Tag: aksioneve

  • SYRI TV/ Show i SPAK me sekuestrot, TV në Vlorë ndryshon pronësi – Kompanitë ‘Poja’, ende të pabllokuara

    SYRI TV/ Show i SPAK me sekuestrot, TV në Vlorë ndryshon pronësi – Kompanitë ‘Poja’, ende të pabllokuara

    SYRI TV

    Një ditë pasi SPAK njoftoi sekuestrimin e kompanive të anëtarëve të  grupit kriminal të  Xhevdet Troplinit, një prej tyre, konkretisht Televizioni Privat në Vlorë në pronësi të vëllezërve Danaj ka ndryshuar pronësinë.  Nexhmedin Danaj i ka shitur vëllait të tij Vexhiut 30% të aksioneve. Të dhënat zyrtare tregojnë se SPAK nuk ka dorëzuar ende asnjë akt pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit për të vërtetuar se gjykata ka urdhëruar sekuestrimin e aksioneve teksa nga vëzhgim i “Syri Televizion” në regjistrin e kompanive private, rezulton se, të deri tani asnjë prej kompanive të personave të përfshirë në hetimin e Anti-mafias italiane nuk është vendosur ende nën sekuestro,

    Vetëm një ditë pas Prokuroria e Posaçme njoftoi se kishte sekuestruar disa kompani të anëtarëve të organizatës kriminale të Xhevdet Troplinit, Pojës, njëra prej tyre, televizioni privat “Vlora Cable” në pronësi të vëllezërve Danaj ka ndryshuar pronësinë pa asnjë shqetësim. Nexhmedin Danaj, i arrestuar më parë në Spanjë nën dyshimet se kishte pastruar rreth 65 milionë euro të siguruara nga trafiku i kokainës, ka vendosur t’i shesë vëllait të tij, Vexhiut, 30 përqind të aksioneve. Kontrata e nënshkruar jashtë zyrës noteriale thotë që shitja e aksioneve është kryer në datën 1 Maj 2025 dhe vlera e saj është 30 mijë lekë të reja.

    Ndërkohë, dokumenti është regjistruar në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit në 22 Maj dhe prej këtij momenti ai merr vlerë ligjore. Ky transaksion, si rregull, nuk duhej të regjistrohej, pasi, siç deklaroi SPAK-u një ditë më parë, kompania ishte vendosur nën sekuestro, gjë e cila presupozon se ndalohet ndryshimi i pronarëve. Por, të dhënat zyrtare tregojnë se Prokuroria e Posaçme nuk ka dorëzuar ende asnjë akt pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit për të vërtetuar se gjykata ka urdhëruar sekuestrimin e aksioneve të Nexhmedin Danajt, në kuadër të operacionit “Ura”.

    Gjithashtu, nga një vëzhgim i “Syri Televizion” në regjistrin e kompanive private, rezulton se, të paktën deri paraditen e kësaj të premteje, asnjë prej kompanive të personave të përfshirë në hetimin e Anti-mafias italiane nuk është vendosur ende nën sekuestro, duke ngritur dyshime për vonesa të pajustifikuara ose, në rastin më të keq, për mos-bllokimin e tyre. Nexhmedin Danaj, vëllai i ish-kryetarit socialist të Qarkut të Vlorë, Sidrit Danaj, dyshohet si pjesë e grupit kriminal “Poja”, të drejtuar nga Xhevdet Troplini.

    Të mërkurën e kësaj jave, në 21 Maj, Prokuroria Anti-mafia e Barit dhe Prokuroria Speciale në Tiranë organizuan një event, në të cilën prezantuan në mënyrë të përgjithshme rezultatet e operacionit “Ura”, bazuar në një hetim të nisur prej disa vitesh nga autoritetet italiane. Sipas të dhënave të gjykatës italiane, rezulton se grupi i Troplinit, përfshirë edhe nipin e tij, Elvis Doçi, i njohur si Visi i Pojës, janë përgjegjës për trafikimin e sasive të mëdha të kokainës nga Amerika Latine në drejtim të Europës.

    I penduari i drejtësisë shqiptare, Nuredin Dumani, ka deklaruar për hetuesit italianë se grupi i Troplinit kontrollon të gjithë qytetin e Durrësit.Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e akuzuar organizatën e Xhevdet Troplinit se është përfshirë në fushatën elektorale të 11 Majit për të siguruar vota në mënyrë kriminale për Partinë Socialiste të Edi Ramës. Të dhënat zyrtare tregojnë se Edi Rama ka miratuar leje ndërtimi për hotel në bregdet për kompaninë e Visit të Pojës vetëm pak muaj para zgjedhjeve parlamentare të këtij viti.

  • SHBA-ja shtyn për herë të tretë sanksionet ndaj industrisë serbe të naftës, njofton Vuçiç

    SHBA-ja shtyn për herë të tretë sanksionet ndaj industrisë serbe të naftës, njofton Vuçiç

    Shtetet e Bashkuara e kanë shtyrë për dy muaj futjen në fuqi të sanksioneve amerikane ndaj Industrisë Serbe të Naftës (NIS), njoftoi të shtunën presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

    Sanksionet duhej të hynin në fuqi më 28 prill, por janë shtyrë deri më 27 qershor, tha Vuçiq në Instagram.

    “Lajm i mirë për qytetarët e Serbisë. Serbia ka arritur të marrë një shtyrje të re të sanksioneve ndaj NIS-it, kësaj radhe për dy muaj, deri më 27 qershor. Faleminderit partnerëve tanë amerikanë për mirëkuptimin e qëndrimit të Serbisë”, tha Vuçiq.

    Shtetet e Bashkuara e vendosën NIS-in në listën e sanksioneve më 10 janar për shkak të pjesëmarrjes në pronësi të kompanisë ruse, Gazprom Neft, me qëllim të parandalimit të Rusisë që të përdorë të ardhurat nga sektori energjetik për luftën në Ukrainë.

    Prej atëherë, Uashingtoni e ka shtyrë tri herë futjen në fuqi të sanksioneve të tij ndaj NIS-it.

    NIS-i njoftoi gjatë kësaj jave se kishte bërë kërkesë në Departamentin amerikan të Thesarit për lëshimin e një licencë të veçantë për pezullimin e zbatimit të sanksioneve kundër saj.

    Edhe Qeveria e Serbisë kishte bërë kërkesë te autoriteteve amerikane për shtyrjen e sanksioneve.

    Kompanitë ruse, Gazprom Neft dhe Gazprom, zotërojnë shumicën e aksioneve në NIS (56.15 për qind), ndërsa Serbia ka në pronësi gati një të tretën e aksioneve.

    Në vitin 2008, Serbia i shiti 51 për qind të aksioneve të kompanisë NIS te kompania shtetërore ruse, Gazprom Neft, për një çmim prej 400 milionë eurosh, pa tender.

    Në maj të vitit 2022, për shkak të sanksioneve të reja të shpallura nga Bashkimi Evropian, Gazprom Neft shiti gjashtë për qind të aksioneve të tij te Gazpromi, kompania amë që ende nuk është nën sanksionet e bllokut evropian.

    NIS-i është e vetmja kompani në Serbi që merret me kërkimin, prodhimin dhe përpunimin e naftës, si dhe me prodhimin e gazit natyror.

    Ajo zotëron më shumë se 400 stacione karburanti në Serbi dhe në vendet e rajonit – Bosnjë e Hercegovinë, Rumani dhe Bullgari.

    Përpunimi i naftës bruto kryhet në Rafinerinë e Naftës në Pançevë, e cila operon brenda sistemit të NIS-it./REL/

  • SHBA-ja shtyn për herë të tretë sanksionet ndaj industrisë serbe të naftës

    SHBA-ja shtyn për herë të tretë sanksionet ndaj industrisë serbe të naftës

    Shtetet e Bashkuara e kanë shtyrë për dy muaj futjen në fuqi të sanksioneve amerikane ndaj Industrisë Serbe të Naftës (NIS), njoftoi të shtunën presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç.
    Sanksionet duhej të hynin në fuqi më 28 prill, por janë shtyrë deri më 27 qershor, tha Vuçiq në Instagram.
    “Lajm i mirë për qytetarët e Serbisë. Serbia ka arritur të marrë një shtyrje të re të sanksioneve ndaj NIS-it, kësaj radhe për dy muaj, deri më 27 qershor. Faleminderit partnerëve tanë amerikanë për mirëkuptimin e qëndrimit të Serbisë”, tha Vuçiç.
    Shtetet e Bashkuara e vendosën NIS-in në listën e sanksioneve më 10 janar për shkak të pjesëmarrjes në pronësi të kompanisë ruse, Gazprom Neft, me qëllim të parandalimit të Rusisë që të përdorë të ardhurat nga sektori energjetik për luftën në Ukrainë.
    Prej atëherë, Uashingtoni e ka shtyrë tri herë futjen në fuqi të sanksioneve të tij ndaj NIS-it.
    NIS-i njoftoi gjatë kësaj jave se kishte bërë kërkesë në Departamentin amerikan të Thesarit për lëshimin e një licencë të veçantë për pezullimin e zbatimit të sanksioneve kundër saj.
    Edhe Qeveria e Serbisë kishte bërë kërkesë te autoriteteve amerikane për shtyrjen e sanksioneve.
    Kompanitë ruse, Gazprom Neft dhe Gazprom, zotërojnë shumicën e aksioneve në NIS (56.15 për qind), ndërsa Serbia ka në pronësi gati një të tretën e aksioneve.
    Në vitin 2008, Serbia i shiti 51 për qind të aksioneve të kompanisë NIS te kompania shtetërore ruse, Gazprom Neft, për një çmim prej 400 milionë eurosh, pa tender.
    Në maj të vitit 2022, për shkak të sanksioneve të reja të shpallura nga Bashkimi Evropian, Gazprom Neft shiti gjashtë për qind të aksioneve të tij te Gazpromi, kompania amë që ende nuk është nën sanksionet e bllokut evropian.
    NIS-i është e vetmja kompani në Serbi që merret me kërkimin, prodhimin dhe përpunimin e naftës, si dhe me prodhimin e gazit natyror.
    Ajo zotëron më shumë se 400 stacione karburanti në Serbi dhe në vendet e rajonit – Bosnjë e Hercegovinë, Rumani dhe Bullgari.
    Përpunimi i naftës bruto kryhet në Rafinerinë e Naftës në Pançevë, e cila operon brenda sistemit të NIS-it./REL

  • Milionat publike në duar të miqve/ Ja kush është Elgert Laskaj dhe lidhjet me zyrtarët e bashkisë

    Milionat publike në duar të miqve/ Ja kush është Elgert Laskaj dhe lidhjet me zyrtarët e bashkisë

    EMISIONI VETTING
    Elgert Laskaj ka përfituar tendera nga Bashkia Përmet ka edhe një tjetër kompani.

    “5 development” është një tjetër subjekt me administrator Besjon Beqaj dhe aksioner 5 ortakë, Marildo Papa me 10 % t ë aksioneve, Amarildo Asmënaj me  25% të aksioneve, Elgert Laskaj me 25 % të aksioneve,  Besjon Beqaj me  35 % të aksioneve dhe Juxhin Pasho me 5 % të aksioneve.  Ky i  fundit edhe pse me numrin më të vogël të aksioneve rezulto gjithashtu të paktën për vitit 2022  administrator i Njësisë Piskovë. A është Juxhin Pasho në kushtet e shpërdorimit të detyrës apo përfitimit për shkak të detyrës.
    Në nga kërkimet në faqen zyrtare të Bashkisë së Permetit në emër të Juxhin Pasho del edhe një tjetër subjekt restorant i regjistruar që prej 10 tetorit 2017.
    Restoranti  i quajtur “Enea” me adresë në rrugën Nacionale Përmet –Këlcyrë  me nr telefoni  067……555 dhe e-mail [email protected].  Kjo kompani  është pezulluar menjëherë në 24 shkurt 2025 vetëm një muaj më parë pasi gazetarët e e emisionit “Vetting” kishin nisur investigimin.
    Por një tjetër kompani del në skenë ajo është “PERMET ADVENTURE TOURS” në këtë kompani  janë aksioner gati të njëjtët persona,  Elgert Laskaj me të aksioneve Smeralda Bozaxhiu, njëherësh edhe administratore, por edhe aksioneret, Juxhin Pasho që është edhe punonjës i bashkisë dhe Ledion Hila të gjithë me 25% të aksioneve.
    Agron Haxhimali shprehet per Vetting se: “Nuk janë treguar vizionar, por e kanë parë si mundësi të artë. Janë hedhur një herë sepse çështjet e prokurimit publik, konsiderohen të arta për interesa të arta në afat shkurtër, por në afat gjatë, ato nuk kanë asnjë lloj rezultati”.
    Edhe ne vitin 2025 është hapur i njëjti tender nga Qeverisja Vendore Përmet  me objekt “Blerje ushqime për kopsht me drekë dhe çerdhe  dhe konviktin në Bashkinë Përmet për vitin 2025.
    Pikërisht në datën 24 janar 2025  me proceduar të hapur të thjeshtuar në garë morën pjesë 2 konkurrent  “Gerti 1987” dhe “Geralda Metushi pf”. Por kjo garë është markuar me flamur të kuq nga Open Data Albania; “skualifikimi i të gjithë operatorëve  konkurrues përveç, fituesit dhe skualifikimi i ofertës  vlerë me e ulët.
    Ashtu si në vitin 2024 edhe për vitin 2025, fituesi është po i njëjti. Tenderi i hapur nga Bashkia e Përmetit  në datë 24 janar  2025 me vlerë 3, 444, 069,000. Tenderi me vlerë 3 444 069,000  me objekt blerje mallrash me procedurë të hapur të thjeshtuar blerje ushqime për kopsht me drekë  Çerdhe dhe konvikt në Bashkië Përmet u fitua  nga  GERTI – 1987 me afat deri në  në 31.dhjetor .2025.
    Në analizën e  ushqimeve që porositen disa produkte sipas dietologëve nuk janë të këshillueshëm për fëmijët. Listën e miratuar është e unifikuar në të gjithë vendin.
    Sidomos pluhuri i pjekjes nuk është shumë i këshillueshëm. Ndërsa në bie në sy se do të përdoren edhe 5 mijë kg bukë integrale, që gjithashtu është një sasi e madhe për t’i shërbyer fëmijëve deri në 5 vjeç.
    Ndërsa janë edhe një sërë frutash dhe produkte të tjera, si kanellë, djathë kaçkavall, fruta të ndryshme, për të cilat prindërit thonë se nuk iu jepen fare fëmijëve. Në kopshtet shtetërore shpesh mëngjesi është shumë i vakët, dreka kryesisht ndonjë supë.

     

  • Strategy shpenzon 500 milionë dollarë për të blerë 6,556 BTC

    Strategy shpenzon 500 milionë dollarë për të blerë 6,556 BTC

    Strategy njoftoi ditën e Hënë se kishte blerë edhe 6,556 Bitcoin të tjerë duke e dërguar në 538,200 numrin e bitcoin që posedon. Konkretisht Strategy shpenzoi 556 milionë dollarë për blerjen e tyre me një çmim mesatar prej 84,785 dollarë për Bitcoin.

    Blerja më e fundit është një tregues i strategjisë agresive të akumulimit të Bitcoin nga kompania ndërsa Michael Saylor ka një besim të fortë tek aseti për një periudhë afatgjatë.
    Saylor, i cili ka qenë një mbështetës i fortë i përdorimit të Bitcoin si një aset rezervë për korporatat, publikisht ka mbështetur kriptomonedhën më të madhe në botë që prej 2020-ës.

    Që atëherë Bitcoin është rritur me 987 përqind nga Janari 2020 deri në Prill 2025. Aktualisht vlera e aksioneve të MSTR është 317.2 dollarë, një rritje me 1.78 përqind ditën e sotme.
    MSTR ka një vlerë tregu prej 84.7 miliardë dollarë. 538,200 BTC e saj me një çmim prej 87,388 dollarë vlerësohen me 47.03 miliardë dollarë. Investimi në Bitcoin bëri që vlera e aksioneve e MSTR të rritej me 2,400 përqind që do të thotë se investitorët e parë të kompanisë sot pjesa e tyre e aksioneve do të ishte 24 herë më e lartë. /PCWorld Albanian

  • Postimi disa orë para pezullimit të tarifave, Trump akuzohet për manipulim të tregut

    Postimi disa orë para pezullimit të tarifave, Trump akuzohet për manipulim të tregut

    Donald Trump po përballet me akuzat për manipulim të tregut pasi postoi në mediat sociale se ishte një “kohë e mirë për të blerë” vetëm disa orë para se të bënte një kthesë dramatike në luftën e tij tregtare që çoi në rritje të mëdha në tregjet e aksioneve në mbarë botën.

    Menjëherë pasi tregjet amerikane u hapën të mërkurën në mëngjes, Trump shkroi në platformën e tij të mediave sociale Truth Social: “KJO ËSHTË NJË KOHË E MIRË PËR TË BLERE!!!”.
    Më pak se katër orë më vonë, ai tronditi investitorët duke njoftuar një pauzë 90-ditore të tarifave tregtare shtesë në shumicën e vendeve, përveç Kinës, duke i çuar indekset e aksioneve në rritje, sipas The Guardian.
    Trump zakonisht nuk e nënshkruan postimin e tij me inicialet e tij. Këto letra janë të njëjta si për Trump Media & Technology Group, biznesi që kontrollon Truth Social, aksionet e të cilit u rritën me 22% të mërkurën.
    Koha e postimeve të presidentit amerikan dhe rritjet e mëvonshme të aksioneve kanë ngjallur akuza për manipulim të tregut.
    Senatori demokrat Adam Schiff ka bërë thirrje për një hetim, duke thënë: “Këto rrotullime të vazhdueshme në politikë ofrojnë mundësi të rrezikshme për tregtimin e brendshëm.
    “Kush në administratë e dinte para kohe për tarifën e fundit të Trump-it? A ka blerë apo shitur aksione dikush dhe ka përfituar në kurriz të publikut? Po i shkruaj Shtëpisë së Bardhë – publiku ka të drejtë ta dijë.”
    Senatori demokrat Chris Murphy gjithashtu shkroi në X se “një skandal i tregtisë së brendshme po shpërthen …
    I pyetur nga gazetarët amerikanë të mërkurën në mbrëmje se kur arriti saktësisht në vendimin e tij për të ndalur tarifat për shumicën e vendeve për 90 ditë, Trump tha: “Për një periudhë kohe. Unë do të thosha këtë mëngjes. Gjatë ditëve të fundit, kam menduar për këtë.”
    Sidoqoftë, zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë kanë argumentuar se ndryshimi ishte pjesë e strategjisë gjatë gjithë kohës, me sekretaren e tij të shtypit, Karoline Leavitt, duke argumentuar se ishte “arti i tij i marrëveshjes” në punë.

    Top Channel

  • Tarifat e SHBA, tregu i aksioneve amerikane vijon rënien

    Tarifat e SHBA, tregu i aksioneve amerikane vijon rënien

    Tregu i aksioneve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë të bien në ditën e tretë.

    Megjithëse presidenti amerikan Donald Trump ndaloi shumicën e tarifave të tij ‘reciproke’, taksat e tjera masive të tij të importit tashmë kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme.
    Dow (indeksi i tregut të aksioneve i bazuar në çmimet aktuale) pasi u rrit me gati 3,000 pikë të mërkurën, ra me më shumë se 900 pikë, ose 2.25%, të enjten në mëngjes. S&P 500 ra 2.6% dhe Nasdaq Composite ra 3.1%. S&P 500 po vjen nga dita e tij më e mirë që nga viti 2008, dhe Nasdaq të mërkurën postoi fitimet e dyta më të mira ditore në histori.
    Tregtarët u gëzuan që Trump anuloi përkohësisht të ashtuquajturat tarifa reciproke, të cilat nuk janë realisht reciproke, për 90 ditë. Këto tarifa vendosën taksa të mëdha midis 11% dhe 50% në dhjetëra vende.
    Kontratat e së ardhmes së aksioneve të enjten gjithashtu iu përgjigjën disi pozitivisht njoftimit të Bashkimit Evropian se do të ndalonte përkohësisht tarifat hakmarrëse ndaj Shteteve të Bashkuara me shpresën e një marrëveshjeje tregtare të negociuar pas kthesës së Trump. Trump dhe Sekretari i Thesarit Scott Bessent thanë se më shumë se 70 vende ishin rreshtuar për të negociuar marrëveshje tregtare me Shtetet e Bashkuara për të dalë nga tarifat dhe administrata Trump dëshironte të siguronte kohë për të arritur marrëveshje.
    Megjithatë realiteti mbetet i zymtë: Ekonomistët thonë se dëmi ekonomik është bërë, dhe shumë parashikojnë një recesion të SHBA-së dhe atë global. Stoqet janë ende shumë më poshtë se ku ishin përpara se Trump të zbulonte tarifat e tij të “Ditës së Çlirimit” javën e kaluar dhe ato humbje të mëdha në bursë, tarifat ekzistuese dhe shkalla e lartë e pasigurisë rreth politikës tregtare amerikane janë të mjaftueshme për të fundosur ekonominë, thonë ata.

    Top Channel

  • Bayern thyen rregullat! Shet 5% të aksioneve për blerjen 100 milionë euro? Ndërhyn Adidas

    Bayern thyen rregullat! Shet 5% të aksioneve për blerjen 100 milionë euro? Ndërhyn Adidas

    10 Prill 2025

    15:54

    Telesport

    Një ngjarje e paprecedentë në historinë e Bayern pritet të ndodhë në merkaton e verës.
    Klubi bavarez, edhe pse këtë vit nuk do të regjistrojë dot fitime neto nga të ardhurat, ka vendosur të bëjë një lëvizje që nuk e ka bërë kurrë më parë: të shesë aksione për të blerë një lojtar.
    Bëhet fjalë për Florian Wirtz, i cili kushton 100 deri në 120 mln euro. Duke qenë se City është gati të shpenzojë kaq, ose edhe më shumë, Bayern duhet të nxitojë.
    Kicker shkruan se Bayern mund të shesë deri në 5% të aksioneve për të financuar këtë blerje marramendëse. Adidas ka interes të blejë më shumë aksione nga klubi, plus edhe Wirtz bashkëpunon me Adidas. Ka sens.

  • Pezullimi i tarifave: Çfarë fshihet pas kthesës së Trump?

    Pezullimi i tarifave: Çfarë fshihet pas kthesës së Trump?

    Presidenti amerikan po e mban botën pezull. Pak ditë më parë ai vendosi tarifa doganore për shumë vende, tani pason ndryshimi befasues i kursit të Donald Trump dhe tërhiqen tarifat e vendosura. Vendimi erdhi pas trazirave të mëdha në tregjet e aksioneve dhe financiare në mbarë botën. Presidenti i SHBA tani do t’i japë shumë vendeve një pauzë 90-ditore nga tarifat doganore. Ashpërsim ka vetëm me Kinën. Trump rriti tarifat për mallrat nga Kina ndërkohë tani në 125 për qind.
    Tregjet e aksioneve reaguan me entuziazëm ndaj heqjes së kufizimeve të doganave, bursat u rritën masivisht pas një spirale të fortë rënieje. Madje u përfol, se investitorët mund të shisnin bono të qeverisë amerikane – një zhvillim shqetësues për të ardhmen e financave publike amerikane. Vëzhguesit e tregut spekulojnë se kjo mund të ketë sjellë vendimin për pezullimin e tarifave.
    Tarifa 10% në fuqi
    Megjithatë, për shumicën e vendeve do të vazhdojë të ekzistojë një tarifë e përgjithshme e importit prej dhjetë për qind. Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen e quajti ndryshimin e kursit të Trump si hap të rëndësishëm drejt stabilizimit të ekonomisë. “Kushtet e qarta dhe të parashikueshme janë thelbësore për thelbësore për funksionimin e zinxhirëve të tregtisë dhe furnizimit.” Bashkimi Evropian mbetet i përkushtuar për negociata konstruktive me SHBA-në, me synimin për të siguruar një tregti pa probleme dhe reciprokisht të dobishme. Por politika doganore e presidentit të SHBA, Donald Trump, nga këndvështrimi i Francës, dëmton besimin tek dollari. Drejtuesi i Bankës Qendrore Franceze, Francois Villeroy de Galhau u shpreh se “ajo që ka ndodhur në ditët e fundit dhe javët kanë një ndikim negativ në besimin tek dollari amerikan”. Proteksionizmi dhe paparashikueshmëria janë gjithashtu faktorët negativë për ekonominë amerikane, tha Villeroy.
    U vendos Trump nën presion?
    Vetë presidenti e shpjegoi kthesën e papritur duke thënë se “njerëzit” ishin shqetësuar dhe ishin “pak të frikësuar”. Megjithatë, nervozizmi i vetë Trump mund të ketë luajtur gjithashtu një rol pasi qeveria amerikane kishte theksuar për ditë të tëra se tarifat nuk ishin diçka që mund të anulohej ose negociohej brenda ditëve ose javëve. Ekspertja amerikane e tregtisë, Laura von Daniels e Institutit Gjerman për Çështjet Ndërkombëtare dhe të Sigurisë thotë se Trump duket se është vendosur nën presion të madh nga tregjet financiare, por edhe nga sipërmarrës individualë. Çmimet e aksioneve janë diçka që republikani e ndjek veçanërisht nga afër dhe që e prek.
    Tregjet e aksioneve reaguan me një rritje të ndjeshme pas tërheqjes së tarifave doganore. Tregu i aksioneve, i matur nga indeksi i aksioneve S&P 500, ku përfshihen aksionet e 500 kompanive kryesore amerikane të tregtuara publikisht, rifitoi rreth katër trilion dollarë, ose 70 për qind të vlerës që kishte humbur në katër ditët e mëparshme të tregtimit. Komenti i Trump për këtë ishte, se “thonë se ishte dita më e madhe në historinë e financave”.
    Kritika për kursin e paqëndrueshmë të Donald Trump
    Por ka edhe kritika për ndryshimin e kursit të Trump – dhe akuza për tregti me informacione të brendshme. Pak para se Trump ta bënte publik ndryshimin e tij, ai ofroi një këshillë financiare në mediat sociale: “Kjo është një kohë e shkëlqyer për të blerë!!! DJT,” shkroi ai në platformën e tij Truth Social të mërkurën në mëngjes (me orën lokale). Më pak se katër orë më vonë, Trump tërhoqi disa nga tarifat që kishte vendosur më parë. DJT – inicialet e Trump – janë edhe simboli i aksioneve të Trump Media and Technology Group, kompania mëmë e platformës së mediave sociale Truth Social. Kompania u mbyll me një rritje prej 22.67 për qind pas njoftimit. 53 për qind e aksioneve të Trump në kompani, tani të mbajtura nga një “trust” i kontrolluar nga djali i tij i madh, Donald Trump Jr., u rritën me 415 milionë dollarë atë ditë.
    Disa demokratë në Kongresin Amerikan e kritikuan këtë lojë të Trumpit. Senatori demokrat, Adam Schiff shkroi në X, se veprimet andej këtej të Trumpit ofrojnë “mundësi të rrezikshme për tregtim informacionesh të brendshme”. Schiff pyet:
    “Kush në qeveri dinte paraprakisht për ndryshimin e fundit të Trump të kursit të politikës mbi tarifat? A ka blerë apo shitur dikush aksione dhe ka përfituar në kurriz të publikut?” Edhe demokratë të tjerë kërkuan sqarime. “Atij i pëlqen shumë, të ketë kontroll mbi tregjet, por më mirë të jetë i kujdesshëm”, tha kritiku i Trump dhe ish-avokati i etikës në Shtëpinë e Bardhë, Richard Painter, duke theksuar se ligji i letrave me vlerë ndalon tregtimin me informacione të brendshme./DW

  • Tarifat nga Trump, ja çfarë ndodhi dje në bursën amerikane

    Tarifat nga Trump, ja çfarë ndodhi dje në bursën amerikane

    Bota E Martë, 8 Prill 2025 16:21
    Tregjet e aksioneve amerikane panë disa nga luhatjet më të mprehta që nga pandemia Covid-19. Kjo situatë, sipas mediave të huaja, vjen kryesisht për shkak të tarifave të vendosura nga administrata e Presidentit Donald Trump.
    Indeksi S&P 500, i cili ndjek çmimet e aksioneve të 500 kompanive amerikane, e mbylli ditën me rreth 0.2%.

    Gjatë tregtimit të hershëm të hënën, ky indeks ra për një kohë të shkurtër me më shumë se 20% që nga kulmi i tij më i fundit në shkurt, por u rrit me më shumë se 7% brenda pak minutash pas thashethemeve se tarifat mund të mos nisnin menjëherë.
    Dow Jones Industrial Average përfundoi me rënie 0.9%, në ditën e tretë radhazi të humbjeve. Indeksi Nasdaq për kompanitë e teknologjisë ishte afërsisht i pandryshuar dhe e mbylli ditën me 0.1%