Tag: aktiv

  • EMRI/ I dënuar për drogë në Britani, 27-vjeçari kthehet në Kukës e blen vota për Tom Doshin

    EMRI/ I dënuar për drogë në Britani, 27-vjeçari kthehet në Kukës e blen vota për Tom Doshin

    Në vijim të informacionit të dhënë mbrëmjen e djeshme, ku u shpallën në kërkim dy shtetas për “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, kryer në bashkëpunim, policia e Kukësit ka njoftuar zyrtarisht këtë të diel se nga strukturat e Posaçme për Hetimin e Krimeve zgjedhore, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale të DPPSH dhe DVP Kukës, nën drejtimin e SPAK, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Kalosh Peposhi,  27 vjeç, banues në fshatin Lusen.

    Sipas policisë, i riu rezulton i dënuar më parë për kultivim të bimëve narkotike në Mbretërinë e Bashkuar.

    Gjatë arrestimit, ndërsa iu gjet një shumë e konsiderueshme parash, të cilat dyshohet se do ti përdorte për veprimtari kriminale të korrupsionit aktiv në zgjedhje.

    Ndërkohë, vijon puna për kapjen e shtetasit G. P.

    Materialet procedurale do ti kalojnë Prokurorisë së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

  • U shpall një natë më parë në kërkim për blerje votash, arrestohet 27-vjeçari nga Kukësi

    U shpall një natë më parë në kërkim për blerje votash, arrestohet 27-vjeçari nga Kukësi

    Policia ka vënë në pranga një nga të rinjtë, të cilët një natë më parë u shpallën në kërkim për “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, kryer në bashkëpunim.
    27-vjeçari i arrestuar rezulton i dënuar më parë për kultivim të bimëve narkotike në Mbretërinë e Bashkuar.
    Gjatë arrestimit, këtij shtetasi ju gjet një shumë e konsiderueshme parash, të cilat dyshohet se do ti përdorte për veprimtari kriminale të korrupsionit aktiv në zgjedhje.
    Njoftimi i policisë:
    Në vijim të informacionit të dhënë mbrëmjen e djeshme, ku u shpallën në kërkim dy shtetas për “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, kryer në bashkëpunim, ju informojmë se;
    Nga strukturat e Posaçme për Hetimin e Krimeve zgjedhore  në DVP Kukës, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale të DPPSH dhe DVP Kukës, nën drejtimin e SPAK, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. P.,  27 vjeç, banues në fshatin Lusen, i dënuar më parë për kultivim të bimëve narkotike në Mbretërinë e Bashkuar.
    Gjatë arrestimit,  këtij shtetasi ju gjet një shumë e konsiderueshme parash, të cilat dyshohet se do ti përdorte për veprimtari kriminale të korrupsionit aktiv në zgjedhje.
    Vijon puna për kapjen e shtetasit G. P.
    Materialet procedurale do ti kalojnë Prokurorisë së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

  • Akuzohen për korrupsion aktiv në zgjedhje, shpallen në kërkim 2 persona në Kukës

    Akuzohen për korrupsion aktiv në zgjedhje, shpallen në kërkim 2 persona në Kukës

    Gazmend dhe Kalosh Peposhi janë shpallur në kërkim nga policia e Kukësit. Ata akuzohen për korrupsion aktiv në zgjedhje.
    Sipas njoftimit zyrtar, po vijon puna intensive për kapjen e tyre.
    “Strukturat e posaçme për hetimin e krimeve zgjedhore në Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka ushtruar kontrolle në banesat e shtetasve G.P dhe K.P në kuadër të hetimeve për veprën penale ”Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 328 e 25 te K.Penal.

    Policia e Kukësit ka shpallur në kërkim shtetasit G.P dhe K.P, dhe vijon puna intensive për kapjen e tyre.
    Strukturat hetimore të DVP Kukës nën drejtimin e SPAK po punojnë intesivisht me qëllim identifikimin e shtetasve të tjerë ndaj të cilëve ka dyshime se janë dhënë vlera monetare për orientimin e votës së tyre ndaj një subjekti politik”, thuhet në njoftim.
    /vizionplus.tv

  • Shpallen në kërkim 2 persona, akuzohen për korrupsion aktiv në zgjedhje

    Shpallen në kërkim 2 persona, akuzohen për korrupsion aktiv në zgjedhje

    Strukturat hetimore të policisë në Kukës nën drejtimin e SPAK po punojnë për kapjen e 2 personave. Ato akuzohen për korrupsion aktiv në zgjedhje.
    Njoftimi i policisë:
    Kukës/ Strukturat e posaçme për hetimin e krimeve zgjedhore në Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka ushtruar kontrolle në banesat e shtetasve G.P dhe K.P në kuadër të hetimeve për veprën penale ”Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 328 e 25 te K.Penal.
    Policia e Kukësit ka shpallur në kërkim shtetasit G.P dhe K.P, dhe vijon puna intensive për kapjen e tyre. Strukturat hetimore të DVP Kukës nën drejtimin e SPAK po punojnë intesivisht me qëllim identifikimin e shtetasve të tjerë ndaj të cilëve ka dyshime se janë dhënë vlera monetare për orientimin e votës së tyre ndaj një subjekti politik.

  • Dyshohet se bleu vota për PD-në në Lushnjë! Prokuroria e Fierit ia kalon dosjen e 38-vjeçarit SPAK-ut, akuzohet për korrupsion aktiv në zgjedhje

    Dyshohet se bleu vota për PD-në në Lushnjë! Prokuroria e Fierit ia kalon dosjen e 38-vjeçarit SPAK-ut, akuzohet për korrupsion aktiv në zgjedhje

    38-vjeçari që u arrestua një ditë më parë nën dyshimin për blerje vote në qytetin e Lushnjës, është vënë nën hetim nga Prokuroria e Fierit.

    Ai akuzohet për veprën penale “korrupsioni aktiv në zgjedhje”,
    Sipas hetimeve, Marim Leka i ka kërkuar dhe marrë  Muharrem Toskës kartën e identitetit kundrejt premtimit të një shume prej 50’000 lekë, me qëllim për të favorizuar Partinë Demokratike në zgjedhje.
    Ndërkohë, pas këtyre hetimeve, Prokuroria Fier ka vendosur që çështja t’i kalohet për kompetencë lëndore Prokurorisë së Posaçme.

    Top Channel