Tag: aktiv

  • Getoari pas daljes nga BBVK4: Qetësia ime më penalizoi, nuk isha aktiv në debate

    Getoari pas daljes nga BBVK4: Qetësia ime më penalizoi, nuk isha aktiv në debate

    Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 4, Getoari, ka folur hapur për arsyet që, sipas tij, e çuan drejt eliminimit nga shtëpia më e famshme në vend. Në një intervistë në emisionin “Big Talk”, ai shpjegoi se profili i tij më i qetë dhe mungesa e përfshirjes në debate mund të kenë ndikuar tek vendimi i publikut.
    “Nuk kam qenë shumë aktiv brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 4,” u shpreh ai, duke pranuar se roli i tij më i tërhequr nuk ka qenë gjithmonë në favor të tij.
    Getoari shtoi se temperamentin e ka më të qetë, dhe kjo gjë është reflektuar gjatë qëndrimit në shtëpi, por ndoshta nuk ka qenë ajo që publiku kërkonte këtë edicion.
    “Kam qenë në një pjesë më të qetë, besoj se edhe qetësia e ka vendin e vet, por publiku ka vendosur, është zgjedhja e tyre,” tha ai.
    Megjithëse ai nuk ka qenë pjesë e përplasjeve apo toneve të larta, ish-banori mendon se pikërisht kjo e ka penalizuar në rrugëtimin e tij.
    “Mendoj se më ka penalizuar që nuk kam qenë aktiv në debate dhe kam qenë më i qetë,” përfundoi Getoari, duke lënë të kuptohet se dinamika dhe energjia e debatit janë elementet kryesore që kërkon publiku në formatin e BBVK.

  • Korrupsion aktiv në zgjedhje, SPAK dërgon për gjykim 2 persona

    Korrupsion aktiv në zgjedhje, SPAK dërgon për gjykim 2 persona

    Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim dy persona.
    Bëhet fjalë për Kalosh Peposhi, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 328 dhe 25 të Kodit Penal, i hetuar me masë sigurimi “arrest në burg”;Gazmend Peposhi, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 328 dhe 25 të Kodit Penal, i hetuar me masë sigurimi “arrest në burg”, në mungesë.
    Sipas SPAK, procedimi penal është regjistruar mbi bazën e materialit referues të Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës, në ngarkim të shtetasve te mësipërm të dyshuar për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, kryer në bashkëpunim, gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të datës 11 maj 2025. Nga aktet e administruara gjatë hetimit proaktiv dhe ndjekjes me metoda speciale të hetimit (përgjime të komunikimeve telefonike, vëzhgime dhe veprime të tjera hetimore), ka rezultuar se të pandehurit Gazmend Peposhi dhe Kalosh Peposhi janë përfshirë në veprimtari të kundërligjshme në rrethin e Kukësit, gjatë zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë.
    Gjatë fushatës zgjedhore, të pandehurit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, u kanë premtuar dhe dhënë shuma monetare zgjedhësve të Njësisë Administrative Ujmisht, në këmbim të votimit në një mënyrë të caktuar, në mbështetje të subjektit politik “Partia Socialdemokrate e Shqipërisë”.
    Hetimi ka evidentuar se të pandehurit kanë qenë aktivë në fushatën zgjedhore në mbështetje të këtij subjekti politik, duke ofruar dhe shpërndarë mjete monetare ndaj zgjedhësve për të ndikuar në mënyrën e votimit të tyre.

  • Blinin vota për PSD në Kukës, SPAK dërgon për gjykim dy kushërinjtë Peposhi

    Blinin vota për PSD në Kukës, SPAK dërgon për gjykim dy kushërinjtë Peposhi

    SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim dy kushërinjtë Kalosh Peposhi dhe Gazment Peposhi, pasi akuzohen për për korrupsion aktiv në zgjedhje në Qarkun Kukës në favor të Partisë Socialdemokrate (PSD).
    Gjatë fushatës për zgjedhjet e 11 Majit, të pandehurit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, u kanë premtuar dhe dhënë shuma monetare zgjedhësve të Njësisë Administrative Ujmisht, në këmbim të votimit në një mënyrë të caktuar, në mbështetje të subjektit politik “Partia Socialdemokrate e Shqipërisë”.
    Hetimi ka evidentuar se të pandehurit kanë qenë aktivë në fushatën zgjedhore në mbështetje të këtij subjekti politik, duke ofruar dhe shpërndarë mjete monetare ndaj zgjedhësve për të ndikuar në mënyrën e votimit të tyre.
    Kalosh Peposhi akuzohet për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 328 dhe 25 të Kodit Penal, i hetuar me masë sigurimi “arrest në burg”;
    Gazmend Peposhi akuzohet  për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 328 dhe 25 të Kodit Penal, i hetuar me masë sigurimi “arrest në burg”, në mungesë.

  • Të akuzuar për korrupsion aktiv në zgjedhje në Kukës, SPAK dërgon për gjykim 2 persona

    Të akuzuar për korrupsion aktiv në zgjedhje në Kukës, SPAK dërgon për gjykim 2 persona

    Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe në datë 28.10.2025, ka dërguar për gjykim procedimin penal nr. 83 të vitit 2025, në ngarkim të dy të pandehurve:
    Kalosh Peposhi, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 328 dhe 25 të Kodit Penal, i hetuar me masë sigurimi “arrest në burg”;Gazmend Peposhi, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 328 dhe 25 të Kodit Penal, i hetuar me masë sigurimi “arrest në burg”, në mungesë.Procedimi penal është regjistruar mbi bazën e materialit referues të Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës, në ngarkim të shtetasve te mësipërm të dyshuar për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, kryer në bashkëpunim, gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të datës 11 maj 2025.
    Nga aktet e administruara gjatë hetimit proaktiv dhe ndjekjes me metoda speciale të hetimit (përgjime të komunikimeve telefonike, vëzhgime dhe veprime të tjera hetimore), ka rezultuar se të pandehurit Gazmend Peposhi dhe Kalosh Peposhi janë përfshirë në veprimtari të kundërligjshme në rrethin e Kukësit, gjatë zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë.
    Gjatë fushatës zgjedhore, të pandehurit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, u kanë premtuar dhe dhënë shuma monetare zgjedhësve të Njësisë Administrative Ujmisht, në këmbim të votimit në një mënyrë të caktuar, në mbështetje të subjektit politik “Partia Socialdemokrate e Shqipërisë”.
    Hetimi ka evidentuar se të pandehurit kanë qenë aktivë në fushatën zgjedhore në mbështetje të këtij subjekti politik, duke ofruar dhe shpërndarë mjete monetare ndaj zgjedhësve për të ndikuar në mënyrën e votimit të tyre.

  • EMRAT/ Të akuzuar për korrupsion aktiv në zgjedhje në Kukës, SPAK dërgon për gjykim 2 persona

    EMRAT/ Të akuzuar për korrupsion aktiv në zgjedhje në Kukës, SPAK dërgon për gjykim 2 persona

    Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim dy të pandehurit, Kalosh Peposhi dhe Gazmend Peposhi.

    Kalosh Peposhi, akuzohet për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 328 dhe 25 të Kodit Penal, i hetuar me masë sigurimi “arrest në burg”;
    Gazmend Peposhi, akuzohet për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 328 dhe 25 të Kodit Penal, i hetuar me masë sigurimi “arrest në burg”, në mungesë.
    Procedimi penal është regjistruar mbi bazën e materialit referues të Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës, në ngarkim të shtetasve te mësipërm të dyshuar për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, kryer në bashkëpunim, gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të datës 11 maj 2025.
    SPAK bën me dije se nga aktet e administruara gjatë hetimit proaktiv dhe ndjekjes me metoda speciale të hetimit (përgjime të komunikimeve telefonike, vëzhgime dhe veprime të tjera hetimore), ka rezultuar se të pandehurit Gazmend Peposhi dhe Kalosh Peposhi janë përfshirë në veprimtari të kundërligjshme në rrethin e Kukësit, gjatë zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë.
    Gjatë fushatës zgjedhore, të pandehurit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, u kanë premtuar dhe dhënë shuma monetare zgjedhësve të Njësisë Administrative Ujmisht, në këmbim të votimit në një mënyrë të caktuar, në mbështetje të subjektit politik “Partia Socialdemokrate e Shqipërisë”.
    Hetimi ka evidentuar se të pandehurit kanë qenë aktivë në fushatën zgjedhore në mbështetje të këtij subjekti politik, duke ofruar dhe shpërndarë mjete monetare ndaj zgjedhësve për të ndikuar në mënyrën e votimit të tyre.

    Top Channel

  • “Korrupsion aktiv në zgjedhje”, SPAK dërgon për gjykim kryebashkiakun e Vaut të Dejës

    “Korrupsion aktiv në zgjedhje”, SPAK dërgon për gjykim kryebashkiakun e Vaut të Dejës

    SPAK ka dërguar për gjykim çështjen e kryetarit të Bashkisë së Vaut të Dejës, Kristian Shkreli, nën akuzën e korrupsionit aktiv në zgjedhje.

    Në njoftim thuhet se ai është përfshirë në veprimtari të kundërligjshme në zgjedhjet e zhvilluara më 11 maj të këtij viti.
    “Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe më datë 23.10.2025 ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë procedimit penal nr. 49/1, të vitit 2025 (i ndarë nga procedimi penal nr. 49 i vitit 2025), në ngarkim të të pandehurit Kristian Shkreli, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal.
    Nga aktet e administruara gjatë hetimit proaktiv dhe ndjekjes me metoda speciale hetimore, (përgjimet e bisedave telefonike, vëzhgimet, si edhe kryerja e veprimeve të tjera hetimore), në kuadër të procedimit penal nr. 49 të vitit 2025, ka rezultuar se i pandehuri Kristian Shkreli, me detyrën e Kryetarit të Bashkisë së Vaut të Dejës, është përfshirë në veprimtari të kundërligjshme në zgjedhjet e zhvilluara më datë 11 maj 2025, për Kuvendin e Shqipërisë.
    Gjatë fushatës zgjedhore, Kristian Shkreli u ka premtuar dhe ofruar të mira materiale zgjedhësve të fshatit Stajkë, në Bashkinë Vau Dejës, në këmbim të votimit në një mënyrë të caktuar, në mbështetje të subjektit politik Partia Socialdemokrate e Shqipërisë.
    Gjatë hetimit është evidentuar se i pandehuri ka qenë aktiv në fushatën zgjedhore, në mbështetje të këtij subjekti politik, duke shfrytëzuar nevojat e banorëve të fshatit Stajkë për ndërtimin e infrastrukturës së rrjetit të energjisë elektrike, investim i realizuar gjatë periudhës së fushatës elektorale, dhe duke u kërkuar banorëve të kësaj zone votimin për subjektin politik të preferuar prej tij, Partinë Socialdemokrate të Shqipërisë”, thuhet në njoftimin e plotë të SPAK.

    Top Channel

  • VIDEO/ Zjarri në fushën e mbetjeve në lagjen ’24 Maji’ vijon të jetë aktiv edhe gjatë natës

    VIDEO/ Zjarri në fushën e mbetjeve në lagjen ’24 Maji’ vijon të jetë aktiv edhe gjatë natës

    Vlora po përballet sërish me një situatë alarmante për shkak të një zjarri që ka përfshirë fushën e mbetjeve në lagjen “24 Maji”, i cili ka vazhduar të jetë aktiv edhe gjatë orëve të natës.

    LEXO EDHE: Vlora përfshihet sërish nga flakët: digjet fusha e mbetjeve në lagjen ’24 Maji’

    Flakët po përhapen me shpejtësi, të favorizuara nga era, ndërsa tymi i dendur dhe toksik ka pushtuar një pjesë të madhe të qytetit, duke krijuar shqetësim të madh për banorët e zonës.

    Qytetarët shprehen të shqetësuar për ndotjen e ajrit dhe rrezikun ndaj shëndetit të tyre, duke theksuar se reagimi i autoriteteve nuk ka qenë i menjëhershëm, edhe pse situata është përsëritur shumë herë javët e fundit.

    Ata kërkojnë ndërhyrje më të shpejtë dhe masa konkrete për të parandaluar përhapjen e zjarreve, si edhe një menaxhim më efektiv të mbetjeve.

  • Presidenti Begaj takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së: Shqipëria rol aktiv në ruajtjen e paqes dhe sigurisë

    Presidenti Begaj takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së: Shqipëria rol aktiv në ruajtjen e paqes dhe sigurisë

    Presidenti i vendit, Bajram Begaj, është ritakuar sot me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, António Guterres, në kuadër të punimeve të Sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

    “Biseda miqësore u përqendrua në rolin aktiv të Shqipërisë në ruajtjen e paqes dhe sigurisë, nxitjen e zhvillimit të qëndrueshëm dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut.
    I shpreha mirënjohjen Sekretarit të Përgjithshëm Guterres për lidershipin e tij gjatë këtyre kohëve sfiduese për Organizatën dhe multilateralizmin”, shkruan Begaj.

    Top Channel

  • Begaj takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së: Shqipëria rol aktiv në ruajtjen e paqes dhe sigurisë

    Begaj takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së: Shqipëria rol aktiv në ruajtjen e paqes dhe sigurisë

    Presidenti i vendit, Bajram Begaj, është ritakuar sot me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, António Guterres, në kuadër të punimeve të Sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

    “Biseda miqësore u përqendrua në rolin aktiv të Shqipërisë në ruajtjen e paqes dhe sigurisë, nxitjen e zhvillimit të qëndrueshëm dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut.
    I shpreha mirënjohjen Sekretarit të Përgjithshëm Guterres për lidershipin e tij gjatë këtyre kohëve sfiduese për Organizatën dhe multilateralizmin”, shkruan Begaj.

  • Zyra e BE-së në Kosovë, e “shqetësuar” nga tentimet për ta kriminalizuar punën e OJQ-ve

    Zyra e BE-së në Kosovë, e “shqetësuar” nga tentimet për ta kriminalizuar punën e OJQ-ve

    Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka thënë të premten se ndihet e “shqetësuar” për raportimet e fundit në mediat, të cilat, sipas saj, po “përpiqen të frikësojnë dhe të kriminalizojnë” punën e organizatave joqeveritare (OJQ).
    Reagimi i BE-së erdhi pas një emisioni të transmetuar më 4 shtator në televizionin Klan Kosova, ku organizata joqeveritare serbe, Aktiv, nga Mitrovica e Veriut u akuzua për “sulm ndaj policisë dhe shtetit të Kosovës”.
    “Sikurse mediat, edhe organizatat joqeveritare janë shtyllë thelbësore e shoqërisë civile kosovare, dhe roli i tyre është të vëzhgojnë, analizojnë dhe të kërkojnë llogaridhënie nga institucionet, përfshirë edhe Policinë e Kosovës”, thuhet në reagimin e Zyrës së BE-së në Kosovë.
    Ajo tha se në fund të vitit 2024, Aktiv, në bashkëpunim me disa organizata të tjera serbe, publikuan një raport publik mbi sjelljen e papërshtatshme të disa pjesëtarëve të Policisë së Kosovës dhe përdorimin e “simboleve të palejuar”.
    “Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia e Kosovës e kanë pranuar këtë problem dhe kanë formuar një grup pune për ta adresuar, në partneritet me bashkësinë ndërkombëtare, përfshirë BE-në”, thuhet më tej në reagim.
    Më herët kishte reaguar edhe organizata joqeveritare Aktiv, duke theksuar se e dënon ashpër dhe se i hedh poshtë “kategorikisht si të pavërteta, dashakeqe dhe të papërgjegjshme” pretendimet e paraqitura në emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova.
    Në deklaratën e saj, Aktiv shprehet se gazetari Kushtrim Bekolli ka shfaqur një sërë akuzash të pabazuara ndaj tyre, duke iu referuar raportit “Etnizimi i Policisë së Kosovës: rrënimi i themeleve të institucioneve qytetare dhe multietnike të Ahtisaarit”, i publikuar bashkërisht nga pesë organizata të shoqërisë civile – Iniciativa e Re Shoqërore, Qendra për Veprim Shoqëror Afirmativ, Instituti për Zhvillim Ekonomik Territorial, Aktiv dhe Qendra për Avokim të Kulturës Demokratike.
    “Akuzë më e rëndë ishte pretendimi se Aktiv merret me ‘spiunazh’ dhe përbën kërcënim për rendin kushtetues të Kosovës. Deklarata të tilla shpifëse përbëjnë fyerje serioze dhe janë paraqitur në mënyrë të rrezikshme si fakte, duke e ekspozuar organizatën tonë dhe OJQ-të e tjera serbe në Kosovë ndaj rrezikut potencial, sidomos në një mjedis shoqëror e politik të ndjeshëm dhe të paqëndrueshëm”, theksohet në reagim.
    Në hulumtimin “Etnizimi i Policisë së Kosovës”, organizatat serbe vunë në dukje se pjesëtarë të policisë vendosin në uniformat e tyre simbolet e Shqipërisë dhe të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, gjë që sipas tyre “nuk kontribuon në paqe dhe tolerancë, por forcon ndarjet dhe tensionet ekzistuese”.
    Raporti u publikua pas një sërë ankesash të qytetarëve në veri të Kosovës ndaj policisë, si dhe pas paralajmërimeve të shoqërisë civile se policia po përdor “forcën” për të vendosur kontrollin.
    Nga Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës për Radion Evropa e Lirë në atë kohë u tha se janë të njoftuar me ankesat e qytetarëve serbë lidhur me punën e policisë dhe se për këtë çështje po bashkëpunojnë ngushtë me Inspektoratin Policor të Kosovës.
    Në reagimin e saj, Aktiv theksoi se sulmi ndaj tyre “minon shoqërinë civile, delegjitimon zërin e komunitetit serb në Kosovë dhe rrezikon themelet e një shoqërie shumetnike dhe demokratike.
    Organizata u bëri thirrje rregullatorëve të Kosovës, si Komisioni i Pavarur për Media (KPM) dhe organi vetërregullues, Këshilli i Mediave të Shkruara, si dhe bashkësisë ndërkombëtare, që të reagojnë.
    Ato kërkuan nga institucionet e Kosovës, sidomos nga Prokuroria, që të hetojë veprimet e Klan Kosovës, “të nisin procedura të duhura dhe të marrin hapa konkretë për të mbrojtur shoqërinë civile nga fushatat e shpifjeve dhe narrativat e urrejtjes”.
    Ndërkohë, organizata joqeveritare Sbunker, e cila promovon vlerat demokratike në Kosovë dhe rajon, në fillim të këtij viti paraqiti një studim me titull “Lufta kundër ekstremizmit në Kosovë: tendencat, sfidat dhe kundërmasat”, ku theksohet rritja e etnonacionalizmit, që kontribuon në ndarje shoqërore.
    Në këtë hulumtim thuhet se intervistat dhe grupet fokale treguan se tek të rinjtë shqiptarë nacionalizmi ka më shumë karakter mbrojtës – i fokusuar në mbrojtjen e sovranitetit të Kosovës dhe kërkimin e drejtësisë për të kaluarën – sesa në përjashtimin e grupeve të tjera etnike. REL/