një dritare e re që nxit jo vetëm turizëm të përgjegjshëm, por edhe një përpjekje për ta kuptuar më mirë vendin tonë.”Në promovim morën pjesë edhe përfaqësues të rëndësishëm nga fusha e udhëtimeve dhe medias, përfshirë emra si The Telegraph, The Times, National Geographic Food dhe Wanderlust Magazine, si dhe ekspertë ndërkombëtarë të marketingut turistik, të cilët tashmë e kanë kthyer vëmendjen drejt Shqipërisë.Ky aktivitet i suksesshëm është një tjetër hap përpara në promovimin e imazhit të Shqipërisë si një destinacion i veçantë dhe i pashkelur për udhëtarët nga e gjithë bota.