Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë ka reaguar pas vrasjes së gjyqtarit të Apelit me Juridiksion të Përgjithshëm në Tiranë, Astrit Kalaja, të hënën e 6 tetorit.
Përmes një reagimi zyrtar në platformën sociale, Facebook, ambasada britanike teksa shpreh ngushëllime për vdekjen tragjike të gjyqtarit Astrit Kalaja dhe dënuar me forcë aktin e dhunës, bën thirrje për marrjen e masave urgjente.
‘Dënojmë fuqishëm aktin e dhunës dhe bëjmë thirrje për masa urgjente për të garantuar sigurinë e gjyqtarëve dhe integritetin e gjykatave’, thuhet në reagimin zyrtar të Ambasadës britanike në Tiranë.
Kujtojmë se gjyqtari Astrit Kalaja u ekzekutua me tre plumba brenda sallës së gjyqit, teksa jepte vendimin kundër autorit të ngjarjes.
Të plagosur mbetën edhe dy persona të tjerë, babë e birë, të cilët ishin palë në procesin gjyqësor, që zgjaste prej vitesh.





