Tag: aksit

  • “Krenarë me vjedhjen e tyre”/ Berisha ndan videon e rrugës miliona euro Qukës–Qafë Plloçë, që sot shkatërrohet

    “Krenarë me vjedhjen e tyre”/ Berisha ndan videon e rrugës miliona euro Qukës–Qafë Plloçë, që sot shkatërrohet

    Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar sot një video në rrjetet sociale ku rikujton inaugurimin e disa muajve më parë të aksit rrugor Qukës–Qafë Plloçë, ceremoni e zhvilluar nga kryeministri Edi Rama dhe ministrja e pezulluar nga detyra, Belinda Balluku. Në pamjet e publikuara nga Berisha, shihet momenti kur Rama dhe Balluku inspektojnë rrugën, të pritur me këngë, valle polifonike dhe me kulaç nga banorët e zonës.
    Por vetëm pak javë pas inaugurimit, një shi i parë vjeshte ka qenë i mjaftueshëm për të shkaktuar dëmtime serioze të rrugës, një prej projekteve më të gjata dhe më të kushtueshme të infrastrukturës në vend. Sipas pamjeve të shpërndara nga Berisha, segmenti i sapohapur paraqitet i shkatërruar në disa pjesë: masa gjigante shkëmbore të shembura mbi asfalt, barriera mbrojtëse të shtrembëruara dhe zona të tëra të deformuara brenda pak sekondash.
    Ngjarja është regjistruar pranë tuneleve të aksit Qukës–Qafë Plloçë, ku një rrëshqitje e madhe dheu dhe shkëmbinjsh ka bllokuar qarkullimin, e shkaktuar nga shirat e ditëve të fundit. Rruga, e cila synon të shmangë qarkullimin përmes Prrenjasit, Qafë-Thanës dhe Pogradecit, u inaugurua në shtator dhe ka një kosto prej 260 milionë euro.

  • ‘Krenarë me vjedhjen e tyre!’/ Berisha ndan videon e rrugës 260 mln euro Qukës–Qafë Plloçë që u bllokua pas një shiu

    ‘Krenarë me vjedhjen e tyre!’/ Berisha ndan videon e rrugës 260 mln euro Qukës–Qafë Plloçë që u bllokua pas një shiu

    Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar sot një video në rrjetet sociale ku rikujton inaugurimin e disa muajve më parë të aksit rrugor Qukës–Qafë Plloçë, ceremoni e zhvilluar nga kryeministri Edi Rama dhe ministrja e pezulluar nga detyra, Belinda Balluku. Në pamjet e publikuara nga Berisha, shihet momenti kur Rama dhe Balluku inspektojnë rrugën, të pritur me këngë, valle polifonike dhe me kulaç nga banorët e zonës.

    Por vetëm pak javë pas inaugurimit, një shi i parë vjeshte ka qenë i mjaftueshëm për të shkaktuar dëmtime serioze të rrugës, një prej projekteve më të gjata dhe më të kushtueshme të infrastrukturës në vend. Sipas pamjeve të shpërndara nga Berisha, segmenti i sapohapur paraqitet i shkatërruar në disa pjesë: masa gjigante shkëmbore të shembura mbi asfalt, barriera mbrojtëse të shtrembëruara dhe zona të tëra të deformuara brenda pak sekondash.

    Ngjarja është regjistruar pranë tuneleve të aksit Qukës–Qafë Plloçë, ku një rrëshqitje e madhe dheu dhe shkëmbinjsh ka bllokuar qarkullimin, e shkaktuar nga shirat e ditëve të fundit. Rruga, e cila synon të shmangë qarkullimin përmes Prrenjasit, Qafë-Thanës dhe Pogradecit, u inaugurua në shtator dhe ka një kosto prej 260 milionë euro.

    Postimi i Berishës:

  • “Balta deri në gju”, shiu përkeqëson gjendjen e aksit rrugor Ura e Matit-Rrëshen, banoret: Na japin premtime boshe

    “Balta deri në gju”, shiu përkeqëson gjendjen e aksit rrugor Ura e Matit-Rrëshen, banoret: Na japin premtime boshe

    Me pellgje të thella e baltë, kjo është gjendja e aksit Ura e Matit-Rrëshen pas reshjeve të shiut që përfshinë zonën të enjten. Gjendja më problematike paraqitet nga Ura e Matit e deri te lapidari i fshatit Zenisht, ku gropat e mbushura me ujë janë kthyer në shqetësim madhor për drejtuesit e automjeteve.
    Sipas tyre, kjo rrugë mirëmbahet vetëm në prag fushatash elektorale, ndërsa nuk bëhet asnjë investim serioz. Drejtuesit e automjeteve u bëjnë thirrje autoriteteve të ndërhyjnë për rikonstruksionin e rrugës, e cila është jetike për ta, pasi lidh disa fshatra me njëri-tjetrin.

  • Rruga që mori jetë njerëzish! Nis investimi për ndriçimin e aksit “Ura e Stom Golemit – Mes”

    Rruga që mori jetë njerëzish! Nis investimi për ndriçimin e aksit “Ura e Stom Golemit – Mes”

    Aksi rrugor “Ura e Stom Golemit – Mes”, një ndër segmentet më të rrezikshme të qarkut Shkodër, po rikthehet me ndriçim pas gati një dekade errësire. Ky aks 4.2 kilometra, i përfunduar në vitin 2015 dhe i pajisur fillimisht me ndriçim, mbeti për vite të tëra pa drita pasi kabulli elektrik u vodh vetëm pak muaj pas përfundimit të punimeve.

    Pas shqetësimeve të përsëritura nga komuniteti, Bashkia Shkodër në bashkëpunim me Këshillin e Qarkut ka nisur investimin për rikthimin e ndriçimit. Deri më tani janë shtruar 500 metra kabull elektrik, ndërsa projekti parashikon ndriçimin e plotë të të gjithë aksit.

    Mungesa e ndriçimit e ka bërë këtë rrugë një ndër më problematiket për aksidente me pasojë të rëndë, duke rrezikuar jetën e qindra drejtuesve dhe banorëve të zonës.

    Në këtë rrugë janë bërë shumë aksidente por tani po vendoset ndriçimi i rrugës”, u shpreh një qytetar.

    Ky investim synon jo vetëm përmirësimin e sigurisë rrugore, por edhe rritjen e cilësisë së jetesës dhe zhvillimit të zonës, duke i dhënë fund një situate që prej vitesh ka qenë shqetësim për komunitetin.

  • Pamjet/ Pjesë e aksit Berat – Gjirokastër, ja sa kanë avancuar punimet në segmentin Ura e Bilçës – Drobonik

    Pamjet/ Pjesë e aksit Berat – Gjirokastër, ja sa kanë avancuar punimet në segmentin Ura e Bilçës – Drobonik

    Këto janë pamjet nga përgatitjet për fazën e asfaltimit të rrugës lidhëse mes Urës së Bilçës dhe Drobonikut.

    Kjo rrugë është një urë zhvillimi që rrit aksesin për fshatrat përreth, mbështet bujqësinë dhe hap një derë të re për fluksin turistik që vjen nga Jugu drejt Beratit.

  • Rrezikoi jetën e banorëve pasi ndezi zjarr përgjatë aksit Tiranë-Elbasan, arrestohet 34 vjeçari

    Rrezikoi jetën e banorëve pasi ndezi zjarr përgjatë aksit Tiranë-Elbasan, arrestohet 34 vjeçari

    Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 31 vjeçar nën akuzën e zjarrvënies së qëllimshme dhe shkatërrim i pronës me zjarr.
    Sipas hetimeve, shtetasi J.S. është përgjegjës për ndezjen e 3 zjarreve përgjatë aksit Tiranë-Elbasan, duke vënë seriozisht në rrezik jetën e banorëve të zonës dhe një pikë karburanti që ndodhej aty pranë.
    Policia e Tiranës apelon për të gjithë qytetarët, që të mos ndezin zjarre, pasi reagimi i strukturave të Policisë do te jetë i menjëhershëm dhe në zbatim të sanksioneve të Kodit Penal.
    Gjithashtu, fton që të denoncohet menjëherë çdo indicie për këtë veprimtari kriminale, me qëllim që të parandalohet përshkallëzimi, si dhe të zbardhen menjëherë autorësia dhe rrethanat.

  • Kryeministri Rama bën prezent ecurinë e punimeve në Korridori VIII, Loti 7 i aksit Elbasan – Qafë Thanë

    Kryeministri Rama bën prezent ecurinë e punimeve në Korridori VIII, Loti 7 i aksit Elbasan – Qafë Thanë

    Përmrs një publikimi të bërë në rrjetet sociale, Kryeministri Edi Rama, nëpërmjet një fotogalere, ka bërë prezent ecurinë e punimeve në Korridori VIII, Loti 7 i aksit Elbasan – Qafë Thanë

    Korridori VIII – Loti 7 i aksit Elbasan – Qafë Thanë ku po punohet për ndërtimin e veprave të artit, bokse dhe nënkalime.
    Loti 7 është pjesë e një segmenti strategjik që përshpejton lidhjen midis Elbasanit dhe pikës doganore Qafë Thanë, duke shkurtuar distancën drejt Maqedonisë së Veriut.
    Ka ndikim të madh në zhvillimin turistik të zonës juglindore, përfshi Pogradecin dhe Korçën, si dhe fuqizimin e rolit të Portit të Durrësit si nyje ndërkombëtare .
    Ndërvepron me projekte të tjera infrastukturore si bypass-i i Elbasanit, autostrada Tirana–Elbasan–Kashar–Lekaj, etj.

  • Kryeministri Rama publikon pamjet e aksit rrugor të rikonstruktuar të Ksamilit: Një tjetër hap përpara në shërbim të turizmit

    Kryeministri Rama publikon pamjet e aksit rrugor të rikonstruktuar të Ksamilit: Një tjetër hap përpara në shërbim të turizmit

    Kryeministri i vendit Edi Rama ka publikuar pamjet e aksit të transformuar të Ksamilit.

    Në një postim në Facebook, kreu i qeverisë tregon rrugën e rikonstruktuar të Ksamilit.

    “MIRËMËNGJES, dhe me aksin kryesor të Ksamilit, të transformuar në një rrugë të bukur urbane për makinat, po edhe për këmbësorët, për t’i shërbyer më së miri rritjes së përvitshme të turizmit, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.

    Ky investim vjen si pjesë e përpjekjeve të qeverisë për të rritur standardet e infrastrukturës në zonat turistike.

    Top Channel

  • Nisin punimet për zgjerimin dhe asfaltimin e aksit Shijan–Delvinë

    Nisin punimet për zgjerimin dhe asfaltimin e aksit Shijan–Delvinë

    Delvinë – Ka nisur zyrtarisht procesi i zgjerimit dhe asfaltimit të aksit rrugor Shijan–Delvinë, një ndër investimet e shumëpritura nga banorët e zonës.
    Ky projekt vjen si pjesë e planit zhvillimor “Delvina 2030” dhe është një tjetër premtim i mbajtur nga Bashkia Delvinë. Zbatimi i këtij investimi synon përmirësimin e infrastrukturës rrugore, lehtësimin e lëvizjes për banorët dhe rritjen e aksesit në zonat rurale.
    Punimet parashikojnë zgjerimin e rrugës ekzistuese, shtresëzimin me asfalt dhe ndërtimin e elementëve të tjerë të nevojshëm për një rrugë funksionale dhe të sigurt për qytetarët.
    Ky aks rrugor ka një rëndësi të veçantë për komunitetin lokal, duke qenë se lidh disa fshatra me qytetin e Delvinës dhe shërben si arterie për lëvizjen e njerëzve dhe mallrave.
    Me këtë projekt, Bashkia Delvinë vijon angazhimin e saj për të sjellë zhvillim të qëndrueshëm në të gjitha zonat e territorit të saj.