Aksioni i fundit i Policisë së Shtetit me urdhër të SPAK ka çuar në arrestimin e vëllezërve Artur dhe Ervin Hoxhosmani, si dhe Ermir Ndrejaj.
Një i arrestuar tjetër është në Elbasan. Ndërkohë, i komunikohet akuzë e re Plarent Dervishajt dhe të penduarit të drejtësisë, Erion Alibej.
Siç raporton gazetarja , Klodiana Lala, sekuestrohen ora të shtrenjta, bizhuteri dhe makina luksoze. Në total janë 7 persona.
Tag: aksionit
-

Lala zbulon detajet e aksionit të SPAK/ Arrestohen vëllezërit Hoxhosmani, akuzë të re për Dervishajn dhe Alibejn
-

“Po këtë në Londër, shqipot e kanë?”/ Rama bën humor pas aksionit për lirimin e hapësirave të zëna nga lokalet
Kryeministri Edi Rama ka postuar një foto nga Londra në rrjetet sociale, për të bërë pak humor pas aksionit për “çlirimin e trotuareve” nga zaptimi i lokaleve.
“Nuk e di a e kanë vërtetë shqipot këtë lokalin me shtesa mbi trotuar në Londër, po qesha shumë kur ma çuan dhe po e ndaj me ju për pak humor”, shkruan Rama.
Aksioni për “çlirimin e trotuareve” në fakt, nuk është se ka çliruar gjë deri më tani.
Për momentin janë hequr vetëm tendat, jo karriget.
Po ndoshta e kanë lënë për aksionin e radhës! -

20 mijë m² më shumë hapësirë publike pas aksionit në kryeqytet, 32 akt-konstatime për shkelje të ligjit
20 mijë m² hapësirë publike u është rikthyer qytetarëve në kryeqytet, pas aksionit të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit dhe Policisë Bashkiake.
Sipas të dhënave zyrtare, gjatë kësaj periudhe janë bërë 1.428 njoftime për lirimin e hapësirave të zëna në mënyrë të paligjshme. 352 subjekte kanë reaguar pozitivisht dhe kanë realizuar çmontimin vullnetarisht.
Janë mbajtur 32 akt-konstatime për shkelje të ligjit dhe janë liruar 20 mijë m² hapësirë publike që më parë ishin të zëna me struktura apo objekte të paligjshme, njofton Bashkia e Tiranës.Top Channel
-

Nga tregjet bujqësore, te thertoret dhe përpunuesit, aksioni për faturimin do shtrihet në 3 faza
Prej disa ditësh tatimorët kanë nisur aksionin për kontrollin e tregtimit të produkteve bujqësore me qëllim gjurmueshmërinë e mallrave për forcimin e sigurisë ushqimore. Ndërmarrja e aksionit parashikohet të zbatohet nëpërmjet disa fazave sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve (DPT), ku përveç subjekteve në Tiranë aksioni do të zhvendoset drejt rretheve dhe më pas te pikat e grumbullimit dhe përpunimit.
Gjatë këtyre ditëve aksioni i tatimorëve është fokusuar në tregjet e mëdha të tregtimit të mallrave bujqësore dhe blegtorale, baxhot dhe thertoret në Tiranë. Në Tiranë në 3 ditët e para të aksionit janë kontrolluar 87 subjekte dhe janë sekuestruar 20 ton mallra blegtorale që kanë rezultuar se tregtoheshin pa faturë.
“Fokusi i aksionit për tregtimin e mallrave me faturë do të jenë tregjet e mëdha, thertoret, baxhot, më pas grumbulluesit dhe përpunuesit të cilat kanë volum tregtar të lartë që më pas tregtohen në të gjithë vendin. Nga kontrollet e kryesore deri tani më problematik për tregtim të mallit pa faturë rezultojnë tregjet e mëdha të mallrave bujqësore dhe blegtorale dhe thertoret”, pohon administrata tatimore.
Në fazën e dytë, sipas drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve përveç Tiranës dhe zonave përreth saj, aksioni do të shtrihet edhe në rrethe, ku fokusi do të jenë tregjet e mëdha, baxhot e grumbullit të qumështit dhe thertoret e kafshëve. Në fazën e tretë, administrata tatimore parashikon që aksioni të shtrihet te pikat e grumbullimit dhe përpunimit të mallrave blegtorale.
Administrata Tatimore thekson sërish se fokusi i aksionit është forcimi i kontrollit në terren mbi lëshimin e autofaturës për tregtimin e produkteve blegtorale, te tregjet e mëdha të tregtimit të mallrave bujqësore, thertoret, baxhot dhe më pas grumbulluesit dhe përpunuesit e mëdhenj. Tatimet pohojnë se tregtarët e vegjël dhe ambulantët nuk janë në fokus të aksionit. Ndërsa numri i supermarketeve të kontrolluara deri tani mbetet i ulët. Aksioni i ndërmarrë nga aksioni tatimet synojnë të rrisin të ardhurat, dhe të forcojnë sistemin për gjurmueshmërinë e mallit.
Në mbyllje të aksionit nëpërmjet të cili synohet të rritet autofaturime për mallrat e tregtuara nga fermeri, qeveria parashikon të nisë zbatimin e skemës së rimbursimit të TVSH-së në masën 10% për fermerin. Projektligji për kthimin e skemës së kompensimit të TVSh-së pritet të shqyrtohet për miratim vitin e ardhshëm, ku dhe do të nisë zbatimin. Pas ndryshimeve që u bënë në vitin 2019 në skemën e rimbursimit të TVSH-së ku nga 20% u ul në 6%, prej 2022 TVSH-ja e kreditueshme për blerjet e mallrave nga fermerët u shfuqizua. / Monitor -

Nga tregjet bujqësore te thertoret, aksioni për faturimin do shtrihet në 3 faza
Prej disa ditësh tatimorët kanë nisur aksionin për kontrollin e tregtimit të produkteve bujqësore me qëllim gjurmueshmërinë e mallrave për forcimin e sigurisë ushqimore.
Ndërmarrja e aksionit parashikohet të zbatohet nëpërmjet disa fazave sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve (DPT), ku përveç subjekteve në Tiranë aksioni do të zhvendoset drejt rretheve dhe më pas te pikat e grumbullimit dhe përpunimit.
Gjatë këtyre ditëve aksioni i tatimorëve është fokusuar në tregjet e mëdha të tregtimit të mallrave bujqësore dhe blegtorale, baxhot dhe thertoret në Tiranë.
Në Tiranë në 3 ditët e para të aksionit janë kontrolluar 87 subjekte dhe janë sekuestruar 20 ton mallra blegtorale që kanë rezultuar se tregtoheshin pa faturë.
“Fokusi i aksionit për tregtimin e mallrave me faturë do të jenë tregjet e mëdha, thertoret, baxhot, më pas grumbulluesit dhe përpunuesit të cilat kanë volum tregtar të lartë që më pas tregtohen në të gjithë vendin.
Nga kontrollet e kryesore deri tani më problematik për tregtim të mallit pa faturë rezultojnë tregjet e mëdha të mallrave bujqësore dhe blegtorale dhe thertoret”, pohon administrata tatimore.
Në fazën e dytë, sipas drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve përveç Tiranës dhe zonave përreth saj, aksioni do të shtrihet edhe në rrethe, ku fokusi do të jenë tregjet e mëdha, baxhot e grumbullit të qumështit dhe thertoret e kafshëve.
Në fazën e tretë, administrata tatimore parashikon që aksioni të shtrihet te pikat e grumbullimit dhe përpunimit të mallrave blegtorale.
Administrata Tatimore thekson sërish se fokusi i aksionit është forcimi i kontrollit në terren mbi lëshimin e autofaturës për tregtimin e produkteve blegtorale, te tregjet e mëdha të tregtimit të mallrave bujqësore, thertoret, baxhot dhe më pas grumbulluesit dhe përpunuesit e mëdhenj.
Tatimet pohojnë se tregtarët e vegjël dhe ambulantët nuk janë në fokus të aksionit. Ndërsa numri i supermarketeve të kontrolluara deri tani mbetet i ulët. Aksioni i ndërmarrë nga aksioni tatimet synojnë të rrisin të ardhurat, dhe të forcojnë sistemin për gjurmueshmërinë e mallit.
Në mbyllje të aksionit nëpërmjet të cili synohet të rritet autofaturime për mallrat e tregtuara nga fermeri, qeveria parashikon të nisë zbatimin e skemës së rimbursimit të TVSH-së në masën 10% për fermerin. Projektligji për kthimin e skemës së kompensimit të TVSh-së pritet të shqyrtohet për miratim vitin e ardhshëm, ku dhe do të nisë zbatimin.
Pas ndryshimeve që u bënë në vitin 2019 në skemën e rimbursimit të TVSH-së ku nga 20% u ul në 6%, prej 2022 TVSH-ja e kreditueshme për blerjet e mallrave nga fermerët u shfuqizua./Monitor -

Nga tregjet bujqësore te thertoret dhe përpunuesit, aksioni për faturimin do shtrihet në 3 faza
Prej disa ditësh tatimorët kanë nisur aksionin për kontrollin e tregtimit të produkteve bujqësore me qëllim gjurmueshmërinë e mallrave për forcimin e sigurisë ushqimore.Ndërmarrja e aksionit parashikohet të zbatohet nëpërmjet disa fazave sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve (DPT), ku përveç subjekteve në Tiranë aksioni do të zhvendoset drejt rretheve dhe më pas te pikat e grumbullimit dhe përpunimit.Gjatë këtyre ditëve aksioni i tatimorëve është fokusuar në tregjet e mëdha të tregtimit të mallrave bujqësore dhe blegtorale, baxhot dhe thertoret në Tiranë.Në Tiranë në 3 ditët e para të aksionit janë kontrolluar 87 subjekte dhe janë sekuestruar 20 ton mallra blegtorale që kanë rezultuar se tregtoheshin pa faturë.“Fokusi i aksionit për tregtimin e mallrave me faturë do të jenë tregjet e mëdha, thertoret, baxhot, më pas grumbulluesit dhe përpunuesit të cilat kanë volum tregtar të lartë që më pas tregtohen në të gjithë vendin. Nga kontrollet e kryesore deri tani më problematik për tregtim të mallit pa faturë rezultojnë tregjet e mëdha të mallrave bujqësore dhe blegtorale dhe thertoret”, pohon administrata tatimore.Në fazën e dytë, sipas drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve përveç Tiranës dhe zonave përreth saj, aksioni do të shtrihet edhe në rrethe, ku fokusi do të jenë tregjet e mëdha, baxhot e grumbullit të qumështit dhe thertoret e kafshëve.Në fazën e tretë, administrata tatimore parashikon që aksioni të shtrihet te pikat e grumbullimit dhe përpunimit të mallrave blegtorale.Administrata Tatimore thekson sërish se fokusi i aksionit është forcimi i kontrollit në terren mbi lëshimin e autofaturës për tregtimin e produkteve blegtorale, te tregjet e mëdha të tregtimit të mallrave bujqësore, thertoret, baxhot dhe më pas grumbulluesit dhe përpunuesit e mëdhenj.Tatimet pohojnë se tregtarët e vegjël dhe ambulantët nuk janë në fokus të aksionit. Ndërsa numri i supermarketeve të kontrolluara deri tani mbetet i ulët. Aksioni i ndërmarrë nga aksioni tatimet synojnë të rrisin të ardhurat, dhe të forcojnë sistemin për gjurmueshmërinë e mallit.Në mbyllje të aksionit nëpërmjet të cili synohet të rritet autofaturime për mallrat e tregtuara nga fermeri, qeveria parashikon të nisë zbatimin e skemës së rimbursimit të TVSH-së në masën 10% për fermerin. Projektligji për kthimin e skemës së kompensimit të TVSh-së pritet të shqyrtohet për miratim vitin e ardhshëm, ku dhe do të nisë zbatimin.Pas ndryshimeve që u bënë në vitin 2019 në skemën e rimbursimit të TVSH-së ku nga 20% u ul në 6%, prej 2022 TVSH-ja e kreditueshme për blerjet e mallrave nga fermerët u shfuqizua. / D.Azohttps://monitor.al/qeveria-gati-te-riktheje-skemen-e-kompensimit-te-tvsh-se-per-fermeret-ne-nivelin-10/ Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

Aksioni i IKMT bashkë me policët, momenti kur mjetet e rënda u sulmuan me bomba molotov (VIDEO)
Gjatë aksionit të së premtes për prishjen e ndërtimeve pa leje në Theth, një person ende i paidentifikuar sulmoi me molotovë fadromën e IKMT-së, në të cilën ndodhej drejtuesi i mjetit dhe kreu i IKMT-së, Fatmir Meta.
Pamjet filmike tregojnë qartë momentin kur molotovët godasin njëri pas tjetrit fadromën, ndërsa efektivët e policisë që e shoqëronin largohen me shpejtësi. Vetëm njëri prej tyre nxjerr armën, ndërsa kreu i IKMT-së është i vetmi që tenton të përballet me autorin.
Për fat të mirë, sulmi nuk shkaktoi dëme apo të lënduar, por ka vënë seriozisht në rrezik jetën e dy punonjësve të shtetit. Pavarësisht kësaj, Policia e Shkodrës deklaroi zyrtarisht se “asnjë mjet fadromë nuk është sulmuar me lëndë djegëse dhe nuk është shkaktuar asnjë dëm material apo rrezik për jetën”.
Deklarata bie ndesh me realitetin e pasqyruar në video dhe me praninë e dhjetëra efektivëve që ishin dëshmitarë të sulmit. Ndërkohë, kreu i IKMT-së e ka konsideruar publikisht këtë akt si tentativë për vrasje ndaj punonjësve të shtetit.
Policia e Shkodrës njoftoi se është në kërkim të autorit, por vetëm për tentativën për t’i vënë zjarrin urës së fshatit, duke shmangur në këtë mënyrë hetimin për sulmin e rrezikshëm me molotov.
Top Channel/ Molotov e përplasje! Ç’ndodhi në ditën e 6 të aksionit në Theth -

VIDEO me DRON-Thethi mes bukurisë natyrore dhe aksionit të IKMT-së
Thethi
SHKODËR- Pamjet që po shikoni vijnë nga Thethi, zona që së funsmi është pushtuar nga forcat e IKMT-së që po shembin çdo godinë të ngritur pa leje. E gjithë kjo panoramë bën që kjo zonë të ndahet mes dy ekstremiteteve, bukurisë që i ka falur natyra dhe dhunës që po ushtrohet këto ditë./ZËRI./
-

Dita e tretë e aksionit në Theth, banorët bllokojnë urën hyrëse për në fshat
Në ditën e tretë të aksionit për prishjen e ndërtimeve pa leje në Theth, banorët i kanë bërë bllokadë policisë duke bllokuar urën hyrëse për në fshat.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”
Ata kërkojnë ndalimin e aksionit dhe diskutim me qeverinë. Reklama në FieriWeb – “CAPRICCIOSA LALI”
Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”
Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”
Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”
-

Dita e tretë e aksionit në Theth, pas përplasjeve me policinë, banorët hapin rrugën për në fshat
Në ditën e tretë të aksionit për prishjen e ndërtimeve pa leje në Theth, banorët i kanë bërë bllokadë policisë duke bllokuar urën hyrëse për në fshat.
Ata kërkojnë ndalimin e aksionit dhe diskutim me qeverinë.
Pas përplasjeve me policinë, banorët hapin rrugën për në fshat.
Prej tre ditësh ka nisur aksioni për lirimin e hapësirave publike në disa qytete të vendit, përfshirë edhe Thethin.
Kryeministri Edi Rama u ka dhënë ultimatum bashkive që të lirojnë hapësirat publike të zaptuara nga bizneset.
Ky aksion po zhvillohet edhe Tiranë, Durrës, Fier dhe Vlorë.Top Channel