Tag: aktive

  • ChatGPT Search bhet shumë popullor në Europë

    ChatGPT Search bhet shumë popullor në Europë

    ChatGPT Search, funksionaliteti kërkimor me të dhënat e fundit nga uebi brenda ChatGPT, po rritet me shpejtësi në Europë.

    Sipas të dhënave që vinë nga vetë OpenAI Ireland Limited, ChatGPT Search kishte 41.3 milionë përdorues aktivë në muaj në gjashtë muajt e fundit. Është një rritje e konsiderueshme krahasuar me 11.2 milionë përdoruesit aktivë që kishte në gjashtë mujorin paraardhës mbyllur përmbyllur më 31 Tetor 2024.
    OpenAI publikon informacion në mënyrë të rregullt për ChatGPT Search për të operuar në përputhje me Aktin e Shërbimeve Dixhitale në Europë njohur edhe si DSA.

    Kjo rregullore detyron platformat e mëdha me 45 milionë përdorues aktivë në muaj të ofrojnë lehtësira për përdoruesit përveç raporteve të vazhdueshme të transparencës për autoritetet.
    ChatGPT Search ishte në konkurrencë të hapur me Google kur debutoi vitin e kaluar. Sipas një akete të publikuar në muajin Shtator, 8 përqind e njerëzve thanë se preferojnë ChatGPT përpara Google si mjetin e tyre parësor të kërkimit.

    /PCWorld Albanian

  • Itali/ Shpërthen sërish vullkani ‘Etna’, nxjerrë hi dhe lavë

    Itali/ Shpërthen sërish vullkani ‘Etna’, nxjerrë hi dhe lavë

    Vullkani i malit Etna në Italinë jugore ka shpërthyer sërish, duke nxjerrë hi dhe lavë.

    Mediat e huaja raportojnë se aktiviteti vullkanik në malin Etna, në një lartësi prej 3.357 metrash, filloi mbrëmë në kraterin juglindor të vullkanit, një nga vrimat aktive të tij dhe vazhdoi deri në mesditën e sotme.
    Instituti Kombëtar Italian i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë konfirmoi aktivitetin.

    Për shkak të reve të hirit, instituti lëshoi një paralajmërim me kod të kuq për aeroplanët që kalonin nëpër rajon, por më vonë paralajmërimi u hoq.

    Mali Etna është një nga vullkanet më aktive në botë, me një gjendje pothuajse konstante aktiviteti. Hera e fundit që shpërtheu ndjeshëm ishte në nëntorin e kaluar.

  • Tatimet thirrje bizneseve në Kosovë: Faturat dhe transaksionet fiktive janë të papranueshme

    Tatimet thirrje bizneseve në Kosovë: Faturat dhe transaksionet fiktive janë të papranueshme

     Administrata Tatimore e Kosovës ua rikujton të gjitha bizneseve të cilat merren me aktivitete afariste, se në bazë të legjislacionit tatimor, ATK-ja nuk i njeh transaksionet e realizuara me bizneset fiktive dhe bizneset jo-aktive.Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi për media ku ndër të tjera thuhet se transaksionet e realizuara me bizneset fiktive dhe bizneset jo-aktive, gjegjësisht shpenzimet në Deklaratën e Tatimit në të Ardhura, si dhe kërkesat për kreditim të zbritshëm në një deklaratë të TVSH-së, nuk do të njihen nga ATK-ja.Njëherësh, ATK-ja njofton se aktivitetet e saj, do të përqendrohen te bizneset, të cilat zhvillojnë transaksione fiktive dhe te bizneset jo-aktive që funksionojnë në mënyrë jo të rregullt, për të cilat do të ndërmerren masat e përcaktuara me legjislacionin tatimor.Administrata Tatimore e Kosovës, ju bën thirrje të gjitha bizneseve, që para se të hyjnë në transaksione afariste të bëjnë verifikimin e bizneseve jo-aktive, të cilat i gjeni në ueb faqen: www.atk-ks.org në linkun: https://www.atk-ks.org/portfolio/tatimpaguesit-jo-aktiv/.“Çdo herë kur ATK-ja gjatë verifikimit të dokumentacionit identifikon ndonjë transaksion/ faturë fiktive, pavarësisht se a është biznesi që ka lidhur transaksionin/lëshuar faturën i publikuar në ueb-faqe të ATK-së apo jo, ai transaksion / ajo faturë nuk do të pranohet për qëllime të njohjes së shpenzimeve në Deklaratën e Tatimit në të Ardhura, si dhe nuk do të pranohet për qëllime të njohjes së TVSH-së së zbritshme”.Po ashtu, për të dy bizneset, si për biznesin i cili e ka lëshuar faturën për transaksionin fiktiv, ashtu edhe për biznesin që e ka pranuar faturën për transaksionin fiktiv, ATK-ja do të ndërmarrë masat e përcaktuara me Legjislacionin në fuqi.Është detyrë e çdo tatimpaguesi që të respektoj dhe të zbatoj dispozitat e legjislacionit tatimor të aplikueshëm.Me kryerjen e detyrimeve tuaja tatimore, ju kontribuoni direkt në ofrimin e shërbimeve publike, arsimim me standarde të larta, shërbime më të mira shëndetësore dhe sociale, mbrojtje ligjore dhe siguri, si dhe infrastrukturë të përgjithshme për një mirëqenie të qëndrueshme ekonomike dhe shoqërore.Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Monika Kryemadhi i hyn filmave: Jemi me xhirime, e nxjerrim në verë

    Monika Kryemadhi i hyn filmave: Jemi me xhirime, e nxjerrim në verë

    Monika Kryemadhi prej disa kohësh është distancuar nga politika aktive, edhe pse është deputete e Partisë së Lirisë.
    Konflikti politik me Ilir Metën brenda partisë dhe divorci bashkëshortor me të, duket se ka bërë Kryemadhin të gjejë pasione të tjera në jetë.
    Në një intervistë për emisionin Opinion në Tv Klan, Monika Kryemadhi deklaroi se aktualisht është e përfshirë në disa projekte. Një ndër to është edhe kinematografia.
    Sipas saj, aktualisht po merr pjesë në xhirimet e një filmi që pritet ta ketë premierën gjatë muajve të Verës.
    Monika Kryemadhi: Unë kam disa projekte në dorë duke bërë. Jam në realizimin e një filmi artistik, me një grup të rinjsh, kam një rol të rëndësishëm, i cili quhet “Me Fat”. Është një film shumë interesant që ka në thelb familjen, ëndrrat e të rinjve për t’i realizuar dhe se si sfidat me të cilat ata përballen dhe përplasen, shoqëria në të cilën ne jetojmë e cila vjen në mënyrë nga më të ndryshmet. Shpresojmë që ta nxjerrim në Verë shumë shpejt, jemi duke xhiruar, janë xhiruar një pjesë e skenave dhe jemi duke xhiruar. Jam e bindur që do t’ju pëlqejë sepse është shumë interesante. Mendoj që do të jetë diçka ndryshe që ka një lloj ndikimi sadopak edhe në jetën time politike dhe aktive.