Do të duhet të pritet 12 dhjetori, për një vendimmarrje të mundshme mbi dosjen “Veliaj”, nëse Gjykata e Posaçme do e kalojë për gjykim, do ia rikthejë SPAK-ut për plotësim, apo do e pushojë.
Ndërkohë, kryebashkiaku i Tiranës thotë në disa prej seancave ka thënë se nuk është njohur me aktet pasi nuk i është vënë në dispozicion dosja fizike, por vetëm një USB të cilën nuk e lexon dot pas nuk ka laptop në qeli.
Avokati Alban Dura tha se zakonisht prokuroria në vendin tonë nuk i vë në dispozicion aktet mbi të cilat ka dalë në konkluzionin që i pandehuri është fajtor.
“Prokuroria dërgon kërkesën në Gjykatë lidhur me dërgimin e çështjes në gjyq dhe kërkon që të dënohet dhe gjykata të shpallë fajtor palët të cilët janë në këtë proces, pra është zoti Veliaj dhe të pandehur të tjerë. Natyrisht që nëse palët që janë të proceduar apo të pandehur, nuk i janë vënë në dispozicion aktet dhe ndodh rëndomtë, pra është për të ardhur keq që ndodh që palët i marrin aktet e tyre në momentin që shkojnë në seancën paraprake. Pra në kundërshtim me dispozitat ligjore të Kodit të Procedurës Penale, e cila u ofron mundësi palëve që të njihen me aktet në fazën proceduriale ku i komunikohet akuza, natyrisht që i lihet një afat 10-ditor në mënyrë që i pandehuri të bëjë prapësimet e tij, ka të drejtë të depozitojë prova që provojnë pafajësinë. Nga praktika them që neve nuk na i vë në dispozicion prokuroria aktet mbi të cilat ka dalë në konkluzionin që palët që përfaqësojmë janë fajtorë”,- tha Duraj.
Në seancën e kaluar paraprake ku Veliaj për herë të parë ishte vetë i pranishëm, kërkoi të mos vendosej në kafaz në sallën e gjyqit, por krah avokatit. Kërkesa u rrëzua në sallë nga gjyqtarja me argumentin se s’e parashikon ligji.
Por avokati Duraj thotë po ashtu nuk ka asnjë ligj që parashikon specifikisht mbajtjen e të pandehurit në kafaz të qelqtë gjatë seancës.
“Ku është kjo e parashikuar në ligj që mundet të qëndrosh në kafaz i izoluar, pra ligji e ka parashikuar shumë qartë që gjykata duhet të sigurojë kushtet që i pandehuri mos të largohet, që të mos arratiset. Pra është një cënim i të drejtës së qytetarit apo të pandehurit për të patur një proces të rregullt ligjor, sepse ai nuk ka mundësi që të komunikojë më avokatin e tij. Nëse do të marrim parasysh kafazin që ndodhet në GJKKO, i pandehuri nuk ka mundësi të dëgjojë diskutimin me avokatin. Ka pyetje që gjykata apo prokuroria i drejton të oandehurit dhe ai nuk kupton asgjë se çfarë po bëhet me procesin”,- tha Duraj.
Tag: aktet
-

Dosja ‘Veliaj’/ Duraj: SPAK duhet të vërë në dispozicion aktet, ligji nuk parashikon mbajtjen e të pandehurit në…
-

Shtyhet seanca për Metën, zbardhet dëshmia e ish-presidentit: Dua të njihem me aktet! Kryemadhi: Gjykata urdhëroi SPAK…
ilir meta-monika kryemadhi
TIRANË- Seanca paraprake në Gjykatën e Posaçme për dosjen “Meta” është shtyrë për në datën 22 dhjetor. Mësohet se shkak është bërë mungesa e njohjes së Metës me aktet.
Ish-presidenti Ilir Meta ka qenë i pranishëm në seancën e kësaj të premteje, ku pritej të shihej nëse trupa gjykuese do e kalonte dosjen për gjykim apo do e rikthente për hetime të mëtejshme, dhe ka kërkuar të njihet me e fashikujt hetimorë të dosjes dhe t’i vendosen në dispozicion materialet. Meta është shprehur se po i shkelen të drejtat kushtetuese, duke mos i dhënë aktet.
“Jeni të lutur të më vendosni në dispozicion materialet. Dua të njihem me fashikujt e hetimit. Po më shkelen të drejtat kushtetuese, duke mos më dhënë aktet, duke mos më vendosur asnjë provë qe unë të bëj prapësimet. Po mbahem në paraburgim pa të drejtë sepse nuk kam asnjë mundësi reale të prish provat, të intimidoj dëshmitarët, s’kam publik dhe asnjë mundësi reale të prish provat”, mësohet të jetë shprehur Meta në sallën e gjyqit.
Në seancën e sotme ka qenë gjithashtu e pranishme edhe ish-bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi. Pas daljes nga GJKKO, Monika është shprehur për mediat se togat e zeza vendosën të shtyjnë sërish zhvillimin e seancës paraprake, pasi Meta nuk është pajisur me dokumenta. Sipas Kryemadhit, gjykata pranoi dhe vendosi që prokuroria brenda javës të mundësojë të formë fizike të të gjithë fashikujve.
“Seanca e sotme u shty për datën 22 dhjetor, ora 14:30 për shkak se zoti Meta nuk është pajisur me dokumenta. Përveç faktit që në seancën e kaluar kemi kërkuar listën e provave, e cila nuk is është dhënë asnjë të pandehuri, ku në bazë të Kodit të Procedurës Penale, çdo akuze që çohet në gjykatë i bashkangjitet dhe lista e provave, gjë e cila mungon, e cila është shkelje proceduriale. Zoti nuk ka patur mundësi të njihet me dosjen, pasi edhe në mënyrën elektronike që i kanë avokatët e tij, ai nuk ka as kompjuter, as printer atje. Gjykata pranoi dhe vendosi që prokuroria brenda javës të mundësojë të formë fizike të të gjithë fashikujve”, tha Kryemadhi.
Kreu i PL-së, Ilir Meta ndodhet në paraburgim që prej 21 tetorit të vitit të kaluar, pasi akuzohet nga SPAK për “korrupsion”, “shpërdorim të detyrës” dhe “fshehje e mosdeklarim të pasurisë”. SPAK mbylli hetimet më 28 korrik, ndërsa dosjen e kaloi për gjykim në fund të gushtit, e cila përfshiu tre hetime në një aferën CEZ-DIA, lobimin e LSI në SHBA dhe hetimin pasuror.
Ish-presidenti Meta dhe ish-bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi janë marrë të pandehur nga SPAK për korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim të pasurisë. Ilir Meta ndodhet në burg që prej 21 tetorit të kaluar, ndërsa Monika Kryemadhi është në masën e sigurisë “detyrim paraqitje”. Çifti tashmë i divorcuar ligjërisht akuzohet se kanë ushtruar pushtetin e tyre ndër vite për të përfituar pasuri në mënyrë të paligjshme, si dhe për fshehjen e burimit të këtyre pasurive, duke përfshirë edhe familjarët në skemat e dyshuara./ZËRI -

“Veliaj është njohur me aktet”/ SPAK reagon mbi ecurinë e procesit gjyqësor ndaj kryebashkiakut: 8 seanca u shtynë për shkak të..
SPAK ka bërë publik një sqarim këtë të premte mbi pretendimin e kryebashkiakut Erion Veliaj mbi ecurinë e procesit gjyqësor ndaj Erion Veliajt dhe të pandehurve të tjerë, duke theksuar se deri tani janë shtyrë tetë seanca, kryesisht për shkak të mungesave të pajustifikuara të mbrojtësve dhe kërkesave të tyre të pabazuara, gjë që ka penguar përfundimin e fazës paraprake.
Në reagim, SPAK kundërshton pretendimet e Veliajt për mungesë njohjeje me aktet, duke saktësuar se janë respektuar të gjitha detyrimet ligjore. Prokuroria bën të ditur se mbrojtësit e tij kanë marrë kopjen e plotë të dosjes, si dhe materialet shtesë të hetimit, pa kosto dhe brenda afateve të parashikuara.
SPAK nënvizon se çdo vonesë apo keqkuptim pas marrjes së akteve lidhet me komunikimin midis të pandehurit dhe avokatëve të tij, pa përfshirjen e organit procedues. -

Kërkoi kohë për t’u njohur me aktet, sot seanca paraprake në GJKKO për Erion Veliajn
Gjykata e Posaçme (GJKKO) mblidhet këtë të premte (5 dhjetor) në orën 09:00 për seancën e radhës paraprake për dosjen “Veliaj”, ku pritet të vendosë për kalimin ose jo për gjykim apo rikthim të dosjes në SPAK për hetime të mëtejshme.
Në seancën e mbajtur tre ditë më parë, GJKKO pranoi kërkesën e artikuluar nga Veliaj për më shumë kohë për t’u njohur me aktet. Pjesë e kësaj seance, ishte dhe Kryebashkiaku Veliaj i cili e konsideroi një absurd tragjikomik vonesën e vënies në dispozicion të dosjes ndaj tij.
Të pandehur për këtë dosje janë dhe Ajola Xoxa, bashkëshortja e Erjon Veliajt, si dhe 28 persona e shoqëri.
Veliaj ndodhet në paraburgim që prej 10 shkurtit 2025. -

Veliaj kërkon të studiojë aktet e dosjes me laptop, GJKKO refuzon
Gjatë seancës së sotme Veliaj i ka kërkuar gjykatës t’i krijohet mundësia për të studiuar aktet e dosjes përmes pajisjeve teknologjike.
Në të kundërt, sipas tij, të lejohet të shkojë në gjykatë çdo ditë për të studiuar aktet. Kërkesa iu refuzua nga gjykata.
Më tej, Veliaj ka kërkuar që në sallën e gjyqit të mos qëndrojë në kafazin e xhamit, pasi, sipas tij, ky është trajtim degradues.
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka lënë sot përkohësisht qelitë e paraburgimit të Durrësit. Veliaj është shoqëruar drejt GJKKO në kryeqytet për të qenë i pranishëm në seancën gjyqësore të shqyrtimit paraprak të dosjes ndaj tij dhe të bashkëpandehurve. -

Abuzim me aktet për fermerët, pezullohen nga detyra 9 inspektorë të AZHBR-së në Korçë
Policia e Korçës, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor, ka finalizuar një operacion hetimor që çoi në zbulimin e një skeme abuzive të shkeljes së detyrës nga disa punonjës të Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR).
Siç raporton gazetarja Daniela Zisi, gjatë hetimeve u dokumentua se disa prej inspektorëve të kësaj agjencie dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën duke falsifikuar të dhëna në aktet e verifikimit për fermerët përfitues të Skemës Kombëtare të Mbështetjes.
Sipas informacioneve, punonjësit nuk kryenin kontrollin në terren për gjendjen faktike të kafshëve, ndërsa dyshohet se kanë përfituar në mënyrë korruptive shuma që varionin nga 10 deri në 50 mijë lekë (të reja) për çdo aplikim, me qëllim kualifikimin e padrejtë të fermerëve për subvencione.
Në kuadër të këtij operacioni, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Korçë ka caktuar masat e sigurimit personal me karakter shtrëngues “Pezullimi i ushtrimit të një detyre apo funksioni publik” dhe “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” për 9 shtetasit e përfshirë, konkretisht A.M., J. Z., E. G., E. I., D. Ç., P. R., B. B., E. F., F. I.
Sipas të dhënave të deritanishme, veprimtaria e tyre kriminale ka shkaktuar një dëm të konsiderueshëm ekonomik në buxhetin e shtetit. Hetimet vijojnë për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore. -

Dosja ‘Veliaj’/ Shtyhet seanca paraprake në GJKKO, e rradhës pritet të mbahet…
Shtyhet seanca praprake për Erion Veliaj dhe të pandehurit e tjerë për në datën 2 dhejtor ora 9:00. Shkak u bë kerkesa e avokatëvë të Veliaj për t’u njohur me aktet.
Kërkesë që shkaktoi debat në seancë, pasi prokurori i posacëm iu drejtua avokatëve duke thënë se janë njohur me aktet.
“Jeni njohur me aktet, kërkoni të gjykoheni dhe nuk vini në gjykim”.
Gjykata ende nuk është shprehur lidhur me kërkesënpër lap-topin në qeli të Veliajt për të lexuar aktet. -

Avokatët e Veliajt debat me prokurorin e SPAK gjatë seancës me dyer të mbyllura: Kryebashkiaku do të njihet me dosjen. Shtyhet seanca
Avokatët e kryebashkiakut Erion Veliaj i kërkojnë kohë gjykatës gjatë seancës paraprake për t’u njohur me aktet.
Mbrojtja siç raporton gazetarja e Top Channel Anila Hoxha, kërkuan që klienti i tyre të njihet vetë me aktet dhe t’ia çojnë në burg.
Prokurori i SPAK replikoi: “Jeni njohur me aktet, kërkoni të gjykoheni dhe nuk vini në gjykim”.
Përmes avokatëve, Veliaj ka kërkuar edhe laptop në burg për të lexuar aktet.
Ndërkohë u vendos shtyrja e seancës paraprake për Veliajn dhe të pandehurit e tjerë për në datën 2 dhjetor, ora 9:00. Shkak u bë kërkesa e avokatëve të Veliaj për t’u njohur me aktet.
Top Channel
-

Veliaj kërkon laptop në qeli…Shtyhet seanca, përplasje në GJKKO mes avokatëve dhe prokurorit të SPAK
erion veliaj
TIRANË- Gjykata e Posaçme Antikorrupsion (GJKKO) ka shtyrë seancën paraprake për Erion Veliaj dhe të pandehurit e tjerë në dosjen e njohur, duke caktuar datën e re më 2 dhjetor. Shkak i shtyrjes u bë kërkesa e avokatëve të Veliajt për t’u njohur me aktet.
Mësohet se gjatë seancës së sotme, avokatët e Veliaj i kanë kërkuar kohë gjykatës gjithashtu që klienti i tyre të njihet personalisht me aktet e dosjes dhe që ato t’i dërgohen në burg. Nga ana tjetër, prokurori i SPAK ka replikuar duke theksuar se: “Jeni njohur me aktet, kërkoni të gjykoheni dhe nuk vini në gjykim”.
Mgjithatë, gjykata ende nuk është shprehur lidhur me kërkesën për laptopin në qeli të Veliajt për të lexuar aktet. Kërkesa e kryebashkiakut u bë publike në sallën e gjyqit nga avokatët e tij.
Veliaj u arrestua më 10 shkurt pasi akuzohet se, së bashku me bashkëshorten Ajola Xoxa, ndërtuan një skemë komplekse korrupsioni dhe pastrimi parash, për të përfituar në mënyrë të paligjshme nga fondet e bashkisë së kryeqytetit dhe ryshfete nga biznesmenë, kontraktorë të saj, duke përdorur një rrjet kompanish dhe organizatash jofitimprurëse.
Sipas SPAK, kryebashkiaku i kryeqytetit dhe bashkëshortja e tij kanë përfituar rreth 1 milionë euro nga kjo skemë korruptive, para që janë përdorur kryesisht për blerje luksoze në internet nga Ajola Xoxa. Mbi Veliajn rëndon gjithashtu akuza për ‘shpërdorim detyre’, ‘pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale’, ‘futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim’ dhe refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim./ZËRI