Tag: aksioneve

  • Real Madrid drejt shitjes së 10% të aksioneve për 1 miliard euro

    Real Madrid drejt shitjes së 10% të aksioneve për 1 miliard euro

    Real Madridi po shqyrton një lëvizje historike në modelin e vet të pronësisë, teksa dy emra të mëdhenj të kapitalit – Sixth Street dhe Bernard Arnault – janë të gatshëm të blejnë rreth 10 për qind të aksioneve të klubit për afërsisht 1 miliard euro.
    Sipas “Vazpopuli”, të dy grupet po e ndjekin me kujdes reagimin, në një moment kur Florentino Perez po përshpejton planin për të hapur klubin ndaj investimeve të jashtëm për herë të parë. Vlerësimi aktual i Real Madridit raportohet të ketë kapërcyer shifrën 10 miliardë eurove.
    Një mbledhje e jashtëzakonshme e anëtarëve pritet të mbahet në mesin e dhjetorit, ku do të diskutohet modeli i ri i pronësisë. Projekti synon të ndjekë strukturat gjermane: futjen e një aksioneri minor me të drejta ekonomike në afat të mesëm, por pa asnjë fuqi qeverisëse. Strategjia ka për qëllim uljen e rezistencës së socios-ve përpara një referendumi të planifikuar në vitin 2026.
    Sixth Street tashmë bashkëpunon me Real Madridin për operacionet komerciale të “Santiago Bernabeut”, ndërsa LVMH e Bernard Arnault u bë së fundi furnizues zyrtar i klubit. Për të dy investitorët, blerja e një pakete të vogël aksionesh shihet si mënyrë me rrezik të ulët për të forcuar lidhjet me një prej institucioneve më të fuqishme të futbollit botëror.
    Raportohet se, nëse projekti miratohet, Real Madridi do të hapë një epokë të re financiare, duke ruajtur kontrollin sportiv dhe institucional, por duke siguruar burishtesë për rritje dhe modernizim.

  • Investigimi/ Kush është punëtori pensionist i Salillarit që mori koncesionin 60 milion euro për ndërtimin e portit të Vlorës?

    Investigimi/ Kush është punëtori pensionist i Salillarit që mori koncesionin 60 milion euro për ndërtimin e portit të Vlorës?

    Kush është punëtori pensionist i Salillarit që mori koncesionin 60 milion euro për ndërtimin e portit të Vlorës?
    Emisioni investigativ Piranjat në Syri Tv
    Mirë se vini në Triportin e Vlorës, aty ku po ndërtohet porti i ri tregtar që synonte të sillte zhvillim dhe që do të shërbente si nyje për mallra dhe pasagjerë, por që mesa duket përfundoi duke sjellë përfitime private dhe shumë pikëpyetje publike. Por le ta nisim nga fillimi.
    Në 10 gusht të vitit 2021 Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë shpalli koncensionin: “Për projektimin, ndërtimin dhe mirëmbajtjen e “Portit të Integruar” në Triport Vlorë. Kompanitë që morën pjesë në këtë tender ishin këto të treja (doc), por fituese u shpall oferta e bashkimit të këtyre 5 subjekteve: Agbes Construction që zotëronte 33% të aksioneve, Besta 30%, Arconstudio 25%, ITE Group 8% dhe Premium Construction & Maintenance 5%.
    Sipas ofertës, ky bashkim kompanish do të ndërtonte portin e ri tregtar të Vlorës me paratë e tyre dhe në këmbim qeveria do t’u paguante 60 milionë euro me këste për 7 vjet, menjëherë pas përfundimit të ndërtimit. Në pamje të parë çdo gjë dukej ok.
    Një muaj pas firmosjes së kontratës koncesionare 5 kompanitë krijuan shoqërinë: Vlora Harbor Construction and Maintanance, por menjëherë pas themelimit të saj gjërat morën një tjetër rrjedhë. Në shtator të vitit 2022, Agbes Construction, e cila ishte dhe aksionerja më e madhe e koncesionit, i shiti kuotat e saj për 100 mijë euro te shoqëria Premium Construction & Maintenance.
    Një muaj më pas largohet edhe një tjetër aksioner. Arconstudio, i cili i shiti 25% të aksioneve për 2 500 euro. Blerësi ishte sërish Premium Construction & Maintenance. Pak kohë më vonë ikën edhe një aksioner tjetër, Besta, e cila i shiti 30% të aksioneve të saj për vetëm 3 mijë euro.
    Blerësin besoj se e merrni me mend tani… Premium Construction & Maintenance, e cila me 3 blerjet u bë pronare e 92% të aksioneve për një çmim total blerje prej 105 mijë euro. 8% i zotëron ITE Group.
    Por le të mbetemi te Premium Construction & Maintenance, që nga emri tingëllon si nje kompani serioze ndërkombëtare, por nga një kërkim i thjeshtë në qendrën kombëtare të biznesit, rezulton se kjo shoqëri ka një kapital fillestar prej vetëm 10 mijë lekë dhe si për rastësi është themeluar vetëm 2 muaj para shpalljes së tenderit të konçensionit.
    Por kush është pronar i kësaj kompanie prestigjoze?
    Sipas dokumentave zyrtare, rezulton Hektor Agalliu, i datëlindjes 1975’, momentalisht pensionist, me origjinë nga Terpani i Beratit, i cili eshte njëkohësisht edhe punëtor i thjeshtë në firmën Salillari.
    Pra, rrjedhimisht i bie që është një njeri pa eksperiencë në ndërtim, pa staf, pa mjete, pa histori biznesi, por mesa duket, me diçka që në Shqipëri vlen më shumë se gjithçka tjetër: lidhjet e duhura.
    Lind pyetja: Kush është pronari i vërtetë i këtij projekti 60 milion euro?

  • Behgjet Pacolli del nga Prokuroria e Tiranës, biznesmeni: Aeroporti i Vlorës do bëhet, do jetë më i bukuri

    Behgjet Pacolli del nga Prokuroria e Tiranës, biznesmeni: Aeroporti i Vlorës do bëhet, do jetë më i bukuri

    Pasa disa orësh i marrë në pyetje si deklarues, biznesmeni Behgjet Pacolli ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Tiranës.

    “E kam lënë në dorë të drejtësisë, besoj shumë në drejtësi, do veproj ashtu siç do pasojë vendimet, aeroporti do të bëhet, do jetë aeroporti më i bukur”, tha ai para gazetarëve.
    Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha bëri me dije se Pacolli u thirr nga prokurori Ndini Tavani dhe oficeri Andri Dervishi, për t’u pyetur si deklarues për 47 për qind të aksioneve të aeroportit dhe mosmarrëveshjen me Valdon Ademin.
    Marrja në pyetje e Pacollit u krye si person që ka dijeni për rrethanat e ngjarjes dhe konfliktin me aksionerin Valdon Ademin dhe ish-administratorin e kompanisë “Vlora Internacional Airoport”, Valon Lluka.
    Pacolli u pyet jo vetëm për kallëzimin e aksionerit Valdon Ademi por edhe për kallëzimin që ka bërë Emin Pacolli në prokurorinë e Tiranës për tre personat si noteren Valbona Selimi, aksionerin në minorancë Valdon Ademi dhe ish-administratorin Valon Lluka.
    Por si ka nisur konflikti?
    Aksioneri i minorancës në këtë koncesion, Valon Ademi ka akuzuar publikisht Behgjet Pacollin për mashtrim. Thelbi i konfliktit të dy ortakëve në ndërtimin e aeroportit ka qenë ndarja e aksioneve, ku Ademi zyrtarisht ka 2% të tyre, por pretendon 47%.
    Mes palëve ekziston gjithashtu një kontratë noteriale, e firmosur menjëherë pas largimit të grupit turk YDA nga koncesioni i aeroportit. Ky grup kishte në pronësi 40 për qind të aksioneve të aeroportit të Vlorës, të cilat formalisht ia shiti kompanisë Mabco të Behgjet Pacollit për shumën simbolike prej 4200 eurosh. Po atë ditë, Mabco dhe 2A Group nënshkruan një marrëveshje të re për ndarjen e aksioneve, duke përcaktuar që Mabco të zotëronte 53 për qind dhe 2A Group 47 për qind të tyre. Megjithatë, këto kontrata nuk janë regjistruar ende në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB).
    Ndërkohë, kompania 2A Group e Ademit kërkon të njihet zyrtarisht si pronare e 47 për qind të aksioneve, duke u mbështetur në kontratën noteriale dhe dokumentacionin e plotë të investimeve të realizuara gjatë dy viteve të fundit. Nga ana tjetër, Mabco e Pacollit kundërshton këtë pretendim dhe, si aksionere kryesore e konsorciumit, ka marrë vendim të mos lejojë ndryshimin e strukturës së aksioneve.
    Përplasja mes tyre ka çuar edhe në shkarkimin e administratorit të parë të kompanisë së aeroportit të Vlorës, ndërsa i dyti ka dhënë dorëheqjen pak ditë më parë.
    Pas akuzave mes aksionarëve, Valon Ademi ka bërë kallëzim ndaj Pacollit dhe gjykata ka vendosur pak ditë më parë masën e sigurimit të padisë ndaj Shoqërisë “Vlora International Airport – VIA” SH.P.K., duke pezulluar çdo vendim të planifikuar në Asamblenë e Përgjithshme të Ortakëve, e cila ishte caktuar të mbahej më 20 tetor 2025.
    Gjithashtu është pezulluar edhe e drejta e votës e ortakut të shumicës, Shoqërisë “Mabco Constructions SA”, e Pacollit deri në regjistrimin e kontratës së shitjes së 49% të kuotave të kapitalit të shoqërisë VIA sh.p.k., të transferuara më 3 prill 2025 tek blerësi “2A Group” sh.p.k.
    Prokuroria e Tiranës ndërkohë ka nisur një grup prokurorësh për hetimin e çështjes së aeroportit të Vlorës.
    Hetimi është regjistruar për 3 individë: biznesmenin Behgjet Pacolli me të vëllanë Emin Pacolli, si dhe shtetasin Nelson Çela, administrator i kompanisë mëmë në Zvicër Mabco Construction S.A. Shtetasi Nelson Çela u thirr në Prokurorinë e Tiranës, i cili dha një deponim, ndërsa fill më pas nënshkroi edhe dorëheqjen si administrator i kompanisë në pronësi të Pacollit. Të tre ata janë zyrtarisht nën hetim për mashtrim me pasoja të rënda, mashtrim kompjuterik, si dhe falsifikim të dokumenteve dhe akteve.

    Top Channel

  • VIDEO/ Pacolli del nga Prokuroria e Tiranës, biznesmeni: Aeroporti i Vlorës do bëhet, do jetë më i bukuri

    VIDEO/ Pacolli del nga Prokuroria e Tiranës, biznesmeni: Aeroporti i Vlorës do bëhet, do jetë më i bukuri

  • Konflikti për Aeroportin e Vlorës, Behgjet Pacolli thirret në Prokurorinë e Tiranës

    Konflikti për Aeroportin e Vlorës, Behgjet Pacolli thirret në Prokurorinë e Tiranës

    Biznesmeni Behgjet Pacolli është paraqitur sot në Prokurorinë e Tiranës.

    Burime për Top News bëjnë me dije se konflikti mes aksionarëve për Aeroportin e Vlorës, është arsyeja për të cilën ai është thirrur në Prokurori.
    Po ashtu mësohet se Pacolli është edhe kallëzues por edhe i kallëzuar nga Valon Ademi.
    Ndërkohë gazetarja e Top Channel Anila Hoxha bën me dije se Pacolli është thirrur nga prokurori Ndini Tavani dhe oficeri Andri Dervishi, për t’u pyetur si deklarues për 47 për qind të aksioneve të aeroportit dhe mosmarrëveshjen me Valdon Ademin.
    Marrja në pyetje e Pacollit po kryet si person që ka dijeni për rrethanat e ngjarjes dhe konfliktin me aksionerin Valdon Ademin dhe ish-administratorin e kompanisë “Vlora Internacional Airoport”, Valon Lluka.
    Pacolli po pyetet jo vetëm për kallëzimin e aksionerit Valdon Ademi por edhe për kallëzimin që ka bërë Emin Pacolli në prokurorinë e Tiranës për tre personat si noteren Valbona Selimi, aksionerin në minorancë Valdon Ademi dhe ish-administratorin Valon Lluka.
    Por si ka nisur konflikti?
    Aksioneri i minorancës në këtë koncesion, Valon Ademi ka akuzuar publikisht Behgjet Pacollin për mashtrim. Thelbi i konfliktit të dy ortakëve në ndërtimin e aeroportit ka qenë ndarja e aksioneve, ku Ademi zyrtarisht ka 2% të tyre, por pretendon 47%.
    Mes palëve ekziston gjithashtu një kontratë noteriale, e firmosur menjëherë pas largimit të grupit turk YDA nga koncesioni i aeroportit. Ky grup kishte në pronësi 40 për qind të aksioneve të aeroportit të Vlorës, të cilat formalisht ia shiti kompanisë Mabco të Behgjet Pacollit për shumën simbolike prej 4200 eurosh. Po atë ditë, Mabco dhe 2A Group nënshkruan një marrëveshje të re për ndarjen e aksioneve, duke përcaktuar që Mabco të zotëronte 53 për qind dhe 2A Group 47 për qind të tyre. Megjithatë, këto kontrata nuk janë regjistruar ende në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB).
    Ndërkohë, kompania 2A Group e Ademit kërkon të njihet zyrtarisht si pronare e 47 për qind të aksioneve, duke u mbështetur në kontratën noteriale dhe dokumentacionin e plotë të investimeve të realizuara gjatë dy viteve të fundit. Nga ana tjetër, Mabco e Pacollit kundërshton këtë pretendim dhe, si aksionere kryesore e konsorciumit, ka marrë vendim të mos lejojë ndryshimin e strukturës së aksioneve.
    Përplasja mes tyre ka çuar edhe në shkarkimin e administratorit të parë të kompanisë së aeroportit të Vlorës, ndërsa i dyti ka dhënë dorëheqjen pak ditë më parë.
    Pas akuzave mes aksionarëve, Valon Ademi ka bërë kallëzim ndaj Pacollit dhe gjykata ka vendosur pak ditë më parë masën e sigurimit të padisë ndaj Shoqërisë “Vlora International Airport – VIA” SH.P.K., duke pezulluar çdo vendim të planifikuar në Asamblenë e Përgjithshme të Ortakëve, e cila ishte caktuar të mbahej më 20 tetor 2025.
    Gjithashtu është pezulluar edhe e drejta e votës e ortakut të shumicës, Shoqërisë “Mabco Constructions SA”, e Pacollit deri në regjistrimin e kontratës së shitjes së 49% të kuotave të kapitalit të shoqërisë VIA sh.p.k., të transferuara më 3 prill 2025 tek blerësi “2A Group” sh.p.k.
    Prokuroria e Tiranës ndërkohë ka nisur një grup prokurorësh për hetimin e çështjes së aeroportit të Vlorës.
    Hetimi është regjistruar për 3 individë: biznesmenin Behgjet Pacolli me të vëllanë Emin Pacolli, si dhe shtetasin Nelson Çela, administrator i kompanisë mëmë në Zvicër Mabco Construction S.A. Shtetasi Nelson Çela u thirr në Prokurorinë e Tiranës, i cili dha një deponim, ndërsa fill më pas nënshkroi edhe dorëheqjen si administrator i kompanisë në pronësi të Pacollit. Të tre ata janë zyrtarisht nën hetim për mashtrim me pasoja të rënda, mashtrim kompjuterik, si dhe falsifikim të dokumenteve dhe akteve.

    Top Channel

  • Konflikti për kontrollin e Aeroportit të Vlorës! Gjykata: Pacollit i hiqet e drejta e votës (VENDIMI)

    Konflikti për kontrollin e Aeroportit të Vlorës! Gjykata: Pacollit i hiqet e drejta e votës (VENDIMI)

    Behgjet Pacolli

    TIRANË-Biznesmeni Behgjet Pacolli është kthyer në kryefjalën e mediave pas raportimeve të ditëve të fundit lidhur me aksionet e shoqërisë koncesionare dhe me një hetim lidhur me Aeroportin e Vlorës. Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë me një vendim të fundit, zbardhur nga WebLajm i ka hequr të drejtën e votës shoqërisë “Mabco Construction SA” e Behgjet Pacollit, e cila zotëron shumicën dërrmuese të aksioneve të “VIA”-s. Sipas vendimit të Gjykatës Pacolli nuk ka të drejtë vote deri në përfundim të hetimit.
    Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka vendosur:1- Pranimin e kërkesës, lidhur me marrjen e masës së sigurimit të padisë, duke pezulluar marrjen e çdo vendimi në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të Ortakëve të shoqërisë “Vlora International Airport – VIA” SH.P.K., të njoftuar për t’u mbajtur më datën 20.10.2025, sipas atij rendi dite, deri në vendimin përfundimtar të gjykatës, si dhe pezullimin e të drejtës së votës të ortakut të shumicës, Shoqërisë “Mabco Construction SA” deri në regjistrimin e kontratës së shitjes së kuotave të datës 03.04.2025.

    49 për qind e aksioneve ‘përplasi’ Valon Ademi dhe Behgjet Pacollin
    Një konflikt tashmë i bërë publik ka nisur prej dy javësh mes biznesmenit Valon Ademi dhe Behgjet Pacollit për kontrollin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës. Gjithçka rrotullohet rreth shitjes së 49 për qind të aksioneve. Dy biznesmenët akuzojnë njëri-tjetrin për shkelje të marrëveshjeve dhe tentativë për përvetësim të padrejtë të aksioneve në kompaninë “Vlora International Airport – VIA” SH.P.K., që po ndërton aeroportin strategjik në jug të vendit.

    Sipas Valon Ademit, kompania e tij “2A Group” është lënë jashtë vendimmarrjes, ndonëse ka kontribuar me investime të mëdha në projekt. Ai e ka akuzuar publikisht Pacollin dhe kompaninë e tij “Mabco Construction SA” për “mashtrim dhe manipulim të të drejtave të ortakëve”, duke kërkuar ndërhyrjen e institucioneve për të garantuar transparencë dhe respektim të kontratave të nënshkruara.
    Në anën tjetër, Behgjet Pacolli dhe përfaqësuesit e “Mabco Construction SA”, që zotëron shumicën dërrmuese të aksioneve të “VIA”-s, kanë mohuar akuzat, duke deklaruar se çdo veprim është kryer në përputhje me ligjin dhe me marrëveshjet e regjistruara në qendrat përkatëse.

  • Kërkuan heqjen e sekuestros së pasurive, GJKKO rrëzon Malltezin dhe Argita Berishën

    Kërkuan heqjen e sekuestros së pasurive, GJKKO rrëzon Malltezin dhe Argita Berishën

    GJKKO rrëzon kërkesën e Jamarbër Malltezit dhe Argita Berishës për heqjen e sekuestrove të pasurive. Gjyqtarja Elsa Ulliri la në fuqi “ngrirjen” e një sërë pasurive të dhëndrit dhe vajzës së ish-kryeministrit Berisha në kuadër të dosjes “Partizani”.
    Në vitin 2023, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, me kërkesë të SPAK, ka vendosur masën e sigurimit pasuror “sekuestro preventive”, për 25 pasuri të paluajtshme në pronësi të tij dhe bashkëshortes, Argita Malltezi, mes tyre 6 llogari bankare.
    Përveç apartamenteve dhe një vile, janë sekuestruar ndër të tjera dhe tre kompani, konkretisht në Homeplan shpk, ku Jamarbër Malltezi ka 45% të aksioneve, Magnet IMO shpk ku ka 100% të aksioneve dhe Magnet Gym and Fit, ku ka 60% të aksioneve.

  • Behgjet Pacolli thyen heshtjen dhe hap letrat, biznesmeni tregon se kush kërkon t’i marrë aksionet e aeroportit të…

    Behgjet Pacolli thyen heshtjen dhe hap letrat, biznesmeni tregon se kush kërkon t’i marrë aksionet e aeroportit të…

    Biznesmeni nga Kosova, Behgjet Pacolli ka thyer heshtjen dhe ka hapur letrat, ndërsa ka reaguar dje në lidhje me përplasjen për aksionet e aeroportit të Vlorës me ortakun e tij, Valon Ademi, i cili është administratori i kompanisë “2A Group”. Pacolli ia hedh fajin noteres Valbona Selimi, e cila sipas tij, me një akt noterial të fshehtë, pa dijeninë e tij, dhe me deklarime të pavërteta, i ka kaluar 47% të aksioneve në emër të kompanisë “2A Group” të Valon Ademit.
    “Në një akt noterial të vitit 2023, (që noterja e përdor joligjerishtë si pjesë e dokumentacionit për trensfer të pronës) të cilin ajo e cilëson si prokurë, noterja Selimi ka përfshirë deklarime të pavërteta, duke pretenduar me shkrim se unë, Behgjet Pacolli, paskam qenë fizikisht i pranishëm në zyrën e saj, ajo paskësh kryer identifikimin tim, më paskësh lexuar aktin në prani të një përkthyeseje të gjuhës angleze dhe se, pas miratimit tim, paskam nënshkruar dokumentin përkatës”, shkruan Pacolli në reagimin e tij në rrjetet sociale. Ai shton më tej se nuk ka qenë ndonjëherë në zyrat e noteres Selimi, as nuk e njeh atë dhe se as nuk ka nënshkruar ndonjëherë një akt në prezencë të saj. Sipas Pacollit, ai akt noterial përbën një element themelor të veprimtarisë së dyshuar të kundërligjshme të ndërmarrë nga Valon Lluka, me të cilin, sipas tij, në fillim të muajit prill, ka tentuar te realizoi transferimin e 47% të aksioneve, duke e mbajtur atë të fshehur deri në momentin kur është zbuluar rastësisht 4 muaj me vonë më 18 gusht 2025.
    Reagimi i plotë i z. Pacolli
    “Gjithë perfolje e situatë në lidhshmëri më VIA ka ardhur si pasojë e veprimeve të papërgjegjshme dhe të dyshuara të kundërligjshme të noteres Selimi, të ndërmarra në mënyrë të fshehtë dhe në mungesë të plotë të palës së ligjshme. Në respekt të së drejtës për informim të opinionit publik, deklaroj sa vijon: Sipas njoftimeve të publikuara sot në media, noterja në Tiranë, znj. Valbona Selimi, ka pretenduar se palët kanë qenë të pranishme gjatë nënshkrimit të aktit të transferimit të aksioneve nga MABCO Construction SA në shoqërinë “2A”. Me këtë rast, sqaroj publikisht se as unë dhe as ndonjë person i autorizuar nga MABCO Construction SA, me seli në Lugano, pronare e 98% të aksioneve të cilat rrjedhin nga investimi në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës, nuk kemi qenë ndonjëherë në zyrën e saj, nuk e kemi takuar noteren Selimi, nuk kemi pasur asnjë komunikim me të apo me përfaqësues të saj dhe nuk kemi nënshkruar asnjë dokument apo prokurë në praninë e saj. Madje, deri më sot, nuk kemi dijeni se ku ushtron aktivitetin e saj noterial.
    Megjithatë, në një akt noterial të vitit 2023, (që noterja e përdorë joligjerisht si pjese e dokumentacionit për trensfer të pronës) të cilin ajo e cilëson si prokurë, noterja Selimi ka përfshirë deklarime të pavërteta, duke pretenduar me shkrim se unë, Behgjet Pacolli, paskam qenë fizikisht i pranishëm në zyrën e saj, ajo paskësh kryer identifikimin tim, më paskësh lexuar aktin në prani të një përkthyeseje të gjuhës angleze dhe se, pas miratimit tim, paskam nënshkruar dokumentin përkatës. Këto pretendime janë plotësisht të rreme. Unë nuk e njoh noteren Selimi, unë nuk kam qene asnjëherë ne zyrat apo ambientet e saj nuk kam dijeni për ekzistencën e një përkthyeseje të tillë dhe asnjë tekst nuk më është lexuar apo paraqitur ndonjëherë nga ajo ose nga ndonjë person tjetër në lidhje me aktet e përmendura. Në vijim, theksoj se ky akt noterial përbën një element themelor të veprimtarisë së dyshuar të kundërligjshme të ndërmarrë nga z. Valon Lluka @ co., me të cilin, në fillim të muajit prill, ka tentuar te realizoi transferimin e 47% të aksioneve, duke e mbajtur atë të fshehur deri në momentin kur është zbuluar rastësisht katër muaj me vone 18 gusht 25, në dokumentacionin e ish–administratorit të shoqërisë VIA. Ky akt i kryer në mënyrë të fshehtë përbën burimin dhe shkakun fillestar të kësaj situate me të cilën po përballemi sot”, shkroi dje në rrjetet sociale biznesmeni nga Kosova, Behgjet Pacolli.

  • “Nuk e kemi njohur e as takuar kurrë”, sulmet mediatike lidhur me aeroportin e Vlorës, Pacolli akuza noteres

    “Nuk e kemi njohur e as takuar kurrë”, sulmet mediatike lidhur me aeroportin e Vlorës, Pacolli akuza noteres

    Gjithë përfoljet dhe kjo situatë në lidheshmeri më VIA ka ardhur si pasojë e veprimeve të papërgjegjshme dhe të dyshuara të kundërligjshme të noteres Valbona Selimi, të ndërmarra në mënyrë të fshehtë dhe në mungesë të plotë të palës së ligjshme. Në respekt të së drejtës për informim të opinionit publik, deklaroj sa vijon:
    Sipas njoftimeve të publikuara sot në media, noterja në Tiranë, znj. Valbona Selimi, ka pretenduar se palët kanë qenë të pranishme gjatë nënshkrimit të aktit të transferimit të aksioneve nga MABCO Construction SA në shoqërinë “2A”.
    Me këtë rast, sqaroj publikisht se as unë dhe as ndonjë person i autorizuar nga MABCO Construction SA, me seli në Lugano, pronare e 98% të aksioneve të cilat rrjedhin nga investimi në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës, nuk kemi qenë ndonjëherë në zyrën e saj, nuk e kemi takuar noteren Selimi, nuk kemi pasur asnjë komunikim me të apo me përfaqësues të saj dhe nuk kemi nënshkruar asnjë dokument apo prokurë në praninë e saj. Madje, deri më sot, nuk kemi dijeni se ku ushtron aktivitetin e saj noterial.
    Megjithatë, në një akt noterial të vitit 2023, (që noterja e përdore joligjerishtë si pjesë e dokumentacionit për trensfer të pronës) të cilin ajo e cilëson si prokurë, noterja Selimi ka përfshirë deklarime të pavërteta, duke pretenduar me shkrim se unë, Behgjet Pacolli, paskam qenë fizikisht i pranishëm në zyrën e saj, ajo paskësh kryer identifikimin tim, më paskësh lexuar aktin në prani të një përkthyeseje të gjuhës angleze dhe se, pas miratimit tim, paskam nënshkruar dokumentin përkatës.
    Këto pretendime janë plotësisht të rreme. Unë nuk e njoh noteren Selimi. Asnjehere nuk kam nënshkruar ndonje akt në prezencen e sajUne nuk kam qene asnjehere ne zyret apo ambientet e saj nuk kam dijeni për ekzistencën e një përkthyeseje të tillë dhe asnjë tekst nuk më është lexuar apo paraqitur ndonjëherë për nënshkrim nga ajo ose nga ndonjë person përfaqësues i saj në lidhje me aktet e përmendura.
    Në vijim, theksoj se ky akt noterial përbën një element themelor të veprimtarisë së dyshuar të kundërligjshme të ndërmarrë nga z. Valon Lluka @ co., me të cilin, në fillim të muajit prill, ka tentuar te realizoi transferimin e 47% të aksioneve, duke e mbajtur atë të fshehur deri në momentin kur është zbuluar rastësisht kater muaj me vone 18 gusht 25, në dokumentacionin e ish–administratorit të shoqërisë VIA. Ky akt i kryer në mënyrë të fshehtë përbën burimin dhe shkakun fillestar të kësaj situate me të cilën po përballemi sot. /Publikuar në Facebook nga Behgjet PACOLLI/

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • Behgjet Pacolli: E vërteta e manipulimit me aksionet e aeroportit të Vlorës

    Behgjet Pacolli: E vërteta e manipulimit me aksionet e aeroportit të Vlorës

    Biznesmeni nga Kosova Behgjet Pacolli ka reaguar në lidhje me përplasjen për aksionet e aeroportit të Vlorës me ortakun e tij, Valon Ademi, i cili është administratori i kompanisë “2A Group”.
    Pacolli ia hedh fajin noteres Valbona Selimi, e cila sipas tij, me një akt noterial të fshehtë, pa dijeninë e tij, dhe me deklarime të pavërteta, i ka kaluar 47% të aksioneve në emër të kompanisë “2A Group” të Valon Ademit.
    “Në një akt noterial të vitit 2023, (që noterja e perdor joligjerishtë si pjese e dokumentacionit për trensfer të pronës) të cilin ajo e cilëson si prokurë, noterja Selimi ka përfshirë deklarime të pavërteta, duke pretenduar me shkrim se unë, Behgjet Pacolli, paskam qenë fizikisht i pranishëm në zyrën e saj, ajo paskësh kryer identifikimin tim, më paskësh lexuar aktin në prani të një përkthyeseje të gjuhës angleze dhe se, pas miratimit tim, paskam nënshkruar dokumentin përkatës.” – shkruan Pacolli në reagimin e tij në rrjetet sociale.
    Ai shton më tej se nuk ka qenë ndonjëherë në zyrat e noteres Selimi, as nuk e njeh atë dhe se as nuk ka nënshkruar ndonjëher një akt në prezencë të saj.
    Sipas Pacollit, ai akt noterial përbën një element themelor të veprimtarisë së dyshuar të kundërligjshme të ndërmarrë nga Valon Lluka, me të cilin, sipas tij, në fillim të muajit prill, ka tentuar te realizoi transferimin e 47% të aksioneve, duke e mbajtur atë të fshehur deri në momentin kur është zbuluar rastësisht 4 muaj me vonë më 18 gusht 2025.
    DEKLARATA E PLOTE
    Në respekt të së drejtës për informim të opinionit publik, deklaroj sa vijon:
    Sipas njoftimeve të publikuara sot në media, noterja në Tiranë, znj. Valbona Selimi, ka pretenduar se palët kanë qenë të pranishme gjatë nënshkrimit të aktit të transferimit të aksioneve nga MABCO Construction SA në shoqërinë “2A”.
    Me këtë rast, sqaroj publikisht se as unë dhe as ndonjë person i autorizuar nga MABCO Construction SA, me seli në Lugano, pronare e 98% të aksioneve të cilat rrjedhin nga investimi në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës, nuk kemi qenë ndonjëherë në zyrën e saj, nuk e kemi takuar noteren Selimi, nuk kemi pasur asnjë komunikim me të apo me përfaqësues të saj dhe nuk kemi nënshkruar asnjë dokument apo prokurë në praninë e saj.
    Madje, deri më sot, nuk kemi dijeni se ku ushtron aktivitetin e saj noterial.
    Megjithatë, në një akt noterial të vitit 2023, ( qe noterja e perdore joligjerishtë si pjese e dokumentacionit për trensfer të pronës) të cilin ajo e cilëson si prokurë, noterja Selimi ka përfshirë deklarime të pavërteta, duke pretenduar me shkrim se unë, Behgjet Pacolli, paskam qenë fizikisht i pranishëm në zyrën e saj, ajo paskësh kryer identifikimin tim, më paskësh lexuar aktin në prani të një përkthyeseje të gjuhës angleze dhe se, pas miratimit tim, paskam nënshkruar dokumentin përkatës.
    Këto pretendime janë plotësisht të rreme.
    Unë nuk e njoh noteren Selimi,
    Asnjehere nuk kam nënshkruar ndonje akt në prezencen e saj
    Une nuk kam qene asnjehere ne zyret apo ambientet e saj nuk kam dijeni për ekzistencën e një përkthyeseje të tillë dhe asnjë tekst nuk më është lexuar apo paraqitur ndonjëherë për nënshkrim nga ajo ose nga ndonjë person përfaqësues i saj në lidhje me aktet e përmendura.
    Në vijim, theksoj se ky akt noterial përbën një element themelor të veprimtarisë së dyshuar të kundërligjshme të ndërmarrë nga z. Valon Lluka @ co., me të cilin, në fillim të muajit prill, ka tentuar te realizoi transferimin e 47% të aksioneve, duke e mbajtur atë të fshehur deri në momentin kur është zbuluar rastësisht kater muaj me vone 18 gusht 25, në dokumentacionin e ish–administratorit të shoqërisë VIA.
    Ky akt i kryer në mënyrë të fshehtë përbën burimin dhe shkakun fillestar të kësaj situate me të cilën po përballemi sot.