Tag: aktive

  • Rusia do të zgjerojë angazhimin e rezervistëve aktivë në Ukrainë

    Rusia do të zgjerojë angazhimin e rezervistëve aktivë në Ukrainë

    Rusia do të mund të dislokojë anëtarët e rezervës aktive për të luftuar në Ukrainë në bazë të ndryshimeve të reja ligjore që janë mbështetur nga Ministria e Mbrojtjes.
    Amendamentet e propozuara vijnë në kohën kur Rusia po vazhdon të pësojë humbje të mëdha në Ukrainë. Sipas vlerësimeve perëndimore, numri i të vrarëve dhe të plagosurve nga ana e Rusisë ka arritur në mbi 1 milion, që kur Moska nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022.
    Ndryshimet, të cilat pritet të miratohen nga Parlamenti rus, do t’i mundësonin po ashtu presidentit rus, Vladimir Putin, që të shmangte një mobilizim tjetër. Mobilizimi i pjesshëm që ai shpalli në shtator 2022 ishte gjerësisht jopopullor.

    Po ashtu, ndryshimet ligjore do t’i mundësonin Rusisë që të zgjerojë forcat e saj në një mënyrë më të lirë krahasuar me përdorimin aktual të stimujve të mëdhenj financiarë për vullnetarët që nënshkruajnë kontrata për të luftuar, sipas Institutit për Studime të Luftës me seli në Uashington.
    Sipas ligjvënësve rusë, aktualisht janë afër 2 milionë anëtarë në rezervën aktive.
     

  • Çfarë po ndodh në Gramsh? Denoncojnë banorët: Vatër zjarri aktive që në mëngjes, askush s’ka ardhur ta shuaj

    Çfarë po ndodh në Gramsh? Denoncojnë banorët: Vatër zjarri aktive që në mëngjes, askush s’ka ardhur ta shuaj

    Në periferi të Gramshit është regjistruar që prej mëngjesit të sotëm një vatër zjarri.
    Ndërkohë, banorët denoncojnë se ndonëse kjo vatër ka qenë aktive përgjatë gjithë ditës, askush nuk ka shkuar për ta fikur. Duke u gjetur përballë kësaj situate, ata kanë tentuar të fikin flakët me mjete rrethanore.
    Sakaq, këtë verë Gramshi u përball me zjarre masive që sollën dëme të mëdha.

  • “Në vitin 2029 jemi në luftë”/ Ngre alarmin komanda gjermane: Na duhen 100 mijë trupa aktivë

    “Në vitin 2029 jemi në luftë”/ Ngre alarmin komanda gjermane: Na duhen 100 mijë trupa aktivë

    Ushtria gjermane duhet të shtojë 100,000 trupa aktive përveç 62,000 trupave të saj ekzistuese për të përmbushur objektivat e reja të NATO-s që synojnë të rrisin gatishmërinë për kërcënimin në rritje të agresionit rus. Kështu ka bërë me dije komandanti i saj në një dokument konfidencial të parë nga Reuters.
    “Është e domosdoshme që ushtria të bëhet mjaftueshëm e gatshme për luftë deri në vitin 2029 dhe të ofrojë aftësitë që Gjermania i premtoi (NATO-s) deri në vitin 2035”, shkroi Shefi i Ushtrisë Alfons Mais në një letër të datës 2 shtator, drejtuar shefit të shtabit të mbrojtjes, Carsten Breuer.
    Mais tha se arritja e këtyre objektivave ishte e pamundur me nivelet e personelit të miratuara aktualisht, të cilat përfshijnë edhe 37,000 trupa joaktive.
    Gjermania tashmë ka filluar të rrisë angazhimet e saj ndaj aleatëve në Evropën Lindore, jo vetëm me krijimin e një brigade gjermane në Lituani, e cila do të numërojë rreth 5,000 trupa, dhe një vendosje të patrullave detare në Baltik për të luftuar sabotimin nënujor.
    Mais bëri thirrje për një rritje prej rreth 45,000 trupash aktive deri në vitin 2029 – viti kur aleanca e udhëhequr nga SHBA-të ka thënë se pret që Rusia të jetë e aftë për një sulm në shkallë të gjerë ndaj aleatëve perëndimorë.
    Moska ka mohuar vazhdimisht çdo qëllim për të zhvilluar luftë kundër NATO-s ose anëtarëve të saj. Për më tepër, për të përmbushur objektivat e NATO-s të dakordësuara në një samit në qershor dhe për të ndërtuar rezerva për një luftë rraskapitëse të llojit që Rusia po zhvillon në Ukrainë, Mais parashikoi një kërkesë për 45,000 trupa të tjera aktive deri në vitin 2035. Ai gjithashtu bëri thirrje për rreth 10,000 trupa shtesë për të forcuar mbrojtjen territoriale.
    Ai tha se NATO kishte përshtatur objektivat e saj të aftësive në përgjigje të kërcënimeve të rritura ndjeshëm pas pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës nga Rusia në vitin 2022:
    “Sipas një vlerësimi të parë të përafërt, do të jetë i nevojshëm një total prej rreth 460,000 personeli (nga Gjermania), i ndarë në rreth 260,000 trupa aktive dhe rreth 200,000 rezervistë.

  • Pensionistët rikthehen në tregun e punës, INSTAT: Mbi 120 mijë aktivë në 2024, më shumë se të rinjtë

    Pensionistët rikthehen në tregun e punës, INSTAT: Mbi 120 mijë aktivë në 2024, më shumë se të rinjtë

    Pensionistët nuk po tërhiqen nga tregu i punës. Vetëm në vitin 2024, mbi 120 mijë persona mbi moshën 65 vjeç ishin ende aktivë.

    Krahasuar me vitin 2023, kur ishin 81 mijë, kjo është një rritje prej 46?%. Shifrat tregojnë një fenomen të pazakontë, sot janë më shumë pensionistë sesa të rinj në tregun e punës.

    Në vitin 2024, vetëm 110 mijë të rinj 15–24 vjeç ishin aktivë, më pak se të moshuarit.

    Pensioni mesatar në qytet është rreth 190 euro, ndërsa në fshat edhe më i ulët. Një pagesë që i detyron shumë të moshuar të mbeten në treg.

    Një treg pune ku pensionistët po zënë gjithnjë e më shumë vend është një pasqyrë e realitetit të sotëm, jetë më e gjatë, pensione të ulëta dhe të rinj që largohen. Një sfidë që kërkon politika afatgjata për të balancuar brezat.

  • Zjarret në vend/ 26 vatra në 24 orët e fundit, vetëm 4 prej tyre ende aktive

    Zjarret në vend/ 26 vatra në 24 orët e fundit, vetëm 4 prej tyre ende aktive

    Foto ilustruese

    TIRANË- Ministria e Mbrojtjes ka dhënë përditësime lidhur me situatën e zjarreve në vend. Bëhet me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 26 vatra zjarri, nga të cilat 21 janë shuar, 4 vijojnë të jenë aktive dhe 1 nën monitorim. Aktualisht vatrat vijojnë aktive në fshatin Pezë Helmës dhe Fage në bashkinë Tiranë, në fshatin Miras në bashkinë Devoll dhe në lagjen Boje, bashkia Krujë ku dy vatra po përfshijnë sipërfaqe pyjore me pisha në zonë të mbrojtur.
    Njoftimi:
    Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile (QKOEC) në AKMC, gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar gjithsej 26 vatra zjarri, prej të cilave:
    • 21 vatra janë shuar • 4 vatra vijojnë aktive • 1 vatër është në monitorim
    Vatra të izoluara dhe të shuara
    Është bërë izolimi i plotë dhe shuarja e zjarreve në:Havalehas (Kuçovë), Krutje (Lushnjë), Rubjek (Shijak), Lagjja nr.10 (Korçë), Drobonik (Berat), Kotë (Selenicë), Kameras (Durrës), Martalloz (Memaliaj), Stadiumi dhe puset e naftës (Kuçovë), Fushë Milot (Kurbin), “Gjëmbi” (Selenicë), Lanabreges (Tiranë), Bogovë (Skrapar), Durisht (Tiranë), Barbullush (Vau Dejës), Bogiç-Palvar (Malësi e Madhe), Katundi i Ri (Durrës), Mjull Bathore (Tiranë), Hamallaj (Durrës), Parku Natyror Gërmenj (Kolonjë), si dhe midis fshatrave Nivicë, Salari e Dhëmblan (Tepelenë).
    Vatra aktive
    Aktualisht vijojnë të jenë aktive 4 vatra zjarri: • Në fshatin Pezë Helmës, bashkia Tiranë, ku janë të pranishme disa vatra të izoluara që po mbahen në monitorim nga zjarrfikësit. • Në fshatin Fage, bashkia Tiranë, ku zjarri është aktiv dhe në monitorim nga zjarrfikësit, forcat bashkiake dhe vullnetarët. • Në fshatin Miras, bashkia Devoll, ku ka prani tymi në disa zona dhe rreth 100 forca janë angazhuar për shuarjen e flakëve. • Në lagjen Boje, bashkia Krujë, ku dy vatra po përfshijnë sipërfaqe pyjore me pisha në zonë të mbrojtur.
    Ndërkohë, vatra e zjarrit në fshatin Delisuf, bashkia Vlorë, është nën monitorim, ndërsa situata është e qetë dhe pa prani tymi.
    Strukturat e Mbrojtjes Civile dhe Forcat e Armatosura vijojnë punën në terren në bashkëpunim me autoritetet vendore.

  • ‘Situata me zjarret’/ 4 vatra ende aktive, flakët rrezikojnë zona të banuara në Tiranë dhe Devoll

    ‘Situata me zjarret’/ 4 vatra ende aktive, flakët rrezikojnë zona të banuara në Tiranë dhe Devoll

    Gjatë 24 orëve të fundit, vendi është përfshirë nga një tjetër valë zjarresh, me 26 vatra të evidentuara në disa qarqe.

    Sipas të dhënave zyrtare, 4 prej tyre vijojnë ende aktive, duke përfshirë zona të banuara dhe sipërfaqe pyjore në Tiranë, Devoll dhe Krujë.

    Pavarësisht angazhimit në terren, situata mbetet e ndjeshme në disa bashki, ndërsa qytetarët përballen sërish me rrezikun nga flakët në kulmin e verës.

    Njoftimi i Ministrisë: 

    Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile (QKOEC) në AKMC, gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar gjithsej 26 vatra zjarri, prej të cilave:

    • 21 vatra janë shuar
    • 4 vatra vijojnë aktive
    • 1 vatër është në monitorim

    Vatra të izoluara dhe të shuara

    Është bërë izolimi i plotë dhe shuarja e zjarreve në:
    Havalehas (Kuçovë), Krutje (Lushnjë), Rubjek (Shijak), Lagjja nr.10 (Korçë), Drobonik (Berat), Kotë (Selenicë), Kameras (Durrës), Martalloz (Memaliaj), Stadiumi dhe puset e naftës (Kuçovë), Fushë Milot (Kurbin), “Gjëmbi” (Selenicë), Lanabreges (Tiranë), Bogovë (Skrapar), Durisht (Tiranë), Barbullush (Vau Dejës), Bogiç-Palvar (Malësi e Madhe), Katundi i Ri (Durrës), Mjull Bathore (Tiranë), Hamallaj (Durrës), Parku Natyror Gërmenj (Kolonjë), si dhe midis fshatrave Nivicë, Salari e Dhëmblan (Tepelenë).

    Vatra aktive

    Aktualisht vijojnë të jenë aktive 4 vatra zjarri:

    • Në fshatin Pezë Helmës, bashkia Tiranë, ku janë të pranishme disa vatra të izoluara që po mbahen në monitorim nga zjarrfikësit.
    • Në fshatin Fage, bashkia Tiranë, ku zjarri është aktiv dhe në monitorim nga zjarrfikësit, forcat bashkiake dhe vullnetarët.
    • Në fshatin Miras, bashkia Devoll, ku ka prani tymi në disa zona dhe rreth 100 forca janë angazhuar për shuarjen e flakëve.
    • Në lagjen Boje, bashkia Krujë, ku dy vatra po përfshijnë sipërfaqe pyjore me pisha në zonë të mbrojtur.

    Ndërkohë, vatra e zjarrit në fshatin Delisuf, bashkia Vlorë, është nën monitorim, ndërsa situata është e qetë dhe pa prani tymi.

    Strukturat e Mbrojtjes Civile dhe Forcat e Armatosura vijojnë punën në terren në bashkëpunim me autoritetet vendore.

  • Situata me flakët në vend, Mbrojtja bën bilancin: 3 vatra zjarri mbeten aktive

    Situata me flakët në vend, Mbrojtja bën bilancin: 3 vatra zjarri mbeten aktive

    Ministria e Mbrojtjes ka bërë bilancin sa i përket zjarreve në rang vendi.

    Sipas Mbrojtjes, në 24 orët e fundit janë raportuar 14 vatra zjarri, 3 prej të cilave janë aktive, 2 janë nën monitorim dhe pjesa tjetër është izoluar dhe shuar.
    Vatrat aktive
    Në fshatin Delisuf, bashkia Vlorë, vatra e nisur më 25 gusht vijon në pyllin e Pishë-Poros. Sot në terren po punojnë 30 forca zjarrfikëse e bashkiake dhe 20 efektivë të FA me 3 automjete. Zjarri ka intensitet të ulët, duke djegur kryesisht trungje brenda vatrës.
    Në fshatin Miras, bashkia Devoll, vijon zjarri në një sipërfaqe pyjore, ku po punojnë rreth 70 forca vendore të MZSH, bashkisë dhe vullnetarë.
    Vatra në monitorim
    Skrapar (Bogovë) – Zjarri në pyllin me pisha është vënë nën kontroll, ndërsa po mbahet në monitorim nga forcat zjarrfikëse dhe bashkiake.
    Pezë Helmës, vatra të izoluara në zonën e Kodrave të Caushit po vijojnë të monitorohen.
    Korçë (Parku Natyror Gërmenj)Vatra e riaktivizuar në zonën e piramidave 14–15 është izoluar dhe po monitorohet nga forcat operacionale.
    Strukturat e Mbrojtjes Civile, zjarrfikësit, bashkitë, Forcat e Armatosura dhe vullnetarët mbeten të angazhuar në terren për të kontrolluar situatën dhe për të parandaluar përhapjen e flakëve.

    Top Channel

  • Zjarret në vend/ Mbrojtja: Vatra aktive në Miras të Devollit dhe në Pishë-Poros, 3 nën monitorim

    Zjarret në vend/ Mbrojtja: Vatra aktive në Miras të Devollit dhe në Pishë-Poros, 3 nën monitorim

    Zjarri në Devoll

    DEVOLL-  Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve në vend, teksa bën me dije se janë evidentuar 14 vatra zjarri gjatë 24 orëve të fundit, nga të cilat 3 janë ende aktive dhe 2 nën monitorim. Vatra e zjarrit në zonën pyjore mbi fshatin Miras, vijon të jetë aktive që prej ditës së djeshme, ndërsa 70 forca janë angazhuar për shuarjen e zjarrit. 
    Njoftimi i Ministrisë së Mbrojtjes:
    Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile, nga ora 09:00 e datës 27 gusht deri në orën 09:00 të datës 28 gusht, janë raportuar 14 vatra zjarri, prej të cilave: • 2 janë ende aktive • 3 janë nën monitorim • pjesa tjetër është izoluar dhe shuar.
    Vatrat aktive
    Në fshatin Delisuf, bashkia Vlorë, vatra e nisur më 25 gusht vijon në pyllin e Pishë-Poros. Sot në terren po punojnë 30 forca zjarrfikëse e bashkiake dhe 20 efektivë të FA me 3 automjete. Zjarri ka intensitet të ulët, duke djegur kryesisht trungje brenda vatrës.
    Në fshatin Miras, bashkia Devoll, vijon zjarri në një sipërfaqe pyjore, ku po punojnë rreth 70 forca vendore të MZSH, bashkisë dhe vullnetarë.
    Vatra në monitorim
    Skrapar (Bogovë) – Zjarri në pyllin me pisha është vënë nën kontroll, ndërsa po mbahet në monitorim nga forcat zjarrfikëse dhe bashkiake.
    Pezë Helmës, vatra të izoluara në zonën e Kodrave të Caushit po vijojnë të monitorohen. 
    Korçë (Parku Natyror Gërmenj) Vatra e riaktivizuar në zonën e piramidave 14–15 është izoluar dhe po monitorohet nga forcat operacionale.
    Strukturat e Mbrojtjes Civile, zjarrfikësit, bashkitë, Forcat e Armatosura dhe vullnetarët mbeten të angazhuar në terren për të kontrolluar situatën dhe për të parandaluar përhapjen e flakëve./ZËRI

  • Situata nga zjarret në vend, dy vatra aktive në Vlorë dhe Devoll

    Situata nga zjarret në vend, dy vatra aktive në Vlorë dhe Devoll

    Ministria e Mbrojtjes në përditësimin e fundit për situatën nga zjarret në vend, sqaron se në Devoll dhe Vlorë dy vatra janë ende aktive, ndërsa tre vatra të tjera janë duke u mbajtur në monitorim në pjesë të tjera të territorit të vendit.
    Sipas të dhënave zyrtare nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile, në harkun kohor nga ora 09:00 e datës 27 gusht deri në orën 09:00 të datës 28 gusht 2025, janë raportuar gjithsej 14 vatra zjarri në territorin e vendit.
    Vatra Aktive
    •             Delisuf, Bashkia Vlorë
    Zjarri që u aktivizua më 25 gusht në pyllin e Pishë-Poros vazhdon të jetë i pranishëm. Aktualisht, mbi 50 forca zjarrfikëse, bashkiake dhe efektivë të Forcave të Armatosura janë të angazhuar në terren, të pajisur me 3 automjete operative. Zjarri ka intensitet të ulët dhe po digjen kryesisht trungje brenda perimetrit ekzistues.
    •             Miras, Bashkia Devoll
    Në këtë zonë pyjore, zjarri vijon të përhapet, ndërsa mbi 70 forca të MZSH-së, bashkisë dhe vullnetarë janë duke punuar për izolimin dhe shuarjen e tij.
    Vatra në Monitorim
    •             Bogovë, Skrapar
    Zjarri në pyllin me pisha është vënë nën kontroll. Forcat zjarrfikëse dhe strukturat bashkiake po e mbajnë nën vëzhgim për të shmangur riaktivizimin.
    •             Pezë Helmës, Tiranë

    Vatrat e izoluara në zonën e Kodrave të Caushit po vijojnë të monitorohen nga ekipet në terren.
    •             Parku Natyror Gërmenj, Korçë
    Në zonën e piramidave 14–15, një vatër e riaktivizuar është izoluar dhe mbetet nën mbikëqyrjen e forcave operacionale.

  • Zjarret/ Ende aktive vatrat në Akërni dhe Bogovë

    Zjarret/ Ende aktive vatrat në Akërni dhe Bogovë

    Gjatë orëve të fundit në rang vendi janë evidentuar 14 vatra zjarri, nga të cilat dy janë ende aktive, një 1 vatër është nën monitorim të vazhdueshëm dhe 11 janë shuar plotësisht. Strukturat e Mbrojtjes Civile bëjnë të ditur se vatrat aktive janë në zonën e Akërnisë të Bashkisë Novoselë në Vlorë dhe në Bogovë të Skraparit.
    Për shuarjen e flakëve në Akërni po vijojnë operacionet në terren që në orët e para të mëngjesit, ku përveç efektivëve të zjarrfikësve dhe automjeteve, është angazhuar edhe helikopteri i Emirateve të Bashkuara Arabe.

    “Aktualisht, situata në zonën e Akërnisë është nën kontroll dhe e qetë. Operacionet në terren po vijojnë që në orët e para të mëngjesit me angazhimin e: 2 automjete zjarrfikëse me 10 efektivë nga MZSH Vlorë, 21 forca bashkiake, 3 punonjës të Shërbimit Pyjor, 4 përfaqësues nga AdZM, 3 automjete zjarrfikëse me 20 efektivë dhe 40 trupa nga FA dhe helikopteri i Emirateve të Bashkuara Arabe është aktualisht në operim. Momentalisht nuk vlerësohet i nevojshëm ndërhyrja me skrepa apo avionë Canadair. Vatra është përqendruar në zonën e kënetës Godull dhe pjesërisht në zonën e ish-Fazanerisë. Vatra ka tym të shtuar për shkak të djegies së trungjeve dhe pishave në terren”, njofton Agjencia e Mbrojtjes Civile.

    Ndërkohë në zonës e Bogovës deri tani janë djegur rreth 18 hektarë pyll, por nuk ka rrezik për banesa.
    “Edhe pse intensiteti i zjarrit ka qenë më i ulët, nuk është arritur izolimi i plotë gjatë natës së kaluar. Sot vatra është në monitorim të punonjësve zjarrfikës Skrapar dhe Shërbimit Pyjor. Deri tani janë djegur rreth 18 hektarë pyll. Nuk ka rrezik për banesa”.
    Ndërsa në zonën e Pezë Helmësit të Bashkisë Tiranë, vatrat janë të izoluara dhe të minimizuara, pa përbërë aktualisht rrezik të shtuar.