Tag: aksionit

  • Rama: “Non Stop” aksionit për çlirimin e hapësirave publike të uzurpuara

    Rama: “Non Stop” aksionit për çlirimin e hapësirave publike të uzurpuara

    Në një tjetër sinjal vendosmërie, Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video në rrjetet sociale, shoqëruar me shkrimin lakonik, por domethënës: “Non Stop”. Përmes saj, ai përcjell vijimin e aksionit të ndërmarrë nga qeveria për çlirimin e hapësirave publike të uzurpuara ndër vite nga ndërtimet pa leje, bizneset dhe individët që i kishin kthyer trotuaret, brigjet dhe hapësirat e përbashkëta në pronë private.

    Pamjet e publikuara tregojnë ndërhyrje të pandërprera në disa qytete të vendit, ku mjetet e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT) janë në veprim për shembjen e ndërtimeve që kanë zënë hapësira publike, duke e kthyer terrenin në pronësi të përbashkët të qytetarëve.

    Ky aksion, që po zhvillohet me ritme të larta, është pjesë e një strategjie të gjerë për rregullimin urban dhe rivitalizimin e hapësirave qytetare, një ndër prioritetet e qeverisë në kuadër të përpjekjeve për ta bërë jetën urbane më të rregullt, më të drejtë dhe më estetike.

    “Non Stop” nuk është vetëm një slogan, por një mesazh i qartë politik dhe moral mbi konceptin e ligjshmërisë dhe të së përbashkëtës, një thirrje që ligji nuk do të ndalet përballë askujt që ka përfituar në kurriz të hapësirave që i përkasin komunitetit.
    Burime nga terreni bëjnë të ditur se ndërhyrjet janë përqendruar veçanërisht në zonat bregdetare dhe urbane, ku shpesh lokalet, kioskat apo ndërtimet pa leje kanë bllokuar kalimet, pamjet dhe qasjen e qytetarëve drejt detit apo rrugëve publike.
    Sipas qeverisë, qëllimi nuk është ndëshkimi, por restaurimi i rendit dhe kthimi i dinjitetit qytetar. Ndërsa fushata pritet të vijojë në mënyrë të pandërprerë, çdo ditë e më gjerë, duke përfshirë të gjitha bashkitë e vendit.
    Në këtë kuptim, videoja e Ramës vjen si një dëshmi vizuale e vendosmërisë shtetërore për të mos e lënë procesin në mes, për ta çuar deri në fund “çlirimin” e hapësirave publike nga abuzimi dhe privatizimi i paligjshëm.
    “Non Stop” – siç e ka përmbledhur vetë Kryeministri – është jo vetëm një paralajmërim për shkelësit e ligjit, por edhe një premtim për qytetarët: që hapësirat e përbashkëta do t’u kthehen atyre që u takojnë me të drejtë — publikut.
    AV/KJ

  • Rama publikon pamje të aksionit për lirimin e hapësirave publike

    Rama publikon pamje të aksionit për lirimin e hapësirave publike

    Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

  • Sarandë: Dita e dytë e aksionit për prishjen e ndërtimeve pa leje – VIDEO

    Sarandë: Dita e dytë e aksionit për prishjen e ndërtimeve pa leje – VIDEO

    Sarandë: Dita e dytë e aksionit për prishjen e ndërtimeve pa leje
    Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit nëBashkinë Sarandë, me mbështetjen e Policisë së Rendit dhe Policisë Bashkiake, ka nisur prej ditës së djeshme aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje në hapësira publike.
     

     
    Aksioni ka nisur në lagjen nr.4 të Sarandës, ku janë evidentuar javët e fundit disa shtesa në katet e para të pallateve, që jo vetëm kishin zaptuar hapësirat publike dhe ato të përbashkëta por në disa raste bllokonin dhe servitutet e kalimit për qytetarët.
     
    Nga ana e banorëve deri tani nuk ka pasur rezistencë. Mësohet se aksioni do të shtrihet në gjithë territorin e Bashkisë Sarandë, përfshirë edhe Ksamilin.

  • Kishte ndërtuar pa leje, pamjet e aksionit të shembjes së ndërtesës së kreut të AMP në Ksamil! Rasti u bë publik një ditë më parë nga Rama

    Kishte ndërtuar pa leje, pamjet e aksionit të shembjes së ndërtesës së kreut të AMP në Ksamil! Rasti u bë publik një ditë më parë nga Rama

    Këto janë pamjet e aksionit për prishjen e ndërtesës së ndërtuar pa leje në Ksamil nga kreu i AMP-së Vlorë-Gjirokastër, Glodian Ahmetaj. Aksioni për shembjen e ndërtesës është zhvilluar në gusht.
    Emri i Ahmetajt doli në skenë pas denoncimit të kryeministrit Edi Rama të bërë një ditë më parë ndaj gjyqtarit të Gjykatës Administrative në Tiranë, Marko Boshku, të cilin e akuzonte se kishte marrë vendimin për rikthimin në detyrë të zyrtarit të AMP-së pasi ai ishte pezulluar për këtë ndërtim pa leje.
    Sipas kryeministrit, Ahmetaj jo vetëm që kishte marrë pjesë në këtë ndërtim pa leje, por edhe kishte mashtruar me shkrim, duke pretenduar legalizimin e ndërtimit, duke gënjyer se ishte bërë në vitin 2018.

  • Tufa me para nëpër sirtarë e kuti/ Video e aksionit që goditi skemat piramidale online

    Tufa me para nëpër sirtarë e kuti/ Video e aksionit që goditi skemat piramidale online

    Këto janë pamjet e operacionit Xuex të Policisë së Fierit të shtrirë në 5 qytete, që goditi firmat piramidale online, përmes të cilave mashtroheshin qytetarët për të investuar shuma parash.
    Gjatë aksionit u arrestuan 6 persona dhe 2 të tjerë u shpallën në kërkim. Ata janë agjentët në terren për të rekrutuar qytetarët. Ndërsa organizatorët janë në proces hetimi ende.
    Shuma të konsiderueshme parash, në Euro dhe Lekë, janë sekuestruar nga policia. Po kështu janë sekuestruar edhe telefona, kompjutera e shumë sende të tjera.
    Pjesë nga deklarata e policisë
    Po gjatë operacionit u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
    50 aparate celularë,
    11 njësi kompjuterike,
    1 DVR, 2 hardisk,
    1 automjet,
    4.2 milion lekë, 28 mijë euro, 1750 dollarë dhe 340 franga.
    Gjithashtu, u  ngrinë gjashtë llogari të kriptomonedhave, që dyshohet se janë përdorur për të kanalizuar të ardhurat nga aktiviteti kriminal.

  • Durrës/ Qëlluan me armë policët gjatë aksionit dhe ndjekjes, Gjykata lë në burg 2 të arrestuarit

    Durrës/ Qëlluan me armë policët gjatë aksionit dhe ndjekjes, Gjykata lë në burg 2 të arrestuarit

    Tentuan të vrisnin efektivët e policisë gjatë aksionit në Durrës, ndërsa dyshoheshin si grup grabitësish, Gjykata lë në qeli 2 personat e arrestuar.
    Gjyqtari i gatshëm Rexhep Bekteshi, pasi dëgjoi prokuroren e çështjes, Erida Sisiçi dhe avokatët mbrojtës, dha masën e sigurisë “arrest me burg” për Ardit Domin, e plagosur, dhe Lorenc Çalin.
    Sipas prokurorisë, të dy akuzohen për veprat penale “vrasja e punonjësit të Policisë së Shtetit”, në tentativë, “vjedhja me armë”, në tentativë dhe në bashkëpunim dhe “armëmbajtje pa leje”.
    Sipas hetimeve, dy të rinjtë qëlluan me armë zjarri në drejtim të efektivëve, pasi policia tentoi t’i ndalonte. Në vend që t’i bindeshin urdhrit, ata u larguan me shpejtësi me automjetin e tyre.
    Ndjekja përfundoi në Vorë, ku makina doli nga rruga, por Domi dhe Çali vijuan rezistencën duke hapur zjarr me automatik ndaj policëve. Përballë kësaj situate, forcat e rendit u kundërpërgjigjën po me armë.
    Për pasojë, Ardit Domi mbeti i plagosur rëndë nga një plumb në qafë, ndërsa Lorenc Çali u neutralizua dhe u arrestua në vend.
    Ngjarja ndodhi në orën 01:00 të mëngjesit të 24 gushtit. Dy të rinjtë, të cilët kishin kryer vjedhje, hapën zjarr pas mesnatës teksa po ndiqeshin nga policia. Efektivët konstatuan gjatë natës automjetin që ata kishin vjedhur më 20 gusht te Sektor Rinia, dhe me të cilin një ditë më pas, kishin grabitur me dhunë xhiron ditore të një pike karburanti në Sukth dhe i ndoqën. Pas arrestimit, në vendin e ngjarjes, u gjet një automatik me dy krehëra që u përdor nga dy autorët.

  • Rritet me 60% faturimi i produkteve bujqësore dhe blegtorale

    Rritet me 60% faturimi i produkteve bujqësore dhe blegtorale

    Drejtoria e Tatimeve thotë se është rritur me 60% faturimi i produkteve blegtorale dhe bujqësore pas aksionit që nisi në korrik për këtë sektor.

    Sipas administratës tatimore, po vijojnë monitorimet dhe kontrollet në të gjithë vendin për lëshimin e faturës nga subjektet që tregtojnë produkte bujqësore dhe blegtorale.

    Në fazën e parë të aksionit, brenda 20 ditëve u bënë 238 kontrolle në të 12 qarqet e vendit dhe në total u bllokuan 103 tonë produkte që shiteshin pa faturë.

  • Zhvillohet faza e dytë e aksionit për lirimin e hapësirave publike në Lushnje, puna vazhdon intensivisht

    Zhvillohet faza e dytë e aksionit për lirimin e hapësirave publike në Lushnje, puna vazhdon intensivisht

    Në Lushnje ka nisur faza e dytë e aksionit për lirimin e hapësirave publike nga zaptimet e paligjshme, ku përfshihen objekte shërbimi, tenda të palëvizshme dhe pemë të mbjella jashtë vendeve të përcaktuara. Policia bashkiake, me mbështetjen e Policisë së Shtetit, Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT) dhe përfaqësuesve të rajoneve, po vijon punën në të gjitha zonat e zëna.
    Faza e parë e aksionit përfundoi me njoftimin zyrtar të subjekteve që kishin zënë hapësirat për të liruar vendet. Gjatë kësaj periudhe, disa qytetarë kanë larguar vetë materialet e tyre, ndërsa puna vazhdon intensivisht për ata që nuk e kanë bërë këtë brenda afatit të përcaktuar. Bashkia ka siguruar mjete dhe fuqi punëtore për të ndihmuar në largimin e materialeve.
    Drejtori i Policisë Bashkiake në Lushnje, Jashar Saraçi, bëri me dije se aksioni do të vazhdojë deri në lirimin e plotë të të gjitha hapësirave publike të zëna.

  • Rama ndan pamjet pas aksionit për lirimin e hapësirave publike: Ja dhe Thethi, kurora e artë e Shqipërisë!

    Rama ndan pamjet pas aksionit për lirimin e hapësirave publike: Ja dhe Thethi, kurora e artë e Shqipërisë!

    Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga Thethi pas përfundimit të aksionit për lirimin e hapësirave publike. Në rrjetin e tij Facebook Rama ka postuar një video ku shfaqet një çift që kurorëzon martesën në ambientet para kishës së Thethit. Më përpara në këtë vend ishin vendosur shtëpizat kjoska të cilat u shkatërruan gjatë një aksioni të IKMT.
    “Ja dhe Thethi, kurora e artë e Shqipërisë”, shkruan Rama në Facebook.

  • “Protesta e heshur” e pronarëve të bizneseve në Korçë kundër aksionit të qeverisë për lirimin e hapësirave publike!

    “Protesta e heshur” e pronarëve të bizneseve në Korçë kundër aksionit të qeverisë për lirimin e hapësirave publike!

    Pyetjet e bizneseve

    KORÇË- Një pjesë e bizneseve që operojnë në pedonalen e qytetit të Korçës për dy orë nuk kanë ofruar shërbim ndaj klientëve, si shenjë proteste ndaj aksionit të qeverisë për lirimin e hapësirave publike. Niko Treska, Endri Bakullati dhe Olsi Xhambello janë tre prej biznesmenëve që kanë mbyllur bizneset e tyre në pedonale dhe mbi xhama kanë ngjitur fletushka si mesazhe për pushtetin vendor dhe jo vetëm.
    Ata kërkojnë shtyrjen e afatit të prishjes së strukturave metalike të biznesit të tyre, pasi sipas tyre, në gusht presin fluksin më të madh të turistëve dhe prishja e biznesit do të ndikojë tek të ardhurat e tyre. Ndaj kanë varur disa pyetje për të cilat ende nuk kanë marrë përgjigje.
    PYETJET E BIZNESMENËVE: 
    -Ku fshihet qëllimi real? Doni të na zboni nga Shqipëria?
    -Pse kjo arrogancë? Pse kjo prepotencë? Pse ky diktat?
    -Flitet për partneritet qeveri-biznes por ndjemë pabesi dhe pasiguri.
    Nga ana tjetër, kryetari i bashkisë Korçë Sotiraq Filo tha se në takimin që ka patur me grupet e interesit që operojnë në pedonale u ka kërkuar të respektojnë afatin deri në datën 2 Gusht./ZËRI