Me pankarta në duar, aktivistë të lëvizjes “Bashkë” kanë protestuar kundër buxhetit që po diskutohet në Parlament.
“Taksoni dhjamin, jo djersën”, janë disa nga parullat që mbajnë të rinj të kësaj lëvizje.
“Populli kundër korrupsionit dhe varfërisë”, është një tjetër pankartë ku ftohen qytetarët t’i bashkohen protestës së lëvizjes “Bashkë” para Kuvendit.
Prej disa ditësh, edhe lëvizja “Shqipëria Bëhet” po proteston para kryeministrisë, ku qëllimi i saj është dorëheqja e Ramës.
Tag: aktivistë
-

Aktivistë të lëvizjes “Bashkë” protestë para Kuvendit kundër Ramës dhe buxhetit 2026: “Taksoni dhjamin, jo djersën”
-

FOTO/ Aktivistë të lëvizjes “Bashkë” protestë para Kuvendit kundër buxhetit
Me pankarta në duar, aktivistë të lëvizjes “Bashkë” kanë protestuar kundër buxhetit që po diskutohet në Parlament.
“Taksoni dhjamin, jo djersën”, janë disa nga parullat që mbajnë të rinj të kësaj lëvizje.
foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri 123456PreviousNext“Populli kundër korrupsionit dhe varfërisë”, është një tjetër pankartë ku ftohen qytetarët t’i bashkohen protestës së lëvizjes “Bashkë” para Kuvendit.
Prej disa ditësh, edhe lëvizja “Shqipëria Bëhet” po proteston para kryeministrisë, ku qëllimi i saj është dorëheqja e Ramës. -

FOTOLAJM/ Qytetarë e aktivistë protestë kundër ligjit për barazinë gjinore: Begaj të mos e dekretojë
Foto nga protesta
TIRANË- Është mbajtur sot protesta e dytë kundër projektligjit për barazinë gjinore në sheshin Skënderbej. Dhjetra qytetarë dhe aktivistë organizuan tubimin nën moton “Mos ma prek familjen”, ndërsa protestuesit i kërkuan Presidentit të vendit Bajram Begaj që të mos e dekretojë ligjin, duke e cilësuar atë si një kërcënim për familjen tradicionale shqiptare.
pamje nga protesta
pamje nga protesta
pamje nga protesta
pamje nga protesta
pamje nga protesta
pamje nga protesta
Përveç thirrjeve dhe pankartave, protestuesit firmosën një peticion që do t’i dorëzohet Presidencës dhe kërkuan organizimin e një referendumi për të vendosur vetë populli mbi këtë çështje. Tubimi u shoqërua me momente simbolike, ku nuk munguan flamujt kombëtarë dhe u këndua himni kombëtar. Protesta e parë u mbajt me 6 nëntor para Kuvendit të Shqipërisë, në të njëjtën ditë kur ku projektligj u miratua nga socialistët me 77 vota pro./ZËRI
-

”Nuk po e ndalni dot gjenocidin!’’, Thunberg deportohet në Athinë bashke me aktivistët e tjerë
Aktivistja Greta Thunberg mbërriti në Greqi, e mirëpritur nga një turmë pro-palestinezë të hënën, pasi ajo dhe qindra aktivistë të tjerë të kapur nga Izraeli u deportuan pas përpjekjes për të çuar ndihma në Gaza.
Tel Avivi dëboi 171 aktivistë të hënën, përfshirë Thunberg, duke e çuar totalin e personave të deportuar në 341 nga 479 që u ndaluan në flotën që tentoi të thyente bllokadën në Gaza.
Në fjalën e saj për gazetarët në aeroportin e Athinës, Thunberg tha se ajo që po ndodhte në enklavën bregdetare ishte një gjenocid.
“Sistemet tona ndërkombëtare po i tradhtojnë palestinezët. Ato nuk janë në gjendje të ndalojnë një prej krimeve më të rënda të luftës në histori”, tha suedezja.
Aktivistët u përpoqën të hynin në gaza për të çuar ndihma dhe për të tërhequr vëmendjen tek kriza humanitare që ka kapluar 2.2 milion banorët e rripit. -

Izraeli dëbon Greta Thunberg dhe 170 aktivistë të tjerë drejt Greqisë dhe Sllovakisë
Izraeli ka dëbuar 171 aktivistë të “Global Sumud Flotilla” – mes tyre edhe aktivisten e njohur suedeze Greta Thunberg – pasi anijet me ndihma humanitare që po shkonin drejt Rripit të Gazës u ndaluan dhe u sekuestruan nga autoritetet izraelite.
Sipas njoftimeve zyrtare të Izraelit, të konfirmuara edhe nga burime diplomatike evropiane, aktivistët u riatdhesuan sot në Greqi dhe Sllovaki me fluturime të organizuara nga qeveritë e vendeve të tyre.
Operacioni pason sulmin e marinës izraelite më 1 tetor ndaj flotiljes civile që transportonte ilaçe dhe ndihma bazë për popullsinë e Gazës. Pas sekuestrimit të anijeve, aktivistët u mbajtën në paraburgim dhe u morën në pyetje për disa ditë.
Në mesin e 171 personave të dëbuar, 27 janë shtetas grekë, të cilët po kthehen në Athinë me një fluturim humanitar të koordinuar nga Ministria e Jashtme e Greqisë. Anëtarë të tjerë të ekuipazhit dhe vullnetarë ndërkombëtarë janë transferuar në Sllovaki.
Në një mesazh të shpërndarë nga stafi i saj, Greta Thunberg deklaroi se misioni kishte për qëllim vetëm dorëzimin e ndihmave civile dhe tërheqjen e vëmendjes mbi krizën humanitare në Gaza, duke përsëritur thirrjen për një reagim ndërkombëtar përballë shkeljeve të së drejtës humanitare. -

Izraeli dëbon Greta Thunbergun dhe 170 aktivistë të tjerë
Izraeli tha se ka dëbuar aktivisten Greta Thunberg dhe 170 aktivistë të tjerë që ishin pjesë e flotës që javën e kaluar ndaloi që të shkonin për në Gazë për të dërguar ndihma humanitare.
Izraeli tha se aktivistët janë dëbuar për në Greqi dhe Sllovaki.
Më herët, aktivistët nga Zvicra dhe Spanja që ishin pjesë e flotës, thanë se iu nënshtruan kushteve çnjerëzore gjatë ndalimit nga forcat izraelite. Dëbimet e 6 tetorit bëjnë që numri i përgjithshëm i të dëbuarve të arrijë në 341. Ndërkaq, numri i përgjithshëm i të ndaluarve nga flota me shumë anije me ndihma është 479.
Ministria e Jashtme e Izraelit lëshoi një deklaratë, së bashku me një fotografi të Thunbergut në aeroport, duke thënë se të drejtat ligjore të gjithë pjesëmarrësve janë respektuar dhe vetëm një aktivist ishte përfshirë në dhunë, duke pretenduar se kishte kafshuar një punonjëse shëndetësore në burgun Ketziot të Izraelit.
Izraeli tha se Thunberg, suedeze që kryesisht fokusohet në ndryshimet klimatike, ka hipur në një avion në bazën ajrore izraelite Ramon.
Të dëbuarit janë shtetas nga Greqia, Italia, Franca, Irlanda, Suedia, Polonia, Gjermania, Bullgaria, Lituania, Austria, Luksemburgu, Finlanda, Danimarka, Sllovakia, Zvicra, Norvegjia, Mbretëria e Bashkuar, Serbia dhe Shtetet e Bashkuara, tha Ministria e Jashtme izraelite.
Izraeli ka mohuar pretendimet e aktivistëve të ndaluar se ata ishin keqtrajtuar.
Dhjetëra anije me ndihma për Gazën u nis javën e kaluar, por u ndaluan nga forcat izraelite.
Flota Global Sumud, që transportonte ilaçe dhe ushqime për në Gazë, përbëhej nga më shumë se 40 anije civile dhe afër 500 ligjvënës, avokatë dhe aktivistë.
Flota Sumud ishte përpjekja më e madhe detare për të thyer bllokadën që Izraeli ka vendosur ndaj Gazës, ku po zhvillohet luftë për pothuajse dy vjet.
Izraeli nisi ofensivën ushtarake në Gazë më 7 tetor 2023, pasi Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – sulmoi jugun e Izraelit duke vrarë afër 1.200 persona dhe duke rrëmbyer 251 të tjerë. Si pasojë e ofensivës izraelite, në Gazë janë vrarë më shumë se 67.000 persona, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë.rel -

Izraeli ndalon anijet në Gaza, por disa prej mjeteve lundruese vijojnë rrugëtimin
Izraeli ka ndaluar një numër të madh anijesh që transportonin aktivistë të huaj dhe ndihma për në Gaza, ndërsa 30 anije të tjera vazhdojnë të lundrojnë drejt territorit palestinez.
Në një video të publikuar nga Ministria e Jashtme e Izraelit shihen shumica e aktivistëve më të njohur që ndodhen në anije, përfshirë edhe aktivisten suedeze për klimën, Greta Thunberg.
Flota Global Sumud, që po transporton ilaçe dhe ushqime për në Gazë, përbëhet nga më shumë se 40 anije civile dhe afër 500 ligjvënës, avokatë dhe aktivistë.Pas ndalesës, autoritetet në Tel Aviv lajmëruan se të gjithë aktivistët janë shëndosh e mirë dhe do ti kthejnë në Evropë.
“Pasagjerët e Sumudit të Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, janë nisur drejt Izraelit, ku do t’iu nënshtrohen procedurave të dëbimit në Evropë. Pasagjerët janë të sigurt dhe në gjendje të mirë shëndetësore”, tha ministria e Jashtme e Izraelit në një deklaratë.
Flota Sumud është përpjekja më e madhe detare për të thyer bllokadën që Izraeli ka vendosur ndaj Gazës, ku po zhvillohet një luftë pothuajse 2 vjeçare.
Anijet ndodheshin rreth 70 milje detare larg Gazës kur u ndalën, brenda një zone që Tel Avivi e patrullon vazhdimisht dhe ndal çdo anije që afrohet.
Më herët, marina izraelite paralajmëroi flotën se po i afrohej një zone ku ka luftime dhe po shkel bllokadën, duke kërkuar që anijet të ndryshojnë drejtimin.