Tag: aktivistja

  • 16 vite burg për të miturin që vrau Martin Canin, aktivistja: Drejtësia ka në fokus parandalimin, jo ndëshkimin

    16 vite burg për të miturin që vrau Martin Canin, aktivistja: Drejtësia ka në fokus parandalimin, jo ndëshkimin

    Kronikë E Mërkurë, 10 Dhjetor 2025 18:27
    Gjykata e Tiranës dënoi me 16 vite burg 15-vjeçarin Mario Përlleshajn, autorin e vrasjes së Martin Canit dhe plagosjen e Luis Meçjas. Aktivistja e të drejtave të njeriut, Voltiza Prendi tha se në raste të tilla tragjike, dhimbja e familjes së viktimës nuk mund të shuhet me një vendim gjykate, por sistemi i drejtësisë për të mitur ka si qëllim parandalimin e rasteve dhe jo ndëshkimin
    “Sipas drejtësisë për të mitur, masat janë parandaluese dhe korrigjuese, jo ndëshkuese me dënime maksimale”,-u shpreh Prendi, duke shtuar se në këto situata nuk ka vetëm një familje të lënduar. “Edhe familja e autorit ka humbur dhe është e dëmtuar”. Ajo theksoi se në rrënjë të problemit qëndron mungesa e edukimit dhe e kulturës digjitale në familjet shqiptare. Sipas saj, prindërit shpesh nuk vendosin kufizime të përdorimit të ekranit, çka i ekspozon të miturit ndaj gjuhës agresive dhe përmbajtjeve të rrezikshme online
    “Gabim është mungesa e edukimit, ne si prind nuk kemi ditur të edukojmë fëmijën si të jetë i kujdesshëm në rrjetet sociale dhe kjo për shkak se nuk jemi brezi i këtyre rrjeteve. Prindërit nuk bëjnë reduktim kohor përdorimit të ekranit dhe ai të mos jetë i ekspozuar nga një gjuhë agresive në rrjete sociale. Familjet e sotme nuk kanë kulturën ndaj digjitalizimit dhe nuk di si ta mbrojë dhe edukojë në lidhje me rrjete sociale dhe zhvillimin teknologjik”, tha Prendi.

  • Aktivistja Elsa Ballauri pranon ideologjinë gjinore në shkolla: Kam 15 vite…me 5 antarë të LGBT kam dhënë mësim

    Aktivistja Elsa Ballauri pranon ideologjinë gjinore në shkolla: Kam 15 vite…me 5 antarë të LGBT kam dhënë mësim

    Elsa Ballauri

    TIRANË- Aktivistja Elsa Ballauri, drejtuese e Grupit Shqiptar për të Drejtat e Njeriut dhe përkrahëse e projektligjit për “më shumë se dy gjini” e ftuar në A2cnn ka pranuar në studio se prej vitesh mëson ideologjinë gjinore në shkolla. Ballauri shprehet se ka 15 vite, që sëbashku me anëtarë të LGBT japin mësim në fakultete dhe flasin me studentët.
    “Kam 15 vite që edukoj të rinjtë pikërisht me këtë gjë, me LGBT, sepse ne kemi qenë organizata madje unë personalisht kamë dhënë mësim në fakultet dhe kam thirrur 5 anëtarë të LGBT që të vinin dhe të flisnin me studentët,”-deklaroi Elsa Ballauri.

    Deklarata e saj është shpërndarë nga Koalicioni Shqiptar pro familjes dhe jetës. Por çfarë thotë ligji i ri për përfshirjen edhe në institucione. 
    Ligji i ri për Barazinë Gjinore, nëpërmjet nenit 10 të tij, detyron institucionet, shkollat, median dhe çdo subjekt publik e privat të përdorë gjuhë me ndjeshmëri gjinore dhe gjithëpërfshirëse, si mjet për të ndalur stereotipet, diskriminimin dhe seksizmin në hapësirën publike. Ky është një hap i domosdoshëm për të përmirësuar komunikimin institucional dhe publik në Shqipëri, larg steriotipeve të dëmshme gjinore dhe gjuhës seksiste, për t’u bërë një shoqëri me vlera, standarte dhe kulturë të Bashkimit Europian, ku barazia fillon nga komunikimi dhe respekti i dinjitetit njerëzor.

    Ligji për “Barazinë Ligjore” u votua në Kuvend në seancën e 6 nëntorit me 77 vota pro të Partisë Socialiste dhe 36 vota kundër. Projektligji kaloi vetëm me votat e Partisë Socialiste, pasi opozita votoi kundër./ZËRI

  • “Ka hapur derën për të paktën 7 gjini”/ Barazia Gjinore, reagon aktivistja: Ky ligj prek familjen, do futet në shkolla

    “Ka hapur derën për të paktën 7 gjini”/ Barazia Gjinore, reagon aktivistja: Ky ligj prek familjen, do futet në shkolla

    Me 77 vota pro, 36 kundër dhe 0 abstenim, Kuvendi i Shqipërisë miratoi të enjten në një seancë maratonë projektligjin për Barazinë Gjinore. Projektligji për Barazinë Gjinore u miratua me votat e mazhorancës, teksa opozita ka protestuar dhe ka votuar kundër.
    Seanca maratonë e cila zgjati 12 orë u shoqërua me tensione dhe debate të ashpra mes opozitës dhe mazhorancës, teksa qytetarë dhe aktivistë kanë protestuar jashtë ambienteve të parlamentit për kundërshtimin e këtij projektligji që sipas tyre është antikombëtar.
    Aktivistja Linda Pano e ftuar në një studio televizive foli pikërisht mbi arsyet se pse ky draft u kundërshtua me forcë gjatë ditës së djeshme.
    “Ky ligj prek konceptin e familjes dhe ka hapur derën për më shumë se dy gjini, dhe për të paktën 7 gjini dhe e fut këtë koncept në shkolla tek, fëmijët që nga niveli parashkollor deri tek ai parauniversitar.
    Dhe ky ligj për mua të paktën e heq të drejtën e porindërve për të edukuar fëmijët e tyre në ideologji”, u shpreh ndër të tjera aktivistja Linda Pano.

  • “Shqiptari vritet për një fjalë goje”/ Aktivistja: Shoqëria, e rënduar psikologjikisht duhen…

    “Shqiptari vritet për një fjalë goje”/ Aktivistja: Shoqëria, e rënduar psikologjikisht duhen…

    Kjo e martë ka qenë e zeze për shoqërinë tonë, pasi në pak orë kanë ndodhur tre vrasje me thikë. Një në një fshat të Durrësit ku djali qëllon për vdekje me thikë babain, një në Berat dhe një në Tiranë te “Komuna e Parisit”. 
    Të dyja rastet e fundit kanë ndodhur për shkak të një konflikti për motive të dobëta. Marrë shkas nga ngjarjet e rënda, aktivistja Suela Koçibellinj gnriti alarmin për atë se çfarë po ndodh me shoqërinë tonë. Ajo theksoi faktin që duhet të fushatë ndërgjegjësimi për të ulur nivelin e kriminalitetit në vend. 
    “Flasim për bullzimin tek të rinjtë, ndërkohë që tek të rriturit është më e ashpër. Bullizmi është një problematike e theksuar. Sjelljet ofenduese dhe kërcënuese janë konstante. Është një 40-vjeçar që ka bërë këtë akt. Një gjë e tillë nuk duhet të ndodhë. Ngjarja mund të ishte parandaluar. Shqiptarët vriten vetëm për një fjalë goje. 
    Kemi një situatë të rënduar në shoqërinë shqiptare, një lloj pasigurie e cila të fut në kushte ankthi. Largimi i mundësisë për të pasur armë në dorë është një shans më pak për të pasur krime. Por, për të pasur efekt afatgjatë ne duhet të kemi një frymë ndërgjegjësimi për marrëdhëniet në punë, në familje. Çdo ditë duhet të ketë fushata ndërgjegjësimi sociale. Është një punë e madhe, e cila kërkon shumë më shumë vite se sa një fushatë për mbledhjen e armëve. Kemi 3-4 humbje jete sot dhe kjo ishte alarmante”, tha Suela Koçibellinj. 

  • ‘Protesta te Onkologjiku’, Aktivistja: Nuk keni shpërdoruar vetëm detyrën. Ju jeni bashkëpunëtorë në vrasjen e pacientëve

    ‘Protesta te Onkologjiku’, Aktivistja: Nuk keni shpërdoruar vetëm detyrën. Ju jeni bashkëpunëtorë në vrasjen e pacientëve

    Gjatë protestës së zhvilluar përpara Ministrisë së Shëndetësisë, në mbështetje të pacientëve onkologjikë dhe në reagim ndaj krizës së thelluar në sistemin publik shëndetësor, aktivistja Sidorela Vatnikaj mbajti një fjalë të fortë, emocionale dhe të drejtpërdrejtë.

    E rikthyer për herë të dytë brenda një viti në të njëjtin vend, ajo dëshmoi me dëshpërim se situata në spitalin onkologjik jo vetëm që nuk ka njohur përmirësim, por vijon të jetë alarmante dhe çnjerëzore për mijëra pacientë që vuajnë nga kanceri.

    Me tone të ashpra dhe një thirrje të qartë për përgjegjësi institucionale, Vatnikaj denoncoi mungesën e barnave jetike, aparaturave diagnostike dhe kushteve minimale për trajtim, duke e quajtur sistemin aktual një “vrasje me neglizhencë”, të ushtruar mbi njerëzit më të pambrojtur të shoqërisë. Ajo vuri në qendër të fjalës së saj kontrastin e dhimbshëm mes propagandës qeveritare për shëndetësi “të reformuar” dhe realitetit të dhunshëm që përjetojnë çdo ditë pacientët në Onkologjik.

    Duke e kthyer fjalën e saj në një akt të fuqishëm publik ndëshkimi moral dhe politik ndaj autoriteteve përgjegjëse, ajo kërkoi hetim, ndëshkim dhe mbi të gjitha: trajtim dinjitoz për çdo të sëmurë. Më poshtë përmbledhja e pikave kryesore nga fjala e saj.

    Pjesë nga deklarata:

    “Jemi rikthyer përballë Ministrisë së Shëndetësisë pas një viti dhe asgjë nuk ka ndryshuar. Ndryshimi i vetëm është emri i ministres. Situata në Onkologjik është dramatike: nuk ka ilaçe, nuk ka poltrona, mamografia nuk punon.

    Gratë që shohin fushatat për “Tetorin Rozë”, në realitet përballen me një sistem të falimentuar. Shëndeti është kthyer në treg, jo e drejtë njerëzore. Pacientët udhëtojnë nga rrethet, qëndrojnë në radhë, dhe kthehen pa u trajtuar. I thuhet: “S’ka ilaçe, kthehu nesër”.

    Kontrolli i Lartë i Shtetit ka dokumentuar dhjetëra shkelje: barna të skaduara, mungesë pajisjesh, trajtime në kushte çnjerëzore. Shumë pacientë trajtohen nëpër korridore, në stola, jo si njerëz, por si “kafshë në fund të jetës”. Shteti nuk është kujdesur për të sëmurët me kancer. Të mbijetuarit dhe familjarët kërkojnë drejtësi dhe dinjitet.

    Spitali publik onkologjik i vetmi në Shqipëri është kthyer në simbolin e neglizhencës totale. Propaganda për reformën në shëndetësi bie ndesh me realitetin. Mosfunksionimi i sistemit nuk është më vetëm neglizhencë është bashkëpunim në krim. Shpërdorimi i detyrës ka bërë që shumë pacientë të humbasin jetën.

    Aktivistja kërkon që drejtësia të veprojë ndaj çdo zyrtari përgjegjës – nga kryeministri, ministrat, deri te drejtuesit e QSUT dhe farmaceutikës. Mesazhi final: “Nuk keni shpërdoruar vetëm detyrën. Ju jeni bashkëpunëtorë në vrasjen e pacientëve”.

  • “U dhunova nga ushtria izraelite”, aktivistja e njohur Greta Thunberg tregon provat tronditëse

    “U dhunova nga ushtria izraelite”, aktivistja e njohur Greta Thunberg tregon provat tronditëse

    Aktivistja e njohur, Greta Thunberg, ka rrëfyer për herë të parë përvojën tronditëse gjatë pesë ditëve të ndalimit nga ushtria izraelite, pasi u kap në anijen humanitare për Gazën.

    Në një intervistë ekskluzive për gazetën suedeze Aftonbladet, ajo ka treguar se si është fyer, abuzuar fizikisht dhe psikologjikisht nga forcat izraelite.
    Sipas Thunberg, një valixhe e saj e kuqe ishte bërë objekt talljeje dhe urrejtjeje, e mbuluar me vizatime fyese intime, përfshirë një flamur izraelit.
    “Ushtarët izraelitë ma përsëritnin këtë fjalë pa pushim. Më fyenin, më godisnin me grushte dhe me shkelma, më bënin foto pa lejen time, thjesht sepse mundeshin. Ishte një mungesë totale e ndjeshmërisë njerëzore”, ka treguar ajo.
    Thunberg, e cila u arrestua së bashku me anëtarët e tjerë të anijes humanitare dy javë më parë, tha se përvoja e saj nuk është asgjë krahasuar me atë që përjetojnë palestinezët në mënyrë të përditshme:
    “Nuk bëhet fjalë për mua apo anijen. Ka mijëra e mijëra palestinezë, përfshirë qindra fëmijë, të burgosur pa gjyq. Shumë prej tyre me shumë gjasë torturohen”.
    “Nëse ata guxuan të më trajtonin kështu mua, një vajzë e bardhë, e njohur, me vëmendjen e gjithë botës mbi mua, imagjinoni çfarë janë të aftë të bëjnë me palestinezët, në fshehtësi, larg syve të mediave”, theksoi ajo.
    Në një moment të rrëfimit, Thunberg tregon se pa rreth 50 njerëz, në gjendje çnjerëzore, duke përshkruar kushtet e rënda të burgut Ketziot.

    Top Channel

  • “Ti je shkaku i gjakut që derdhet për pronat në Shqipëri”, Kokalari akuza të forta ndaj Berishës: Djali yt po…

    “Ti je shkaku i gjakut që derdhet për pronat në Shqipëri”, Kokalari akuza të forta ndaj Berishës: Djali yt po…

    Aktivistja shqiptaro-amerikane Evi Kokalari ka shpërthyer në akuza ndaj kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berisha, të cilin e akuzon për ligjin 7501 të vitit 1991 për ndarjen e tokave, ligj që në fakt siç e cilësojnë edhe juristët apo ekspertët, ka shkaktuar të gjithë konfliktet e pronave të qytetarëve.
    Në një postim në rrjetin social Facebook, Evi Kokalari thotë se vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja rëndon mbi Sali Berishën, pikërisht për faktin se pikërisht gjykatësi po jepte një vendim në lidhje me konflikt pronësie mes disa palëve.
    Nga ana tjetër, aktivistja shqiptaro-amerikane akuzon Sali Berishën se djali i tij është i përfshirë në një ndërtim pranë Pallatit të Kulturës, një nga zonat më të shtrenjta të Tiranës. Sipas Evi Kokalarit, ky ndërtim është mundësuar nga vetë Sali Berisha kur ishte President në periudhën 1992-1997.
    Kujtojmë se ish-Kryeministri Sali Berisha është i shpallur non grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Berisha ka lobuar me 6 milionë dollarë për të hequr sanksionet, por kjo nuk ka ndodhur.
    E në lidhje me këtë, aktivistja Kokalari i drejtohet Berishës duke i thënë: “Ato sanksionet që nuk t’u hoqën, dhe pse le 6 milionë dollarë në tavolinë, e ke menduar ndonjëherë pse”?
    Postimi i Evi Kokalarit:
    Sali Berisha, këtë djalin që nxorre në fushatë me Lapajn në Mars të 2023 se të trëmbi fakti që të thashë do dal veç po nxjerrë tashti në garë të bashkisë? Dhe ja kështu dhe ti dhe Meta nxorrët kokën.
    Në atë kohë gjithashtu i dhe dritë jeshile pseudo-konservatorëve që i përdor si leckë, të bënin ‘konferencën’ e tyre, dhe ata e bënë, super të eksituar duke menduar se ‘konservatorizmin’ do e mbanin si medalje, dhe prapë s’kuptojnë pse nuk j’u ngjit si etiketim. Përgjigja është ‘hipokrizia;.
    Dhe LaCivita nuk pati efektin që pata unë pranë teje, sepse sërisht, ky popull nuk është budall, paçka që ty të duket vetja gjeni që mund ti gënjesh. Apo janë injorantët si Peka dhe Shkëlzen naivi që mendojnë se këto do t’ja ushqeni akoma publikut?
    Nejse, të paktën tashti vërtetuam burimin e fondeve që Binajn, Lapajn dhe Çepanin kishin kur nisën këtë lëvizje por refuzonin të na e tregonin.
    45,000 euro paradhënie për zyrat, 70,000 euro+ udhëtimet në SHBA dhe Europë për diasporën, a thua se do merrni dhe atë mbështetje prej meje. Diaspora nuk gënjehet aq kollaj.
    Lapaj një vënd në parlament e kapi. Unë u largova në atë kohë sepse jam aq e zgjuar sa mos të lë veten të konsumohem nga llumi yt dhe i Metës, por një pyetje kam:
    Ato sanksionet që nuk t’u hoqën, dhe pse le 6 million dollarë në tavolinë, e ke menduar ndonjëherë pse?
    Ai është dëmi më i madh që të është bërë ty dhe familjes tënde, dhe ai dëm do të thellohet, sepse atë përdhunim që kam parë t’i bëni atij vëndi, më është kthyer në mision jete. Brezat e tu të ardhshëm do e vuajnë këte, ja ashtu siç vuajtën brezat e atyre që u persekutuan nga komunistët sepse donin të shpëtonin Shqipërinë, dhe pastaj ranë në kurthin tënd dhe të besuan të ardhmen por ja shkatërrove totalisht.
    Ja, ashtu siç shkatërrove Gjon Shkambin dhe të ndjerin gjykatës që humbi jetën sot.
    Ti je fajtor i drejtpërdrejtë, ndërkohë yt bir po ndërton në një nga tokat më me vlerë në Tiranë – tek Pallati Kulturës, që nuk është as tokë e tij, por ja mundësove ti kur ishe President në 1992-1997!!
    Nëse ti mendon që një ditë ajo nuk do ti merret, gabim shumë je.
    Dhe Shkëlzeni dhe Argita do t’i paguajnë këto. Ju të gjithë do paguani, dhe këtu fus dhe Ramën dhe Metën.
    Këtë beteje ti se ke fituar fare. E vetmja fitore e jotja do të ishte të dilje nga loja vjet, kur të thashë ta bëje, mbasi fitoi Trump, dhe të më lije të futesha në garë kundër Ramës. Do e kisha fituar pa qenë nevoja të sillja gjithë Latifët e Trumpit në Tiranë.
    Dhe ti, mund të vazhdoje me ata që të zhvatën siç duhej atë 6 milionë dollarshin, e ndoshta dhe mund të ti kishin hequr sanksionet, por ta kam thënë, të zgjuar nuk jeni. Dinak po. Por finesë, finokëri dhe zgjuarsi NUK keni, ndryshe do ti kishit zgjidhur problemet tuaja me kohë.
    Vdekja e gjykatësit dhe kjo ngjarje tronditëse, bie direkt mbi ty vetë, dhe ligjin 7501 me të cilin zhvatët një popull të tërë.
    Ja, kjo është trashëgimia jote politike. Çfarë turpi!

     
     

  • Askush nuk do të shpëtojë, Evi Kokalari paralajmëron Edi Ramën dhe Sali Berishën se me goditjen e Soros në Ballkan…

    Askush nuk do të shpëtojë, Evi Kokalari paralajmëron Edi Ramën dhe Sali Berishën se me goditjen e Soros në Ballkan…

    Rigels Seliman
    Aktivistja e njohur shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari ka paralajmëruar turbulenca të mëdha për miliarderin George Soros dhe politikanët shqiptarë të lidhur me të. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, aktivistja Kokalari ka komentuar vendimin e presidentit Donald Trump për hetimin e fondeve dhe aktivitetit të miliarderit Xhorxh Soros. Zonja Kokalari thekson se me rënien e këtij filantropi të fuqishëm, do të hapet rruga për të ekspozuar dhe ndëshkuar politikanët e korruptuar shqiptarë. Sipas saj, figura si Rama dhe Berisha tashmë janë “pesha të lehta” në skenën politike. Po ashtu, aktivistja paralajmëron se fundi i “persekutimit” politik dhe epoka Soros në Ballkan po afrohet me shpejtësi.
    Madje goditja e miliarderit, sipas Kokalari, do të lërë politikanët e korruptuar të ekspozuar, gati për të rënë në “flakët e ferrit”. “Perandoria Sorosjane po merr fund!!! Mendoni se Sali Berishës do t’i hiqen sanksionet tashmë? JO, por e di që për tre javët e ardhshme Berisha dhe televizioni i tij do flasin vetëm për këtë dhe për ‘persekutimin’ politik të një politikani të korruptuar në Balkan që Sorosi nuk e ka kujtuar për 20 vjet tashmë. Vetëm dy fjalë kam për Berishës: Kur iku Sorosi, më beso, ti dhe Edi Rama jeni pesha të lehta tashmë, kështu që shpëtimi i atij vendi nuk është larg. Asnjë nga ju nuk do të shpëtoj, dhe këtu kam parasysh politikanë, mediat dhe të gjitha ata element të korruptuar që infiltruan drejtësinë Shqiptare dhe mbrojtën kupolën tuaj super të korruptuar”, shkruan aktivistja Kokalari në rrjetet sociale.
    Trump urdhëroi nisjen e hetimeve për Fondacionin Soros
    Ndërkohë kujtojmë se javën që shkoi administrata e presidentit amerikan, Donald Trump ka nisur një fushatë të re ligjore kundër një Fondacioni Shoqëria e Hapur, të financuar nga miliarderi George Soros. Sipas një raportimi të publikuar nga Neë York Times, Zëvendës Prokurori i Përgjithshëm Todd Blanche ka dërguar një direktivë në të paktën gjashtë zyra të prokurorëve federalë, në Kaliforni, Nju Jork, Uashington D.C., Çikago, Detroit dhe Maryland, duke i udhëzuar ata të shqyrtojnë akuzat ndaj degëve të Open Society Foundation. Fondacioni, i themeluar dhe financuar nga Soros, akuzohet për mbështetje të terrorizmit, mashtrim financiar dhe shkelje të tjera të rënda, përfshirë zhvatje.
    Një raport i konservatorëve të Capital Research Center citohet si bazë e hetimit, duke pretenduar se fondacioni ka derdhur mbi 80 milionë dollarë në organizata të lidhura me dhunë ose terrorizëm. Një shembull i përmendur është grupi palestinez për të drejtat e njeriut al-Haq, i cilësuar nga Izraeli në vitin 2022 si mbulim për aktivitete terroriste. Open Society Foundation e ka hedhur poshtë këtë akuzë, duke e quajtur sulmin “politikisht të motivuar dhe të rrezikshëm për lirinë e fjalës”. “Kur pushteti keqpërdoret për të sulmuar disa, në rrezik futen të drejtat e të gjithëve”, thuhet në reagim. Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump prej kohësh ka sulmuar publikisht Soros dhe ka kërkuar burgosjen e tij, duke e akuzuar si figurë që financon “kaos politik” dhe kundërshtarë të administratës së tij.

  • ‘Qeveritë kanë dështuar’/ Niset në Gaza flotilja humanitare me aktivistë dhe politikanë

    ‘Qeveritë kanë dështuar’/ Niset në Gaza flotilja humanitare me aktivistë dhe politikanë

    “Kur bota hesht, ne nisim lundrimin”. Nën këtë slogan Flotilja Global Sumud, një flotilje  ndihme humanitare e udhëhequr nga aktivistja suedeze Greta Thunberg, do të niset nga Barcelona në një përpjekje për të “thyer bllokadën e paligjshme të Gazës”. Përveç Thunberg, flotilja do të përfshijë aktivistë nga disa vende, parlamentarë evropianë dhe figura publike si ish-kryetarja e bashkisë së Barcelonës, Ada Colau.

    Anijet do të nisen nga qyteti portual spanjoll për të hapur një korridor humanitar dhe për t’i dhënë fund gjenocidit të vazhdueshëm të popullit palestinez.

    “Qeveritë kanë dështuar, ne po mobilizohemi për Gazën”, u shpreh aktivistja Thunberg.

    Flotilja pritet të mbërrijë në enklavën bregdetare të shkatërruar nga lufta në mesin e shtatorit.

    “Ky do të jetë misioni më i madh i solidaritetit në histori, me më shumë njerëz dhe më shumë anije sesa të gjitha përpjekjet e mëparshme së bashku”, tha aktivisti brazilian Thiago Avila. Organizatorët thonë se dhjetëra anije të tjera pritet të nisen nga portet në Tunizi dhe vende të tjera mesdhetare më 4 shtator.

    Aktivistët gjithashtu do të organizojnë demonstrata dhe protesta të tjera të njëkohshme në 44 vende “në solidaritet me popullin palestinez”, shkroi në Instagram Thunberg.

    “Kur bota hesht dhe udhëheqësit tradhtojnë palestinezët dhe dështojnë të parandalojnë gjenocidin, kundër një shteti aparteidi dhe pushtimi, ne mobilizohemi për Gazën, nuk ka alternativë, ne e dimë se çfarë është në rrezik”, tha aktivistja. (

     

  • Si Sali Berisha dhe Shkëlzeni po përdorin PD-në për të bërë korrupsion, aktivistja Kokalari zbardh prapaskenat…

    Si Sali Berisha dhe Shkëlzeni po përdorin PD-në për të bërë korrupsion, aktivistja Kokalari zbardh prapaskenat…

    Rigels Seliman
    Aktivistja e njohur shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari thotë se kryedemokrati Sali Berisha po bën korrupsion politik duke mbajtur peng vulën e Partisë Demokratike apo duke ia kaluar njerëzve të tij me aprovim të të birit. Në një reagim në rrjete sociale, ajo thekson se partia nuk është pronë e Berishës dhe fakti që vazhdon ta përdorë si të tillë, do t’i sjellë pasoja në brezat e ardhshëm.
    “Fakti që vazhdon ta përdorë si të tillë, është diçka që do ta paguaj shumë shtrenjte, jo vetëm ai, por do kaloj tek niprat dhe mbesat, sepse përveç damkës që do t’ju lërë atyre të gjorëve, ato para korrupsioni që do të trashëgojnë, jo vetëm do t’ju merren, por do ti kthehen atyre nga të cilët i kanë vjedhur”, shprehet Kokalari. Aktivistja vë theksin edhe te humbja e thellë që pësoi PD në zgjedhjet e 11 majit, duke thënë se demokratët treguan se jo vetëm nuk e duan Berishën, por janë të lodhur nga partia në përgjithësi.
    Më tej, aktivistja ironizon figurat pranë Berishës, duke i përmendur me emra Flamur Nokën, Albana Vokshin, Edi Palokën e Belind Këlliçin, teksa thotë se partia nuk do të mbetet në duart e një “grupi klounësh”, siç i cilëson ajo. Kokalari shpreh bindjen se Berisha s’do të mund ta mbajë peng më partinë për shumë gjatë, por shton se edhe personat afër tij, që përpiqen ta marrin pas tij, pasi do të bëjë çdo gjë që është e mundur që t’i dërgojë para drejtësisë. Sipas Kokalarit, fakti se duke “rrëmbyer” partinë do të mund t’i shpëtojnë drejtësisë, tregon mungesë intelekti nga ana e tyre.
    “Të vetmin pasion që kam tashti është ta marrë atë vulë, të përjashtoj nga ajo PD, Nokën, Vokshin, Këlliçin, Palokën e nja dy super monstra, të hap partinë, te bashkoj bazën dhe ta riformoj atë me mentalitetin tonë të Amerikës. Direkt mbas kësaj të filloj lufta kundrejt Ramës”, nënvizon Kokalari. Më poshtë po pasurojmë reagimin e plotë të znj. Kokalari.
    Reagimi i plotë i aktivistes Evi Kokalari
    “Të mbash vulën e PD-së peng siç po bën Berisha, apo t’ia kalosh atë njerëzve të tu me aprovimi të Shkëlzenit apo kujdo tjetër, përbën korrupsion politik më vete. Në asnjë shtet nuk mbahen peng njerëzit në këtë formë. PD-ja, pavarësisht që Berisha e ka përdorur si pronë, pronë e tij nuk është, sepse nuk e ka trashëguar nga familja. Fakti që vazhdon ta përdorë si të tillë, është diçka që do ta paguaj shumë shtrenjte, jo vetëm ai, por do kaloj tek niprat dhe mbesat, sepse përveç damkës që do t’ju lërë atyre të gjorëve, ato para korrupsioni që do të trashëgojnë, jo vetëm do t’ju merren, por do ti kthehen atyre nga të cilët i kanë vjedhur.
    Kjo më lart shkon dhe për Ramën dhe njerëzit e tij. Për sa i përket Berishës, PD-istët folën në 11 Maj. Ata jo vetëm s’duan kryetarin, por janë super të lodhur nga PD në përgjithësi. Që Berisha s’do ta mbaj këtë vulë shumë gjatë, kjo s’ka nevojë më për garanci, por di t’ju them, kur ajo parti të merret nga ky grup klounësh, do bëjmë çdo përpjekje t’i shohim përpara drejtësisë.
    Çdo vonesë që ndodh, do shtoj thjeshtë pasionin (të paktën timin) për t’ju parë në burg – dhe të paktën për pisllëkun që po bëni tashti duke mbajtur vulën peng kundrejt çdo shqiptari që me pasion do ndryshim radikal në atë vend. Që ju keni probleme intelekti, kjo është e qartë, sepse ndryshe do kuptonit që po hapni varrin tuaj me dy duar, dhe në këtë pikë, duhet të jesh në deluzion total të mendosh që do ti shpëtosh drejtësisë apo do vazhdosh të mbash një komb varur. Të mbash opozitën peng në fakt është të mbash të gjithë kombin peng, sepse ndryshe nuk do kishim dikë si Rama në mandat të katër.
    Të vetmin pasion që kam tashti është ta marrë atë vulë, të përjashtoj nga ajo PD, Nokën, Vokshin, Këlliçin, Palokën e nja dy super monstra, të hap partinë, te bashkoj bazën dhe ta riformoj atë me mentalitetin tonë të Amerikës. Direkt mbas kësaj të filloj lufta kundrejt Ramës. Kur të jemi në atë pikë, ku i kemi hequr të dy – fillon puna e vërtet e riformimit të Shqipërisë dhe i forcimit të kushtetutës në atë pikë që monstra si ju mos fusin më kurrë këmbët në parlament apo qeveri.
    Dhe deri sa disa nga ju, të jeni në burg, personalisht nuk do rresht së luftuari. Koha ku dekriminalizohet korrupsioni dhe mbrohet padrejtësia do marrë fund, dhe juve të gjithë do bëheni shembulli që do studioheni nga gjeneratat e ardhshme, në mënyrë që ata të jenë të ndërgjegjshëm dhe mos e lejojnë diçka të ndodh më kurrë”, shkruan Kokalari.