ne foto aleksander laho
DURRËS- Aksioni i nisur nga policia në orët e para të mëngjesit të sotëm në Durrës, me urdhër të Prokurorisë së Posaçme ka çuar në pranga disa persona. Burime bëjnë me dije për ZËRI-n se në mesin e personave të arrestuar përveç vëllait të deputetit socialist Loer Kume, Enea Kume, është dhe vëllai i Aleksandër Lahos. Vullnet Muça është arrestuar pëer akuzën e tjetërsimit të pronanve në qytetin e Durrësit.
Mbi Vullnet Muccën rëndon akuza e tjetërsimit të pronave, ndërkohë që vetë Aleksandër Laho sërish nuk është gjetur në banesë pas kontrolleve.
Me urdhër të SPAK dhe në 2023 është ushtruar kontroll në banesën e Lahos, po nuk u gjet ndërsa në pyetje qe marrë sërish i vëlla i tij.
‘Rrumi’ është një personazh i njohur për drejtësinë dhe i shpallur në kërkim nga policia për pengmarrjen e vëllezërve Beqiraj dhe tjetërsimin e pronave në bregdetin e Gjirit të Lalzit. Ai u plagos dhe në atentatin ku mbeti i plagosur dhe deputeti i Durrësit, atëherë prokuror, Arian Ndoja./ZËRI









