Tag: aksioni

  • PAMJET nga aksioni në Tiranë- Të rinjtë ‘pazare’ në mes të ditës, pas pagesës u vihen prangat!

    PAMJET nga aksioni në Tiranë- Të rinjtë ‘pazare’ në mes të ditës, pas pagesës u vihen prangat!

    PAMJE NGA AKSIONI

    TIRANË-Policia e Shtetit ka publikuar të tjera pamje nga aksioni i zhvilluar në zonën ish-bllokut në Tiranë, ku janë arrestuar 25 të rinj për shitje drogë. Në pamje shihen sesi në mes të ditës, madje edhe në prani të qytetarëve të tjerë, të rinjtë bëjnë pazare droge. 

    Lënda narkotike shpërndahej kryesisht në zonën e bllokut në lokale të cilat frekuentoheshin nga persona VIP, në pranga kanë rënë edhe punonjës lokalesh, kryesisht kamarier, banakjer, e menaxherë. Gjatë kësaj aksionit u sekuestruan të paktën 2 kg kokainë dhe rreth gjysmë kg heroinë, ndërsa më parë organizatës i ishin kapur edhe 85 kg hashash./ZËRI

  • Aksioni në Kapshticë ku u sekuestruan 6 kg heroinë, arrestohet drejtuesi i mjetit, në pranga edhe 4 punonjës policie

    Aksioni në Kapshticë ku u sekuestruan 6 kg heroinë, arrestohet drejtuesi i mjetit, në pranga edhe 4 punonjës policie

    ZËRI shpjegon realitetin ku jetojmë përmes dokumentarëve, hulumtimeve speciale, videove shpjeguese dhe elementëve multimedialë. Një grup profesionistësh të rinj mbulojnë çështjet e politikës, aktualitetit, ekonomisë dhe temave që ndikojnë direkt në jetën e njerëzve. Raportimi i bazuar në fakte është marka jonë unike. Ne vendosim standarte.NIPT: M32126006Q

  • Aksioni në Kapshticë, arrestohet drejtuesi i mjetit, në pranga edhe 4 punonjës policie

    Aksioni në Kapshticë, arrestohet drejtuesi i mjetit, në pranga edhe 4 punonjës policie

    Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ditën e djeshme ka kryer një operacion kontrolli në pikën kufitare të Kapshticës, gjatë të cilit është zbuluar një sasi droge në një automjet.

    Sipas burimeve paraprake, bëhet fjalë për rreth 6 kilogramë heroinë.

    Në kuadër të këtij aksioni, bëhet me dije se është arrestuar drejtuesi i mjetit dhe gjithashtu edhe 4 punonjës policie të kufirit , mes tyre edhe një përgjegjës turni për shpërdorim detyre.

  • Aksioni antidrogë në orët e para të mëngjesit! 11 urdhër arreste, kapen 9 prej tyre

    Aksioni antidrogë në orët e para të mëngjesit! 11 urdhër arreste, kapen 9 prej tyre

    Aksioni antidrogë në orët e para të mëngjesit! 11 urdhër arreste, kapen 9 prej tyre

    “Janë sekuestruar 8 mjete, telefona, shumë dokumente, konsiderohen me vlerë për hetimin.
    Morën pjesë 110 policë për këtë operacion, 9 janë arrestuar deri tani, vijon puna për kapjen e personave të tjerë. Edhe gjatë kohës që ne flasim punonjësit tanë në terren vijojnë punën.
    Janë gjetur prova mjaftueshëm si bazë solide për hetim, madje edhe për hetimin pasuror që ne do kemi një vijim.”

    Top Channel

  • Finalja e FA Cup: Eze shënon pas një aksioni fantastik, Marmoush gabon nga penalltia

    Finalja e FA Cup: Eze shënon pas një aksioni fantastik, Marmoush gabon nga penalltia

    17 Maj 2025

    18:18

    Telesport

    Po luhet në  mitikun “Wembley” finalja e FA Cup mes Crystal Palace dhe Manchester City. Kjo është mundësia e fundit për ekipin e drejtuar nga Pep Guardiola për ta mbyllur me të paktën një trofe këtë sezon të dështuar. Rezultati u zhbllokua në minutën e 16-të, ku Eberechi Eze shënoi pas një aksioni spektakolar të Crystal Palace dhe asistit të Munoz. SHIKOGOLIN
    Në minutën e 35-të, Manchester City pati shansin e artë të barazonte shifrat pasi Bernardo Silva u pengua brenda zonës dhe arbitri akordoi penallti, por Omar Marmoush gaboi nga 11-metrat. Goditja e egjiptianit pritet nga Dean Henderson. Një penallti shumë e diskutueshme, por fakti që nuk solli gol, bën që debate i krijuar rreth saj të harrohet.
    Pjesa e parë mbyllet 1-0 për Crystal Palace, por ka ende edhe të paktën 45 minuta lojë për të ndryshuar fatin e ndeshjes.

  • Si do vijojë aksioni opozitar pas humbjes së zgjedhjeve? Ja si përgjigjet Berisha

    Si do vijojë aksioni opozitar pas humbjes së zgjedhjeve? Ja si përgjigjet Berisha

    Kreu i PD-së, Sali Berisha, i pyetur se si do të vijojë aksioni opozitar pas humbjes së zgjedhjeve të 11 Majit, është shprehur se beteja do të bëhet në të gjitha frontet. Berisha shtoi se “e shpejtë do të jetë dita kur ambasadat e narkodiktatorit të rrethohen në të gjitha kryeqytetet e vendeve nga populli që iu shkelmua vota”.
    Sali Berisha: Ne do të dokumentojmë çdo blerje, çdo dhunim të hapur publik dhe të fshehu të ligjeve të vendit. Zgjedhjet ishin farsa më e shëmtuar e 33 viteve në Shqipëri, Farsa elektorale më e shëmtuar. PD do të angazhohet në mbrojtje të votës si në lëvizje të fuqishme brenda vendit, por dhe në dialog intensiv dhe takime intensive me organizata ndërkombëtare, dhe vendet partnere mike për të vërtetuar të gjithë shëmtinë e farsës elektorale të datës 11 Maj.
    Beteja është e hapur në të gjitha frontet, garantoj që shpejt do të jetë dita kur ambasadat e narkodiktatorit të rrethohen në të gjitha kryeqytetet e vendeve nga populli që iu shkelmua vota. Edi Rama ka shpalosur armiqësinë më te egër ndaj lirisë dhe votës së lirë të shqiptarëve. Kam bindjen e thellë se këtë mandat nuk do ta gëzojë. Dhe do të përgjigjet për këtë masakër elektorale që bëri, haptas pa asnjë kufizim

  • Krimet zgjedhore/ SPAK dhe BKH aksion në Shkodër, disa të shoqëruar

    Krimet zgjedhore/ SPAK dhe BKH aksion në Shkodër, disa të shoqëruar

    FOTO ILUSTRUESE

    SHKODËR-Prokuroria e Posaçme dhe Byroja Kombëtare e Hetimit kanë zhvilluar një aksion në Shkodër. Mësohet se aksioni është kryer në kuadër të krimeve zgjedhore në këtë qark, ku raportohet për disa të shoqëruar.
    Aksioni për kontroll personal dhe të automjeteve është bërë me vendim të GJKKO. Veprime ditën e sotme janë kryer edhe në Fier në bashkëpunim me policinë vendore lidhur me një tjetër procedim penal.

  • SPAK bastisi shtëpinë e motrave Nikolli/ Zbulohen detaje nga aksioni i SPAK, skuadra operacionale u preu rrugën në…

    SPAK bastisi shtëpinë e motrave Nikolli/ Zbulohen detaje nga aksioni i SPAK, skuadra operacionale u preu rrugën në…

    Zbardhen detaje nga aksioni i SPAK lidhur me motrat Xhovana e Alda Nikolli, paraditen e 28 marsit në Elbasan.
    Burime nga policia bënë me dije se Gjykata e Posaçme kishte urdhëruar kontroll në banesën e dy tyre, si dhe në shtëpinë e prindërve të tyre po në qytetin e Elbasanit, si dhe sekuestrim te celularëve. Kontrollet u kryen për shkak se nga shpërthimi i një sasie tritoli në derën e apartamentit ku jetonin motrat Nikolli 9 muaj më parë humbi jetën fqinji i tyre Enea Thomaraj, një person pa asnjë rekord penal.
    Aksioni nisi që në në orët e para të mëngjesit, kur skuadra e posaçme operacionale nisi vëzhgimin e dy motrave dhe të babait të tyre. Në momentin, që ata u ngjitën në një automjet BMV x1 që drejtohej nga babai i tyre, mësohet se forcat e policisë i prenë rrugën dhe informuan se ndaj tyre kishte një urdhër gjykate për kontrollin e banesave.Burimet thanë se Xhovana dhe Alda Nikollit si dhe babait të tyre iu sekuestrua celulari. Më pas, ata u shoqëruan në banesat përkatëse ku edhe u ushtrua kontrolli.
    Të njëjtat burime konfirmuan se motrat Nikolli gjatë kontrollit hodhën akuza ndaj të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani, duke e akuzuar si porositës të ngjarjes.
    SPAK ka dyshime të forta se Xhovana Nikolli, e fejuara e të penduarit të drejtësisë, Amarildo Nikolli dhe motra e saj Alda që ishte në një lidhje me Nuredin Dumani kanë dijeni se kush është personi që ka vendosur tritolin në derën e apartamentit të tyre, e po ashtu për emrin e urdhëruesit.
    Shpërthimi në katin e 4-ët të pallatit në lagjen ‘Haxhias’ të Elbasanit ku banonin motrat Nikolli ndodhi më 14 korrik 2024. Nga shpërthimi dera e familjes Thomaraj u shemb duke lënë në plagosur djalin e madh Enean, i cili ndërroi jetë pas 4 muajsh në spitalin e Traumës.