Kryeministri Edi Rama ka postuar në rrjetet sociale ‘fytyrën’ e re të Lungomares në Vlorë, pas aksionit për lirimin e hapësirave publike të zaptuara.
“VLORA sot pasdite
Ja se si doli në dritë Lungomarja, thjesht duke hequr barrikadat absurde dhe frymën e shëmtimit kioskëzues, ndërkohë që të gjithë kanë hapësirën e tyre, edhe qytetarët, vizitorët, turistët, edhe njësitë e shërbimit, të çliruara nga “rraqet” e tepërta dhe të tërhequra qytetarisht në zonën e tyre”,- shkruan Rama.
Tag: aksionit
-

“Ja se si doli në dritë”, Rama poston foto nga Lungomarja pas aksionit për lirimin e hapësirës publike
-

As spraji me piper nuk i ndaloi, 2 shqiptarët dhunojnë karabinierët gjatë aksionit, arrestohen pas rrëmujës para lokalit
Dhunuan karabinierët gjatë aksionit, arrestohen 2 shqiptarët e dyshuar në Pulja.
Gjithçka duket se ka nisur nga një sherr në Santeramo (Bari). Efektivët morën informacione se një person dukshëm në gjendje të dehur kishte ndaluar para një lokali dhe po shkatërronte një automjet të parkuar.
Patrulla ndërhyri, por karabinieri i parë që iu afrua shqiptarit 46-vjeçar u gjend nën dhunë fizike. Incidenti ndodhi në Corso Tripoli, ku edhe afrimi i efektivit të dytë nuk e qetësoi situatën. Policët përdorën edhe spraj me piper ndaj agresorit, por aty ka ndërhyrë shqiptari i dytë, 25-vjeçar, që gjithashtu goditi me grushte, shuplaka e shkelma efektivët, informon media italiane.
Më tej u desh ndërhyrja e përforcimeve të tjera për të prangosur dy të dyshuarit dhe izoluar në qelu për disa akuza. Pas veprimeve hetimore dhe vlerësimit juridik, gjykata i ka lënë të dy agresorët nën mazën e arrestit shtëpiak, në pritje të procesit. -

Një mesazh në telefon zbuloi trafikantët e armëve
Një mesazh i gjetur në celularin e një prej të arrestuarve gjatë aksionit Shqipëri-Kosovë në Dhjetor të vitit të shkuar kundër trafikut të armëve, zbuloi përfshirjen edhe të 10 personave të tjerë të cilët u prangosën të premten.
Pas zbërthimit të komunikimeve, agjentët e Policisë së Tiranës mbajtën nën vëzhgim anëtarët e tjerë të grupit, për ti goditur në operacionin “Puzzle”.
Gjatë 5 muajve, hetuesit arritën të dokumentojnë nëpërmjet dronëve raste të transportit dhe shkëmbimit të armëve.
Nuk munguan as blerjet e simuluara nga ana e policisë për të vërtetuar implikimin e të dyshuarve në trafikun e armëve.
Gjatë aksionit policia arriti të sekuestrojë 14 armë zjarri, 12 prej të cilave të llojit pistoletë dhe dy të tjera armë të gjata të llojit automatik, krehra dhe municion luftarak.
Policia gjeti edhe mbi 2 mijë fara kanabisi, 3 automjete dhe 8 celularë.
Armët që trafikoheshin ishin të gjitha modele të reja evropiane, armë që trafikoheshin në Kosovë dhe në Shqipëri.
Pistoletat kryesisht kalonin kufirin nga vendet e BE drejt vendit tonë me makina të rastit që fshiheshin në pjesën e motorit, ose me autobusë ku fshiheshin në valixhe apo vende të tjera.
Në vendin tonë pistoletat shiteshin nga 1500 deri në 2500 Euro. Njëra prej tyre, me silenciator, do të shitej mbi 3000 Euro.